Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,528
    Faleminderit
    1
    9 falenderime nė 9 postime

    Post Milo: Ju tregoj takimet Nano me Millosheviē dhe Majko-Papandreu

    Pjesė nga "Ditari i njė ministri tė Jashtėm": Tė pathėnat pėr Konferencėn e Rambujesė

    Tė thėnat e tė pathėnat, dilemat e diplomacisė shqiptare pėr vendimet e vėshtira mbi fatin e Kosovės, pozicionimet politike dhe bashkėpunimi me ndėrkombėtarėt, Konferenca e Rambujesė dhe rrjedhoja e saj, Pavarėsia e Kosovės, tė rrėfyera tė gjitha nė njė libėr. Paskal Milo, ministri i Jashtėm i Shqipėrisė sė asaj kohe, ka shėnuar gjithēka me pėrpikmėri nė njė ditar. I hedhur nė letėr nė momentet kur kanė ndodhur ngjarjet, Ditari i Paskal Milos, botuar me besnikėri sipas shėnimeve tė asaj kohe, tashmė ka marrė formėn e njė libri memorial-dokumentar tė titulluar "Ditari i njė ministri tė Jashtėm; konflikti i Kosovės 1997-2001". I hedhur nė treg nga shtėpia botuese "Toena", ky libėr vjen nė kohėn e duhur, nė 10-vjetorin e Konferencės sė Rambujesė, qė hodhi themelet pėr zgjidhjen e tė ardhmes sė Kosovės dhe pėrvjetorit tė parė tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, si rrjedhojė e kėsaj Konference. Tė vėrtetat qė dalin nga botimi i kėtij libri, tė thėna e tė pathėna pėr arsye tė ndryshme gjatė kėtyre 10 vjetėve, janė njė ndihmesė e ēmuar pėr tė kuptuar realisht ato qė kanė ndodhur gjatė kohės sė konfliktit, nė Kosovėn e pasluftės e deri mė sot. Ditėn e martė, 10 shkurt, ora 12.00 nė hotel "Tirana", me pjesėmarrjen e autorit dhe praninė e shumė figurave tė tjera politike, "Toena" do tė organizojė njė takim promovues, pėr tė vazhduar nė datėn 13 shkurt me Prishtinėn.



    Takimi Nano-Millosheviē nė Kretė

    5 nėntor 1997

    Dje mbaroi Samiti i Kretės, nė qytetin Iraklio, nė hotelin "Kapsis" ku u takuan kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive, si dhe ministrat e Jashtėm tė vendeve tė Evropės Juglindore. Ky Samit, i pari nė historinė e kėtyre vendeve, ngjalli interes tė madh, disa e pritėn me kėrshėri, disa tė tjerė me dyshim e skepticizėm. Greqia, si iniciatore, u pėrpoq tė nxirrte pėrfitime maksimale, tė manifestonte nė njėfarė mėnyre lidershipin e saj nė Ballkan. Turqia, qė pa dyshim ishte kundėr saj, u pėrpoq sė bashku me Rumaninė tė minimizonte rėndėsinė e Samitit. Madje u pėrpoqėn qė tė mos kishte as edhe njė dokument nė fund tė tij. Millosheviēi, nga ana e tij, kėrkoi tė nxirrte pėrfitimet e rastit. Me praninė e tij nė Samit ai synonte tė thyente izolimin e pjesshėm ndėrkombėtar dhe ta shfrytėzonte atė pėr propagandė nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet presidenciale qė do tė mbahen nė Serbi nė 7 dhjetor 1997.

    Ne shkuam atje pėr tė manifestuar vullnetin tonė tė mirė pėr marrėdhėnie korrekte me fqinjėt, pėr bashkėpunim dhe mirėkuptim me ta. Propozimi serb pėr takimin e nivelit tė lartė midis dy vendeve nė Kretė u konsiderua me kujdes nė Tiranė dhe pėr kėtė u informua edhe Presidenti Rugova pėrmes Zyrės sė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės nė Shqipėri.

    Vendimi pėrfundimtar pėr tė realizuar kėtė takim u mor pas konsultimeve me Departamentin e Shtetit tė SHBA-sė. Ambasadorja amerikane nė Tiranė, Mariza Lino, i pėrcolli qeverisė shqiptare kėto mesazhe: "Opinioni i jashtėm do tė presė shumė mė tepėr nga ēfarė mund tė arrihet realisht nga ky takim. Ne nuk jemi kundėr zhvillimit tė takimit, por sugjerojmė qė gjatė bisedimeve tė pėrqendroheni nė problemet kufitare (hapja e pikave doganore) dhe nė shkėmbimet tregtare, qė kosovarėve t‘u jepet mundėsia tė lėvizin lirshėm nė tė dyja anėt e kufirit, tė kėrkoni vendosjen e dialogut me kosovarėt dhe zbatimin e marrėveshjes pėr arsimin".

    Nė fund, Departamenti i Shtetit sugjeronte qė "nuk duhet tė shpreheni apo tė mbani qėndrime qė mund tė komprometojnė murin e jashtėm tė sanksioneve dhe mos bėni deklaratė tė pėrbashkėt pas takimit (pala tjetėr do ta kėrkojė)".

    Qeveria shqiptare u pėrgatit seriozisht pėr Samitin e Kretės dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr takimin e nivelit tė lartė me palėn serbe. Nė 30 tetor, MPJ-ja i dėrgoi kabinetit tė Kryeministrit Fatos Nano materialin pėrgatitor me tezat pėr takimin me delegacionin e Jugosllavisė. Nga mbi katėr faqe qė pėrmbanin kėto teza, dy faqe e gjysmė i kushtoheshin Kosovės dhe ato ndodhen nė Arkivin e MPJ-sė tė Shqipėrisė nė dosjen mbi Samitin e Kretės. Nė kėto teza thuhej se "ēėshtja e Kosovės ėshtė pėrsėri njė problem i madh, qė ka bllokuar marrėdhėniet midis dy vendeve. Shteti shqiptar, kėtij problemi kaq tė madh, nuk ka si t‘i shmanget, sepse ėshtė njė obligim i natyrshėm", se "ne i konsiderojmė plotėsisht tė drejta kėrkesat qė shqiptarėt e Kosovės kanė formuluar dhe askush nuk na jep tė drejtė qė t‘i modifikojmė apo ekzagjerojmė atoā€¦ Ajo qė shteti shqiptar dėshiron tė theksojė, ėshtė se tashmė Kosova nuk ėshtė thjesht njė problem i marrėdhėnieve midis Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, por njė problem i Jugosllavisė me Komunitetin Ndėrkombėtar".

    Tezat pėrmbanin njė numėr propozimesh konkrete, qė Kryeministri shqiptar duhej t‘i bėnte Millosheviēit nė lidhje me Kosovėn, si lirimin e tė burgosurve tė ndėrgjegjes dhe marrjen fund tė shkeljes flagrante tė tė drejtave tė popullsisė shqiptare nė Kosovė, Mal tė Zi e Serbi, heqjen e masave policore nga Kosova, rikthimin e tė larguarve me dhunė nga puna, shqiptarizimin e administratės nė bazė tė realiteteve demografike nė Kosovė dhe vise tė tjera ku jetojnė popullsi shqiptare etj.

    Nė fund, tezat e MPJ-sė theksonin se "normalizimi i gjendjes nė Kosovė, nėpėrmjet zgjidhjeve politike, do ta lehtėsonte nė mėnyrė tė dukshme atmosferėn e rėnduar. Pėr kėtė propozojmė qė udhėheqja jugosllave fillimisht tė konkretizojė dialogun e nisur me udhėheqėsit politikė tė Kosovės pėr rikthimin e objekteve shkollore, ēėshtje kjo qė tashmė ėshtė nė objektiv tė vėmendjes sė opinionit publik ndėrkombėtar. Kjo gjė ėshtė urgjente, sepse shenjat nė Kosovė tregojnė pėr njė zhvillim qė mund tė ketė pasoja pėr stabilitetin nė Jugosllavi dhe nė tėrė rajonin e Ballkanit. Marrėveshja pėr arsimin, kthimin e nxėnėsve dhe studentėve e profesorėve nė lokalet e tyre do tė ishte njė fillim i mbarė dhe nėse e arrijmė kėtė gjė sot kėtu nė Kretė, ky do tė ishte njė hap serioz i hedhur nė drejtimin e duhur pėr tė kthyer pėrsėri besimin nė zgjidhjen politike e nė dialogun, si mėnyrat e vetme produktive qė mund tė parandalojnė krizat".

    Para se tė them nėse tezat e pėrgatitura nga MPJ-ja u pėrdorėn ose jo, le tė shikojmė shkurtimisht se si u arrit nė takimin Nano-Millosheviē nė mbrėmjen e 3 nėntorit nė hotelin "Kapsis" tė Iraklios nė Kretė. E vėrteta ėshtė se pėrmes kanaleve diplomatike, tė dyja palėt ishin pėrpjekur paraprakisht tė binin dakord pėr temat e bisedimeve. Por pala jugosllave refuzonte qė nė bisedime tė flitej pėr Kosovėn, ndėrkohė qė pala shqiptare e kishte vėnė si kusht se pa biseduar pėr kėtė ēėshtje nuk kishte arsye qė tė bėhej takimi midis dy delegacioneve.

    Samiti pati rėndėsi pėr takimet bilaterale. Takimet mė interesante dhe mė tė komentuara ishin ato Simitis-Jillmaz dhe Nano-Millosheviē.

    Deri nė drekė, mė 3 nėntor nuk ishte e sigurt nėse do tė zhvillohej takimi. Gjatė drekės unė me Nanon ishim ulur nė qoshen e tavolinės sė madhe. Menjėherė, nė njė radhė me ne, ishin ulur Milutinoviē dhe Millosheviēi. Nė njė moment Milutinoviē i propozoi Nanos qė tė ndėrronin vendin, por Nano refuzoi. Gjatė gjithė drekės ata nuk i folėn njėri-tjetrit.

    Mė nė fund, kur pėrfundoi dreka, duke dalė nga restoranti nė hollin e hotelit ne u ndodhėm pėrballė Millosheviēit. Njė takim nė dukje i rastit. I dhamė dorėn, ndėrkohė qė fotoreporterėt bėnė punėn e tyre. Ky shtrėngim duarsh zgjidhi gjithēka. Nano i propozoi Millosheviēit qė tė takoheshin kokė mė kokė. Millosheviēi pranoi.

    Nė moment e ndjeva qė Nano bėri gabim qė vendosi tė takohej vetėm. Ai e dinte klimėn nė tė cilėn zhvillohej takimi dhe pėr tė larguar njė pjesė tė dyshimeve, apo edhe tė akuzave tė padrejta qė po bėheshin me bollėk duhej tė ishte treguar mė i kujdesshėm. Duke zbritur shkallėt pėr nė dhomat tona, i thashė Nanos se do tė ishte mirė qė tė mos shkonte vetėm nė takim dhe tė takoheshim nė rang delegacionesh. Nano m‘u pėrgjigj: "Nuk ka gjė, le tė mė akuzojnė mua si tradhtar!".

    Takimi filloi nė njė nga dhomat e pėrgatitura enkas nė katin e dytė tė hotelit. Nano dhe Millosheviēi u ulėn nė kolltukė pėrballė njėri-tjetrit. Unė me Milutinoviēin mbetėm prapa derės dhe biseduam rreth njė orė. Takimi zgjati rreth njė orė e gjysmė nga 19.30-21.00, kur ishte parashikuar vetėm treēerek ore. Presidenti i Maqedonisė, Kiro Gligorov, me tė cilin kishim takimin tjetėr, u detyrua tė priste rreth njė orė. Pėr tė mos shkaktuar ndonjė incident, unė shkova dhe bisedova vetė pėr gjysmė ore me Gligorovin dhe ministrin e Jashtėm Hanxhinskin.

    Takimi Nano-Millosheviē ishte i pari qė bėhej pas 51 vjetėsh qė prej qershorit 1946, kur nė Beograd ishin takuar zyrtarisht Enver Hoxha me Titon. Takimi duhej bėrė dhe ishte i dobishėm. Ne u treguam pa komplekse dhe qeveritė evropiane dhe ajo amerikane na mbėshtetėn. Por ende pa mbaruar takimi, madje para tij, pati reagime nė Kosovė e Shqipėri.

    Qeveria e Kosovės dhe Ibrahim Rugova qė mė 2 nėntor kishin dalė me njė deklaratė ku shprehej shqetėsim, por edhe ankth pėr mundėsinė e diskutimit tė ēėshtjes sė Kosovės nė kėtė Samit dhe pėr mungesėn e ftesės pėr udhėheqėsit kosovarė pėr tė marrė pjesė aty. Sigurisht qė ēėshtja e pjesėmarrjes nuk ishte e argumentuar, sepse Kosova nuk ishte shtet i pavarur dhe qeveria e zotit Bukoshi e panjohur nga pikėpamja e sė drejtės ndėrkombėtare. Por shigjetimi kryesor nė kėtė deklaratė, qoftė pa e pėrmendur me emėr, drejtohej kundėr Nanos kur thuhej se "askush tjetėr, pėrveē pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė popullit tė Kosovės, nuk ka mandatin dhe nuk mund tė bisedojė nė emėr tė Kosovės, apo tė marrė pėrsipėr zgjidhje tė ēfarėdolloj natyre pėr Kosovėn".

    Takimi dhe biseda e kryetarit tė qeverisė shqiptare me kryetarin e njė shteti fqinj, qoftė ky edhe Millosheviēi i Serbisė, nuk mund tė paragjykohet apriori. Politikanėt dhe kryetarėt e shteteve e tė qeverive janė pėr t‘u takuar, pėr tė zgjidhur problemet e pėr tė nxitur zhvillimin e marrėdhėnieve. Aq mė tepėr qė kishte mbi gjysmė shekulli qė nuk kishte pasur takim midis liderėve tė tė dyja vendeve. Por brishtėsia e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe, ēėshtja e Kosovės dhe natyra thellėsisht antishqiptare e Millosheviēit duhej ta bėnin Kryeministrin shqiptar qė tė mendonte njė takim mė zyrtar e mė protokollar, mė tė hapur, me kolegė e kėshilltarė nė krah qė t‘u jepte edhe pėrmasa mė tė gjera e mė tepėr siguri bisedimeve.

    Takimet kokė mė kokė mbartin nė vetvete diplomacinė konspirative, prandaj edhe bėhen, por nuk mund dhe nuk duhej bėrė njė i tillė midis dy njerėzve qė pėrfaqėsonin dy qeveri, dy vende e dy kombe qė ishin nė grindje e mosmarrėveshje historike. Nano, po tė ishte me delegacionin, do t‘u pėrmbahej nė substancė tezave tė pėrpunuara nga MPJ-ja pėr bisedimet dhe ato do tė ishin shėnuar nė rekordet e takimit dhe ai do tė ishte i mbrojtur nga akuzat qė vėrshuan si lumė pas Kretės, si nga opozita nė Shqipėri, ashtu edhe nga njė pjesė e politikės dhe opinionit publik nė Kosovė e diasporė.

    Njė takim nė Tiranė me rezonancė nė Prishtinė

    21 dhjetor 1998

    Sot pasdite, rastėsisht nga njė radiostacion privat, mora vesh se nė hotel "Rogner" u realizua nė dukje krejt papritur njė takim i dyshes qeveritare Majko e Meta me dyshen opozitare Berisha e Pollo. Nė mėngjes u ndodha te zyra e Kryeministrit Majko, por ai as mė dha shenjėn mė tė vogėl pėr kėtė takim.

    Ambasadorja amerikane M. Lino qė u ndodh sot pasdite nė zyrėn time nė kohėn kur zhvillohej takimi, ishte nė dijeni tė tij. Nuk e ndjeva veten aspak mirė kur njė ngjarje politike kaq tė rėndėsishme nuk e dinte ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, por e dinin pėrfaqėsuesit e huaj diplomatikė nė Tiranė. Si puna ime, tė befasuar, u ndodhėn edhe anėtarėt e tjerė tė kabinetit qeveritar, Kryetari i Kuvendit dhe nuk jam i sigurt nėse e dinte edhe Presidenti. Mbi tė gjitha nuk e dinte as edhe kryesia e Partisė Socialiste.

    Takimi, duke ardhur krejt papritur, shkaktoi pėshtjellim nė tė dyja kampet politike. Ai u realizua nė kulmin e retorikės konfliktuale midis qeverisė e opozitės, qė kėtė herė ishte shkaktuar edhe nga njė grevė urie dyjavore e rreth 90 studentėve nė Qytetin Studenti qė ishte mė se e qartė qė ishte organizuar nga PD-ja. Nė mėnyrė publike, si iniciatore dhe ndėrmjetėsuese e takimit, u shpall Shoqata e Studentėve tė Dhjetorit (tė vitit 1990), e cila ėshtė e njohur pėr prirjen e saj pro Partisė Demokratike.

    Unė jam pothuaj i sigurt qė ky takim spektakolar, pėr mėnyrėn se si u organizua dhe kohėn qė u zgjodh pėr ta realizuar, nuk mund tė ishte vepėr e kėsaj shoqate, e cila nuk pėrfaqėsonte ndonjė zė tė fuqishėm dhe me autoritet nė opinionin publik shqiptar. Nė qoftė se nuk ėshtė kjo shoqatė, atėherė cilėt janė organizatorėt e vėrtetė tė kėtij takimi? Kush kishte interes qė ky takim tė bėhej dhe pėrse? Kėto pyetje implikojnė pėr mendimin tim tri palė: zotin Berisha, Kryeministrin dhe zėvendėsin e tij e disa pėrfaqėsues tė trupit diplomatik nė Tiranė (ambasadorja Lino e SHBA-sė, ambasadori Spatafora i Italisė dhe ambasadori Everts i OSBE-sė).

    Pėrse Berisha ishte i interesuar? Mendoj pėr disa arsye: strategjia e tij e bojkotit tė Parlamentit, e tensionimit tė situatės dhe e destabilizimit tė vendit pėr t‘u rikthyer nė pushtet me dhunė dėshtoi. Si ministėr i Jashtėm jam nė dijeni tė plotė pėr izolimin e tij nga faktori ndėrkombėtar. Eliminimi i tij nga jeta politike shqiptare ishte bėrė objekt diskutimi. Nė kėto rrethana, shefit tė opozitės i duhet njė arsye e fortė qė tė rikthehet nė Parlament, qė tė braktisė sheshin "Skėnderbej", qė e ka marrė me qira pėr muaj tė tėrė. E kuptoi vetė, apo e ndihmuan tė tjerėt ta kuptojė, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Unė mė tepėr mendoj se ėshtė e dyta.

    Po Majko me Metėn pse ishin tė interesuar ta bėnin kėtė takim? A e morėn vendimin vetė, apo ua imponuan tė tjerėt? Nė parim takimi ishte i rėndėsishėm, i domosdoshėm e i dobishėm. Ai i shėrben uljes sė tensioneve dhe zhvillimeve normale demokratike nė Shqipėri. Nga kjo pikėpamje tė gjithė e mbėshtesin dhe nuk ka pse mos tė mbėshtetet. Probleme tė tilla madhore nuk u takojnė vetėm njė apo dy njerėzve, por tė gjithė forcave politike. Majko dhe Meta e dinė shumė mirė kėtė dhe ata pavarėsisht se kryesojnė qeverinė nuk mund tė mbajnė mbi supet e tyre njė pėrgjegjėsi kaq tė madhe pa marrė miratimin e kryesisė sė PS-sė. Atėherė dikush tjetėr i ka shtyrė, mbėshtetur e inkurajuar pėr ta bėrė kėtė takim "historik".

    Kush ėshtė apo cilėt janė? Kam arsye tė besoj se kėtė takim e kanė nxitur e organizuar amerikanėt, pėrmes ambasadores Lino, nė bashkėpunim edhe me Spataforėn e Dan Everts. Jo rastėsisht sot ambasadori italian mė tha se Berluskoni kishte pranuar njė ftesė tė Berishės pėr tė ardhur nė Shqipėri, porse ai e kishte kėshilluar qė do tė ishte mė mirė tė vinte me ftesė tė Kryeministrit Majko dhe me kėtė rast takonte edhe Berishėn. Sipas Spataforės, Majko kishte pranuar ta bėnte ftesėn. Edhe ambasadori i OSBE-sė, Everts, erdhi e mė pyeti se ēfarė mendimi kisha nėse kryetari i ardhshėm i radhės sė OSBE-sė, ministri i Jashtėm norvegjez, Knut Volebek, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė mė 9 janar 1999, mund tė takonte Sali Berishėn? Mė tha se do tė shkonte tė bisedonte me shefin e opozitės dhe do t‘i kėrkonte tė bėnte gjeste tė tilla qė tė ndryshonin nga veprimet e deritanishme nė rast se dėshironte tė takonte Volebekun.

    Ky takim, qė u pėrshėndet nga Uashingtoni menjėherė pas pėrfundimit tė tij, synon patjetėr forcimin e stabilitetit politik nė Shqipėri edhe nė funksion tė zhvillimeve nė Kosovė. Ky synim u bė i qartė edhe nė fund tė takimit kur tė dy palėt deklaruan se do tė mbanin qėndrime tė pėrbashkėta ndaj Kosovės. Amerikanėt mendojnė se afrimi i forcave kryesore politike nė Tiranė do tė ndikojė edhe nė afrimin e faktorėve politikė shqiptarė nė Kosovė. Majkos dhe Berishės u ėshtė kėrkuar qė tė moderojnė qėndrimet e liderėve tė Kosovės dhe t‘i nxisin ata pėr tė krijuar njė grup tė ri negociator gjithėpėrfshirės, i gatshėm pėr t‘u ulur nė bisedime me Beogradin pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje kalimtare pėr statusin e Kosovės.

    Nuk ėshtė e rastit qė takimi Majko-Berisha u bė njė javė pasi nė 14 dhjetor dėshtoi njė mbledhje nė Vjenė, e iniciuar nga amerikanėt midis liderėve kryesorė tė Kosovės, pėrfshirė UĒK-nė me pėrfaqėsues tė Grupit tė Kontaktit. Synimi i kėtij takimi ishte pikėrisht krijimi i grupit tė ri negociator kosovar. Po nė 14 dhjetor, pas vrasjes nė kufirin me Shqipėrinė tė 35 ushtarėve tė UĒK-sė, midis tė cilėve edhe drejtues tė saj nga njėsi tė ushtrisė jugosllave mori fund armėpushimi i pėrkohshėm. Kjo ngjarje u pasua menjėherė me vrasjen e gjashtė tė rinjve serbė nė njė kafene tė Pejės. UĒK-ja u distancua nga pėrgjegjėsia pėr kėto vrasje.

    Njė mision i vėshtirė, por i suksesshėm.

    Shqiptarėt i thonė "Po" marrėveshjes

    23 shkurt 1999

    Po shkruaj 24 orė pasi kam mbėrritur nė Paris dhe jam duke fluturuar pėr nė Vjenė ku nesėr zhvillohet mbledhja e grupit "Miqtė e Shqipėrisė" dhe ku jemi ftuar tė marrim pjesė.

    Qėndrimi nė Paris ka qenė njė kalvar i vėrtetė diplomatik. Me tė mbėrritur fillova menjėherė tė kontaktoj me disa anėtarė tė delegacionit kosovar, me Xhavit Halitin (Zekėn), me Jakup Krasniqin, me profesor R. Qosjen, me Azem Sylėn, Veton Surroin.. Ata ma paraqitėn situatėn brenda delegacionit alarmante, po pėrēaheshin dhe Konferenca mund tė pėsonte fiasko. Tė gjithė pėrgjegjėsinė e pėrqendronin te njė emėr: Hashim Thaēi. U pėrpoqa tė lidhesha me atė, po ai mė fshihej. Rastėsisht e kapa te telefoni i Zekės, por mė "rrėshqiti" dhe e mbylli. Pėrpjekjet pėr t‘u rilidhur pėrfunduan pa sukses. Me Majkon nė Tiranė komunikoja vazhdimisht.

    Qėkur u nisa nga Tirana kisha kėrkuar takim me zonjėn Ollbrajt, Vedrin dhe Kuk. Amerikanėt ishin pėrgjigjur pozitivisht dhe pėrmes zėdhėnėsit tė Departamentit tė Shtetit ia kishin dhėnė lajmin dhe shtypit. Gazetarėt ishin mbledhur nė hotel "Intercontinental" ku qėndronte Ollbrajti, deri nė mesnatė nė pritje tė takimit tonė. Por takimi nuk u realizua. Ollbrajt deri vonė u pėrpoq tė thyente rezistencėn e Thaēit, por pa dobi. E zhgėnjyer dhe e zemėruar, ajo u kthye nė hotel.

    U lidha me delegacionin amerikan, fola me Tinėn, Karl Sibentritin dhe mė nė fund me Hillin. As ata nuk mė jepnin shpjegime. U kėrkova tė na ndihmonin tė takonim po atė natė delegacionin shqiptar tė ngujuar nė kėshtjellė, por na kthyen pėrgjigje qė francezėt nuk donin. Madje atyre nuk u kishte pėlqyer as ardhja ime nė Paris. Ata ishin pėrpjekur tė na mbanin larg Rambujesė.

    Hilli mė foli shumė i zemėruar. Pėr Thaēin mė tha se duhet tė shkojė me pushime. Mė tha gjithashtu se Ollbrajti ishte shumė e prekur dhe kishte deklaruar se n.q.s. nuk do tė kishte marrėveshje, ajo do ta harronte fjalėn Kosovė!

    I kėrkova Hillit qė tė na e sillnin delegacionin shqiptar nė hotel. Ai na premtoi se do tė pėrpiqeshin tė rregullonin takimin. E organizuan pėr ditėn tjetėr (sot) nė orėn 8.00 brenda nė territorin e kėshtjellės. Tė lodhur dhe plot tension ramė tė flemė pak orė.

    Nė orėn 8.00 sot u takuam me R. Qosjen, V. Surroin, A. Sylėn dhe H. Thaēin nė njė zyrė tė administratės sė kėshtjellės. I. Rugova, megjithėse e kishim kėrkuar, nuk erdhi. Dėshmoi edhe njė herė hapur se nuk dėshironte tė kishte lidhje me ne, inferioritetin dhe mungesėn e kurajės pėr t‘u ballafaquar dhe parė sy mė sy. Nga amerikanėt prapa derės qėndronte Sibentriti.

    Ngadalė dhe me qetėsi u sqarova kosovarėve se ne do t‘i mbėshtesim dhe nuk do t‘i lėmė kurrė vetėm. E dinim qė Thaēi duhej tė bindej me argumente, por ai kishte marrė njė qėndrim tė pandryshueshėm dhe kokėfortė, aq sa bisedimet qė zgjatėn mbi njė orė nuk sollėn asnjė pėrfundim! U ndamė si miq me mendimin se ata, gjatė shqyrtimit tė projektit pėrfundimtar qė do t‘u dorėzohej nė orėn 9.00, do reflektonin pozitivisht.

    U kthyem nė Paris, nė ambasadė, nė pritje tė orės 12.00, kur delegacionet do tė jepnin mendimet e tyre me shkrim pėr projektin. Nuk kishim veēse disa minuta qė ishim kthyer, kur Kris Hill nga Rambujeja mė telefonoi e mė kėrkoi njė takim nė orėn 11.30.

    Iu drejtuam pėrsėri Rambujesė dhe eskorta na ēoi nė selinė e delegacionit amerikan, njė shkollė qė u kishte dhėnė nxėnėsve njė javė mė tepėr pushime. Nė takim me Hillin dhe Sibentritin shkuam unė, Godo dhe ambasadori L. Rama. Hill filloi tė fliste dhe nuk e fshihte zemėrimin. Gjithēka e kishte me Hashim Thaēin. "Takimi me Demaēin nė Lubjanė, turfullonte Hilli, ka luajtur njė rol shumė negativ. Ēudia mė e madhe ka qenė se, duke mos besuar tek Ollbrajt, delegacioni shqiptar i ka kėrkuar asaj qė tė lidhen drejtpėrdrejt dhe tė flasin me Presidentin Klinton. Kjo tė bėn tė mendosh se ata vijnė nga njė planet tjetėr". Hilli tha dhe shumė fjalė tė tjera i plagosur rėndė edhe nė sedrėn e tij, por edhe nė pėrgjegjėsinė qė kishte si negociator amerikan qė donte tė siguronte suksesin e Konferencės qė do tė ishte njėkohėsisht edhe sukses amerikan, por edhe arritje personale e tij. Interesa tė kombinuara, por qė jo gjithnjė ėshtė e lehtė tė gjesh ekuilibrin midis tyre.

    Deklaratat e Hillit ishin sigurisht pak tė nxituara e nė inat e sipėr, qė reflektonin njė tension e lodhje tė jashtėzakonshme. "Kam 42 orė pa gjumė, na tha dhe zonja Ollbrajt, nuk ka qenė kurrė mė e zemėruar se dje."

    Sė bashku me zotin Godo u pėrpoqėm ta qetėsojmė duke i thėnė se Thaēi ndodhet nėn presionin e segmenteve tė caktuara tė UĒK-sė nė terren, se ai djalė nuk ėshtė i lirė tė vendosė vetė dhe tė marrė pėrgjegjėsi kaq tė rėnda, se ėshtė i ri e nuk ka shumė pėrvojė politike etj.

    Nė momentin qė dėgjoja Hillin e zemėruar, mendova se ēfarė dėmi mund t‘i bėhej ēėshtjes sė Kosovės nga kokėfortėsia apo nga frika e marrjes sė pėrgjegjėsisė. Menjėherė i kėrkova Hillit qė tė na krijonte mundėsinė qė t‘i takonim dhe njė herė shqiptarėt pėr pesė minuta. Godo nė fillim kundėrshtoi, po mė vonė mė dha tė drejtė.

    Pas mė tepėr se gjysmė ore, erdhėn pėr t‘u takuar pėrsėri R. Qosja, V. Surroi, A. Syla dhe H. Thaēi. Fillova t‘u flas me qetėsi pėr ēfarė tha Hilli, rėndėsinė qė kishte nė parim miratimi i marrėveshjes pėr Kosovėn, iu referova bisedave tė bėra me Bedri Islamin, u pėrmenda letrėn e Presidentit Meidani. Ismail Kadare i kishte dėrguar dje delegacionit njė letėr mbresėlėnėse qė unė e lexova nė zyrėn e Majkos. Majko mė mori nė telefon dy herė gjatė bisedės.

    Tė gjitha kėto veprime ishin mbėshtetje edhe pėr mua qė tė kėmbėngulja fort e mė fort. Nė fund e ngrita tonin kundėr Thaēit dhe i thashė se me qėndrimin e tij po i kursente Serbisė bombardimin, por tė mos harronte qė kishte pėrgjegjėsi edhe ndaj Shqipėrisė, sepse ne vuajmė rrjedhojat e konfliktit nė Kosovė. Ne duhet ta ndihmojmė njėri-tjetrin dhe tė mirėkuptohemi me njėri-tjetrin.

    Rexhep Qosja foli pėrsėri bukur dhe me logjikė, po kėshtu Surroi. Edhe Syla, ndonėse i kontraktuar, e mbėshteti marrėveshjen nė princip.

    Thaēi nė pėrfundim kėrkoi gjysmė ore afat qė tė mbyllej vetėm nė dhomė dhe tė reflektonte! E kuptova qė do tė kėshillohej me ata qė e mbanin peng! Para se tė ndaheshim i thashė Thaēit:

    "Po tė shikoj drejt nė sy dhe ato sy mė thonė se ti do tė marrėsh njė vendim tė drejtė".

    U larguam nga kėshtjella, pasi amerikanėt e miratuan shtyrjen e afatit edhe pas orės 13.00 pėr t‘i dhėnė mundėsi delegacionit shqiptar tė arrinte konsensusin. Abdyl Sylės i lashė numrin tim tė telefonit dhe i kėrkova tė mė njoftonte pėr vendimin. Shkuam nė njė restorant nė pritje tė pėrgjigjes.

    Nė restorant fola disa herė me Presidentin, me Majkon e Gjinushin. Tirana ishte nė ankth si tė gjithė ne. Fola edhe me Demaēin, i cili nė momentin kur ēdo gjė pothuajse kishte mbaruar, mė tha qė tė kėrkoja shtyrjen e Konferencės pėr njė javė, ardhjen e tij si anėtar i delegacionit dhe sigurimin e njė takimi me M. Ollbrajtin! Kodra pas bregut!

    Pėrfundimisht rreth orės 15.30, A. Syla mė njoftoi se konsensusi u arrit dhe letra e delegacionit shqiptar iu dorėzua negociatorėve. Morėm frymė lirisht dhe u drejtuam nga ambasada nė Paris. Godo shkoi tė ēlodhej nė hotel, ndėrsa unė u dhashė intervista BBC-sė, "Zėrit tė Amerikės", kanaleve televizive shqiptare, "Gazetės Shqiptare" etj.

    Kur isha nė ambasadė, shumica e anėtarėve tė delegacionit shqiptar mė morėn nė telefon dhe mė pėrgėzuan pėr kontributin personal qė kisha dhėnė pėr tė bindur Thaēin. Madje u ēudita kur mė telefonoi dhe mė pėrgėzoi edhe Bujar Bukoshi! Vetėm Ibrahim Rugova nuk u bė i gjallė.

    Megjithėse konsensusi u arrit, ai ishte shumė i brishtė. E kuptova edhe mė shumė, kur i ndodhur pranė tij, dėgjova Thaēin nė intervistėn qė i dha RTSH-sė nė emisionin e orės 18.35. Pėrsėri u pėrpoq ta distancojė veten nga marrėveshja.

    Nė Rambuje kosovarėt arritėn tė bashkohen. Po kur tė kthehen nė Kosovė? Demaēi doli kundėr, por edhe komandantėt lokalė tė UĒK-sė. Ēfarė do tė ndodhė? Tė presim. Nė Rambuje shqiptarėt ranė dakord qė tė krijojnė edhe njė qeveri tė pėrbashkėt. Pse u nxituan? Pėr tė ndarė portofolat pėr tė ardhmen? Ishte njė kompromis pėr tė qėndruar sė bashku? Qosja mė tha se Kryeministėr u zgjodh Jakup Krasniqi, ndėrkohė qė mė vonė mora vesh se flitej pėr Hashim Thaēin. Demaēi, nė njė deklaratė pėr shtyp, e hodhi poshtė kėtė qeveri dhe vetė Marrėveshjen e Rambujesė. Demaēi po pengon, ndoshta pa dashje. Me tė duhet biseduar.

    Bisedė e vėshtirė mes Majkos e Papandreut

    10 mars 1999

    Ministri i Jashtėm grek, Jorgos Papandreu, erdhi sot nė Tiranė. Si gjithmonė miqėsor dhe shumė i sjellshėm, Papandreu veē miq bėn. Erdhi nė kuadrin e njė turneu tė shpejtė ballkanik pėr ēėshtjen e Kosovės. Grekėt e ndėrmorėn kėtė turne pėr njė ēėshtje, e cila u sjell dhe mund t‘u sjellė shqetėsime tė mėdha, jo vetėm refugjatėve, por dhe largim investitorėsh e komprometim si tė vetmit anėtar tė BE-sė dhe tė NATO-s nė Ballkan.

    Papandreu u shpreh pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, me termat autonomi tė zgjeruar brenda kufijve tė RFJ-sė. "Tė gjithė, tha ai, jemi tė interesuar pėr njė zgjidhje tė pėrshtatshme", dhe shfaqi kėnaqėsinė pėr sa dėgjoi nga Meidani e Majko se shqiptarėt kanė shfaqur gatishmėrinė pėr tė nėnshkruar marrėveshjen.

    Ministri i Jashtėm i Greqisė ishte duke kryer njė turne rajonal qė do ta ēonte edhe nė Beograd. "Millosheviēi, na informoi ai, ende refuzon praninė ndėrkombėtare ushtarake nė Kosovė, veēanėrisht atė tė NATO-s". Mėnyra se si e shtroi kėtė ēėshtje, mė dha tė kuptoj se ai donte tė dinte mendimin tonė nėse do tė ishte e pranueshme pėr shqiptarėt e Kosovės edhe njė tjetėr forcė ndėrkombėtare nėn ēfarėdolloj emri.

    Presidenti Meidani e bėri tė qartė qėndrimin e tij dhe i dha edhe njė pėrgjigje Papandreut kur e vuri theksin nė nevojėn e dislokimit tė forcave paqeruajtėse tė NATO-s, ose nėn komandėn e NATO-s nė Kosovė si garantuese e marrėveshjes.

    Biseda nė zyrėn e Kryeministrit Majko e vuri Papandreun nė njė pozitė tė vėshtirė dhe tė papritur. Kryeministri me tė drejtė vuri nė dukje se serbėt po pėrpiqen tė evitojnė nėnshkrimin e marrėveshjes, por ministri i Jashtėm grek e vuri nė dyshim kėtė konkluzion.

    Majko shkoi mė tej dhe pėrmendi njė deklaratė tė Vuk Drashkoviēit pėr njė ndarje tė mundshme administrative tė Kosovės, e cila ka bėrė qė tė lindin dyshime nė radhėt e shqiptarėve pėr vendosjen e forcave tė huaja aty, ku forcat e vendeve qė pėrkrahin Serbinė do tė pozicionoheshin nė ato rajone qė mund t‘i shkėputeshin Kosovės. Aludimi kėtu ndėr tė tjera mund tė ishte edhe pėr Greqinė.

    "Ne, vazhdoi Majko, po pėrgatitemi pėr mė tė keqen. Nė qoftė se do tė fillojnė masakra nė Kosovė dhe njė pjesė e refugjatėve do tė drejtohen nė kufi, Shqipėria do tė pėrfshihet nė konflikt dhe ne nuk mund tė qėndrojmė mėnjanė, do tė jemi tė detyruar tė veprojmė. Nėse sulmohemi do tė jemi tė detyruar tė mbrohemi dhe se po tė mos nėnshkruhet marrėveshja do tė ketė konflikt total midis shqiptarėve dhe serbėve".

    E pashė Papandreun qė u shqetėsua, sepse nuk e priste njė deklaratė kaq tė fortė. Pėr t‘u sqaruar mė mirė, ai e pyeti Majkon: "Bėhet fjalė pėr shqiptarėt e Shqipėrisė apo tė Kosovės?"

    Kryeministri iu rikthye me njė pėrgjigje akoma edhe mė tė fortė:

    "Nėse vriten dhjetė mijė veta nė ditė nė Kosovė tė gjithė shqiptarėt do tė orientohen nga zgjidhja e armatosur dhe i gjithė ky reaksion do tė pėrhapet nė Maqedoni dhe Mal tė Zi. Sinjale vijnė dhe nga shqiptarėt nė Turqi, ku numėrohen 4-5 milionė. Vetė unė do tė shkoj nė front".

    Papandreu u pėrgjigj:

    "Fillimi i luftės do tė ndizte tendencat nacionaliste nė tė gjitha vendet e Ballkanit dhe i gjithė bashkėpunimi i deritanishėm do tė kthehej mbrapsht. Do tė synohej krijimi i shteteve tė pastra nacionale, ēka nėnkupton njė luftė ballkanike. Kemi bashkėpunuar me Shqipėrinė, por i gjithė ky bashkėpunim do tė shembej dhe bashkė me tė edhe perspektiva euroatlantike. Ju premtoj se do tė bėj ē‘ėshtė e mundur pėr gjetjen e njė zgjidhjeje".

    E pėrcolla Papandreun nė aeroport. Pasi u ktheva, e mora Majkon nė telefon dhe i thashė me tė qeshur se e kishte "tmerruar" Papandreun dhe diplomatėt grekė qė e shoqėronin.

    Gazeta Shqip
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,855
    Faleminderit
    63
    750 falenderime nė 620 postime

    Pėr: Milo: Ju tregoj takimet Nano me Millosheviē dhe Majko-Papandreu

    Gazetari Robert Goro: Unė dėshmitar nė takimin Nano – Millosheviē nė Kretė

    Emri:  nano-1.jpg

Shikime: 37

Madhėsia:  33.1 KB

    Edhe pse kanė kaluar plot 20 vjet, takimi i kryeministrit tė atėhershėm shqiptar me “kasapin e Ballkanit” Sllobodan Milosheviē, vazhdon tė mbetet objekt i njė interesimi tė madh nga publiku. Ndoshta pse atėherė kur ndodhi nuk u hodh shumė dritė.
    Si njė nga dėshmitarėt e pakėt qė pata informacion autentik nga vetė Nano, menjėherė pas takimit, e kam pėrcjellė ngjarjen me detaje nė BBC, si dhe e kam pasqyruar nė librin tim “FYROM, supremacia e inferioritetit” (2001).
    Pikėrisht, ashtu siē e kam shkruar nė atė libėr, po ia pėrcjell edhe njė herė lexuesit, me shpresėn se do t’i shuaj sadopak kėrshėrinė…

    Robert Goro

    Samiti i Kretės, me 2-4 nėntor 1997 mblodhi pėr herė tė parė rreth njė tryeze gjithė udhėheqesit e lartė tė shteteve ballkanike. Dhe vetėm pėr kėtė fakt, ishte padyshim njė ngjarje mjaft e rėndėsishme pėr rajonin. Ky pohim bėhet edhe mė i qėndrueshėm, po tė kujtojmė se samiti pasues, ai i Antalias (Turqi) me 1998 dhe sidomos ai i Bukureshtit me 1999, u karakterizuan nga njė nivel i ulėt pėrfaqėsimi, ku gati gjysma e shtetarėve nuk u paraqitėn.
    Para fillimit tė vet, Samiti i Kretės ishte monopolizuar nga takimi eventual i kryeministrave tė Greqisė e Turqisė, gjegjėsisht Simitis e Jilmaz. Por shumė shpejt, interesimi i gjithė tė pranishmėve u pėrqėndrua rreth dy liderėve tė tjerė ballkanas: Nanos e Milosheviēit…
    Pėr takimin Nano-Milosheviē kishte rreth dy muaj qė flitej. M 1 tetor nė Prishtinė ishte zhvilluar njė demonstratė e studentėve shqiptare, tė cilėn policia serbė e kishte pėrballuar ashtu si zakonisht, me shkopinj gome e gaz lotesjellės. Disa ditė me vonė kisha intervistuar nė Tiranė ministrin e jashtėm shqiptar, Paskal Milo dhe e kisha pyetur edhe pėr mundėsinė e njė takimi mes Nanos e Milosheviēit nė Kretė. Milo ishte pėrgjigjur kategorikisht se pėrderisa studentėt trajtohen me dajak nga policia serbė dhe mbetet e pa implementuar marrėveshja pėr arsimin qė kishin nėnshkruar “me korrespondencė” Milosheviēi e Rugova nė shtator 1996, njė takim i tillė nuk kishte kuptim.
    Pėr realizimin e takimit kishte bėrė presion tė madh pala greke dhe vetė kryeministri Kostas Simitis, qė e konsideronin takimin si njė konfirmim tė aftėsive diplomatike rajonale tė Greqisė. Gjatė vizitės sė zotit Milo nė Athinė (shtator 1997) mikpritėsit i kishin propozuar njė takim tė nivelit tė lartė shqiptaro-jugosllav nė kuadrin e Samitit tė Kretės, por pala shqiptare nuk kishte kthyer pėrgjigje. Nė intervistėn nė fjalė Milo do tė theksonte veē tė tjerash: “Me gjithė respektin qė kam pėr mikun tim tė vjetėr, zotin Pangallos, unė nė Athinė nuk tregova ndonjė shenjė miratimi lidhur me ndėrmjetėsimin pėr njė takim tė nivelit tė lartė shqiptaro-sėrb. Ne nuk duam tė bėjmė show politik, por dėshirojmė tė bėjmė hapa konkretė nė rrugėn e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave. Pėr realizimin e njė takimi tė tillė nė parashtrojmė disa kushte, tė cilat ia thashė edhe homologut tim jugosllav, zotit Milutinoviē kur u takuam nė Nju Jork”. Ndėr kėto kushte Paskal Milo pėrmendte: zbatimin e marrėveshjes pėr arsimin qė kishin nėnshkruar nė shtator 1996 Rugova e Milosheviē, heqjen e regjimit policor tė Serbisė nga Kosova, nėnshkrimin e disa marrėveshjeve mes Tiranės e Beogradit lidhur me regjimin kufitar, si dhe pėr bashkėpunimin ekonomiko-tregtar e konsullor-juridik. “Nėse kėto kushte pėrmbushen, ne jemi gati tė shkojmė nė njė takim tė tillė, madje pa pasur nevojė pėr ndėrmjetės”, konkludonte mė 1 tetor 1997 ministri i jashtėm shqiptar.
    Natyrisht ideja e takimit, ndonėse ende nuk dihet se kujt pale i takonte, kishte marrė edhe miratimin nga Uashingtoni.
    Nė mbrėmjen e mbėrritjes nė Kretė tė udhėheqėsve ballkanikė nė Agia Galini pranė Heraklios (1 nėntor), u dha darka e mirėseardhjes, ku Nano e Milosheviē i shtrėnguan dorėn njeri-tjetrit. Ky duarshtrėngim u interpretua si njė ogur i mirė pėr realizimin e takimit. Prapa kulisave pėrpjekjet qenė intensifikuar, sidomos kur u muar vesh se Milosheviēi pranonte qė tė bėhej takimi, por vetėm me njė kusht: Qė tė mos flitej fare pėr Kosovėn. Nano, kuptohet, ngulte kėmbė pėr tė kundėrtėn dhe njė hije misteri mbuloi pėr mė shumė se 24 orė takimin eventual.
    Kėtij misteri iu shtua edhe njė telefonatė nga Gjeneva nė celularin tim, mesditėn e 3 nėntorit. Ishte Xhaferr Shatri, ministėr i informacionit i qeverisė sė Republikės sė Kosovės (tė kryesuar nga Bujar Bukoshi). Zoti Shatri po mė thoshte se do tė mė nisnin njė deklaratė drejtuar Samitit dhe kėrkonin qė deklaratėn ta dorėzoja unė. I thashė se kjo ishte punė qė s’bėhej, pse unė ndodhesha nė Kretė me cilėsinė e korrespondentit tė BBC-sė dhe se mė e mira do tė ishte qė deklarata t’i drejtohej zyrtarisht Samitit, prandaj i diktova numrat e telefonave e tė fakseve. Kėshtu edhe u bė. Deklarata, e nėnshkruar nga kryeministri Bujar Bukoshi, pasi shprehte pezmatimin pse nė Kretė “nuk u ftuan pėrfaqėsuesit e ligjshėm tė popullit tė Kosovės”, theksonte: “Qeveria e Republikės se Kosovės deklaron se askush tjetėr pėrveē pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nė mėnyrė tė ligjshme, nuk ka mandatin tė diskutojė nė emėr tė Kosovės e tė ndėrmarrė ēfarėdo zgjidhjeje pėr Kosovėn”. Nuk donte shumė mend se ky pasazh i fundit “siluronte” pikėrisht takimin e pritshėm tė Nanos me Milosheviēin. E mora Nanon nė celular dhe ai dėrgoi kėshilltarin e vet, Vladimir Prelėn, nė sallėn e shtypit ku ndodheshim ne gazetarėt. Edhe sot e kėsaj dite nuk e kam kuptuar nėse Ladi nuk dinte apo nuk donte tė mė thoshte nėse takimi mė nė fund do tė bėhej.
    Sa pėr deklaratėn e qeverisė sė Kosovės kėshilltari diplomatik i Nanos mė tha se nuk e konsideronte si njė kundėrvėnie ndaj takimit, pse ishte normale qė nė kuadėr tė njė mbledhjeje tė tillė tė nivelit kaq tė lartė pala shqiptare tė diskutonte pėr Kosovėn.
    Pasdite gjeta momentin tė pinim njė kafe me zotin Nano dhe natyrisht e pyeta ēfarė do tė bėhej. “Eshtė e qartė, me tha, po tė mos tėrhiqet Milosheviēi, unė nuk kam pse shkoj nė takim, pse pa Kosovėn, njė takim i tillė do tė ishte pa thelb e do t’i shėrbente vetėm Milosheviēit, aq mė tepėr qė vetėm njė muaj na ndan nga zgjedhjet presidenciale nė Serbi”.
    Ndėrsa tė 400 gazetarėt qė ndodheshin nė sallėn e shtypit pėrpiqeshin me kot tė mėsonin gjesend pėr takimin, ambasadori Kastriot Robo, i cili sapo kishte marrė detyrėn nė krye tė pėrfaqėsisė diplomatike shqiptare nė Athinė, mė telefonoi rreth orės 19,00, pėr tė mė thėnė se takimi do tė bėhej.
    Takimi filloi nė orėn 19,30, nė hotelin Sofitel Capsis Palace, hotel ku bujtja edhe unė, por qė gjithė gazetarėt e kishim tė pamundur tė qaseshim nė pjesėn lindore ku rrinin udhėheqėsit e lartė, megjithėse kjo pjesė dhe perėndimorja ku rrinin pėrfaqėsuesit e medias, komunikonin nėpėrmjet njė kalimi tė nėndheshėm luksoz e plot shkėlqim.
    Pikėrisht nė hollin e kėtij kalimi do tė ulesha mė vonė me me Fatos Nanon dhe ai do tė tregonte pėr takimin me Milosheviēin. Sipas Nanos, sapo ishte mbyllur dera, ai i kishte thėnė Milosheviēit “Do tė flasim pėr Kosovėn dhe ju do tė mė dėgjoni”. Dhe pėr 25 minuta kishte folur vetėm Nano, ndėrsa biseda ndėrpritej pėr tė bėrė ndonjė ndėrhyrje Miloshevici “i mbytur nė djersė” (sipas Nanos), apo pėr tė kthyer gotėn e uiskit…
    Nano kėrkoi trajtim tė barabartė sa u pėrket tė drejtave njerėzore dhe lirive tė shqiptarėve dhe theksoi se zbatimi i marrėveshjes pėr arsimin qė kishin nėnshkruar njė vit me parė Milosheviēi e Rugova do tė ishte njė tregues i parė i respektimit tė kėtyre tė drejtave. Milosheviēi premtoi t’ia pėrcillte ēėshtjen njė komisioni ekspertėsh, si dhe dha garanci pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe legjislacionit jugosllav, duke pėrsėritur se Kosova ishte njė ēėshtje e brendshme e Jugosllavisė. Nano ia hodhi poshtė kėtė argument duke theksuar se ēėshtja e Kosovės “nuk mund tė jetė ēėshtje e brendshme, sepse tė drejtat e njeriut nuk maten me kutin e regjimeve e tė shteteve qė i trajtojnė komunitetet etnike si objekte qė duhet tė nėnshtrohen”. Gjithashtu i kėrkoi tė fillonte dialogun e drejtpėrdrejtė me Rugovėn, duke i kujtuar se kur u nėnshkrua marrėveshja pėr arsimin, tė dy burrat nuk qenė takuar me njeri-tjetrin. (Ata u takuan mė nė fund nė pranverė 1999, disa ditė pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s…).
    Fakti se u fol pėr Kosovėn, konfirmohet edhr nga deklarata pėr shtyp e Milosheviēit rreth takimit, ku ai thotė se u diskutua pėr “minoritetin shqiptar nė Kosovė”. Sa pėr histori, le tė themi se Milosheviēi pėr kundėrpeshė dhe gjithmonė sipas rrėfimit tė Nanos pas takimit, i shtroi ēėshtjen e “tė drejtave tė minoritetit serb dhe malazez qė jeton nė Shqipėri”. Nano deklaroi se “ėshtė njė realitet qė duhet marrė parasysh”. Nė tė vėrtetė, shumėkush e din se nė Shqipėri ka qenė njė pakicė e vogėl serbėsh e malazezėsh, kryesisht nė disa fshatra tė rrethit tė Shkodrės, shumica e tė cilėve u larguan pėr nė Jugosllavi menjėherė pas ndryshimeve qė ndodhėn nė Shqipėri nė vitet 1990-1991.
    Po pėr histori, shėnojmė gjithashtu se tė dy udhėheqėsit ranė dakord qė tė vazhdojnė kontaktet dypalėshe, me qėllim rivlerėsimin esencial tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore.
    Vetė Nano, nė mikrofonin e BBC-sė do tė deklaronte:
    “Ky ishte njė takim qė ndodh pas mė shumė se gjysmėshekulli midis autoriteteve tė Jugosllavisė dhe Shqipėrisė dhe sigurisht, si i tillė, pėrbėn njė ngjarje historike. Njė ngjarje historike nė njė optike moderne. Sepse takimi nxiti dialogun, ose rifillimin e dialogut dhe mbi bazėn e dialogut, i cili u shtri mbi tė gjitha problemet qė ekzistojnė nė marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave, si nė planin e bashkėpunimit ndėrshtetėror, ashtu edhe nė planin e dialogut ndėretnik, veēanėrisht ndėrmjet Kosovės e Beogradit, sepse komuniteti shqiptar nė Jugosllavi ėshtė shumė i madh pėr t’u neglizhuar dhe shumė i qytetėruar pėr t’u trajtuar si qytetarė tė dorės sė dytė. Prandaj, nėqoftėse u arrit tė fillojė dialogu, kjo do tė thotė qė tė pasohet nga takime tė tjera; shpresoj qė nuk do tė paragjykohen as nga palėt, as nga opinion i publik, sepse qėndrimet tona pėr interesat kombėtare janė tashmė qėndrime europiane, tė hapjes sė kufijve, tė zhvillimit tė gjithanshėm tė kontakteve midis shqiptarėve dhe qytetarėve tė kombėsive tė tjera nė Ballkan, gjė qė do ta bėnte vetė Ballkanin tė europianizohej me shpejt. Natyrisht, nuk mund tė them qė pikėpamjet ishin tė njėjta, por kjo krijon mundėsinė qė nė vazhdimin e dialogut tė gjenden pika tė tjera bashkėpunimi dhe tė krijohen -shpresoj- edhe qėndrime tė njėjta pėr probleme tė pėrbashkėta. Problemet e pėrbashkėta i referohen gjithmonė nevojės sė garantimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė qytetarėt nė tė gjitha vendet e Ballkanit, pra edhe pėr serbėt e shqiptarėt nė Republiken Federative tė Jugosllavisė, dhe kjo nuk mund tė konsiderohet njė ēėshtje e brendshme e Jugosllavisė, sepse tė drejtat civile nuk mund tė maten me kutin e regjimeve apo tė shteteve, qoftė edhe tė maxhorancės nė vende tė caktuara, tė cilat i trajtojnė komunitetet e tjera etnike dhe nacionale si subjekte qė duhet tė nėnshtrohen. Nga kjo pikėpamje unė mendoj se e vetmja altemativė edhe pėr Serbinė ėshtė tė pranojė logjiken e plotėsimit tė detyrimeve ndėrkombėtare qė e kanė ēuar nė izolimin dhe sanksionet e derisotme, tė pranojė zbatimin e marrėveshjes sė Dejtonit, tė pranojė njohjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut nga pikėpamja politike dhe institucionale nė Kosovė dhe pėrfundimisht ky ėshtė shtrati mbi tė cilin do tė zhvilloheshin me shpejt dhe marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve tona”.

    Ashtu siē pritej, takimi Nano-Milosheviē shkaktoi reagime nė Shqipėri e nė Kosovė. Bujar Bukoshi deklaroi se, ndonėse i mbetet konsekuent qėndrimit tė shprehur nė deklaratėn drejtuar Samitit, njė rezultat esencial do tė ishte i mirėpritur. Ndėrsa Sali Berisha u deklarua kundėr takimit dhe pėrgjithėsisht kundėr samitit tė Kretės. Pėr takimin Nano-Milosheviē, Berisha vlerėsoi se u bė vetėm e vetėm pėr t’u lanēuar Milosheviēi dhe se midis Milosheviēit dhe Kosovės Nano zgjodhi tė parin.

    Nė shėnimet e mia rreth kėtij takimi, nėnvizoja ndėr tė tjera: “Pėrfundimisht, pyetjes se kush doli mė i fituar nga Samitit i Kretės do t’i pėrgjigjeshim pa hezitim: Fatos Nano, i cili i parashtroi qartė pikėpamjet e veta, duke i rritur kėshtu aksionet deri me tash tė luhatura nė bursėn ndėrkombėtare, e cila nga ana e vet nuk mund tė akuzojė Shqipėrinė se i mungon dėshira pėr zgjidhje paqėsore tė problemit. Nga ana tjetėr, vetė Shqipėria ėshtė e pafuqishme pėr t’i ndryshuar Milosheviēit kokėfortėsinė nė qėndrimin ndaj Kosovės”. Dhe shtoja: “Me aktin e tij pėr tė pranuar takimin, Nano thjesht ia kaloi “stafetėn” palės jugosllave e cila natyrisht nuk mund tė japė asnjė garanci konkrete pėr zgjidhjen e problemit “nė bazė ė sė drejtės ndėrkombėtare”. Pėrkundrazi…”.

    Pėrkundėr reagimeve, Nano pėr asnjė ēast nuk u “pendua” pėr takimin me Milosheviēin. Tri a katėr ditė para fillimit tė bombardimeve tė NATO-s mbi Jugosllavi, (mars 1999), shfrytėzova rastin dhe e pyeta Nanon (nė atė kohė deputet i thjeshtė i PS), se si e vlerėsonte nė rrethanat e reja takimin me Milosheviēin:

    “Ishte njė ndėr hapat e parė logjike tė koherencės sė faktorit politik shqiptar me komunitetin ndėrkombėtar pėr tė mbėrritur nė izolimin politik tė Milosheviēit. Tė njėjtat gjėra qė i janė thėnė dhe vazhdojnė t’i thuhen Milosheviēit nga negociatorėt dhe gjithė palėt e tjera, pėrfshirė edhe faktorin kosovar, qė janė tė interesuara pėr njė proces tė normalizimit tė gjendjes nėpėrmjet institucionalizimit tė proceseve demokratike nė Kosovė dhe nė rajon, i janė thėnė drejtpėrdrejtė nga unė nė takimin e Kretės. Nga kjo pikėpamje nuk ėshtė vetėm nė dorė tė Milosheviēit zgjidhja pėrfundimtare e situatės nė Kosovė dhe e konfliktit me realitetet e vjetra qė lidhen me pushtetin e Milosheviēit, por tashmė ėshtė bėrė e qartė se edhe vetė serbėt po vuajnė njė nga diktaturat mė tė egra nė historinė e njerėzimit dhe nėpėrmjet kėtyre instrumentave qė sjellin pėrfundimisht rrethimin demokratik tė Serbisė, shkohet normalisht drejt likuidimit tė kėsaj diktature”.

    tribuna news

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Shqipe nga Kosova
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Paskal Milo: Ju tregoj prapaskenat e Rambujesė
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 17:27
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:22
  4. Papandreu pėr Kosovėn
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 14:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •