Postuar mė parė nga
century
O Gv cfar te diskutosh me tya kur ty te jane thene dhe sterthene ato qe kekon. Ti thot qe nuk je as shia, e as suni, por ne akiden tende, ti anon, dhe gjykon, si nje shia..
Vendimi i synetit ne Islam dihet, Islami eshte suna, pa sunet nuk ka Islam. Un po te sjell artikull me ajete kuranore, ku muslimanet jane te urdheruar te pasaojne sunetin, por e di qe do bije ne vesh te shurdh, e do fillosh te gjykosh me epshtin tend, duke thene qe un mendoj ashtu, e mua sme duket e llogjikshme keshtu, vetem se nga nje i semur dalin keto ystifikime
Lexo me poshte
Domosdoshmėria e Sunetit pėr kuptimin e Kuranit
si dhe disa shembuj pėr kėtė
Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Vjedhėsit dhe vjedhėses pritini dorėn e djathtė..." [El Maide, 38], ėshtė njė shembull i mirė pėr kėtė. Vjedhėsi i pėrmendur ėshtė i papėrcaktuar ashtu si edhe dora e pakufizuar. Kėshtu qė suneti me fjalė sqaroi tė parėn dhe e kufizoi atė nė vjedhėsin i cili vjedh ēerek dinari (prej ari), ku thuhet: "Nuk prehet dora veēse pėr vjedhjen e ēereku dinari e mė shumė." (E kanė nxjerrė dy shejhat, Buhariu dhe Muslimi).
Ndėrsa tė dytėn Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e sqaroi me veprėn e tij apo me veprėn e shokėve tė tij dhe me aprovimin e tij (salallahu alejhi ue selem); ata e pritnin dorėn e vjedhėsit nė kyē, siē ėshtė e njohur nėpėr librat e Hadithit.
Po kėshtu edhe suneti i shprehur me gojė nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka sqaruar se dora e pėrmendur nė ajetin e tejemumit: "...atėherė merrni Tejemum me dhe tė pastėr duke fėrkuar fytyrat tuaja dhe duart." [El Maide, 6], ėshtė pėr qėllim pėllėmba e dorės; Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė: "Tejemumi merret duke goditur (dheun e pastėr) me duar njė herė pėr fytyrėn dhe duart." (E ka nxjerrė Ahmedi, dy shejhat -Buhariu dhe Muslimi- e tė tjerė), nga transmetimi i Amar ibėn Jasir (radiallahu anhu).
Nė vijim po paraqesim disa ajete tė tjera tė cilat nuk mund tė kuptohen me kuptim tė saktė ashtu siē ka pasur qėllim Allahu prej tyre, veēse me anė tė sunetit.
1. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Janė mu ata qė besojnė dhe nuk e pėrziejnė besimin e tyre me padrejtėsi, pėr tė cilėt ka siguri tė plotė. Mu kėta janė tė udhėzuarit." [El En'am, 82].
Shokėt e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) e kuptuan fjalėn "me padrejtėsi" sipas kuptimit tė pėrgjithshėm i cili pėrfshin ēdo lloj padrejtėsie sado e vogėl qoftė, ndaj edhe ranė nė dilemė pėr kėtė ajet dhe thanė: "O i Dėrguari i Allahut! E cili nga ne nuk e ka pėrzierė besimin e tij me padrejtėsi?!" Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: "Nuk ėshtė ashtu, por ėshtė pėr qėllim shirku (idhujtaria, vėnia shok Allahut). A nuk e keni dėgjuar fjalėn e Lukmanit: "Vėrtet qė shirku ėshtė padrejtėsi e madhe"? [Lukman, 13].
Kėtė hadith e kanė nxjerrė dy shejhat e tė tjerė.
2. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Dhe kur ju (muslimanė) udhėtoni nėpėr botė, nuk ėshtė gjynah pėr ju nėse i shkurtoni faljet tuaja, nė qoftė se keni frikė se jobesimtarėt mund tju sulmojnė." [En Nisa, 101].
Kuptimi i drejtpėrdrejtė i kėtij ajeti ėshtė se pėr shkurtimin e namazit nė udhėtim ėshtė i kushtėzuar me ekzistencėn e frikės; ndaj edhe disa prej sahabeve e pyetėn tė Dėrguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem): "Si ėshtė puna jonė qė e shkurtojmė namazin (nė udhėtim), pėrderisa tani kemi siguri?!" Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: "Kjo ėshtė sadaka (lėmoshė) tė cilėn Allahu ua ka dhėnė juve, ndaj pranojeni sadakanė e Tij." (E transmeton Muslimi).
3. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Tė ndaluara pėr ju (pėr ti ngrėnė) janė: bagėtitė e ngordhura (e tė patherura), gjaku ..." [El Maide, 3].
Por suneti me fjalė ka sqaruar se peshku dhe karkaleci i ngordhur, si dhe mėlēia dhe shpretka prej gjakut, janė tė lejuara qė tė hahen. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė: "Neve na janė lejuar dy tė ngordhta dhe dy gjakra: karkaleci dhe peshku (me tė gjitha llojet e tij), dhe mėėlēia e shpretka."
(Kėtė hadith e ka nxjerrė Bejhakiu e tė tjerė, tė ngritur te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) si dhe meukuf (si fjalė e sahabiut) gjithashtu. Zinxhiri i transmetimit meukuf ėshtė i saktė, dhe ai merr gjykimin e hadithit merfu, sepse pėr kėtė gjė nuk mund tė flitet sipas mendjes.
4. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Thuaj (O Muhammed): Unė nuk gjej nė atė qė mė ėshtė shpallur mua ndonjė gjė tė ndaluar pėr ngrėnie pėr atė njeri qė dėshiron tė hajė prej atyre, pėrveē kafshėve tė ngordhura, gjakut tė derdhur (nė therjen e tyre) ose mishit tė derrit, pasi ky i fundit ėshtė vėrtet i ndyrė, ose mishin e papėrkushtuar Allahut i cili ėshtė bėrė kurban pėr tė tjerė nė vend tė Allahut ..." [El Maide, 145].
Mė pas vjen suneti dhe bėn tė ndaluara (haram) edhe gjėra tė tjera tė cilat nuk pėrmenden nė kėtė ajet, siē ėshtė fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): "Cdo kafshė e egėr me dhėmbė me majė (mishngrėnėse) dhe ēdo shpend me kthetra ėshtė haram (qė t'i hahet mishi)."
Nė kėtė temė kanė ardhur edhe hadithe tė tjera qė ndalojnė gjėra tė papėrmendura nė ajet, siē ėshtė fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) nė luftėn e Hajberit: "Allahu dhe i Dėrguari i Tij ua ndalon (ngrėnien e mishit) tė gomarit tė butė, sepse ai ėshtė i ndyrė." (E kanė nxjerrė dy shejhat, Buhariu dhe Muslimi).
5. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Thuaj: Kush e ka ndaluar veshjen e bukur me rrobat e dhuruara prej Allahut, tė cilat Ai i ka krijuar pėr robėt e Tij, si dhe Tajibatet (ushqimet e pastra e tė ligjshme pėr ju nga Allahu) si mirėsi pėr ju? [El Araf, 32].
Por suneti ka sqaruar se disa prej zbukurimeve janė tė ndaluara. Eshtė pėrcjellė se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) doli njė ditė tek sahabet e tij dhe nė njė dorė mbante mėndafsh dhe nė tjetrėn ar, dhe tha: "Kėto dyja janė haram pėr meshkujt nga populli im dhe hallall pėr gratė e tyre." (E ka nxjerrė el Hakim dhe e ka konsideruar tė saktė.)
Hadithet nė kėtė kuptim janė tė shumta dhe tė njohura, nė dy sahihat dhe nė libra tė tjerė tė hadithit, si dhe shembujt pėr kėtė temė janė tė shumta dhe tė njohura pėr dijetarėt qė merren me shkencėn e hadithit dhe tė fikhut.
Nga sa pamė mė sipėr na bėhet e qartė, o vėllezėr, rėndėsia e sunetit nė sheriatin Islam. Sikur t'i rishikojmė shembujt e pėrmendur, pa folur pėr shembujt e tjerė tė papėrmendur, bindemi plotėsisht se nuk ka rrugė tjetėr pėr kuptimin e Kuranit tė nderuar me kuptim tė saktė veēse tė shoqėruar me sunetin (e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).
Nė shembullin e parė, sahabet e kuptuan "padrejtėsinė" e pėrmendur nė ajet sipas kuptimit tė drejtpėrdrejtė dhe sipėrfaqėsor, dhe megjithėse ata kanė qenė ashtu si ka thėnė Ibėn Mesudi: "Mė tė mirėt e kėtij ymeti, me zemrat mė tė pastra, mė tė thelluarit nė dije dhe mė pak tė shtirurit", por megjithatė ata gabuan nė kuptimin e kėsaj fjale, dhe sikur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tė mos i kthente ata nga gabimi i tyre dhe tė mos i udhėzonte ata nė domethėnien e saktė tė fjalės "padrejtėsi" nė kėtė ajet, dhe se ishte pėr qėllim shirku, ne do t'i kishim pasuar ata nė gabimin e tyre, por Allahu i Madhėruar na ruajti ne nga kjo gjė falė udhėzimit dhe sunetit tė Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).
Ndėrsa nė shembullin e dytė; sikur tė mos kishte ardhur hadithi i pėrmendur, do tė kishim mbetur nė dilemė tė paktėn pėr ēėshtjen e shkurtimit tė namazit nė udhėtim nė rast sigurie, nėse nuk shkojmė nė kushtėzimin e frikės pėr shkurtimin e namazit siē ėshtė kuptimi i jashtėm i ajetit, si dhe ashtu siē i shkoi nė mendje kjo gjė disa sahabeve, sikur tė mos e kishin parė Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) qė t'a shkurtonte namazin nė udhėtim dhe ata bashkė me tė, edhe pse ishin tė siguruar nga armiku.
Gjithashtu nė shembullin e tretė, sikur tė mos ishte hadithi, ne do tė kishim bėrė tė ndaluara pėr veten shumė gjėra tė cilat na janė lejuar pėr t'i ngrėnė: karkaleci dhe peshku, si dhe mėlēia dhe shpretka.
Edhe nė shembullin e katėrt, sikur tė mos ishin hadithet e pėrmendura dhe ato tė papėrmendura kėtu, ne do tė kishim bėrė tė lejuar ato gjėra qė Allahu na i ka ndaluar nė gjuhėn e Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selem), prej kafshėve tė egra (mishngrėnėse) dhe shpendėve me kthetra (grabitqarė).
Po kėshtu edhe nė shembullin e pestė; sikur tė mos kishin ardhur hadithet qė lidhen me tė, ne do tė kishim lejuar gjėra qė Allahu na i ka ndaluar nė gjuhėn e Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selem), prej mėndafshi dhe ari.
Ndaj edhe dikush prej selefėve ka thėnė: "Suneti gjykon para Kuranit."
Krijoni Kontakt