Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Deri kur do te lejohen te lehin zagaret e Sigurimit te Shtetit si Mark Dodani?

    Si e arrestoi Mark Dodani, Bedri Ēokun....


    06 shkurt 2009 22:59


    Nga Mihal XHOMO*


    Ishte ditė mė shi, 9 Dhjetori i vitit 1968, kur ushtarit tė popullit, djaloshit Bedri Ēoku, i hodhėn, mbi duart e papėrlyera, hekurat famėkeq tė modelit gjerman. E rrėmbyen si ujku delen nga moshatarėt e vet, me tė cilėt kryente shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, nė njė repart pune, ose siē i quanin komunistėt, Ndėrmarrje Bujqėsore Ushtarake (N.B.U.). Nė kėto ndėrmarrje punonin si skllevėr fėmijėt e kundėrshtarėve tė komunizmit ... Njė shpikje "allasoj", e ligėsisė komuniste. Njė lloj burgu dy vjeēar, me punė tė detyruar pėr 18-19 vjetarėt e paradėnuar. Njė e vėrtetė absolute si drita e diellit. Sepse, vetėm uniformėn e kishin nė ngjyrėn e rrobės ushtarake, tė tjerat, tė gjitha ishin struktura dhe metoda burgu. Stėrvitje ushtarake s’bėnin asnjėherė. Armė u jepnin vetėm natėn, kur bėnin roje pėrreth barakave, por pa fishekė. Punonin nga mėngjesi nė darkė. I ushqenin si tė burgosur; i rrihnin, i kėrcėnonin, i fusnin nė biruca tė errėta e tė ftohta, kur nuk realizonin normat e larta... Po tė pėrsėritej kjo gjė, konsiderohej faj dhe ushtarit tė punės ia hiqnin liridaljen pėr njė kohė tė gjatė; ndėrsa leja pėr nė shtėpi anulohej pėrgjithmonė. Po tė kundėrshtonte, apo tė shprehte lodhje e mėrzi nė punė, qoftė edhe pėr njė pakėnaqėsi tė vogėl, ushtarin e N.B.U.- sė e thėrrisnin nė komandė, e arrestonin nė "Emėr tė Popullit", me akuzėn e agjitacionit e tė propagandės. Me dhjetėra e qindra tė rinj tė kėsaj shtrese e kanė nisur “burgun” kėtu, nė repartet e punės, ushtarė, dhe e kanė pėrfunduar me vite tė tėra nė burgjet politike, famėkeqe tė Shqipėrisė...
    Ndėrsa rasti i Bedri Ēokut ishte disi i veēantė. Arrestimi i tij u bė i kamufluar, njė lloj "pėrlarje" , si nė filmat e Xhejs Bondit, me marifet e pa u marrė vesh nga asnjeri. Gjoja, e transferuan nė Korpusin e Jugut. Por kishte ditė qė qarkullonin fjalė se, Bedriun do ta ēonin nė Korpus, falė aftėsive tė veēanta, si fizarmonicist, si sportist i kategorisė sė parė. Cilėsi qė nė tė vėrtetė i kishte, por mjerisht, kėto cilėsi e dallonin edhe nga moshatarėt e tjerė, ushtarėt-skllevėr. Nam, mori edhe nga njė Premierė artistike, tė cilėn e pėrgatiti me ushtarėt e repartit, qė u shfaq me sukses, jo vetėm nė repartin e tij, por edhe nė fshatrat pėrreth, nė Labovė, nė Hormovė, nė Lekėl. Komisari i Repartit, ēuditėrisht burrė i mirė e gazetar i talentuar, e donte Bedriun, madje e kurajonte pėr ta zgjeruar Premierėn qė ta shfaqnin edhe nė Gėrhot, ku ndodhej Korpusi i Jugut, mandej edhe nė qytetin e Gjirokastrės... Shokėt e pėrgėzonin, ... por ama, jo tė gjithė i besonin kėto thashetheme... Disa tė tjerė, mė tė ngushtė, shprehnin edhe shqetėsimin pėr mėnyrėn si po dilnin e zmadhoheshin kėto muhabete. Sepse fakti qė deri mė sot asnjė nga ushtarėt e N.B.U.- sė nuk kishte kaluar nė njė repart special, rasti i Bedriut linte shumė pėr tė dyshuar. Dhe ku? Pėr nė Korpus!... "Kujdes, mund tė jetė lojė e Sigurimit tė Shtetit!", e kishte paralajmėruar Ali Merko nga Bilishti, njė shok i ngushtė, ish- i burgosur politik. I gjatė, i kėrrusur nga shtatėlartėsia, Aliu, sapo kishte marrė maturėn, tentoi tė arratisej nga Shqipėria. E kapėn nė kufi, por meqė ishte i ri, e dėnuan 5 vjet me heqje tė lirisė.
    Vuajti 3 vjet. Kishte pėrvojė nga tė gjithė ushtarėt, prandaj ishte i shqetėsuar pėr Bedriun, sidomos nga lėvizjet e disa operativėve tė Korpusit, qė vinin e iknin tinėz nė repartin e tyre. Ua vuri vulėn dyshimeve tė tij, kur sė fundi, Besmirin e veēuan nga shokėt e punės. E bashkuan me dy ushtarė, qė i sollėn kastile nga njė repart special i Sarandės. Dhe e detyruan tė punonte tani vetėm me ata, tė lėvizte, tė hante e tė flinte nė kapanon me ata. Njėri ishte goxha i gjatė, trupmadh e babaxhan. Ndoshta s' ishte emri i tij i vėrtetė, por eprorėt e repartit e thėrrisnin, Ilir. Me origjinė, puro tironas. Tjetri vinte nė trup i pakėt, mesatar, i shkathėt, brisk nga goja. Ishte i dyshimtė nė biseda e veprime. Sytė i kishte tė vegjėl e tė lėvizshėm, si njė shqarth. Emrin e tij Bedriu s' e mėsoi kurrė, as nuk u miqėsua mė tė... Pėr hir tė sė vėrtetės, vetėm me Ilirin shoqėrohej. I dukej njeri i mirė. Pse ishte i tillė, ndaj njė ditė ai e ftoi pėr shėtitje prapa kapanoneve, gjasme pėr tė kėrkuar njė lloj bime medicionale, siē deklaronte se e kishte hobby mjekėsinė popullore. Bedriu pranoi me kėnaqėsi. Por u ēudit, kur e pa atė shumė tė shqetėsuar. Tė tensionuar.
    Deshi ta pyeste... Por ai i vinte gishtin para buzėve, duke shikuar anash i frikėsuar. Vetėm kur u sigurua qė s’kishte njeri aty rrotull, i tha shpejt e shpejt: - Dėgjo, o Bedri...hap sytė !...Kam njė parandjenjė tė keqe pėr ty.... Dhe iku i tronditur, gati duke qarė. Bedriu s'mundi tė ftillohej nė ēast, madje s'pati as kohė tė mendonte e tė arsyetonte. Sepse pėr ēudi, mu afėr fytyrės, gati sa ta prekte me flatra, iu shfaq si me magji, njė zog shumė i bukur qė s' e kishte parė kurrė njė sojesh nė jetėn e tij; qė cicėrinte dhe krahėt i pėrplaste me rrapėllimė; qė i dilte herė para, herė prapa, sikur donte ta pengonte qė tė mos kthehej mė nė repart... Ai zog i bukur u zhduk papritur, siē edhe u shfaq, sapo Bedriu u gjend nė oborrin e repartit, nė dritėn verbuese tė llambave, midis dy kapanoneve. Ishte ėndėrr apo realitet? Megjithatė, shfaqja e papritur e tij, s'do t’i shqitej nga kujtesa tėrė jetėn... Natėn s'fjeti si herėt e tjera. E zuri gjumi vonė. I ndėrgjegjshėm qė kishte marrė tre sinjale paralajmėruese dhe nuk ishte nė gjendje t'i kuptonte e t'i vlerėsonte, ia angėshtonte shpirtin. Mirė, Aliu dhe Iliri ndoshta kanė pasur tė drejtė ta shqetėsonin, por ky, zogu i bukur pse iu shfaq i egėrsuar e ulėritės pėr ta penguar qė tė kthehej tek shokėt e tij? Ē’ kishte dashur tė thoshte? ... Mos ishte ai engjėlli mbrojtės qė e paralajmėronte? Dhe qante e ulėrinte, ngaqė s'kishte mėnyrė tjetėr pėr ta ndihmuar.?!...O zot! U realizoftė dėshira dhe vullneti Yt mbi krijesat e Tua!
    Dita e ogurit tė zi, mė nė fund, mbėrriti! Ndodhi tamam siē ishin hapur fjalėt. Mė 9 dhjetor, Bedri Ēokun e thirrėn nė Komandė dhe i njoftuan transferimin pėr nė Korpusin e Gėrhotit... Me shokėt u nda i pėrmallur e i pėrlotur. U ēudit edhe vetė qė, duke u ndarė, u tha tė gjithėve "Lamtumirė !" nė vend tė “Mirupafshim!”.... Me kėtė mėdyshje kapėrceu edhe pasarelėn mbi lumin Drinos, qė lidhte repartin me xhadenė kombėtare. I mallėngjyer, ktheu kokėn edhe njė herė nga bashkėvuajtėsit ushtarė dhe vuri re, hipur mbi njė gur, nė qoshe tė kapanonit, Ilirin, i cili e vėshtronte i pikėlluar e i trishtuar...
    ... Por, ēuditėrisht nė Korpus e pritėn ftohtė. I thanė se ishte njoftuar gabimisht pėr aty, sepse transferimi i tij bėnte fjalė pėr nė njė repart tjetėr ushtarak, nė Librazhd. I treguan rregullin, i cili thoshte se brenda tri ditėve duhet patjetėr tė paraqitej nė repartin e ri, ndryshe, e priste burgu. Mirėpo, duke u larguar nga Korpusi, dikush e thirri. Njėri nga inspektorėt e personelit i tha se, pėr fatin e tij tė mirė, disa oficerė tė Korpusit do tė udhėtonin pėr nė qytetin e Korēės. Ishte mundėsia qė ky rast tė shfrytėzohej pėr t’i bėrė nder ushtarit pėr tė qenė korrekt me rregulloren. U tha, u bė!
    Ishte e para herė nė jetėn e tij qė hipte nė njė veturė... Nė "Popjedė" gjeti njė civil e njė ushtarak, tė cilėt e pritėn tė kėnaqur. Civili, qė rrinte nė sedijen pėrpara me shoferin, e mburri paraqitjen e hijshme tė ushtarit. Ndėrsa, ushtaraku nė sedijen prapa foli si i nevrikosur: - Asnjėherė kėta tė Korpusit s'kanė ditur t’i zgjedhin ushtarėt e mirė... I largojnė. Mbajnė ca gjytyrymė... - Kemi njė tė keqe ne shqiptarėt, vazhdoi civili, qė fajin e lemė jetim...Po ti, si ushtarak, pse s'ndėrhyn tė mos ndodhin kėsi budallallėqesh? - S'ėshtė detyra ime. Ėshtė e Kuadrit.... Nė fillim Bedriut iu duk debati i tyre i drejtė, pa ndonjė prapamendim... Por, ndėrsa ata e zgjatėn bisedėn hidh e prit, vuri re se makina filloi tė ecte me shpejtėsi tė madhe pėr tė dalė sa mė parė nga rrethinat e qytetit. Pas pak edhe biseda e tyre u ndėrpre. Ndėrkohė, civili, pėr t’u bėrė i besueshėm i kėrkoi ushtarakut tė kontrollonte dokumentet ushtarit, ishin apo s’ishin tė rregullta! Se mos, gabimisht, po merrnin me vetė njė ikanak nga ushtria popullore! ...??
    Kjo e shqetėsoi Besmirin. Kontrolli i dokumenteve. Pse, a s’ishin oficerėt e Korpusit ata qė e hipėn nė kėtė veturė? Instinktivisht i vajtėn sytė tek pasqyra e shoferit. Njė burrė i moshuar qė kontrollonte hera - herės, i shqetėsuar e me vėmendje, lėvizjet dhe fytyrat mbrapa. Kishte njė vėshtrim tė vrenjtur e nė beftė. “Ndoshta e ka, ngaqė rri gjithmonė i vėmendshėm e i gatshėm”, mendoi njė ēast Bedriu... Megjithatė, iu drodh trupi kur duke dalė nga qytetit, shoferi pyeti civilin ē' duhet tė bėnte: Tė ndalonte apo tė ulte shpejtėsinė e makinės? Pėrgjigjen nuk e dėgjoi, sepse u fol me zė tė ulėt. E kuptoi qė ra shpejtėsia e makinės, pak e nga pak. Ēuditėrisht, makina hyri nė njė vend ku degėzoheshin dy rrugė, e reja me tė vjetrėn, mu afėr Hormovės, sapo kalon pasarelėn, qė e lidh rrugėn me atė fshat. Makina ktheu djathtas dhe vazhdoi nė rrugėn e vjetėr, deri sa u bindėn qė, rreth e rrotull, s'pipėtinte kėmbė njeriu. Ndaluan. Bedriut iu duk sikur diēka i lėvizi nė thellėsi tė trupit. "Mashtrim", mendoi njė ēast, duke pritur me ankth. Gjaku i lėvizi vrullshėm dhe i bllokoi grykėn, qafėn, kokėn... Nė bark, poshtė, iu krijua njė ftohtėsi prej akulli...edhe kėmbėt iu bėnė akull. Makina qė u fsheh tinėz, nė “rrugėn e vdekur”, i kalli tmerr... “Njerėzit e panjohur” e mashtruan dhe e sollėn deri kėtu....“Me siguri kanė qėllime tė mbrapshta”, mendoi. Po cilėt janė kėta, vallė?”... Mos janė agjentė tė huaj qė kėrkojnė sekrete ushtarake? Ē’ sekrete ruaj unė i ziu? Lopatat e kazmat e repartit?!... Apo duan tė mė zhdukin? Pėrse vallė?... Apo duan qė t’u shėrbej interesave tė tyre?."
    I erdhėn kėto mendime vetėtimthi, njėlloj siē ndodh nėpėr filma... Ndėrkohė, civili u pėrkul, mori diēka poshtė kėmbėve dhe u kthye me fytyrė nga ai, me kobure nė dorė e njė palė pranga gjermane. -Nė emėr tė popullit je i arrestuar! Mos lėviz!...- i tha, ndėrkohė qė ushtaraku pranė e pushtoi me tė dy krahėt - Jam pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, vazhdoi, quhem Agim, kurse ushtaraku pranė teje pėrfaqėson Ministrinė e Mbrojtjes, meqė ti je ushtar. E quajnė Sadik... Futi duart nė hekura! Mos kundėrshto! Ėshtė e kotė...tė humbasim kohė.... Kemi rrugė tė gjatė... Jepi! Mos ki frikė!...Jemi Shteti.... Besmirit i shkriu gjaku. Mendoi mė tė keqen. - S'kam frikė.... s’trembem. S'i kam bėrė njeriut keq... as Shtetit! - ia ktheu preras e qortueshėm - Por s'e kuptoj: Jam ushtar qė po transferohem.... S'ju njoh.... Pastaj.... Pėrse kėshtu...fshehurazi? - S'tė japim llogari ty si duhet t’i arrestojmė njerėzit.... Ai qė fliste gjithė kohėn ishte njė nga korifenjtė e Sigurimit tė Shtetit, Mark Dodani, i cili edhe sot, nė tė ashtuquajturėn demokraci, "kėndon" ende si bilbil nėpėr gazeta, duke treguar heroizmat e bashkėpunėtorėve e tij, si nė kohėn e Diktaturės, kur njerėzit e zinj tė Sigurimit pėrshkruheshin si heronj me ngjyra tė flakėrimet (!)...Emrin e vėrtetė Bedriu ia mėsoi gjatė hetuesisė, ngaqė ai iu shfaq disa herė si "specialist", pėr t' ua lehtėsuar punėn hetuesve pėr tė “zbėrthyer” djaloshin-ushtar, ngaqė ky tregohej kokėfortė pėr tė pranuar krimet e bėra pėr eliminimin dhe rrėzimin e Pushtetit Popullor.... Hiqej i sjellshėm, konfidencial me “ushtarin” e “vulosur” nė birucėn 47, nė Burgut 313, tė sigurisė sė lartė, nė Tiranė, tė cilin, ndryshe nga tė arrestuarit e tjerė, nuk e nxirrnin asnjė sekondė nė ajrosje, as nė dush pėr tė larė trupin ( Ndėrsa rrobat e ushtarit, nga zhuli dhe pocaqia ishin bėrė si tė ngrira, mushama), as tek berberi pėr ta rruar e qethur, ( tamam si Robinso Kruzo, me flokė e mjekėr tė gjatė)... E merrnin dhe e sillnin nga hetuesia tė mbuluar me batanije, kokė e kėmbė)... Mark Dodani, si mjeshtėr qė “thyente vetėm trimat", hera-herės e nxirrte "Robinso Kruzo" nė tarracėn e katit tė dytė, ku ajroseshin gratė e arrestuara, pikėrisht nė orarin e daljes sė dy prej tyre, tė bukura e tė kolme, dhe e provokonte: - Shiko djalosh, jeta pėr ty qė sapo ka filluar ėshtė e bukur, tėrheqėse... Mirėpo, tė ardhmen e ke vetė ti, nė dorė... Ne mund tė tė ndihmojmė qė tė ecėsh nė jetė si njeri normal, me nevojat e domosdoshme qė ka njeriu i lirė ... Nuk ua bėjmė tė gjithėve kėtė ofertė...Ti pėrfiton nga mosha dhe inteligjenca qė ke.... Ndryshe, me keqardhje ta them se tė pret eliminimi!.... I kemi llogaritur mė sė miri tė gjitha. Jashtė ėshtė hapur fjala, sikur Bedri Ēoku ėshtė transferuar nė njė repart ushtarak nė Librazhd, afėr kufirit... E kupton lojėn tonė? Dy rrugė tė kanė mbetur: Po s’pranove tė bashkėpunosh... ti tentove tė arratiseshe dhe rojat nė kufi...tė vranė! Me kėto shfaqje Besmiri qeshte, sepse i dinte lojėrat mashtruese tė Sigurimit tė Shtetit, nga rrėfimet e babait qė kishte qenė 11 vjet nė burg.... Ndėrsa emrin e ushtarakut, e lexoi nė procesverbalin e mbajtur atė natė nė burgun 313, pasi e dorėzuan tek rojat e brendshme. Aty ku firmosi Bedriu pėr sendet personale, kishte firmosur edhe Agron Ēoba. Person me tė cilin u takua pėrsėri disa vite mė vonė, por jo nė kushte tė ngjashme, siē gjendej nė pozicionin e kapos sė Sigurimit tė Ushtrisė, por si i burgosur dhe bashkėvuajtės nė qelitė e burgut tė Burrelit ...


    I internuar politik, shkrimtar *

    sot

  2. #2

    Kush ishte ne te vertete armiku i shqiptareve? Diktatura apo demokracia perendimore?

    Sigurimi: Si lindi dhe u organizua Fronti i Rezistencės


    Mark Dodan | 06/02/2009 |


    Rrėfimi i Mark Dodanit pėr veprimtarinė e elementėve antikomunistė nė fund tė viteve '40.

    Elementėt antikomunistė qė vepronin nė Shqipėri pas instalimit tė regjimit komunist, kėrkonin tė kthenin nė fuqi "njė qeveri tė tipit tė perėndimit, qė do tė shpallte menjėherė politikėn e neutralitetit.


    Qeveria e re duhej tė kishte si parim kryesor lirinė e fjalės, shtypit, mbledhjes dhe organizimit. Por, njė nga parimet kryesore tė tyre ishte lufta pėr Shqipėrinė etnike, ku do tė pėrfshiheshin Kosova dhe Ēamėria.


    Ata luftonin pėr ruajtjen e pronės private dhe pėr kthimin e pasurisė klasave tė prekura prej reformave tė pushtetit". Ky ėshtė misioni i Frontit tė Rezistencės, i pėrshkruar nga njėri prej emrave mė tė njohur tė ish-Sigurimit tė Shtetit, Mark Dodani, i cili e pėrshkruan kėtė te shėnimet me titull "Fronti i heshtun", nė fund tė viteve '60. Dodani ia kushton pjesėn kryesore themelimit tė Frontit..., mėnyrės sė rekrutimit tė drejtuesve dhe anėtarėve, shumica tė shpronėsuar nga regjimi komunist. Nė kėtė pjesė pėrshkruhet puna pėr ngritjen e strukturave dhe organizimin e celulave nėpėr rrethe nga ana e drejtuesit Hamdi Frashėri, nė vitet 1948-1949.


    Njė nga eksponentėt kryesorė tė reaksionit tė brendshėm, ishte Hamdi Frashėri, me origjinė nga katundet e Pėrmetit dhe qė punonte nė administratėn e spitalit civil nė Tiranė. Ishte nga njė shtresė e pasur dhe kushėri me Mit'hat Frashėrin (ky i fundit ishte Kryetar i Ballit Kombėtar nė emigracion dhe mė vonė i Komitetit Shqipėria e Lirė. I kėshilluar nga anglezėt, Hamdi Frashėri e pėrkrahu luftėn Nacionalēlirimtare pėr njė periudhė tė shkurtėr, por mė vonė, nėn influencėn e Ballit Kombėtar, dezertoi. Ai u bė komandant ballist dhe veproi nė zonat e Kolonjės dhe tė Korēės. Nė ēlirim ishte arrestuar dhe mė vonė ishte liruar nga burgu.



    Ndėr elementėt kryesorė ku u mbėshtet Hamdi Frashėri, ishte edhe "Kaēiatori", me origjinė kosovare, rrobaqepės nė Pazarin e Ri tė Tiranės. Ky u njoh me Hamdi Frashėrin gjatė okupacionit nė Kosovė. Qysh nga marsi i vitit 1946, Hamdi Frashėri i kishte thėnė "Kaēiatorit" se gjendja nuk ishte e qėndrueshme dhe se anglo-amerikanėt nuk do tė lejonin nė asnjė mėnyrė ekzistencėn e njė Shqipėrie socialiste. Tė dy kishin qenė tė njė mendimi se ndryshimi i gjendjes nė Shqipėri, qė duhej tė bėhej me ndėrhyrjen e anglo-amerikanėve, duhej tė kishte si qėllim jo vetėm rivendosjen e rendit tė vjetėr ēifligaro-borgjez, por edhe krijimin e Shqipėrisė etnike, qė tė pėrfshinte Kosovėn dhe Ēamėrinė. Parulla pėr krijimin e njė "Shqipėrie etnike" vazhdonte tė ishte njė nga parullat e organizatave reaksionare emigrante, qė kishin pėr qėllim tė mobilizonin pėr veprimtari kundėr pushtetit, masa sa mė tė gjera.

    Hamdi Frashėri mori iniciativėn pėr tė organizuar njė lėvizje tė re kundėr pushtetit. Nė tetor tė vitit 1948, Hamdi Frashėri i shfaqi "Kaēiatorit" idenė e organizimit dhe mėnyrėn e aktivizimit tė elementėve tė predispozuar pėr tė luftuar kundėr pushtetit popullor. Hamdi Frashėri mendonte nė atė kohė se lufta nė Shqipėri nuk mund tė fillohej po tė mos kishte kėto kushte: organizatė politike si bazė tė brendshme, lidhjen me tė arratisurit politikė dhe mbėshtetjen nė njė fuqi tė jashtme.

    Ai kishte pėrcaktuar edhe parimet themelore, mbi tė cilat do tė mbėshtetej lėvizja pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor, qė ishin: pushtetin popullor e konsideronin antikombėtar, terrorist dhe tradhtar, tė shitur te interesat tė huajve, kėrkonin pėrmbysjen e tij pėr ta zėvendėsuar me njė qeveri tė tipit tė perėndimit, qė do tė shpallte menjėherė politikėn e neutralitetit. Qeveria e re duhej tė kishte si parim kryesor parullat demagogjike, nė tė cilat tė flitej pėr liri fjale, shtypi, mbledhjesh dhe organizimi.

    Por, njė nga parimet kryesore tė tyre, ishte lufta pėr Shqipėrinė etnike, ku do tė pėrfshiheshin Kosova dhe Ēamėria. Ata thoshin se nuk duhej tė kishte ushtri popullore, sepse, sipas tyre, ajo ishte njė barrė e rėndė nė kurriz tė ekonomisė sė vendit. Organizata e kryesuar nga Hamdi Frashėri duhej tė luftonte pėr ruajtjen e pronės private dhe pėr kthimin e pasurisė klasave tė prekura prej reformave tė pushtetit popullor. Duke pėrcaktuar parimet organizative, Hamdi Frashėri theksonte se anėtarėt e organizatės duhet tė mos njiheshin ndėrmjet tyre. Nė kėtė mėnyrė, Hamdi Frashėri shtronte idenė e organizimit tė sektorėve me kryetarė, nėnkryetarė dhe anėtarė. Ai udhėzonte qė kryetari tė kishte lidhje jo mė tepėr se me tre nėnkryetarė dhe nėnkryetari me tre anėtarė. Kėshtu, kjo formė u quajt organizim mbi bazėn e treshes. Nėnkryetarėt e sektorėve do tė kishin lidhje direkte me kryetarin dhe me anėtarėt e Komitetit Qendror.

    Nė nėntor tė vitit 1948, Hamdi Frashėri bisedoi edhe me shokun e tij tė vjetėr, "Mentorin", i cili i tha se kishte njė grup prej tre vetash nė Korēė, tė cilėt ishin tė gatshėm tė bėheshin pjesė nė ēdo organizatė, mjafton qė tė luftohej kundėr pushtetit.

    "Mentori" kishte kulturė dhe aftėsi organizative. Gjatė kohės sė pushtimit fashist Italian, kishte qenė oficer i Kuesturės, prandaj e njihte artin e punės sė fshehtė. Ideja e Hamdi Frashėrit pėr t'u organizuar kundėr pushtetit popullor gjeti mbėshtetje, pėrgjithėsisht, te elementėt e prekur dhe tė pakėnaqur nga reformat. Kjo inkurajoi atė qė tė mendojė konkretisht se si duhej bėrė organizimi, me ēfarė emri ta quante organizatėn e tij dhe ēfarė masash duhej tė merrnin pėr t'u shpėtuar ndjekjeve tė Sigurimit tė Shtetit. Kėshtu, pėr herė tė parė, nė dhjetor 1948, Hamdi Frashėri, nė bisedė me "Kaēiatorin" dhe M.Ē. si dhe nė njė dokument me shkrim, shprehu idenė qė organizatėn ta quante Fronti i Rezistencės shqiptare.


    Organizimi i saj tė fillohej mbi bazėn e treshes. Nė kėtė mėnyrė do tė evitohej njohja e anėtarėve nė mes tyre dhe zbulimi i njėrit nuk do tė rrezikonte tė gjithė organizatėn. Motoja kryesore e organizatės nė periudhėn e parė, sipas Hamdi Frashėrit, duhej tė ishte: "...Armiku tė pėrgjon! Ruaju, puno dhe mos u tremb!"). Hamdi Frashėri punoi edhe njė skicė organizative fillestare tė organizatės.

    Tė orientuar nga ideja qė jepet nė skicė, organizatorėt e Frontit tė Rezistencės pėrpiqeshin qysh nė fillim qė t'i shpėtonin asgjėsimit nga kundėrshtarėt e tyre. Pėr kėtė arsye, kėta mendonin ta ndėrtonin punėn, nė mėnyrė qė secili tė vepronte nė konspiracionin mė tė madh. Hamdi Frashėri e hodhi idenė e formimit tė organizatės sė Frontit tė Rezistencės, nė fillim tė janarit 1949, nė ish-kafe Kursal tė Tiranės, pėrpara "Mentorit", "Kaēiatorit" dhe XH.G. Ky XH.G. ishte me origjinė tregtari tė pasur dhe, gjatė kohės sė luftės, kishte bashkėpunuar me pushtuesit fashistė kundėr lėvizjes Nacionalēlirimtare. Kėtė e kishte rekomanduar "Mentori", i cili qysh nė dhjetor tė vitit 1948 kishte menduar ta caktonte si kryetar seksioni pėr Korēėn. Si nėnkryetarė, XH.G. propozoi tė rekrutonte A.B. dhe K.P..


    "Mentori" i kishte raportuar H. Frashėrit se XH.G. me shokėt e tij kishte dashur qė tė arratisej nė Greqi, duke patur si qėllim tė bashkoheshin me tė arratisurit e tjerė shqiptarė dhe tė ishin gati kur ta shihnin tė nevojshme anglo-amerikanėt, tė sulmonin Shqipėrinė. XH.G. kishte dashur tė bashkėpunonte direkt me tė arratisurin Selim Mborja nga Korēa, i cili vepronte nė shėrbim tė monarko-fashistėve grekė, kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Me Selimin e lidhte e kaluara dhe qėllimi i pėrbashkėt armiqėsor kundėr pushtetit.


    H. Frashėri ishte nė dijeni, pra, pėr qėllimet e Xh.G. dhe tė grupit tė tij kur u takua me ta. Mbasi diskutoi pėr gjendjen e tyre, i porositi: "Nuk duhet tė arratiseni. Mė pėrpara duhet organizim. Ndryshe do tė shkoni e do tė ktheheni kot, si shumė tė tjerė. Pa organizim lufta nuk kuptohet dot dhe as pėrkrahja nga jashtė nuk mund tė sigurohet nė asnjė mėnyrė".

    Hamdi Frashėri e kishte zakon tė vepronte shpejt e shpejt, sepse kėshtu, siē thoshte vetė: "e kėrkonte momenti politik", nė tė cilin po kalonte vendi ynė. Ai, pa e zgjatur, e caktoi Xh.G. Kryetar tė sektorit tė Korēės. Mė vonė e quajti Komitet qarkor dhe e ngarkoi me detyrėn e organizimit tė sektorit tė tij...


    Nė vazhdim tė veprimtarisė sė tyre pėr organizimin e Frontit tė rezistencės, drejtuesit e kėsaj organizate: Hamdi Frashėri dhe M.Ē., nė shkurt tė vitit 1949, nė hotel Dajti tė Tiranės, rekrutuan D.C. nga Peqini i Elbasanit. Ky kishte mbaruar shkollėn normale nė tė kaluarėn, kishte qenė eksponent i Ballit Kombėtar dhe kishte marrė pjesė nė luftė kundėr Luftės Nacionalēlirimtare. Mbas ēlirimit tė vendit ishte dėnuar me 10 vjet burg si armik i popullit, por mė vonė ishte liruar nė bazė tė njė amnistie. Meqė D.C. ishte i njohur prej Hamdi Frashėrit dhe M.Ē. si element i gatshėm pėr tė luftuar nė tė gjitha format kundėr pushtetit popullor, mė 5 shkurt 1949, nė hotel Dajti, u propozua hapur qė tė bėhej pjesėtar i organizatės Fronti i Rezistencės. Duke folur pėr strukturėn organizative, H. Frashėri i tha qė tė ishte "...i sigurt se nė bazė tė kėsaj forme nuk do tė kishte kurrė ndonjė rrezik pėr t'u zbuluar".

    D. C., si element qė priste vetėm rastin pėr t'u aktivizuar nė luftė kundėr pushtetit, pranoi menjėherė dhe nė kėtė rast rekomandoi edhe elementė tė tjerė. Pastaj shkuan nė dyqanin e "Kaēiatorit" ku, mbasi u morėn vesh pėrfundimisht pėr organizatėn Fronti i Rezistencės, e ftuan D.C. qė tė betohej mbi njė flamur kombėtar, qė ruhej nė dyqan. D.C. betohet pėr ruajtjen e sekretit tė organizatės dhe pėr tė shėrbyer deri nė vdekje kundėr pushtetit popullor. Ai caktohet menjėherė Kryetar i sektorit tė qarkut tė Elbasanit. Me ndihmėn e D.C., nga fundi i muajit shkurt 1949, u vendos pėr tė rekrutuar nė organizatė M.K., nga Peqini, ish-tregtar i pasur qė, gjatė kohės sė pushtimit, ishte spiun i Gestapos gjermane dhe i lidhur me shefin e Gestapos sė Peqinit, qė njihej me pseudonimin "Roku".


    Si element i pasur dhe i prekur nga reformat e pushtetit, porsa e njoftuan pėr formimin e organizatės Fronti i Rezistencės dhe i bėnė thirrjen pėr t'u bėrė pjesėtar i saj, ky pranoi. Megjithatė, e ndjente frikėn e goditjes nga ana e pushtetit, prandaj qysh nė fillim interesohet pėr masat qė ishin marrė nė ruajtjen e sekretit. Qė ta siguronin pėr kėtė nė dyqanin e "Kaēiatorit", i treguan se anėtarėt e organizatės, sipas strukturės sė saj, nuk do ta njihnin njėri-tjetrin dhe secili do tė mbante pseudonim. Mbasi M.K. qetėsohet sipas rregullit qė kishin filluar tė praktikonin, e ftojnė tė betohet. Ai betohet dhe angazhohet se tė gjithė jetėn do t'ia kushtonte Frontit tė Rezistencės.


    M.K. caktohet nėnkryetar i sektorit tė Elbasanit. Mė 18 mars 1949, H. Frashėri me M.Ē. rekrutuan R.F. nga rrethi i Durrėsit, ish-pronar fabrike dhe i prekur rėndė nga reformat e pushtetit. Atė e rekomandoi D.C. pėr ta bėrė pjesėtar tė organizatės.


    Bisedimet e para me kėtė i zhvilloi vetė D.C., i cili i tha se ekzistonte njė organizatė e madhe. Me mėnyrėn qė vepronte Hamdi Frashėri me shokė, krijonte bindjen te njerėzit qė caktonin t'i rekrutonin se organizata ishte krijuar dhe se gjoja ishte shtrirė nė tė gjithė krahinat. R.F., nė bisedimet e tij tė para me D.C., pranoi se nuk duhej tė qėndronin indiferentė. Atė ditė, nė Tiranė, nė dyqanin e "Kaēiatorit", Hamdi Frashėri, "Mentori" dhe "Kaēiatori", e ngarkuan R.F. Kryetar tė seksionit tė Durrėsit. Dhe njėlloj si tė tjerėt, R.F. u betua dhe mori pėrsipėr tė vendosė tė gjitha forcat pėr forcimin e Frontit tė Rezistencės, duke u angazhuar pėr organizimin sa mė tė mirė tė sektorit tė tij nė Durrės. Nga fundi i marsit 1949, Hamdi Frashėri dhe "Kaēiatori", nė dyqanin e kėtij tė fundit organizuan takimin me H.K., tiranasin e pasur dhe tė prekur nga reformat. Nė njė kohė tė shkurtėr kishte qenė partizan i Luftės Nacionalēlirimtare, por mė vonė kishte dezertuar, duke u bashkuar me forcat e Legalitetit.


    Njihej personalisht dhe i qėndronte besnik Kryetarit tė Legalitetit, Abaz Kupit. Edhe mė pėrpara, "Kaēiatori" me H.K. kishin shkėmbyer bisedime kundėr pushtetit popullor, por vetėm tani iu shfaqėn hapur njėri-tjetrit. H.K., kur mori vesh se ishte krijuar "...organizatė e fortė kundėr pushtetit popullor", u gėzua shumė dhe pa i nxjerrė ende flamurin e zakonshėm pėr ta ftuar qė ta bėnte betimin, ai filloi tė flasė vetė se duhej tė betoheshin "tė gjithė shqiptarėt e ndershėm, pėr tė luftuar o sot, o kurrė, mbasi tani qė u prishėm edhe me Jugosllavinė, komunistėt shqiptarė nuk mund tė rezistojnė mė, edhe sikur tė jenė tė gjithė heronj". ..Me rekomandimin e M.Ē., Hamdi Frashėri vendosi tė rekrutojė si kryetar sektori nė Pogradec, C.Z. Ky ishte mėsues dhe vinte nga njė shtresė e pasur nga rrethi i Pogradecit. Ishte i prekur nga reformat e pushtetit dhe pasi u prishėn marrėdhėniet e vendit tonė me Jugosllavinė, ishte inkurajuar pėr t'u hedhur nė veprime mė aktive kundėr pushtetit...

    Maji i vitit 1949 e gjeti Hamdi Frashėrin me iniciatorėt e tjerė tė organizatės klandestine. Fronti i Rezistencės bėn hapin e parė. Mbasi kishin rėnė dakord me njė pjesė tė konsiderueshme elementėsh kundėrrevolucionarė, u morėn vesh plotėsisht pėr formimin dhe organizimin e Frontit tė Rezistencės, si e vetmja mbėshtetje e brendshme pėr tė drejtuar luftėn kundėrrevolucionare.


    Me rekrutimin e kėtyre elementėve nė Frontin e rezistencės, u hodhėn bazat organizative nė rrethet, Tiranė, Durrės, Elbasan, Pogradec dhe Korēė. Mandej u vendos shtrirja e organizatės nė Veri, sidomos nė zonat Krujė, Mirditė, Burrel, Lezhė dhe Shkodėr, ku kishte shumė tė arratisur, prandaj sipas H. Frashėrit, duhej tė kishte elementė tė mjaftueshėm pėr t'i rekrutuar.

    Nga fundi i vitit 1948 dhe gjysma e parė e vitit 1949, filluan tė inkurajohen dhe tė organizohen tė gjithė reaksionarėt shqiptarė jashtė dhe brenda...Diversanti i kapur, Nikollė Nika, duke folur pėr interesimin e anglo-amerikanėve, deklaronte: "...komisioni hetimor, i pėrbėrė nga anglezė, amerikanė, italianė dhe grekė, erdhi nė kampin Llavros tė Greqisė, nė fillim tė vitit 1949, kėrkoi tė provojė se cilėt prej emigrantėve shqiptarė paraqiteshin mė tė vendosur, pėr t'u pėrgatitur pėr kurse tė ndryshme spiunazhi, qė mė vonė tė dėrgoheshin si diversantė nė Shqipėri".


    Gjithashtu, diversanti Ramazan Doka, i kapur nga organet e Sigurimit tė Shtetit, kur shpjegonte se anglo-amerikanėt nė Itali dhe nė Greqi ishin si nė shtėpitė e tyre dhe vepronin kundėr Shqipėrisė, deklaronte se: "..Nė Greqi, nė fillim tė vitit 1949, mbetėn krerėt e Ballit, tė Legalitetit e Bllokut independent dhe tė Partisė Agrare, pėr t'u interesuar qė tė pėrgatiteshin emigrantėt, tė cilėt me urdhėr tė anglo-amerikanėve, do tė dėrgoheshin nė Shqipėri". Sipas kėtij deviersanti, "mė datėn 28 mars 1949, nė kampin e Llavros (Greqi) ka ardhur njė anglez sė bashku me korofillakėt grekė, i cili bėri regjistrimin e 450 shqiptarėve nė kėtė kamp.

    Ai vuri 25 ose 30 makina (kamionė) nė dispozicion dhe organizoi nisjen e disa emigrantėve shqiptarė pėr nė skelėn e Piresė, nė Greqi. Prej aty, sipas urdhrit tė anglezit, i cili kishte pėrgatitur dhe dokumentet pėrkatėse, grekėt i nisėn me vapor ushtarak pėr nė Bari tė Italisė. Kėtu arritėn nė 31 mars 1949 dhe pastaj italianėt i dėrguan nė kampin e Santa Faros...
    (Vijon)

    shekulli

  3. #3
    Infiltrimi i Sigurimit te Fronti i Rezistencės
    Mark Dodani | 07/02/2009


    Rrėfimi i ish-punonjėsit tė Sigurimit, Mark Dodani, pėr lojėn e agjentėve tė fshehtė

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Ndėrsa nė pjesėn e kaluar u njohėt me rekrutimin e anėtarėve dhe drejtuesve dhe organizimin e organizatės Fronti i Rezistencės, nė kėtė pjesė flitet pėr infiltrimin e agjentit tė Sigurimit tė Shtetit nė organizatė, pėr tė mėsuar nga brenga mėnyrėn e organizimit, shtrirjen dhe planet pėr tė vepruar kundėr regjimit komunist.

    Njerėzit e Frontit tė Rezistencės pėrpiqeshin qė, duke punuar kundėr pushtetit, tė merrnin njėkohėsisht tė gjitha masat e sigurimit tė tyre. Pėr kėtė arsye "Kaēiatori" me tė tjerė, sipas orientimit tė Hamdi Frashėrit, filloi punėn pėr tė rekrutuar persona me kredi, tė cilėt ishin oficerė tė Sigurimit tė Shtetit.

    Kėta, sipas planit tė tyre, duhej t'i pėrdornin si kundėrinformacion nė organet e Sigurimit tė Shtetit dhe njėkohėsisht si ndėrlidhės me sektorė tė ndryshėm. Sigurimi i Shtetit, duke qenė nė dijeni tė plotė tė qenies sė tė ashtuquajturės organizatė Fronti i Rezistencės, pėr qėllime tė mėtejshme zbulimi, veē tė tjerėve, pėrgatiti dhe e ofroi oficerin e Sigurimit "Tigrin".


    Ai ishte komunist dhe kishte njė rreth tė gjerė shoqėror (jo vetėm me punonjėsit e Sigurimit). Kėshtu, nga fundi i qershorit tė vitit 1949, "Kaēiatori" filloi tė pėrparonte nė bisedimet e tij me "Tigrin".


    Por, ky, si gjithė shokėt e tij tė Sigurimit, kishte si detyrė kryesore tė zbulonte dhe tė godiste pa mėshirė ēdo armik tė partisė. Mbasi vuri re se "Kaēiatori" e provokonte shpesh, "Tigri" nxori pėrfundimin se ai donte ta hidhte nė kurth.


    Pėr kėtė, "Tigri" njoftoi pa vonesė shefin e tij, megjithėse kishte marrė udhėzimin e pėrgjithshėm se si duhej tė vepronte, nė qoftė se do tė ndodhej nė situata tė jashtėzakonshme. Natyrisht, "Tigrit" nuk mund t'i jepeshin receta, por i dhanė orientim qė tė ruante gjakftohtėsinė dhe tė hynte sa mė thellė nė rrjetėn e organizatės.

    Kėshtu, armiku do tė tėrhiqej pėr njė kohė sa mė tė gjatė dhe sa mė thellė nė kurthet qė pėrgatiteshin nga Sigurimi. Dhe "Tigri" manovronte me "Kaēiatorin" si me "mikun" e tij, pėr ta ēorientuar atė.


    "Kaēiatori" kishte udhėzim qė tė punonte me takt. Nė qoftė se "Tigri" gradualisht do tė pranonte bisedimet pėr vėshtirėsitė ekonomike, pėr gjendjen e pėr kushtet e "rėnda" tė vendit, atėherė "Kaēiatori" "do tė hidhej nė sulm". Kjo ndeshje midis "Tigrit" dhe "Kaēiatorit" vazhdoi pėr disa kohė.


    Kur "Kaēiatori" mendonte se e kishte provuar qė "Tigri" ishte i "lėkundur", sė bashku me Hamdi Frashėrin, vendosėn ta shtinin nė kurth. Dhe mė datėn 3 korrik 1949, e ftuan nė dyqan. Atje organizuan njė darkė dhe pėrgatitėn rrethanat pėr tė zhvilluar
    bisedime "konspirative". Nė bisedė e sipėr, Hamdi Frashėri i tha hapur se: "..oficerėt e Sigurimit kishin hije tė rėndė, por ai dukej si i shtėpisė". "Tigri", si pa e kuptuar ende se ku donte tė dilte me kėto fjalė Hamdi Frashėri me "Kaēiatorin", e kaloi bisedėn me tė qeshur. Mandej biseduan pėr situatėn e jashtme dhe tė brendshme.

    "Tigri" "pranoi" plotėsisht pikėpamjet e Hamdi Frashėrit, se Shqipėria e kishte shumė tė vėshtirė nė tė gjitha fushat, qofshin kėto ekonomike apo politike, dhe se ekonomia jone, sipas Hamdi Frashėrit, "nuk mund tė pėrballonte vėshtirėsitė pa patur miq afėr kufijve, aq mė tepėr pse Kosova dhe Ēamėria janė jashtė kufijve tė Shqipėrisė.

    "Tigri", pėr t'u treguar se ishte i njė mendimi me pikėpamjet e Hamdi Frashėrit, iu pėrgjigj se, "sikur ta derdhte gjakun pėr Kosovėn, edhe varri do t'i dukej lule". Dhe tė kėnaqur nga bisedime tė tilla, "miqtė" vendosėn qė ta rekrutonin "Tigrin". "Kaēiatori", i sinjalizuar nga Hamdi Frashėri, nxori flamurin kombėtar.

    E hapi me kujdes dhe iu drejtua Hamdi Frashėrit: "Tani mund ta merrni fjalėn Hamdi". H. Frashėri, duke pėrqafuar "Tigrin", i tha: "Pėr ju e kemi...", dhe, ai, si pa gjė tė keq, iu pėrgjigj: "Duket se ky flamur po na thėrret pėr tė ēliruar Kosovėn". Pas kėsaj "ceremonie", "Tigri" priste fjalėn e Hamdi Frashėrit.

    Ai i tha se kishin vendosur tė bisedonin me tė pėr njė ēėshtje me rėndėsi jetike, pėr situatėn qė kalonte Shqipėria, prandaj, meqė e konsideronin si shok shumė tė afėrt, e ftuan tė betohej, pėrpara bisedimeve mbi "flamurin" kombėtar.

    "Tigri", si i habitur, u kėrkoi tė dinte se pėr ēfarė betimi bėhej fjalė. Hamdi Frashėri e "sqaroi" se nė Shqipėri vepronte organizata Fronti i Rezistencės. I tregoi qėllimet e kėsaj organizate dhe pėr pėrkrahjen qė kishte gjetur nga "tė gjitha shtresat e popullit" dhe pėr lidhjet qė kishte arritur t'i krijonte me vendet e Perėndimit. Mė nė fund i tha se sė shpejti pritej ndryshimi i situatės.


    "Tigri" u tregua se ishte dakord me propozimin e Hamdi Frashėrit dhe, pėr t'i siguruar pėr "besnikėrinė" e tij ndaj Frontit tė Rezistencės, nė fillim hezitoi dhe u la tė kuptonin se besėn shqiptare e respektonte dhe gjakun jepte pėr tė, por mė parė "duhej parė mirė puna"...Kur "Tigri" e ndjeu veten tė "rekrutuar" nga krerėt e Frontit tė Rezistencės, u betua mbi flamurin qė e kishin shtrirė mbi tavolinė.


    Pėrpara Hamdi Frashėrit dhe "Kaēiatorit" u paraqit plotėsisht i vendosur pėr Frontin e Rezistencės dhe u angazhua se nuk do tė kursente as jetėn pėr ēėshtjen e organizatės.
    Detyra kryesore qė iu dha "Tigrit" ishte tė sinjalizonte sa mė shpejt Hamdi Frashėrin dhe "Kaēiatorin" pėr tė dhėnat qė mund tė merrte Sigurimi i Shtetit pėr organizatėn. Me kėtė rast, "Tigri" mėsoi se organizata ishte e shtrirė nė njė pjesė tė madhe tė krahinave tė Shqipėrisė dhe se si drejtues kryesorė kishte njė person me pseudonimin "Besniku", kurse ndėr kryesorėt ishte edhe Hamdi Frashėri (tė cilit nuk ia dinte pseudonimin" me "Kaēiatorin".


    Mė datėn 4.VII.1949, "Tigri" i raportoi shefit tė tij nė Sigurim se: "...Hamdi Frashėri me "Kaēiatorin", me datėn 3.VII.1949, nga ora 21 deri nė 24, mė kanė treguar se kanė formuar njė organizatė tė fshehtė me emrin Fronti i Rezistencės shqiptare, qė shtrihet si tė thuash nė tė gjitha krahinat e Republikės dhe qė nė krye tė sė cilės, thonė se ėshtė njė njeri me pseudonimin "Besniku".


    Ata kėrkojnė qė unė tė informoj nėse organet e Sigurimit tė Shtetit bien nė gjurmė tė kėsaj organizate, me qėllim qė, po e panė keq, tė arratisen, dhe veprimtarinė e tyre ta vazhdojnė nė mal".

    ***

    Hamdi Frashėri, qysh prej nisjes sė Z.H. nė Jugosllavi, nuk kishte marrė asnjė lajm, prandaj, mė 5.VII.1949 u takua me "Surratin" dhe e ngarkoi me detyrėn qė tė kalonte nė Jugosllavi dhe nė "Komitetin e Strugės (zyra e informacionit" tė dorėzonte letrėn qė do t'i jepej nga ana e Frontit tė Rezistencės". Kur mori letrėn, "Surrati" u paraqit i frikėsuar, prandaj, pėr t'i dhėnė guxim, Hamdi Frashėri i tha: "Kėshtu "Surrat"! Mos ki frikė, se letra nuk do tė diktohet, mbasi nė njė anė ėshtė lutje dhe nga ana tjetėr ėshtė shkruar me bojė qė nuk duket dhe nuk kuptohet, edhe po qe se tė kontrollojnė".
    Nė arkivin e Ministrisė sė Brendshme, dosja numėr 302/F, faqe 68, jep pyetjet qė oficerėt e UDB-sė i kishin bėrė "Surratit" pėr Frontin e Rezistencės, si mė poshtė: "Ku e njeh Hamdiun? Shtėpinė ku e ka? Sa vėllezėr janė? A ka grua dhe fėmijė? Ēfarė pune bėn dhe ēfarė burri ėshtė? Nga ėshtė?
    Nga ana e tij, "Surrati" u pėrgjigj: "Jam njohur me tė nė Tiranė, nėpėrmjet C.Z. Shtėpinė e ka te Rruga e "Dibrės". Nuk di sa njerėz ka nė familje. Punon nė spitalin Civil. Ėshtė njeri me kulturė".
    "Surrati", i vendosur nė rrugėn e tij si agjent i UDB-sė dhe tani nė favor tė Frontit tė Rezistencės, merr letrėn dhe niset nga Tirana pėr nė katundin e tij, Rajcė. Mė datėn 9 korrik 1949, ai u largua nga shtėpia e tij nė drejtim tė kufirit (pasi u sigurua se nuk kishte ndonjė lėvizje tė jashtėzakonshme).

    (Vijon)

    shekulli

  4. #4
    Ish-agjenti i Sigurimit tė Shtetit, Mark Dodani, rrėfen historinė e grave "agjente" gjatė viteve tė pas Luftės sė Dytė Botėrore

    Gratė qė u vunė nė shėrbim tė Sigurimit


    Armand JONUZI

    Njė ndihmė tė madhe Sigurimit tė Shtetit nė luftė kundėr bandave diversante kanė dhėnė edhe gratė. Madje shumė prej tyre kanė dhėnė edhe jetėn. Ish-agjenti i Shėrbimit Sekret, Mark Dodani, rrėfen pėr "Tirana Observer", historinė e disa prej grave "agjente" qė kanė ndihmuar Sigurimin nė luftė kundėr bandave diversante. Ai tregon edhe historinė e Pashke Prelės, njė nga "agjentet" e para tė sigurimit e cila u vra nga Komiteti i Maleve.

    Perla tė "Frontit tė Heshtur".
    Ka poetė qė kanė vargėzuar, qė guaskat boshe i gjen tė shpėrndara brigjeve tė detrave, larė e pa larė "se perlat e vėrteta, zemra dhe deti brenda i mbajnė". Kėto perla nga fronti i heshtur, nė kėtė 8 mars tė 2006-ės, na vinė para syve si njė spektakėl gjigand qėndismash kombėtare. Qė kėtej shquaj me sytė e mendjes figura shqiptarkash tė qeshura, serioze, tė dashura, tė vendosura, gjithnjė pėrkushtuar mbrojtjes sė Atdheut.
    Kėto zonja kanė qėndisur nė kujtesėn tonė emra, shumė emra qė ruhen nė imazhin e frontit tė heshtur "si perlat, tė cilat zemra dhe deti thellė i mbajnė".
    Nė kėtė 8 mars, vėshtirė qė ndėrmendėsive tona tė kalohet pa kujtuar...Dėshmorja Pashke Prela, bijė e fshatit Miliska tė shatė bajrakėve tė Pukės, ka stėrpikur me pika tė kuqe kėmesėn e saj, me tė cilėn kishte prerė dru pylli, sa herė ia donte nevoja e ngrohjes sė vatrės midis bjeshkėve tė Aprripės sė Gurit. Madje, Pashke Prela, bijė Miliskau dhe nuse Aprripe ngjante si "krajleshė" midis bjeshkėve tė mbiquajtura tė Shllumit, qė i bėheshin Merkurit tė Gurit, Nikajve, hija e tė cilave shtrihej nga Bregdrini i rrėmbyeshėm, nėpėr Kokdodė, Fierzė, Bugjon, Guri i Jeremnicės e deri nė Iballė. Ama Aprripės sė Gurit, ato hije bjeshkėsh i hiqeshin vetėm ndonjė dyorėsh. Ndaj shokė e shoqe tė shėrbimeve sekrete nė frontin e heshtur sapo hynin nėn strehėzat e aprripasve shikonin lahutė e ēifteli, qė nė duar rapsodėsh lėshonin kėngė tė pėrmallshme kushtuar Aprripės: "Moj Aprripė, Aprripė e ngratė/ Hana e dielli tė binė nė t'prapė/ Hahen cila kesh ėshtė darkė".
    Vetė Pashke Prela nuk mungonte tė ndjehej e pėrkėdhelur nga ata tinguj rapsodikė, se midis atyre bjeshkėve dielli e hėna nuk e shikonin mbi dy orė. Kryqėzonte sytė e ndritur me bijė e bija tė Frontit tė Heshtur. Nė atė "Aprripė tė ngratė", Pashka jetonte me dy djem nė rritje e sipėr, ende pa kapėrcyer moshėn e adoleshencės. Burri i saj, Pjetri, e kishte lėnė vetėm, kishte ndėrruar jetė.
    Pėr ne ti ke mbetur "kraileshė nė kėto male", e pagėzoj me kėtė pseudonim oficeri i Frontit tė Heshtur, Lekė Berisha, i cili bashkė me nėnėn e tij, nėnė Preēa Ukaj, njohur nėnė partizane, bujtėn atė natė tė viteve 1946-47 nė shtėpinė e Pashke Prelės. Kjo kishte njoftuar Lekė Berishėn se banda e "Komitetit tė Maleve", njohur me nofkėn "Keqanajt", kishte kėrcėnuar qė Pashke Prela t'iu bindej domosdo urdhrave tė tij, ndryshe do ta vriste dhe do t'i digjte shtėpinė. Nė ato kushte Pashka ofrohet si punonjėse e heshtur.
    Nė muajt e fundit tė 1946 ose tė fillimit tė 1947, Lekė Berisha, tashmė i njohur dėshmor i atdheut, tėrheq mendimin e shefit tė Punėve tė Brendshme tė Pukės dhe kombinon me ish-komandantin e vendit tė Iballės, me oficerin Ismail Bare, qė tė rrinin nė gatishmėri deri sa banda "Keqanaj" tė fiksohej kur tė hynte nė shtėpinė e Pashkės.
    Kjo, me finesėn e dinjitetin qė karakterizon gruan shqiptare, kur hyri banda nė shtėpi manovron me "Keqanajt". Pasi i qetėson nė shtėpi, strehuar nė fshehtėsi tė plotė, diku nė bodrum ku kishte bagėti, kishte bindur "kryebanditin", qė do tė delte me kėmesėn e saj pėr tė prerė dru nė pyllin afėr, dru, tė cilat do t'i sillte pėr ngrohje nė zjarrin qė po fikej. Banditėt ishin tė qetė, sepse nė atė vend aq tė thyer, si Aprripa e Gurit, zor t'i vinte mendja ndokujt, qė aty, te njė zonjė me dy fėmijė nė rritje e sipėr, do tė ishin strehuar banditė.
    Oficer Ismail Bare, veshur si fshatar, ishte i gatshėm sapo Pashke Prela e njoftoi se nė shtėpi kishte "Keqanajt". Pa njė pa dy Pashka u kthye nė shtėpi me njė ngarkesė drush nė krah. Forca tė pakta, rreth dhjetė policė e partizanė bashkė tė Divizionit tė Mbrojtjes sė Popullit, tė cilėt morėn iniciativėn. Rrethojnė shtėpinė. Pashka ēorienton "kryebanditin". Alarmon se dikush lėvrinte rreth shtėpisė. Bile kishte venė re lėvizje njerėzish kur vajti me kėmesė tek drutė, prandaj kishte "frikė" se mos rrethohej. Nė ato kushte "kryebanditi" ēalltisi. Pashka i mbushi rėndė ēantat me ushqime: djathė, turshi, bukė, ndėrkohė qė midis ushqimeve iu kishte futur sende tė rėnda, madje dhe gurė, me qėllim qė kur tė dilte nga dera tė mos ishte nė gjendje tė vraponin pėr t'iu ikur forcave qė i kishin rrethuar. "Kryebanditi" doli jashtė. Plasi pushka. Disa u vranė, "kryebanditi" iku nė drejtim tė lumit Drin.
    Kjo ngjarje diktonte marrje masash tė reja pėr sigurimin e jetės sė Pashke Prelės. Ju kėrkua ta linte shtėpinė dhe tė sistemohej diku nė qytet, si nė Shkodėr. Nuk pranoi, me shpresėn se nuk e kishin pikasur qė Pashka do tė kishte qenė "hiekėsia", d.m.th sipas gjuhės sė vendit, organizatorja e rrethimit dhe asgjėsimit tė bandės. Pas disa muajsh nė Aprripė tė Gurit, pikėrisht nė shtėpinė e Pashke Prelės sė Miliskaut ndodhi tragjedia. "Kryebanditi", qė i shpėtoi rrethimit kishte konkluduar se Pashke Prela e kishte venė nė darėn e forcave goditėse sapo kishte dalė nga shtėpia e saj. Hyri befasisht nė shtėpi natėn. Theri me thika Pashke Prelėn nė sytė e fėmijėve. Njėri nga fėmijėt, Gjuku, iu hodh kriminelit. Ky, i goditur me kėmesėn pika-pika gjaku, nė dorė tė Pashkės, prapse prapė mundi tė ikte, teksa Pashkėn e lėshoi nė pellgun e gjakut tė saj, ndėrkohė qė tė dy fėmijėt ishin strukur ngjitur trupit tė nėnės sė lulėzuar gjithė njolla tė kuqe. Prani fshati. Alarmi pėrfshiu gjithė malėsinė. Pashke Prela u qėndis me filigramet e pėrgjakta tė kėmesės sė saj pika-pika tė kuqe. Emri i saj qėndisi bukuritė e atyre maleve tė Aprripės sė ashpėr, por madhėshtore. Kėshtu ra mė vonė dėshmor pėr mos t'u harruar kurrė edhe bashkėpunėtori i saj i ngushtė, Lekė Berisha. Nėna e Lekės, Preēa Ukaj, nga fshati Mėzi i shtatė bajrakėve tė Pukės, e cila ishte e martuar me Berishėn, ku kishte lindur djalin e saj tė vetėm, Lekėn, vazhdoi deri nė fund tė jetės amanetin e tė birit. Madje njihet qė nė Iballė, Preēa Ukaj ka luftuar me armė nė dorė, si nė kohėn e LANĒ-it kundėr okupatorit si partizane bashkė me djalin e vet, por edhe kundėr bandave, duke u bėrė si nėnė e vėrtetė e gjithė krahinės Pukė-Mirditė ku bėnte pjesė.

    Jeteshkrimi

    Emri: Mark

    Mbiemri: Dodani

    Ditėlindja: 24 shkurt tė vitit 1926, nė Naraē tė Shkodrės

    Arsimimi: Mbaroi shkollėn fillore nė Orosh tė Mirditės.

    Mė pas mbaron gjimnazin nė Tiranė.
    Nė vitin 1964, kreu studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, nė Fakul- tetin Histori-Filologji, dega Gjuhė dhe Letėrsi. Studimet pasuniversitare i ka pėrfunduar nė vitin 1976, pranė sh kollės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

    Eksperienca:
    Ka qenė partizan qė nė vitin 1943 dhe me pėrgjegjėsi qė nė kohėn e luftės. Ka punuar mbi 35 vjet nė organet e Sigurimit tė Shtetit
    ku ka luftuar kundra bandave. Pas daljes nė pensionin e parakohshėm, u atashua si shkrimtar i lirė pranė Kinostudios "Shqipėria e Re". Ka shkruar 3 romane, njė monografi, dhjetė novela, disa vėllime me tregime, tre skenarė filmash artistikė dhe pesė skenarė dokumentarėsh.

    tirana observer

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a vazhdon kjo me bedri cokun ..o dydrins?

    diku thuhet bedriu diku besmiri.. ne ate shkrimin e pare..

    pse?
    nejse..

    po nga menyra si duket puna.. duket qe kte bedriun duan ta perdorin diku..

    te shohim.. vazhdimin..

    marku asht k.urv plak.. e i asht ba ftyra sholl.. e sdo me dit cka thojn ish te persekutumt..se i ka te forta prapavijat..
    I ka beton e celik PS-ne e veglat e saje e Fehmirat neper gjykata e bamirat nder presidenca..
    vate ne permet kto dit presidenti inė bamke topaj..

    dhe e di ke kish me vete si shoqeruese..

    Dianen Culi.. ate panteren e vjeter te hetuesise enveriste.. sot deputete ne parlo llo te 2009 tes..
    pra thot bamiri.. ju familjet e dy poetve te pushkatuar genc e vilson.. ejani na shekoni targat e mercodeso bmwerave kur nisemi per vizita ceremoniale na..vipat me vipeshat..
    bith e brek si ahere si nashi..

    turp te kete..


    ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E pse mereni me Mark Dodanin.?
    Ne ate pozicion ka qene ne shtyllen kurrizore te diktatures dhe nuk po e mohon.
    Lerini keto e mos u merni me te kaluaren se do tju marre me vehte.
    Shikoni me mire perpara.
    Pederisa Enver Hoxha vdiq rehat ne shtrat te vet e ju qe beni sot bla bla si bete dot gje vet cfare doni qe na hapni barkun me perralla nga e kaluara. Kujt doni ti mbushni mendjen kur te tere e dine se cfare murtaje qe diktatura komuniste.
    Sot Mark Dodani peri ate pune dhe eshte ne mosh te thyer per te treguar pjese nga ajo drame qe kaloi populli yne.
    Keni pare ne tv edhe shefat e medhej te KGB po shkruajne libra me kujtime tani ashtu sic qe ajo kohe.
    Dhe ska asgje te keqe.
    Dhe askush nuk i akuzon si ju jo qen jo lake etj etj.
    Prandaj mos u merrni me ta kur si bete dot gje kur qene brenda diktatures.
    Te kaluaren tja leme te kaluares.

  7. #7
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Me falni per pyetjen po kush eshte Mark Dodani?
    C`eshte e verteta ndoshta s`jam une i ftilluar, po kush ka qene ne pushtet qe nga "permbysja" e diktatures?
    Sinqerisht, akoma ka ndonje iluzion qe u permbysen ata qe ishin ne pushtet?

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22
  4. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  5. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •