Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Ferit Ramadani

    Poezia, u botua nė Revistėn "Flaka e Janarit " 1998, qe del me rastin e Manifestimit tradicional Flaka e Janarit, Kėrēovė. U kushtohet heronjve tė UĒK ! U botua me pseudonim Kushtrim Plaku.
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PRELUD PĖR JU

    Kushtrim PLAKU


    Ku do tė dinte Bota se shqiptari nuk mposhtet
    dhe jetėn e jep pėr atė copė Shqipėri
    pėr atė copė Kosovė, Ēamėri, Gusi,
    pėr atė copė Malėsi, Pollog e Pellagoni...!
    Tė shėnuar nė hartėn e globit me emblemė robėrie
    tė pėrēarė nga kthetra crnomakosėrbosllavie!

    Pesha e robėrisė shekullore, tortura
    as fjalėt, as kėngėt e lirisė s’ua heshti
    s’ua zbehu nga frymėzimet bijėve tė shqipes!
    Nė mijėra variante preludin e ndeshi
    dhe s’vdiqėn nga plagėt, nga vdekjet!

    Vallėzojnė nė shekuj bijtė e shqipes!
    Ditėve tė vrara u japin shpresėn pėr bardhėsi
    dhe mbjellin sheshet me gjakun -
    tė mbijnė lulėkuqet e qėndresės,
    e netėt e tunxhit i kthejnė nė zgjime
    ku gjarpėrinjtė kafshojnė pabesisht
    tė mos zbardhė kurrė drejtėsia!

    Edhe nė Goli Otok, nė Gradishkė, nė Idrizovė...
    pėrballen tė mbijetojnė qaforet e robėrisė:
    -Nė doni tė shpėtoni!u thonė xhelatėt,
    -Me ne bashkėpunoni!

    Pėr atė valle poshtruese rendėn dhe hynė
    tradhėtarėt - tė graduar, tė parė,
    tuxharėt qė shitėn Atdheun,
    e ndėrruan lirinė me robėri
    dhe u endėn marramendthi tė riheshtin
    zėrin e lirisė - jehonėn e kushtrimit.

    Kush e mposht atė forcė qė lind e rilind
    dhe rritet si Tomorri, Bjeshkėt e Nemuna, Drenova
    dhe turret si vala e Drinit, Erenikut,Vardarit...
    Tė dalė nga brenditė e Sharrit qetė - qetė
    pastaj tė oshėtijė nga Malisheva , nė Shkup e Janinė
    ta mbulojė Atdheun me Jehonė:
    Jam unėshtria Ēlirimtare mė thonė!

    Me shpirtin e Naimit, Zemrėn e Abdylit,
    Me shpatėn e Gjergjit pres perandorė,
    Bajramėt, Ēerēizėt, Ismail Qemalėt
    Atdheut ia thurrin tė Lirisė kurorė!

    Ngjyrimet i nxjerin nga penda e Jusuf Gėrvallės
    Qė nė mėrgim bėri sfidėn pėr liri,
    Vatani s’harron tė rrisė heronj edhe kur e vrasin
    edhe kur dergjet nga prangat nė robėri!


    Po! Atdheu ėshtė i madh dhe i pa mposhtur
    kur i dalin zot gjithkah bijė e bija!
    Kur i flakin lumturitė personale pėr idealin
    e nuk lejojnė t’u shtrydhet Liria!



    Le tė heshtin pacifistėt pėrgjithmonė
    edhe ata qė hyjnė nėpėr sisteme robėrie
    se ne e kemi nisur rrugėn tonė
    nė Bashkim e Pavarėsi na shpie!

    Pėr rrugėn qė na fusin tė trashėgojmė robėrinė
    tė mbillet me hibride ugari ynė,
    shpeshherė si kukudha ngriten e turfullojnė
    tė presim se: Ditėt e lirisė vetė vijnė!

    Janė ėndėrra, kopalla, dhe marrėzi!
    Trumbetime qė s’pijnė ujė nė Botė!
    Me vibrime cinike, me djallėzi
    ka vetėm lumturi tė kotė!

    Dhe sulen mbi prangat e armiqėve
    dhe sulen mbi prangat e tuxharėve:
    Ne s’lejojmė tė na e mposhtni gjakun
    jemi trashėgimtarė tė tė parėve.

    Dhe ngriten Adem Jasharėt, Hamzatė,
    Fehmi Ladrovcėt fytafyt zihen me kaurrėt e Sėrbisė!
    Bota u bind nga madhorėt:
    Ē’ profil dalėzotės nė vise t’Ilirisė!

    Shpėrthen vullkani pėrflaket Kosova,
    bijtė e shkinave djegin e masakrojnė!

    -Bij tė shqipes u fton Vatani!
    Nė kushtrim , turren, betohen:
    UĒK! UĒK! UĒK -ėn kėrkojnė!

    S’kanė qėllim okupimi, as masakra s’bėjnė
    pėr njerėzimin duan paqė, liri,
    nga kthetrat e xhelatėve kombin tė shpėtojnė
    nga ajo crnomakosėrbosllavi...!

    E japim jetėn! Betohen njėzėri!
    Dhe ballė i bėjnė me zjarr e barot!
    Kush do ta dinte se shqiptarėt s’moshten!
    Ata ! Pa liri tė Atdheut s’jetojnė dot...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjakushi : 07-02-2009 mė 16:18
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Hiroshima ime Shqipėri !

    Sa nisėn bulzat tė tė sjellin blerimin
    e kėnga tė jehojė pėr ne : Nėnė Shqipėri !
    Ustallarėt e krimit e ndozėn fitilin
    tė bėhesh feniks qė bleron nė hi!

    Sa shekuj nė pėrballje me zjarrin
    Edhe sa shekuj - do tė keshė tiranė ?
    Ata prej qielli tė erdhėn jetė tė tė marrin !
    - E tash - nga nėntoka tė shpėrthyen vullkanė !

    Kush harton plane tė tė hapė plagė
    dhe vdekjen kush ta vari kurorė?!
    Mizorisht misteri - tė derdhi flakė,
    shkrum e hi tė bėhesh nė orė !

    Tė hapėn plagė, vdiqėn dhe u plaguan
    shqiptarėt e tu - qė i pėrkulen uratės!
    Do tė bėhesh mė e fortė se tė gjithė luftuan
    t'i shpėtojnė zjarrit, t'i shpėtojnė mandatės!


    Shqipėri o Hallemadhja jonė e agimit
    edhe kjo gjėmė tė lindi trima...!
    Ec nė shekuj - t'ia shkruash rrėfimit
    Se kalove tmerrit si Hiroshima...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    E SHTRENJTA - SHQIPĖRI E SHENJTĖ !

    (pėr tė rėnėt nė Gėrdec )





    Mė gulon shpirti nga plaga qė tu shtua
    nga flaka e zjarri qė hi tė bėnė !
    E shtrenjta - Shqipėri e shenjta ime
    Tė dua siē e do fėmija njė nėnė !

    Jam shumė i vogėl s'mund tė bėj mė tepėr
    nė kurtha robėrie shtati mė vyshket !
    Se : Mė lindėn dhe vdiqėn prindėrit e robėruar,
    kufirit nė QafėThanė - akoma teli gjembor s'i ndryshket !

    Na vrasin , burgosin e na pėrndjekin
    ata qė mbetėn nė shekuj tiranė,
    i kanė futur nė hapsirėn tėnde djajt
    dhe mizorisht nga nėntoka tė vranė !

    Njė muaj sa e bėri Pavarėsinė Kosova
    Njė muaj tiranėt krijuan strategji !
    Nuk duruan! Se gėzimin qė e pashė, dėgjova,
    e kthyen nė zjarr, shkrum e hi!

    Janė tė tmerrshėm ustallarėt e krimit
    gjithkah kanė vėnė spiranca detonimi !
    Ata s' bėjnė gjumė e nuk u dhimbset
    E shuajnė ēdo gjė , t'mos bėhet Bashkimi!



    17 mars 2008 , Uskanė
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NĖNĖ SHQIPĖRI!


    Gjithkah shkoj botes rretheqark
    vetem ti Nene Shqiperi me ndez mall
    jam shnderruar shigjete e vene ne hark
    dhe s'dua kurre asnje hap te ndal !

    Te arrij tek ti o e shtrenjta - heroine
    aty tek sheshi ne Tirane,
    se meditimet u treten e lash edhe rinine
    duke te bartur Ty o nene !

    Ata qe na ndane sot bejne plane roberie
    te mbesim te ndare edhe ne shekuj qe vine
    ku munden ta ndajne shpirtin dhe lirine
    ta flakim dashurine per Shqiperine ...!

    Per ty lindem dhe shtigjeve per ty jetuam
    edhe ne zgafella te Goli Otokut , Idrizoves
    Megjithat sot te lire shprehemi , shkruajme
    edhe per pavaresine e Kosoves!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    1.





    Njė ėshtė Shqipėria...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PRAPSI !


    Nuk e di deri kur pėr djajt do tė vriten shenjtorėt
    e vrasėsit e vargjeve do tė zgėrdhihen
    nė ēajtoret e malėsisė duke hangė cjepėr
    se bėjnė luftė si Sanēopanēot dhe bashkėpunojnė
    me okupuesit shekullor tė Ilirisė!

    Nuk e di edhe sa herė trokėllima e pengut
    do t'i marrė t'i murosė nė shtat murana
    bijtė dhe bijat qė enden pa ndalur tė krijojnė mirėsi,
    por , ndiqen e pėrndiqen nga shtrigat, palaqot
    qė trumbetojnė se ja ne sjellim liri!

    Nuk e di , do tė kuptohen njeherė e pėrgjithmonė
    kaptinat e zezonės qė ndezin sherr e anatema
    me krrokama dereqi se: Ai ėshtė luftėtar !
    E di ma mirė palaēoja, shfaqet si demoni nė antena!
    Ndaj pėr tė prishni, ndrydhni ! Po s'mundeni o ju zuzarė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Njė ėshtė Shqipėria...!



    Nuk kam shkruar vargje se si pėrdėllohet shpirti
    as fjali nuk kam bėrė pėr tė ndritur syrretėr,
    jam gjithmon n'horizontin e kėrkimit tė qėndresės
    tė luftoj kapricet dhe etjen nga lugetėr!

    Ata qė i vardisen nė ēdo skaj Arbėrisė,
    dhe nė emėr tė saj kėrkojnė tė bėjnė tregėti,
    dikund ndalen tė ndjellin mjegullat e stuhisė
    dikund hapin buzėqeshjet tė bėjnė tradhėti!

    Jo! Nuk ndalem para tyre edhe kur dal nga transheja
    edhe kur mė zė acari edhe kur mė godit rrufeja
    se rruga ime s'ka lule bozhuri pėr nė gjėrsitė a Adenit
    po ngushtica ku shėnjestra tė shpie tek shtėpi e Prizrenit

    Aty ku Kuvendin e nisėn Abdyli, Mici e Haxhi ZEKA
    Jo ēka thotė Dovleti e kur haxhin hap Meka
    Po ēka thotė pėr Bashkimin Ukshin Hoti e, gjithė Paria
    se s'ka copa tė ndara : Njė ėshtė Shqipėria...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    AMANET


    Edhe sonte duhet tė ndahemi
    se ēerpikėt kėrkojnė pushim,
    me njėri - tjetrin fortė tė mbahemi
    errėsirė ėshtė deri nė agim!

    Dhe nata ėshtė si nata
    mė befasi qė kushedi ēka sheh dita!
    Mos thuani si na zu mandata
    ē'janė kėto kurtha , keto prita!

    Se vrasėsit vetėm terrin duan
    ata godasin nė qiell meteorė !
    Ēka tė bėjė njė qiri i Naimit
    Kur fryn me ngricė e bie borė ?

    Vetėm poetet me vargje nė pritė
    si luftėtarėt nė zonėn e vėzhgimit !
    Kėrkojnė pėr Atdheun liri dhe rritė
    me strofė kushtrimi jetė i japin trimit!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    2







    rėnia - heshtje prej gjeniu
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ADEM JASHARI


    S'ishte pėrpjekje shpėtimi ajo luftė
    Ajo hapi shtigje tė rilindė Kosova
    Me ēka u ndoz ai flakadan i madh i lirisė
    Ma mirė thuaj : Nga gjumi i zgjova!

    Vitet e robėrisė sa ishin tė gjatė
    Dekadat me heshtje e perkulje i pjestonin
    Se populli e hante perditė buken e thatė
    Por, kush kish nge - shtypėsin tė hidheronin!

    Me pranga, me perndjekje , me vrasje e dhunime
    gradoheshin shqiptarėt, po merrnin dhuratė!
    Ėndėrronin lajkatarėt ku kishte emėrime
    Tė ngjisin grada pushteti e tė bėjnė shamatė !

    Tė shtypin pastaj nė dimėr , e nė verė
    Me gjak tė pėrmbysnin marsin, sa herė vinte behari!
    Jo! Nuk shkoj nė Prekaz ajo dinakėri
    Se doli si jehona - kreshnik Adem Jashari!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PĖR TAHIR SINANIN HERO





    Nuk ishte rėnia jote heshtje prej gjeniu

    As gjaku, as, jeta, as lufta qė u bė

    Por ishte njė sfidė qė fliste vetevetiu

    Se vije nga Tropoja - Lirinė kishe zė !



    Nuk ėshtė vepra jote qė ta harrojmė

    Kur te flasim per tė, tė pyesim tradhtarėt

    Por ėshtė bėrė kushtrim qė doli jehonė

    Si ta ēlirojmė vendin tė nderojmė tė parėt!


    Nuk ėshtė rėnia jote vdekje e rėndomtė

    Ajo ua ka shtuar shpresat- bukurinė dhe kėngėve

    Se ishe ti ai qė udhėhiqje betetė,

    Ashtu siē u flasin Viganėt - fitoreve!





    Prandaj nėpėr rima del zė kushtrimi

    Prandaj rrjedh nga shpirti njė vullkan

    Se edhe nė qetėsi vdekjeje jehon trimi

    Bėhet tmerr i armiqėve nė Vatan!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    SHKĖMBVIGAN NĖ QĖNDRESĖ!



    (Beqir Limanit qė mė 18 shtator 1998 e vrau policia makosllave , me preteks se ishte organizuesi i mbledhjes sė armėve pėr luftėn nė Kosovė !




    Ata qė tė vranė s’ bėnė rastėsi !

    Ata pėr ne gatuajnė robėri!



    Pas shpine gjithmonė i kanė bėrė krimet

    qendrat e krimit ua dhan - vrasjevendimet!



    Kushedi ēfarė gradash kanė marrė atė ditė!

    xhelatėt e krimit , tė zitė!



    Por, harruan se Ti edhe nė varr i pushton lartėsitė

    Hero i brezave qė duan liri , rritė !



    Nė cilėn pėrmasė tė flasim sot e pastaj

    S’jemi parė kaq gjatė, as kafe s’pijmė bashkė!

    Durimi yt ėshtė bėrė pikė qetėsie,

    Ėshtė dhembja krenare e Atdheut tė lashtė!



    E ndjejė se Ti bashkė me ne rri

    na bėn krenar tė ecim drejt Ilirisė,

    Vdekja s’u bė heshtje pėrse i mungon shoqėrisė

    U bėre jehonė Ti qė ishe kushtrim i lirisė!



    Ata qė tė vranė s’bėnė rastėsi

    tė zhdukėn - tė zhbėhesh patėn shpresė!

    Date Beqir Limani hero i agimit tė lirisė

    shkėmbvigan nė qėndresė...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PĖR VARGJET QĖ ZGJEDH !


    I lexoni vargjet, pas tyre del gjithcka
    Edhe pse nata sillet egėrsira nė prak !
    Duan tė zbehin flakadanin qe ndriēon panda
    Ligesia e smira tė marrin hak.


    Dalin lubi shpellash, diellit rrezet ia presin.
    Me shpurdhje tiranėsh, shkojnė zvarrė nėpėr terr !
    Kujtojnė se burimit gurrėn do ia vdesin
    Nė vetmi tė ngelė se i nxjerrin sherr!.


    Ku mposhtet rrezedrita qe i kendoj panda,
    Kush mund te mė ndal , mos e dua pafund.
    Tė ēmendurit s'kanė mendje - verbėsia i nda,
    tė shnderrohen tiranė e tė mbesin kurrėkund.


    Mė ngrit mua njė forcė bėhem somnabul
    symbyllas dhe i zgjuar margaritar mbledh,
    si flakadan mirėsia n'lartėsi flamurin ngul
    qe tė valojė shpirti pėr vargjet qe zgjedh...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjakushi : 20-02-2009 mė 21:33
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NĖ PALAIR MACEDONIAN


    Kushtuar vėllezėrive e motrave shqiptare
    qė humbėn jetėn mė 05.03.1993,
    nė linjėn ajrore Shkup - Cirih


    Pa i perfunduar pershendetjet
    dhe lotėt e ndarjes pa fshi,
    vollėn helmin misteret
    zezonėn tė mbjellin per hi!

    Ngelėn udhekryqet - pikėllimet,
    shpresa per fatin u vra !
    Nė bulėza tė blerimit - rritės
    gezimit - dhe kenga iu th
    a!

    Nė ēdo zemėr shqiptari jehoi
    krrokama e kobit qe ngjau !
    Vallė ! Pėrse nder vite pranvera -
    nga Atdheu na flaku, na ndau ?

    Dhe nė shtigje tė mėrgimit
    Ju dritė kėrkuat - gjallėri !
    Nė agimet e herėshme u nisėt
    nė vjeshtėn e vonė tė ktheheni persėri!



    U bė shprehi ndarja nga Atdheu
    se te tjerit me ne bejnė tregėti!
    Ju mall i shitur nė kantierė
    ku djersa dhe gjaku rrjedh si shi!

    Ndaj nė shtigje ku qytetet
    ia ngritėt botės, te re e bėtė ,
    S'do mend - ia flakėt gjithė rrudhat
    ne shpirt e zemėr per t'i vėnė !


    S'u mposhtėt me punėt qė bėtė
    as thinjat e rrudhat e kokės,
    Atdheut t'ia shtoni jetėn
    u nisėt shtigjeve te botės!

    Se n'Atdhe dritat i verbojnė
    tė mos gėzohemi nė Vatan!
    Ju vellezer u nisėt drejt rritės
    te ndaheni ne Palair MACEDONIAN!


    Do tė mbeteni perjetėsisht ne shtigje
    sa herė pranvera te trokas ne Atdhe,
    shtegtarė qe u nisėt e nuk arritėt
    tė ktheheni nė tė dashurat fole!

    Ata qe i ruajnė kujtimet pė JU
    s'do te arrijnė takimin kurrė atė ditė !
    Shpresėhumbur e tė mbėrthyer nga hidherimet
    do tė ndjejnė armiqtė dhe robėritė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KALOVA SHTIGJEVE !


    Kalova shtigjeve! Ishte jeta ime!
    Mė vranė rrebeshe, acare, ngrica!
    Nė mjegullimė , errėsirė , e kercėllima
    Mė pritėn pusi , mė pritėn njica!

    E di unė ēka desha , e di ēka mendoja!
    Tek vuaja netėve ! Nuk ish dashuria!
    Sa herė nėpėr logje dyluftime bėja,
    Si Kala ndiēonte Arbėria!

    Njė ēast nuk mė iku pa meditim
    edhe dit kaluan dhe net pa gjumė,
    Atdheu njė shekull ishte nė pushtim -
    e vranė, e prenė , e shpunė !

    Mė mbyti njė mall gjithė jetės sime
    Si thundra shtypėse mbi shpinėn e tij!
    Tek kerkoja shtigje pėr dritė dhe agime
    Nuk pata ēaste pėr dashuri!

    Nuk kishte kohė nė ato alarme
    Kur netėve dhe ditėve u merrej liria !
    Pėrgjonin perbindėshat e karpateve,
    Tė harronim kėrkesėn nga tirania!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NOKTURN PER KLANIN E FORUMEVE!


    Tiranėt me shpirt sėrbi deshen tė humb shpresė
    Kujtuan se per nje lavire do t'mė ndalin diellin,
    Perse ajo forumeve kishte krijuar shpifje nė besė,
    Tė ndyjė dhe yjet te ngryse edhe qiellin!

    Si pyeta atė klan krokodilesh perse derdhen lotė
    Se llozin e forumit e vunė posa hapen derėn!
    Ata e kuptuan se unė nuk trokas aq kot
    Nga vjedhjet qe i benin e nisėn poterėn!

    Si mundet njeriu me ta tė bijė nė pajtim
    Unė s'hyna aty tu pėrkulem! Pajtohem !
    thash se ju jeni klani qe sjellni degjenerim
    Pa ēka se nga forumi befasisht largohem!

    Dhe doli nje Lavire nga Milano!Nje asgje !
    Qelbesires se Uranikut t'i jape krah e guxim!
    Po Gashavellet cka duan nė dynja
    te perkrahin dredhitė qė bejnė rrėnim!

    Jo ! Ju o bijtė e askushit! Nuk arrini!
    Kot mbani atė farė qė u zhvillon gjarpėrinj!
    Pas nje kohe kur ju tė vėrtetėn te dini,
    do tė jeni fis butakėsh si kėrmij ...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    139
    FERIT I DASHUR,

    Une e dia, se ne tya eshte delli poetik.
    Si mergimtar qe je.Ti mundesh te shkruajshe edhe me mire poezi.
    Por me fale, per kete vrejteje te vogle.Lutem mos e perdor kurre me kete .Citoje
    :" Bjeshkėt e Nemuna,"por Alpet Shqiptare. !

    Pershendetje shqiptare
    Bahtir Hamza
    ,

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar mė parė nga Bahtir Hamza Lexo Postimin
    FERIT I DASHUR,

    Une e dia, se ne tya eshte delli poetik.
    Si mergimtar qe je.Ti mundesh te shkruajshe edhe me mire poezi.
    Por me fale, per kete vrejteje te vogle.Lutem mos e perdor kurre me kete .Citoje
    :" Bjeshkėt e Nemuna,"por Alpet Shqiptare. !

    Pershendetje shqiptare
    Bahtir Hamza
    ,


    I nderuari Bahtir Hamza te falnderoj!

    Ne jeten time kam bere gjithesej vetem 5 muaj jashte shtepise, pos kohes se studimeve ne Prishtine dhe nje vit ushtri! Dua te them se nuk jam mergimtar. Ndoshta do te isha bere dhe une, por , nga perndjekja e UDB se kohes qe nga viti 1981 , komitetxhinjte e asaj kohe ma moren dhe e burgosen pasaporten time deri me 1990.

    Me pelqeu shqiptimi i tille i Alpeve Shqiptare !


    Pershendetje nga Uskana Ilire, me Majėn e Shqipes qe i rri mbi si kreshnike!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    NE RRUGEN E JETES...


    Rrugen e jetes gjithmon ma prene lalashet
    Ata qe jane betuar ne kuzhina te ndyra te pushtuesit
    por, nuk ia arrijne me sterkembsa kulimėt, kobashet
    se jane gjaku i shitur ne rolin e mashtruesit!


    Dhe koha kalon, ajo gjithmon me ndodhi
    E imja eshte tė krijoj hapesiren e miresise per gjakun !
    Se dalin si hijena ata qe shekujve paten krushqi
    per pushtuesit zgjasin doren qe te marrin hakun!


    Ne rrugen e jetes te paret e mi e vranė Jordan Piperken
    E moren hakun per Sefer Husen e Zajazit !
    Per kufinjte e Shqiperise matane Ēelojces e hangren dreken
    T'ia tregojne shtigjet Mickos se Kaukazit!

    Nuk deshen azil te marrin nga vatani i te parve
    por nga burgjet iken te shpetojne nga Jung Sllavia
    Se ishte koha e ktheses , qe u shkonte tradhetarėve
    tek ngrinin kryqat qe ua dha Rusia!


    Dhe une nipi i tyre, neper ato katandi
    i perzane nga e drejta i perndjekur ne Atdhe !
    Nuk e ndala hapin kurre - kerkova liri
    Nje Ribashkim shqipesh - pavaresi te re!

    Po si duket kjo nuk i gezon karakanxhollet
    U ka mbet te shpifin e te bejnė skenar !
    Te paguarit nga sllavi - kane harruar te gjoret
    se aty ku kishte - serish do te kete te parė ...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-04-2012, 00:34
  2. Burim Ramadani keqtrajtohet nga forcat e UNMIK
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-12-2009, 09:14
  3. Brigada "Agim Ramadani"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 08:07
  4. Miniatura Poetike - Ferit Ramadani
    Nga gjakushi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •