Filmi: Skenderbeu
Film historik mbi heroin kombetar Gjergj Kastriot "Skenderbeu" (1953). Misioni i tij ishte "Lufta e Shenjte" qe po bente Europa kunder Perandorise Otomane. I titulluar nga Vatikani si "Kalores i Krishterimit", Skenderbeu u vu ne sherbim dhe ne mbrotje te Europes se Krishtere, megjithse kjo e fundit ishte tashme ne prag te kolapsit ndaj fuqise se Perandorise me te fuqishme te Kohes, duke e kthyer Shqiperine ne nje Barrikade dhe Fushe Beteje ndaj Shtrirjes Otomane. Gjergj Kastrioti bashkon princerit shqiptar duke u martuar me Doniken dhe duke organizuar Lidhjen e Lezhes, por perballet edhe me tradhetine e Hamzait, nipit te tij. Filmi ka skena masive te betejave historike dhe rrethimit te Krujes. Filmi i pare artistik i bashkepunimit shqiptaro-sovjetik. Skenari: M. Papava, Regjisor: Sergej Jutkovic, Operator E. Andrikanis, Kompozitor: J. Sviridov, Cesk Zadeja. Interpretojne: A. Horava, Besa Imami, Avdije Alibali, S. Sokollovski, V. Anxhaparixe, G. Cernovolenko, Naim Frasheri, B. Tjetnin, N. Bubnov
Krijoni Kontakt