Teologu Justin, njeriu i gjuhės

PROF. DR. TOMOR OSMANI



Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturės shqiptare. Ky personalitet i letrave shqipe, lindi nė Shkodėr, mė 17 shkurt 1889, 120 vjet mė parė. Qe njė studiues dhe lėvrues i shquar i gjuhės dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok njė periudhė gati gjysmėshekullore, duke kryer detyrėn si klerik, si njė shkencėtar i mirėfilltė dhe mėsues i gjuhės amtare. Rrota jetoi i vetmuar pėr mė shumė se 20 vjet, duke pritur vdekjen, i rraskapitur dhe i sėmurė nė njė Kuvend tė qytetit tė Shkodrės, derisa ndėrroi jetė, mė 20 dhjetor 1964, nė moshėn 75-vjeēare



Nga jeta...

Justin Rrota, ky personalitet i letrave shqipe, lindi nė Shkodėr, mė 17 shkurt 1889, 120 vjet mė parė. Qe njė studiues dhe lėvrues i shquar i gjuhės dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok njė periudhė gati gjysmėshekullore, duke kryer detyrėn si klerik, si njė shkencėtar i mirėfilltė dhe mėsues i gjuhės amtare. Rrota jetoi i vetmuar pėr mė shumė se 20 vjet, duke pritur vdekjen, i rraskapitur dhe i sėmurė nė njė Kuvend tė qytetit tė Shkodrės, derisa ndėrroi jetė, mė 20 dhjetor 1964, nė moshėn 75-vjeēare. Pjesa mė aktive e jetės sė Rrotės qe e mbushur me veprimtari studimore dhe botuese, por duke mos i parė tė gjitha dorėshkrimet e botuara sa qe gjallė, siē ishte vepra madhore “Gjuha e shkrueme”.

Justin Rrota mėsimet e para i kreu nė Shkodėr, ndėrsa tė lartėn pėr teologji e ndoqi nė Villach (Korincie) tė Austrisė. Nė moshėn 22-vjeēare shugurohet prift, duke shėrbyer fillimisht si famullitar nė Plan tė Dukagjinit.

Justin Rrota kishte njė kulturė filologjike klasike dhe moderne. Njihte disa gjuhė, si italishten, frėngjishten, gjermanishten, sllavishten, por edhe disa gjuhė tė vdekura, si greqishten e vjetėr dhe latinishten.

Hierarkia kishtare franēeskane, duke parė zgjuarsinė e Rrotės e emėroi profesor nė Troshan dhe pas vitit 1921 nė gjimnazin “Illyricum” nė Shkodėr. Por kleriku-profesor u shqua edhe si mėsimdhėnės i aftė, studiues i paepur duke botuar artikuj dhe studime shkencore me pseudonimet Iris, Patėr Ndou dhe Viator. Fillimisht shkrimet e para Rrota i botoi nė revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritės”, tė cilat u pėrkasin disiplinave tė gjuhėsisė dhe tė letėrsisė. Ėshtė ndėr botuesit e parė tė teksteve pėr shkollat e mesme.

Nė vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare nė Tiranė e zgjedh anėtar tė tij nė cilėsinė e lėvruesit tė gjuhės. Nė periudhėn e mėvonshme, veprimtaria shkencore e Justin Rrotės bie, rrjedhojė e ardhjes nė pushtet tė regjimit komunist dhe tė sėmundjes sė rėndė qė e shqetėsonte prej vitesh. Pas vitit 1990, me pėrmbysjen e regjimit nė fuqi, puna e tij vlerėsohet, duke i dhėnė titullin “Mėsues i Popullit” (1994) me kėtė motivacion: “Mėsues i devotshėm e plot pasion. Ka punuar me pėrkushtim, duke dhėnė njė kontribut tė shquar si gjuhėtar dhe studiues”. Njė vit mė vonė, nė 1995 mori titullin tjetėr “Punonjės i shquar i shkencės dhe i teknikės”. Edhe Universiteti i Shkodrės “Luigj Gurakuaqi” e nderoi me titullin “Profesor nderi” (1994).



Veprimtaria shkencore dhe botuese



Ajo pėrfshin disa fusha dijesh, por kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė. Justin Rrota ėshtė gjithashtu edhe hartues i disa teksteve mėsimore. Njė vėmendje tė posaēme autori i ka kushtuar studimit tė gjuhės sė Gjon Buzukut dhe autorėve tė tjerė tė vjetėr. Ai qe i pari qė solli nė Shqipėri fotokopjen e librit tė parė shqip “Mesharit” tė Gjon Buzukut, 80 vjet mė parė, 20 vjet pas rizbulimit nga Pal Skiroi dhe do tė duheshin edhe 40 vjet tė tjera pėr tė bėrė transkriptimin e tij nga prof. Eqrem Ēabej dhe pėr ta botuar nė 1968. Ėshtė pikėrisht ky studiues, Eqrem Ēabej, qė do ta vlerėsonte Rrotėn pėr kontributin e tij qė ka dhėnė pėr afirmimin e kėsaj vepre, Sipas autorit, Rrota “ka ndihmuar shumė ndėr ne nė pėrhapjen dhe nė njohjen e kėtij monumenti gjuhėsor”.

Ky interesim i Justin Rrotės, qė nė atė kohė ishte 40 vjeē do tė shoqėrohet me botimin e studimit “Monumenti ma i vjetėr i gjuhės shqipe D. Gjon Buzuku 1555”, copa tė zgjedhuna e tė komentueme pėr shkolla tė mesme (Shkodėr, 1930) tė cilėn e ribotoi me pak ndryshime nga i pari, mė 1938. Ndonėse si vėllim nuk ėshtė i madh, por Rrota gjeti vend pėr tė ngritur mjaft probleme tė rėndėsishme rreth autorit tė “Mesharit” dhe veprės, tė cilat disa prej tyre, edhe sot nuk kanė gjetur zgjidhje tė kėnaqshme dhe tė pranueshme. Kėsaj teme qė Rrota e kishte pėr zemėr i rikthehet edhe pas disa vitesh, duke botuar shkrimin “Hulumtime dhe shėnjime mbi Gjon Buzukun” (BSHSH e Tiranė, 1956, nr.3) dhe duke ngritur pėrsėri probleme tė diskutueshme, por duke i mėshuar pėrsėri asaj ideje tė shprehur 20 vjet mė parė se hartuesi i Mesharit “ka qenė prift katolik shqiptar, njė gegė autentik”. Pėr Justin Rrotėn Gjon Buzuku qe njė malėsor i Krajės, lokalitet i perėndimit tė liqenit tė Shkodrės, duke hedhur kėshtu poshtė versionet e tjera pėr veprėn dhe autorin e saj.

Rrota, pėrmes njė shkrimi tė botuar nė revistėn “Nėntori” (1955) e informon lexuesin pėr punėn qė bėri pėr fotografimin pėr herė tė parė tė veprės sė parė tė gjuhės shqipe “Meshari”, duke sjellė nė Shqipėri tri kopje, tė cilat u shėrbyen studiuesve nė punėn e tyre pėr veprėn e Gjon Buzukut. Njė vit para vdekjes, nė BUSHT (1963, nr.2) botoi njė shkrim tė shkurtėr me titull “Pasthirmat buzukjane “hinje” dhe pjesėza toskėnishte “tuke””. I hershėm ka qenė interesimi pėr jetėn dhe veprėn e autorėve tė vjetėr. Nė vėllimin “Shkrimtarėt shqiptarė”, 1941 ai trajtoi kėtu qė nga dokumentet e para, duke vazhduar me Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin, Kuvendin e Arbėnit etj.

Studimi tjetėr qė u botua si vėllim mė vete, iu kushtua autorit tė parė tė letėrsisė arbėreshe me titull “Shkrimtari ma i vjetri i italo-shqiptarėvet, D. Luka Matrėnga (1592)”, Shkodėr, 1931, tė cilėn e ribotoi 8 vjet mė vonė. Ndoqi atė metodė, siē veproi me “Buzukun dhe veprėn e tij, duke e shoqėruar me tekste dhe komente me shkrim. Studimet e Justin Rrotės pėr autorėt e vjetėr dhe veprėn e tyre e nė veēanti pėr Gjon Buzukun, ruajnė nė disa drejtime edhe sot vlerat e tyre e duhet tė merren nė konsideratė.



Pėr historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe

Njė problem tjetėr qė e ka prekur dhe studiuar Justin Rrota ka qenė ai i historisė sė alfabetit tė gjuhės shqipe. Njė punė tė tillė e nisi duke botuar disa shkrime me kėtė objekt nė revistėn “Hylli i Dritės” nga viti 1931-1936 dhe duke i pėrmbledhur nė njė vėllim mė vete, nė 1936 me titullin “ Pėr historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe”. Kontributi i Justin Rrotės nė kėtė fushė ka qenė i rėndėsishėm dhe me vlerė duke hyrė nė historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe si autori i parė qė botoi njė histori tė tillė. Qenė faktorė subjektivė dhe objektivė qė e nxitėn pėr njė vepėr tė tillė. Shkodra dhe patriotėt e kėtij qyteti ishin shquar nė pėrpjekjet e tyre pėr zgjidhjen e kėtij problemi qė nga gjysma e dytė e shek. XIX deri nė Kongresin e Manastirit (1908). Kjo bėri qė nga 32 delegatėt me tė drejtė vote qė morėn pjesė nė Kongresin e Manastirit, 5 qenė nga Shkodra dhe secili prej tyre e nė veēanti Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e Hilė Mosi u shquan pėr kontribute tė veēanta nė Kongres, duke u zgjedhur nė forume tė rėndėsishme tė kėtij tubimi. Dhe kėtė traditė, edhe sot, do ta vazhdojnė studiuesit shkodranė, duke botuar studime dhe monografi me kėtė temė.

Justin Rrota nisi tė shkruajė pėr kėtė temė, pėr t’iu pėrgjigjur dėshirės dhe interesit qė kanė pasur shqiptarėt e pėr ta zgjidhur ēėshtjen e alfabetit tė njėsuar tė gjuhės shqipe. Autori e kishte fituar autoritetin e duhur si studiues, prandaj edhe interesimi nuk qe i vogėl, saqė edhe sot konsiderohet si njė vepėr me vlerė shkencore. Ajo rrokte pesė shekuj, 22 autorė dhe shoqėri. Kjo nuk ishte njė punė e lehtė, mbasi do tė merresh me sistemin grafik tė tyre, shkronjė pėr shkronjė, tė veēoje vlerat, dobėsitė dhe ndikimin.

Njė pune tė tillė mund ta bėnte njė studiues me njė pėrgatitje tė shėndoshtė filologjike. Studimi i Rrotės nuk qe i gjatė, por ai vuri piketa tė qarta pėr mjaft probleme tė diskutueshme tė historisė sė alfabetit tė shqipes.

Objekti i studimit ishte i qartė. Autori do ta fillonte punėn me dokumentet e para tė shkrimit shqip dhe do ta vazhdonte deri me zgjidhjen pėrfundimtare tė kėtij problemi nė Kongresin e Manastirit, nė 1908. Ai ishte shkencėtar, prandaj shtronte edhe probleme. Pėr Rrotėn dokumenti i parė i shkrimit shqip ishte “Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės”, njė tezė e diskutueshme, pasi ka pasur njė renditje tjetėr nė studimet e mėvonshme. Mė e pranueshme pėr ne ėshtė njė renditje e tillė e dokumenteve tė para: 1. Formula e pagėzimit (1462) 2. Fraza e mallkimit (1483) 3. Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės (shek. XV-XVI) 4. Fjalori i von Harffit (1497).

Pastaj autori nė rend kronologjik vazhdoi tė trajtonte autorė dhe shoqėri qė janė marrė me kėtė problem. Ndonėse kanė kaluar disa dekada nga botimi i kėtij studimi, ndihmesa ishte me vlerė se diti me objektivitet dhe saktėsi shkencore tė paraqesė punėn e bėrė nė kėtė fushė, duke hapur njė rrugė qė do tė vazhdonin studiues tė tjerė.



Mendime pėr gjuhėn e pėrbashkėt shqipe



Qė nga Rilindja e kėtej, por nė mėnyrė tė veēantė shoqėrinė shqiptare e ka shqetėsuar zgjidhja e gjuhės sė pėrbashkėt, mbasi disa ēėshtje tė kulturės shqiptare po merrnin zgjidhje. Shumė personalitete nė shtypin e kohės dhanė mendime, duke e propozuar edhe rrugėn e zgjidhjes. Por ky problem u diskutua me njė seriozitet tė veēantė nė Komisinė Letrare Shqipe, tė mbledhur nė Shkodėr gjatė viteve 1916-1918. Ajo e pranoi tė folmen e Elbasanit si mbėshtetje kryesore pėr gjuhėn e pėrbashkėt, pasi ajo do tė shėrbente edhe si urė nė mes tė gegėrishtes e toskėrishtes. Por kjo ēėshtje nuk u konsiderua plotėsisht e zgjidhur nga disa intelektualė. Pėr kėtė arsye, nė shtypin e kohės filluan tė botoheshin shumė shkrime me kėtė tematikė. Pak mė shumė se dhjetė vjet nga KLSH J. Rrota botoi artikullin “Rreth problemit tė gjuhės letrare”. Ėshtė njė artikull me vlerė jo thjesht se ngre njė problem tė rėndėsishėm tė mprehtė pėr atė kohė dhe mė vonė, por njėkohėsisht tregoi pėrgatitje filologjike tė Justin Rrotės. Autori qė nė fillim vlerėsoi qėndrimin e popullit shqiptar dhe tė gjuhės shqipe qė nuk arriti tė asimilohej, por ruajti me fanatizėm atė qė trashėgoi nga tė parėt tanė gjuhėn shqipe. Autori u ndal edhe nė njė ēėshtje tjetėr, nė futjen nė leksikun e gjuhės shqipe tė fjalėve tė huaja, duke shpjeguar faktorėt qė ndikuan. Por pėrgatitja e tij bėri qė ai t’i dallojė ndėrkombėtarizmat nga fjalėt e huaja. Gjithashtu ai vėrente nė atė kohė, disa ia kishin frikėn lėvrimit tė gjuhės, ndonėse ai tėrhiqte vėmendjen se deri nė atė kohė nuk ishte pėrdorur njė gjuhė e pėrbashkėt, “por njė gjuhė dialektore sipas krahinės qė i pėrkiste shkrimtari”. Prandaj ai kėshillonte qė shqipen nuk do ta shkruajmė “mbarė e mbrapshtė, tė latueme e tė palatueme”. Gjithnjė i mėshon idesė se duhet tė pranohej njė gjuhė e pėrbashkėt letrare. Rrota nuk ishte lokalist. Ai do qė mė tė mirėn e ndonjė krahine ta pranojmė pėr gjuhė tė pėrbashkėt. Dhe kjo arrihet “vetėm tue lėshue pź shoqi-shoqit”, por duke ruajtur dialektin. Njė ēėshtje tjetėr qė ngre Rrota lidhur me gjuhėn e pėrbashkėt ishte qėndrimi ndaj gjuhės sė autorėve tė vjetėr. Ndonėse e njihte mirė gjuhėn e veprės sė tyre dhe vlerat, nuk pranonte qė disa trajta tė tyre tė pėrgjithėsoheshin, pasi ai i konsideronte arkaike. Pėr autorin gjuha zhvillohet dhe pėrparon. Si bazė e gjuhės sė pėrbashkėt pranonte tė folmen e Elbasanit, e cila ishte nė qendėr tė Shqipėrisė. Pėr Rrotėn, zgjidhja e gjuhės sė pėrbashkėt kishte lidhje me zhvillimin kulturor tė njė populli e kėshtu edhe pėr shqipen. Autori nuk pranonte zgjidhjen e kėtij problemi nga njė grup njerėzish qė mund tė ngrenė njė komision apo akademi meqė, “trajtimi i gjuhės letrare nuk duhet tė jetė nji gja pėrdhuni”. Ky problem, sipas autorit, “do tė vijė vedit dhe secili do tė shkojė tue pranue nė shkrim tė vet njato mėnyrė tė qortueme, tė pėrdorueme prej ma tė zellshėmve”.



* * *

Justin Rrota u mor edhe me probleme tė morfologjisė, tė sintaksės dhe tė sintaksės historike, ku nė mėnyrė tė veēantė u pėrqendrua te ablativi (rrjedhorja) nė studimin “Analyzimi i rasavet t’emni te zhvillimi historik i tynvet” (1931). Me interes ėshtė edhe shkrimi i Rrotės “Mbi refleksin e vlerėn fonike tė disa tingujve tė latinishtes nė shqipe” (1965). Njė vepėr me vlerė jo vetėm nė fushėn e teksteve shkollore, por edhe tė sintaksės nė pėrgjithėsi ka qenė “Sintaksi i shqipes” i botuar nė 1942 dhe i ribotuar, nė 1943.

Ky ishte njė tekst i ngritur si nga ana shkencore, ashtu edhe metodike dhe qė dallohej nga paraardhėsit pėr nivelin e ngritur, gjė qė bėri t’i qėndrojė kohės pėr disa vjet. Kjo vepėr e e radhit Justin Rrotėn nė njė ndėr sintaktologėt mė tė mirė tė vendit tonė pėr periudhėn kur shkroi. Por vepra mė e rėndėsishme e Rrotės qė e la nė dorėshkrim titullohet “Gjuha e shkrueme ose vėrejtje gramatikore”, e cila pėr shumė kohė qėndroi nė arkivat e Institutit tė Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, por qė pa dritėn e botimit nė vitin 2006 nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Biblioteka franēeskane “At Gjergj Fishta”, Shkodėr, 612 faqe. Ajo pėrmban kėto pjesė: Brumi i shqipes (Leksikologjia), Tingujt i shqipes (Fonologjia), Trajtat e shqipes (Morfologjia), Fjalia e shqipes (Sintaksė), Tė pėrbėrit e fjalėve (Etimologji), Lėvruesit e shqipes (Albanologjia). Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur Biblioteka franēeskane “At Gjegj Fishta” qė deri tashti ka ribotuar pothuajse tė gjitha veprat e Justin Rrotės, botime tė cilat nė mjaft raste kanė qenė tė rralla.



* * *

Justin Rrota sot e kėsaj dite mbetet njė nga personalitetet dhe pėrfaqėsuesit e shquar tė gjuhėsisė dhe tė kulturės shqiptare, kryesisht tė gjysmės sė parė tė shekullit XX, duke na lėnė njė trashėgimi tė pasur botuese




16/02/2009


standart