Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Librat e historisë së Kosovës heqin mitet kombëtare

    Vjosa Musliu

    Shteti i ri po bën përpjekjen e parë të çnacionalizimit të librave të tij të historisë, duke fshirë fjalimet plot urrejtje dhe duke zbutur nacionalizmin. Një iniciativë e Institutit të Historisë së Kosovës, me objektiva dhe më reale për librat e historisë për fëmijët e shkollave fillore e 8-vjeçare, është përshëndetur si një hap galopant, në një kohë kur në Ballkan shtetet janë akoma të fiksuara pas lavdisë, miteve dhe sensit të superioritetit. Ndërkohë që objektiviteti mbetet një çështje perceptimi dhe librat e rinj janë akoma larg nga zhveshja e sensit të krenarisë kombëtare, mësuesit në Kosovë janë shprehur se kjo nismë është një përmirësim i madh i librave të 30 viteve më parë. Grupi i punës për të përgatitur librat është krijuar nga ekspertë të Institutit të Historisë, Fakultetit të Historisë dhe i shkollave të mesme e fillore. "Këta libra janë shumë më tepër objektivë dhe shumë më të mirë se sa librat e historisë së kohës suaj apo times", - ka thënë Sabri Veseli, një mësues historie në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë. "Ata janë më të zbutur dhe nuk nxisin urrejtje … Ata nuk kërkojnë ringjallje nacionalizmi dhe nuk nxisin luftë, sepse luftërat kanë çuar vetëm në tragjedi". Veseli, një recensues i librit, ndihet disi keq për versionet nacionaliste të historisë: "Për sa i përket historisë, ne na thuhej ajo që regjimi donte që ne të na thuhej". Ndërkohë që serbët më përpara përshkruheshin si "barbarë që vinin prej maleve Karpate e që pushtuan Ilirinë mes shekujve 6 dhe 9, ardhja e sllavëve në Ballkan është trajtuar në një mënyrë tjetër". 35-vjeçari Frasher Demaj, sekretar i Institutit të Historisë dhe autori kryesor i botimeve të reja të librave shkollor, ka përjashtuar prej tyre terma siç është ai 'barbar'. "Librat për fëmijët 12-vjeçarë nuk duhet të kenë terma të tillë, - tha ai. - Dhe, ne nuk do të japim përshkrim letrar dhe as poetik të ngjarjeve."

    Mitet dhe termat

    Një teoricien i famshëm për nacionalizmin, Benedict Anderson, thotë se shkrimtarët nacionalistë dhe vlerësimet historike janë zakonisht "të pasaktë e të errëta dhe kanë një kuptim përfundimtar për ardhjen e një revolucioni". Kjo është sigurisht, edhe për rastin e librave të vjetër të historisë dhe leksioneve. "Hordhitë serbe", "Ultra-nacionalistët grekë", dhe "Ambiciet sllave në tokat shqiptare", ishin termat tipik që përdoreshin. Ndërkohë që përshkrimi i historisë nuk mund të jetë kurrë plotësisht objektiv ose neutral, të qenit gjithmonë të prirur nga interpretimi, hartuesit e librave të rinj të historisë kanë marrë një vendim të qartë që të përjashtojnë fjalimet plot urrejtje dhe diskriminimin. Gjithashtu, ata janë përpjekur ta bëjnë historinë më të kuptueshme për mendjet e të rinjve. "Ne kemi aplikuar idenë e të treguarit të historisë në formën e një rrëfenje, në mënyrë që ajo të jetë më e pranueshme për trurin e moshave rreth 11 vjeç", - ka thënë Demaj. "Kemi parë modelin amerikan dhe atë të Evropës Perëndimore për ta thjeshtëzuar historinë, - ka shtuar Demaj. - Ne duam të jemi model për Ballkanin".

    Nuk ka më heronj?!
    Çdo shqiptar i Kosovës e ruan ende të fiksuar në mendjen e tij imazhin e "Viganit" Skënderbe. Një film mjaft i njohur shqiptar, në të cilin rolin e luftëtarit të shekullit të 15-të e interpretoi një aktor i gjatë gjeorgjian, ka personifikuar shqiptarin që heroikisht ngadalësoi pushtimet turke në Ballkan. Monedha ku është i gdhendur Skënderbeu me kalin e tij, gjendet në çdo familje shqiptare. Por, historianët e rinj shqiptarë kanë sugjeruar së fundmi që Skënderbeu mbase nuk ka qenë më i gjatë se 167 cm dhe që imazhi i tij magjepsës është stolisur me qëllime nacionaliste. Të pyetur se çfarë dinë më shumë nga historia që iu kanë mësuar profesorët e tyre, shumica e fëmijëve 12-vjeçarë të shkollës 8-vjeçare "Ismail Qemali" thonë se më mirë njohin luftërat e Skënderbeut kundër pushtimit osman. "Skënderbeut i atribuohet frenimi i ekspansionit të Perandorisë Otomane në Evropën Perëndimore", - thotë nxënësi 11-vjeçar Lis Sinani. Ndërkohë që në librat e vjetër ishte tendenca për të "stolisur" imazhet e luftëtarëve dhe heronjve, në librin e ri të historisë, Adem Jashari, komandanti i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është portretizuar me terma normalë. "Jashari nuk është portretizuar si supenjeri, por si një nga komandantët kryesorë të UÇK-së. Ai është një simbol i sakrificës, sepse e gjithë familja dhe fëmijët e tij u masakruan", - shton Demaj.

    Hiqet Mic Sokoli

    Përveç Skënderbeut, edhe një tjetër hero kombëtar i njohur për trimërinë e tij është Mic Sokoli. Imazhi i tij, si ai i një luftëtari që i doli përpara topit të ushtrisë armike, është një rast i rrallë që teoricieni Anderson e quan "Nacionalizëm banal". Termi i mëvonshëm tregon se disa elementë dhe simbole nacionaliste bëhen të gjithëpranishëm në jetën e përditshme, saqë duken se janë normale. Sokoli është hequr nga libri i ri i historisë, sepse ata duan të "çlirohen" nga këta tipe mitesh. "Mic Sokoli është glorifikim tipik për një figurë të veçantë historike dhe këto glorifikime nuk janë të nevojshme", - thekson Demaj. Theksimi i mëparshëm i vetësakrificës në historinë shqiptare, theksimi i kurajës dhe altruizmit përdorej për të treguar natyrën e dobët dhe të palavdishme të ushtrisë që fshihej pas topit dhe artilerisë. 43-vjeçari Berat Gashi, i diplomuar në histori në Universitetin e Prishtinës, shprehet se miti i Mic Sokolit është bërë prototip për luftëtarët e mëvonshëm që kanë luftuar për çështjen kombëtare. "E parë nga perspektiva e sotme, Mic Sokoli përfaqëson një ekzagjerim të trimërive të një luftëtari dhe është mirë që gjenerata e re të mos mbushet me këto vlera", - ka thënë Gashi.

    Serbët
    Serbët janë fqinj! Librat e rinj ofrojnë më shumë trajtim të historive të kombeve të tjera, ku një kujdes i veçantë i është dhënë asaj kineze, egjiptiane, persiane dhe greke. Profesor Veseli ka thënë se nëse dikush nuk e di historinë e fqinjëve, nuk mund të dijë as të veten. "Historia dhe kultura e popujve të tjerë duhet të studiohet dhe të mësohet. Është thesar", - shprehet ai. Instituti i Historisë është krenar që ka zgjeruar trajtimin e qytetërimeve të Greqisë së Lashtë, "pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara më Greqinë". I pyetur nëse fëmijët e shkollave fillore dhe 8-vjeçare do të mësojnë mbi Betejën e Kosovës më 1389, Profesor Veseli ka thënë se kjo vështirë se do të bëhet e mundur. "Ata janë akoma të rinj". Në mitologjinë popullore serbe, Princi ose Knez Llazari zgjedh të humbë betejën me ushtrinë osmane, duke preferuar të fitojë "Mbretërinë hyjnore". Në librat e rinj të historisë, ushtria kristiane e vënë në radhë para turqve më 1389, është përshkruar si një "bashkim i trupave ballkanike të udhëhequra nga Princ Llazari". Demaj është shprehur se legjenda e mesazhierit hyjnor që ka vizituar Princin Llazar ishte mit dhe nuk kishte asnjë kuptim që në librat tanë të historisë të vendosnim mitet e të tjerëve, kur ne kemi hequr nga aty ata tanët.

    Një hap për vlerat tradicionale
    Ndërsa qëllimi është të "çlirohemi" nga konservatorët nacionalistë dhe fjalimet plot urrejtje, hartuesit e librave të rinj të historisë janë të kujdesshëm të theksojnë mbështetjen për vlerat tradicionale shqiptare. "Çështja e tolerancës ndaj besimeve është për t'u shënuar dhe për t'u theksuar si një veçori e shqiptarëve. Ne mund t'iu japim mësime vendeve perëndimore për sa i përket komplekseve që ata kanë me intolerancën ndaj besimeve fetare", - ka thënë Demaj. Sipas tij, fakti që shqiptarët nuk ishin as ekspansionistë as hegjemonistë, gjithashtu duhet theksuar në histori, jo që të pozicionohemi si viktima, por thjesht për të treguar natyrën tonë si një komb jo pushtues. "Historia serbe i përmend shqiptarët vetëm për t'i etiketuar si elementë negativë dhe shkatërrues, por ne nuk duam të imitojmë këtë sens superioriteti dhe as nuk duam të fyejmë kombet e tjera", - ka thënë Demaj.

    GAZETA SHQIPTARE
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Qellimi eshte qe sa me shum te na fshin dhe largojne nga identiteti jone kombetar, prandaj nuk jan te rastesishme qe krijimi i simboleve shtetorere qe krijoi Kosova si flamuri poashtu edhe himni te mos i ngajn fare ati kombetar.
    E gjith kjo murtaj kunder kombesise se shqipetarve te Kosoves po perkrahet fuqishem nga istitucionet e Kosoves.
    Vetem nje fakt, e gjith lufta e UCK-se eshte perfshir ne 4 faqe te librit te historise qe do ta mesojne shqiptaret neper shkolla ne Kosove, e cila nuk quhet luft por nje konflikt qe ka ndodh ne Kosove.
    Kjo po perkrahet nga institucionet tona, ku nenkryetari i qeveris se Kosoves H.Kuqi ne nje intervist qe kishte ne rtk potenconte vazhdimisht jemi ne periudhen postkonfliktuoze, pra vazhdimisht e mohon luften duke e minimizuar ne nje konflikt.
    Vertet ky fakt eshte shqetsues dhe qytetaret nuk duhet heshtur dhe besuar gjithqka nga qeveritaret sepse rreziku me i madh po na vjen pikerisht nga keta.
    Qeveritaret jan me te afert me nderkombetaret sesa me popullin dhe kjo shkeputje e tyre nga populli eshte shum e demshme per te ardhmen e vendit.

    Promovimi i nje vjetrorit te shtetit te kosoves behen si me perfekti, qeveritaret promovojne veten dhe i japin merita vetes se tyre per ket akt te pavarsis dhe per ta eshte gjithqka perfekte.
    Kan harruar se edhe 1 vit pas pavarsise se Kosoves ne nuk kemi sovranitet, kan harruar se Kosova po vazhdon te enklavizohet, kan harruar qe ne skemi ushtri kan harruar qe ne ende nuk jemi te pranuar ne asnje institucion nderkombetar, kan harruar se qytetaret vazhdojn te jen te varfur, te papun pa te ardhme.
    Vetem nje gje dua te them shum vende afrikane jan shtete te pavarura por jetojne ne varferi ekstremi dhe vdesin nga mungesa e ushqimit.

    Une disa her kam shfaq shqetsimet e mia per kete gje por disa me qujaten jugosllav vetem pse nuk mendoj si ata. Dhe jo vetem mua por te gjith ata qe nuk mendojn si simpatizuesit e qeveris jan tradhtar dhe jugosllav.

    P.S. Me jan kercnu qe te heshti se ndryshe nuk do ndahem mir me ta.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  3. #3
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Ky është falsifikim i historisë.

    Të huajt e kanë për qëllim këtë, por nuk u falet tanëve që i kanë shkruar ato libra.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Globalizmi po troket para kohe ne porten e shqiptarve, kjo mund te jete nje veprim shume i nxituar ,vete jam i mendimit se duhet te presim nje here ato vende qe kan paqe e stabilitet shum vjecar, te praktikojne kete ide per nje komb te vetem ne mbar boten, e me von kure te jen qartesuar gjerat ne ballkan te globalizohemi dhe ne, po te ndodhi kjo gje kaq heret eshte nje verprim i nxituar per mos te then shum i nxituar.DUHET TE KEMI SHUM KUJDES NGA KETO VEPRIME SHUM SHUM TE NXITUARA.

  5. #5
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Siç po shihet duhet që përsëri ata që e quajnë veten shqiptarë në Kosovë të fillojnë të kërkojnë mësimin e historisë së tyre kombëtare, siç ia dolën ta realizojnë dikur në ish-YU, ku përveq historisë zyrtare kishte planprogram të posaçëm për histori kombëtare, sigurisht në version të censuruar, por larg më të avansuar se siç po duket do të kenë rast në Kosovën e pavarur. Apo do të ndodhë sikur me rastin e të gjitha pushtimeve të tokave tona që nga antika e deri në këtë të fundit, do të ketë shqiptarë Kosove që do të shkrihen plotësisht në agjenda të huaja duke i përndjekur shqiptarët e tjerë dhe duke mos i lejuar të kenë agjendë të tyren kombëtare.

  6. #6
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    1991 koha kur shqiptarët u dëbuan nga puna vetëm pse ishin shqiptarë, në këtë kohë pata rastin të mësoja se serbët janë kafshë, se Iliria ishte e jona etj etj

    Po sot? Kujt i shërben ky shtet kurvë?

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kjo eshte ne vetvete dicka pozitive dhe Instituti i Historise se Kosoves duhet pershendetur per pastrimin e historise shqiptare nga nacionalizmat anadollake dhe nga politizimet e tejskajshme. Historia eshte shkence, dhe si e tille, nuk i takon qe te revizionoje historine sipas tekave te ideologjive dhe diktatoreve te kohes, por ka vetem nje mision: dokumentimin sa me te sakte te historise ashtu sic ka ndodhur.

    Kjo ne vetvete i ben nje sherbim te madh popullit e kombit shqiptar, i cili me shume se cdo gje ne kete epoke lirie, ka nevoje per shuarjen e nje etje per te njohur te verteten e historise se te pareve te tyre. Pa njohur historine e shkuar, nuk do te shohim dot vizionin e duhur per te ardhmen.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mire e ka Albo, po me mire e ka nje mendje pak me e ndritur:

    Citim Postuar më parë nga Wikipedia on Scanderbeg
    As Voltaire said: "If the Emperors of Byzantium would have been Skanderbegs, the Roman Empire would have survived."
    Mitet jane pjese integrale e nje kombi. Historia eshte pjese qe ecen paralel me to.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 17-02-2009 më 03:48
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dia_blo
    Anëtarësuar
    07-03-2008
    Postime
    23
    Albo edhe sot krijon mite me njerez te gjalle (prift greke) dhe pelqen heqjen e miteve kombetare nga historia.
    Kjo quhet PARADOX.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    altruist..

    na sqaro pak se cfar ke then ti..ku e ke than e kujt ja ke than qe te paskan kercenuar e cilet jan ata e ne c'menyre te kan kercenuar..
    edhe kjo eshte pjes e historise..
    historia eshte te thuhet e verteta si per dje si per sot..

    thuajeni ate ashtu sic e dini nga perjetimet personale e familjare e jo sipas metodes "e kish ba mir bakllaven zylfia se e pash prej bires cilsit"..

    nji shembull se si brari e tregon historin..

    kam ketej shum kosovar.. e kuptohet shumica jan enveriste..
    por un flas me ta e i pyes per shum gjera..
    psh i them.. sa e bukur kjo shpija qaty o zejnel..
    aibre kurgja nuk asht ajo se une ne kosov e kam 700 her ma te bukur..
    e kur e ki ndertue or zejnel.. e ka ba baba thot qysh ne 1980 ten..
    e cpun bante baba or zejnel.. ka punue shofer kamioni ne derzhav thot..
    e nana ku ka punue or zejnel..
    nana ne shpi bre se jena kon 7 vllazen e tri motra e po duhej me ba buken ajo..
    e ne shkoll zejnel a shqip ki msue a serbisht.. shqip more kam msue e kam pas msues fazllin ..
    e fazllija i kujt ish kon o znel..
    fazllija asht kon djali i baces syl ish luftar i demali pozharit..psh ose i shaba palluzhes..
    edhe e kish te kryem fakulltetin fazllija or zejnel edhe se ish biri baces syl nji far nacionalisti irredentisti sic po thue..po bre e ka krye ne prishtin..
    pse a kini pas universitet ne prishtin e pyes..po bre kena pas e motra jeme e ka krye fakulltetin e ekonomis..
    po a .. etjetj biseda.. dhe prej ktyne bisedave kuptoj shum gjana..
    psh qe nji shofer ne koh te titos kamujt me ushqye e me cu nder shkolla 7 djem e tri qika e grun me e majt ne shpi ..
    po bahce or zejnel e pyes a kini pas boll e a mbilshit dicka ne te..
    po bre kena pas kaq e aq hektari e kina pas rrush e kompira e patellxhana..
    po me se e punojshit token nre zejnel..a me parmend..
    kena pas traktor more njiri.. se tre axhallar kan punue ne gjermani e cojshin dojca te markave e baba e bleu traktorin..
    e nana a shkonte ne 4 te mjesit or zejnel me ble t'ambel (qumsht) ne shitore te derzhaves a jo.. e pyes..
    jo bre se kina pas lop e dhi e dele e kena pas t'ambel e kena ba djath e vec zetin blejshim..
    e zetinin or zejnel a me tallon e kini ble a..
    ck asht tallni bre.. spo e di..po nana nuk e dinte ku asht shitorja se e sjellte baba zetinin jo me tallon pr me bidon 20 killosh.. e millin qashtu me thas ..
    po xhamper o zejnel a mos vec vllau madh ka pas e e kini vesh me adh tan vllaznia e kundrat e mos ju shtijshin uj a..
    jo bre xhampera kena pass boll tan e bile kur jan hap kufijt e erdhen do katunar te shqipnis nga anet tona e lypshin tesha e cka mos ja ka mush vllau nji kamion me rraqe e qylyma e kundra e patika e xhampera e jan shkue e kan kalue malin te mjeret..
    e ti zejnel a shkove ne at anen pertej ndoj dit me i pa kusherit ne katunde te kukzit..
    po bre jam shku njiher e mka marr vaji kur i kam pa se ku jetojshin qata te mjer..
    e kshu rrjedh biseda e kupton njeriu gjanat pa pas nevoj me lexue libra me rrena..

    mici i sokolajve..

    cka asht mic sokoli..

    ish koha kur regjimi enverist kish pj-erdh me te tana..
    vaporrat me mall rus falas per shqipni nuk shkojshin ma.. se krushovi desh me fry pak er lirije ne kamp te socialzmit e kjo nuk i pelqente enverit.. pak liri per sdhqiptaret e vet.. jo bre se nuk po e hajke ai qat kumbull te thart..
    po vjen nji koh qe lun pingpong dhe mao ce duni me niksonin.. e kjo ju duk enverit tmerr sepse mos po fryn ndoj er lirije perseri.. per shqiptaret e vet.. e hajt dhe me kinen qe kish 20 vjet qe e mbante me buk me celik e me lapsa e fletore e me leter oriz-ore.. vec per komitet qendrore me ba veprat tull kuqore.. po prishem.. e ndali karvani 20 vjecar i vaporrave durres-shanghaj.. me traktora e torno -tora e freza e bicikleta e oriz e panda e dok pamuka e e ushtri kepuca.. e tenka e helikoptera e kallasha e fabrika e kinez inxhinierika.. dhe erdh kriza..
    dyqanet bosh vec me spinaq te kalbur.. e buk e vaj e mish me racion..
    ku po vem keshtu..ka mendue enver ramizi..
    ku ta lujm nji pun revolucion..
    ne amerik latine sp na shkon.. se fidelin po degjojn e na me te nuk po shkojm..
    as ne poloni spo na ec puna.. se katalik jan ata majmuna.. e ma shum ngojn pap e rrom.. e veprat e mija spo i lexojn..
    hajt pra ktu e kena afer.. qaty ne kuks po lujm teater.. me radion e mic sokola.. me hasan prishtin e shota.. edhe gjindja mata kufini ta po knaqen ai soj debili.. e po i hajn mir kto kumllat tona.. cou bre ajet e ti krasniq ti abdyrr e ti kristiq.. e do trima prej beyoni aty buz rruge i ndertoni.. kno dhe ti becesk zadej.. besim zektha le te kercej..
    ska randsi se te shkyme i ka qato tlina kur ngrihe ne hava..me celikat e enver birkot.. me ansambel irin qirkot..knoni mir per shot e mica.. e tja fusim qato xixa.. qe me i dal pun atyne atje..e mos me u marr kerkush me ne..
    fukarallikut ja bajm hyzmetin.. operativat e din lezetin.. kush guxon me fol nder radha.. jo ska tlyn jo ska mish per tava.. qatje ne spac i con kadria sipas listes qe ban nexhmija me at m.utin mi za hollin.. bukur besa po e t'hollin..
    edhe shkojm dhe disa vjet.. tuj sundue plot lezet..
    shtypni libra e shtypni traka.. e shperndani me ambasada..e lexojn ata hajvana.. le ti haj dreqi me te tana..se mu rreh jan msue moti e kshu punet i ban dull shoki..

    ja ktej kan dal azem-shot e mic sokolat.. prodhue jan ne zyr te ramizit .. e shpernda me radio televizit.. e i kan hanger mir kosova.. e u ka pa hajrin.. der ne dit te kiametit.. kur asht zhgul krejt nji popull tan.. jan nis bjeshkve matan.. s me qen nji dor me san..

    leni prallat e tamburat.. cifteli edhe vall -poturat..
    msoni mir klinton e blera.. qe me pas ju vec pranvera..

  11. #11
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    kan filluar te qmenden , te mesojm per historin e grekve mitetet e tyre e tonat mos ti mesojm se jan rrena , toka i lshoft keta qe mendojn kshtu zoti i vraft
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  12. #12
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Mos ngateroni historine me folklorin. Mitet jane mite dhe nuk e kane vendin ne histori. Historia eshte fakt, dokument dhe jo "perralla me mbret".
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  13. #13
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Cafrë kishte me qenë dallimi në mes të Kosves së pavarur dhe provinces së kosoves nën serbi.

    serbia kët e ka dëshiruar:
    - që mos të ekzistoi elementi shqiptarë në Kosvë.
    - që të krijohet një "komb" i ri në Kosvë , që nuk ka lidhje me kombet e tjera, e sidomos me atë shqiptarë.
    - që historia e Kosves të filloi me betejen e Kosvës .
    - që Kosova të jet djep i shkinis , ku kishat Ilire të bëhen pje e kishes së tyre , dhe vetëm e tyre pra e shtetit dhe kishes së shkijeve.
    - që të harohet lufta dhe gjenocidi i ushtruar nga shkijet gjat shekujsh mbi neve sidomos në shekullin 20 ,me kulminacion 1998/99.

    edhe shumë e shumë të tjera maryfete që sot janë bërë me ligj nga institucionet e Kosvës së "pavarur".

    Pra atë cfarë nuk e arriti me luftë shkinija po e arrin me ndihmen e "atdhetarëve" tanë.
    Dallimi pra nuk duket fare , vetëm se shkoi për hiq gjaku i derdhur dhe vuajtjet tona !

    TURP PËR NEVE QË LEJOJMË TË NDODHIN KËTO GJËRA !

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IMQË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  14. #14
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Çmitizimi i historisënëpër shkollat tona nuk ka asgjë ndryshim me "çmitizimin" që i bën Skenderbeut ai pedofil Shmiedi.

    Historia e shkollave fillore ka qenë shumë mirë dhe nuk ka nevojë për ndryshim.

    Ja një shembull tipik se si i ngulet prapa shpine thika Hyjnjeriut:

    Hiqet Mic Sokoli

    Përveç Skënderbeut, edhe një tjetër hero kombëtar i njohur për trimërinë e tij është Mic Sokoli. Imazhi i tij, si ai i një luftëtari që i doli përpara topit të ushtrisë armike, është një rast i rrallë që teoricieni Anderson e quan "Nacionalizëm banal". Termi i mëvonshëm tregon se disa elementë dhe simbole nacionaliste bëhen të gjithëpranishëm në jetën e përditshme, saqë duken se janë normale. Sokoli është hequr nga libri i ri i historisë, sepse ata duan të "çlirohen" nga këta tipe mitesh. "Mic Sokoli është glorifikim tipik për një figurë të veçantë historike dhe këto glorifikime nuk janë të nevojshme", - thekson Demaj. Theksimi i mëparshëm i vetësakrificës në historinë shqiptare, theksimi i kurajës dhe altruizmit përdorej për të treguar natyrën e dobët dhe të palavdishme të ushtrisë që fshihej pas topit dhe artilerisë. 43-vjeçari Berat Gashi, i diplomuar në histori në Universitetin e Prishtinës, shprehet se miti i Mic Sokolit është bërë prototip për luftëtarët e mëvonshëm që kanë luftuar për çështjen kombëtare. "E parë nga perspektiva e sotme, Mic Sokoli përfaqëson një ekzagjerim të trimërive të një luftëtari dhe është mirë që gjenerata e re të mos mbushet me këto vlera", - ka thënë Gashi.

  15. #15
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    leni prallat e tamburat.. cifteli edhe vall -poturat..
    msoni mir klinton e blera.. qe me pas ju vec pranvera..
    A kanë n'Kosovë njifarë Kolë Shiroka qi i ka pasë thanë para teje qekëto fjalë. Kur e përlau uji i diferencimit serb, n'skupshtinë t'Serbisë e nxjerrke leternjoftimin e lëshuem n'Beograd dhe përgjërohej qi une jam i juvi bre, a p'e shihni t'kahit e kam leternjoftimin. Eh more shoq, veç qeky asht problemi kryesor i shqiptarëve: Nuk mujnë me e përcaktue nji agjendë t'veten kombëtare, po saherë i japin zor për agjenda t'hueja. Qekështu si ti për klintona e blera e globalizëm liberal, edhe dulla i jepke zor për marksa, lenina e stalina e globalizëm prolatar, krejt njisoj veç kahja tjetër. Ishalla mbushem mend e e krijojmë një program tonin e përpiqem me e realizue, përndryshe ka me na u përsëritë historia.

  16. #16
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Me pas ditë shkinija qe aq leht do të sundonin Kosoven edhe pse mbajn vetëm rreth 30% të teritorit , nuk besoj se do të bënin luftë.

    Nejse , ata luften ekan bërë për të cfarosur ata që kan menduar shqip.

    Ata, pra shkijet kan dashur edhe :
    -që të kan nën kontroll pjesët më vitale të Kosovës : si Trepcën, Brezocicen, Banjen e Kllokotit...
    këtë e bëjn sot
    -që të kanë nën kontroll pika më strategjike si :Zvecanin , Gryken e Rugoves dhe atë të Deqanit.
    këtë e bëjn sot
    -që të kan në kontroll duke pasur përfitime sa më të mëdha nga taksapaguesit shqiptarë: nuk paguajn taksa , as rrymë as ndonjë obligim tjetër qytetarë , përkundrazi marrin nga buxheti : rroga edhe pa punuar, rroga edhe kur punojnë kundër Kosovës, marrin para nga shitja e ndërmarjeve shtetrore që po privatizohen...
    këtë e bëjnë sot.

    At edhe po të vendosnin vet kush ta udhëheq Kosoven , nuk do të mund të gjenin partner ma të volitshëm se këta.

    Këtu është fjala për librat e historisë , e mesiguri do të pasoi edhe gjuha dhe letërsia , pastaj arti dhe edukata kombëtare.

    Nuk do të shkoi shumë kur do të gjendemi para një situate ku do të duhet të zhvillohen mësime ilegale me përmbajtej kombëtare në Kosven e "pavarur"

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •