Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 108
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    17 shkurt 2009 - 1 vjetori i shpalljes se Pavaresise se Kosoves

    Se shpejti, Kosova do te festoje 1 vjetroin e shpalljes se pavaresise se vete. Ka kaluar plot 1 vit nga shpallja e pavaresise se Kosoves dhe kjo eshte jo vetem nje dite feste, por edhe nje dite ku te gjithe shqiptaret duhet te ndalen per nje moment dhe te vleresojne arritjet dhe deshtimet qe jane realizuar ne kete vitin e fundit:

    - Cilat jane disa prej arritjeve te shtetit te Kosoves ne kete vitin e fundit?
    - Cilat jane disa prej deshtimeve te shtetit te Kosoves ne kete vitin e fundit?
    - Cilat jane disa prej problemeve me imediate me te cilat perballet Kosova?
    - Cilat jane zgjidhjet qe ju sugjeroni per keto probleme?
    - A ka ndryshuar pozitivisht mireqenia juaj dhe familjes suaj nga nje vit me pare?


    I urojme te gjithe shtetasve te Kosoves, Gezuar Diten e Pavaresise dhe ne te njejten kohe i ftojme qe te ndajne pershtypjet dhe mendimet e tyre mbi pyetjet e mesiperme.

    Diskutim te kendshem.
    Albo

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po tė flasim nė mėnyrė tė zgjeruar nė lidhje me temėn, ka shumė material pėr tu shkruar. Po i bie pak shkurt dhe bazuar nė ato pyetje qė bėri Albo.

    - Cilat jane disa prej arritjeve te shtetit te Kosoves ne kete vitin e fundit?

    Mendoj qė arritjet e Kosovės pėrgjatė kėsaj periudhe pas shpalljes sė pavarėsisė nė rend tė parė gjithė ato njohje nga shtete tė ndryshme qė ende vazhdojnė dhe padyshim qė do ta plotėsojnė numrin e duhur qė Kosova tė njihet edhe zyrtarisht si shteti mė i ri nė botė me shumicėn e pėrkrahjes nga vendet e tjera tė botės. Kosova ėshtė zhvilluar shumė nė tė gjitha kahjet dhe po vazhdon ende, suksese nė tė ardhme shtetit tė Kosovės.

    - Cilat jane disa prej deshtimeve te shtetit te Kosoves ne kete vitin e fundit?

    Me njė fjalė do ta them dėshtimin, gjithēka ishte mirė por EULEX-i ėshtė ai dėshtimi i cekur nė pyetjen mė lartė, mendimi im personal ky.

    - Cilat jane disa prej problemeve me imediate me te cilat perballet Kosova?

    Aktualisht problem kryesor i Kosovės mendoj qė ėshtė Mitrovica dhe hesapet qė i kan ngelur hapur Kosovės me Serbinė, poashtu edhe ankesa qė ka dėrguar Serbia nė gjykatėn ndėrkombėtare pėr mospranimin dhe shpalljen e paligjshme tė pavarėsisė sė Kosovės qė shancet janė gati zero qė ajo kėrkesė tė meret parasysh.

    - Cilat jane zgjidhjet qe ju sugjeroni per keto probleme?

    Unė si individ i thjeshtė nuk mund t'i sugjeroj njė shteti se si ti zgjidh ai problemet e veta, ndoshta mund tė shprehim mendimet, por gjithė kėto dhe realizimi i tyre nė mėnyrėn mė tė mirė do tė varen nga efikasiteti dhe aftėsitė e udhėheqėsve tė shtetit tė Kosovės.

    - A ka ndryshuar pozitivisht mireqenia juaj dhe familjes suaj nga nje vit me pare?

    Edhe pse nuk jam Kosovar dhe nuk banoj nė Kosovė, lumturia,gėzimi dhe shpresa pėr tė parė njė ditė shqiptarėt kudo qė ndodhėn sa mė tė pėrparuar nė ēdo aspekt dhe sa mė afėr fuqive europiane ėshtė rritur dukshėm nė familjen dhe rethin ku jetoj aktualisht(Maqedoni).

    Mė nė fund mė ngelet vetėm qė tė gjithė Kosovarėve dhe tė gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen tua uroj ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ditėn e shpalljes sė Kosovės shtet, shtet i dytė i shqiptarėve, vazhdojmė..
    Sui generis

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Kjo ėshtė njė tem mjaft interesante .

    Kur ėshtė fjal pėr kėso gjėra madhore, pra shtetkrijim dhe njohje, pastaj pėrparim i shtetit, duhet tė jemi sa mė realist.
    Mendoj se nė Kosovė mė shumė vlersohen romantizmat, gėnjeshtrat dhe njerzit e dyshimt korruptiv e antiombėtar se sa ata tė cilėt do tė duhej tė vlersoheshin.

    Mendoj se pyetjet shin mirė tė formuluara dhe po tė jemi objektiv dhe real duhet pėrgjigje tė gjata. Unė do tė pėrpiqem tė jem realist dhe i shkurtėr.

    - Cilat jane disa prej arritjeve te shtetit te Kosoves ne kete vitin e fundit?
    Mendoj se kėtu duhet tė jam mė sė i shkurtėr. Aritjet jenė tė pakta, po u hoqen rrugėt e reja dhe shkollat e raja, nuk ka ndonjė arritje tjetėr qė mund tė theksohet. Kėto arritje, pra rrugė e shkolla nuk kan tė bėjnė drejtėrdrejt me pavarsinė, mendoj unė. Me fjalė tjera nuk jan edhe aq arritje.
    Njohja nga shtetet e botės ėshtė e vogėl, por kemi pas fatin tė njohemi nga shtete me influencė politike, ekonomike e strategjike, por nuk mendoj se kjo ėshtė ndonjė e arritur , kjo ishte pjesė e planit tė shteteve si SHBA e Britania e Madhe, qė meritojnė cdo respekt.

    - Cilat jane disa prej deshtimeve te shtetit te Kosoves ne kete vitin e fundit?
    E kėtu ka pėr fat tė keq shumė.
    *Nuk ėshtė arritur qė tė kemi pavarsi normale, pėr tėmos thėnė se ende nuk jemi tė pavarur.
    70% kontrollohet nga tė huajt e 30% ėshtė e okupuar nga ishokupatori.
    *Ekonomia ėshtė nė njė gjendje mė tė keqe se pra 1 viti. Gjendja social e qytetarėve ėshtė mė e keqe se para 1 viti. (duke mos e lėnė anash ndikim e krizes ekonomike ndėrkombėtare mund tė them se edhe vet menaxhimi i ekonomis ka qen jo i mirė, dihet se kan tepruar para nga buxheti, e gjendja thash edhe mė lart ,ka shkuar nė pėrkeqsim)
    *Flamuri, himni dhe kushtetuta janė jo popullore dhe krejtėsisht tė gabuara dhe jo tė pranueshme. Nuk i pėrshteten struktures kombėtare qė e pėrbėn Kosoven.
    *Mostransparenca ndaj planeve kundėr shtetit tonė si plani 6 pikėsh dhe pranimi i Eulex-it pa kushte dhe mė e keqja mosdėbimi i Umnikut janė deshtime qė nuk falen. Kėto e bėjnė ndarjen e vendit edhe me ligj , ende pa u njohur si shtet i pavaru nė komet e bashkuara.
    *Humbja e tė gjitha simboleve kombėtae shqiptare , qofshin ato edhe vetėm kombinimi dyngjyrėsh kuq-e-zi , ėshte njė dėshtim tjetėr.
    *Shuarja e TMK-sė dhe formimi i FSK-sė sipas qefeve tė shkijeve e Eulex-it e Umnik-ut.
    *Privatizimi i ndėrmarjeve publike nė mėnyra tė dyshimta.
    *Humbja nė vler e trustit pensional.
    *Nuk ka plan strategjik zhvillimorė ekonomik .
    *Zvarritja e formimit tė disa organeve shtetrore tė rėndėsishme si Ombutspersoni, SHIK-ut etj

    - Cilat jane disa prej problemeve me imediate me te cilat perballet Kosova?
    *Ende nuk kemi Rrymė dhe ujė si cdo shtet normal .
    *Sistemi edukativ arsimor duhet njėher e pėrgjithmon tė reformohet , por tė reformohet drejt dhe nė baza kombėtare e ndėrkombėtare e jo sipas qefeve tė dikujt jasht vendit.
    *Ka ende njerėz qė jetojnė nė gjendje tė skajshme ekonomike bile me njė pėrqindje shumė tė lartė , mbi 15% . Varfėi e madhe diku 45% dhe varfėsi diku rreth 20%.
    *Marrja ėn kontrollė e tė gjitė teritorit tė saj.
    *Zhdukja e cdo pengese tatimore dhe byrokratike nė mardhėnie me Shqipėrinė.

    - Cilat jane zgjidhjet qe ju sugjeroni per keto probleme?
    Vet fokusimi i deshtimeve tė jap mjaft ide se si duhet tė zgjidhen kėto probleme.
    Nuk pritet qė me marrjen nėn kontroll tė gjith teritorit tė vet, Kosova do tė zhvillohet, por ėshtė kushti baz pėr tė filluar zhvillimin.
    Edukimi dhe arsimimi , duhet te reformohen sa mė shpejt dhe me njė kujdes tė madh dhe tė ashpėr kombėta.
    Hapja e ndėrmarjeve tė vogla dhe tė mesme , me pjesmarje shtetrore deri nė zhvillimin e ekonomisė sė vogėl dhe tė mesme dhe pastaj privatizimi i plotė i tyre.
    Tė guxohet tė mbrohet vendi se po thom se e kemi shpall pavarsin e po sillemi tepėr tė varur.
    Tė lufohen dukuritė negative tė shoqėris si korrupcioni , familjarizmi , klanizmi dhe dominimi politik. Le tė dominoi arsyeja dhe dituria.
    Le tė bėhet njė ndrim nė politikė , le tė bėhen disa kushte pėr politiken dhe udhėheqjen p.sh.
    -Le tė mos ken tė drejt tė merren me politikė asnjė mbi moshėn 40 vjeqare. mund tė jen kėshillarė .
    -Le tė denohen politika e gabuara si ajo ishkomuniste ashtu edhe ajo e mėvonshme qė ka sjell dėme kombit e shtetit.
    -Le tė mendohet pėr rritjen e pagave pėr profesione vitale kombėtare si mėsimdhėnėsve, gjyqtarėve dhe policėve. Tė formojmė njė ushtri profesionale me pagesė dhe me rregrt tė rrinjė . Shėrbim ushtarak 6 mujorė vullnetar me njė numėr deri nė 10000 kadet dhe me diku 2500 oficer tė regullt qė kan qen nė TMK.
    -...
    Ka shumė qėshtje qė mund dhe duhet tė fillohet sė vepruari sa mė parė.

    - A ka ndryshuar pozitivisht mireqenia juaj dhe familjes suaj nga nje vit me pare?
    Ėshtė pėr tė ardhur keq por gjendja e familjes ka ardhur e ėshtė bėrė mė e keqe se nė vit mė parė. Kjo jo drejtpėrdrejt pėr shkak tė pavarsisė apo jo , por nga qeverisja e gabuar dhe pa plan. Nuk ka rritje tė punės e as kushte mė tė mira tė zhvillimit tė bizneseve private. Krejt qė ėshtė bėrė mė mir ėshtė bėrė pėr ata merren me politikė , kontrabandė, korrupcion ... e tė tjera dukuri negative.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKUIM QĖ NUK FALET
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    - Cilat jane disa prej arritjeve te shtetit te Kosoves ne kete vitin e fundit?



    Albo
    Jan vetem disa nga shum te arriturat qe u arriten ne Republiken e Kosoves pas shpalljes dhe njohjes nderkombetare

    Shpalljen e Kosoves-shtet i pavarur sovran dhe demokratik me 17 shkurt te vitit 2008.
    Simbolet te Republikes se Kosoves

    Kushtetuta e Republikes se Kosoves

    Njohja nga shtetet me te fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht ne bot

    Krijimi i FSK-se Ushtria e Republikes se Kosoves

    Konstituimi i Keshillit te Sigurise Kombetare te Kosoves

    Emerimi i Drejtorit te Agjencise Kosovare te Inteligjences (AKI)

    Plus Puna shum e suksesshme e Qeveris se Republikes se Kosoves
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dardanius
    Anėtarėsuar
    02-09-2008
    Postime
    72
    Veq qe eshte shpall shtet mjafton!!!

  6. #6
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    A ka ndryshuar pozitivisht mireqenia juaj dhe familjes suaj nga nje vit me pare?
    Ne kete pyetje mund ti thuhet shkurt thuajse asgje nuk ka ndryshuar

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar mė parė nga necky Lexo Postimin
    Ne kete pyetje mund ti thuhet shkurt thuajse asgje nuk ka ndryshuar
    Pajtohem plotesisht me ty, asgje nuk ka ndryshuar te qytetaret, asgje nuk e ka ndryshu jeten e qytetarve.
    Mund te them ka ndryshu nje gje eshte rrit dukshem kontrabanda ne veriun e Kosoves ku qeveria e Kosoves nuk ka fare qasje ne at teritor.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #8

    Kosova, pėrgatitet ta shėnojė 17 Shkurtin-Ditėn e Pavarėsisė

    Qeveria e Kosovės:150 mijė euro pėr mbulimin aktiviteteve me rastin e shėnimit tė njėvjetorit tė Pavarėsisė


    KOSOVĖ, 14 SHKURT 2009(VushtrriaPRESS)-
    Qeveria e Republikės sė Kosovės nė mbledhjen e 55-tė tė mbajtur sot dhe tė drejtuar nga kryeministri Hashim Thaēi ka diskutuar programin e organizimeve pėr shėnimin e njėvjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi me kėtė rast ka falėnderuar tė gjithė ministrat, tė gjitha institucionet pėr punėn qė ėshtė bėrė nė vitin e parė tė pavarėsisė, pėr zotimet pėr tė ardhmen e vendit tonė, pėr tė ndėrtuar rend demokratik dhe integrim nė BE dhe NATO. Kryeministri Thaēi duke iu pėrgjigjur kėrcimeve pėr destabilizim nga Beogradi ka pohuar se janė marrė tė gjitha masat e duhura nga mekanizmat adekuat vendor dhe ndėrkombėtarė, dhe nė Kosovė do tė ketė vetėm kremtim, krenari, dinjitet. “Pretendimi pėr shantazh nga Beogradi do tė jetė njėherė e pėrgjithmonė i dėshtuar”, theksoi kryeministri Hashim Thaēi. Nė vazhdim Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi para kabinetit qeveritar prezantoi programin e festimit me 17 shkurt, bartėse tė cilit janė Qeveria e Kosovės bashkėrisht me Kuvendin dhe me Presidencėn. Sipas Kuēit kėto aktivitete do tė fillojnė mė datėn 17 shkurt nė orėn 11 me njė mbledhje solemne tė Kuvendit tė Republikės, ku do ti adresohen Kuvendit dhe qytetarėve, presidenti, kryeministri, edhe kryeparlamentari. Po kėtė ditė do tė jetė njė defilim pėr nxėnėsit dhe pėr tė gjithė qytetarėt, qė ėshtė titulluar “Ecja nė pavarėsi”. Nė orėn 18 do tė jetė koncerti i Filarmonisė sė Republikės sė Kosovės, qė mbahet nėn patronazhin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Nė orėn 21 do tė jetė njė koncert madhėshtor nė Prishtinė, por edhe nė qytete tjera tė Kosovės. Nė orėn 22 ėshtė paraparė ndezja e fishek-zjarreve, edhe nė Prishtinė, por edhe nė tė gjitha qytetet e Republikės sė Kosovės. Pėr mbulimin e kėtyre aktiviteteve Qeveria e Kosovės sot ka ndarė njė shumė prej 150 mijė euro.
    VushtrriaPRESS

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Njė vit vėrtet shtet

    15 Shkurt 2009

    Xhavit Haliti

    Mė 17-shkurt Kosova feston 1-vjetorin e krijimit tė shtetit. Ėshtė njė ngjarje unikale, qė pritet tė festohet si ē’duhet dhe siē e meriton datėlindja e shtetit mė tė ri nė Evropė, madje edhe nė Botė. 17-shkurtin do t’a festojmė jo pėr bujė, por pėr tė pėrshfaqur sakrificat tona, edhe me vlerė gjaku, jete e privacionesh nėpėr burgjet serbe tė tre brezave shqiptarėsh nė trojet e tyre etnik nė Kosovė. Me synimin pėr tė t’ia arritur kėsaj dite-date luftuan dhe dhanė jetėn plejada shqiptarėsh tė pėrkushtuar; dhanė jetėn Azem Galica, Isuf Gėrvalla,Adem Jashari me shokė. Flijimi ėshtė akt, i paharrueshėm pėr tė gjithė ne dhe i pashmangshėm pėr t’u fiksuar nė historinė tonė aktuale.

    Historia e shteti tonė 1-vjeēar nis me vitin 1913-tė, kur u ndamė arbitrarisht nga Shqipėria dhe mori jetė pėr mėvetėsi mė 1924-ėn, mė 1968-ėn, 1981-in. Viti 1989-a u dha arbitrarisht fund kėtyre pėrpjekjeve, pėrmes Milosheviēit. Pėrpjekjet, sakrificat dhe pėrballja me privacionet e brezit tim moshor, qė kishim pėrjetuar burgjet e rezervuara posaēėrisht pėr ne tė rinjtė shqiptarė na ndau, realisht dhe shpirtėrisht nga ish-Jugosllavia dhe nė radhė tė parė nga Serbia. 1989 i dha fund ekzistencės ligjore dhe vepruese “Krahinės Autonome Socialiste tė Kosovės” si subjekt, i barazvlefshėm federativ jugosllav.Historinė le t’ia lėmė historisė! Le tė flasim pėr 17-shkurtin, datėlindjen e shtetit tonė tė pavarur e konkretisht:

    - Po mbushet vetėm njė vit qė Republika e Kosovės ėshtė shpallur, ėshtė njohur dhe ėshtė pjesėmarrėse si shtet i konfirmuar nėpėr veprimtaritė e institucioneve tė bashkėsisė shtetėrore ndėrkombėtare.

    - Na kanė njohur si shtet mė tepėr se njė e treta e anėtarėve tė OKB-sė dhe pritet qė, sė shpejti, tė na njohin edhe shumė tė tjerė.

    - Gjatė kėtij viti na kanė ftuar si palė nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara, nė BE dhe nė KE. Kemi qenė dhe, do tė jemi ca mė tepėr, nė vėmendje tė institucioneve mė prestigjoze ndėrkombėtare, qė janė shfaqur dhe mbeten konseguente nė njohjen e Shtetit tė Kosovės.

    - Pėr njė vit, qė nė ekzistencėn e njė shteti janė shumė pak, krijuam institucionet, lidhjet shtetėrore e diplomatike me vendet mė nė zė tė botės demokratike, bėmė dhe miratuam Kushtetutėn, duke i vėnė themelin ligjor shtetit tonė. Krijuam simbolet dhe siglat e domosdoshme pėr njė shtet.

    - Pėr njė vit jetė shtetėrore, pėrfaqėsuesit tanė janė ndjerė tė barabartė dhe tė pranueshėm nė OKB-ė, nė BE dhe, sė fundmi, nė “Konferencėn Ndėrkombėtare tė Sigurisė”, qė u mbajt nė Mynih.

    Pa dashur tė dal nė njė pėrfundim pėrmes pėrqasjeve, dua tė bėj njė krahasim: Koha rrjedh pandėrprerė, por ata qė e pėrjetojnė kėtė rrjedhje janė njėrėzit dhe organizmat e krijuara prej tyre, ku bėn pjesė edhe shteti. Vlerėsimi bėhet i ndryshėm: nga njė fėmijė motak kėrkojmė, natyrshėm, qė tė ecė me kėmbėt e veta dhe, nė rastin mė fatlum, tė belbėzojė e formulojė fjalė e fjali. Nga njė “shtet njėvjeēar” pretendojmė e kėrkojmė tė bėjė gjithēka.

    Nga shteti 1-vjeēar i Kosovės kėrkojmė tė realizojė njė politikė tė brendshme ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, shėndetėsore, ushtarake, agrare e tė sigurisė. Kėrkojmė tė jetė dinjitoz dhe konkurrues nė raportet ndėrkombėtare. T’u kundėrvihet hapur qendrimeve zyrtare anti-Kosovė tė Beogradit dhe shfaqeve tė nacionalizmit serb brenda dhe pėrreth kufijve shtetėrorė tė Kosovės. Tė shfaqė botėrisht pakėnaqėsinė e vet ndaj anėtarėve tė BE-sė, ndaj tė cilėve u shfaq kundėr para pak ditėsh edhe rezoluta e PE-sė.

    Tė kėrkosh mė tepėr ėshtė e natyrshme dhe pozitive. Kush nga ne, me njėfarė kontributi nė arritjen, shpalljen dhe njohjen ndėrkombėtare tė shtetit tė Kosovės nuk e ka shpresuar e pritur kėtė?! Kėrkesa ėshtė nxitje pėr mė shumė dhe pėr mė mire! Por, le tė mbajmė parasysh njė gjė:Njė vit nė jetėn e njė shteti, qė nė dallim nga jeta e njė njeriu, qė zgjat nė maksimumet e veta deri nė 100-vjet, jeta e njė shteti, historikisht, matet me shekuj dhe, jo rrallė, edhe mijėvjeēarė.

    Mbushėm njė vit si shtet. Kemi arritur tė realizojmė jo gjithė aspiratat e objektivat e paracaktuara. Por kemi arritur njė objektiv thelbėsor, prej njė viti e kemi shndėrruar Kosovėn nė shtet tė pavarur, e kemi bėrė vendin tone jo vetėm objekt, por edhe subjekt tė bashkėsisė shtetėrore ndėrkombėtare.Por mbi tė gjitha kemi realizuar dėshirėn e natyrshme tė gjithėsecilit pėr t’u ndjerė tė lirė e tė begat nė Shtetin Demokratik tė Kosovės!

    Prishtinė 13.02.09
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E ardhmja e Kosovės ėshtė e ardhme evropiane, thotė Thaēi

    Vendimi qė Kosova tė jetė shtet, ka sjell mė shumė paqe, stabilitet dhe bashkėpunim rajonal, ka thėnė Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. Nė njė intervistė pėr Euronews, Thaēi ka theksuar se e ardhmja e Mitrovicės ėshtė e ardhmja e Kosovės duke shtuar se nuk do tė ketė vend pėr strukturat paralele dhe ekstremiste.
    Thaēi ka shfaqur besimin se gjatė vitit 2009 Kosova do tė njihet nga shtete tė reja pėrfshirė edhe Serbinė. Kosova sipas tij ėshtė e gatshme tė hapė ambasadėn e saj nė Beograd. Ai tha se nė lidhje me Kosovėn, autoritetet nė Beograd, kanė qasje agresive, qasje tė cėnimit tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės, dhe sipas tij Sllobodan Millosheviqi, ka qenė pėrgjegjės pėr shkelje tė njėjta. Millosheviqi, ka kryer gjenocid nė Kosovė, por lidershipi aktual ēdo ditė shfaq synimet qė tė cėnoj sovranitetetin dhe integritetin territorial tė Republikės sė Kosovės, ka thėnė Thaēi. Nė kėtė intervistė, Kryeministri i Kosovės, ka thėnė se e ardhmja e Kosovės ėshtė e ardhme evropiane.
    rtk 16 shkurt 2009 - 14:05:41
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    ToRoNtO_GuY Maska e YoUGoTNoGaMe
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    EaRtH..,On TeMpOrArY ViSa.....Ne ToKe..,Me ViZE Te PeRkOhShMe
    Postime
    81
    urime Kosoves....



    WoRlD WiDe AlBaNiAn PrIdE
    §e©u®it„ §©ript ²°°9

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dardanius
    Anėtarėsuar
    02-09-2008
    Postime
    72
    Urime Pavarėsinė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dardanius : 16-02-2009 mė 13:41

  13. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    NJĖ SHTET NĖ SHEKULL – KOSOVA

    Nezir Myrta

    Nė Ditėn e Pavarėsisė tė Kosovės, 17 Shkurt, 2008!

    Ditėt Historike Shqiptare, derisot ishin shumė tė rralla, nganjėherė nė
    shekull! Kongresi i Manastirit 1908 dhe Pavarėsia e Kosovės 2008, janė Dy Datat
    mė tė rėndėsishme Historike Shqiptare! Viti 1908, shenon pėrgatitjen e nismėn pėr kryengritjen
    shqiptare, Luftėn e Kaēanikut (1910), kundėr ushtrisė turke, menjėherė pas Kongresit
    tė Manastirit, tė drejtuar nga Idriz
    Seferi, Isa Boletini...’’Kaēanik ty tė raftė pika / nandė sahat tu u pre me
    thika’’ ...’’ka ra kali me not n’gjak’’, njė shekull gjak, kundėr dy pushtuesve
    ma tė egjėr turk e sllav, deri mė 2008, me shpalljen e Pavarėsisė tė Kosovės, e
    sotetutje: me Kosovėn Lindore ende tė pushtuar, Me Shqipėrinė Lindore, deri nė Manastir
    e Prespė, e deri tej Janinės, Arbania Shqiptare, ende nėn pushtimin grek, e me
    Malcinė e Mbishkodres, deri nė Tivarin Historik, ende nėn pushtimin malazias!


    Viti Historik 1908, i priu viteve
    tjera historike, atij 1911, Kryengritja e Malcisė, shpallja e Flamurit Kombėtar
    Shqiptar nė Deqiē, nga Kelmendasit heroik, e Dedė Gjon Luli, ku mund tė merret
    Shpallja e Pavarėsisė tė Shqipėrisė edhe nė pamundėsi tė realizimit historik,
    nga shtypja e invazionit sllav mbi tokat shqiptare – njė vit ma vonė, 1912, nga
    Ismail Qemali, nė Vlorė, u bė Shpallja e Pavarėsisė tė Shqipėrisė! Ky iswhte
    Shekulli ma Historik Shqiptar, duke mos anashkaluar as shekujt e maparshėm, atė
    Shekullin Tragjik tė Toplikut e Abllanikut, zhbimjen e shfarosjen e gjithė
    popullėsisė shqiptare nga vatrat stėrgjyshore, deri nė Citibardhin e Bardhyllit
    parahistorik, Luftėrat ma tė pėrgjakshme nė Toplik e Abllanik (1874-1876), kur
    u vendosen ardhacakėt rashkėt (rusėt), dhunshėm nė territoret shqiptare (vonė
    me emrin, etninomin serv) dhe u pushtua Dardhania antike! Atė shekull e bėn
    madhėshtor, Lidhja e Prizreni (1878-1881), ku u shtyp dhunshėm pėr Dy Krahėsh
    armiq, e nuk mundi tė mbetet Prizreni Historik - Shpallja e Pavarėsisė tė
    Shqipėrisė, nga Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi...qė duhej tė
    ishte me tė drejtėn historike shqiptare!


    Molla e Kuqe - Guri i Shpuar,
    tek Naissa (Nishi), mbetet kufiri shqiptaro-serv, nga Vilajeti-Krahina e
    Shkupit (qė tevona u ndryshua, si vilajeti i Kosovės), e mbeti vetėm emri i njė
    krahine titiste – Kosova e sotme, ku pas tė gjitha gjakderdhjeve historike
    shqiptare, mė 17 Shkurt, 2008, shpalli pavarėsinė, me inisiativen e Luftės
    Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), e ndihmen e botės demokratike perėndimore,
    kryesisht amerikane, pas veprimeve ushtarake tė NATO-s dhe ēlirimit tė Kosovės
    – 12 Qershor, 1999!


    Kėto fakte mbahen mend fortmirė, e
    duhet kuptuar drejtė historinė, e tė drejtėn pėr ribashkimin t tokave
    shqiptare, deri nė realizimin e plotė – njė shtet shqiptar nė Ballkan, ku
    pėrkundėr interesave politiko-diplomatike tjera, e drejta e vetėvendosjes tė
    kombit shqiptar, ėshtė e patjetėrsueshme dhe nuk mund tėketė Ballkan tė lirė e
    tė qetė – pa kombin e lirė e tė ribashkuar shqiptar!


    Pavarėsia e Kosovės (17. Shkurt,
    2008), ėshtė shtet njėherė nė shekull, njė shtet nė shekull, njė shtet i ri
    shqiptar, qė pėrkundėr fėrkimeve politike tė ditės, ku qėllimet shihen hapur,
    anipse pėr dikend duken tė nėndheshme – vetėm pėr t’i harruar tokat tjera nėn
    pushtimin sllav: Preshevė, medvegje e Bujanoc – Shqipėri Lindore nėn fallson
    irjm – Malcinė e Mbishkodres, e deri tek Ēameria – pėr tė harruar dy fjalėt:
    Tivar e Prevezė!


    Kosova shtet sovran dhe i pavarur,
    po kalon ditėt tranzitore tė shtetėsisė, pėrkundėr njė pushteti tė brishtė, nėn
    mbikėqyrjen ndėrkombėtare, e vendosur dhe e plotfuqishme, e pakontestueshme,
    anipse nėn divergjencat e njė shteti tė ri multietnik (duke vendosur njė rend
    demokratik bashėkohor dhe duke treguar njė siguri pėr pakicat, qė kryesisht, e
    gabimisht sikur sigurohet veē pakica serve me as 5% tė Kosovės)! Nė kėtė vijė
    politike, Kosova po ecėn me tė gjitha vėshtirėsitė e brėndshme e tė jashtme, me
    ndihmen e botės demokratike, derisa tė bėhet plotėsisht e zonja e vetvetes –
    por, decentralizimi dhe eksterritorialiteti, janė dy pika tė kontestueshme pėr
    Kosovėn, sepse ose tė ketė pėr tė gjitha etnitė, ose pėr asnjė! Kjo e rėndon
    situatėn, qė ndanė vendin, e bėn pakicėn serve 5 % njė hegjemoni, e nė tė
    njetėn mėnyrė, nxitė Kosovėn, qė edhe ajo tė lidhet me Shqipėrinė, nė tė
    njejten kohė dhe pyetja ėshtė: ku e ēon Kosovėn decentralizimi e
    eksterritorialiteti vetėm pėr servėt pakicė, qė po zbatohet nė vitin e parė tė
    pavarėsisė sė saj? Pėrgjegjen e din
    secili shqiptar, me vetėdije tė plotė kombėtare!


    Viti i Pavarėsisė tė Kosovės,
    17.Skurt,2008-17.Shkurt,2009, Viti Historik i Kosovės, ėshtė vazhdimėsi e
    mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bėmė dhe kemi edhe shumė
    pėr tė bėrė, ėshtė ofshamė e bukur edhe
    pėr trevat tjera shqiptare ende nėn pushtim e okupim, ende nė pamundėsi ta gėzojnė tė gjithė shqiptarėt njė shtet – njė
    komb ballkanik! Urime Kosovė Shtetėsinė njėvjeēare, je Djepi i Dardhanisė dhe
    fat e bashkim kombit shqiptar! Shpresojmė tė mos pėrsėritet ma shumė historia!



    Njė shtet nė shekull –
    Kosova!

    14. Shkurt, 2009.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-02-2009 mė 18:54
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Uroj vllezrit dhe motrat shqiptare te Kosoves me rastin e 1 vjetorit te shpalljes se kosoves shtet i pavarur.Ta gezoni lirine e cila u be realitet ne saj te sakrificave te vazhdueshme te popullit gati per 100vjet si dhe luftes e gjakut te djemve trima me ne krye heroin Abem Jashari.U befte realitet bashkimi i trojeve etnike shqiptare ne nje shtet te vetem kombetar.[IMG][/IMG]
    Me shume dua shqiperine.

  15. #15
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Mosni me ket flamur o njerz se ka me ju padit qeveria e Kosoves.

    Nuk ka mė kuqezi nė Kosvėn e "pavarur"!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Mosni me ket flamur o njerz se ka me ju padit qeveria e Kosoves.

    Nuk ka mė kuqezi nė Kosvėn e "pavarur"!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    o kili, Flamuri kuq e zi ėshtė Flamuri Shqiptar, i tė gjithė shqiptarėve: albanez e kosovarė, malcorė e preshevarė, nga Tivari nė Prevezė!

    Dalloni flamurin shtetėror, nga ai kombėtar!?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dardanius
    Anėtarėsuar
    02-09-2008
    Postime
    72
    Citim Postuar mė parė nga rrezon Lexo Postimin
    o kili, Flamuri kuq e zi ėshtė Flamuri Shqiptar, i tė gjithė shqiptarėve: albanez e kosovarė, malcorė e preshevarė, nga Tivari nė Prevezė!

    Dalloni flamurin shtetėror, nga ai kombėtar!?
    Pajtona plotesisht me ty...

  19. #19
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    rrezon, po duket se ti nuk po kupton cfarė desha tė them?!

    Nė cilen pjesė tė shkrimit tim e gjete kontatimin tim se flamuri kuq e zi nuk ėshtė i shqiptarėve?!!!

    Ne e kemi pas tė ndalua pėrodimin e flamuri kombėtar deri mė 1968, nuk e di a e di ti kėt punė?
    Po atėher ishin nėn jugosllavi, dhe kishim flamurin "tonė" ,atė jugosllav.
    Tani kemi prap flamurin "tonė" dhe sė shpejti nuk do tė lejohet pėrdorimi i atij kombėtarė.por tani jo nga jugoslavėt po nga kosovarėt.
    Unė jam nga Peja , jam shqiptar e jo kosvarė!

    Unė nuk e pranoj flamurin e Kosves tė till cafrė ėshtė sot, pėr mua ekziston vetėm njė dhe i vetmi falmur , ai kombėtari!

    Deri sa shteti i Kosvės tė ketė njė flamur qė shqiptaret tė kan lidhje emociaonale dhe kombėtare me tė , e jo t`u vjen turp pėr flamurin e tyre cfarė e kemi sot , pėr mua Kosova nuk ka tjetėr flamur shtetror pėrvec kombėtarit.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin

    Unė nuk e pranoj flamurin e Kosves tė till cafrė ėshtė sot
    te besoim more po hiq mos na trego je mesua me ate te jugo-rankoviqistve
    prej 1945 e deri me 1999 jeni rrit ju ma at flamur o i shkreti jetim haaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •