Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?

    Fotografi “prime minister” Si pozuan burrat e shtetit


    INTERVISTUAN: VALENTINA MADANI, VIOLETA MURATI


    Historia politike e gjithė burrave tė qeverisė shqiptare fare thjesht mund tė ndiqet dhe nė katin e parė tė godinės sė Kryeministrisė. Stiva e disqeve nė njė dollap tė zakonshėm arkivon me mijėra fotografi. Ėshtė veprimtaria zyrtare e kryeministrave qė kanė marrė nė dorė pushtetin prej ku dėshmohet jo vetėm ēfarė ka ndodhur me jetėn e tyre politike, atė qė vjen nė mėnyrė korrekte, zyrtare, prej fotove. Me kėtė kuptojmė edhe Shqipėrinė, burrat qė drejtuan kėtė vend deri nė intimitet.

    Ėshtė i rrallė rrėfimi i mėposhtėm prej fotografit zyrtar tė kryeministrave, z. Meksi Xhufka. Qysh nga koha e Adil Ēarēanit, kėtij burri me portret tė zymtė qė reflektonte kohėn, Meksi na tregon ēfarė ka ndodhur nė historinė tonė politike nė 40 vitet e tij tė karrierės zyrtare, si fotograf i protokollit tė shtetit. Aleksandėr Meksi ėshtė Kryeministri i parė i sė djathtės qė ai fotografoi nė demokraci. Mė pas Nano, Fino, Meta, Majko e sė fundi Berisha- ēfarė zbulon nė portretin e kėtyre kryeministrave nė vite fotografi zyrtar Meksi? Sa ironike aq edhe domethėnėse shpotitja e tij pėr tė kuptuar se si kanė funksionuar kryeministrat tanė nė gjithė kėto vite. Meksi Xhufka na tregon pėr herė tė parė si arrin tė zbėrthejė dukjen dhe botėn e brendshme tė kryeministrave nga njė foto korrekte zyrtare. Cilat ishin foto historike tė vendit tonė, impresionet e kryeministrave nė takimet me presidentėt e Amerikės? Por dhe njė detaj aq domethėnės ėshtė dhe kapėrcimi teknologjik i aparateve tė fotografisė. Berisha ėshtė ai qė solli dixhitalizmin. Fotografi zyrtar i kryeministrave nuk di asnjė fjalė nė gjuhė tė huaj - por ka vazhdimisht dėshirė tė na thotė se besnikėria e tij, korrektėsia, serioziteti e bėn tė kalojė njė karrierė absolute tė besueshme prej burrave tė shtetit, vetėm si fotograf “prime minister”. Meksi ndalet mė shumė tek Berisha, ky portret burrėror qė e ka lodhur mė shumė.





    Jeni fotograf “prime minister” prej 40 vitesh. A mund tė na thoni kur ka qenė fillesa juaj si fotograf zyrtar pranė protokollit tė shtetit?



    Sivjet mbush 40 vjet qė punoj pranė qeverisė si fotograf zyrtar i kryeministrave, pa ndryshuar asnjėherė profesionin tim. Kam filluar punėn nė vitin ‘68 dhe deri mė ‘80-n kam punuar pėr revistėn “Shkenca dhe jeta”. Pas kėsaj periudhe kam nisur punėn nė ATSH. Hyrja ime zyrtare nė Kryeministri, si fotograf “prime minister” ka qenė nė vitin 1983 dhe deri nė kėtė moment qė po flasim nuk jam ndėrprerė asnjėherė si fotograf pranė protokollit tė shtetit. Kjo ėshtė lidhja ime direkte me fotografinė politike. Ajo ēfarė veēoj si impresionuese nga fillimet e mia ėshtė shoqėrimi i delegacionit tė parė shqiptar nė Greqi, me ish-ministrin Reis Malile, ishin dhe pjesa tjetėr e qeverisė sė asaj kohe.

    Ndėrsa takimin e parė me kryeministrat e kam pasur me z. Aleksandėr Meksi, kėtu nė Kryeministri. Gjatė asaj kohe kisha dhe Ministrinė e Jashtme, konkretisht ish-ministrin Alfred Serreqi. Kisha pėr detyrė tė ndiqja ēdo aktivitet tė Kryeministrit pėr tė fotografuar tė gjitha momentet e tij zyrtare, gjithēka qė duhej fiksuar nė aparat. E gjithė shkonte pėr arkivin e protokollit tė shtetit dhe qeverisė.



    Pra, na thatė qė ishte Meksi Kryeministri i parė qė keni fotografuar, kjo shėnon edhe foton e parė zyrtare qė keni realizuar?



    Po, pikėrisht me Kryeministrin Aleksandėr Meksi kam realizuar fotografinė e parė pėr “prime minister”. Sapo u ul pėr herė tė parė nė karrigen e kreut tė qeverisė, mė thirrėn dhe i bėra fotografinė. Mė pas kam vijuar punėn me tė, duke e ndjekur nė tė gjitha takimet zyrtare, si brenda, ashtu dhe jashtė vendit.



    Mbeti i kėnaqur ish-Kryeministri Meksi nga fotoja e parė, kuptohet ajo zyrtare?



    Sigurisht. Ish-Kryeministri Meksi mė kishte njohur me kohė si fotograf profesionist, i ardhur nga protokolli i shtetit. Kisha me vete edhe eksperiencėn e 10 viteve punė nė revistėn “Shkenca dhe jeta”. Fotografia ishte njė dashuri dhe pėrkushtim pėr mua, ndaj dhe avancova nė kėtė profesion, duke mė admiruar punėn. Mė ka ndihmuar shumė dhe im vėlla. Njė fotograf qė ėshtė shquar si njė ndėr mė tė mirėt e Shqipėrisė, Niko Xhufka, i cili nė vitin ‘90 doli nė asistencė. Kisha mbėshtetjen e tij, shto kėtu edhe pasionin tim, mė shtynė tė eci pėrpara.



    Tė fotografosh kryeministrat. Ēfarė e bėn tė veēantė kėtė profesion kur ėshtė aq zyrtar?



    Ka impenjim tė veēantė dhe profesional, pasi nuk ėshtė si njė fotografi e thjeshtė, qė mund ta bėsh kur ke kohė tė lirshme. Fotografia zyrtare kėrkon profesionalizėm. Duhet tė fokusosh, tė futesh nė aparat, nė fotografim momentet mė esencialė tė aktivitetit qė zhvillohet, tė takimeve institucionale etj.



    Kjo do tė thotė tė fotografosh politikanėt nė mėnyrė korrekte?



    Jo. Do t’i fotografosh ashtu siē ėshtė realiteti, nė punėn e tyre serioze. Fotografoj ashtu siē zhvillohet nė realitet ēfarėdo veprimtari politike.



    Duke pasur parasysh fillimin e punės suaj, kurioziteti vetiu na shtyn tė pyesim se si ka ndodhur ndryshimi i teknologjisė sė fotografisė, ka ndonjė moment nė kėtė drejtim qė mund tė shėrbejė si dėshmi?



    Mbaj mend gjatė vizitės sė ish-Kryeministrit Pandeli Majko nė Amerikė. Nė shtėpinė e Bardhė do tė takonte ish-Presidentin Bill Klinton. Unė kisha njė aparat primitiv, me film, dhe kur u ngjita nė katin e parė isha bashkė me kameramanin dhe njė bodigard. Kur u ngjitėm nė katin e dytė, teksa po ngjitesha shkallėve, ndjeva njė dridhje nė trupin tim. Ishte frika, mosbesimi tek aparati fotografik, pasi unė po shkoja tek presidenti i SHBA-sė, ku aty ndodhej Kryeministri i Shqipėrisė dhe me atė aparat tė vjetėr nuk kisha garanci nėse do tė realizoja apo jo fotografitė qė mė duheshin. Frika nuk mė vinte nga ana ime profesionale, por nga ana teknike, pėr atė aparat primitiv qė kisha nė duar. Me mua ishin dhe kameramani dhe shoqėruesi i z. Majko dhe duke u ngjitur, ky i fundit mė thotė: “Dėgjo djalė, nėse mė del pa fotografi nga zyra e Presidentit amerikan, pa bėrė dyshen, mendohu mirė se tė shtatat qė kam do t’i lė kėtu qė ta marrė vesh Amerika dhe Shqipėria”. Ai e kishte nga dėshira qė unė tė bėja maksimumin pėr tė bėrė tė pamundurėn. Dhe ashtu siē isha nė atė gjendje tensioni, i thashė: mė lėr tė bėj fotografinė...

    Nė kohėn qė u futėn nė zyrėn e Klintonit, shikoj nė kėmbė dy politikanėt, tė pėrshėndetur, tė kapur pėr qafe. Sapo hyra, arrita tė bėja 17 copė fotografi. Mund tė bėja edhe tė tjera, por s’mund tė qėndroja mė tepėr, aq ishte koha pėr ne, mė pas do nisnin bisedimet zyrtare. Pritėm mė pas njė orė, derisa pėrfundoi takimi. Rendėm bashkė me ambasadorin shqiptar nė Amerikė, pėr tė larė filmin nė studion mė tė afėrt.

    Kur panė filmin, ai qė bėri larjen, pyeti ambasadorin tonė se kush e ka bėrė foton. Ambasadori i tregoi qė e kisha bėrė unė dhe u ēudit nga cilėsia e tyre. Ato foto u shpėrndanė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe unė nuk vura emrin tim, por vetėm “Foto Albania”. Nuk doja tė pėrmendja emrin tim.



    Kėtė e quani si njė ngjarje tepėr pėrjetuese, por keni nė karrierėn tuaj ndonjė rast tjetėr kulmor tė kėsaj natyre?



    Ky ėshtė njė episod i detyrės sime. Gjatė karrierės sime kam fotografuar tė gjithė presidentėt e SHBA-sė, ashtu si gjithė kryeministrat e Evropės apo liderėt e saj. Tė gjithė kryeministrat mė kanė krijuar kushtet e besimit, tė korrektėsisė si fotograf i kualifikuar dhe serioz nė punė.





    Cilėt janė kryeministrat shqiptarė, me tė cilėt keni punuar dhe ēfarė mbani mend nga pak prej tė gjithėve - mbresat me ta, si e reagonin nga fotografisė?



    Kryeministri i parė me tė cilin kam punuar ka qenė Adil Ēarēanin. Kam punuar 6 muaj. Ishte njeri i ftohtė. Nė rastin e tij, bėja punėn zyrtare dhe dilja jashtė. Nuk kishte asnjė lloj komunikimi me tė.





    Po Aleksandėr Meksi, e ndjente tek fotografohej?



    Siē ishte i interesuar pėr punėn si Kryeministėr i vendit, ashtu ndjente dhe pasionin e fotografisė. E pėrkrahte fotografinė. E pėlqente fotografinė. Madje, ai mė pyeste dhe pėr aparatin, duke mė thėnė kushedi sa herė qė: “A ta bėn punėn ashtu siē duhet aparati? Je i garantuar me tė? Ke nevojė qė tė porosisim ndonjė mė tė ri etj”. Nė njėfarė mėnyre e tregonte dashurinė nė sipėrfaqe. Ishte e dukshme tek ai njė gjė e tillė.



    Ish-Kryeministri Majko, si e krijonte marrėdhėnien me aparatin, ndėrkohė qė fotografohej?



    Mund tė them qė si Meksi, ashtu dhe Majko, shtoj kėtu edhe Finon, tregonin mjaft interesim, me njė dashuri njerėzore ndaj fotografisė. E shprehnin nė fytyrė kėtė gjė. Kurse tė tjerėt ishin tė interesuar, e pėrkrahnin prapavijėn e protokollit zyrtar, por nė fytyrė nuk e tregonin interesimin zyrtar.



    Cili nga ish-kryeministrat nuk e kishte kėtė interes, pra nė dukje, pėr fotografinė?



    As Meta dhe as Nano. Por nė anėsi, ne nuk na pengonin, por na pėrkrahnin.



    Kush kishte marrėdhėnie mė tė ftohtė me fotografinė, ku ty tė duhej tė bėje 100 shkrepje dhe tė dilnin vetėm disa prej tyre?



    Asnjėri nuk qėndronte ftohtė ndaj aparatit. Me kėtė lloj fotografie qė bėj unė, e dėshironin tė gjithė, sepse pėrmes tyre bėja historinė e realitetit tė takimeve. Ėshtė njė lloj arkivi. Tė gjithė kishin merak pėr foton, por nuk para ndėrhynin. Por Meta ishte ndėr mė tė ftohtėt.



    Kishte ndonjė reagim tė veēantė nga ana e Ilir Metės?



    Po ju tregoj njė rast qė mė ndodhi nė Stamboll. Atje do zhvillohej Samiti i Paktit tė Stabilitetit. Aty asistonte dhe Klintoni. Isha i ulur nė sallė me gjithė aparatin dhe nė moment hyn ish-Presidenti amerikan dhe shkon e takon z. Meta. Nė atė moment nuk i vura re, sepse po bėja njė bisedė me ambasadorin tonė, ndėrkohė qė ai mė thotė: “Meksi nxito me vrap pasi u takua Klintoni me Metėn”. U ngrita me vrap, por mė bllokuan bodigardėt, vetėm pesė metra larg Klintonit dhe Metės. Ambasadori ndėrhyri dhe u tha qė tė mė lejonin kalimin si fotograf i Kryeministrit shqiptar. Kur u afrova ishin tre figura kryesore bashkė, me ta ishte edhe Ollbrajt, sekretarja e Shtetit amerikan. Ishte krijuar njė treshe Klintoni, Meta dhe Ollbrajt, gjė qė mua nuk mė lejonte tė fotografoja Kryeministrin tonė dyshe me Presidentin amerikan. Nė kėtė moment shkrepa njė foto treshe dhe iu afrova znj. Ollbrajt nga afėr, duke i bėrė njė ngacmim tė vogėl tek mėnga dhe duke shkrepur kot aparatin, sikur po fotografoja dhe atė. Por ajo me zgjuarsinė e saj, prej njė diplomateje, e pikasi hallin tim dhe u spostua njė metėr mbrapa, duke mė liruar vendin, duke mė dhėnė mundėsinė qė me atė dyshe tė bėj, jo njė, por 13 fotografi. Nė kėtė mėnyrė, ia arrita tė bėja dyshen Klinton-Meta. Pasi e realizova, me thėrret Kryeministri nė zyrėn qė i ishte akomoduar nė samit. Me tė qeshur mė tha: “Kam besim se me aftėsinė tėnde ke realizuar foton dyshe...”. I thashė e realizova. Mė uroi suksese dhe nė atė moment nė praninė time mė porositi kafen dhe mori direkt nė telefon gazetarin Blendi Fevziu, kishte miqėsi me tė, tė cilin e njoftoi pėr ēdo informacion tė takimit dhe i foli edhe pėr foton, e cila u transmetua kudo nė mediat tona.



    Atėherė kush nga kryeministrat kishte dėshirė tė pozonte, qė ia vinte syrin aparatit enkas, pėr t’u dukur?



    Majko dhe Nano. Ata sikur kishin njė lidhje me fotografinė. E dashuronin atė nė njėfarė mėnyre.



    Nano, pėr shkak se kishte edhe Xhoin nė krah?



    E dėshironte edhe pėr faktin se fotografia bėnte historinė, arkivohej, por dhe diēka qė tė pasqyronte bukurinė e jetės.



    Interesohej ndonjėherė Xhoi pėr ta ditur se si ka dalė, ose ndėrhynte para shkrepjes sė aparatit?



    Ishte kėrkuese pėr cilėsinė e fotografisė. E donte fotografinė sa mė reale dhe sa mė tė bukur. Kam qenė edhe nė dasmėn e tyre.



    Keni qenė nė dasmėn e ēiftit Nano?



    Po kam qenė fotograf nė dasmėn e Nanos dhe Xhoit. Ceremonia u bė nė kishėn ortodokse, nė “Rrugėn e Kavajės”. Ishte njė kameraman privat dhe unė si fotograf zyrtar, sigurisht qė nė ato momente kisha kaluar si fotograf privat. Ceremonia filloi me kishėn ku vuri kurorėn. Kishte shumė tė ftuar, rreth 100 veta. Unė bėra fotot dhe ika. Pastaj nė pritjen qė u bė nė Kryeministri, erdhėn shumė tė ftuar, politikanė, trupi diplomatik, aty u angazhova sėrish tani si fotograf zyrtar.



    Ishit nė merak se nuk do ta nxirrnit mirė nė fotografi nusen e re tė Nanos?



    (Qesh). Jo, sepse Xhoi ishte e bukur dhe kisha besim se edhe ndonjė “gabim” i imi, ajo sėrish do dilte bukur nė fotografi. Ajo e tėrhiqte aparatin. Ishte fotozhenike.



    Cili nga kryeministrat ju ka kėrkuar qė edhe nė mėnyrė private t’i shkonit privatisht?



    Asnjėri. I vetmi ishte Fatos Nano. Fotografitė e mia kanė qenė vetėm zyrtare, pėrjashto kėtė rast, siē ishte ai i dasmės sė z. Nano.



    Tani ėshtė koha tė flasim edhe pėr Kryeministrin aktual, Sali Berishėn. Ēfarė tė tėrheq nga portreti i tij?



    Ashpėria. Ka brenda mendimin e bukur. Berisha ėshtė njė njeri shumė serioz, shumė i vėmendshėm.



    Kur e fotografuat pėr herė tė parė Sali Berishėn?



    E kam fotografuar nė momentin qė u bė President i Shqipėrisė. Nė atė kohė unė isha fotograf i ish-Kryeministrit Aleksandėr Meksi. Nga presidenca mė merr nė telefon Aida Shehu dhe mė thotė: “Do tė paraqitesh nė Presidencė pėr tė bėrė fotografinė zyrtare tė Presidentit”. U paraqita atje kur erdhi dhe Kryeministri. Ata u ulėn nė karrige dhe unė bėra punėn time, fotografitė. U ktheva sėrish nė godinėn e qeverisė. Mė kishin zgjedhur si njė fotograf profesionist pėr foton zyrtare tė Presidentit tė ri tė vendit. Por ndėrkohė bėja dhe punėn e fotografit tė ish-ministrit tė Jashtėm, Alfred Serreqi.



    Hera e parė fotografi me Berishėn, cili ishte impresioni pėr tė?



    Nuk mund ta them kėtė. Di tė them se pavarėsisht vėshtirėsive, ai mė ka shtuar pasionin pėr ta fotografuar gjithnjė e mė shumė nisur nga pamja krenare e tij. Nuk ngopem duke e fotografuar. Brenda vėshtirėsisė, janė mendimet e bukura brenda saj.



    Ėshtė e vėshtirė pėr t’u fotografuar Berisha - kujtojmė pak Kryeministri ėshtė mjaft i gjatė, ju pak i shkurtėr. Madje, tė kemi parė shpesh nėpėr konferenca shtypi, duke e fotografuar atė edhe mbi karrige?



    Pėr mua nuk ka asnjė problem. Nė fillim e kisha pak problem pėr t’i gjetur kėndin e portretit serioz, tė bukur, pėr tė dhėnė figurėn e njė lideri, njė Kryeministri. Nuk ėshtė pėr detyrė t’i qėndrosh vazhdimisht nga afėr Kryeministrit, pėr ta fotografuar. Detyra ėshtė tė marrėsh realitetin e aktivitetit qė zhvillohet aty, tė marrėsh atė qė shikon me sy, tėrė procedurėn e takimeve diplomatike, qė bėjnė p.sh., dy homologėt, ose me delegacionet e tjera nė raste tė tjera.



    Fotografėt e mediave janė tendenciozė. Ndoshta ata duan ta nxjerrin figurėn e Kryeministrit pak a shumė ironike. Po ju ēfarė synoni?



    Kėtu keni tė drejtė dhe kjo mund tė mos jetė nė dėshirėn e atij fotografi qė e bėn, por nė dėshirėn e atij qė e ka punėsuar atė. Sepse ashtu ia do puna. Unė jam kundėr kėtyre fotografive. Pėrherė dua tė jap realitetin e asaj qė zhvillohet pėrmes fotografisė.



    Tė fotografosh Berishėn - ka ndonjė vėshtirėsi qė ju nuk ia dilni?



    Profesionisti nuk duhet tė nxitohet pėr ta fotografuar, por duhet tė mendohet mirė kur ta fotografojė, pėr t’i gjetur kėndet mė tė mira, mė serioze (kjo ėshtė lehtėsi pėr mua, pasi Berisha ėshtė serioz), por kėndin mė tė bukur nė punė e sipėr.



    Tė vė nė siklet kur e fotografon?



    Jo, nė asnjė rast. Ai nuk ėshtė njeri qė pozon tek fotografi. Asnjėherė nuk mė ka pozuar ose tė mbaj mend tė mė ketė ndėrhyrė. Nė asnjė rast nuk ka ndodhur kjo.



    Ju na thatė se Berisha “lėviz” shumė dhe se ka seriozitet... kjo nė ēfarė kuptimi?



    Berisha ka bukuri burrnore. Ajo bukuri qė ka ai ėshtė e njė drejtuesi shteti, burri shteti. E thashė lėviz, pasi mė duhet ta ndjek kudo qė shkon. Ai nuk lė pėllėmbė tė Shqipėrisė pa vajtur, pa shkelur me kėmbė, nėpėr autostrada, shkolla... etj. Ėshtė njė njeri vazhdimisht nė lėvizje dhe i palodhur.



    Mbetemi pak tek tiparet. Ka bukuri...



    Tek portreti i tij dallohen bukuria, serioziteti, korrektėsia. Tė gjitha kėto mė kanė krijuar njė tėrheqje drejt portretit tė tij. Pse? Sepse nė vitin 2005 kam pasur vėshtirė, pėr tė arritur kėtė cilėsi fotografie. Ju mė thatė pak mė lart se mė keni parė mbi karrige dhe se Berisha ėshtė i gjatė. Por ai qė ėshtė profesionist, qė kėrkon tė arrijė mė tė mirėn, nuk ndjen vėshtirėsi.



    Nisur nga fakti qė Berisha udhėton shumė nėpėr Shqipėri, kjo do tė thotė se ka krijuar fondin mė tė pasur tė arkivit tuaj fotografik?



    Kjo ėshtė e vėrtetė. Gjatė kėtyre 4 viteve qė Berisha qeveris vendin mė ka pasuruar arkivin dhe mund tė them me siguri tė plotė se arkivi i tij ėshtė mė i madhi me foto. Dhe e pėrsėris sėrish se arsyeja ėshtė ngaqė ai lėviz shumė nėpėr Shqipėri. Ka aktivitete pa fund tė Berishės. Me tė kam arkivin mė tė madh fotografik. Nė tė pėrfshihen tė gjitha mbledhjet, takimet diplomatike, ndėrkombėtare, aktivitet nėpėr Shqipėri, inaugurimet, e ndjek kudo mė njė intensitet pune tė paparė.



    Pėr ju ėshtė njė lodhje kjo, apo se Berisha ėshtė njė Kryeministėr “i vėshtirė” pėr ta ndjekur nga pas?



    Pėr njė fotograf tjetėr mund tė ishte lodhje, qė nuk do tė mund ta pėrballonte. Por unė e kam kaluar, pasi kam fituar mundėsitė e kualifikimit dhe nuk kam ndjerė lodhje nė asnjė rast.



    Ai rend sepse punon shumė, kėtė doni tė thoni?



    Ka bėrė shumė aktivitete nė tė gjithė Shqipėrinė. Janė pa fund. Dhe pėr mua kjo do tė thotė mijėra e mijėra fotografi.



    Kjo e dallon nga kryeministrat e tjerė, apo e thoni ngaqė tani ai ėshtė Kryeministėr?



    Jo vetėm qė dallon, por e bėn tė veēantė pasi ai udhėton pa masė, nuk njeh pushimin dhe s’ka lėnė cep tė Shqipėrisė pa e shkelur me kėmbė. Ai i shikon autostradat, tunelet, gjithēka qė po ndėrtohet. Berisha i qėndron afėr punės dhe ėshtė i palodhur. Madje, mė ka bėrė pėrshtypje njė nga vizitat e tij nė rrugėn Durrės-Kukės. Nė momentin qė kishte hyrė nė tunel, unė gjeta njė pozicion tė atillė qė ta fotografoja nė mėnyrėn mė korrekte, por u futa diku nė njė cep ku binte ca dhe nga lart - nė kėtė moment Kryeministri kur e pa pozicionin tim tė vėshtirė i tha bodigardit: “Ma keni kujdes fotografin...”.



    Tani punokeni me aparat dixhital, me cilin Kryeministėr ka ndodhur ky ndryshim?



    Po puna ėshtė lehtėsuar. Me Berishėn kam historinė dixhitale. E mbaj nė arkiv. Ky ėshtė fakti i provave dhe nuk mbaj mend tė kem lėvizur dhe tė kem bėrė kaq shumė foto sa me Kryeministrin Berisha.



    Ju i keni bėrė fotot e Kryeministrit me aktoren e njohur italiane, Maria Kucinota?



    Po, unė i kam bėrė gjatė pritjes zyrtare.



    Ishin foto tė diskutuara pėr artisten italiane, tepėr sensuale… Ishte qėllimi juaj ta paraqisni aq seksi?



    Unė nuk i shikoj me atė sy. Unė shikoj anėn serioze, portretin serioz tė bisedimeve, realitetin e saj. Fakti qė e priste Kryeministri i Shqipėrisė, nė gjithēka duhej tė ishte serioze. Unė fotografoj seriozitetin.

    Berisha pret personalitete tė larta botėrore nė zyrė, pret aktorė tė njohur, por edhe fshatarė, nxėnės shkollash etj. Cilėtdo qė tė jenė atė, unė pasqyroj pėrmes fotografisė anėn zyrtare tė takimeve. Unė kam detyrė ta fokusoj dhe ta arkivoj kėtė realitet. Por nuk mund tė gjykoj nėse ėshtė e kėndshme kjo apo jo.



    Edhe Berisha ka takuar Bushin, ka ndonjė histori prapa kėtij takimi?



    Isha caktuar pas testimit pėr takimin kokė mė kokė. Isha vetėm unė fotograf shqiptar, si dhe njė kameraman i TVSH-sė, njė i “Rojtersit” dhe njė i Presidentit Bush. Pra ishim 4 veta. Nė momentin kur tėrė media dhe tėrė delegacioni qėndronin poshtė nė ambientet e Kėshillit tė Ministrave, ne tė katėrt qėndronim nė pritje pėr tė ardhur Bushi. Kisha tension dhe frikė pėr shkak tė teknikės sė aparatit fotografik, pavarėsisht se kisha dixhital. U futėm nė dhomėn ku do takoheshin dy palėt e delegacioneve, amerikane dhe shqiptare dhe mė kryesorja, Presidenti Bush dhe Kryeministri Berisha. Nė momentin qė u futėm ne tė katėrt, siē ishin ulur, ata tė gjithė u ngritėn nė kėmbė dhe pozuan pėr ne brenda minutazhit qė na ishte caktuar. U ulėn pėrsėri dhe ne sėrish shkrepėm aparatet. Ne i kishim tė caktuara minutat qė do rrinim brenda, pasi nė tė kundėrt do tė pengonim bisedimet. Pastaj erdhi momenti i konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp dhe takimi i veēantė i Presidentit Bush me kryeministrat e vendeve tė Ballkanit. Takimi u bė tek vila dhe atje isha vetėm unė dhe ēdo Kryeministėr kishte fotografinė e tij. Edhe aty bėmė foto tė tjera, pritėm sa dolėn dhe nė mbyllje tė takimit, tė tre kryeministrat dhe presidenti Bush pozuan sė bashkė.



    Ēfarė pėrshtypje ju la ish-Presidenti i SHBA-sė, Xhorxh W. Bush?



    Ai dukej qartė se ishte njė mik i shqiptarėve dhe nė mėnyrė tė veēantė i Kryeministrit Berisha. Shfaqej njė afrimitet miqsh mes tyre. Bushin e kisha fotografuar edhe mė parė, me ish-kryeministrin Fatos Nano nė Stamboll. Atje nė takimin mes tyre isha vetėm unė fotograf dhe fotografi i ish-Presidentit Moisiu, pasi edhe ai ishte nė Stamboll. Pasi doli Moisiu nga takimi me Bush, u fut z. Nano. Ishin takime tė veēanta. Brenda nė takim ishte dhe ish-sekretarja e Shtetit Kondeleza Rajs.



    Ēfarė mbani mend nga ai takim?



    Unė kisha arritur tė futesha brenda para se tė hynte Fatos Nano dhe nė kohėn qė bodigardi special i Presidentit Bush po mė thoshte dil, unė nuk lėviza. Pashė Bushin nė kėmbė qė priste Nanon dhe i thashė: no... bodigardit tė Bushit. Ndėrkohė znj. Rajs pa qė bodigardi po fliste me mua, dhe se diēka nuk shkonte mes tė dyve, ndėrhyri dhe iu drejtua bodigardit: “Lėre, mos e lėviz”. Mendoj se ajo pa kartėn time si fotograf i Kryeministrit dhe mė ndihmoi tė isha aty qė para se tė hynte Nano.



    E njihni gjuhėn angleze?



    Jo. Por s’mė ka penguar tė bėj punėn time qoftė nė delegacionet jashtė shtetit, qoftė me tė huajt qė kanė ardhur kėtu. Di vetėm fjalėt fotografi i “prime ministrit” dhe kaq mė mjafton pėr tė mos mė penguar tė bėj punėn time. Plus qė identifikohem me kartėn time zyrtare si fotograf i Kryeministrit.



    Cili nga kryeministrat ju ka “shėtitur” mė shumė jashtė shtetit?



    Protokollin pas vetes mė tepėr e kishte lidhur Fatos Nano. Por edhe Majko. Pastaj vinte Ilir Meta.



    Po brenda Shqipėrisė, kush ėshtė Kryeministri qė ju ka lėvizur mė shumė, qė u ėshtė dashur ta ndiqni mė tepėr?



    Ai qė ka bėrė aktivitet mė shumė brenda vendit ėshtė Kryeministri Berisha. Ai lėviz shumė. S’ka lėnė vend tė Shqipėrisė pa e shkelur me kėmbė, pasi bėn njė punė shumė voluminoze.



    Po Kryeministri qė lėvizte mė pak, qė dilte mė pak jashtė godinės qeveritare, thėnė shkurt, Kryeministri “dembel”?



    Ilir Meta. Ai nuk para dilte jashtė zyrės. Jashtė Tiranės lėvizte gjithnjė e mė pak. Nėpėr botė ka bėrė shumė aktivitete, por z. Meta nėpėr Shqipėri ka lėvizur shumė pak.



    Pra, Meta kishte njė parim: tė qėndronte ose nė Kryeministri, ose jashtė Shqipėrisė?



    Di vetėm t’ju them se jashtė Tiranės, nėpėr rrethe tė ndryshme, nuk para dilte shumė. Nė tė shumtėn e kohės gjendej ose nė zyrė, nė Kryeministri, ose takime zyrtare jashtė vendit. Ėshtė tėrėsisht e kundėrta me Kryeministrin aktual, Berisha. Ato investime qė nuk janė bėrė pėr 20 vjet, Berisha i ka bėrė pėr 4 vjet. Kėto janė fakte, i kam tė dokumentuara nė arkiv.



    Ju thatė se keni punuar edhe me ish-Kryeministrin Adil Ēarēani? Na e pėrshkruani pak portretin e tij?



    Ishte njeri i vrenjtur. Nuk komunikonte fare, me mua. Nuk jepte asnjė mendim dhe asnjė sugjerim. Me Adil Ēarēanin, kam punuar 6 muaj pasi nė tė njėjtėn kohė isha dhe fotograf i ish-ministrit tė Jashtėm, Reis Malile.



    Keni bindje politike, ose a keni pasur ndonjėherė?



    Jo, nuk kam bindje politike dhe as nuk kam pasur. Ish-kryeministrat mė kanė vlerėsuar punėn dhe tė njėjtėn gjė bėri dhe Kryeministri aktual, Sali Berisha. Mė vlerėsoi profesionalizimin.



    Ka ndodhur qė ndonjė nga kryeministrat t’ju persekutonte fotot tuaja dhe cili ėshtė ai?



    Fino dhe Meta ishin kėrkues. E donin mė tė bukur pamjen e tyre. Jo portretin, por realitetin e aktivitetit.



    Tek zyra e cilit Kryeministėr keni parė mė shumė femra, qė me protokoll zyrtar keni fotografuar, artiste p.sh.?



    Kryeministri qė ka vlerėsuar mė shumė artin shqiptar ėshtė Sali Berisha. Ky ėshtė konkretizim, pasi unė e fotografoj. Ai bėn shumė takime me njerėz tė artit dhe kulturės qoftė vendase, qoftė edhe ato botėrore. Berisha ėshtė i afrueshėm dhe i ndjeshėm ndaj artit.



    U ėshtė kėrkuar ndonjėherė tė bėni edhe fotografin e familjes Berisha?



    Jo, nė asnjė rast. I kam fotografuar vetėm gjatė takimeve zyrtare, pritjeve zyrtare. Asnjėherė privatisht. Nuk mė ėshtė kėrkuar njė gjė e tillė. Fotot zyrtare janė arkivuar nė protokoll dhe nuk bėhet fjalė pėr ato private.



    Si bilanc, a flitet nė shifra sa foto ka arkivi i Kryeministrit, dhe cili ėshtė mė i pasur nga puna e kryeministrave?



    Janė me mijėra e mijėra foto nė arkiv, duke pėrfshirė vetėm periudhėn kur kam punuar unė. Sa pėr kryeministrat veēoj Berishėn, pėr tė cilin nuk mund tė them se sa janė, por janė fotot qė mė kanė krijuar arkivin mė tė madh tė punės sime 40-vjeēare.



    Cili nga kryeministrat ishte mė fotozhenik?



    (qesh). Kėtė nuk mund ta them...



    Cila ėshtė fotoja qė ka bėrė histori dhe qė ekskluzivitetin e saj e kishit vetėm ju?



    Nė vitin 1999 pėr herė tė parė u takuan pozita e asaj kohe dhe opozita e Berishės nė hotel “Rogner”. Aty asistonte pėr pozitėn Majko dhe Meta, kurse pėr opozitėn, Berisha dhe Pollo. Takimi ishte me dyer tė mbyllura dhe media ishte pėrqendruar e gjitha nė korridor. Brenda nuk lejohej tė hynte njeri. Ishte njė takim qė bėhej nė momente delikate pėr klasėn politike. Brenda u lejuam tė hynin vetėm unė dhe njė kameraman i TVSH-sė. Hyra brenda dhe bėra fotografinė qė bėri vėrtet histori. Dhe nė momentin qė do tė dilja nga ambientet e takimit, mė thėrret z. Pollo. Ai mė thotė: “Meksi na sill dhe ne fotografinė qė sapo bėre dhe mos na lėr pa fotografi”. Kishte njė rėndėsi tė jashtėzakonshme ajo fotografi, pasi ishte koha qė kishte njė pėrplasje shumė tė madhe mes dy partive kryesore nė vend. Ishte shumė i domosdoshėm ai takim dhe e tillė u konsiderua edhe fotoja qė bėra brenda takimit. Ajo foto bėri histori, pasi dėshmonte stabilitet dhe qetėsi mes pozitės dhe opozitės. Pas ‘97 kishte mosmarrėveshje tė thella. Ky takim sfumoi tensionin e asaj kohe. Kur dola nė korridor mė rrethuan gazetarėt pėr tė marrė fotografinė.



    “Kushtonte” shumė ajo fotografi?



    Mund tė duket e pabesueshme, por mė ofruan lekė pėr tė marrė fotografinė. Gazetarėt e huaj mė hodhėn dollarė tek kėmbėt. E donin me ēdo kusht atė shkrepje. Ishin stacionet e huaja, tė cilat kėrkonin medoemos qė ta jepnin me satelit nė tė gjithė botėn. Por unė nuk pranova. Do e ēoja nė punė dhe do ta shpėrndanin ata. Madje, kishte nga ata gazetarė qė mė thoshin s’tė lėmė tė dalėsh qė kėtu po nuk na e dhe filmin e fotos. Nė atė moment doli ish-Kryeministri Pandeli Majko i cili i tha bodigardit: “Kini kujdes fotografin”. Ai e pa qė s’po mė linin tė kaloja teksa tentonin tė mė rrėmbenin filmin. Vetėm pasi u premtova se do ua jap, mė lanė tė kaloja. Erdha direkt kėtu nė Kryeministri nė orėn 10 tė darkės dhe bėra 30 copė kartolina, ku nė mėnyrė urgjente Drejtoria jonė e Shtypit ua shpėrndau tė gjitha mediave, me e-mail, me satelitė dhe ajo fotografi u pėrhap nė tė gjithė botėn. Ajo fotografi ishte historike. Ishte shpėrndarė lajmi dhe fotoja nė mbarė botėn.



    Ju kanė kėrkuar herė tjetėr qė t’ua shesėsh fotografitė ekskluzive qė ju keni bėrė?



    Mė qindra herė. Por unė nuk kam pranuar asnjėherė nė jetėn time qė tė shes fotografi. As nuk kam ndėrmend ta bėj njė gjė tė tillė.



    Ke bėrė ndonjėherė foto sekrete, tė fshehta, jo nė tė keq tė punės?



    Kam bėrė foto tė punės, tė cilat janė publikuar pas njė jave.



    Cila pėr shembull?



    Njė nga kėto ka qenė njė foto e takimit, qė bėri ish-Kryeministri Fatos Nano me ish-drejtorin e CIA-s, Georg Tenet. Pėr shkak tė sigurisė sė tij ishte mbajtur sekret vizita e tij nė Shqipėri. Gjatė takimit mė thirrėn mua dhe s’kishte asnjė kameraman brenda. Isha vetėm unė fotograf. Pak para takimit mė thirri zėdhėnėsi i ish-kryeministrit Nano, Aldrin Dalipi dhe mė thotė: “Meksi, ke njė punė me shumė pėrgjegjėsi...”. Ndėrkohė qė kisha njė aparat shumė primitiv, nė atė periudhė. Ishte njė aparat me disketa, fare i thjeshtė. Por ia dola. Bėra fotografinė pa e ditur se kush ishte nė takimin me z. Nano. Kur e mora vesh mbeta i habitur. Dhe nė atė moment pa dalė nga zyra e sekretares sė ish-Kryeministrit, heq disketėn dhe ia dorėzoj zėdhėnėsit Dalipi.

    Dhe vetėm, pasi tė largohej nga Shqipėria duhej tė publikoheshin fotot e takimit. Kisha bėrė 16 foto, tė cilat u botuan bashkė me lajmin e vizitės qė ishte bėrė nė Tiranė mes Nanos dhe ish-drejtorit tė CIA-s.


    07/02/2009

    standard
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 07-02-2009 mė 09:30

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •