Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Doktori qė dha ..

    OPINION
    Doktori qė dha jetėn mes mokrarėve

    05-02-2009 / Nga Harilla Goga


    Ishte vitet ’50, kur spitali i qytetit tė Korēės priste tė sėmurė nga gjithė krahinat pėrreth, pra edhe nga Mokra e largėt. Mbremje vonė, njė makinė e rastit sjell aty njė tė sėmurė tė fashuar krejt. Nuk dihej nėse ishte djalė, burrė, grua, apo njeri i moshuar. Dihej vetėm se njeriu i fashuar ishte nė gjėndje tė rėnde dhe luftonte me vdekjen dhe vinte nga fshati Podgozhan i Mokrės. Doktori i spitalit dhe mjeku i diplomuar jashtė shtetit, i mirėnjohuri Spiro Polena, i cili do tė trajtonte tė sėmurin, urdhėroi futjen shpejt tė tij nė sallėn e operacioni dhe vijoi punėn me tė…
    Pas dy orė ndėrhyrjesh tė suksesshme, Doktor Polena dha urdhėrin e dytė qė ta ēonin tė sėmurin nė njė dhomė mė vete. Stafi i tij ndihmės nuk po kuptonte pėrse doktori nuk po shprehte, si pėrherė, kėnaqėsinė e tij pėr punė e bėrė, faktin qė i sėmuri kapėrceu vdekjen pikėrisht nga aftėsia dhe duart e tij tė arta…..Pėrkundrazi, Doktor Polena kishte marrė njė pamje serioze, sikur donte tė thoshte kritika apo bėnte vrejtje pėr stafin. Pas pak, ai ftoi stafin nė dhomėn e tij tė mjekut. Ndezi njė cigare dhe me pamje akoma dhe mė tė ēuditur, pyeti: KUSH e ka mjekuar dhe fashuar kaq mrekullisht tė sėmurin para se tė vinte nė spital? Askush nuk iu pėrgjegj pasi asnjeri nuk e dinte …dhe kjo nuk duhej tė kishte mė rėndėsi…
    Djali mokrar niset nė Tiranė/Familja Buzo kishte njė pasuri jo tė vogėl nė Strugė tė Maqedonisė. Atje bėnte hije dhe njė shtepi e madhe dykatėshe pėrfshi edhe njė bibliotekė me tituj librash nė gjuhė tė ndryshme. Mė i vogli i shtėpisė quhej Spiro, me sy bojqielli dhe biond. Prandaj dhe shpesh familjaret dhe shokėt e tij i thoshin se “kishte zbritur nga nordikėt”. Por, lumturia familjare nuk do tė zgjaste shumė. Nė periudhėn qė koincidon me pavarėsimin dhe forminin e shtetit tė ri shqiptar, njė zjarr i madh ra nė atė shtepi dhe dogji gjithēka veē mureve…
    Babai i Spiros u kthye nė Mokėr, aty ku kishin jetuar njerėzit e tij brez pas brezi, pikėrisht nė fshatin Trebinjė. Por, edhe aty varfėria i ndoqi nga pas…
    Djaloshi Spiro, tashme rreth 16 vjeē, mori rrugėr e kurbetit ashtu siē patėn bėrė prindėrit dhe gjyshėrit e tij, para dhe pas periudhės otomane. Por, kėtė herė, “emigranti” Spiro, emigronte brenda vendit, nė Tiranė, kryeqyteti i Mbretėrisė sė Shqipėrisė. Ai kishte dėgjuar pėr “ēuditė” nė Tiranė si psh rrugė tė gjera si nė Paris, godina dhe pallate si nė Romė, klube dite dhe nate, etj. “Do tė shkoj pėr kismet” - i kishte thėnė babait tė tij, tashmė i varfėruar krejt.
    I pafuqi, babai nuk mund ta ndalonte, megjithėse Spiroja ishte i vogėl nė moshė dhe dukej tepėr i imėt fizikisht.
    Shegert ishte profesioni i tij i parė nė Tiranė, nė shėrbim tė familjes tė njė mjeku francez qė punonte nė spitalin e madh tė Tiranės. Me kalimin e kohės, mjeku francez e mori djalin e vogėl edhe nė spital tė bėntė ndonjė punė pėr tė fituar diēka mė shumė.
    Por, nuk ndodhi ashtu siē francezi kishte parashikuar. Shegerti Spiro, shpejt do tė shndėrrohej nė ndihmės infermier. Ai po “vidhte” hap pas hapi zanatin e doktorit francez…tashme djali kishte mėsuar edhe frengjisht.
    Puna vazhdoi nė spital dhe Spiroja do tė quhej infermier i parė. Nė kėtė pozicion, ai u njoh edhe me mjekė tė tjerė qė admironin pasionin e tij dhe dėshirėn e flaktė pėr tu bėrė mjek “pa lexuar”. Puna e solli qė Spiroja tė ishte nė kontakt edhe me njė mjek tjetėr, kėtė radhė amerikan, prej tė cilit mėsoi shpejt tė fliste anglisht.
    Kėshtu pėrreth 4 vjet, djali “emigrant” ishte shndėrruar ndėr infermierėt mė tė mirė tė spitalit, fliste frengjisht dhe anglisht. Por, diēka e mungonte. Ēdo mbremje gjumi e zinte duke endėrruar kthimin nė Mokėr. Diēka e magjishme e tėrhiqte shumė…nuk e kuptonte dhe shpjegime nuk mund tė bėnte, por zemra i rrihte fort sa herė kujtonte jo vetėm familjen por gjithe mokrarėt qė i njihte ose jo. As vajzat tironse, nuk e tėrhiqnin mė.
    Vendimi u mor shpejt dhe, Spiroja, tashmė doktor i padiplomuar, kthehet nė vendlindje.
    Ky ishte doktori qė kishte fashuar njeriun e sėmurė nė spitalin e Korēės dhe qė habiti kaq shumė Doktorin e Madh Spiro Polena 20 vjet mė vonė.
    Mes njerėzve dhe tė sėmurėve sa sa nė familje…/Mokra mbarė, qė nga ēlirimi i vendit dhe deri nė fillim tė viteve ’60 kishte vetėm njė infermier, kishte vetėm njė mjek, kishte vetėm njė doktor – Doktor Spiro Buzo, i cili, me ēantėn e tij tė veēantė mbushur me medikamentet e nevojshme, shkonte shtėpi mė shtėpi, ngjitej malit dhe zbriste qytetit pėr tė kryer punėn e ngarkuar me njė ndėrgjegje, e pėrkushtueshmėri tė paparė.
    Ishte fillimi i vitit 1945. “Spiro, merri medikamentet nė Pogradec dhe, me tė ardhurat qė do tė marrėsh nga kurimi i tė sėmurėve, do tė sigurosh jetėn tėnde dhe tė familjes” – i kishte thėnė ditėn e parė tė fillimit tė punės pėrgjegjėsi i Shėndetėsisė nė Pogradec..
    Pra, Doktor Spiroja kishte dy mundėsi pėr tė marrė tė ardhura: e para duke shitur medikamentet dhe, e dyta, duke marrė bakshish prej tyre. Asnjera prej tyre nuk funksionoi. Asnjėherė ai burrė nuk mori para pėr medikamentet!! Asnjėherė, ai burrė-doktor - qė kishte dėgjuar pėr Betimin e Hipokratit, por anjėherė lexuar dhe bėrė atė si mjekėt e tjerė tė diplomuar – nuk kėrkoi (por refuzoi gjithmonė) ato ēfarė ata njerėz tė thjeshtė, punėtorė dhe patriotė mokrarė u munduan mė kot ti jepnin, apo fusnin nė xhep. Gruaja tij fisnike kurrė nuk u ankua njėherė pėrse burri i saj nuk kalonte veēse ndonjė natė nė javė nė shtepi, pranė saj dhe fėmiljve. Ajo dinte vetėm njė gjė: burri i saj ishte diku, atje ku tė sėmurėt e thėrrisnin, ishte nė njė shtėpi mokrare, ishte atje ku duhej dhe atje ku Doktori ndjehej mirė: mes njėrėzve duke u shėrbyer pėr mė shumė se 25 vjet.
    Kthehej dhe nuk kthehej nė familje. Kur qėllonte tė ishte mes fėmiljve, ai i merrte me radhė dhe i pėrkėdhelte duke u kėnduar edhe zanatin e tij. “Tė bėheni tė zotė tė vetes…tė dini dhe tė kujdeseni pėr njerėzit si nena ndaj fėmiles sė vetė..”, - ishte refreni qė pėrsėriste mė shpesh.
    Por, gjerat nuk mund tė ishin “vaj” nė familje. Nėna e fėmijve, megjithėse kishte pranuar vendimin e burrit tė saj, kėrkonte tė ushqente fėmijtė dhe tė rriste pak mirėqėnien. Ajo, sapo niste njė bisedė tė tillė doktori i thoshte: si tu marr atyre qė nuk kanė? Nuk tė mjafton qė ata shėrohen dhe unė, tė gjithė ne, marrim bekimin e Zotit? Nuk mjafton qė ata mė mbajnė atje, fle dhe ushqehem bashkė me ta? Kjo ėshtė detyra ime. Ky ėshtė fati im dhe yni”. Deklaronte ai fjalėn nė formė betimi.
    Eshtė e vėshtirė tė gjesh njė njeri tė tillė kaq human, mik, shok me tė gjithė, i palodhur e gojėmbėl dhe, mbi tė gjitha, tė ndjehej i lumtur vetėm kur shėrbente shėrohej i sėmuri
    Burri i madh, Doktor Spiro Buzi i Mokrės heroike punoi gjatė dhe jetoi gjatė, afėr 100 vjet. Shumė u lodh, por shpirti i tij ishte pėrherė plot mbushur me dashuri pėr njerėzit, dinjitet krenari pėr mokrarėt. Nė kėtė mėnyrė ai diti ta ushqente shpirtin shpesh mė mirė se stomakun duke e vėnė vetėn nė pavdekėsi, pasi jeton nė mendjen dhe zemrėn e njerėzve qė u shėrbeu dhe i deshi dhe e deshėn kaq shumė, nė zemrėn e Mokrės mbarė.
    Nė mbyllje: Tani qė shkruaj keto radhė pėr kėtė burrė dhe mjek tė madh, krahasoj atė dhe veprėn e tij me mjekėt e shumtė tė Shqipėrisė moderne….dhe…mė vjen keq..duket sikur shumė nga “kėta” janė tjetėr brum....

    ...

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540
    heh po valle sot a gjen ndonji soktor te tille
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Tema tė Ngjashme

  1. Humor nga GV_USA
    Nga Gostivari_usa nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 17:49
  2. Tek ne nė Michigan
    Nga Dreri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 21:57
  3. Kapitulli 2
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2004, 11:56
  4. doktori qe hante
    Nga kapedani2001 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-08-2002, 07:48
  5. doktori (tregim)
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 19:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •