Unë e besoj plotësisht çështjen e Hysen Sheshorit. Duke studiuar sjelljen e Berishës si individ, kuptohet lehtë që ai është një njeri pasionant. Ka qenë komunist atëherë, po aq i zjarrtë sa ç'është demokrat tani, kjo është e qartë.
Ndaj nuk habitem që ka folur ashtu në një gjyq politik. Për të fituar të drejtë studimi jashtë dhe për t'u bërë mjek në grupin e Enver Hoxhës, duheshin edhe këto sjellje dhe Berisha nuk është nga ata që mund t'u bëjnë bisht këtyre gjërave.
Disa thonë që duhen dokumentet e gjyqit. E saktë është. Por ta dini që, Berishës, edhe po t'ia vësh përpara dëshminë e shkruar që ka bërë atëherë, do ta mohojë dhe do ta hedhë poshtë, pa ia bërë syri tërr.
Email botuar ne gazeten Shekulli
Krijoni Kontakt