Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Operatori Mobile Vala shkon në Shqipëri

    Operatorit Vala iu lejua nga qeveria që të futet në një konzorcium për të marrë pjesë në garën për licencën e telefonisë së katërt mobile në Shqipëri. Vala do të përbëjë 30 për qind të konzorciumit

    Qeveria e Kosovës i ka lejuar Postës dhe Telekomit të Kosovës të futet në tregun e telefonisë mobile në Shqipëri. Konkretisht në konzorcium me kompani tjera. Në këtë rast, operatori Vala do të përbëjë 30 për qind të konzorciumit. Kjo u pranua në qeveri një ditë pasi që Bordi i PTK-së kishte bërë kërkesë t’i lejohet kjo shtrirje.

    Këtë projekt, në mbledhjet e qeverisë, të mërkurën e paraqiti Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, njëherë edhe kryesues i Këshillit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike. Ai tha se PTK i ka bërë tashmë të gjitha përgatitjet për të investuar në tregun e telefonisë mobile në Shqipëri. Ky shtet para disa ditësh ka shpallur konkursin për telefoninë e katërt mobile. Aty pretendojnë të futen edhe shumë kompani telefonike tjera nga regjioni dhe Evropa, në mesin e të cilave do të futet edhe Vala.

    “Neve kërkesa na ka ardhur nga drejtuesit e Postës, prandaj si këshill kemi paraparë që qeveria është mirë të lejojë këtë investim”, tha ministri Shala.

    Sipas tij, kjo do t`i ndihmonte shtrirjen e kapitalit të kësaj kompanie dhe do ta rriste vlerën në tregun ndërkombëtar. Ai tregoi se nuk është definuar ende çështja e shumës për investime. Në këtë fazë asaj vetëm i është dhënë leja për futje në konzorcium.

    Drejtuesit e Postës kanë deklaruar më herët se nëse të gjitha punët shkojnë siç duhet, atëherë Vala do të jetë kompania e parë e cila investon jashtë Kosovës.
    Drejtori i PTK`së, Shyqyri Haxha, tha se aktualisht bëhet fjalë për formimin e një konsorciumi për t`u futur në konkurrencë për marrjen e licencës së katërt të telefonisë mobile në Shqipëri. Ai thotë se ende nuk mund të flitet për shumën dhe mënyrën e investimeve.

    Në anën tjetër, Organizata Antikorrupsion – Çohu ka akuzuar për pazare të dyshimta me kompaninë më fitimprurëse në vend. Përmes një deklarate kjo organizatë ka thënë se qeveria po vazhdon të bëjë marrëveshje të fshehta në emër të kompanisë më fitimprurëse publike.

    “Me iniciativën e fundit, qeveria po vazhdon veprimet joligjore duke kërcënuar shkatërrimin e kësaj kompanie për shkak të mostransparencës në vendimet e saja”, thuhet ne komunikatë.

    Çohu e lidh këtë investim me takimet e fshehta të kryeministrit Thaçi, i cili në një storie televizive është parë duke dalë nga një lokal i rrugicave të kryeqytetit të Maqedonisë.

    “Informacionet nga brenda procesit flasin për mundësinë që milionat e PTK`së të investohen nga Shqipëria në një konzorcium me kompaninë QTU, kompani e blerë nga Delta Holding që është në pronësi të milionerit serb Miroslav Mishkoviq”.
    Sipas informacioneve të siguruara, “Delta Holding” e milionerit serb ka blerë rrjetin e supermarketeve në Shqipëri, pronar i të cilave ka qenë kompania amerikano-zvicerane QTU.

    Në Shqipëri operojnë për momentin tre operatorë të telefonisë mobile me çmime dy deri në tri herë më të larta se në Kosovë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •