Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Minush Jero

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Minush Jero

    Rasti Jero

    VIOLETA MURATI



    Viti 1960. Spektatorėt mbajnė mend se pėr herė tė parė u ndeshėn direkt me skenėn pa perde. Kjo ishte drama “Njollat e murrme”, shkruar nga Minush Jero, me regji tė Mihallaq Luarasit. Premiera nė Korēė pati shumė sukses. Edhe nė Tiranė, nė festivalin e katėrt tė teatrit drama fitoi Flamurin e Festivalit, e rrėmbeu tė gjitha ēmimet. Gjithė byroja politike e dyndur nė sallė tha fjalėt mė tė mira. I lavdėroi autorėt edhe Mehmet Shehu. Kjo ndodhi tė dielėn e 1968, kur tė hėnėn nė mėnyrė tė pazakontė kėrkon ta shohė shfaqjen edhe Enver Hoxha.

    “Kjo shfaqje ėshtė njė vepėr revizioniste dhe mishėron manifestimin e liberalizmit nė Shqipėri”. U desh kjo fjali e diktatorit qė suksesi tė mbyllej brenda njė dite. Drama u izolua pėr t’u mos u shfaqur kurrė mė. Ndėrsa viti ’73 riktheu ēėshtjen “Jero”.

    Nga familja e dramaturgut dhe arkivi pėr herė tė parė nė gazetėn “standard” hapet dosja e plotė e dėnimit, dhe procesit gjyqėsor tė Minush Jeros. Mė poshtė janė dy vendime tė vitit 1974 qė lėnė nė fuqi dėnimin e korrikut tė ‘73-shit, me 8 vjet heqje lirie, edhe pse dy autorėt e dramės “Njollat e murrme”, apelojnė si nė Gjykatėn e Rrethit tė Tiranės, ashtu dhe atė tė Kolegjit Penal pėr t’iu ulur dėnimi. Kėto vendime si dhe akuzat kundrejt Jeros dhe Luarasit shohin pėr herė tė parė dritėn e botimit, si njė pėrpjekje pėr tė kuptuar mekanizmin se si jepej dėnimi, e njėjta skemė; ka kryer krim kundėr partisė, agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor tė parashikuar nė nenin 73, tė KP-sė. Pas tre vjetėsh, i ndarė nga jeta, dosja e dramaturgut ėshtė nga ato raste tė rralla qė tregon gjenezėn e lindjes sė diktaturės nė kėrkim tė instalimit “tė njeriut tė ri”. Jero shkroi dramėn mė tė mirė nė diktaturė, por deri nė vdekje i mbeti varė nė qafė dėnimi si armik i popullit, ndėrsa shumė tė tjerė qė i shėrbyen ideologjisė komuniste gėzojnė tė kundėrt, edhe nė demokraci, nderin si “artistė tė popullit”. Botimi i mėposhtėm i vendimeve tė gjykatės, bashkė me apelimin qė kanė bėrė Jero dhe Luarasi, jepet i plotė, qė do tė ndiqet nė ditėt nė vazhdim me dosjen e procesverbalit nė hetuesi pėr dramėn “Njollat e murrme”, arsyet pse u quajt “krim”.



    ****

    Republika Popullore e Shqipėrisė

    Gjykata e Lartė

    “Kolegji Penal”

    Nr. 181 i Regj. Themeltar

    Nr.172 i vendimit



    Vendim

    “Nė emėr tė Popullit”



    Kėshilli gjyqėsor i kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė, i formuar nėn kryesinė e:

    Lumturie Resnja, anėtare e Gjykatės sė Lartė

    Sofokli Krongo, anėtar i Gjykatės sė Lartė

    Petrika Mushi, anėtar i Gjykatės sė Lartė



    Nė seancėn e hapėt gjyqėsore mė datė 9/II/1974 mori nė shqyrtim ēėshtjen nr. 181 qė u pėrket tė gjykuarve:

    1. Emin (Minush) Jero, i biri Masarit dhe i Pertefes, i datėlindjes 1932, lindur nė Vlorė, banues nė Durrės, me origjinė shoqėrore nėpunės, me gjendje shoqėrore nėpunės arsimtar, i pėrjashtuar nga partia, me arsim tė lartė, i martuar, ka njė fėmijė, i padėnuar mė parė, i arrestuar mė 30 prill 1973.

    2. Mihallaq Luarasi, i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i datėlindjes 1929, lindur nė Korēė banues nė Tiranė, me origjinė shoqėrore punėtor, me gjendje shoqėrore nėpunės, regjisor teatri, ish A. P., me arsim tė lartė, i martuar, ka dy fėmijė, i padėnuar mė parė, i arrestuar mė 11 korrik 1973.

    Tė akuzuar se: Vetėm dhe nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė agjituar e propaganduar kundėr pushtetit popullor d.m.th. se kanė kryer krimin e parashikuar nga paragrafi I i nenit 73 tė KP-sė.

    Me vendimin Nr. 367, datė 28/XII/1973 gjykata e rrethit tė Tiranės i ka deklaruar tė gjykuarve fajtorė dhe nė bazė tė paragrafit tė parė tė nenit 73 tė KP i ka dėnuar Emin Jeron me 8 vjet heqje tė lirisė, Mihallaq Luarasin me 8 vjet heqje tė lirisė.

    Kundėr kėtij vendimi janė ankuar tė gjykuarit, tė cilėt kanė parashtruar kėto shkaqe pėr prishjen e tij:

    Emin Jero - Masa e dėnimit ėshtė tepėr e rėndė. Ėshtė treguar i penduar si nė hetuesi e gjyq pėr veprat e kryera. Para arrestimit e ka ndjerė fajin dhe ka kėrkuar ndihmė tė korrigjohet. Duke qenė nė moshė tė tillė, ka mundėsi qė me njė dėnim mė tė butė, tė vihet nė provė e tė shlyejė dėmin, qė i ka sjellė Partisė e pushtetit.

    Mihallaq Luarasi - E ndjen veten krejtėsisht fajtor dhe ėshtė treguar i penduar pėr kėtė. Nė fajėsinė e tij nė njė shkallė tė konsiderueshme ka influencuar Todi Lubonja, ėshtė i sėmurė dhe duke qenė nė moshė 45 vjet, njė dėnim mė i butė do tė bėnte efektin edukativ dhe do tė krijoheshin mundėsi qė mė punė tė shlyente fajet e bėra.

    Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė

    Pasi dėgjoi relacionin e anėtarit Petrika Mushi, mendimin e prokurorit Zaim Myftari pėr lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės dhe pasi shqyrtoi e analizoi ēėshtjen nė tėrėsi,

    Vėren:

    Nga provat qė ka administruar gjykata ka rezultuar se tė gjykuarit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi kanė propaganduar kundėr pushtetit popullor, me qėllim qė ta minojnė ose ta dobėsojnė atė.

    I gjykuari Emin Jero, ashtu sikundėr ai ka pranuar, ka filluar aktivitetin e tij armiqėsor kundėr partisė e shtetit, qysh nė vitin 1959, duke u vėnė nė opozicion me vijėn e partisė, ai i ka thėnė dėshmitarit Hysni Ēyrbja se kuadrot kryesore tė ushtrisė gjoja janė tė paafta pėr tė drejtuar. Dėshmitarit tė sipėrm i ka folur dhe kundėr pikėpamjeve tė partisė lidhur me problemin e Kosovės, si dhe kundėr Josif Stalinit.

    Pėr kėtė aktivitet armiqėsor; ashtu sikundėr ka rezultuar, i gjykuari Emin ėshtė pėrjashtuar nga partia dhe ėshtė kėshilluar qė tė heqė dorė nga kjo rrugė.

    Gjykimi i ēėshtjes, tregoi se i gjykuari jo vetėm qė nuk kishte hequr dorė, por se e kishte thelluar kėtė aktivitet armiqėsor dhe mė tepėr.

    I gjykuari Emin sė bashku dhe me tė gjykuarin tjetėr Mihallaq Luarasi, prej kohe janė vėnė nė opozicion me vijėn e partisė dhe kanė propaganduar kundėr politikės, e masave tė ndryshme qė ka marrė partia pėr revolucionarizimin e vendit.

    Ata kanė folur me persona tė ndryshėm si dhe midis tyre kundra sistemit tonė socialist, qė sipas tyre, ky sistem justifikohet vetėm pėr vendet e prapambetura, pėr kontradiktat qė gjoja lind vetė ky sistem, pėr jetesėn gjoja jo tė mirė tė artistėve dhe shkrimtarėve tė vendit tonė, dhe duke bėrė krahasime me jetėn qė bėnin artistėt e shkrimtarėt nė vendet borgjeze, mburrte kėto tė fundit.

    Tė dy kėta tė gjykuar, veēmas e bashkėrisht pėrveē propagandės armiqėsore edhe nėpėrmjet veprave tė tyre letraro-artistik.

    Ata, sikundėr kanė pranuar dhe vetė, kanė propaganduar qė njerėzit duhet tė drejtonin sytė nga arti borgjez modernist, veēanėrisht nga ai amerikan, sepse sipas tyre, nė vendin tonė kjo mungonte dhe se populli jonė nuk e ka pasur traditė artin.

    I gjykuari Mihallaq ka rezultuar se ka folur me persona tė ndryshėm, duke nėnvleftėsuar dramaturgėt dhe regjisorėt e vjetėr.

    Ai, me qėllime armiqėsore i ka folur piktorit Andrea Themeli, qė tė mos qėndronte, sipas tij, arkaik, por tė orientohej nga piktura moderne. I gjykuari me pretekst “t’i pėrshtatemi kohės” ka orientuar persona tė ndryshėm tė artit qė tė kopjonin nga Perėndimi dhe tė zbatonin metodat borgjeze nė art.

    Pėrveē sa sipėr i gjykuari Mihallaq, ashtu sikundėr ka vėnė vetė nė dukje ai, ka zhvilluar njė sėrė biseda me karakter armiqėsor pėr kundra udhėheqjes sė partisė.

    Nė kėto rrethana cilėsimi i veprės nė bazė tė paragrafit I tė nenit 73 tė KP ėshtė i drejtė.

    Fajėsia e tė gjykuarve ka rezultuar e provuar me njė sėrė dėshmitarė tė pyetur nė hetuesi e nė gjyq, si dhe me shpjegimet qė kanė dhėnė vetė tė gjykuarit tė cilėt kanė pranuar plotėsisht fajėsinė e tyre.

    Pretendimet e tė gjykuarve lidhur me njė masė mė tė butė dėnimi, nuk ėshtė e bazuar.

    Tė gjykuarit ashtu sikundėr ka rezultuar, kanė njė kohė tė gjatė qė ushtrojnė aktivitet armiqėsor kundėr partisė e pushtetit.

    Ata, ndonėse tė kėshilluar dhe tė kritikuar ashpėr pėr qėndrimet e tyre nė opozicion me vijėn dhe orientimet e partisė, me konsekuencė kanė vazhduar rrugėn e tyre kriminale dhe armiqėsore ndaj pushtetit popullor.



    Pėr kėto arsye:

    Kėshilli gjyqėsor i kolegjit penal tė gjykatės sė lartė nė mbėshtetje tė nenit 313 pika 1 tė K.Pr.P.

    Vendosi: Lėnien nė fuqi tė vendimit nr. 567, datė 28/XII/ 1973 tė gjykatės popullore tė rrethit tė Tiranės.

    Tiranė, mė 9/II/ 1974

    Kryesues: L. Resnja

    Anėtar: P. Mushi, S.Krongo



    ****

    Republika Popullore e Shqipėrisė

    Gjykata e rrethit Tiranė

    Nr.513. Rgj.themeltar



    Vendim

    Nė emėr tė Popullit

    Gjykata e Rrethit Tiranė e pėrbėrė prej:

    Irakli Bozo –Kryetar

    Mynyvere Shuteriqi-Nd.gjyqtare

    Jordan Shano-Nd.Gjyqtar



    Tė asistuar prej sekretarit Sadim Memo, me pjesėmarrjen e Prokurorit Vladimir Kristo, mė datėn 27 e 28 dhjetor 1973 mori nė shqyrtim nė seancėn gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen penale Nr. 513 qė iu pėrket tė pandehurve:

    1)Emin (Minush) Jero: i biri i Masarit dhe i Pertefės, i datėlindjes 27/06/1932, lindur nė Skelė tė Vlorės, banues nė Durrės, Lagjja nr. Rruga “Ali Redha”, Nr.7, me origjinė dhe gjendje shoqėrore nėpunės, nė profesion arsimtar, me arsim tė lartė, i martuar, ka njė fėmijė i padėnuar mė parė, i pėrjashtuar nga partia, oficer nė rezervė, i arrestuar mė datėn 30 Prill 1973.

    2) Mihallaq Luarasi: i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i datėlindjes 12/09/1929, lindur nė Korēė, banues nė Tiranė, Lagja Nr. 8 Rruga Brigada VIII, S., Nr.7 me origjinė shoqėrore punėtor, me gjendje shoqėrore nėpunės, me profesion regjisor teatri, me punė nė Teatrin e Korēės, dhe nė Teatrin Popullor Tiranė, me arsim tė lartė, i martuar, ka dy fėmijė, ish anėtar partie, pa dėnuar mė parė, shėrbimin ushtarak nuk e ka kryer, i arrestuar mė datėn 11 korrik 1973.

    Tė akuzuar se vetėm dhe nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer krimin e agjitacionit e tė propagandės kundra pushtetit popullor tė parashikuar nga neni 73/I tė KP.

    Gjykata mbasi verifikoi materialet e hetuesisė, provat e marra gjatė zhvillimit tė gjykimit, pasi dėgjoi Prokurorin kėrkoi qė dy tė pandehurit tė deklarohen fajtorė pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės kundra pushtetit popullor dhe nė bazėn tė paragrafit I tė nenit 73 tė KP tė dėnohen:

    Emin Jero, me 10 vjet heqje tė lirisė.

    Mihallaq Luarasi me 9 vjet heqje tė lirisė.

    Pasi dėgjoi mbrojtjen dhe fjalėn e fundit tė dy tė pandehurve, tė cilėt kėrkuan mėshirė:



    Vėren

    Gjatė gjykimit tė ēėshtjeve u vėrtetuan se tė pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi kanė propaganduar kundėr pushtetit popullor, me qėllim qė ta minojnė ose ta dobėsojnė atė.

    I pandehuri Emin Jero pranoj para Gjykatės se aktivitetin e tij armiqėsor e ka filluar qė nga viti 1959. Ai duke dashur tė vihet nė pozita armiqėsore me politikėn e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe tė Qeverisė, ka thėnė se kuadrot kryesorė tė ushtrisė sonė ishin tė paaftė pėr tė drejtuar ushtrinė tonė popullore dhe se ata duheshin hequr. Kėtė gjė i pandehuri e ka biseduar me dėshmitarin Hysni Ēyrbja. Po kėtij dėshmitari i pandehuri i ka folur kundėr pikėpamjeve tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė qė pėrcaktoheshin nė fjalimin e Sekretarit tė parė tė K.Q tė Partisė e Punės Shqipėrisė lidhur me problemin e Kosovės.

    I pandehuri pranoi para gjykatės se dėshmitarėt e sipėr pėrmendur i ka folur kundėr Josif Stalinit.

    Pėr kėtė veprimtari armiqėsore, Emin Jero u pėrjashtua nga Partia e Punės Shqipėrisė dhe u kėshillua qė tė hiqte dorė nga veprimtaria e tij armiqėsore.

    Gjatė gjykimit u vėrtetua se i pandehuri jo vetėm qė nuk hoqi dorė nga veprimtaria e tij kriminale, por pėrkundrazi filloi tė propagandojė kundėr pushtetit popullor edhe nė persona tė tjerė.

    Ai ka folur kundėr demokracisė popullore dhe zgjedhjeve elektorale. I pandehuri Emin Jero mbasi ėshtė njohur me rrymat e idealiste-borgjeze nė art, ėshtė pėrpjekur t’i propagandojė ato nė persona tė ndryshėm, duke pretenduar se gjoja kėtyre rrymave reaksionare u takonte e ardhmja dhe se ato japin liri nė rrethet letrare-artistike.

    Gjatė gjykimit u provua se i pandehuri Emin Jero ka propaganduar kundėr politikės sė Partisė dhe Qeverisė sė Republikės Popullore Shqipėrisė pėr revolucionarizimin e vendit. Ai ka propaganduar nė persona tė ndryshėm se liberalizmi kishte ardhur si rezultat i zbatimit tė vijės sė masave dhe se kjo krijonte shthurje dhe mungesė tė disiplinės. Njė propagandė tė tillė i pandehuri e bėnte me qėllim qė tė diskreditonte politikėn e drejtė tė Partisė sė Punės Shqipėrisė, lidhur me zbatimin e vijės sė masave. I pandehuri duke dashur tė mbrojė pikėpamjet e revizionistėve ka thėnė se socializmi justifikohet vetėm pėr vendet e prapambetura si Shqipėria, Kina, kurse format e pėrdorura nė Bashkimin sovjetik nuk janė revizioniste. Ai duke dashur tė propagandojė pikėpamjet armiqėsore tė revizionistėve i ka thėnė Xhevdet Mihalajt duhet tė lidhė marrėdhėnie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, megjithėse e dinte qėndrimin e Qeverisė Shqiptare mbi kėtė ēėshtje, kurse dėshmitarėt B. Havarit, me qėllim tė caktuar armiqėsor, i ka folur kundėr revolucionit kultural nė Kinė, duke pėrdorur fjalė pėrēmuese.

    Gjatė takimit u provua se i pandehuri Emin Jero, sė bashku me tė pandehurin Mihallaq Luarasin qė nga vera e vitit 1969, kanė filluar sė bashku aktivitetin e tyre armiqėsor, duke propaganduar kundra pushtetit popullor. Tė dy kėta tė pandehur pėrveē propagandės armiqėsore qė kanė zhvilluar me persona tė ndryshėm, kanė pėrhapur pikėpamjet e tyre armiqėsore edhe nėpėrmjet veprave letrare, artistike tė tyre. Tė dy tė pandehurit pranuan para gjykatės se kanė biseduar se pėr zhvillimin e artit nė Shqipėri duhej tė udhėhiqeshin nga arti borgjez perėndimor dhe tė kopjonin rrymat moderniste tė kohės. Kėto pikėpamje antisocialiste dhe antikombėtare i kanė propaganduar nė persona tė ndryshėm dhe i kanė zbatuar nė krijimtarinė e tyre letrare artistike si nė “Njollat e murrme” nė festivalin e XI tė Kėngės nė radio, nė operėn “Traviata” nė dramėn “Orfeu zbret nė ferr”. Kėta kanė thėnė se artistėt nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė nuk ishin tė lirė tė shprehnin nė veprat e tyre realitetin objektiv dhe se gjoja ata shkruanin ato qė diktoheshin.

    Tė dy tė pandehurit duke dashur t’i kundėrvihen kritikės qė bėri shtypi i Partisė, dramės “Njollat e Murme”, kanė zhvilluar bisedėn armiqėsore. Ata kanė thėnė se vepra e tyre u kritikua sepse gjoja kishte shqetėsime pėr udhėheqėsin e Partisė sė Punės Shqipėrisė, sepse nuk gjente zgjidhje problemi i inteligjencės dhe nė kėtė mėnyrė tė dy tė pandehurit janė shprehur se kjo kontradiktė nė socializėm nuk gjen zgjidhje. Tė dy tė pandehurit duke dashur tė propagandojnė kundėr unitetit tė udhėheqjes sė partisė dhe tė punės kolegjiale, kanė folur nė persona tė tjerė, se nė sistemin socialist, nuk ka udhėheqje kolegjiale, vendos udhėheqėsi kryesor dhe se me ndryshimin e tij, ndryshon edhe kursi politik dhe se njė gjė e tillė ndodh edhe nė Shqipėri.

    Gjatė gjykimit u vėrtetua se i pandehuri Mihallaq Luarasi nė kundėrshtim me vijėn dhe orientimin e Partisė Punės Shqipėrisė lidhur me zhvillimin e artit dhe letėrsisė nė Shqipėri, ka propaganduar pikėpamjet e tija armiqėsore. Ai u ka thėnė dėshmitarėve Lutfi Zykės, Hamza Kociut, Kristaq Jorgjit, Thimi Pustecit se nė Shqipėri nuk ka art, nuk ka tradita, duke nėnvleftėsuar nė mėnyre pėrbuzėse regjisorėt dhe dramaturgėt e vjetėr shqiptarė, dhe se pėr zhvillimin e artit skenik dhe pėrgjithėsisht tė arteve tė tjera ka thėnė se duhet shikuar dhe marrė nga perėndimi dhe sidomos nga arti amerikan. Ai ka propaganduar qė edhe nė teatrin tonė duhej tė futej drama absurde. I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi se i ka thėnė piktorit Andrea Themelit tė mėsonte nga piktorėt borgjezė tė perėndimit, tė mos qėndronte arkaik dhe nė veprimtarinė e tij tė udhėhiqej nga piktura moderniste dekadente e Pikasos. Ai ka qenė kundėr udhėheqjes sė partisė nė art dhe ka propaganduar qė drejtorėt e teatrove nuk duhesh tė ishin njerėz politikė por vetėm kuadro tė specializuara.

    I pandehuri pranoi se ishte kundėr metodės sė realizmit socialist e cila sipas tij ishte njė metodė e vjetėrsuar dhe qė duhej zėvendėsuar me njė metodė tė re qė tė pėrgjigjej kėrkesave tė kohės.

    Gjatė gjykimit u provua se i pandehuri Mihallaq Luarasi ka propaganduar me qėllime armiqėsore jetesėn e mirė tė artit tė shteteve borgjeze-revizioniste dhe ka kritikuar mėnyrėn e jetesės sė shpėrblimit tė artistėve shqiptarė. Ai ka propaganduar zbutjen e luftės sė klasave.

    Gjatė gjykimit u vėrtetua se gjatė njė vizitė qė ka bėrė i pandehuri Mihallaq Luarasi sė bashku me Emin Jeron dhe Todi Lubonjės nė formėn e shtyllės, ka shprehur pakėnaqėsinė ndaj jetesės sė punėtorėve, duke thėnė se ata jetonin si personazhet e fundėrrinave tė Gorkit.

    I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi para gjykatės se ai sė bashku me mikun e tij Todi Lubonjėn kanė zhvilluar biseda armiqėsore kundėr udhėheqjes sė Partisė dhe kundėr vijės politike dhe ideologjike tė partisė nė art, ashtu edhe nė fusha tė tjera.

    Fajėsia e tė dy tė pandehurve u provua me thėniet e dėshmitarėve Hysni Ēyrbja, Barcallah Havari, Ilia Dede, Xhevdet Mahilaj, Lutfi Zykės, Kristaq Jorgji, Hamza Koēiu. Andrea Themeli, Thimi Pusteci, Mihal Hanxhari, si dhe me pohimet e tyre. Gjykata nė caktimin e dėnimit ka parasysh rrezikshmėrinė e theksuar shoqėrore tė veprės, si dhe atė tė dy tė pandehurve, tė cilėt pėr njė kohė tė gjatė kanė propaganduar kundėr pushtetit popullor.



    Pėr kėtė arsye

    Gjykata Popullore e Rrethit tė Tiranės nė bazė tė neneve 219 e 284 tė K.Pr.Penale:

    Vendosi

    Tė deklarojė fajtorė tė pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė paragrafit I tė nenit 73 tė KP sė rrethit

    Emin jero me 8 (tetė) vjet heqje tė lirisė dhe

    Mihallaq Luarasin me 8 (tetė) vjet heqje tė lirisė.

    Vuajtja e dėnimit pėr Emin Jeron fillon nga data 30 prill 1973, kurse pėr Mihallaq Luarasin fillon nga 11 korrik 1973

    Kundėr vendimit tė sipėrm mund tė bėhet ankim ose protestė nė Gjykatėn e Lartė, brenda 5 ditėve nga shpallja e tij.

    Tiranė, mė 28 dhjetor 1973


    09/02/2009




    standart

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    S'ta mer mendja brari sa deshperohem dhe dicka me mblidhet ne gjoks e me shtrengon, kur lexoj shkrime te tilla me te dhena te tmerrshme. Ne ishim thjesht spektatore ne tragjedi te tilla, bile dhe duartrokisnim. C'fatkeqesi e mjerim bashke!!!
    Aty ne sallen e theatrit, te gjithe shikonin shfaqjen dhe ndonese casti ju thoshte per duartrokitje nga pjesa aq bukur e realizuar dhe interpretur, me bisht te syrit shikonin ate, Zeusin, cdo bente. Posa bashkonte ai duart, te gjithe e perqeshnin me te njejten gje, ndryshe tkurnin kenaqesine...
    Mbaj ment te kete thene per dramen e Jeros, qe kjo nuk eshte Njolla te murme, por Njolle e zeze. Kaq u desh per te nxirre me pas, jete njerezish te medhenj ne art.
    Eeeehhhh!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jam kurioz te di se ..kush eshte kjo ndihms-gjyqtaria..mynyvere shyteriqi.. qe permendet aty lart..

    te jet gruaja e dhimiter shytqriqit valle?

    ka ndonje qe na sqaron?

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Rasti Jero
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 09:04
  3. Minush Jero
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2006, 11:31
  4. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  5. 1 nga qindra Plenumet kokmish-ngrenese..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 05:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •