Mahmud Bujumi

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 80 vite nga marrëveshja për ndërrimin e banorëve, në mes Turqisë dhe Greqisë, e cila është nënshkruar me 1924 (1344 h), ende një numër muslimanësh jetojnë ne Greqi nen horizontin e pakicës islame, te cilës i mungojnë një sere te drejtash.

Marrëveshja ne mes Turqisë dhe Greqisë, e njohur si "Marrëveshja e Lausanne-it" (Luzanit)([1]), është shkaku i parë dhe kryesor i dobësimit të faktorit musliman në Greqi, në të cilën sot ekzistojnë vetëm 250.000 musliman. Atëbotë kur u bë largimi i muslimanëve nga Greqia, ata që kishin mbetur ishin vetëm 200.000, çka d.t.th se gjatë 80 viteve të kaluara numri i muslimanëve nuk është shtuar më shumë se 50.000, derisa para shpërnguljes, respektivisht, në vitin 1913 përbënin 60% të popullsisë së Greqisë, ose thënë me fjalë tjera: ishin shumicë dominante në Greqi.

A thua vallë ky kompensim njerëzor në mes Turqisë dhe Greqisë, nëse mund ta quajmë kështu, ka qenë shkaku kryesor i dobësimit të përqindjes muslimane greke? Pakica islame greke a punon në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë së të parëve të tyre? Pakica islame greke a ka mundësi ta ruaj tërë këtë thesar të rrallë të gjurmëve dhe kulturës islame në Greqi?

Greqia është shtet evropian, në kuadër të vendeve të gjirit ballkanik, sipërfaqja e së cilës arrin 131.944 km2, me rreth 11 milion banorë, në mesin e të cilëve edhe pakica islame me 250.000 banorë. Kryeqyteti i saj është Athina, ndërsa monedha qarkulluese në vend është Dhrahmi (Drachma), ndërsa sistemi administrativ është republikan. Greqia iu është bashkëngjitur KB (Kombeve të Bashkuara) më 25 tetor 1945.

Në verilindje përkufizohet me Turqinë ndërsa në veri me Bullgarinë dhe ish-Jugosllavinë. Në veriperëndim përkufizohet me Shqipërinë ndërsa nga jugu dhe perëndimi përkufizohet me Detin e Bardhë të Mesëm dhe në lindje me Detin Aigaion, det në mes Turqisë dhe Greqisë.



Depërtimi i Islamit në Greqi

Greqia e ka njohur Islamin shumë herët, qysh nga gjysma e parë e shekullit të parë të hixhretit të Muhammedit, Alejhi selam. Më konkretisht, Greqia e njohu Islamin në vitin 210 sipas hixhretit, kur nën komandën e Ebu Hafs Umer El Endelusijj u çliruan disa ujdhesa të saj, si ajo "Rodos", pastaj "Kriti", për t'u përhapur më pas Islami në shumicën e ujdhesave greke.

Përhapja e Islamit ne Greqi ndihmoi edhe ne përhapjen e tij ne Gadishullin ballkanik, ku me 782 h (1380 miladijj) u çlirua Makedonija, pastaj Islami depërtoi ne zemrën e Greqisë, për t'iu nënshtruar greket ligjit islam shekuj me radhe.

Gjatë kësaj periudhe u krijua kultura islame, e cila pas vete la qindra xhami, mësonjëtore dhe librari islam. Ndikoi shumë poashtu edhe në përpilimin e librave të ndryshëm në shkenca të ndryshme; islame e të tjera. Greqia mbeti vatër diturie dhe cak studentësh e dijetarësh, çka ndikoi edhe në shtimin e numrit të muslimanëve derisa arriti në vitin 1913 në 60% të popullsisë së Greqisë.



Marrëveshja për ndërrimin e banorëve

Greqia përjetoi migrime të muslimanëve në të nga Turqia, Shqipëria, Bullgaria dhe disa vende të gadishullit ballkanik. Greqia u pavarësua nga Turqia dhe në vitin 1924 e nënshkruan marrëveshjen dypalëshe të Lausanne-s për ndërrimin e banorëve. Si rezultat i kësaj kontrate, nga Greqia për në Turqi migruan 1.200.000 veta për të mbetur vetëm 200.000.

Vitet e mëpasshme përjetuan një rënie të paparë në mesin e muslimanëve për shkak të migrimit për në Shqipëri, Greqi, Australi dhe në disa vende arabe në veri të Afrikës. Në dekadën e fundit, Greqia përjetoi një shtim të popullsisë islame, duke arritur shifrën ne 250.000.

Pakica islame në Greqi në kohën më të re është duke përjetuar një rizgjim të madh, i cili më së miri vërehet në hapjen e disa xhamive monumentale në shumicën e ujdhesave të Greqisë, pastaj hapjen e disa shkollave dhe instituteve islame, në të cilat diplomohen imamët dhe predikuesit islam. Pastaj janë themeluar një numër i konsiderueshëm i shoqatave, të cilat veprojnë në fushën e predikimit dhe arsimimit islam. Muslimanët kanë rimarrë vakëfet e tyre për shpenzim në nismat e mbara islame dhe falë ndihmës së Allahut, Subhanehu ve teala, qeveria greke ka pajtuar që të mësohet feja islame në shkollat ku ka nxënës musliman.

Prej shoqatave më të rëndësishme, të cilat edhe sot janë aktive në Greqi, janë: Sh.B.I-ja, (Shoqëria e Bashkimit Islam), SH.R.I-ja, (Shoqëria e Rizgjimit Islam), KI-ja, (Komiteti Islam), etj. Krahas këtyre ekzistojnë edhe Darul Ifta (Myftinia) dhe Darul Kadai Esh Sher'ijj (Gjykata sheriatike). Prej instituteve më të njohura të përgatitjes se imamëve dhe predikuesve islam janë El Medrese Er Rreshadijje, pastaj El Medrese El Hajrijje, duke mos harruar edhe qindra shkolla fillore dhe të mesme islame, të cilat luajnë rol të madh në ruajtjen e identitetit besimor në gjeneratat e reja.



Zonat e muslimanëve

Zona më e rëndësishme, në të cilën janë të përqendruar muslimanët është Trakia perëndimore, e cila në gjirin e saj 80 vite më parë, nga përqindja e përgjithshme e popullsisë, kishte 60% musliman, ose 400.000 musliman. Edhe pse sipas marrëveshjes se Lausannes nuk parashihej që muslimanët e Trakia perëndimore të shpërnguleshin, megjithatë ata kishin migruar në vendet fqinje, duke mos mbetur hiq më shumë se 125.000, dhe nga 300 fshatra sa numëronin muslimanët nuk mbetën më shumë se 42.

Ne Maqedoninë greke gjenden rreth 15.000 musliman, kryesisht shqiptare. Pastaj, ne zonën e Detit Aigaio dhe ne ujdhesën Rodos ekzistojnë poashtu musliman ndërsa ne zonën Ebros ( ?????? ) gjenden 15.000 musliman. Një pakice gjenden edhe në kryeqytet, Athinë.



Xhamitë në Greqi

Në Greqi gjenden përafërsisht 300 xhami monumentale, shumica e të cilave në zonën Ebros ( ?????? ). Qeveria greke ua ka lejuar muslimanëve meremetimin e këtyre xhamive. Në qytetin Komotene, kryeqytetin e Ebros ( ?????? ), janë riparuar 14 sosh. Në ujdhesën Rodos janë riparuar 5 sosh ndërsa në ujdhesat tjera, si në ato përreth Detit Aigaion janë disa tjera në riparim e sipër.

Ekzistojnë Myftini neper te gjitha territoret islame, te cilat luajnë rol te madhe ne përhapjen e mësimeve te pastra islame ne mesin e muslimaneve. Myftinia nen mbikëqyrje ka gjykatën fetare dhe vakëfet. 1/4 e këtyre vakëfeve janë te destinuara për shkollat fetare, xhamitë dhe pagat e imamëve.

Çështja e pakicës islame në Greqi qysh moti ka qenë në epiqendër të vëmendjes së Organizatës së Konferencës Islame, për ruajtjen e të drejtave të tyre në kthimin e vakëfeve, themelimin e shoqatave islame, praktikimin e lirë të riteve islame. Sipas burimeve islame në Greqi, feja islame është e përhapur dhe është duke u përhapur në të gjitha ujdhesat greke, kjo si argument i kureshtjes së muslimanëve për ruajtjen e identitetit të tyre fetar.



.
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
Marrë nga: www.islamway.com