Ėshtė njė pėrpjekje e mirė e Kabashit tė palodhur qė sjell njė vepėr nė korrent me skenat e teatrit nė Evropė. Por bie nė sy se qoftė me "Apologjinė e Sokratit" qoftė me "Lulet e Kuranit", aktori mbetet tek veprat me karakter predikativ, tė paktėn tė tillė ton pėrēojnė nė njė skenė shqiptare


Nuk ndodh dhe aq shpesh tė shohėsh nė sallat e teatrove tona vajza apo gra me veshje myslimane

Aktori Mirush Kabashi fundjavėn qė kaloi, iu prezantua publikut njėherazi si aktor dhe regjisor. Monodrama "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit", njė dramatizim i romanit tė shkurtėr me tė njėjtin titull tė shkrimtarit francez me origjinė hebreje, Eric Emmanuel Schmitt, u shfaq pėr tri net nė sallėn e vogėl tė Teatrit Kombėtar.



Njė skenografi gati-gati naive ishte sfondi i tregimit tė historisė sė Moisiut qė e ndėrroi emrin nė Muhamet. Nė njėrin skaj tė skenės ishte vendosur njė derė, qė e zhvendoste historinė nė njė nga rrugicat me "nam jo tė mirė", "Rruga e Parajsės". Njė derė bojėkafe qė mė shumė ngjasonte me derėn e njė familjeje tė respektuar se sa me atė tė njė hyrjeje pėr tek familja e pėrbashkėt e "grave me moral tė shthurur".



Nė skajin tjetėr tė skenės ishte shtėpia e Moisiut/Muhamet. Kolltuk i vjetėr, njė abazhur relik qė gati ka dalė jashtė kufijve ku ndodh aksioni i tė rrėfyerit nga Kabashi dhe njė bibliotekė e pikturuar nė kanavacė. Tė gjitha kėto krijonin njė gjoja atmosferė.
Njė element qė bėnte kontrast me kėtė skenografi, ishte video projeksioni qė me foto turistike interneti ilustronte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė fjalėt e Kabashit.



Pamjet e lagjes franceze, dyqani i rrėmujshėm i Zotit Ibrahim, bregdeti normand dhe Turqia e sotme, ishin njė album i rėndomtė kartolinash.



Aktorit qė ka marrė pėrsipėr tė bėjė vetė edhe regjinė, i ėshtė dashur qė tė luajė njėherėsh disa personazhe, Moisiun/Muhamet, babain dhe nėnėn e tij, Zotin Ibrahim dhe ndonjė personazh episodik si pėr shembull Brizhid Bardo qė vetėm sa kalon atypari - Kabashi nė kėtė moment lėkundet dhe peshon mė njė anė vithet si tė ishte belkėputura Bardo.

Tė tjerėt, ata qė Schmitt-i i ka pėrvijuar dukshėm si karaktere, Kabashi i solli thjesht duke u imituar zėrat, duke bėrė herė si fėmijė thuthuq, herė si baba i pakėnaqur dhe herė si njė i urtė (Zoti Ibrahim) qė sepse u dashka ta zvarritė zėrin dhe gjestet.

Nė afishen e shfaqjes ėshtė portreti i Kabashit pranė njė bukete tė rrallė lulesh. Ka veshur njė pėrparėse dhe tė jep pėrshtypjen e njė kopshtari.

Por nuk ėshtė kėshtu.
Tė vetmet lule nė kėtė pjesė janė ato qė Moisiu gjen nė mes tė Kuranit tė Zotit Ibrahim sė bashku me letrėn e njė miku tė dashur. E nė njė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė lė tė kuptohet se lulet e vėrteta tė Kuranit, sipas Schmitt-it janė kėshillat pėr tė bėrė njė jetė tė qetė dhe tė ndershme.



Eric Emmanuel Schmitt u lind mė 28 mars 1960 nė Sainte-Foy-lčs-Lyon. Veprat e tij janė pėrkthyer nė mė shumė se 30 gjuhė.

Fetė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė veprėn e tij "Le Cycle de l'Invisible" ku tenton tė japė harmoninė e tyre me kulturat. "Milarepa" ėshtė pjesa e parė e serisė, nė tė cilėn Schmitt-i pėrshkruan Budizmin tibetian.

Pjesa e dytė "Monsieur Ibrahim et les fleurs du Coran" (Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit) i dedikohet sektit islam sufi, por nuk lė jashtė edhe judaizmin. Vėllimi i tretė "Oscar et la dame rose" (Oskari dhe dama e kuqe) pėrqendrohet te krishtėrimi. Tek "L'enfant de Noé" (Fėmija i Noes) ai krahason judaizmin me kristianizmin dhe ky ėshtė vėllimi qė mbyll serinė.

Nė vitin 2003 ky monolog pėrveē teatrove do tė ndiqet edhe nė sallat e kinemave. Regjisori francez Franēois Dupeyron realizon filmin me tė njėjtin titull "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" nė tė cilin interpreton Omar Sharif, (Z. Ibrahim), Pierre Boulange (Momo) dhe Gilbert Melki (babain e Momosė). Nė 2004-n ky film u vlerėsua nė Gjermani si filmi mė i mirė.



Gjithsesi ėshtė njė pėrpjekje e mirė e Kabashit tė palodhur qė sjell njė vepėr nė korrent me skenat e teatrit nė Evropė. Por bie nė sy se qoftė me "Apologjinė e Sokratit" qoftė me "Lulet e Kuranit", aktori mbetet tek veprat me karakter predikativ, tė paktėn tė tillė ton pėrēojnė nė njė skenė shqiptare.

Zoti Ibrahim i thotė shpesh Moisiut se sekretin e lumturisė e ka nė Kuranin e tij. Plaku arab e kėshillon Moisiun se ēdo gjė ėshtė e mundur nėse ai buzėqesh dhe i fal dashuri njerėzve. "Nėse ti jep dashuri, ti je shumė i pasur, edhe pse tjetri mund ta refuzojė atė. E kundėrta ndodh nėse e mban dashurinė pėrbrenda, askush nuk do tė marrė vesh pėr tė", e kėshillon Z. Ibrahim.



Vepra me njė titull grishės ka ngjallur kuriozitet qė shfaqjen e Kabashit tė vijnė e ta shohin disa vajzave tė besimit mysliman. Nuk ndodh dhe aq shpesh tė shohėsh nė sallat e teatrove tona vajza apo gra me veshje myslimane. Pas shfaqjes njėra prej tyre u shpreh se interpretimi i Mirush Kabashit i kishte pėlqyer shumė, por do tė kishte preferuar qė pjesa tė fliste mė shumė pėr fenė islame. "Duhet tė kishte folur mė shumė pėr temėn",- shtoi ajo.


Shekulli