Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Sot në spitalin Rajonal të Ferizajt përurohet Hemodializa

    FERIZAJ, 16 SHKURT 2009(VushtrriaPRESS)-Sot në spitalin Rajonal të Ferizajt do të bëhet përurimi i Hemodializës. Hapja e Hemodializës do të jetë ndihmesë dhe lehtësim i madh për të gjithë pacientët e hemodializës të cilët nga rajoni i Ferizajt kanë udhëtuar për trajtim jashtë këtij regjioni. I pranishën në këtë solemnitet do të jetë edhe Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi.
    VushtrriaPRESS
    www.vushtrriapress.shqipo.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime atyre qe e kan mundesuar kte sherbim te ri mjeksor.. per popullin..

    thx per lajmet e mira qe sjell vicianum..

    uroj qe mjeket ne kosov te mos i shohin te semuret si mjet fitimi me ndertue villa e ble kerra e me ba pllazha ne golem a turki..

    uroj.. te punojne mjeket shqiptar ne kosoven sot.. te pakten me 1 te 1qinten.. e ndergjegjes qe kan punue mjeket jugosllav ne koh te titos neper spitale te beligrad zagreb lubjanes.. ndaj pacienteve nga kosova..

    kurse ata te shqipris sot ..le te punojn ndaj pacienteve vendas.. me ndergjegje sa 1 e 1 mijta e mjekve francez austriak e amerikan e italian e grek etjetj.. qe kan punue ne spitalet e shqipris ne koh te Zogit.. ose sa 1 e dhjet mijta e ndergjegjes se doktor shirokes me shok.. qe punuan dikur..









    vic..

    a po na e shpjegon nickun tand?


    ..

  3. #3
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    urime atyre qe e kan mundesuar kte sherbim te ri mjeksor.. per popullin..

    thx per lajmet e mira qe sjell vicianum..

    uroj qe mjeket ne kosov te mos i shohin te semuret si mjet fitimi me ndertue villa e ble kerra e me ba pllazha ne golem a turki..

    uroj.. te punojne mjeket shqiptar ne kosoven sot.. te pakten me 1 te 1qinten.. e ndergjegjes qe kan punue mjeket jugosllav ne koh te titos neper spitale te beligrad zagreb lubjanes.. ndaj pacienteve nga kosova..

    kurse ata te shqipris sot ..le te punojn ndaj pacienteve vendas.. me ndergjegje sa 1 e 1 mijta e mjekve francez austriak e amerikan e italian e grek etjetj.. qe kan punue ne spitalet e shqipris ne koh te Zogit.. ose sa 1 e dhjet mijta e ndergjegjes se doktor shirokes me shok.. qe punuan dikur..









    vic..

    a po na e shpjegon nickun tand?


    ..
    mund te gjesh edhe ne internet spjegime per emrin VICIANUM


    une te tregoj se VUSHTRRIA e sotme ne kohene lasht e ka pas emrin VICIANUM

    ne internet mund te gjejsh edhe ne WIKIPEDIA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-02-2009 më 18:32
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  4. #4

    I nderuari Brari!

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    urime atyre qe e kan mundesuar kte sherbim te ri mjeksor.. per popullin..

    thx per lajmet e mira qe sjell vicianum..

    uroj qe mjeket ne kosov te mos i shohin te semuret si mjet fitimi me ndertue villa e ble kerra e me ba pllazha ne golem a turki..

    uroj.. te punojne mjeket shqiptar ne kosoven sot.. te pakten me 1 te 1qinten.. e ndergjegjes qe kan punue mjeket jugosllav ne koh te titos neper spitale te beligrad zagreb lubjanes.. ndaj pacienteve nga kosova..

    kurse ata te shqipris sot ..le te punojn ndaj pacienteve vendas.. me ndergjegje sa 1 e 1 mijta e mjekve francez austriak e amerikan e italian e grek etjetj.. qe kan punue ne spitalet e shqipris ne koh te Zogit.. ose sa 1 e dhjet mijta e ndergjegjes se doktor shirokes me shok.. qe punuan dikur..









    vic..

    a po na e shpjegon nickun tand?


    ..
    Vicianum do të thotë emri i lashtë i njërit prej qyteteve më të vjetra të Kosovës, Vushtrrisë
    Vizitoje linkun ku kemi përgatit së bashku edhe me anëtarët e tjerë të wikipedia-s këtë prezantim për Vushtrrinë.
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Vushtrria
    Të faleminderit për mirëkuptim!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn vicianum..

    na fol pak per vushtrine..

    sa banor ka afersisht e me se merret popullata..
    cfar prodhojn e si eshte gjendja sot..

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    heu bre braris, shum gjajna te paska ngarkua salija, edhe problemnat e Kosovs lamsh me i ba ... a asht kah ta dubllon pagesen bre ... se mos keni ba ndoni shkurtim n'organik, e ti je kah i merr edhe ato llovet e atij te ngratit ... nuk e ke shtua rastasisht volumin e copy & paste ... me komentarat e tua te bollshme futjakotiste ...

  7. #7
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    flmn vicianum..

    na fol pak per vushtrine..

    sa banor ka afersisht e me se merret popullata..
    cfar prodhojn e si eshte gjendja sot..
    oo vlla krejt qka te intereson per Vushtrrin eshte aty ne at linikun qe e ka shkruajtur te wikipedias

    Vushtrria
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
    • Interested in contributing to Wikipedia? •
    Shko te: navigacion, kërko
    Vushtrria
    Emblema Vendndodhja
    Figura:-
    Statistika
    Popullsia
    -dendësia 106.0001 banorë
    307 banorë/km²
    Sipërfaqja 345 km²
    Administrata
    Shteti Republika e Kosovës
    Qarku Vushtrria
    Adresa e kuvendit Rr.Adem Jashari nr.1
    Posta 42000
    Prefiksi telefonik 0381 28
    Faqe zyrtare KK Vushtrri
    Politika
    Kryetar Bajram Mulaku
    Partia udhëheqëse PDK
    1. llogaritet të jetë

    Vushtrria (vendasit edhe Vuçitërnë) është qytet i antik por edhe modern, ndodhet në pjesën veriore të Kosovës.Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 105.000 banorë, nga të cilët mbi 90% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra. Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë Lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej teritorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël: Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë.ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse tash më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke. Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatëmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në vetë qytetin e Vushtrrisë sira e gurit e cila është nën mbrojtjen e UNESKOS, Hamami i qytetit, Kështjella(Kalaja)e Vushtrrisë,Ceshmja e qytetit,Xhamitë disa shekullore,Shtëpitë e vjetra,Rrugët me kalldrëm,Varrezat muslimane,etj.

    Historia

    Vushtrria është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM - VICIANA (Ana e Viqave), një emër ky i lashtë ilir. Se Vushtrria në kohën antike është quajtur VICIANA, dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.

    Viciana në fund të shekullit i para l. K. pushtohet nga Pernadoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I-V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor.

    Në vitin 395, pas shkatërrimit të Pernadorisë Romake Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shkekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo - ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre. Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viqave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur "VUÇITRN "

    Në shekujt II-III në Vicianë dominonte Krishtërizmi, ndërsa pas ndarjes së krishtërizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.

    Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi t'a pushtojë Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në vitin 1439, ndërsa defenitivisht u pushtua më 1455. Vendosja e administrates osmane në Vushtrri, bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame, dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj. Gjatë shekujve XV-XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane. Marrë nga Interneti: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë[1]

    Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 - 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941- 1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj.

    Në mars 1989, dhuna shatetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO - së, (Mars - Qershor 1999) e cila i dha fund kësaj gjendje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-së hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.

    [redakto] Gjeografia

    Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në pjesën veriore të Kosovës. Komuna ka formë të zgjatur në drejtim të veriut(gjatësia max. afër 34 km)dhe është më tepër e zgjeruar në mes(gjersia max.23 km)dhe me një gjatësi të vijës kufitare prej afro 104.5 km. Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në mes këtyre kordinatave gjeografike:X1:20°50’09” dhe X2:21°07’05”Y1:42°41’20” dhe Y2:42°55’18”.

    [redakto] Ekonomia

    Degët kryesore të veprimtarisë ekonomike në Vushtrri gjat viteve 1918 - 1941 kanë qenë: bujqësia, blegëtoria, zejtaria, tregëtia etj. Në bazë të regjistrimit të vitit 1928 në Vushtrri janë prodhuar-grumbulluar rreth 300 deri 400 vagonë drithë. Ndërkaq janë prodhuar 5.500 dema dhe buaj për therrje, 6.000 dhi për lesh dhe 1500 kg djath dhe kaçkavall. Në Vushtrri ishte e zhvilluar edhe zejtaria. Kishte kryesisht lëkurëpunues, metalpërpunues, pëlhurëpunues, etj.

    Sa i përket industrisë, Vushtrria kishte 5 mini-elektrana të lëshuara më 1929 dhe një sharrë druri me rrymë. është interesant të theksohet se në vitin 1922 në Vushtrri u themelua Banka Kreditore e Vushtrrisë. Në vitin 1921 vetëm qyteti i Vushtrrisë (pa fshatra) kishte 4.667 ose 940 shtëpi.

    Gjatë 70 - ve, pati disa lëvizje pozitive sa i përket zhvillimit ekonomik, kur u ngritën disa kapacitete industriale, siç ishin: fabrika e llamarinës së zinkuar, fabrika e konfeksionit, ajo e bojërave dhe llaçeve, etj. Në këtë periudhë funksiononin edhe tri ndërmarrje publike si dhe një ndërtimore. Gjat kësaj periudhe u vu në funksion edhe sistemi i ujitjes, i cili ishte përparësi e madhe për fermerët lokal. Më 1976 u aplikua masa e grupëzimit të tokave, që intensifikoi zhvillimin e bujqësisë së kësaj treve.

    Ekonomia e Vushtrrisë u riaktivizua pas luftës, por në shkallë shumë të ulët. Sektori privat është bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik. Gjithsej biznese të regjistruara në komunë janë 1739, ku dominojnë ndërmarrjet tregtare.

    Numri i NVM-ve është në rritje, kryesisht mbi bazë të shfrytëzimit të mjeteve vetanake të buiznismenëve, sepse ende ka pak kredi dhe me kushte të pavolitshme. Në vitin 2002 vetëm 13 NVM, prej tyre 10 nga lëmi i tregtisë, janë që kanë marrë kredi nga banka. Njëra nga këto kredi do të shfrytëzohet për ndërtimin e kapaciteteve industriale për përpunimin e patates .

    Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë :

    1. bujqësia (ekstenzive)
    2. zejtaria
    3. industria e tekstilit dhe
    4. përpunuese.

    Industria pas konfliktit të fundit ka shënuar rënie të dukshme dhe se kapacitetet e sajë funksionojnë vetëm 20 %. Në bujqësi shumica e tokave janë të pjerrëta, nga të cilat shumë syrësh janë të zhveshur, kurse të tjerat shfrytëzohen për kullota dhe prodhimtari bujqësore. Vushtrria është prodhuesi më i madh i patates në Kosovë. është në fazën përfundimtare vendosja e pajisjeve në fabrikën e re ( të parë) të përpunimit të patates, e cila starton me prodhim në fillim të muajit shkurt.Vushtrria posedon një tokë tejet kualitative me rreth 15,879 ha, nga të cilat rreth 7000ha janë nën sistemin e ujitjes.

    Sektori i shërbimeve kryesisht përfaqësohet me dyqanet për riparimin e automjeteve, sallonet e bukurisë dhe rrobaqepësisë dhe me disa ndërmarrje ndërtimore. Këto shërbime mbulohen 85 % nga sektori privat, përderisa shërbimet publike dhe industriale ofrohen nga ndërmarrjet publike komunale, që janë në pronësi shoqërore dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë më shumë se 50% të nevojave.

    Kontrolli i fortë nga niveli qendror i shpenzimit të mjeteve buxhetore si dhe buxheti i dobët komunal janë faktorët kyç që përkufizojnë zhvillimin e ngadalshëm të ekonomisë së komunës me rrethinë. Për vitin 2003 janë aprovuar vetëm 4,800,000 € mjete buxhetore, duke përfshirë edhe të hyrat vetanake, me këtë strukturë: 40% për zhvillim ekonomik, 25% për çështje sociale dhe 35% mbrojtje të ambientit.

    Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nënsipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.

    Papunësia dhe punësimi i pjesëshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.

    [redakto] Demografia

    Shiko : Lista e ardhacakëve - Vushtrri

    Përbërja etnike
    Viti/Etnia Shqiptar % Serbë % Romë % Ashkali % Total
    Janar 1999 81,807 93.3 5,466 6.2 300 3.4 150 1.7 87,723
    Tani (2005) 98,000 95.4 4,137 4.0 125 1.2 400 3.9 102,662


    Kultura

    Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti.

    Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur.

    Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Për këtë ndër të tjera përkujdeset edhe shoqëria "Vicianum" e cila ka hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënsit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivalet dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti.

    Po ashtu në qyetetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria"Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera"Bahri Kuqi",dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë.

    Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë.

    Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare ngaosova,Shqipëria,Maqedonia,Malii Zi,Lugina e Preshevës dhe nga diaspora.

    Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë: Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.

    (Autori është gazetar nga Vushtrria) Hajdin Islami
    Ndryshuar për herë të fundit nga geezer : 17-02-2009 më 05:43
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn gez.. per shpjegimet..

    kosova e vogel duke qene dhe e shqiptareve qe kan pasur nji shekull te njejtat halle e te njejtat perjetime.. ska pse te mos ndjeke rruge origjinale ne zhvillimin ekonomik e kulturor..
    psh ne nje qytet kanadez ka japonez ka afrikan ka irakian ka rus e anglez.. ka albanez.. ka kinez e francez.. etjetj me ez.. qe do ishte zor me i bashkue ne interesa e aspirata te njejta..
    atje sejcili shikon interesin personal.. te fitoje sa me shume ne kurriz te te tjereve.. sepse kapitalizmi ky eshte ti me ja hedh kinezit e kinezi irakianit e japani afrikanit..kush te mundet me ja shit sapunin per djath apo derrin ne thes tjetrit..
    kurse ne Kosov a kemi arsye qe me ja hjedh njeri tjetrit..
    tregtari millit hasan ska pse me ja shit shtrenjt apo mill me miza komshiut shekullor hysejnit e fmive te tij..
    ne qytetin kanadez irakiani ska interes me pas nji bibiliotek me libra anglez as kinezi me libra francez.. aiii thot cka po me duhet me dhan pare e libra per bibliotek te qytetit.. e pse.. me msue i biri afrikanit..ai bre pun shum..
    kurse ne kosov na bashkojn kto interesa..
    librat qe i ka hasani ne shpi pse te mos i ket dhe biblioteka e atje te shkojn me lexue dhe te bijt e calit apo smajlit..
    pra dhe ne biznis dhe ne kulture duhet ne kosove te jete lokomotiv.. solidariteti..
    bibklioteka kombetare e shtetit shqiptar ka si themel biblioteken personale te te madhit atdhetar mithad frasherit.. birit te abdyl frasherit e nip i naim e sami frasherit..
    ai ja fali ne koh te zogit.. shtetit biblioteken e tij dhe ne shembullin e tij dhe tjere dhuruan libra e dokumenta bibliotekes shtetrore kombetare..
    po keshtu biblioteka e qytetit te elbasanit eshte veper filantropike.. e ne mos gaboj e lef nosit .. i cili fali nje ndertes per qytetin dhe librat e tij e keshtu u be dhe elbasani me bibliotek..
    kjo mund te ket ndodhur dh ne qytete tjera..
    po flas per kte ceshtje nisur nga cfar tregove ti geezer per bibliotekat e bizniset ne zonen e vushtrise..
    pra qe ka pasur 9 te tilla nga koh e tito kardel fadil hoxh bakallit e qe ma von jan demtuar..
    cka i pengon sot komunaret e vushtris qe tja fillojn.. me nji thirje popullates.. burra tja falim bibliotekes se qytetit kush te mundi nga disa libra..
    keshtu dhe ne biznese.. te jet fryma atdhetare qe ti udheheq njerzit e shkathet per biznis.. sepse ka nji fjal poplli..
    vdiq filani ai fukaraja.. e cka u la te vetve.. nji m.ut.. thojn..
    vdiq fisteku ai pasaniki.. e cka muarr me vete atje ne at bot.. nji m.ut thojn mileti..
    pra duhen harmonizue ne kosove interesat private me te komunitetit.. pra nji far kapitalizmi socialist njerzor e atdhetar.. sepse aq e vogel esht kosova..
    ndryshe do ket probleme..
    cfar kenaqsie ka hasani pasanik kur fmija tij shkojn ne nji shkoll me dritare te thyme e me klasa te ftohta e me nji oborr shkolle tan gur e xhama e gozhda e gropa e banka te vjetra e harta te shkyme e laboratora kabineta te shk.erdhyme..
    cfar kenaqsie ka mahm.uti qe i biri mahmu.tit ka audi te fundit e kapardiset neper rrug te qytetit tuj terrorizue qikat e vogla te fukarejve si mangup e lahper qe as policia sguxon me i fol..
    kujt po ja ban ai terrorin.. akanit jo se nuk jan aty.. ja ban bijave te hysejnit e te rustemit..
    pra ska nevoj per aud te fundit lahperi mahmu.tit por ka nevoj shkolla e cerdhja per nji kombi mikro bus edhe te vjetr por qe me te shkolla con nxansit andej e ktej neper veprimtari kulturore piknik-ore a mjeksore..
    pra kurgja nuk e gjen mahmutin me i dhan nji bicikell te birit me dal rrugve edhe tym nuk leshon ne hundet e njerzve.. e ato mijra euro per aud ja jep zoti mahmud shkolles se fshatit a qytetit e nderon vehten e i ban mire komunitetit.. ose ja blen nji kombi mikrobus per ato cka tham..

    pra kosova duhet me lujt perpara me solidaritet e kolektivitet.. sepse me privatllyk o kopuk llyk e konkurrenc e hajni e babezi e tender xhi .. nuk shkojm shum larg..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 18-02-2009 më 04:39

  9. #9
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    brari nuk po komentoj shum , kishte me qen mir sikur te ishte ashtu si ke then ti por .... ndoshta mund te behet nje kthim i mentalitetit te duhur sdi qfar te them tjeter
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  2. Dhune ne spitalin rajonal te Fierit
    Nga Apolloni31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 23:19
  3. Të sëmurët mendorë në spitalin e burgut
    Nga RTP në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-10-2005, 05:36
  4. Rast i rallë në Spitalin Gjinekologjik në Çair
    Nga StormAngel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 11:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •