Une jetoj ne Greqi dhe kam debatuar disa here me disa fshatare nga jugu Shqiperise qe e deklarojne veten si grek.A jane ne te vertete greke keta njerez?
Greqia shpalli pavarsine para nesh(ia dhuroi Rusia dhe Anglia)dhe normalisht formoi nje shtet.Qe nga ai moment shteti grek filloi krijimin e idese se vorioepirit dhe greqizimin e popullsise ortodokse shqiptare se shqiprise jugut.
Ne kete perpjekje nuk ishin vetem por kishin dhe ndihmen e Kishes Stambollit e cila gjithmone ka qene e perkedhelura e Portes Larte.
Ne tokat shqiptare ne ato kohe nuk lejoheshin shkollat shqip por vetem turqisht dhe ne ato zakonisht shkonin muslimanet.Sa per kristianet ato ishin ne meshiren e shkollave qe hapeshin nga shkollat e kishave katolike dhe ortodokse ku mesimi zhvillohej ne gjuhet e kishave perkatese(austrisht,italisht,serbisht,greqisht).
Tani le te flasim per shqiperine jugore ku shkollat ishin hapur nga kisha greke dhe mesimi aty kryhej ne gjuhen greke.
Nje nga faktoret kryesor qe perben nje komb eshte gjuha, dhe kur ajo nuk shkruhet zhduket, ky ishte qellimi i kishes atje, dhe gjithata rilindas shqiptare qe kerkonin qe mesha te mbahej ne gjuhen shqipe dhe shkollat te mesonin gjuhen shqipe u quajten te djallezuar.
Kisha ne bashkepunim me propoganden e shtetit grek si dhe gjendja ekonomike e mjeruar(e cila luan rrol dhe tani) qene tre faktoret kryesore qe shume shqiptare harruan identitetin e tyre.
Permenda gjendjen e mjerueshme ekonomike te shqiperise pak me larte se vetvetiu lind pyetja:Nese do ishte e kunderta dmth Shqiperia e pasur dhe Greqia e varfer ca do e deklaronin veten vorioepirotet gjithashtu dhe arvanitasit qe do vinin si emigrant ne Shqiperi?Fatkeqesisht kjo eshte nje pyetje qe ndoshta ne s'do ia marrim pergjigjen konkrete kurre por vetem supozime mund te bejme.
Do doja te permendja ketu se nga regjistra zyrtare te asaj kohe popullsia derrmuese gjer ne Janine ishte shqiptare.Selaniku qyteti dyte tani ne Greqi ne 1912 kishte 160 mije banore:60 mije hebrenj,45 mije turq 39 mije greke dhe 10 mije te ndryshem(Kostis Moskof, Selaniku 1700-1912,sh.botuese Stohastis) dhe mos harrojme se keta 45 mije turq hyjne dhe shqiptaret te cilet nuk njiheshin akoma si kombesi me vete por si turq(shembulli me i njohur Mustafa Rizaj).
Tani prap mua me lind pyetja si shpjegohet qe tani Greqia deklaron 98% te popullsise se saj greke dhe jo vetem kaq por pretendon se jane greke 10-20% e popullsise se vendeve fqinjeve.
Keto jane konkluzionet dhe pyetjet e mija ne lidhje me kete teme nga ato qe kam lexuar.
Mirepres nga ju c'do pergjigje ose mendim ne lidhje me kete teme.
Krijoni Kontakt