Imazhi i shqiptarit-barbar i trashiguem prej grekve antikė, dhe shqiptarit-pirat prej romakėve, ka tri mijė vjet qė ri-kthehet nė forma tė pėrafėrta nė tekstet perėndimore. Drejtėpėrdrejtė ose tėrthorazi definitizimet e fundit janė, anarkik dhe i pacivilizuem nė filmin italian "L'America", lyps dhe kriminel nė filmin grek "Eternity and a Day", terrorist musliman nė pėrkthimet dhe albanalogjinė amatore tė Robert Elsiet.
Ky qarkim i pėrjetshėm i shqiptarit negativ rezulton prej faktit se ata qė shkruajne mbi ne, pėr ne, ose rreth nesh, janė tė huaj. Ne nuk kemi kapacitet me folė nė emnin tonė. Dikush tjetėr flet pėr ne sikur ne tė ishim tė pagojė. Negativizimi i hapsinės e kohės shqiptare at'herė ndodh sepse ndėrtuesit e imazhit tonė ose nuk na kuptojnė ose kanė interesa anti-shqiptare. Nji stereotipizim i tillė kėrkon destabilizim tė menjihershėm tė ortodoksinave tė tilla anti-shqiptare tė cilat margjinalizojnė prototipin pozitiv shqiptar, ndėrsa magnifikojnė prototipin negativ shqiptar. Simbas ksajė paradigme, kontributi pozitiv i shqiptarit nė civilizimin botnor nuk regjistrohet, ndėrsa shqiptari kriminel, gangster, anarkik, pimp, dhe s'fundi terrorist shpėrthen nė ekranet botnore. Shembuj e fundit gjinden nė "The Sopranos", ku shqiptarėt gjinden vetem tue shitė droga, nė "Casino Royale", ku krimineli kryesor i filmit asht nji Albanian chess prodigy and mathematical genius, i quajtun Le Chiffre. Ky personazh i luajtun nga nji skandinavian, e tejkalon ēdo normė stigme. Si ka mundsi qė ky Le Chiffre me gjithė atė talent tė bāhet kriminel dhe tė bashkpunojė me terroristėt myslimanė kundėr perėndimit? Pėrgjigja āsht e thjeshtė: Ai āsht shqiptar! Simbas kėtij filmi, edhe nji gjeni shqiptar i lindun dhe i rritun nė mes tė Francės mbetet po ai qė pėrshkruan Robert Elsie dhe kaēakėt serb nė shkarravinat e tyne, kriminel mysliman. Pėr kėta njerėz negativiteti āsht esenca e paradigmės sė tipit shqiptar.
Simbas Robert Elsiet ne jemi nji popull fanatik-islamik, i tretun diku nė shkretinat e Ballkanit, nji mbeturinė e Perandorise Osmane, nji pėrzimje e jevgjve, arabve, turqve dhe ballkanasve-Puerto-Rikanėt e Europės. Pėr ma tepėr, historikisht, ne kemi qenė tė pėrvluem me ndėrsime terroriste kundėr shkjeve tė cilėt, historikisht, ai i identifikon me Europėn.
Pėr kėtė arėsye ai e ka titullue librin "Visaret e Kombit", "Frontier VVriors". Fjala frontier dmth kufi. Ky kufi asht ai ne mes mylimanėe shqiptarėdhe Eropė kristiane (sllaveve). Kėhtu deformohet epika nga arti i moralit, traditė dhe pėpjekjeve anti-anadollake tė Shqipnisė nė njė ushtje anti-kristiane tė myslimanėve terrorista shqiptarė. Robert Elsie, jo vetėm qė asht i patalentuem, por ai asht Kriminel i Kulturės Shqiptare. Ai punon e shkruen sikur me qenė i paguem nga persona e organizata tė cilėt janė tė interesuem me krijue nji bazė islamike nė Shqipni. Krijimi i kėsaj baze nuk mund tė ndodhi pa eliminue kulturėn tradicionale europiane tė shqiptarėve. Kėshtu Robert Elsie shkime ēdo gjurme autentike shqiptare duke ia vu nė krye ēallmėn e Sulltanit. Me paturpėsinė ma tė madhe ai hiqet si albanolog, etnolog, historian, pėrkthyes, kritik letrar, e kushedi ēka tjetėr. Ky person, me mungesė tė theksueme talenti, dhe me urrejtje tė verbėn ndaj shqiptarėve, ka nevojė pėr TERAPI, ose therpi, pėr ata qė kuptojnė "anglisht".
Me kaq forcė na ofrohet ne shqiptarėve ky imazh negativ saqė edhe ne jemi mėsue me prezantimin tonė negativ dhe kemi fillue me u sjellė si tė tillė. Ky internalizim i karakterit negativ tė shqiptarit ka ēue nė vet-urrjetje, vet-pėrccmim, vet-demoralizim dhe pėrtaci kombėtare. Prandaj ndodhin edhe fenomene tė tilla si ai i Himarės ku shqiptarėt qė kanė internalizue pėrēmim ndaj vetevetit dhe Identitetit shqiptar, duen me marrė njė identitet tjetėr, atė grek-ose fenomeni i disa pseudointelektualėve shqiptarė tė cilėt kryqėzojnė islamin me marksizmin, mandej vetshpallen superpatriotė tė kombit. Gjithashtu vėrehen shqiptarė, padyshim kryezgavėr, qė mburren me gangsterėt shqiptarė, me "trimninė" shqiptare, dhe me lidhjet e shqiptarėve me terroristėt islamikė.
Ndėrsa pėrsonazhet shqiptare nė tregimet e kohės fluktojnė nga statik, nė negativ, dhe ndėrsa bota nuk u vėn randėsi kėtyne personazheve dytsore, krijuesit e ktyne imazheve negative-pseudo-studiuesit, pseudo-albanologėt, pseudo-shkrimtarėt, dhe pseudo-pėrkthyesit, e gjejnė marketin e tyne mā tė madh nder ne shqiptarėt. Ne jemi blesit mā tė mdhenj tė rrenave e stigmave qė dāmtojnė personalitetin dhe identitetin tonė.
Nuk domethėnė se njė studius nuk mundet me hulumtue, kuptue dhe prezantue nji kulturė tė ndryshme nga ajo e tij. Tė huajt kanė kontribue shumė pėr kulturėn tonė. Fjala āsht pėr ata tė cilėt besojnė se kultura e tyne āsht njisi matėse pėr civilizimin tonė - arrogancė tipike e njeriut mendjeshkurtėr. Ata na studiojnė ne sikur tė ishim objekte dhe jo njerėz.
I njajti stereotipizim ndaj nesh pat ndodhė edhe me shkrimtarėt antikė, por ata e patėn marrė informacionin rreth ilirėve nga tregime detarėsh analfabetė ose ushtaresh tė gjymtyruem e tė traumatizuem prej tmerreve qė ata kishin pėrjetue nė luftė, ndėrsa shkrimtarėt e sotshėm kanė mundėsi me i studiue shqiptarėt drejtpėrdrejt, prandaj edhe nuk u falen negativitetet qė po derdhin mbi ne, nė veēanti shkrimtareve si Robert Elsie, i cili shumicėn e studimeve tė tij i ka ba edhe nėn direktivat, me librat dhe me fondet e shtetit shqiptar -PPSH. Ai asht nji sharlatan letrar i cili na poshtnon nė librat e tij deri nė mohim tė identitetit, vazhdimėsisė e ekzistencės sė kulturės iliro-shqiptare.
Etiketat janė si nji virus qė i bajnė vend vedit nė ēdo qelizė tė jetės si SIDA. Dhe etiketat anti-shqiptare e kanė ba punėn e vet virusale. Nji shembull, KLA! Me kėrkue nė google shprehjen terrorist-KLA prezantohesh me 3,060 artikuj tė cilėt pėrmbajnė kėto dy fjalė nė tė njėjtin artikull. Vetėm pėrmbajtja e kėtyne dy fjalėve nė tė njėjtin artikull asht shqetėsuese pavarėsisht se ēka thotė artikulli. Me kėrkue freedom-KLA gjen vetm 51 pėrgjigje. Pse? Freedom-KLA asht diēka qė shqiptarėt do ta kishin shkrue. Pse nuk shkruajmė na pėr vetvetin? Apo nuk kena ēka me shkrue! Jena analfabete!
Mungesa e interesit tė shqiptarėve ndaj vetvetit ka krijue njė zbrazėtinė tė cilėn e kanė mbushė tė huajtė. Robert Elsie asht ba autoritet shkencor nė pėrkthimin e artit, gjuhės, letėrsisė, mitologjisė, shpirtit e identitetit shqiptar. Si ndodhi kjo? Si ka mundėsi qė universitetet shqiptare nuk kanė departamente tė pėrkthimit nė njė kohė qė imazhi shqiptar po pėrzhitet nė skenat, ekranet e faqet e librave tė botės perėndimore?
Nė shekujt e kaluem me qenė analfabet, ka pasė kuptimin e njeriut qė nuk ka ditė me shkrue me lexue. Sot me qenė analfabetė d.m.th. mos me pasė potencial me prezentue vetvetin nė sytė e botes, mos me qenė pronar i informacionit rreth tejet, me u prezantue nė syte e botės prej tė tjereve, me qenė memec nė mes tė Europės.
Na nuk flasim pėr vetvetin dhe kėshtu e bajmė tė nevojshme qė dikush tjetėr, njė sharlatan letrar apo shkrimtar mediokėr me shkrue nė emnin tonė. Pėr ma tepėr ne edhe gicilohena nė shpirt kur njė i jashtėm pėrdhos e korrupton qenien iliro-shqiptare. Ne i adhurojmė tė huajt si zota, ndėrsa hahemi me njani tjetrin si me qenė tė lidhun nė zinxhir.
*Shkrimi botohet nė gegnisht, pėr arsye se autori boton vetėm nė kėtė dialekt.
Tema
Krijoni Kontakt