Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove

    HETIM SPECIAL: MBULIMI I KRIMEVE TE KRYERA NE KOSOVE

    IWPR paraqet gjendjen e zhvarrimeve sekrete te viktimave Shqiptare te Kosoves dhe mungesen e deshires se autoriteteve per te vepruar ndaj fajtoreve.

    Nga bashkepunetoret e IWPR ne Beograd dhe Londer* (BCR No. 393, 23-Dec-02)

    Varret masive ne Batajnica nuk jane nje vend per ata qe kane nerva dhe stomak te dobet. Nje tende ne forme gjysem rrethi mbulon vendin ku gerrmohet, nga i cili del nje ere pothuajse e padurueshme.

    Era e rende vjen nga trupat e atyre qe mendohet te jene Shqiptare te Kosoves te vrare gjate konfliktit me forcat Serbe ne 1999, dhe me pas te transportuara ne veri si pjese e nje perpjekjeje per te mbuluar gjurmet e ketyre krimeve, dhe per te mos lejuar qe bota te njihej me keto krime.

    Varri i pare masiv i hapur ne kampin e policise ne Batajnica - ku sterviteshin forcat speciale te njesive anti terror, SAJ - gjendet ne nje fushe prane bregut te djathte te lumit Danub. Kater varre te tjera jane aty prane, njera prane tjetres, ne fundin e nje poligoni qitjesh, i cili eshte rreth 300 metra i gjate. Kjo hapesire eshte rreth 50 me 30 metra dhe eshte e rrethuar me nje gardh te larte nga tre ane, i ndertuar nga shtylla druri dhe dhe. (Eshte gerrmuar edhe ne dy vende te tjera, por aty nuk jane zbuluar kufoma).

    Rruga per ne poligonin e qitjes ecen permes territorit te kazermave te ushtrise Jugosllave dhe fushes se stervitjes se tyre. Ne kete zone mund te futen vetem ata njerez te cilet jane kontrolluar imtesisht dhe kane nje urdher te vecante nga gjykata. Deri me tani, askush nga mediat nuk eshte lejuar te futet. Nje gazetare eshte kthyer pas pa u lejuar te futej pavaresisht se shoqerohej nga kryeprokurorja e gjykates se Hages, Carla Del Ponte.

    Kur nje bashkepunetor i IWPR, gazetari i pare qe eshte lejuar te marre pjese ne zhvarrimin e kufomave, ka mberritur prane vendit ku gerrmohej, po zhvarrosej nje prej rreth 300 kufomave te nxjerra nga varri me i madh masiv, i njohur si Batajnica 5. Nje mase e zeze, e pa forme, rreth 2.5 metra ne thellesi i ka rene menjehere ne sy gazetarit. Kjo ishte nje mase thasesh plastik ne te cilet ishin future trupat. Trupat ishin varrosur ne shtresa. Disa prej tyre dukej qarte se ishin vendosur aty nga njerez, ndersa te tjeret ishin hedhur pa kujdes nga ndonje kamion ose ekskavator.

    Prane varrit masiv dukeshin ende qarte shenjat e lena nga gomat apo zinxhiret e buldozereve dhe kamioneve te rende. Sipas nje burimi te IWPR - nje anetar i nje ekipi te madh ekspertesh te perbere nga arkeologe dhe stafi i Institutit te Mjeksise Ligjore te Beogradit, dikush ishte perpjekur ti digjte trupat perpara se ato te gjendeshin.

    Ky ekip eshte pjese e Komisionit Nderkombetar per Njerezit e Zhdukur, i cili eshte pergjegjes per zhvarrosjen dhe autopsine e kufomave. Emrat e anetareve te ketij ekipi mbahen secret, sepse ka ende njerez ne Serbi te cilet jane shume te pakenaqur me faktin qe po hapen varret masive ne Batajnica.

    Arkeologet kane filluar procesin e zhvarrosjes se kufomave duke larguar shtresen siperfaqesore te dheut me mjetet me moderne, dhe pastaj duke percaktuar pozicionin e trupave. Ato qe kane mbetur nga kufomat dhe qe gjehen ne kete hapesire me pas vendosen ne nje harte te krijuar ne kompjuter.

    Me pas trupat nxirren dhe largohen prej andej rrobat dhe ato pjese te trupit qe kane mbetur. Me pas vijon ekzaminimi dhe autopsia, si edhe analizat antropologjike te skeleteve. Kjo procedure kryhet brenda tendes, rreth 10 metra larg nga varri. Ekipi shkencor punon mbi dy tavolina. Dokumentacioni mjeksor perpunohet ne nje kompjuter te vendosur ne nje tavoline tjeter. Ne bazen e te dhenave te krijuar futen shume te dhena - si gjinia, mosha, gjatesia, kushtet e dhemeve si edhe elemente te tjere te cilet mund te ndihmojne ne identifikimin e trupave.

    Burimi i IWPR-se thote se "Qellimi yne eshte te percaktojme shkakun e vdekjes. Ne trupat e nxjerre nga Batajnica 5, jane gjetur gjurme plagesh me arme zjarri, kryesisht ne trupat e meshkujve. Ne pastaj pergatisim nje dokumentacion me foto dhe nje regjistrim me video te cilat i dergojme gjykates. Pas ekzaminimeve gjithashtu merren edhe pjese te kockave, te cilat me nje urdher te gjykates, mund te perdoren per analiza te ADN-se".

    Ky burim i ka treguar gazetarit te IWPR ne nje ekran kompjuteri fotografi te sendeve te gjetura ne varre, si xhaketa, xhupa, pantallona, karta identiteti, patenta shoferi, karta te sigurimeve shendetesore, celsa, para, kuti cigaresh dhe bizhuteri. Me pas ai ka marre ne dore nje portofol ne te cilin ndodhej nje karte identiteti pothuajse e pademtuar, nje liber adresash me numra telefonash dhe fotografi te dy djemve dhe nje vajze.

    Karta e identitetit i perket nje meso burri, nje Shqiptari nga rajoni i Gjakoves. "Ne kemi fotografuar te gjitha keto sende dhe ky album mund tu tregohet te afermve te personave te humbur nepermjet Kryqit te Kuq Nderkombetar," thote burimi.

    Ne poligonin e Batajnicas, arkeologet kane hapur edhe dy vende te tjera ku po gerrmohet qe prej kesaj vere, Batajnica 4 dhe Batajnica 6, por aty nuk eshte gjetur asnje trup.

    Dheu i nxjerre nga Batajnica 4 eshte perdorur per te mbushur gropen e Batajnica 5, trupat e se ciles jane hedhur ne Batajnica 6 dhe jane djegur. Ne kete varr, jane gjendur edhe shume goma makinash te vendosura prane stivave te trupave te njerezve. Ende nuk eshte percaktuar me saktesi se sa trupa jane djegur ne kete menyre. Goma te djegura makinash jane gjetur edhe ne varret e tjera ne Batajnica, por metoda e djegies se trupave e perdorur ne Batajnica 1 ka qene e ndryshme nga ajo e perdorur ne varret e tjera. Gomat e makinave jane vendosur poshte trupave ne nje grope e cila eshte rreth 7 metra e gjere dhe 2.5 metra e thelle, dhe jane mbuluar me qese neiloni. Trupat jane hedhur mbi to dhe jane lagur me benzine.

    Kjo perpjekje per te zhdukur gjurmet nuk qene e skukseseshme. Per shkak se trupat kane qendruar me pare per nje kohe te gjate ne uje, ato kane thither kaq shume uje sa qe zjarri nuk i shkaterruar dot. Mendohet se disa prej trupave nga kamioni frigoriferik i cili ka dale mbi Danub ne Prill 1999 kane perfunduar ne Batajnica 1.

    SI KANE PERFUNDUAR TRUPAT NE BATAJNICA

    Mendohet se te gjitha trupat te cilat po zhvarrosen tani ne Batajnica jane te viktimave te krimeve te kryera ne konfliktin ne Kosove dy vjet me pare. "Spastrimi" mendohet se eshte organizuar nga zyrtaret e Sllobodan Millosheviqit per te shkaterruar provat e masakrave te medha te kryera nga forcat Serbe ne Kosove ne vitin 1999.

    Per keto masakra eshte folur per here te pare ne nje shkrim te botuar ne Maj 2001 ne nje reviste te vogel lokale ne Zajecarm ne Serbine lindore. Revista Timocka Krimi Revija, ka njoftuar se nje kamion frigoriferik me rreth 50 trupa eshte nxjerre nga Danubi ne Kladovo, ne Serbine lindore, ne Prill 1999 dhe se regjimi i Millosheviqit e kishte mbyllur te gjithe kete histori.

    Revista ka thene se trupat duket se vinin nga Kosova. Ne vitin 2001, pronari i revistes, Dragan Vitomiroviq, i cili ka vdekur pak kohe me pare ne nje aksident automobilistik, ka thene se ai ia kishte ofruar kete shkrim nje gazette te perjaveshme private te Beogradit, te afert me qeverine Serbe. Vitomiroviq nuk e ka thene kurre emrin e kesaj gazete.

    Vitomiroviq ka qene nje ish anetar i sherbimeve te sigurimit te shtetit te Serbise. Pasi ka bere kete propozim, ai eshte vizituar ne Zajecar nga dy zyrtare te tanishem te sherbimeve te sigurimit te shtetit nga Beogradi te cilet i kane thene atij te mos thote asgje rreth ketij rasti dhe te mos botoje asnje nga informacionet dhe artikujt.

    Lajmi i kamionit frigoriferik eshte shperndare me shpejtesi rrufeje pas botimit, sepse publiku nuk ishte informuar kurre me pare rreth krimeve te Serbeve. Ministria e brendeshme e Serbise krijoi nje grup pune te ngarkuar per te hetuar rrethanat e kesaj ceshtjeje. Grupi drejtohej nga Dragan Karleusa, zevendes shefi i njesise anti krimit te organizuar te policise. Te gjitha mediat i kane kushtuar nje vemendje te vecante ketij lajmi.

    Ato jane perpjekur gjithashtu te hetojne per kete rast, megjithese pa shume sukses. Ne Maj 2001, Radio B92 ka intervistuar njeriun i cili i ka dhene Timocka historine ekskluzive. Zivojin Djordjeviq ka qene zhytesi i cili kishte zbuluar kamionin ne vitin 1999. Stacioni ka folur gjithashtu edhe Milivoje Srzentiq, prokurorin e ri te qarkut te Negotin, ku eshte zbuluar kamioni.

    "Ka qene nje kamion Mercedes - ne kabine ishte shkruajtur ne Shqip emri i kompanise se perpunimit te mi nga Peja," ka thene Djordjeviq per B92. "Kamioni ka pasur targa te Pejes. Nje gur i madh ishte vendosur mbi pedalen e gazit ne menyre qe kamioni te levizte ne drejtim te lumit".

    Ai ka shtuar se "kur eshte nxjerre ne siperfaqe kamioni dhe jane hapur dyert, prej andej kane rreshqitur trupat e njerezve. Ka pasur shume trupa grash, femijesh dhe pleqsh. Disa gra ishin te veshura me citjane, disa femije dhe pleq kane qene te zhveshur".

    Ndersa tanime njihet mire zbulimi i kamionit te pare ne Danub, vetem kohet e fundit eshte marre vesh se nje kamion i dyte frigoriferik me Shqiptare te vdekur eshte zbuluar ne rrethana te ngjashme ne te njejten kohe ne Prill 1999.

    Ky kamion eshte hedhur ne Liqenin Perucac, nje liqen artificial prane Bajina Basta, ne kufirin ndermjet Serbise dhe Bosnje Herzegovines ne ate qe tani njihet si Republika Srpska. Pak njerez e dine se kamioni ne Liqenin Perucac ka dale ne siperfaqe pikerisht ne te njejten kohe me ate te gjetur ne Zajecar.

    Sipas nje burimi gjyqesor Serb, trupat jane gjetur fillimisht me 8 Prill, 1999, pasi kishin dale ne siperfaqe te liqenit pak me larg diges se tij. Zyrtaret e pare te cilat jane njoftuar kane qene ata te departamentit te policise ne Bajina Basta, dhe shefi i policise ne Uzice.

    Shefi i policise fillimisht ka dyshuar se ata mund te ishin trupa te njerezve te vrare ne perpjekje ne Bosnje, por nuk ka dashur te ndermarre asnje veprim pa u konsultuar me pare me drejtuesit e tij ne Beograd. "Ai ka telefonuar Vlastimir Gjorgjeviq, ish shefit te sigurise publike, duke e pyetur ate se cfare te bente dhe i ka sugjeruar qe te njoftoje zyren e prokurorise dhe gjykates," thote burimi.

    Gjorgjeviq i ka thene atij te dergoje menjehere dy inspektore te policise ne Perucac. Ai ka thene se kerkonte nje raportim te menjehereshem per ngjarjen, por i ka kerkuar shefit te policise te mos njoftoje perfaqesuesit e sistemit gjyqesor. Burimi shton se kur inspektoret nga Uzice dhe nje zhytes nga Bajina Basta kane arritur ne kete pike, ata kane zbuluar trupat e dy femrave dhe pese meshkujve te cilet gjendeshin mbi siperfaqen e liqenit.

    Atyre u eshte thene te zhysin trupat ne thellesi te liqenit, dhe ata e kane bere kete gje duke u lidhur gura te rende. Por me pas eshte pare se keta kane qene vetem nje pjese e nje numri me te madh trupash. Pas 24 oresh pas zhytjes se ketyre trupave, ka dale ne siperfaqe kamioni frigoriferik megjithese pa shasine dhe pjesen e motorrit.

    Policia eshte alarmuar dhe ekipi pergjegjes per te zhdukur provat eshte perforcuar me njerez te tjere. Ata fillimisht jane perpjekur te zhysnin perseri kamionin por kjo ishte e pamundur. Ata jane perpjekur pa sukses per te nxjerre kamionin nga liqeni me ndihmen e nje vinci. Si rezultat, trupat jane vendosur ne disa kosha metalike te cilat perdoreshin per te pastruar digen, dhe jane nxjerre ne breg dhe me pas jane ngarkuar ne nje kamion.

    Per shkak te eres se rende, policet kane punuar me maska mbrojtese ne fytyre. Ata kane pare se disa prej trupave kane qene pak te djegur, ndersa te tjeret kane qene pa koka apo pa gjymtyre, dhe ne trupa kishte ende shenja dheu. Burimi yne nga sistemi i drejtesise thote se ka te dhena se policia ka pasur informacion mbi menyren se si kamioni ka perfunduar ne liqen.

    Nje numer rezervistesh te ushtrise Jugosllave, te cilat kane qene te vendosur ne nje hotel aty prane gjate bombardimeve te NATO-s, kane thene se nje nate, ndersa ata po ruanin kufirin, ata kane pare njerez te sherbimeve sekrete te cilet po shtynin nje kamion ne liqen.

    Trupat mund te jene djegur ne nje zone shkembore, ne nje pike ku lumi Derventa derdhet ne liqenin Perucac. Nje bashkepunetor i IWPR ka pare nje pjese te gerrmuar pergjate bregut te lumit, rreth 20 metra nga rruga. Gjate muajve te pare, kjo pamje mund te kete terhequr vemendjen e shume njerezve. Nje prej njerezve te cilet kane marre pjese ne kete operacion mendohet te jete ankuar prane kolegeve te tij duke i thene se "Ne kishim urdher ta benim kete pune sa me shpejte, dhe te siguroheshim qe sa me pak njerez te merrnin vesh. Por kjo ka qene e pamundur". Gerrmimi i kesaj zone eshte bere ne Shtator 2001.

    Gjykatesi hetues ne gjykaten e rrethit te Uzice, Momcilo Krivokapiq, ka thene per IWPR se 48 trupa jane zhvarrosur - 26 trupa te plote dhe 22 trupa te gjymtuar. Nje karte identiteti eshte gjetur se bashku me disa bizhuteri, nje sasi parash dhe nje stilograf. Te gjitha keto sende kane treguar se keto ishin trupat e viktimave nga rajoni i Gjakoves. Krivokapiq ka shtuar se disa mostra te kockave jane derguar ne laboratore per analizat e AND-se.

    REGJIMI I MILLOSHEVIQ KA BLLOKUAR HETIMET

    Ministria e brendeshme e Serbise ne periudhen e Millosheviqit mendohet se ka bllokuar te gjitha hetimet per kufomat e gjetura ne kamionin e pare ne Danub. Prokurori nga Negotin, Milivoje Srzentiq, ka thene se ai kishte kerkuar prej prokurorit te pergjitheshem te asaj kohe, Krsta Majstoroviq, se perse nuk po zhvillohesin hetimet e nevojeshme. Me sa duket Majstoroviq eshte pergjigjur: "Sepse asgje nuk ka ndodhur".

    Qe prej asaj kohe eshte thene se Vlajko Stojiljkoviq, ministri i brendeshem i Millosheviqit, dhe Vlastimir Gjorgjeviq, ish shefi i sigurimit publik, kane udhezuar shefin e policise se rrethit, Kolonel Caslav Goluboviq, te mos kryente asnje hetim.

    Ata e kane urdheruar ate te transferonte trupat ne Beograd, sepse e gjithe kjo ceshtje ishte deklaruar si nje "sekret shteteror". Si Goluboviq, tani ne pension, ashtu edhe Bosko Radojkoviq, i cili ka drejtuar hetimin ne terren, kane deshmuar per kete ceshtje perpara gjykates se Hages.

    Nje dite pas zbulimit te kamionit, me 7 Prill, 1999, kufomat jane derguar me kamione ne kampin e stervitjes se policise ne Petrovo Selo, ne Serbine Lindore, ku kamioni eshte shkaterruar me nje ngarkese prej 30 kg eksploziv. Zyra e prokurorit te gjykates se Hages po kryen hetimet e saj, sipas Jim Langdale, zedhenesit te departamentit te regjistrimit te gjykates.

    Drejtoresha e Qendres Humanitare Ligjore me qender ne Beograd, Natasha Kandiq, ka denuar kete ngjarje si nje krim te rende. Ajo mendon se njerezit e gjetur ne kamionin frigoriferik, mund te jene nder ata 1,300 deri 2,000 Shqiptaret te cilet rezultojne te humbur qe prej konfliktit ne Kosove. "Qeveria Serbe duhet te nise nje hetim mbi faktet qe ekzistojne rreth shkaterrimit te provave," ka thene Kandiq. Ajo ka thene se ka pasur disa prova te rendesishme se policia Serbe dhe ushtria Jugosllave jane perfshire ne shkaterrimin e provave te krimeve te kryera ne Kosove kunder Shqiptareve te Kosoves gjate bombardimeve te NATO-s.

    TRUPAT MUND TE JENE DJEGUR NE NJE KONVEJER FABRIKE

    Nje hetim i kryer nga Kandiq ka arritur ne perfundimin se ndermjet 24 Mars dhe 12 Qershor, 1999, trupat e te pakten 800 Shqiptareve te vrare, perfshire pleq, gra dhe femije, jane transportuar nga vendet ku ishin varrosur fillimisht per ne disa vende sekrete ne Kosove dhe Serbi. Kufomat me pas jane djegur ose rivarrosur.

    Naten e 17 Maj, 1999, trupat e 87 Shqiptareve te Kosoves jane zhvarrosur nga nje varr masiv ne Gjakove. Per me teper, Kandiq ka thene se trupat e rreth 130 burrave te ekzekutuar ne Izbice jane transportuar nga varri i tyre masiv ne nje vend te panjohur.

    Deklarime te ngjashme jane permendur ne nje dokumentar te transmetuar ne stacionin e radios publike Amerikane, ARW me 25 Janar, 2001. Sipas ketij dokumentari, forcat speciale Serbe, duke vepruar me urdher te "nje bashkepunetori te afert te Millosheviqit", kane djegur trupat e rreth 1,500 civileve Shqiptare te Kosoves ne furrat e kompleksit te minierave te Trepces ne pranveren e vitit 1999. "Qellimi ka qene shkaterrimi i kufomave te njerezve te vrare," ka thene nje ish anetar i forcave speciale Serbe, i cili eshte prezantuar vetem me emrin Dusko, gjate ketij emisioni. "Fshatra te tera jane shkaterruar dhe banoret e tyre jane vrare".

    Sipas deshmise se nje shoferi te nje prej kamioneve te cilet kane transportuar trupat per ne Trepce, i quajtur Branko, rreth 120 trupa te grave dhe femijeve kane ardhur nga Izbica. Ai ka thene se trupat, fillimisht jane derguar ne mullinjte te cilet perdoreshin per te therrmuar mineralin dhe pastaj jane ngarkuar ne konvejeret te cilet furnizojne furrat. "Ishte nje skene e tmerrshme," ka thene Branko. "Konvejeri ishte si ne te gjitha fabrikat e tjera, por me ndryshimin se ai transportonte pjese trupash njerezore".

    Dy te intervistuarit nuk jane te pergatitur te deshmojne ne gjykaten e Hages. Nje zyrtar Perendimor, i cili kerkon te mbetet anonim, ka thene per IWPR se gjykata kishte prova qe Serbet kane larguar te gjitha provat e djegieve masive nga miniera e Prepces, por ka shtuar se "Ata te cilet kane dijeni per kete ngjarje nuk deshirojne te deshmojne".

    QEVERIA E RE NUK HETON

    Shefi i sigurise publike te Serbise, Gjeneral Sreten Lukiq, ka qene drejtues i policise ne Kosove gjate luftes. Kur gazetat kane botuar njoftimet rreth kamionit te pare te zbuluar, Lukiq ka thene se ai kishte mesuar per kete "vetem nepermjet mediave" dhe ishte informuar me hollesisht rreth kesaj ngjarjeje vetem "ne fund te muajit Prill 2001".

    Pas perfundimit te konfliktit ne Kosove, ushtria Jugosllave ka nisur nje hetim per sjelljen dhe veprimet e rreth 245 ushtareve te saj. Ndaj 183 prej tyre jane ngritur akuza per krime te kryera ndermjet 1 Mars 1998 dhe 26 Qershor 1999. Por IWPR ka mesuar se asnje prej ketyre akuzave nuk lidhet me ato qe kane ndodhur ne minieren e Trepces apo me kamionin frigoriferik nga Peja.

    Asnje hollesi nuk dihet rreth ketyre akuzave, dhe nuk dihet as identiteti i personave te akuzuar. Ekziston dyshimi edhe nese ata do te dalin ndonjehere para gjyqit.

    Zyrtaret e regjimit te ri dhe anetaret e gjyqesorit nuk kane komentuar ende rreth ceshtjes se kamionit frigoriferik. Ministri i drejtesise te Serbise, Vladan Batiq, dhe ministri i policise, Dusan Mihajloviq, nuk kane pranuar te thone asgje.

    Pasi ministri federal i policise, Zoran Zivkoviq, i ka thene radio B92 me 7 Maj 2001, se kjo ceshtje eshte jashte pergjegjesise se tij, ministri i brendeshem i Serbise ka njoftuar se nje njesi speciale hetimore eshte krijuar per te hetuar kete rast nen drejtimin e Dragan Karleusa.

    Pas ketij njoftimi u duk sikur kjo ngjarje do te zgjidhej shume shpejt dhe pergjegjesit per keto krime dhe ata qe kishin mbuluar ato do te dilnin para gjyqit. Kjo shprese eshte shtuar pas deklaratave te dhena nga zyrtare te policise, duke filluar nga Mihajloviq dhe Karleusa.

    Karleusa ka thene ne nje konference per shtyp me 24 Maj 2001, se ekipi i tij kishte zbuluar nje numer faktesh. Ai ka konfirmuar se "nje takim pune eshte mbajtur ne zyren e Sllobodan Millosheviq ne Mars 1999" dhe se pervec Millosheviq, ne ate takim kishin marre pjese edhe ish ministry i brendeshem Vlajko Stojiljkoviq, shefi i sigurimit publik Gjenerali Vlastimir Gjorgjeviq, shefi i sigurimit te shtetit Radomir Markoviq dhe disa zyrtare te tjere. "Ne kete takim Gjenerali Gjorgjeviq ka shtruar problemin e spastrimit te terrenit ne rajonin e Kosoves. Ne lidhje me kete, Millosheviq ka urdheruar Strojiljkoviq te merrte masa per mbulimin e te gjitha gjurmeve te cilat mund te conin ne zbulimin e provave," ka thene ai.

    Gjate deshmise se tij te mevoneshme ne Hage, Karleusa ka thene se grupi i punes ka marre ne pyetje disa gjenerale te policise te cilet ne ate periudhe kishin poste te larta drejtuese ne ministrine e brendeshme, por te gjithe ata kishin kundershtuar perfshirjen e tyre ne keto ngjarje dhe nuk kishin pranuar te kene pasur dijeni per varret masive.

    Karleusa nuk ka permendur nese ka pasur perpjekje per te pyetur komandantin e forcave te policise SAJ Kolonel Zivko Trajkoviq i cili ka qene drejtues i bazave ne Batajnica dhe Petrovo Selo ne te cilat jane zbuluar varret masive. Trajkoviq eshte momentalisht ne burg per vrasjen nga pakujdesia te nje kolegu te tij gjate nje udhetimi per gjueti. Nje burim i larte i policise ka thene se Trajkoviq ne fakt ka luajtur nje rol te dores se dyte ne ceshtjen e varreve masive, sepse ai ka zbatuar vetem urdherat e superiorit te tij, Djordjeviq.

    Qe prej distes kur jane bere publike keto deklarime, asnje arrestim nuk eshte kryer dhe nuk eshte ngritur asnje akuze zyrtare. Mund te gjehet shkak ne rastin e Millosheviq dhe te Stojiljkoviq, sepse Millosheviq eshte transferuar ne Hage me 28 Qershor 2001, ndersa ish ministri i tij i brendeshem ka kryer vetevrasje. Por nuk eshte e qarte se perse policia nuk ka marre asnje mase ndaj Gjeneralit Gjorgjeviq, i cili mendohet te kete qene pergjegjesi per zhvendosjen e trupave te Shqiptareve te vrare ne Kosove.

    Pas rrezimit te regjimit te Millosheviq, Gjorgjeviq eshte shkarkuar nga posti i shefit te sigurise publike. Ne Mars 2001, ai eshte emeruar keshilltar i ministrise se brendeshme te Serbise, ndersa pas gjashte javes eshte marre vendimi per nxjerrjen e tij ne pension. Dy jave me pas, ministria e brendeshme ka kundershtuar zerat se nxjerrja ne pension e Gjorgjeviq ka pasur lidhje me rastin e kamionit frigoriferik.

    Ne nje interviste me te perjaveshmen e Beogradit, Vreme, ne Nentor 2001, Karleusa ka komentuar mbi rolin e Gjorgjeviq ne kete operacion: "Ne jemi perpjekur te kontaktojme me te. Une i kam telefonuar dhe i kam thene 'Miku im, a do te vish, kemi nje kamion ketu, dhe ka fjale se ka te beje me policine'. Kur ai ka ardhur une e kam pyetur ate a dinte gje per kamionin frigoriferik. Ai ka mermeritur dicka neper dhembe, por ne fakt nuk me ka thene asgje".

    I pyetur rreth vend ndodhjes se tanishme te Gjorgjeviq, Karleusa eshte pergjigjur: "Ne kemi keshuar nje urdher arresti lokal per te. Ka pasur njoftime se ai eshte pare ne Jugosllavi, Maqedoni dhe ne Moske..." Nje gazetar i IWPR eshte perpjekur ta kontaktoje Karleusan, por atij i eshte thene se ai nuk ishte ne gjendje te bente asnje deklarim per shtypin pas deshmise se dhene ne gjyqin kunder Millosheviqit ne Hage.

    IDENTIFIKIMI I TRUPAVE VAZHDON ME SHPEJTESINE E BRESHKES

    Analizat e para te ADN-se jane kryer ne Madrid, ku autoritetet Serbe kane derguar disa mostra nga kockat e rreth 36 trupave te zbuluar ne varrest masive ne Batajnica. Nje raport paraprak i cili sapo ka mberritur nga Madridi thote se dy nga trupat jane identifikuar pa asnje dyshim. Ne mesin e muajit Maj, 2002, Beogradit i eshte dhuruar laboratory i pare per kryerjen e analizave te ADN-se.

    Dr. Dushan Dunjiq, drejtor i Institutit te Mjeksise Ligjore, ku eshte vendosur laboratory, ka thene per IWPR se puna per identifikimin e trupave te tjere po ecen "me ritme te larta". Dr. Junjiq nuk ka pranuar te thote se sa analiza jane perfunduar deri me tani, duke thene se ai nuk mund te bente asnje koment perpara se te zhvarroseshin te gjitha trupat nga varret masive.

    Duke ngulur kembe se asgje nuk po mbahej sekret, ai ka thene se problemi me i madh eshte se analizat e laboratorit te tyre nuk mund te percaktonin identitetin e njerezve. Ai ka thene se perpara se te behej nje gje e tille, nevojitej te kryhej nje analize paralele e ADN mbi mostra te marra nga te afermit dhe familjaret e viktimave.

    Megjithate, prokurori i Hages, William Fulton, i cili eshte caktuar te punoje ne zyren e gjykates ne Beograd, ka deshmuar ne gjykaten per krimet e luftes me 28 Maj 2002, se si rezultat i zhvarrosjes se kryer ne varrin e pare masiv ne Batajnica te kryer nga ekspertet e Institutit per Mjeksine Ligjore ne Beograd, nje numer sendesh identifikuese jane zhvarrosur. Keto sende i perkisnin disa njerezve te zhdukur ne bashkine e Suharekes ne Kosove.

    Ai ka deshmuar gjithashtu se dokumente identifikimi te nxjerra nga varri i dyte ne Batajnica u perkisnin tete personave nga Meja te cilet jane zhdukur me 27 Prill, 1999 dhe me pas jane regjistruar si njerez te humbur nga Kryqi i Kuq Nderkombetar. Ndermjet tyre ishin emrat e Ali Bajrami, Simon Sokoli, Sezai Rama, Shyt Hasanaj, Krist Sokoli, Gani Smajili, Qun Bib Krasniqi, Ndue Krasniqi dhe Brahim Gaxherri.

    POLICIA NUK U PERGJIGJET KERKESAVE TE GJYKATES PER INFORMACION

    Policia duket se e ka bere njerin vesh te shurdhera ndaj kerkesave urgjente te gjykatesve per identifikimin e fajtoreve per krimet ne Kosove dhe atyre qe kane marre pjese ne mbulimin e ketyre krimeve. Nuk ka dyshim se policia e ka ditur ekzistencen e varreve masive qe ne fillim dhe ka filluar te beje dicka vetem ne pranveren e vitit 2001 pas nje takimi te drejtuesve politik Serbe. Ne kete takim eshte vendosur te zbardhet e verteta ne lidhje me kamionin frigoriferik me kembenguljen e ministrit te brendeshem, Dusan Mihajloviq. Pas urdherave te tij, shefi i sigurise publike, Sreten Lukiq, me 7 Maj 2001 ka krijuar nje ekip operativ nen drejtimin e Karleusa te ngarkuar me detyren per percaktimin e fakteve rreth kamionit qe permbante trupat e paidentifikuar. Deri me sot, policia nuk ka paraqitur ndonje akuze kriminale ndaj njerezve te permendur nga Karleusa se kane qene present ne takimin e punes te mbajtur ne zyren e Millosheviq ne Mars 1999, dhe as nuk ka zbuluar identitetin e "te tjereve" te cilet ai ka thene se kane marre pjese ne ate mbledhje.

    Pas zhvarrimit te varrit te pare masiv dhe nxjerrjes se 450 trupave ne vjeshten e vitit 2001, policia ka leshuar vetem pak deklarata per kete ceshtje.

    Pervec se nuk kane qene ne gjendje te identifikojne njerezit te cilet kane dhene urdherin per te kryer keto krime, policia eshte treguar cuditerisht me pa deshire per te dhene informacione per ata te cilet kane hapur varret masive ne kampet e stervitjes, i kane mbushur ato me trupat e njerezve te vrare dhe i kane mbuluar ato, kane thene burime te IWPR ne sistemin gjyqesor Serb.

    Policia nuk mundet te beje nje vesh shurdh ndaj ketyre kerkesave, por i kane keshilluar gazetaret pergjithesisht te pyesin sistemin gjyqesor, duke thene se policia tashme e ka perfunduar punen e saj. Ne te njejten kohe, disa qarqe policore kane thene se nen presion nga politikanet, gjykatat dhe prokurorite kane penguar me dashje hetimet.

    Kjo ka shkaktuar nje reagim nga zyra e prokurorit shteteror ne pranvere 2002, i cili ka thene se ajo nuk ka qene ne gjendje te nise procedurat ligjore ndaj njerezve te paidentifikuar por mund te vepronte kunder njerezve te cilet akuzohen zyrtarisht nga policia.

    Policia ende nuk ka bere akuza te tilla. Burime te IWPR-se ne sistemin gjyqesor Serb mendojne se zyra e prokurorise mund te kishte reaguar me me force pasi policia ne menyre te perseritur ka injoruar kerkesat e saj.

    "Kerkesat e paraqitura nga zyra e prokurorise jane shume te qarta ne lidhje me ato qe duhet te beje policia," thote burimi. "Policise i eshte kerkuar te percaktoje nese, kur dhe ne cfare rrethanash jane vrare Shqiptaret e Kosoves, si edhe ... ekzaktesisht cfare lloj operacionesh jane kryer nga autoritetet Serbe dhe Jugosllave ne territorin ne te cilen kane ndodhur vrasjet e dyshuara".

    Burimi i IWPR ka thene se policise i eshte kerkuar te percaktoje identitetin e atyre te cilet kane drejtuar keto operacionedhe te personave te cilet jane informuar rregullisht per mbarevajtjen e ketyre operacioneve dhe rezultat e tyre. Zyra e prokurorit kishte kerkuar ne menyre specifike informacion rreth faktit nese civile jane trajtuar ne menyre jo humane dhe buratel, dhe kush i ka vrare dhe i ka varrosur viktimat ne Kosove dhe kush me vone i ka zhvarrosur trupat dhe i ka transferuar ato nga Petrovo Selo dhe Perucac ne Beograd.

    MBULIMI I RASTIT TE VELLEZERVE BITICI

    I njejti burim ka permendur edhe rastin e vellezerve Bitici si nje shembull te mire te taktikave politike te pengimit te hetimeve. Argon, Vili dhe Mehmed Bitici, Shqiptare me nenshtetesi Amerikane, jane arrestuar ne Qershor 1999 ne Serbi dhe jane denuar me 15 dite burgim sepse kishin hyre ilegalisht ne Jugosllavi.

    Ata e kane vuajtur denimin ne burgun Prokuplje nga i cili jane marre me 8 Korrik te atij viti. Nje vit me pas, trupat e tyre jane zbuluar ne nje prej dy varreve masive ne nje kamp stervitor te policise ne Petrovo Selo, ne Serbine lindore. Te tre kane qene te lidhur me tela dhe kishin syte e mbyllur dhe kishin plage me arme zjarri ne koke.

    Identiteti i tyre eshte percaktuar ne Gusht 2001 ne Institutin e Mjeksise Ligjore ne Beograd nga mjeke te FBI dhe nje ekip ekspertesh te Institutit te Patologjise se Forcave te Armatosura te SHBA, AFIP. Policia Serbe ka thene se ata e dine se kush i ka marre vellezerit Bitici nga burgu i Prokuplje por emrat e tyre ende nuk jane bere publik.

    Zyra e prokurorise ne Negotin, e cila ka ne juridiksion varrin masiv te zbuluar ne Petrovo Selo, i ka kerkuar ne menyre te perseritur policise te shtoje perpjekjet dhe te vazhdoje te identifikoje ata te cilet kane dhene urdherin per vrasjen e vellezerve Bitici si edhe te identifikoje njerezit te cilet kane zbatuar kete urdher dhe kane vrare ata.

    Zyra e prokurise ka paraqitur gjithashtu edhe emrat e njerezve te cilet mund te jepnin informacion te bollshem per policine ne lidhje me kete rast. Zyra ka informuar policise se "ka disa dyshime" se ish shefi i sigurise publike Vlastimir Djordjeviq ka organizuar rrembimin e vellezerve Bitici.

    Zyra e prokurorit ka theksuar se policia duhet te gjeje Djordjeviq dhe ta pyese se perse ka dhene urdher qe vellezerit Bitici te dergoheshin ne Petrovo Selo, si edhe per transferimin e tyre nga ky vend.

    Zyra e prokurorit mendon se ish shefi i sigurise publike mund te kete informacione rreth atyre te cilet kane dhene urdher per vrasjen e vellezerve Bitici dhe atyre qe i kane vrare ata. Prokuroria ka sugjeruar gjithashtu qe policia te marre ne pyetje edhe Obrad Stevanoviq, ish ndihmes i ministrit te brendeshem. Ai ka qene komandant i se ashtuquajtures ekip i ndjekjes operative te ministrise se brendeshme ne Serbi, anetaret e se ciles kane marre vellezerit Bitici nga burgu i Prokuplje.

    Zyra e prokurorit ka kerkuar gjithashtu nga policia qe ajo te marre ne pyetje shefin e xhandarmerise Serbe, Goran Radosavljeviq, te njohur me emrin "Guri", sepse ai ka qene ne kontakt me Djordjeviq dhe kur vellezerit Bitici jane cuar ne kampin stervitor te policise, Guri ka qene komandant i kesaj njesie ne Petrovo Selo.

    Ne te njejten kohe, zyra e prokurorise ka sugjeruar qe policia mund te merrte ne pyetje Ljubomir Aleksiq, zevendes shefin e departamentit te administrates se policise ne ministrine e brendeshme te Serbise. Sipas informacioneve qe ka zyra e prokurorit dhe IWPR, zevendesi i Gurit ne ate kohe, Rade Djeriq, ka marre pjese gjithashtu edhe ne hapjen e varreve dhe varrosjen e kufomave ne Petrovo Selo. Duke theksuar se policia nuk e ka kryer si duhet detyren e tyre, zyrtare nga zyra e prokurorit ne Nentor 2002 jane ankuar se nuk eshte arritur asnje progres ne rastin e vellezerve Bitici nga Korriku i vitit 2001 deri ne Shkurt 2002.

    ASKUSH NUK ESHTE NXJERRE PARA DREJTESISE

    Zhvarrimi i Batajnica 7, varri i peste masiv i Shqiptareve te Kosoves, ka filluar ne fillim te Nentorit. Nese puna nuk pengohet nga kushtet e keqia te motit, zhvarrimi duhet te perfundoje deri ne fund te vitit. Kjo do te shenonte edhe perfundimin e procesit te zhvarrosjes se trupave nga te gjitha vendet e zbuluara deri me tani ne Serbi.

    Rezultati i zhvarrimeve qe kane filluar qe prej 18 muajsh jane kufomat e rreth 770 njerezve, perfshire edhe nente femije dhe disa dhjetra gra. Numri ndoshta do te rritet edhe me teper, sepse mendohet se varri i fundit ne Batajnica mund te permbaje nga 50 deri ne disa qindra trupa. E panjohura me e madhe mbetet ende se kush i ka vrare keta njerez. Ka qene policia, ushtria, formacionet paraushtarake, apo Serbet e Kosoves?

    Shefi i sigurimit publik Sreten Lukiq ka thene se kur eshte shpallur gjendja e luftes, eshte dhene nje urdher per te gjitha forcat, perfshire edhe ministrine e brendeshme te Serbise, sipas te cilit, te gjitha strukturat duhet ti bindeshin komandes se ushtrise Jugosllave, dhe se ka dokumenta me shkrim te cilat e provojne nje gje te tille. Nje deklarim i tille te ben te mendosh se pergjegjesia kryesore per te gjitha veprimet e dhuneshme ne Kosove i bie ushtrise.

    Nje burim i rendesishem i policise i cili ka marre pjese ne luften ne Kosove thote se ndersa do te ishte e lehte te identifikoheshin fajtoret per disa prej krimeve ne province, nje gje e tille do te ishte ne shumicen e rasteve e pamundur. "Ka mbizoteruar nje gjendje kaosi," ka thene ai, "ndersa NATO bombardonte, forcat tona ndesheshin me Ushtrine Clirimtare te Kosoves praktikisht ne te gjithe provincen dhe disa forca paraushtarake dhe te policise speciale te cilat ose vidhnin dhe bastisnin ose kerkonin te merrnin hak. Eshte e veshtire te thuash se kush ka kryer krime".

    Nderkohe, deshmitare si Marko, nje barman nga Kragujevac, ne Serbine qendrore, vazhdojne te qendrojne te heshtur. Ndermjet viteve 1998 dhe 1999, ai ka sherbyer ne nje njesi te rregullt te ushtrise Jugosllave ne Kosove, duke bere roje ne nje pike vrojtimi ne Koshare ne kufirin ndermjet Kosoves dhe Shqiperise. "Ne mbronim kufirin tone nga terroristet Shqiptare - por per fat te keq ka pasur nga ata te cilet kane zbrazur zemerimin e tyre ndaj popullsise se pafajeshme civile," thote ai. Marko thote se nje shok i tij nga e njejta njesi ushtarake, i zemeruar nga vrasja e nje shoku tjeter, ka vrare nje grua Shqiptare duke e hedhur ate ne nje pus se bashku me nje granate. Si shume te tjere te cilet kane sherbyer ne Kosove, Marko thote se Serbia nuk eshte ende e gateshme per te diskutuar keto krime.

    *Ky raport eshte pergatitur nga gazetare te IWPR ne Beograd dhe Londer.
    © Institute for War & Peace Reporting

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Citim Postuar mė parė nga Eni Lexo Postimin

    Ku mund ta gjej ne anglisht kete raport ?

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Albin Kurti: "Tė gjithėve na mungojnė"
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •