Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Per Motrat Muslimane

    Statusi i gruas para dhe pas Islamit
    nga shejh Salih el-Feuzan
    Burimi: libri i tij, Tenbihat alaa Ahkam Tekhtessu bil-Mu'minat [f.6-11]





    Statusi i gruas para Islamit



    Ajo qė mendohet me "para Islamit" kėtu ėshtė periudha e njohur si xhahilije [ditėt e injorancės], nė tė cilėn jetonin Arabėt nė veēanti dhe e gjithė bota nė pėrgjithėsi. Kjo ishte kur njerėzit s'kishin ndonjė tė dėrguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarė udhėzimi. Nė njė hadith qėndron:"Allahu shikoi nė ata – Arabėt dhe joArabėt – dhe i urreu tė gjithė, pėrveē disa njerėzve ndėr Njerėzit e Librit [qė mbeten tė udhėzuar nė porosinė e vėrtetė]."



    Nė shumicėn e rasteve, gruaja e kėsaj periudhe jetonte nė kushte mjaft tė rėnda, posaēėrisht nė shoqėritė Arabe, ku ata urrenin qė t'u lindte vajzė. Pra, midis Arabėve ishin ata qė i varrosnin vajzat e tyre ndėrsa ato ishin ende tė gjalla, gjersa ajo vdiste nėn dhé. Dhe, midis tyre ishin ata qė i linin tė jetonin vetėm qė tė jetonin njė jetė poshtėruese dhe degraduese. Allahu thotė:"Kur ndonjėrit nga ata i vinte lajmi pėr lindjen e vajzės, fytyra e tij bėhej e errėt dhe vrerosej. Ai fshehej nga njerėzit pėr shkak tė lajmit tė keq qė pranonte. A do ta mbajė atė me turpėrim apo do ta varrosė nė dhé?" Padyshim, i lig ėshtė vendimi i tyre."[Nahl:58-59]



    Allahu thotė:"Dhe kur foshnja femėr, e cila ėshtė varrosur nė tokė, tė pyetet se pėr ēfarė mėkati ėshtė vrarė ajo."[et-Tekuir:8-9]



    Fjala meu'udeh i referohet foshnjes femėr qė ėshtė varrosur e gjallė dhe ėshtė lėnė tė vdesė brenda nė tokė. Dhe, po tė kursehej nga varrosja pėr sė gjalli dhe tė lihej tė jetonte, atėherė, vėrtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar njė jetė degraduese. Kjo meqė asaj nuk i lejohej qė tė trashėgonte hise nga prona e tė afėrmėve tė saj, pavarėsisht ēfarė pasurie posedonte ai dhe pavarėsisht nga skamja apo nevoja e skajshme qė ajo mund tė kishte. Nė fakt, ajo pjesėtohej si pjesė e pronės sė burrit tė saj tė vdekur, mu siē pjesėtoheshin paratė e tij nė trashėgimi!



    Asokohe mund tė gjindeshin njė numėr i madh grash qė jetonin nėn njė njeri, meqė ata nuk kishin ndonjė kufi pėr numrin e grave qė mund t'i martonin. Kėshtu qė ata nuk shfaqnin kurrfarė interesimi pėr atė se ēfarė mund t'u ndodhte grave si rezultat i kėsaj, siē ėshtė jetesa nė kushte shtrėnguese, parehatia dhe drejtėsia.




    Satusi i gruas pas Islamit



    Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi kėto padrejtėsi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetėbesimin nė njerėzimin. Allahu thotė:"O njerėz, vėrtet Ne ju krijuam nga njė mashkull dhe njė femėr."[el-Huxhurat:13]



    Kėshtu, Allahu pėrmend qė ajo ishte ortake e burrit nė zanafillėn e njerėzimit dhe njėlloj, ajo ėshtė ortake mė burrin shprehur nė shpėrblimin apo denimin pėr veprat e bėra. Allahu thotė:"Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė mashkull apo femėr, ndėrsa ėshtė besimtar[e] i vėrtetė, atij do t'i japim njė jetė tė mirė dhe do ta shpėrblejmė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr atė qė bėnte."[en-Nahl:97]



    Allahu thotė:"Kėshtu qė Allahu t'i denojė mashkujt dhe femrat hipokritė dhe mashkujt dhe femrat idhujtarė."[el-Ahzab:73]



    Dhe, Allahu ka ndaluar qė femra tė konsiderohet si pasuri trashėguese nė pasurinė e burrit tė saj tė vdekur, siē thotė:"O ju qė besoni, ju ėshtė ndaluar tė trashėgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]



    Pra, Allahu i dha asaj pavarėsi nė individualitetin e saj, nė mėnyrėn qė asaj iu mundėsua tė trashėgojė nė kundėrshtim me tė qenit objekt trashėgimie. Dhe, Allahu i dha gruas tė drejtė trashėgimie nė pasurinė e tė afėrmėve tė saj. Allahu thotė:"Duhet tė ketė hise pėr mashkullin dhe hise pėr femrėn nga ajo qė lihet nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, qoftė ajo pronė e vogėl apo e madhe."[en-Nisa:7]



    Allahu thotė:"Allahu ju urdhėron nė lidhje me trashėgiminė e fėmijėve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nėse ka vetėm bija, dy apo mė shumė, hisja e tyre ėshtė dy tė tretat e trashėgimisė; nėse ėshtė vetėm njė [bijė], pjesa e saj ėshtė gjysma."[en-Nisa:11]



    Kjo vlen po ashtu edhe pėr tekstet tjera ku qėndron se gruaja mund tė trashėgojė, qoftė ajo nėnė, bijė, motėr, apo grua.



    Nė sferėn e marrėdhėnieve martesore, Allahu e kufizoi martesėn e mashkullit me mė sė shumti katėr gra, me kusht qė ai t'i trajtojė tė gjitha gratė e tij me drejtėsi dhe barabartė sipas mundėsive tė tij. Dhe, Ai e detyroi burrin qė tė jetojė me to nė dashamirėsi, siē thotė:"Dhe jetoni me to ndershmėrisht."[en-Nisa:19]



    Ai e bėri dhuratėn tė drejtė tė saj dhe urdhėroi qė ajo t'i jepet asaj tėrėsisht, pėrveē asaj ēka ajo lejon nga vullneti i mirė. Allahu thotė:"Dhe jepjani gruas dhuratėn me bujari. E, nėse ato, nga vullneti i mirė i tyre, e zvogėlojnė ndonjė pjesė tė saj, merreni atė dhe shijoni atė pa frikė nga pasojat."[en-Nisa:4]



    Dhe, Allahu e bėri atė kujdestare qė urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e keqja nė shtėpinė e burrit tė saj, dhe udhėheqėse e fėmijevė tė saj. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Gruaja ėshtė kujdestare e shtėpisė sė burrit tė saj dhe ajo do tė pyetet [nė ditėn e gjykimit] pėrsa i pėrket atyre qė janė nėn kujdesin e saj." Po ashtu, Allahu e ka bėrė detyrim pėr burrin qė ai tė shpėnzojė nė tė dhe ta veshė atė nė mėnyrėn e duhur.



    Ajo qė armiqtė e Islamit dhe degėt e tyre duan sot me zhveshjen e gruas nga nderi dhe tė drejtat e saj:



    Vėrtet, armiqtė e Islamit – apo mė mirė armiqtė e njerėzimit – sot, ndėr mosbėsimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, janė tėrbuar lidhur me atė ēka gruaja muslimane ka arritur nga nderi, lavdia dhe dėlirėsia nė Islam. Kjo ngase armiqtė e Islamit ndėr mosbesimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, duan qė gruaja tė shėrbejė si njė kurth me anė tė sė cilės do tė mund t'i joshin dhe kapin ata me iman [besim] tė dobėt dhe ata qė kanė natyrė tė ēoroditur, pasi tė kenė pėrmbushur dėshirat e tyre tė prishura me tė [gruan]. Allahu thotė:"Por ata qė ndjekin epshet e tyre dėshirojnė qė ju tė shmangeni pamasė [nga rruga e drejtė]."[en-Nisa:27]



    Dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre midis muslimanėve, dėshirojnė qė gruaja tė jetė njė artikull i lirė, duke iu ekspozuar kėtyre njerėzve tė dėshirave epshore dhe prirjeve djallėzore. Ata duan qė ajo tė shėrbejė si artikull i hapur pėrpara syve tė tyre, nė mėnyrė qė ata tė argėtohen me paraqitjen e bukur tė saj apo ndoshta tė bėjnė me tė gjėra shumė mė tė kėqija se kjo.



    Pėr kėtė shkak, ata harxhojnė mund tė madh nė pėrpjekje pėr tė bėrė gruan qė tė dalė jashtė shtėpisė sė saj, nė mėnyrė qė tė merr pjesė mė mashkujt nė punėt e tyre, duke punuar krahpėrkrah me ta. Apo, qė ajo tė shėrbejė dhe tė kujdeset pėr mashkullin si dado nėpėr spitale, apo stjuardesė nė avion, apo mėsuese e profesoreshė nė shkollat e pėrziera tė pandara, apo qė ajo tė jetė aktore nė teatre, apo kėngėtare, apo spikere nė format e ndryshme tė mediave, kėshtu duke e vėrė nė dukje fytyrėn e saj dhe duke joshur mashkujt me zėrin dhe paraqitjen e saj.



    Ndėrsa, revistat imorale kanė publikuar fotot e vajzave qė shfaqen nė mėnyrė provokative dhe tė zhveshura, si mėnyrė pėr t'u bėrė marketing revistave tė tyre. Disa afaristė dhe kompani i kanė marrė kėto foto po ashtu si mėnyrė pėr tė raklamuar prodhimin e tyre, duke vendosur kėto foto nė reklamat dhe ekspozitat e tyre.



    Kėto akte djallėzore janė menduar pėr t'ia hequr mendjen nga detyra e saj e vėrtetė, e cila ėshtė nė shtėpinė e saj. Kjo e detyron burrin qė tė angazhojė shėrbėtore femra pėr tė rritur fėmijėt e tyre dhe pėr t'u pėrkujdesur pėr punėt e shtėpisė, gjė qė rezulton nė ēapkėnėri dhe ligėsi tė madhe.



    Sidoqoftė, ne nuk e kufizojmė gruan nga puna jashtė shtėpisė sė saj, sa kohė qė ajo u pėrmbahet direktivave vijuese:



    1. Ajo duhet tė ketė nevojė qė ta kryejė kėtė punė apo bashkėsia ku ajo punon prej saj kėrkon ta kryejė kėtė punė, me kusht qė pėr kėtė punė s'mund tė gjindet ndonjė mashkull.



    2. Ajo duhet ta bėjė kėtė pasi tė pėrmbushė detyrimet qė i ka nė shtėpi, gjė e cila ėshtė puna parėsore e saj.



    3. Kjo punė duhet tė jetė nė njė ambient ku ka vetėm femra, siē ėshtė rasti kur ajo mėson vetėm femrat, apo kur punon si doktor apo dado pėr pacientėt femra. Dhe, puna e saj duhet tė jetė e ndarė nga mashkujt.



    4. Njėlloj, atė asgjė s'mund ta shtrėngojė nga mėsimi i ēėshtjeve fetare. Nė fakt, kjo ėshtė e detyrueshme pėr tė. Dhe, atė asgjė nuk e parandalon qė tė mėsojė lidhur me aspektet e fesė sė saj, sa kohė qė ka nevojė pėr kėtė dhe mėsimi i saj mbahet nė ambient ku ka vetėm femra. Dhe, nuk prish punė nėse ajo merr pjesė nė orėt mėsimore nė mesxhid [xhami] dhe kėshtu me radhė, ndėrsa ėshtė nė pajtim me kėtė dhe e ndarė nga mashkujt. Kjo mund tė shihet tek gratė nė fillim tė Islamit [dmth Sahabijat], nė atė se ato punonin, studionin dhe ishin tė pranishme nė mesxhid.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Gruaja Muslimane – Statusi i saj nė Umet

    Nga Shejh Abdul-Aziz Ibn Baz, rahimehullah





    Statusi i gruas muslimane nė Islam ėshtė njė status madhėshtor dhe i lartė, ndėrsa efekti i saj ėshtė mjaft i madh nė jetėn e ēdo muslimani. Vėrtet gruaja muslimane ėshtė mėsuesi i parė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tė drejtė, me kusht qė ajo tė ndjek udhėzimin nga Libri i Allahut dhe Suneti i tė Dėrguarit (sallallahu alejhi ue selam). Meqė mbajtja me Kur’an dhe Sunet e distancon ēdo musliman, qoftė mashkull apo femėr, nga devijimi nė ēdo ēėshtje. Devijimi tė cilin e ndjejnė popujt e ndryshėm, dhe tė qenit e tyre tė devijuar nuk ndodh vetėm se nga tė qenit larg rrugės sė Allahut, tė Lartėsuarit, mė tė Lartit – dhe nga ajo me ēka erdhėn Lajmėtarėt dhe Pejgamberėt e Tij, paqa e Allahut qoftė mbi ta. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė:



    “Unė po lė pas juve dy ēėshtje. Ju s’do tė devijoni pėrderisa mbaheni pėr kėto tė dyja, Librin e Allahut dhe Sunetin tim.”[1]



    Rėndėsia e madhe e rolit tė gruas muslimane - qoftė si bashkėshorte, motėr, apo bijė, dhe tė drejtat qė asaj i takojnė apo obligimet qė ajo i ka ndaj tė tjerėve – janė shpjeguar nė Kur’anin fisnik, dhe janė detajizuar mė tutje nė Sunetin e dėlirė.



    Sekreti i rėndėsisė sė saj gjindet nė barrėn e pamasė dhe pėrgjegjėsinė qė i ėshtė ngarkuar asaj, si dhe vėshtirėsitė qė ajo duhet mbartur – pėrgjegjėsi dhe vėshtirėsi, disa nga tė cilat as burri nuk i mbart. Pėr kėtė, nga obligimet mė tė rėndėsishme qė i takojnė njė personi, ėshtė mirėnjohja qė duhet treguar nėnės, si dhe mirėsia dhe shoqėrimi i mirė me tė. Dhe nė kėtė ēėshtje, asaj duhet dhėnė pėrparėsi ndaj babait. Allahu i Lartėsuar thotė:



    “Dhe Ne e kemi obliguar njeriun me sjellje dhe shėrbim tė mirė ndaj prindėrve tė tij. Nėna e tij e mbarti atė nė dobėsi pas dobėsisė, dhe vėshtirėsi pas vėshtirėsisė, dhe pas dy viteve ia ndau gjidhėnien. Trego mirėnjohje dhe falėnderim ndaj Meje dhe prindėrve tu. Tek unė ėshtė destinacioni pėrfundimtar.” Llukman: 14



    Allahu i Lartėsuar thotė:



    “Dhe Ne e kemi obliguar njeriun me sjellje dhe shėrbim tė mirė ndaj prindėrve tė tij. Nėna e tij me mundim e mbart dhe me vėshtirėsi e lind atė. Ndėrsa mbartja dhe gjidhėnia e tij zgjatė tridhjetė muaj.” Ahkaf: 15



    Njė njeri erdhi tek i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) dhe tha: “O i Dėrguar i Allahut, kush nga i tėrė njerėzimi ka tė drejtė nė shoqėrimin tim mė tė mirė?” Ai u pėrgjigj:



    “Nėna jote.”



    Njeriu pyeti, “Pastaj kush?” Ai u pėrgjigj:



    “Nėna jote.”



    Njeriu pastaj pyeti, “Pastaj kush?” Kėshtu qė Pejgamberi prapė u pėrgjigj:



    “Nėna jote.”



    Pastaj njeriu prapė pyeti, “Pastaj kush?” Ai u pėrgjigj:



    “Babai yt.” [2]



    Pra, kjo kėrkon qė nėnės t’i jepen tre herė mė shumė mirėsi dhe trajtim tė mirė sesa babait.



    Sa i pėrket bashkėshortes, statusi i saj dhe ndikimi i saj nė qetėsimin e shpirtit ėshtė treguar qartazi nė ajetin fisnik, nė thėnien e Tij, tė Lartėsuarit:



    “Dhe prej shenjave tė Tija ėshtė kjo: Qė Ai krijoi pėr ju bashkėshorte nga mesi juaj, qė ju tė gjeni prehje dhe qetėsi nė to. Dhe Ai vendosi dhembshuri dhe mėshirė mes jush. Vėrtet nė kėtė ka shenja pėr ata qė mendojnė.” Rum: 21



    El-Hafidh Ibn Kethir (v.774H) – Allahu e mėshiroftė – tha ndėrsa po shpjegonte termet muweddeh dhe rahmeh, tė cilat ndodhin nė ajetin e sipėrpėrmendur:



    “El-muweddeh do tė thotė dashuri dhe dhembshuri, kurse er-rahmeh do tė thotė mėshirė dhe keqardhje – meqė njeriu martohet ose pėr shkak tė dashurisė qė ka ndaj saj, ose pėr shkak tė dhembshurisė dhe keqardhjes ndaj saj, duke i dhėnė asaj fėmijė nga vetė ai…” [3]



    Dhe pozita unike tė cilėn e mori Hatixheja – Allahu qoftė i kėnaqur me tė – bashkėshortja e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam), pati njė efekt tė pamatshėm nė qetėsimin dhe tė bindurit Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam), kur engjėlli Xhibril (alejhis selam) erdhi pėr herė tė parė nė shpellėn Hira. Kėshtu, Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) iu kthye Hatixhesė (radiallahu anha) me Shpalljen e parė dhe me zemrėn e tij qė dridhej dhe rrihte rreptė, dhe ai i tha asaj:



    “Mė mbulo! Mė mbulo!”



    Dhe ajo e mbuloi atė gjersa pėrfundoi frika e tij, pas sė cilės ai i tregoi Hatixhesė (radiallahu anha) ēdo gjė qė ndodhi dhe tha:



    “Kam frikė se do t’mė ndodh ndonjė gjė.”



    “Kurrė! Pasha Allahun, Allahu kurrė s’do tė tė turpėrojė ty. Ti mban lidhje tė mira familjare, u ndihmon tė varfėrve dhe tė gjorėve, i shėrben mysafirėt bujarisht dhe i ndihmon ata qė janė dėmtuar nga fatkeqėsitė.” [4]



    Dhe mos e harroni A’ishen (Allahu e mėshiroftė) dhe ndikimin e madh tė saj. Meqė edhe Sahabėt e mėdhenj merrnin diturinė e hadithit prej saj, dhe shumė nga Sahabijaat (femrat Shoqėruese) mėsuan prej saj vendime tė ndryshme qė i pėrkasin ēėshtjeve tė gruas.



    Dhe unė s’kam dyshim se nėna ime – Allahu e mėshiroftė – pati njė efekt mjaft tė madh nė mua, nė inkurajimin qė mė bėri pėr tė studiuar; dhe nė kėtė ajo mė ndihmoi. Allahu ia shtoftė shpėrblimin dhe e shpėrbleftė atė me shpėrblimin mė tė mirė pėr atė qė bėri pėr mua.



    Dhe po ashtu s’ka dyshim se shtėpia nė tė cilėn ka mirėsi, butėsi, dashuri dhe kujdes, sė bashku me terbijen (edukimin) korrekt Islamik do tė kenė efekt tė pamasė nė njeriun. Pra, ai do tė jetė – nėse do Allahu – i sukseshėm nė marėdhėniet e tija dhe nė ēdo ēėshtje – qoftė ajo kėrkim i diturisė, tregti, pėrfitim material, apo tjetėr pos kėsaj. Pra, unė vetėm Allahun e lus qė tė na japė sukses dhe tė na udhėzojė nė atė qė Ai e do dhe me tė cilėn Ai ėshtė i kėnaqur. Dhe paqa e mėshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonė Muhamed dhe familjen e tij si dhe Shoqėruesit dhe pasuesit e tij.





    --------------------------------------------------------------------------------
    Shėnime

    1. Hasen: Transmetuar nga Malik nė el-Muwata (2/899) dhe el-Hakim, nga Ibn Abas (radiallahu nahu). Ėshtė bėrė autentik nga Shejh el-Albani nė es-Sahihah (nr.1871).

    2. Transmetuar nga el-Buhari (nr.5971) dhe Muslim (7/2), nga Ebu Hurejre (radiallahu anhu).


    3. Tefsir Kuranil Adhijm (3/439) tė el-Hafidh Ibn Kethir.


    4. Transmetuar nga el-Buhari (1/22) dhe Muslim (1/130), nga rrėfimi i gjatė i A’ishes (radiallahu anha).

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Shejh bin Baz kėshillon femrat lidhur me bėrjen e Da'ues

    Pyetje: Ēfarė thoni rreth thirrjes [da'ues] pėr tek Allahu pėrsa i pėrket femrės?



    Pėrgjigje: I tėrė falėnderimi i takon Allahut. Ajo ėshtė sikurse mashkulli. Asaj i takon qė tė thėrrasė pėr tek Allahu, dhe tė urdhėrojė pėr tė mirėn dhe tė ndalojė nga e keqja. Kjo ngase teksti nga Kur'ani Fisnik dhe Suneti i dėlirė e dėshmon kėtė, ndėrsa thėniet e dijetarėve janė tė qarta nė lidhje me kėtė. Andaj, asaj i takon qė tė thėrrasė pėr tek Allahu, tė urdhėrojė pėr tė mirė dhe tė ndalojė nga e keqja me njė mėnyrė sjelljeje islamikisht tė ligjėruar, gjė qė kėrkohet edhe nga mashkulli po ashtu. Krahas kėsaj, asaj i takon qė tė mos ketė frikė [e tė tėrhiqet] nga thirrja pėr tek Allahu nga dėshpėrimi dhe padurimi, pėr shkak se disa nga njerėzit e pėrēmojnė atė, apo e mallkojnė, apo e pėrqeshin. Por, ajo duhet t'i durojė kėto gjėra, edhe nėse ajo sheh tek njerėzit atė qė konsiderohet si lloj pėrqeshjeje dhe ngacmimi. Veē kėsaj, ajo duhet tė ketė kujdes pėr njė ēėshte tjetėr, e kjo ėshtė qė ajo tė jetė njė shembull dėlirėsie, dhe tė mos kontaktojė me mashkuj qė s'janė tė afėrm me tė dhe tė mos pėrzihet me ta [mashkujt]. Mė saktė, thirrja [da'ueja] e saj duhet tė bėhet duke pas parasysh ruajtjen e vetvetes nga gjithēka qė do tė konsiderohej e dėnueshme pėr tė. Kėshtu qė nėse ajo thėrret mashkujt pėr nė Islam, atėherė ajo duhet ta bėjė kėtė duke qenė e mbuluar dhe pa u pėrzier apo shoqėruar me ta. Ndėrsa, kur ajo thėrret femrat, ajo duhet t'i thėrrasė ato me urtėsi. Ajo duhet tė jetė e ndershme dhe e sjellshme ashtu qė tė mos refuzohet thirrja e saj, e tė thonė femrat tjera, "Pėrse ajo nuk fillon me vetveten?" Po ashtu ėshtė e detyrueshme pėr tė qė tė mos vishet nė atė mėnyrė qė do tė joshte njerėzit. Ajo duhet tė jetė larg nga tė gjitha shkaqet e joshjes, siē ėshtė zbulimi i bukurisė sė saj dhe tė qenit e ėmbėl nė tė folmen e saj [veēanėrisht me mashkuj], nga ēėshtjet tė cilat do tė bėnin qė ajo tė qortohet apo tė flitet keq pėr tė. Pra, duhet t'i kushtohet kujdes thirrjes pėr tek Allahu nė manerizmin, i cili nuk do ta dėmtonte fenė dhe reputacionin e saj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Virtytet e Sahabijeve dhe rėndėsia e edukimit tė gruas

    Nga dijetarja Umm Abdillah el-Uedije, Allahu e ruajtė
    Burimi: Nasihati lin-Nisa





    Imam el-Buhari ka thėnė [7/133]:"Muhamedi mė ka treguar se Abdeh na e ka transmetuar nga Hisham bin Urweh nga babai i tij se ai ka thėnė:'Kam dėgjuar Abdullah bin Xhafer tė thotė:'Kam dėgjuar Aliun, radijallahu anhu, tė thotė:'Kam dėgjuar tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, tė thotė:'Mė e mira ndėr gratė e tij [Xhenetit] ėshtė Merjem dhe mė e mira ndėr gratė e tij ėshtė Hatixha'". Po ashtu e transmetuar nga Muslim [4/2430].



    Ėshtė me vend pėr ne gratė, qė ta ilustrojmė me shembull kėtė grua virtuoze dhe poashtu edhe me gratė tjera virtuoze si A'isha, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Ajo ka aq shumė virtyte, saqė disa nga dijetarėt i dhanė pėrparėsi A'ishes mė shumė sesa Hatixhes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr shkak tė dėshmive tė shumta qė gjenden lidhur me virtytet e saj. Ajo pėrhapi dituri dhe konsiderohet tė jetė midis atyre qė transmetuan mė sė shumti thėnie tė pejgamberit, salallahu aljehi ue selam. Siē ka thėnė poeti:



    "Shtatė sahabė kallėzuan mė shumė se njė mijė [hadithe] dhe ata cituan
    Hadithin nga i zgjedhuri, mė e mira krijesė
    Ebu Hurejra, Sa'd, Xhabir, Enes,
    Sidikah [dmth A'isha], Ibn Abas, dhe poashtu Ibn Umer."




    Dhe, es-Sujuti ka shkruar njė tjetėr poezi dhe tha:



    Ata qė transmetuan me bollėk,
    Ebu Hurejra, dhe ai qė e vijon atė ėshtė Ibn Umer,
    Enes, el-Hibr [dmth Ibn Abas], el-Hudri [dmth Sa'd],
    Xhabiri, dhe bashkėshortja e pejgamberit [dmth A'isha].




    Imam et-Tirmidhi, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, ka thėnė [nr.3883]:"Na ėshtė transmetuar nga Humeid bin Mes'edeh, se Zijad bin er-Redi na ka treguar, se Halid bin Selemeh el-Mekhzumi na ka treguar, se Zijad bin er-Rebi na ka treguar, nga Ebu Berdeh nga Ebu Musa se ai ka thėnė:'Kurrė nuk ka pasur hadith qė ka qenė i vėshtirė pėr ta kuptuar nga shoqėruesit e tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe qė e pyesnin A'ishen, pėrveēse ata gjenin se ajo kishte njohuri lidhur me tė". Zinxhiri i transmetimit ėshtė Hasan.



    Kėshtu qėndron puna edhe me pjesėn tjetėr tė bashkėshorteve tė pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, si Umm Sulejmė, gruaja e devotshme, prika [mehri] e sė cilės qe Islami.



    Imam el-Buhari ka pėrmendur nė Sahi-nė e tij:



    "Umm ed-Derda po rrinte ulur nė njė tubim burrash qė kishte tė bėjė me namazin, dhe ajo ishte Fekihe [dmth dijetare]. Disa nga sahabijet thanė:'O i dėrguar i Allahut, jemi mundur nga burrat me numėr, pra na e cakto njė ditė qė tė mėsojmė atė ēfarė Allahu tė ka mėsuar ty'. Kėshtu qė ai u tha atyre:'Mblidhuni nė kėtė-e-kėtė ditė'. Ato u mblodhėn dhe ai u shkoi atyre, i kėshilloi e i urdhėroi ato. Nga ajo ēfarė ai u tha atyre:'Nuk ka grua qė i rritė [edukon] tre fėmijė pėrveēse se kjo do tė jetė mburojė pėr tė nga zjarri'. Njė grua tha:'E dy?' Ai tha:'Edhe dy'".



    I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ishte i patundur nė lejimin e tyre pėr tė dėgjuar mirėsi dhe ai u jepte atyre kėshilla tė veēanta pėr to.



    Nga Ibn Xhubejr nga Ataa nga Xhabir bin Abdillah se ai ka thėnė:



    "Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u ēua pėr ditėn e bajramit [tė Fitrit]. Ai filloi me namazin pastaj mbajti hutben. Pasi e mbaroi, erdhėn gratė. Kėshtu qė ai i kėshilloi ato ndėrsa mbėshtetej nė supin e Bilalit dhe Bilali kishte veshur njė rrobe tė gjerė. Ai pėrkujtoi gratė pėr lėmoshėn".



    Dhe, nė njė transmetim nga Ibn Abas:"Ai mendoi se gratė nuk e kishin dėgjuar, kėshtu qė i kėshilloi ato dhe i urdhėroi ato pėr lėmoshė".



    Ibn Xhurejxh i tha Ataas:"A mendon se ėshtė me vend qė imami t'i kėshillojė ato [dmth gratė]?" Ai tha:"Kjo padyshim ėshtė e drejtė e tyre [imamėve], dhe ēfarė tė keqe qė ata mos ta bėjnė kėtė?"



    Ndaj, kjo ēėshtje s'ėshtė diēka e veēantė pėr tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam. Kėshtu, ėshtė me vend qė dijetarėt dhe pushtetarėt t'u kushtojnė vėmendje ēėshtjeve tė grave mu sikur qė i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, iu drejtohej atyre.



    Selefus-Salih [paraardhėsit e devotshėm] iu drejtoheshin atyre dhe u transmetonin dituri mu sikur qė vepronin me burrat, qė ato tė udhėzoheshin pėr nė ēelėsat e shkėlqesisė dhe tė parandaloheshin nga e keqja. Pra, bindja nuk mbėshtetet nė mėnyrėn e duhur pėrveēse me anė tė diturisė, dhe dituria ėshtė absolutisht akti mė i dobishėm i bindjes.



    Kjo ėshtė thėnė qartė nga njė Zahide [askete], Fekihe, Alime [dmth dijetare]. Ajo ėshtė Umm Derda, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe ajo tha:"Kam kėrkuar adhurim nė gjithēka, dhe nuk kam gjetur gjė mė tė mirė dhe mė tė kėnaqshme pėr veten time sesa ndenjia me dijetarėt dhe pėrfitimi nga kėshillimi i tyre". Pra gratė e sotshme kanė nevojė edhe mė shumė pėr tė ngjashmet me tė, tė cilat janė askete, virtuoze, dhe dijetare qė edukojnė tė tjerėt.1



    --------------------------------------------------------------------------------
    1. Citat nga libri 'Inajetun Nisa bil Hadith en-Nebeui' nga Meshur bin Hasan, f.13.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Rrėfenja e njė gruaje qė kishte takua [devotshmėri]

    Marrė nga Tefsir Ibn Kethir





    Thėnia e Allahut:



    "Allahu do tė japė lehtėsi pas mundimit".



    Ky ėshtė njė premtim i vėrtetė nga Ai. Dhe vėrtet, premtimet e Allahut janė tė vėrteta dhe Ai kurrė s'i then ato. Kjo ėshtė njė thėnie e Allahut:



    "Vėrtet, sė bashku me ēdo mundim ėshtė lehtėsimi. Vėrtet, sė bashku me ēdo mundim ėshtė lehtėsimi". [Inshirah, 5-6]



    Ėshtė njė hadith me rėndėsi qė duhet ta pėrmendim kėtu. Imam Ahmed shėnoi qė Ebu Hurejre ka thėnė:"Njė burrė dhe gruaja e tij nga gjeneratat e kaluara qenė tė varfėr. Njė herė e njė kohė, burri u kthye nga njė udhėtim. Ndėrsa ndjente uri dhe lodhje, ai shkoi te gruaja e tij dhe i tha:'A ke gjėsend pėr tė ngrėnė?' Ajo tha:'Po, prano pėrgėzimet pėr furnizimin nga Allahu'. Ai prapė i tha asaj:'Nėse ke diēka pėr tė ngrėnė ma sjell atė'. Ajo tha:'Prit edhe pak'. Ajo po pritte mėshirėn e Allahut. Kur u zgjat ēėshtja, ai i tha asaj:'Ēohu dhe mė sjell ēfarėdo qė ke pėr tė ngrėnė, se vėrtet jam uritur dhe lodhur'. Ajo tha:'Do ta bėj kėtė. Sė shpejti do ta hap kapakun e furrės, pra mos u ngut'. Kur ai ishte i zėnė dhe nuk insistonte pėr njė kohė, ajo tha vetmevete:'Do tė shikoj nė furrė'. Kėshtu, ajo u ēua dhe shikoi nė furrėn e saj dhe e gjeti atė tė mbushur plot me mish qengji, dhe havani me shtypėsin e tij ishte plot e pėrplot me farė drithi; ai [havani] po thėrmonte farėn vetvetiu. Kėshtu, ajo mori ēfarė kishte nė havanin me shtypės, pasi e shkundi atė qė tė nxirrte gjithēka qė kishte brenda, dhe po ashtu mori tėrė mishin qė gjeti nė furrė". Ebu Hurejra shtoi:"Pasha Atė, nė dorėn e tė cilit ėshtė jeta e Ebu el-Kasimit [pejgamberit Muhamed], kjo ėshtė thėnia e njėjtė qė Muhamedi tha:"Po tė kishte marrė ajo ēfarė kishte nė havanin dhe tė mos e kishte zbrazur krejtėsisht duke e shkundur atė, ai do tė vazhdonte tė thėrmonte farat deri nė Ditėn e Gjykimit".



    "Dhe shumė qytete u rrebeluan kundra urdhėrit tė Zotit tė tyre dhe tė dėrguarit tė tyre, dhe Ne i morėm ata nė njė llogari tė ashpėr. Ne do ta dėnojmė atė me njė torturė tė tmerrshme. Kėshtu ata shijuan pasojėn e hidhur tė punės sė tyre, dhe pasoja e punės sė tyre ishte humbja. Allahu ka pėrgatitur pėr ta njė torturė tė rėndė. Kėshtu qė kini frikė [takua] Allahun, o njerėz mirėkuptues. O ju qė besoni, vėrtet Allahu jua ka zbritur njė Pėrkujtues, njė tė dėrguar qė jua lexon ajetet e Allahut tė cilat pėrmbajnė shpjegime tė qarta, pėr t'ju nxjerrė nga errėsira nė dritė. Dhe kushdo qė beson nė Allahun dhe bėn punė tė drejta, Ai do ta pranojė atė nė Kopshtet nėn tė cilat rrjedhin lumenj, pėr tė jetuar aty pėrgjithmonė. Vėrtet, Allahu ka bėrė pėr tė njė furnizim tė shkėlqyeshėm". [Talak, 8-11]

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Respektimi i femrės nė Islam

    Autor: Abdurrezak Bedėr





    Me tė vėrtetė, femra muslimane, nėn hijen e mėsimeve tė drejta islame dhe udhėzimeve tė tij tė urta, jeton njė jetė tė ndershme, tė mbushur me respekt dhe ndershmėri, qė nga dita e parė e ardhjes se saj nė kėtė botė, duke vazhduar kėshtu nė tė gjitha etapat e jetės sė saj, si vajzė, pastaj si nėnė, si bashkėshorte, si motėr, si hallė, si teze. Ajo, nė tė gjitha kėto periudha, ka tė drejtat e saj tė veēanta dhe gėzon meritat e saj plot respekt dhe ndershmėri.



    1- Nė kohėn kur ajo ėshtė vajzė, feja Islame thėrret nė bamirėsi ndaj saj dhe pėrkushtim nė rritjen, mbikėqyrjen dhe edukatėn e saj, qė ajo tė formohet si njė grua e mirė, e mbrojtur dhe e ndershme. Po ashtu, ka qortuar ashpėr jobesimtarėt para islamit, pėr varrosjen e vajzave tė tyre pėr sė gjalli dhe urrejtjen qė kishin pėr lindjen e tyre. Thotė i madhėruari:



    "Dhe kur ndonjėri prej tyre pėrgėzohet me lindjen e vajzės, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhėrim. Ai fshihet nga njerėzit, pėr shkak tė keqes qė u lajmėrua. Ai pyet vetveten, a ta mbajė atė (vajzėn), i pėrulur, apo ta varrosė. Sa i keq ėshtė gjykimi i tyre!..." (En-Nahl-58/59)



    Transmetohet nga Mugire Bin Shu'bete se pejgamberi ka thėnė:"Me tė vėrtetė, All-llahu jua ka ndaluar juve mosrespektimin e nėnave, koprracinė dhe tė kėrkoni (pa nevojė), si dhe varrosjen e vajzave pėr sė gjalli…" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    Ibni Haxheri ka pėrmendur se, para Islamit, jobesimtarėt vajzat e veta i kanė varrosur nė dy mėnyra:



    - E para, burri e ka urdhėruar gruan e vet qė, kur tė vinte koha e lindjes, lindja tė bėhej afėr njė grope. Nė qoftė se do t'u lindte djalė, e linin tė jetonte; nė qoftė se do t'u lindte vajzė, e hidhnin nė gropė.



    - E dyta, kur vajza i mbushte gjashtė vjet, burri i thoshte gruas sė vet qė ta parfumonte dhe ta zbukuronte vajzėn, gjoja se do t'i vizitonin disa tė afėrm. Pastaj, largohej me vajzėn nė shkretėtirė, derisa tė vinte te ndonjė pus dhe i thoshte vajzės qė tė shikonte nė pus, ndėrsa ai e shtynte nga pas dhe e shkelte. (Fet'hul-Bari)



    Kurse, Islami e ka konsideruar vajzėn si begati tė madhe dhe dhuratė tė ēmuar nga All-llahu i madhėruar:



    "Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti i qiejve dhe i tokės. Ai krijon ēka tė dojė. Kujt tė dojė, Ai i dhuron vetėm femra ose vetėm meshkuj, ose i dhuron ēift, meshkuj e femra, dhe kė tė dojė e lė pa fėmijė (steril). Ai ėshtė i dijshėm dhe i fuqishėm". (Esh-Shura, 49/50).



    Dhe, nga pejgamberi transmetohet tė ketė thėnė:"Ai i cili ka njė vajzė dhe nuk e varrosė atė pėr sė gjalli, nuk e nėnēmon dhe nuk i jep pėrparėsi djalit ndaj saj, All-llahu do ta futė nė xhenet". (Transmeton Ahmedi)



    Ukbete Bin Amir ka thėnė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut tė thotė:"Kush i ka tri vajza dhe bėn durim nė rritjen e tyre, si dhe i vesh e i mbath nga pasuria e vet, ato do tė jenė pėr tė shpėtim nga zjarri". (Transmeton Ibni Maxheh)



    Pejgamberi, nė njė hadith tjetėr, thotė:"Kush i rrit dy vajza, derisa ta arrijnė moshėn madhore, unė dhe ai, nė Ditėn e Gjykimit, do tė jemi si kėta dy gishtėrinj (dhe ka bashkuar gishtėrinjtė e vet)". (Transmeton Muslimi)



    Imam Ahmedi ka transmetuar se pejgamberi ka thėnė:"Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnė moshėn madhore, ose ai vdes duke u pėrkujdesur pėr to, unė dhe ai do tė jemi si kėta dy gishtėrinj (dhe i bėri bashkė gishtin tregues dhe tjetrin pranė tij). (Musnedi i Ahmedit)



    Xhabiri bin Abdil-lah ka thėnė se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:"Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron ushqim dhe i mėshiron, pėr tė bėhet obligim hyrja nė xhenet. Njėri nga tė pranishmit pyeti:'Po ai i cili ka dy vajza?' I dėrguari i All-llahut tha:'Po, edhe ai, i cili ka dy vajza". (Transmeton Buhariu, nė Edebul-Mufred)



    Transmeton Aisheja se njė beduin erdhi tek pejgamberi dhe i tha atij:"Ju i puthkeni fėmijėt e juaj?! Ne nuk i puthim". Atėherė, pejgamberi i tha:"Unė nuk kam asgjė nė dorė, nėse All-llahu ka larguar mėshirėn nga zemra jote". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    2- Islami ka thirrur pėr respektimin dhe nderimin e veēantė tė gruas, si nėnė. Ka thirrur pėr bamirėsi ndaj tyre, qė tė angazhohemi tė jemi nė shėrbim tė tyre, tė bėjmė lutje pėr ato dhe mos t'u shkaktojmė asnjė lloj shqetėsimi, por t'i trajtojmė ashtu siē trajtohen shokėt mė tė mirė. Thotė All-llahu:



    "Ne e urdhėruam njeriun tė sillet mirė ndaj prindėrve tė vet, ngase nėna e vet me mundim e barti dhe me vėshtirėsi e lindi, ndėrsa bartja dhe gji-dhėnia e tij zgjati tridhjetė muaj (e ai vazhdon tė jetojė), derisa tė arrijė pjekurinė e vet dhe, kur t'i mbushė dyzet vjet, ai thotė:'Zoti im, mė inspiro tė tė falėnderoj pėr tė mirėn Tėnde qė ma dhurove mua dhe prindėrve tė mi, tė bėj vepra tė mira, tė cilat i pėlqen Ti, dhe m'i bėj tė mirė pasardhėsit e mi. Unė pendohem te Ti dhe jam musliman". (El-Ahkaf, 15)



    All-llahu, nė njė ajet tjetėr, thotė:



    "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė mos tė adhuroni askėnd, pos Tij, dhe tė silleni mirė me prindėr. Nėse njėrin prej tyre ose qė tė dy i ka arritur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as 'of', as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, por thuaju fjalė tė buta dhe, nė shenjė mirėsjelljeje, shtrije pranė tyre krahun tėnd pėrulės dhe mėshirues, dhe thuaju;'Zoti im, mėshiro ata dy sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl". (El-Israė, 23/24)



    Transmeton Ebu Hurejra se i ėshtė thėnė tė Dėrguarit tė All-llahut:"Kush ėshtė mė meritori pėr mirėsjelljen time?" Pejgamberi tha:"Nėna jote". "Pastaj kush?" – u pyet prapė. "Nėna jote" – u pėrgjigj ai. "Pastaj kush?" – edhe njė herė u pyet. "Babai yt" – ia ktheu. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


    Abdull-llah Ibn Omeri ka thėnė:"Erdhi njė njeri tė pejgamberi, qė t'i jepte besėn pėr hixhret (shpėrngulje prej njė vendi, i cili banohet me jobesimtarė, nė njė vend qė banohet me besimtarė), pasi i kishte lėnė prindėrit e vet duke qarė pėr tė. Atėherė, pejgamberi i tha:"Kthehu te ata dhe bėji tė qeshin ashtu siē i bėre tė qajnė". (Transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh)



    Thotė Abdull-llah bin Mesud:"E kam pyetur Pejgamberin se cila ėshtė vepra mė e dashur te All-llahu?" Tha:"Falja e namazit nė kohen e vet". I thashė:"Pastaj cila?". Tha:"Mirėsjellja ndaj prindėrve". I thashė:"Pastaj cila?" Tha:"Xhihadi nė rrugėn e All-llahut". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    Islami e ka ndaluar t'u shkaktohet prindėrve ndonjė shqetėsim apo ēfarėdo lloj dėmi, bile e ka llogaritur njė gjė tė tillė si mosrespektim ndaj prindėrve, pėr ēka do tė llogaritet nė Ditėn e Gjykimit, bile, bile e ka konsideruar prej mėkateve mė tė mėdha.



    Ebu Bekrete ka thėnė:"Pejgamberi ka thėnė:'A doni t'ju informoj pėr mėkatin mė tė madh (tri herė e pėrsėriti tė njėjtėn pyetje)". Ata thanė:"Po, gjithsesi, o i dėrguari i All-llahut'. Tha:"Tė bėrit shokė All-llahut, mosrespektimi i prindėrve," - pastaj u ul, pasi ishte i shtrirė, e tha - "edhe dėshmia e rrejshme", dhe vazhdoi ta pėrsėriste atė, saqė menduam: ah, sikur tė heshte". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).



    Thotė Aliu:"Ka thėnė pejgamberi:"All-llahu e mallkon atė, i cili i mallkon prindėrit (nuk i respekton ata)". (Transmeton Muslimi)



    3- Islami nxit nė respektimin e femrės si bashkėshorte, duke e obliguar burrin me obligime ndaj saj, ashtu siē ajo ka obligime ndaj tij. Prej tė drejtave tė gruas nė islam janė: mirėsjellja ndaj tyre, bamirėsia ndaj tyre, si nė ushqim, ashtu edhe nė veshmbathje; sjellja me butėsi ndaj saj, tė behet durim me ato, tė trajtohen me respekt, ngase, nė islam, njerėzit mė tė mirė janė ata, tė cilėt janė mė tė mirėt me familjen e vet. Prej tė drejtave tė saj, po shtu, ėshtė t'u mėsohet atyre feja, tė kihet xhelozi pėr to, t'u ruhet nderi i tyre, dhe, pėrgjithėsisht, tė ketė mirėsjellje ndaj tyre. Prej ajeteve pėrmbledhėse tė tė drejtave tė gruas ėshtė fjala e tė madhėruarit:



    "... dhe kaloni jetė tė mirė me to…" (En-Nisa, 19)



    Po ashtu, nė Sunet ka ardhur njė numėr i konsiderueshėm i haditheve qė edhe mė tepėr e pėrforcojnė respektimin e tė drejtave tė femrės dhe pėrkujdesjen qė duhet pasur pėr to. Prej kėtyre haditheve ėshtė ai qė e transmeton Ebu Hurejra, se i dėrguari i All-llahut ka thėnė:"Silluni mirė me gratė, ngase gruaja ėshtė krijuar nga njė bri i shtrembėr, e gjėja mė e shtrembėr nė bri ėshtė pjesa mė e lartė e tij. Nė qoftė se doni ta drejtoni atė, do ta thyeni; nė qoftė se e leni ashtu, ai do tė mbetet i shtrembėr. Dhe silluni mirė me gratė". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    Thotė Neveviu:"Nė kėtė hadith, potencohet sjellja me butėsi ndaj tyre, bamirėsia ndaj tyre, durimi nė sjelljen e tyre jo tė mirė, tė pėrballohet dobėsia intelektuale e tyre, urrejtja e shkurorėzimit pa ndonjė arsye, dhe, njashtu, mos tė pritet nga to tė jenė tė pėrkryera. All-llahu e di mė sė miri". (Sherh Sahih Muslim)



    Po ashtu, nė njė hadith tjetėr qė e transmeton Ebu Hurejra, i dėrguari i All-llahu thotė:"Besimtari me imanin (besimin) mė tė plotė ėshtė ai, i cili e ka moralin mė tė mirė, ndėrsa mė tė zgjedhurit e juaj janė ata qė sillen mė sė miri me gratė e veta". (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)



    Xhabir Bin Abdil-lah thotė se pejgamberi ka thėnė nė hutben e tij, nė haxhin lamtumirės:"Kini frikė All-llahun se si po silleni me gratė, ngase ju i keni marrė ato emanet nga Zoti, dhe ju ėshtė bėrė hallall fjetja me to, me fjalėn (lejen) e All-llahut. Ndėrsa, ato kanė pėr obligim qė mos t'i bėjnė konak askujt qė ju e urreni, e nė qoftė se ato bėjnė njė gjė tė tillė, atėherė edukoni ato me njė rrahje tė lehtė. Ju keni pėr obligim furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, aq sa keni mundėsi". (Transmeton Muslimi)



    Me frazėn "mos t'i bėjnė konak askujt qė ju e urreni" mendohet qė mos t'u japin leje pėr hyrje a qėndrim nė shtėpitė tuaja askujt qė ju e urreni, qoftė burrė apo grua.



    Ebu Hurejra thotė:"Ka thėnė i dėrguari i All-llahut:'Mos ta urrejė njė musliman njė muslimane (mos ta urrejė burri gruan e vet), se nė qoftė se urren njė cilėsi tė saj, e pėlqen njė tjetėr". (Transmeton Muslimi)



    Me frazėn "Mos ta urrejė" mendohet qė kush prej jush nuk e pėlqen njė cilėsi tė gruas sė vet dhe nuk ėshtė i kėnaqur mė atė cilėsi, mos ta urrejė atė, ngase nė tė mund tė ketė virtyte tjera tė larta dhe sjellje tjera shumė tė mira.



    Transmeton Aisheja se pejgamberi ka thėnė:"Gratė janė si motrat e burrave". (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)



    Thotė Ibni Ethiri, duke komentuar frazėn "Si motrat":"Tė ngjashėm dhe tė njėjtė nė moralin dhe natyrėn e tyre, sikur ato tė ishin njė pjesė e ndarė nga burrat, ashtu siē ėshtė krijuar Hava nga Ademi." (En-Nihajtu fi Garibil-Hadithi vel-Ether).



    Nė kėtė hadith, aq qartė bėhet thirrje pėr mirėsjellje ndaj grave dhe trajtim tė shkėlqyer ndaj tyre si edhe pėr butėsi e bamirėsi, sa nuk do koment.



    4- Islami porosit tė respektohet femra si motėr, si hallė apo si teze, duke urdhėruar qė tė mbahen lidhjet me to dhe t'u ndihmohet atyre, si dhe tė ruhet pozita dhe tė drejtat e tyre. Pėr gjithė kėtė ka premtuar njė shpėrblim tė madh. Transmeton El-Mikdam bin Madekerib se e ka dėgjuar pejgamberin tė thotė:"Me tė vėrtetė, All-llahu porosit tė silleni mirė me nėnat tuaja, pastaj ju porositė tė silleni mirė me nėnat tuaja, pastaj ju porosit tė silleni mirė me baballarėt tuaj, pastaj ju porosit tė silleni mirė me mė tė afėrmit". (Transmeton Buhariu, nė Edebul-Mufred, dhe Ibni Maxheh)



    Ebu Seid el-Hudrij thotė:"Ka thėnė i dėrguari i All-llahut:'Nuk ka kush qė i ka tri vajza, apo tri motra, dhe pėrkujdeset pėr to, pėrveēse do tė hyjė nė xhenet". (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)



    Thotė Aisheja:"Ka thėnė pejgamberi:'Farefisi ėshtė lidhje nga Zoti. Kush e mban atė lidhje, All-llahu e ruan atė; kush e humb atė lidhje, All-llahu do ta humbė atė". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


    Transmeton Enes bin Malik se pejgamberi ka thėnė:"Kush dėshiron t'i shtohet rrizku (furnizimi) dhe t'i zgjatet jeta, le tė (vizitojė) mbajė lidhje me farefisin". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    5- Bile, sikur femra tė jetė njė e huaj pėr njeriun, qė nuk ėshtė e afėrm e tij e ajo ka nevojė pėr ndihmė, Islami nxit pėr pėrkujdesje, pėr bamirėsi dhe ndihmė ndaj saj dhe pėr kėtė ka pėrgatitė shpėrblime tė mėdha. Transmetohet nga pejgamberi tė ketė thėnė:"Ai qė pėrkujdeset pėr njė tė ve, apo pėr njė tė varfėr, ėshtė si muxhahidi nė rrugėn e Allahut, apo si ai qė falet vazhdimisht dhe nuk pushon, apo sikurse ai qė agjėron pandėrprerė". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    Kjo qė u tha mė lart ėshtė njė gjė shumė e paktė nga respekti dhe nderi qė e gėzon femra nėn hijen e mėsimeve islame. E, ku mund ta gjejė femra njė pėrkujdesje kaq tė madhe, respekt dhe bamirėsi tė lartė! Bile, (nuk mund tė gjejė) as pėrafėrsisht nė ndonjė fe tjetėr, pėrveē kėsaj feje, me tė cilėn All-llahu ėshtė i kėnaqur pėr robėrit e vet.




    Pėrktheu: Gazmend Mehmeti

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Disa fjalė rreth grave

    Shejh Bedijudin Shah er-Rashidi es-Sindi
    "Khutbat Rashidije", faqe 122-123





    Nėna e besimtarėve, Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar mė shumė se dy mijė hadithe. Ajo ka qenė mėsuesja e tė gjithė tė dijshmėve dhe atyre qe merren me jurisprudencė. Sahabėt i drejtoheshin asaj pėr ēėshtjet mė tė mėdha. Pasi qė i qe shpallur ajeti nė kaptinėn Ahzab1, i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, i sugjerojė asaj tė konsultohej me te atin [Ebu Bekrin] dhe tė vendosė nėse do tė parapėlqente shkėlqimin e kėsaj jete mbi atė tė jetės sė pėrtejme. Nėna e besimtarėve, Aisha, radijallahu anha, iu pėrgjigj:"Nuk kam nevojė tė konsultohem pėr kėtė ēėshtje me prindėrit e mi. Parapėlqej ahiretin [dmth tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam] mė parė sesa kėtė botė.



    Esma bint Umeis, radijallahu anha, bashkėshortja e Ebu Bekrit, radijallahu anhu, ka qenė njė grua tepėr e duruar. Kur ajo mori lajmin pėr vrasjen e tė birit, Muhamed bin Ebi Bekr, radijallahu anhu, nė vend qė tė qante e tė vajtonte, ajo zotėroi hidhėrimin e vet dhe u ul qetė nė xhami. Pėr kėtė shkak, asaj i rrodhi gjak.



    Tabi'inja Ummus-Suhba ka qenė njė grua adhuruese dhe askete. Gjatė sėmundjes qa pati, asaj i qe ofruar njė lloj i veēantė i pijes dehėse nė njė gotė. Ajo iu lut Allahut:"O Allah! Nėse e di qė vėrtet i dėrguari yt e ka ndaluar kėtė pije dehėse, atėherė mė ruaj nga kjo dhe mė shėro pa e pėrdorur kėtė". Gota u thye dhe pija rrodhi, dhe ajo u shėrua.2 Ajo zgjohej natėn dhe thoshte se po habitej me sytė e vet, sesi ata [sytė] e dinin se do t'u duhet tė flenė njė kohė tė gjatė nė varr dhe pavarėsisht nga kjo, ata duan tė flenė kėtu!!3



    Umm Derda es-Sugras i qe thėnė se dikush po ankohet nė ty tek halifeja Abdul Malik. Ajo u pėrgjigj se nuk i bėnte edhe aq, meqė "Nėse dikush po mė akuzon padrejtėsisht, atėherė dikush duhet tė mė ketė lavdėruar padrejtėsisht po ashtu [gjė qė nuk e meritoj]".4



    Kur Lejla, gjyshja e halifes Umer bin Abdul Aziz, ishte fėmijė, njė grua e moēme e shtėpisė i tha qė, kur pjesa e fundit e natės tė bjerė, ajo t'i shtonte ujė qumėshtit, meqė ishte koha e mėngjesit. Ajo u pėrgjigj:"Si mund ta bėjė kėtė, kur udhėheqėsi i besimtarėve [Umeri, radijallahu anhu] e ka ndaluar kėtė?" Gruaja ia ktheu:"Oj e marrė! A po tė sheh tani udhėheqėsi i besimtarėve?" Vajza e vogėl iu pėrgjigj:"Mė sheh Allahu! Nuk do ta bėjė njė gjė tė tillė".5



    Ka shumė tė tilla raste prej tė cilave motra ime mund tė marrė mėsim. Do t'i lusja qė, nė vend tė rrėfenjave tjera dhe novelave, ato tė preokupohen me studimin e pėrkthimit tė Kuranit dhe Hadithit. Me kėtė, ato s'do ta pėrmirėsojnė vetėm veten e tyre, por edhe fėmijėt e tyre po ashtu do tė pėrfitojnė nga kjo. Allahu i lartėsuar ka urdhėruar gratė e tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ue selam, qė Kuranin ta recitonin nė shtėpitė e veta.6



    Edhe shtėpitė tuaja duhen tė jenė si tė tyret, nė mėnyrė qė Kurani dhe Hadithi tė lexohen, tė studiohen dhe tė mėsohen pėrmendsh.



    --------------------------------------------------------------------------------
    1."O pejgamber, thuaju grave tua: Nėse e doni jetėn e kėsaj bote dhe shkėlqimin e saj, atėherė, ejani! Unė do t'ju furnizoj dhe do t'ju liroj [shkurorėzoj] bujarisht". [el-Ahzab, 28]
    2."Tahzib".
    3. Pėrmbledhur nga "Khazarxhi".
    4."Tahzib", vėll.12, f.466.
    5. "Biografia e Umer bin Abdil Aziz" nga Abdullah bin Abdil Hakim, f.17-18.
    6."Kujtoni [O anėtarėt e familjes sė pejgamberit] atė ēfarė recitohet nė shtypit tuaja nga ajetet e Allahut dhe el-Hikmeh [dmth Sunetin e pejgamberit]". [el-Ahzab, 34]

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Cilėsitė e gruas sė drejtė

    Tefsir Ibn Kethir – nga sureja en-Nisa, 34





    Allahu ka thėnė:



    "Gratė e drejta janė kanitat", tė dėgjueshme ndaj burrave tė tyre, siē ėshtė shprehur Ibn Abas dhe tė tjerėt.



    "…dhe ruajnė kur burrat e tyre s'janė tė pranishėm". es-Sudi dhe tė tjerėt kanė thėnė qė kjo do tė thotė se ajo ruan nderin e saj dhe pronėn e burrit tė saj kur ai s'ėshtė i pranishėm.

    Dhe thėnia e Allahut:"Ēfarė i urdhėron Allahu tė ruajnė", do tė thotė [burri] i mbrojtur ėshtė ai tė cilin e mbron Allahu. Ibn Xherir ka shėnuar qė Ebu Hurejre ka thėnė se i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:



    "Gruaja mė e mirė ėshtė ajo e cila kur e shikoni, ajo ju kėnaq; kur e urdhėroni, ajo ju dėgjon; dhe kur s'jeni tė pranishėm, ajo mbron nderin e saj dhe pronėn e juaj". Pastaj, i dėrguari i Allahut recitoi ajetin:



    "Burrat janė mbrojtės dhe mbajtės tė grave…", deri nė fund tė ajetit.

    Imam Ahmedi shėnoi qė Abdur-Rahman bin Auf ka thėnė se i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:



    "Nėse gruaja fal pesė namazet ditore, agjėron muajin e saj [tė Ramazanit], ruan nderin e saj dhe dėgjon burrin e saj, asaj do t'i thuhet:"Hyn nė parajsė nėpėr cilėndo portė".

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Cilėsitė e femrave hipokrite

    nga shejh Muhamed Musa Nasr
    shkėputur nga libri i tij, el-Munafikun [f.79-80]





    1. Shfaqja e bukurisė sė tyre



    Teberruxh apo shfaqja e femėrisė, bukurisė fizike qė duhet mbajtur tė fshehtė nga tė gjithė jo-mehremėt1 e popullsisė mashkullore, dhe synimi pėr t'u bėrė burim joshjeje dhe fitneje ėshtė shenjė hipokrizie.



    Ėshtė tragjike tė shohėsh femra tė shumta qė shfaqen nė publik sikur tė ishin copa mishi qė ua shesin vetveten shikuesve, tė cilėt s'dojnė asgjė mė shumė se t'i fėlliqin ato.



    Sot ėshtė bėrė normė qė fizika femėrore tė jetė artikulli mė i lirė qė ekspozohet nė pazar. Nė tė vėrtetė, fizika femėrore konsiderohet si njė mjet pėr tė shitur produktet dhe shėrbimet tjera.



    Femra qė nuk e ruan modestinė e saj dhe nuk hedh vellon mbi bukurinė e saj, ėshtė njė femėr qė kėrkon ta irritojė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij ndėrsa tregon dashuri dhe bindje ndaj dreqit dhe legjioneve tė tij. Veprat e saj janė veprat e femrės mosbesimtare dhe veshja e saj ėshtė veshje devijuesish, edhe nėse ajo pohon tė ketė iman [besim] dhe nder.



    Allahu thotė:"O fėmijėt e Ademit! Ne ju kemi dhuruar veshje qė ju tė mbuloheni [tė mbuloni organet gjenitale] dhe si njė zbukurim. Por, veshja e drejtėsisė ėshtė mė e mirė. Kėto janė ndėr shenjat [ajat] e Allahut, qė ata tė pėrkujtojnė [dmth tė lėnė pavėrtetėsinė dhe tė ndjekun tė vėrtetėn]." [el-A'raf:26]



    I dėrguari i Allahut paralajmėroi femrėn duke thėnė:"Ato qė bėjnė teberruxh janė munafikaat [femra hipokrite]."



    Referoju librit tė bekuar tė imam Albanit, "Hixhabi i femrės Muslimane" pėr njė komentim tė plotė tė kėsaj ēėshtjeje.




    2. el-Mukhteli'at: Femrat qė kėrkojnė divorc nga burrat e tyre pa asnjė arsye



    Nė hadithin e treguar nga Ahmedi, en-Nesa'i, dhe et-Tirmidhi nga Ebu Hurejre dhe Theuban, i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:



    "el-Mukhteli'at janė femrat hipokrite."2



    Khul' [divorci] ėshtė pėrcaktuar nga dijetarėt tė jetė njėjtė sikur heqja e teshave. Kjo do tė thotė qė femra kėrkon tė heqė [dmth divorcon] burrin nga ajo. Ky kuptim ėshtė marrė nga fjalėt e Allahut:



    "Ėshtė bėrė e ligjshme qė tė bėni marrėdhėnie seksuale me gratė e juaja nė netėt e agjėrimit. Ato janė libas [dmth mbulesė e trupit apo veshje] pėr ju dhe ju jeni libas pėr to…" [Bekare:187]



    Kuptimi juridik i termit [khul'] nėnkupton qė femra t'ia paguajė njė shumė tė caktuar parash mashkullit [burri tė saj] pėr t'i dhėnė fund jetės bashkėshortore tė tyre. Nėse paratė [prona] nuk kėmbehet, atėherė khul' ėshtė i paplotė dhe i pavlefshėm.



    E marrė nė kompleks, procesi i khul' lejohet me ligjin Islamik nėse kjo bėhet si duhet dhe kėrkohet pėr arsye tė drejta. Arsyet e vlefshme pėr khul' ndryshojnė sipas rrethanave, por nė pėrgjithėsi disa nga arsyet e vlefshme pėr kėrkimin e khul' janė:



    1.Bashkėshorti ka temperament tė ashpėr


    2. Ai e lėndon [keqtrajton] bashkėshorten e tij


    3. Bashkėshortja druan qė po mbeti me tė, s'do tė mund tė zbatojė urdhėrat e Allahut nė atė me ēka Ai e ka detyruar, siē ėshtė dashuria dhe shoqėria e dyanshme.



    Khul', i cili ėshtė i ndaluar dhe ia atribuon gruas atė qė e pėrshkruajtėm me fjalėt e tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam], ėshtė ai qė bėhet pa ndonjė arsye tė vlefshme fetare, morale apo pa arsye tė shėndoshė. Ky lloj khul'i e ēon femrėn nė nifak [hipokrizi], ngaqė ajo pėrēmon ligjet e Allahut pėrsa i pėrket dashurisė dhe shoqėrisė sė dyanshme.



    Pėr sqarim tė mėtutjeshėm nė lidhje me kėtė ēėshtje, referoju librave tė verifikuara tė fikhut dhe pyeti dijetarėt kur nuk e di.



    --------------------------------------------------------------------------------
    1. Mehremi i referohet grupit tė njerėzve qė janė tė ndaluar pėr gruan pėr shkak tė lidhjeve martesore apo tė gjakut.
    2. Sahih el-Xhami‘ [6681] and es-Sahihah [632]

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Pėr ēdo Motėr

    qė beson nė All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit
    Pėrmbledhi dhe pėrgatiti:
    Ebu Muslim Mexhdi bin AbdulUehab el-Ahmed



    E lavdėruan:
    Shejh Ali bin Hasen el-Halebi el-Etheri,
    Unejstete el-Albani Ummu Abdallah, e bija e shejh Albanit



    Pėrktheu:
    Unejs Shuajb Murati





    - Hyrje (lavdėrim)
    nga shejh Ali bin Hasen bin Ali el-Halebi el-Etheri



    E falėnderojmė All-llahun me njė falėnderim tė sinqertė. Paqa dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi tė dėrguarin e tij, familjen e tij, shokėt e tij dhe pasuesit e tij.



    Nė “Sahihu Muslim” nė hadithin e Temim ed-Dari, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “Feja ėshtė kėshillė. E pyetėn: Pėr kėnd, o i Dėrguar i Allahut? Ai tha: Pėr Allahun, Librin e Tij, tė Dėrguarin e Tij, pėr udhėheqėsit e muslimanėve dhe pėr njerėzit e rėndomtė.”



    Dhe nga njerėzit e rėndomtė ėshtė edhe motra (femra) e cila ėshtė nėnė bujare, motėr e sinqertė, bijė respektuese, grua e mirėsjellshme. Me rregullimin e gruas rregullohet e gjithė shoqėria; kur ajo tė jetė ndikuese dhe e ndikuar, e ditur dhe praktikuese e saj (diturisė) nė vendet e duhura me njė qėndrim tė bindur.



    ….Kėto janė fjalė kėshilluese, shprejhe udhėzuese, thėnie drejtuese, pėrgatitur dhe pėrmbledhur nga vėllai ynė nė islam, Ebu Muslim - Lusim All-llahun qė tė kemi dobi prej saj, me shpresė se do tė has nė zemra dhe vesh tė hapur dhe shpirtėra tė etur… me tė vėrtetė All-llahu ėshtė dėgjues dhe pėrgjegjės…



    Dhe lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon Zotit tė Botėve.
    Shkruar nga Ebul-Harith Ali bin Hasen bin Ali el-Halebi.


    19/6/1418 h, Zerka, Jordan.




    - Hyrje



    Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėve. Paqa qoftė mbi tė dėrguarin e All-llahut, familjen e tij, shokėt e tij dhe kėdo qė e pason udhėzimin e tyre deri nė Ditėn e Gjykimit.



    Kjo broshurė ėshtė e vogėl nė formatin e saj, megjithatė madhėshtore nė kuptim, qė i ėshtė kushtuar motrave respektuese dhe tė pėrqendruara, pėrkujtuese dhe frikėsuese pėr kundėrshtaret, thirrje nė pėrkushtim ndaj mbulesės islame nga njė musliman kėshillues e xheloz ndaj ndalesave tė All-llahut, pikėnisje e sė cilės ėshtė besimi nė All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit; duke qartėsuar disa shkaqe qė ndikojnė tek motra nė neglizhencėn ndaj pėrkushtimit - duke pasuar kėnaqėsitė e kota dhe epshet e ndryshme - qė pėrmban pėrkujtim tė Ditės sė Fundit - llogarinė dhe dėnimin - duke thirrur nė sinqeritet ndaj All-llahut dhe kujdesin ndaj asaj ēka ka urdhėruar dhe ndaluar Ai, posaēėrisht nė atė qė ka tė bėjė me mbulesėn islame, e qė pajisja me tė ėshtė obligim i ēdo motre nėse del nga shtėpia e saj apo nėse del para atyre me tė cilėt i ėshtė lejuar martesa.



    Patjetėr duhet tė ndalemi, qė ta di ēdo motėr se All-llahu mbulesėn nuk e bėri respekt dhe nderim vetėm pėr tė, por e bėri tė jetė pengesė pėr rrugėt e degjenerimit tė meshkujve dhe rėnien e tyre nė mėkate sado tė vogla qė tė jenė ato. Siē u pėrmend mė lart kuptojmė se dalja e saj nga shtėpia nė kėtė gjendje jo vetėm qė pėrmban nė peshorėn e saj mėkatin ndaj urdhėrit tė All-llahut, por edhe mėkatet e ēdo njėrit qė ndikohet nga ajo!! Tė kenė kujdes motrat nė thėniet e tyre: “se braktisja e mbulesės ėshtė liri personale” ose “nuk mbulohem derisa tė bindem.” Kėto janė gjėra tė cilat ua luhatin besimin e tyre.



    Porosia ime pėr motrat muslimane ėshtė qė tė shpejtojnė nė pėrkushtim ndaj urdhėrave tė All-llahut, duke ua rikujtuar atyre fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala:”Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i lejohet asnjė besimtari dhe besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre pėrsonale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare, e kush kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg nga e vėrteta.” (Ahzab: 36)



    Dhe thėnia e Muhamedit, alejhi selam:”Me tė vėrtetė All-llahu ėshte xheloz, e po ashtu edhe besimtari ėshtė xheloz. Xhelozia e All-llahut ėshtė kur robi i Tij gjindet nė atė qė All-llahu e ka ndaluar pėr tė.”



    Paqa dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam, familjen e tij dhe tė gjithė shokėt e tij.



    Shkruar nga Unejsete el-Albani Ummu Abdallah, e bija e shejh Albanit.


    27 Rexheb, 1418 h.





    Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim



    Falėnderimi i takon All-llahut qė i krijoi krijesat pėr ta adhuruar Atė, siē thotė edhe nė Kur’an: ”Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr, vetėm se qė ata tė mė adhurojnė Mua.” Edh-Dharijatė: 56. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pos All-llahut, i Cili e ka bėrė kėtė ummet nga ummetet mė tė mira, dhe dėshmoj se Muhamedi, alejhi selam, ėshtė i vetmi qė meriton tė ndjeket, i cili ngriti flamurin e Njėshmėrisė dhe vuri pengesė nė ēdo rrugė qė shpien nė shirk (politeizėm) apo qė i devijon pasuesit e tij, deri nė Ditėn e Gjykimit.



    "O ju qė keni besuar, kini frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)



    "O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (en-Nisa:1)





    "O ju besimtarė, kini frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja. E kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (el-Ahzab: 70-71)



    Thėnia me e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė, ėshtė udhėzimi i Muhammedit salallahu 'alejhi ue sel-lem. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...



    Me kėtė broshurė tė cilėn e kam shkruar nė pika tė shkurtra kam synuar disa kėshilla pėr motrat, tė cilat kanė humbur rrugėn dhe pasojnė shejtanėt. Kam shtjelluar nė tė ēėshtje tė rėndėsishme, nga tė cilat motra duhet tė ruhet dhe tė kujdeset, dhe e kam titulluar “Pėr ēdo motėr qė beson nė All-llahut dhe Ditėn e Gjykimit.”1



    Lus All-llahun subhanehu ue teala qė kjo broshurė t’iu sjell dobi motrave muslimane dhe tė udhėzohen nė atė qė All-llahu e do dhe ėshtė nė pėlqim me tė.2



    Mexhdi bin Abdul Wehab el-Ahmed - Ebu Muslim, All-llahu e faltė



    --------------------------------------------------------------------------------
    1.Kjo broshurė ėshtė botuar mė parė duke mos e publikuar emrin tim dhe ėshtė shpėrndarė falas, dhe nė kėtė ribotim janė disa shtojca, pėrmirėsime, heqje etj.


    2.Hadithet qė gjinden nė kėtė broshurė janė tė vėrteta, nėse janė nė Buhari dhe Muslim apo nė njėrėn prej tyre, unė jam bazuar nė to, e nėse jo, jam bazuar nė librat e Muhamed Nasirud-din Albanit, All-llahu e meshiroftė.






    Pėr ēdo motėr qė beson nė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit




    Pėr ēdo motėr qė beson nė All-lahun dhe nė Ditėn e Gjykimit…. Por qė ka humbur rrugėn nga mendjelehtėsia e saj, duke e bėrė shejtani qė ta harrojė kėtė e tė zhytet nė kėtė botė tė shkurtėr dhe tė shurdhėr, duke e ditur se rinia e saj kalon shumė shpejt, bukuria e saj deformohet, shkėlqimi i saj humbet, ose me vdekje tė shpejtė, ose me ndonjė sėmundje prej sė cilės nuk ka shpėtim nėse ajo vjen.



    “Dhe ruajuni ditės kur do tė ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.” (el-Bekare: 281)



    Motėr! Me tė vėrtetė frika nė All-llahu subhanehu ue teala ėshtė ēelės i ēdo tė mire, lumturi nė kėtė botė dhe nė botėn e amshueshme. Fatkeqėsitė dhe problemet ndodhin si shkak i gabimeve nė frikė, humbjes sė sinqeritetit apo humbjes sė njė pjese tė saj, pėrgjigje nė urdhėrat e All-llahut subhanehu ue teala, largim nga mėkatet - kjo ėshtė lumturia nė kėtė botė, shpėtimi nė botėn e amshueshme, siē thotė All-llahu nė Kur’an: ”E s’ka dyshim se ata qė thanė:”All-llahu ėshtė Zoti ynė,” dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė “Mos u frikėsoni dhe mos u pikėlloni, keni myzhde xhennetin qė ju premtohej. (u thonė) Ne kujdesemi pėr ju si nė jetėn e kėsaj bote, ashtu edhe nė botėn tjetėr, ku do tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka kėrkoni.” (Fussilet: 30-31)



    Motėr! All-llahu e di atė qė ke nė veten tėnde, e di edhe atė ēka ti e fshehė nė gjoksin tėnd: “A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė.” (el-Mulk: 14) Andaj ki frikė All-llahun, i Cili tė pėrcjellė nė vende tė vetmuara dhe tė hapura; edhepse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty. Punoji tė gjitha veprat tua pėr hir tė Tij, se nėse vepra nuk ėshtė bėrė me sinqeritet ndaj Tij dhe sipas metodės sė Pejgamberit, alejhi selam, ajo vepėr refuzohet nga kryesi i saj; mbėshtetur nė hadithin e Muhamedit, alejhi selam ku thotė: ”Kush shpif diēka qė nuk ėshtė nga ne, ajo ėshtė e refuzuar,” (Buhariu: 2697, Muslimi: 1718) duke u ngarkuar me atė vepėr/mėkat pėr atė se e ka bėrė njė vepėr jo pėr hir tė All-llahut, e qė ėshtė dashur tė bėhet pėr hir tė All-llahut.



    Motėr! Dije se orėt e ardhshme janė duke u afruar dhe askush nuk mund tė tė shpėtojė prej tyre. Nuk tė sjellė dobi asgjė pėrveē asaj qė ke kaluar nė respekt ndaj All-llahut; nuk tė sjellė dobi burri, prindi, fėmiu, pasuria, tė gjitha kėto janė tė kota nė atė ditė (Ditėn e Gjykimit). Dhe ato (motra) qė thonė: “se Babai ose burri nuk dėshirojnė qė unė tė mbulohem” apo arsye tė ngjashme, duhet ditur se tek All-llahu nuk do tė kenė arsyetim nė Ditėn e Gjykimit, se njerėzit do tė distancohen dhe nuk do ta ndihmojnė njėri-tjetrin, madje as mė tė afėrmin e tyre qė e kanė pasur nė kėtė botė, siē thotė All-llahu nė Kur’an: “Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, prej nėnės dhe babait tė vet, prej gruas dhe prej fėmijėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.” (Abese: 34-37)



    Motėr! Ēfarė pėrmbledh pasuria e kėsaj bote dhe zbukurimi i saj, me ēdo gjė qė ka nė tė: veturat e saja, paraqitjet e mrekullueshme dhe… Ēfarė pėrmbledh? Ēfarė rezultati sjell e gjithė kjo edhe sikur tė jetosh 1000 vite e pastaj tė jesh nga banoret e zjarrit – All-llahu na ruajt - edhe vetėm njė ditė tė vetme?!



    “Ata kėrkojnė prej teje t’ua ngutėsh dėnimin, por All-llahu nuk e then premtimin e Vet, pse njė ditė tė Zotit yt ėshtė sa njėmijė vjet, si llogaritni ju.” (el-Haxh: 47)



    E ēka sikur tė jesh prej banoreve tė zjarrit me mijėra vite?!! Zjarr i cili shkatėrron, i cili djeg trupa, lėkura, i cili ėshtė shumė frikėsues dhe i dhembshėm, ku nuk do tė ketė vdekje, siē na e ka pėrshkruar All-llahu nė Kur’an: “Dhe ata thėrrasin: ”O Malik, le tė na e marrė shpirtin Zoti yt!” Ai u thotė: “Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė!” (Zuhruf: 77)



    Motėr! Ēka do tė bėhet me ty kur e di se do tė kalosh mbi urėn e cila ėshtė mė e mpreht se shpata, mė e hollė se qimja e flokut, mbi zjarrin e xhehennemit qė kalojnė njerėzit mbi tė, e qė nuk i shpėtojnė rėnies nė tė pėrveē atyre qė kanė bėrė vepra tė mira, siē thotė All-llahu nė Kur’an:”Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t’i afrohet atij. Kjo (pamje e xhehennemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd. Pastaj (pasi qė tė kalohet ai) do t’i shpėtojmė ata qė janė ruajtur (prej mėkateve), e zullumqarėt do t’i lėmė aty tė gjunjėzuar.” (Merjem: 71-72)



    Pra, motėr e dashur, ki frikė All-llahun dhe kėtė ditė dhe mos tė tė lėnė gjurmė lavdėrimet e njerzėve pėr bukurinė tėnde, veshjen tėnde apo kėnaqėsitė e pėrkohshme, e qė si ēmim pėr tė ke paguar jetėn e pafund qė ka kėnaqėsi tė papėrshkruara, me jetėn e kotė dhe tė rrejshme, pastaj a nuk frikėsohesh nga dėnimi i All-llahut i cili tė shikon, e di atė qė ti vepron?!!



    Motėr! Ēka thua sikur ta kishe ushqyer, furnizuar me veshmbathje njė grua gjatė tėrė jetės tėnde, e pastaj nė fund ajo t’i kundėrshtojė dhe refuzojė tė gjitha mirėsitė qė ke bėrė ndaj saj, a nuk e meriton ky refuzim njė dėnim tė ashpėr?



    Me tė vėrtetė All-llau tė dhuroi mirėsi tė shumta, duke filluar nga ajo kur ti ishe nė barkun e nėnės e gjer nė vdekje, siē thotė All-llahu nė Kur’an: ”Dhe ēdo tė mirė qė keni, ajo ėshtė prej All-llahut, mandej edhe kur ju godet e keqja, ju vetėm te Ai e ngritni zėrin (me lutje).” (Nahl: 53)



    E ēka do tė bėhet me ty kur e di se tė kanė pėrfshirė tė mirat e All-llahut, tė cilat nuk numėrohen e qė janė shndėrruar nė mėkate dhe kundėrshtim ndaj urdhėrave tė Tij. Por edhe mė e keqe ėshtė thirrja nė mekate dhe shkatėrrimi i robėrve pėrmes zbukurimeve.



    Motėr! Nėse shfaq bukurinė tėnde para njerėzve, kjo ėshtė sikur tė reklamosh material shitės para njerėzve, kėshtu qė vjen njėri tė tė shikojė pastaj tjetri, e qė kjo ndikon nė prishjen e zemrave dhe mendjes sė rinisė, duke i habitur ata nė humbjen e kohės nė mėkat ndaj All-llahut, dhe e gjithė kjo qė tė jesh e bukur, duke anashkaluar All-llahun dhe kėnaqėsinė e Tij!!



    Motėr! A dėshiron qė tė jesh shkaktare e futjes sė vėllait tėnd musliman nė zjarr nė Ditėn e Gjykimit!? Pra ki frikė All-llahun!



    Motėr! Dije se All-llahu ėshtė i Butė, Bujar, por mos harro se ėshtė edhe ndėshkues i ashpėr, pra kėrko bujarinė, butėsinė, mėshirėn e gjerė, faljen e madhe tė Tij, dhe kthehu te All-llahu para se tė vijė koha e caktuar e qė nuk ka kthim mbrapa, thotė All-llahu nė Kur’an:”E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: o Zoti im, mė kthe qė tė bėjė vepra tė mira e tė kompenzoj atė qė leshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė, e ata kanė para tyre njė perde deri nė ditėn kur ringjallen.” (el-Mu’minun: 99-100) Thotė All-llahu nė Kur’an:”Kush bėnė ndonjė tė keqe ose e ngarkon veten e pastaj kėrkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun Falės e Mėshirues.” (en-Nisa: 110)



    Motėr! Me tė vėrtetė All-llahu ėshtė Bujar, Falės dhe Mėshirues, qė fal mėkatet edhe nėse janė sa kodra, nėse robi pendohet sinqerisht dhe pastrohet nga mėkatet duke mos e pėrsėritur veprimin e tillė, duke insistuar me njė insistim tė mirėfilltė, dhe duke u larguar nga ndalesat.



    Thotė All-llahu nė Kur’an:”Thuaj: O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn nė mėshirėn e All-llahut, pse vėrtet, All-llahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė fal shumė dhe ėshtė mėshirues.” (Zumer: 53)



    Me tė vėrtetė All-llahu ėshtė Bujar; nėse pendohet robi, All-llahu ia zėvendėson tė kėqijat me tė mira, Subhanallah! Tė kėqijat dhe mėkatet sa kodra ia zėvendėson me tė mira sa kodra, dhe mirėsinė me mirėsinė e All-llahut!



    Thotė All-llahu nė Kur’an: ”Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, andaj Ai fal shumė.” (Furkan: 70)



    Motėr! Unė mendoj se kjo porosi ka lėnė gjurmė nė ty, dhe tė janė pėrlotur sytė e pikėlluar pėr atė qė ka kaluar nga jeta jote, duke qenė ti shkaktare pėr fundosjen e shumė vėllezėrve muslimanė nė mėkate. Kur ke qenė e zbukuruar dhe e parfumosur, duke dalur me rroba tė tejdukshme, duke shfaqur ēelėsat e zbukurimit tė trupit tėnd, duke u bėrė nė atė gjendje qė tė tjerėt tė ngopen me shikime ndaj teje pa kurrfarė ndalese, duke ua shfaqur atyre bukurinė tėnde dhe rininė tėnde tė veprojnė ashtu siē dėshirojnė ata.



    Oj Motėr e dashur! Nėse zemra jote ėshtė qetėsuar dhe shiprti yt kėrkon tė vėrtetėn, dhe je nėnshtruar ndaj ligjit tė Krijuesit i Cili i di veprimet tua dhe ēka iu sjell dobi atyre, obligohesh qė tė dish rrugėn e shpėtimit, duke mėsuar rregullat e fesė tėnde, duke kryer obligimet me tė cilat na ngarkoi All-llahu, dhe tė ndaloi nga tė kėqijat qė tė jesh nga tė lumturit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Dhe kjo lumturi nuk arrihet vetėm se pasi tė mėsosh – tė e dallosh - tė vertetėn nga e kota, tė drejtėn nga gabimi nė ēdo punė dhe vepėr.



    Motėr! Mos dėgjo pasuesit e sė kotės qė thonė se (besimi ėshtė tė besosh me zemėr!) Kjo qė thonė ata ėshtė rruga e shejtanit, dhe me kėtė mundohet shejtani qė t’i largojė njerėzit nga e vėrteta tė cilėn e zbriti All-llahu, nė mėnyrė qė njeriu tė largohet nga veprat e mira trupore, duke u zhytur gradualisht nė mėkate. Ndėrsa besimi i kėrkuar nga Islami ėshtė: besim i cili rezulton nė punė tė mira, qė janė nė pėlqim me atė qė ka urdhėruar All-llahu dhe i dėrguari i Tij, alejhi selam; Besimi Islam ėshtė: Ajo qė mbizotėron nė zemėr dhe vėrtetohet nė vepėr.



    Motėr! Mos dėgjo pasuesit e sė kotės duke thėnė: “Mbulesa ėshtė burg, ndalesė, shkelje e tė drejtave… deri nė fund tė kėtyre shprehjeve tė kota, ngase All-llahu nuk ka urdhėruar qė mbulesa tė jetė burg, apo ndalesė ose shkelje e tė drejtave, por e ka bėrė mbulesėn mburojė, pengesė, dritė dhe mbikqyrje pėr femrėn muslimane, kudo qė ajo tė shkojė, thotė All-llahu nė Kur’an: ”O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.” (el-Ahzab: 59)



    Motėr! Dije se All-llahu tė ka respektuar dhe tė ka ngritur nė vendin e merituar, pėr kėtė edhe ka urdhėruar qė tė vishesh me veshje Islame, gjė qė ėshtė respekt, nder pėr ty (motėr), mburojė qė mos tė jesh objekt reklamimi qė tė tė shikojė secili qė dėshiron, nė ēdo kohė, e qė kjo mbulesė tė jetė pengesė pėr tė tjerėt qė mos tė zhyten nė mėkat.



    Nė mėnyrė qė mbulesa tė jetė sa mė Islame ashtu siē ka urdhėruar All-llahu dhe i dėrguari i Tij, patjetėr duhesh qė t’i plotėsosh disa kushte Islame e qė janė:



    1. Mbulimin e gjithė trupit pėrveē fytyrės dhe duarve3, edhepse mbulimi i tyre ėshtė mė i sinqertė dhe mė i preferuar. Kjo ėshtė mbulesa e grave tė selefėve, All-llahu qoftė i kėnaqur me ta, duke ju prirė nė kėtė gratė e pastra tė pejgamberit, alejhi selam, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjitha.



    2. Qė mos tė jetė mbulesa e saj pėr mendjemadhėsi, qė tė ngritet me tė para tė tjerėve, apo qė tė tjerėt t’i kthejnė shiqimet nga ajo e qė pastaj tė bėhet mendjemadhe edhe nėse ėshtė mbulesė Islame, por qėllimi tė jetė i kundėrt. Thotė Muhamedi, alejhi selam:”Kush vesh rroba tė mendjemadhėsisė nė kėtė botė, All-llahu do ta vesh atė me rroba tė nėnēmimit nė ditėn e gjykimit, dhe do tė hudhet nė zjarr.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 213



    3. Tė mos jenė tė tejdukshme, nė mėnyrė qė tė dallohet lėkura e saj, pėr ēka Muhamedi, alejhi selam, thotė: ”Do tė vinė nė fund tė ummetit tim gra qė do tė jenė tė veshura por tė zhveshura, dhe nė kokat e tyre kanė paruka (si gunga tė devės). Mallkoni ato se me tė vėrtetė ato janė tė mallkuara.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 125



    Kanė thėnė dijetarėt se Muhamedi, alejhi selam, ka pasur pėr qėllim ato gra tė cilat vishen me rroba tė holla, tė cilat e pėrshkruajnė trupin e njeriut. Ato vetėm duken tė mbuluara, por nė realitet janė tė zbuluara. Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 127



    --------------------------------------------------------------------------------
    3. Ndėrsa kėmbėt e gruas janė avret (vend i turpshėm) dhe duhet tė mbulohen, dhe kjo nuk mjafton vetėm me ēorapė por duhet tė jenė tė mbuluara edhe nga lart, nė mėnyrė qė mos tė dallohen kėmbėt, e pėr kėtė janė fjalėt e pejgamberit, alejhi selam, kur e kanė pyetur pėr gratė, tė cilat i kanė pasur kėto cilėsi (kėmbėt e zbuluara), dhe kanė dashur t’i zgjasin njė pėllėmbė mė shumė. I ka thėnė Ummu Selemetu: “Ende ka mundėsi tė tė duken kėmbėt.” I ėshtė pėrgjigjur: “Le t’i zgjasin sa njė bėrryl…” (Silsiletul-Ehadith es-Sahihatu, 1864)

    --------------------------------------------------------------------------------

    4. Tė mos jetė e ngushtė, nė mėnyrė qė tė dallohen pjesėt e trupit. Kallėzon Usametu bin Zejd, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė: Mė ka dhuruar Muhamedi, alejhi selam, njė material4 tė tejdukshėm, tė cilin ia kishte dhuruar atij Dihjetul-Kelbi, kurse unė ia dhurova gruas sime, e Muhamedi, alejhi selam, mė pyeti: “Pse nuk po e veshė materialin qė tė kam dhuruar?” I thashė: Ia kam dhuruar gruas time. Ai mė tha: “Urdhėroje qė tė veshė diēka5 poshtė saj, se kam frikė se mos ia pėrshkruan madhėsinė e eshtrave tė saj.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 131



    5. Tė mos jetė e parfumosur. Nga fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Ēdo grua e cila parfumoset dhe del nga shtėpia e saj dhe kalon pranė njerzėve qė t’ia ndiejnė erėn asaj, ajo ėshtė prostitutė.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 137.



    6. Tė mos jetė mbulesa e saj nė gjasim me rrobat e meshkujve. Transmetohet nga Ebu Hurejra, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, se:”I ka mallkuar pejgamberi, alejhi selam, meshkujt qė veshin rroba tė femrave dhe femrat qė veshin rroba tė meshkujve.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 141.



    7. Mbulesa tė mos u gjasojė mbulesave tė mosbesimtarėve. Transmetohet nga Abdullah bin Amėr: Mė ka parė pejgamberi, alejhi selam, veshur me rroba (ngjyrė tė kuqe) dhe mė tha: ”Me tė vėrtetė kėto janė rroba tė mosbesimtarėve, andaj mos i veshni.” Muslimi: 2077,27



    8. Qė nė veten e tyre mos tė jenė zbukurim. Thotė All-llahu nė Kur’an:”Tė mos zbulojnė stolitė e tyre.” (Nur: 31) Thotė All-llahu nė Kur’an:”...dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej6 nė injorancėn e hershme.” (el-Ahzab: 33) Ka thėnė Muhamedi, alejhi selam: ”Mos pyet pėr tre gjėra7!” Ndėr to ka pėrmendur… dhe njė grua qė i ka munguar burri i saj pasi qė e ka mashtruar dunjaja, e qė pastaj ėshtė zbuluar…” Sahih: 542



    Gjithashtu edhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”…Gratė mė tė kėqija nga ju janė gratė e zbuluara, tė shfrenuara, dhe ato janė hipokritet, tė cilat s’do tė hynė nė xhennet, ashtu siē nuk hyn korbi i kuq8.” Sahih: 1849



    --------------------------------------------------------------------------------
    4.Material nga Egjipti, i bardhė e i tejdukshėm.

    5.Diēka poshtė tyre qė e pengon pėrshkrimin e trupit.

    6.Shfaqje e bukurisė.

    7.Pėr shkak se janė nga tė humburit.

    8.Korbi i kuq ėshtė shpend qė ka sqepin dhe kėmbėt e kuqe. Kjo ėshtė shembull se sa tė pakta janė ato qė hyjnė nė xhennet nga gratė, pėr atė se ky lloj i shpezėve ėshtė shumė i rrallė.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kėto janė kushtet e mbulesės sė vėrtetė qė e bėjnė mbulesė tė mirėfilltė, mbulesė Islame qė tė krijosh respekt ndaj All-llahut subhanehu ue teala, tė krijosh mbrojtje nga ujqit, tė cilėt dėshirojnė qė ti tė zbulohesh e qė ata tė ngopen me shiqime ndaj teje.



    Motėr! Sikur ti tė plotėsosh kėtė urdhėr tė All-llahut nė veten tėnde, me njė plotėsim tė mirėfilltė, me qetėsi tė plotė nė lėvizjet e tua, do tė ishe dritė mbi dritė. Nuk mjafton vetėm mbulesa pa moral tė brendshėm. Gjithashtu gruaja ėshtė e urdhėruar tė jetė e qetė nė sjelljet e saja dhe tė ndėrprejė shikimet, ta ruaj gjuhėn e saj, ta kontrollojė veten e saj, ta kaplojė turpi, t’i pakėsojė fjalėt, siē thotė All-llahu nė Kur’an: ”Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme.” (en-Nur: 31)



    Motėr! Nė mėnyrė qė tė jesh grua e sinqertė, dėshirova qė tė tė kėshilloj me pak fjalė pėr disa gjėra qė mos tė gjindesh nė to pėr shkak tė mosnjohjes sė ligjit tė All-llahut:



    Ruaju motėr muslimane!: qė ta vėsh mbulesėn tėnde pėr ēėshtje personale, apo qė tė dukesh mė e bukur, apo pėr shkak tė modės sė caktuar, por bėje kėtė si respekt ndaj All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, si mbrojtje, pastrim, siē thotė All-llahu nė Kur’an:”E kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet le tė bėjė vepėr tė mirė dhe nė adhurim ndaj Zotit tė tij tė mos e perziej askėnd.” (Kehf: 110)



    Ruaju motėr muslimane!: nga ndryshimi i krijesės sė All-llahut9. Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: ”I ka mallkuar All-llahu ata qė vendosin paruka edhe atyre qė u vendoset paruka.” Muslimi: 2122,115. Nė njė transmetim tjetėr:”I ka mallkuar All-llahu ata qė bėjnė tatuazhe dhe atyre qe iu bėhet tatuazh, ato qė ndukin vetullat dhe atyre qė iu nduken vetullat,… dhe ato qė e ndryshojnė krijesėn e All-llahut.”10 Buhariu: 4886, Muslimi: 2125.



    Ruaju motėr muslimane!: nga shoqėrimi me ato qė janė tė zbuluara, ato qė janė tė prishura nė moral, qė gjithnjė dėgjojnė vetėm gjėra tė kėqija, duke marrė pėr bazė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam:”Shembulli i shoqėrimit tė mirė dhe shoqėrimit tė keq ėshtė si shembulli i atij qė mban (shet) parfum dhe i farkėtarit; ai qė mban parfum, ose tė dhuron, ose ta shet atė apo sė paku thithė nga ai erė tė kėndshme, ndėrsa farkėtari tė djegė rrobet apo sė paku thithė nga ai erė tė papėlqyer.” Buhariu: 5534



    --------------------------------------------------------------------------------
    9. Kėto janė tetė kushtet dhe argumentet e mbulesės nė pika tė shkurtra, tė marra nga libri i dobishėm “Xhilbabul-Meretul-Muslimetu” nga dijetari i shekullit el-Albani, All-llahu e shperbleftė.

    10.a) heqja e qimeve nė pėrgjithėsi ose krejtėsisht pėrveē nėn sqetulla dhe nė pjesėt e turpshme ku duhet te heqen.
    b) vendosja e parukės apo zgjatja e flokėve me bistek artificial.
    c) qė tė shpojė ndonjė pjesė tė trupit e mė pas tė vendosė ngjyrė tė kaltėr.
    d) nė ndryshimin e krijesės sė All-llahut hyn edhe qėllimi pėr zbukurim.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ruaju motėr muslimane!: nga shikimet qė ka ndaluar All-llahu subhanehu ue teala nė meshkujt, televizion apo revista degjeneruese qė thirrin nė prishjen e moralit, duke pėrkujtuar fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala: ”Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre.” (en-Nur: 31)



    Ruaju motėr muslimane!: nė zhveshjen e rrobave nėpėr butiqe, nė rrobaqepėsi, nė sallone tė frizereve apo nė ēdo vend pėrveē nė shtėpinė tėnde, duke u frikėsuar se mos po hyn nė rangun e thėnies sė Muhamedit, alejhi selam: ”Ēdo grua e cila zhvesh rrobat e saja nė tjetėr pos nė shtėpinė e saj, vetėm se ėshtė larguar turpi mes saj dhe All-llahut.” Adabu Zefaf: 141.



    Ruaju motėr muslimane!: nga tė pėrshėndeturit me dorė burrat e huaj edhe nėse ėshtė shok i burrit tėnd, biri i axhės, biri i hallės, biri i dajės, biri i tezės dhe tė gjithė ata qė hyjnė nė kėtė dispozitė.



    Bazuar nė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam:"Unė nuk e preku dorėn e gruas (sė huaj)." Sahihul-Xhami: 7177 apo “Unė nuk pėrshėndes me dorė gratė.” Sahih: 529 apo fjalėn e Muhamedit, alejhi selam:”Sikur tė shpohet ndonjėri nga ju me shufėr tė hekurt nė kokė, ėshtė mė e mirė sesa tė prek dorėn e njė femre qė nuk i lejohet atij.” Sahih: 226.



    Ruaju motėr muslimane!: nga tė llastuarit nė fjalė, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala:”O gratė e pejgamberit, ju nuk jeni si ndonjė grua tjetėr, nėse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura.” (el-Ahzab: 32)



    Ruaju motėr muslimane!: nga dalja e shpeshtė nga shtėpia pėrveē nėse ėshtė nevoja, dhe mos dil pėveē kur ke nevojė, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut:”Dhe rrini nė shtėpitė tuaja.” (el-Ahzab: 33)



    Ruaju motėr muslimane!: qė nėse del nga shtėpia pėr nevoja tė domosdoshme mos tė ecėsh nė mes tė rrugės, duke marrė pėr bazė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam: ”… Me tė vėrtetė pėr to nuk ėshtė mesi i rrugės.” Sahih: 2/512 nėn hadithin 856.



    Ruaju motėr muslimane!: mos tė udhėtosh vetėm, apo edhe me njė grup tė grave pa ndonjė njeri ta afėrt, duke u bazuar nė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam: ”Nuk i lejohet gruas e cila beson nė All-llahun dhe nė Ditėn e Gjykimit, qė tė udhėtojė mė shumė se njė ditė dhe njė natė pa tė afėrmin e saj.” Buhariu: 1088, Muslimi: 1339, 419.



    Ruaju motėr muslimane!: nė mbathjen e kėpucėve tė cilat duke ecur lėshojnė zė qė ngacmojnė shikimet, sikur ato kėpucė qė kanė pjesėn e mbrapme mė tė lartė (me take), para meshkujve tė huaj.



    Ruaju motėr muslimane!: nga rritja e thonjėve, duke u mbėshtet nė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam: ”Pesė gjėra janė nga natyrshmėria… ndėr to edhe shkurtimi i thonjėve.” Buhariu: 5889, Muslimi: 257.



    Ruaju motėr muslimane!: nga veshja e pantollonave, veshje tė ngushta e tė tejdukshme tė cilat paraqesin pjesėt e turpshme, e tė shfaqėsh pjesėt e trupit para prindėrve tu, vėllezėrve tu, grave tjera, ngase nuk lejohet pėr njė grua qė tė zbulojė trupin para tjetėrkujt pos burrit tė vet.



    Ruaju motėr muslimane!: nga muzevir11, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala: ”Mos e respekto askėnd qė betohet shumė dhe ėshtė i poshtėr! Qė ėshtė pėrgojues e bart fjalė ndėr njerėz, shumė koprrac ndaj rrugės sė mbarė, i pafrenushėm, mėkatar, qė ėshtė shumė i vrazhdė, e mė nė fund edhe kopil (nuk i dihet baba).” (el-Kalem:10-13) Muhamedi, alejhi selam, thotė:”Nuk hyn nė xhennet bartėsi i fjalėve.” Sahih: 1034. Gjithashtu thotė: ”Do t’i gjesh hipokritėt njerėzit mė tė kėqij nė Ditėn e Gjykimit te All-llahu, tė cilėt dikujt i paraqiten me njė fytyrė e dikujt tjetėr me fytyrė tjetėr.” Sahih Edabul-Mufred: 316



    Ruaju Motėr muslimane!: nga pėrgojimi12 duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala:”O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkate dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri-tjetrit, dhe mos pėrgojoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej jush deshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? E atė pra e urreni! Kini frikė nga ndėshkimi i All-llahut, e All-llahu ėshtė mėshirues, Ai e pranon shumė pendimin.” (Huxhurat: 12)



    Dhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Kur mė ngritėn nė Miraxh hasa nė njė popull qė kishin thonjėt nga bakri, me tė cilat i lėndonin fytyrat e tyre dhe kraharorėt e tyre. Unė pyeta: "Kush jane kėta, o Xhibril?" Ai tha: ”Ata janė qė kanė ngrėnė mishin e njerzėve dhe kanė dėmtuar nderin e tyre.” Sahih: 533.



    Ruaju Motėr muslimane!: nga shpifja13 pėr motrat tua muslimane, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut az-ze ue xhel-le: ”Vėrtet ata qė i akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe ata i pret njė denim shumė i madh.” (Nur: 23)



    Apo fjala e Pejgamberit, alejhi selam, ku thotė:”Largohuni shtatė gjėrave (shkatėrruese). I thanė: O i dėrguari i All-llahut, cilat janė ato? Ai tha: ”… dhe pėrmendi shpifjet ndaj grave besimtare tė mira e tė pafajshme.” Buhariu: 2766, Muslimi: 89.


    --------------------------------------------------------------------------------
    11. Bartja e fjalėve nga njė njeri tek tjetri me qėllim tė pėrēarjes mes tyre.

    12. Pėrgojim: t’ia pėrmendėsh vėllait atė qė e urrenė. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: “A e dini ēka ėshtė pėrgojimi?” Ata thanė:“All-llahu dhe i dėrguari i Tij e dinė.” Pejgamberi, alejhi selam, tha:“Pėrmendja e vėllait me atė qė ai e urrenė.” Ata thanė: “E nėse e ka atė qė e themi.” Ai tha:”Nėse e ka atė qė e thuani, kjo ėshtė pėrgojim e nėse nuk e ka atė qė e thoni vetėm se keni bėrė shpifje.” Sahih: 1419.

    13. Shpifje d.m.th. tė thuash pėr njė grua se ėshtė prostitutė, apo gjėra tė ngjashme me kėtė kuptim.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ruaju Motėr muslimane!: nga gėnjeshtra, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam: ”Vėrtet gėnjeshtra ēon nė padrejtėsi e padrejtėsia ēon nė zjarr, dhe njė njeri gėnjen derisa te shkruhet tek All-llahu gėnjeshtar.” Buhariu: 6094, Muslimi: 2607.



    Motėr! Nėse je e martuar apo rrugės pėr martesė, e ke obligim qė ta respektosh burrin tėnd, tė njohėsh obligimet ndaj tij nė mėnyrė qė tė fitosh xhenetin e Zotit tėnd, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Shiko vetveten ku qėndron (me respekt) ndaj tij (burrit tėnd). Me tė vertetė ai ėshtė xhenneti dhe zjarri yt.” Adabuz-Zefaf: 285.



    Motėr! Duhet ditur se tė drejtat e burrit janė ēėshtje shumė me rėndėsi pėr ty, pėr arsye se nė to kanė ardhur pėrgėzime.



    Thotė Pejgamberi, alejhi selam:”Sikur t’i dinte gruaja obligimet ndaj burrit, nuk do tė ulej kur servohet dreka dhe darka, derisa tė largohet nga ai.” Sahihul Xhamia: 5259 Thotė Pejgamberi, alejhi selam:”Nuk i lejohet njeriut t'i bėjė sexhde njeriut. E sikur tė lejohej t’i bėhet sexhde njėri-tjetrit, do ta kisha urdhėruar gruan t’i bėjė sexhde burrit tė vet, prej tė drejtave tė mėdha qė ai ka ndaj saj …” Sahihul Xhamia: 7725.



    Motėr! Mos kėrko nga burri yt shkurorėzim, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Ēdo gruas e cila kėrkon shkurorėzim nga burri i saj pa ndonjė arsye, i ėshtė ndaluar era e xhenetit.” Irvaul Galil: 7/100



    Motėr! Kujdesu pėr edukimin e fėmijėve. Ua mėso atyre dashurinė ndaj All-llahut dhe Pejgamberit, alejhi selam, dhe veshi ata me veshjen e sinqeritetit qė nga femijėria, e ndoshta do t’ia rikthejnė kėtij umeti autoritetin qė e ka humbur.



    Motėr! Dije se shtėpia jote ėshtė pushteti yt dhe ti je mbikqyrėse e saj, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Ēdo person nga bijt e Ademit ėshtė pėrgjegjės; burri ėshtė pėrgjegjės pėr familjen e tij, gruaja ėshtė pėrgjegjėse pėr shtėpinė e saj.” Sahihul Xhamia: 4441.



    Dėgjoji motėr -All-llahu ta mundėsoftė respektimin e Tij – thėniet e mosbesimtarėve pasi qė kuptuan rolin e gruas e cila e bėn tė jashtėzakonshme dhe tė palodhshme. Ka thėnė njėri nga ata: "Me tė vėrtetė gruaja mund ta udhėheqė shtetin nėse qėndron nė shtepinė nė tė cilėn ėshtė udheheqėse e familjes."



    Ka thėnė njė tjetėr: Kur All-llahu e veēoi gruan me lindjen e femijėve, nuk kėrkoi nga ajo qė t’i lė ata dhe tė punojė jashtė, por e bėri punė tė saj qėndrimin nė shtėpi nė rritjen dhe edukimin e fėmijėve.



    Motėr ruaju! - All-llahu ta mundėsoftė nė respektimin e Tij - pasimit tė hapave tė shejtanit dhe largohu nga ēdo send i cila synon prishjen e moralit tėnd dhe dėgjimit tėnd, dhe largohu nga kjo sikur qe ikė nga luani. Bėhu grua e menēur nė kujdesje ndaj All-llahut, tė dish kur dhe ku tė qeshėsh, tė dish si dhe me kėnd tė flasėsh, si tė ecėsh dhe me kėnd.



    Duro padrejtėsinė qė tė ėshtė bėrė e mos tė interesojnė fjalėt e pasuesve tė epsheve, te cilėt dėshirojnė qė gruaja tė jetė mjet reklamues dhe epshet e tyre tė ngopen me shikim ndaj teje.



    Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:”Do tė vijė koha kur durimi nė tė kapurit pėr fenė do tė ketė vlerėn sa pesėdhjetė dėshmorė prej jush.” Sahihul Xhamia: 2234.



    Pėrfundimisht, e dashura Motėr! Nėse nuk ka ndikuar nė zemrėn tėnde kjo e vėrtetė qė e ke dėgjuar dhe nuk i pėrgjigjesh urdhėrit tė All-lahut, atėherė le tė jenė kundėrargument ndaj teje fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Unė kam parė se shumica prej jush janė banore tė zjarrit.” Muslimi: 79.



    A dėshiron tė jesh nga banoret e zjarrit?



    Thėnia e Pejgamberit, alejhi selam: ”Me tė vėrtetė banorėt mė tė pakėt tė xhennetit janė gratė.” Sahihul Xhamia: 1570.



    Tė kėshilloj qė tė kesh nė mendje ēdo herė fjalėn e All-llahut az-ze ue xhel-le:”E pėr sa i pėrket atij qė e ka tepruar, dhe i ka dhėnė pėrparėsi jetės sė kėsaj bote, xhehennemi do tė jetė vendi i tij.” (en-Naziat: 37-39)



    E nėse nuk frikohet zemra jote qė tė levizė nė respektim ndaj All-llahut para se tė pėrfundojė caktimi, ti me tė vėrtetė je prej tė vdekurave. Thotė All-llahu:”Pse nė tė vėrtetė sytė nuk verbohen, por verbohen zemrat nė krahrorė.” (Haxh: 46)



    Motėr! Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:”I gjithė ummeti im do tė hyjė nė xhennet pėrveē atij qė refuzon. I thanė: O i dėrguar i All-llahut, kush refuzon? Ai tha: "Kush mė respekton mua hyn nė xhennet, e kush bėn mėkat ndaj meje vetėm se ka refuzuar.” Buhariu: 7280.



    Dhe lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Krijuesit tė Botėve.



    Paqa dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė dėrguarin e Tij.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Kėshillė pėr motrat muslimane

    shkoqitur nga njė ligjeratė e mbajtur nga
    Umm Abdillah el-Uedijeh, e bija e Shejh Mukbil Ibn Hadi [Allahu e mėshiroftė]





    “O motra, ne duhet tė jemi tė mėshirshėm ndaj vetvetes. Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri. Nuk ka rrugėdalje pėr askė nga kjo fitne nė tė cilėn gjendemi tash, pėrveē nė tė mbajturit pėr atė me tė cilėn erdhi Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam].”



    Hadithi i Ebu Nexhih el-Irbad Ibn Serijeh [Allahu qoftė i kėnaqur me tė]: Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] na kėshilloi me njė fjalim emocional, gjė qė i bėri zemrat tona tė dridhen dhe sytė tė derdhin lotė. Dhe ne thamė, O i Dėrguar i Allahut, sikur ky tė jetė fjalimi yt i fundit. [Ebu Daud, dhe tė tjerėt e kanė shpallur sahi]



    “Nuk ka rrugėdalje pėr ndokėnd pėrveē nė mbajtjen pėr Sunetin e Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] me tė cilėn erdhi. Kjo mbajtje kėrkon nėnshtrim, njė nėnshtrim tė plotė. Pėr ne si besimtarė, kjo ėshtė e domosdoshme. Ne duhet tė themi lidhur me ēdo urdhėr tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij: “Semi’na ue eta’na” [dėgjojmė dhe bindemi], e jo sikurse thanė Ēifutėt: “Dėgjuam dhe kundėrshtojmė.” S’ėshtė me vend pėr njė besimtar e as pėr njė besimtare qė, kur Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tė bjerė ndonjė vendim, ata tė bėjnė zgjedhje tjetėr pas [vendimit tė] Pejgamberit.”



    “O motra, e vėrteta ėshtė shumė e rėndė, ndėrsa pavėrtetėsia ėshtė e lehtė [pėr t’u pranuar]. Ajo ėshtė shumė e rėndė, pėrveē pėr ata tė cilėve Allahu ua ka bėrė tė lehtė dhe i udhėzoi nė tė.”



    Hadith: Xheneti ėshtė i rrethuar me gjėra tė papėlqyeshme, kurse Zjarri ėshtė i rrethuar me dėshira.



    “O motra, ne duhet qė tė mėsohemi me nėnshtrimin ndaj Allahut.” Umm Abdillah [Allahu e ruajt] e pėrmendi njė poemė:



    “Nefsi [uni] vazhdimisht do tė jetė i mangėt nėse ju e bėni shprehi kėtė. E nėse ju e kontrolloni dhe e kufizoni veten, edhe nefsi i juaj do tė mėsohet me kėtė.”



    “Mos i thuani ‘pse’ urdhėrit tė Allahut.” Umm Abdillah [Allahu e ruajt] e mori pėr shembull namazin. Ajo tha, “Faluni dhe mėsohuni me kėtė. Ne jemi urdhėruar tė agjėrojmė, andaj ju duhet tė agjėroni, tė bėni Haxh dhe Umreh. Ai te’ala i ka bėrė disa gjėra tė caktuara obligim pėr burrin dhe ne nuk themi: pse?”



    “O motra, neve na takon qė tė kemi kujdes nė tė folur, posaēėrisht pasi qė Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] na tregoi pėrse gratė janė shumicė nė zjarrin e Xhehenemit. Ju duhet tė jini mė tė kujdesshme se mashkujt. Gratė mallkojnė sė tepėrmi dhe ankohen shumė. Nuk ėshtė shprehi e mirė qė t’u ankohemi motrave tjera – ruajeni gjuhėn tuaj!”



    Gibet: Kjo ėshtė tė flasėsh diēka pas shpinės sė vėllait tėnd. Tė flasėsh atė qė ai s’do tė dėshironte tė flitej, edhe nėse ėshtė e vėrtetė, e nėse ėshtė e vėrtetė, atėherė ju e kini pėrgojuar atė.



    “Kur gruaja besimtare e lėshon shtėpinė e saj, ajo duhet tė ketė Hixhab dhe tė del ashtu si i ka hije.”



    Allahu te’ala ka thėnė:



    “Qėndroni nė shtėpitė tuaja e mos u ekspozoni si nė kohėt e injorancės, dhe faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Allahu dėshiron qė vetėm t'i menjanojė er-Rixhs [veprat e kėqija, etj] nga ju, O anėtarėt e familjes [sė Pejgambeit], dhe t’ju pastrojė me njė pastrim tė plotė.” [33/33]



    “Allahu e ka bėrė obligim qė ne tė ruajmė veshėt tanė, t’i shmangemi dėgjimit tė kėngėve, gibetit, etj. Allahu na ka krijuar qė t’i bėjmė ibadet Atij, kurse dunjaja ėshtė e pėrkohshme dhe atraktive. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] na paralajmėroi kundėr tė nėnshtruarit dunjasė.”



    “Ai, preokupimi i tė cilit ėshtė dunjaja, Allahu do tė shpėrhapė prej tij, dhe kjo mund tė jetė prej familjes sė tij, parave tė tij, etj. Ai do tė shehė vetėm varfėri. Njeriu s’do tė mund tė arrijė gjė tjetėr pos asaj qė ėshtė shkruar pėr tė. Kushdo qė pėrqendrohet nė Ahiret, tė gjitha nevojat e tija do t’i mundėsohen dhe do t’i lehtėsohen. Zemra besimtare ėshtė e pasur, edhe nėse besimtari ėshtė i varfėr. Dunjaja do tė tė vijė ty, ajo do tė jetė e detyruar nė kėtė.”



    Hadith Kudsi: Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė se Allahu i madhėruar ka thėnė: “O fėmijėt e Ademit [alejhis selam], nėse ju ngarendni pėr nė adhurim, Unė do t’jua mbush zemrat tuaja me rizk [furnizim]. Mos shpėrfillni [kini kujdes!], se nėse shpėrfillni, Unė do t’jua mbush duart tuaja me varfėri dhe gjėra qė do t’ju mbajnė tė zėnė.”



    “Allahu i ka dėnuar njerėzit qė janė tė preokupuar sė tepėrmi mė dunja. Kini kujdes, dhe ruajuni nga tė nėnshtruarit dunjasė. Uluni vetėm me es-Salihat [gratė e devotshme], ngase kjo ka ndikim tė madh; Kthehuni nė nėnshtrim ndaj Allahut, kėshtu qė tė jini nga Ehlul Xheneh [banorėt e xhenetit]; Pėrmbajuni Librit [Kur’anit]; Kėrkoni dituri mbi ligjin Islam; Pėrpiquni ta kuptoni Librin e Allahut, ngaqė kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’iu afruar Atij. Jini tė etur dhe tė zellshėm nė kėrkimin e diturisė. Kini kujdes, mos bėni ndonjė vepėr gjersa ta dini se a ėshtė ajo hallall apo haram. Mos nxitoni nė tė derisa ta dini kėtė.”

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Disa udhėzime Kur'anore nė lidhje me bamirėsinė ndaj gruas

    Autor: Abdurrezak Bedėr





    Kush mediton mbi librin e Zotit, tė cilin e ka zbritur All-llahu pėr robėrit e tij, si udhėzim dhe mėshirė, dritė dhe shkėlqim, kujtim pėr ata qė kujtojnė, do tė gjejė pėrkujdesje tė madhe nė lidhje me ēėshtjen e femrės, nxitje tė fortė pėr ruajtjen e tė drejtave tė saj, si dhe qortim pėr padrejtėsinė dhe zullumin qė mund t'u shkaktohet atyre. Nė Kur'anin fisnik ka ajete tė shumta qė e aprovojnė njė gjė tė tillė, bile nė Kur'an gjendet njė kaptinė e tėrė e quajtur Suretun-Nisa (Kaptina e Grave), nė tė cilėn ka njė numėr tė konsiderueshėm tė ajeteve qė kanė tė bėjnė me gratė dhe me sqarimin e tė drejtave tė tyre. Prej udhėzimeve Kur'anore, nė lidhje me bamirėsinė ndaj gruas, janė kėto qė vijojnė:



    1- Urdhri pėr sjellje tė mirė ndaj tyre, brenda kufijve tė mirėsjelljes dhe bamirėsisė, nė pėrputhshmėri me dispozitat e mėdha dhe kriteret e qėndrueshme islame, duke tėrhequr vėrejtjen pėr padrejtėsinė dhe shkeljen e ligjeve tė All-llahut, tė cilat e udhėzojnė robin se si tė sillet me gruan. All-llahu thotė:



    "Shkurorėzimi (pas tė cilit mund tė bėhet rikthimi pa ndonjė akt tė ri tė martesės) ėshtė dy herė, e pastaj ose jetė e njerėzishme (bashkėshortore), ose shkurorėzim me mirėkuptim. Juve (burrave) nuk ju lejohet tė merrni asnjė send nga ajo qė u keni dhuruar (me rastin e martesės), pėrveē nėse qė tė dy frikėsoheni se nuk do tė mund t'i ruani dispozitat e All-llahut (nė bashkėshortėsi). Nėse keni frikė se ata tė dy nuk do tė mund t'i ruajnė dispozitat e All-llahut, atėherė nuk ėshtė gjynah pėr asnjėrėn palė nėse ajo prapė kthen (dhuratėn qe e ka marrė pėr martesė), si kompensim (tė divorcit qė i ofron burri). Kėto janė dispozitat e All-llahut. Pra, mos i kundėrshtoni, sepse kush i tejkalon ligjet e All-llahut, pikėrisht tė tillėt janė zullumqarėt. Nė qoftė se ai (burri) e lėshon gruan (pėr herė tė tretė), atėherė, pas atij (lėshimi), nuk i lejohet atij tė martohet me tė, pėrderisa ajo tė mos martohet me njė burrė tjetėr. Nėse ai (burri i dytė) e lėshon atė, atėherė, pėr ata tė dy, po qe se mendojnė se do t'i zbatojnė ligjet e All-llahut, nuk ka pengesė tė rikthehen (nė bashkėshortėsi). Kėto janė dispozita tė All-llahut qė ia sqaron njė populli qė kupton. Kur t'i keni lėshuar gratė dhe ato i afrohen afatit tė tyre (tė pritjes pas shkurorėzimit), atėherė ose mbani si duhet, ose lini si duhet (tė gjejnė fatin e vet), e mos i mbani sa pėr t'i dėmtuar e tė bėheni tė padrejtė. Kush e bėn njė gjė tė tillė, ai e ka dėmtuar vetveten. Dhe, mos i merrni dispozitat e All-llahut pėr shaka. Kujtoni tė mirat e All-llahut ndaj jush dhe atė qė jua shpalli nga libri (Kur'ani) dhe urtėsia (Suneti), qė ju pėrkujton juve, dhe kini frikė All-llahun e ta dini se All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send. Dhe kur i lėshoni gratė e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Me kėtė kėshillohet ai qė e beson All-llahun dhe botėn tjetėr. Kjo ėshtė mė e ndershme dhe mė e pastėr pėr ju, ngase All-llahu e di e ju nuk e dini." (El-Bekare-229/232)



    2- (Kur'ani) Vendosi dispozita tė hollėsishme lidhur me furnizimin e gruas gjate kohės kur ajo ėshtė e martuar apo gjatė kohės kur nuk ka pėrfunduar shkurorėzimi i saj, duke nxitur qė bamirėsia ndaj saj tė mbizotėrojė nė tė gjitha etapat. All-llahu thotė:



    "Nuk ėshtė mėkat pėr ju nėse i lėshoni gratė pa pasur marrėdhėnie (seksuale) me to dhe para se t'u caktoni atyre mehrin (dhuratėn e nusėrisė). Jepuni diē atyre. Pasaniku sipas mundėsisė sė tij dhe i varfėri sipas mundėsisė sė tij. Njė vlerė e arsyeshme ėshtė obligim pėr bamirėsit. Nėse i lėshoni ato para se tė keni marrėdhėnie me to dhe u keni caktuar mehėr, atėherė duhet t'ua jepni gjysmėn e asaj qė e keni caktuar, pėrveē nėse ato ju falin ose ju fal ai i cili ėshtė pėrgjegjės pėr martesėn e saj. Tė falni (burra ose gra) ėshtė mė afėr devotshmėrisė. Mos e harroni bamirėsinė ndėrmjet jush, se vėrtet All-llahu sheh atė qė veproni". (El-Bekare-236/237)



    3- E obligoi burrin qė t'i japė gruas mehrin, tė cilin ia ka caktuar asaj, pėrveē nė qoftė se ajo heq dorė nga njė pjesė e kėtij mehri. Atėherė, pėr tė (burrin) njė gjė e tillė bėhet hallall. All-llahu thotė:



    "Dhe jepuni grave mehrin (detyrimisht). Nė qoftė se ato, nga vullneti i tyre, ju falin diēka, atėherė hani atė hallall tė mirė". (En-Nisa-4).



    4- Asaj (gruas) i ka caktuar hise nė trashėgimi nga ajo qė e kanė lėnė prindėrit apo dikush tjetėr nga farefisi i saj, varėsisht nga lloji i afėrsisė, brenda suazave qė asaj i takon. All-llahu thotė:



    "Meshkujve u takon njė pjesė nga pasuria qė lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes) dhe femrave u takon njė pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, qoftė ajo qė e lėnė pak ose shumė, u takon njė pjesė e caktuar." (En-Nisa-7)



    5- Dhe tėrheq vėrejtjen kundra pengimeve nė martesė, qė t'u bėhet presion pėr divorc apo tė mos u jepet i tėrė mehri. All-llahu thotė:



    "O ju qė besuat, nuk ėshtė e lejuar pėr ju tė trashėgoni gratė (e tė vdekurve) nė mėnyrė tė dhunshme e as t'i shtrėngoni (e ato tė kėrkojnė shkurorėzim) pėr t'u marrė diēka nga ajo qė u keni dhėnė atyre, pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė imoralitet tė hapur. Ēoni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim, se ndodh qė ju tė urreni njė gjė e All-llahu tė japė gjėra shumė tė mira nė tė. Nė qoftė se dėshironi ta ndėrroni (ta merrni) njė grua nė vend tė njė gruaje (tė shkurorėzuar), e asaj (tė shkurorėzuarės) i keni dhėnė pasuri tė madhe, mos merrni prej saj asnjė send. A do tė merrni atė pa tė drejtė dhe nė mėnyrė mizore?" (En-Nisa-19-20)



    6- Ka sqaruar dallimet qė kanė mes veti (burri dhe gruaja) dhe pėrparėsitė qė i kanė njėri ndaj tjetrit, si dhe ka ndaluar qė tė lakmohet nė dallimet dhe pėrparėsitė e njėri-tjetrit. All-llahu thotė:



    "Dhe mos lakmoni nė atė qė All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave u takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave u takon hise nga ajo qė fituan ato. All-llahut kėrkoni nga tė mirat e Tij. All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send." (En-Nisa-32)



    7- E ka bėrė gruan shoqėruese tė burrit nė pėrulje dhe respekt ndaj All-llahut, duke e urdhėruar gruan pėr atė qė e ka urdhėruar burrin prej adhurimeve, dhe ēdonjėri prej tyre do tė ketė shpėrblimin varėsisht nga sinqeriteti, zelli dhe ibadeti i tij. All-llahu thotė:



    "Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt dhe muslimanet, pėr besimtarėt dhe besimtaret, pėr adhuruesit dhe adhurueset, pėr tė sinqertit dhe tė sinqertat, pėr durimtarėt dhe durimtaret, pėr tė pėrulurit dhe tė pėrulurat, pėr sadaka-dhėnėsit dhe sadaka-dhėnėset, pėr agjėruesit dhe agjėrueset, pėr tė ndershmit dhe tė ndershmet, pėr ata qė e pėrmendin shumė All-llahun dhe ato qė e pėrmendin shumė All-llahun, All-llahu ka pėrgatitė falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh". (El-Ahzab-35)



    8- Ka vendos rregulla precize pėr tė zgjedhur grindjet dhe mosmarrėveshjet, apo ēdo mospajtim qė ndodh mes dy bashkėshortėve. All-llahu thotė:



    "Dhe nė qoftė se ndonjė grua ka frikė nga ashpėrsia e burrit ndaj saj apo nga braktisja e burrit, atėherė nuk gabon po qe se gjen pėr vete ndonjė zgjedhje, por pajtimi ėshtė mė i dobishėm. Megjithėkėtė, koprracia ėshtė prezent ndėr njerėzit, por nėse silleni mirė dhe ruheni, s'ka dyshim se All-llahu ėshtė hollėsisht i njohur pėr gjithēka qė punoni. Ju, kurrsesi, nuk do tė mund ta mbani drejtėsinė mes grave, edhe nėse pėrpiqeni. Pra, mos anoni plotėsisht nga njėra e tė lini tjetrėn si tė varur. Nėse pėrmirėsoheni dhe ruheni (nga padrejtėsia), All-llahu ju falė dhe ju mėshiron." (En-Nisa-128/129).



    9- I ka qortuar politeistėt pėr urrejtjen e femrės dhe shumė i ka nėnēmuar pėr atė. All-llahu thotė:



    "Dhe kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet pėr lindjen e vajzės, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhėrim. Ai fshihet nga njerėzit, pėr shkak tė keqes me tė cilėn u lajmėrua. Ai pyet vetveten a ta mbajė atė (vajzėn), i pėrulur, apo ta varrosė atė. Sa i keq ėshtė gjykimi i tyre!" (En-Nahl-58/59)



    10- Ka ndaluar rreptėsishtė qė tė akuzohen besimtaret e ndershme pėr ndonjė gjė nga e cila ato janė tė pastra. All-llahu thotė:



    "Ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė rrihni me nga tetėdhjetė tė rėna, dhe atyre mos ua pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm." (En-Nurė-4)



    Dhe nė njė ajet tjetėr thotė:"Vėrtet, ata qė i akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, dhe ata i pret njė dėnim shumė i madh." (En-Nurė-23)



    11- Ka sqaruar se martesa ėshtė prej shenjave tė mėdha tė All-llahut, me tė cilėn realizohet qetėsia, dashuria dhe mėshira. All-llahu thotė:



    "Dhe nga faktet (e madhėrisė) e Tij ėshtė qė pėr ju Ai krijoi palėn (gratė) nga vetė lloji juaj, qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argument pėr njerėzit qė mendojnė". (Err-RRum-21)



    12- Ka vendosur dispozita lidhur me shkurorėzimin, afatin e pritjes pas divorcit, dėshmitarėt (e divorcit), shpenzimet pėr gruan (gjatė kohės sė pritjes), nė qoftė se vjen deri te ndarja. All-llahu thotė:



    "O ti pejgamber, kur t'i lėshoni gratė, lėshoni ato nė kohėn e pastėrtisė sė tyre dhe llogariteni mirė kohen e pritjes (pritje pas tė cilės bėhet ndarja definitive). Kini frikė All-llahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre (gjatė kohės sė pritjes), dhe ato tė mos dalin ndryshe vetėm se nėse bėjnė ndonjė tė keqe tė vėrtetuar. Kėto janė dispozitat e All-llahut. Kush del jashtė dispozitave tė All-llahut, ai e ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di qė, ndoshta, pas kėsaj, All-llahu tė jep diē tjetėr (mė tė mirė). Kur t'u afrohet mbarimi i afatit tė pritjes sė tyre, atėherė ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre me tė mirė, e kėtė ta dėshmojnė dy dėshmitarė tė drejtė nga mesi juaj dhe dėshminė zbatojeni pėr hir tė All-llahut. Kėshtu kėshillohet ai qė i beson All-llahut dhe Ditės sė Fundit. Dhe, kush e ka frikė All-llahun dhe i pėrmbahet dispozitave tė Tij, atij All-llahu do t'i hapė rrugė (nga ēdo vėshtirėsi)". (Et-Talakė-1/2)



    Nė njė ajet tjetėr, thotė: "Ato (gratė e lėshuara), sipas mundėsisė suaj, vendosni nė ndonjė vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato pėr t'i detyruar (tė dalin). Nė qoftė se ato janė shtatzėna, atėherė furnizoni ato derisa tė lindin. Nėse ato u japin gji fėmijėve tuaj, atėherė jepni atyre shpėrblimin qė u takon dhe kini mirėkuptim mes veti ashtu si duhet. Nė qoftė se hasni nė probleme mes vete, atėherė kėrkoni pėr fėmijėn tuaj ndonjė gji-dhėnėse tjetėr". (Et-Talakė-6)



    13- E kufizoi poligaminė me katėr gra pasi qė ishte ēėshtje e hapur, duke e kushtėzuar atė me drejtėsi mes tyre. All-llahu thotė:



    "Martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė, me dy, me tri e me katra. Nėse i frikėsoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė". (En-Nisa-2)



    Kėta ishin disa shembuj nga udhėzimet e Kur'anit Fisnik, lidhur me gruan dhe bamirėsinė ndaj saj, si dhe dispozitat tė cilave duhet pėrmbajtur nė raport me tė. Kėto janė dispozita qė nė vete pėrmbajnė urtėsi, janė udhėzime qė janė tė drejta dhe tė qėndrueshme, pa tė cilat nuk rregullohen lidhjet dhe raportet e njerėzve, ngase janė shpallje nga Krijuesi i botėve, nga i Gjithėdijshmi pėr krijesat e Tij, nga i Urti nė legjislacionin e Tij.




    Pėrktheu: Gazmend Mehmeti

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Xhelozia pėr femrėn muslimane

    Autor: Abdurr-Rrezzak el-Bedėr





    Prej formave tė shkėlqyera tė nderimit tė gruas nė Islam ėshtė mbjellja e xhelozisė nė shpirtrat e muslimanėve pėr tė afėrmet e tyre. E kjo ėshtė njė virtyt i lartė dhe njė cilėsi e ndershme qė gjendet nė zemrėn e muslimanit, e cila e shtyn atė tė pėrkujdeset pėr tė afėrmet e tij, t'i ruajė ato, ta mbrojė nderin e tyre, dhe e bėn qė t'i ndalojė ato prej zbukurimeve dhe pėrzierjes me burra tė huaj.



    Islami e llogaritė xhihad (luftė e shenjtė nė rrugėn e All-llahut) mbrojtjen e nderit dhe xhelozinė pėr tė afėrmet, pėr tė cilėn gjė derdhet gjaku dhe flijohet jeta, ndėrsa personi i tillė shpėrblehet me gradėn e shehidit nė xhennet. Transmetohet nga Se'id bin Zejd tė ketė thėnė:"E kam dėgjuar tė dėrguarin e All-llahut tė thotė:"Kush vritet duke e mbrojtur pasurinė e tij ėshtė shehid. Kush vritet duke e mbrojtur vetveten e tij ėshtė shehid. Kush vritet duke e mbrojtur fenė e tij ėshtė shehid, dhe kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij ėshtė shehid". Nė njė transmetim tjetėr: "Kush vritet duke e mbrojtur nderin e tij ėshtė shehid". (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)



    Bile, Islami e konsideron xhelozinė prej virtyteve mė tė larta tė imanit (besimit). Transmeton Mugireh bin Shu'beh se Sa'd bin Ubadeh ka thėnė: "Nėse e shoh njė burrė (tė huaj) me gruan time, do ta godas me shpatė tė mprehtė". I arrin tė dėrguarit tė All-llahut, salall-llahu alejhi ves-selam, kjo qė ka thėnė Sa'di dhe pejgamberi, alejhis-salatu ves-selam, thotė:"A po ēuditeni prej xhelozisė se Sa'dit! Unė jam mė xheloz se ai, ndėrsa All-llahu ėshtė mė xheloz se unė, dhe, pėr shkak tė xhelozisė sė All-llahut, janė bėrė haram tė kėqijat e dukshme dhe tė fshehta" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).



    Ebu Hurejra transmeton se i dėrguari i All-llahut, alejhis-salatu ves-selam, ka thėnė:"Me tė vėrtetė, All-llahu xhelozon, por edhe muslimani xhelozon. Prej gjėrave qė e bėjnė All-llahun tė xhelozojė ėshtė qė muslimani tė veprojė atė qė All-llahu ia ka ndaluar atij". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    E kundėrta e xhelozit ėshtė dejjuthi. Dejjuthi ėshtė ai, i cili e miraton tė keqen nė familje tė vet dhe nuk ka xhelozi pėr ata, kurse nė Islam ka ardhur njė kėrcėnim i ashpėr pėr kėtė lloj tė njerėzve. Transmeton Abdull-llah bin Omeri se i dėrguari i All-llahut, sall-llahu alejhi ves-selem, ka thėnė: "Tre lloje tė njerėzve All-llahu az-ze ve xhel nuk do t'i shikojė Ditėn e Gjykimit: atė qė nuk i respekton prindėrit, njė grua qė i pėrngjanė burrave dhe dejjuthin." (Transmeton Ahmedi)



    Historia ėshtė pėrplot shembuj, tė cilėt rrėfejnė pėr xhelozinė dhe pėrkujdesjen e madhe qė kanė pasur muslimanėt pėr tė afėrmet e tyre. Prej kėtyre shembujve tė ēuditshėm ėshtė edhe rasti, tė cilin e ka cekur Ibnul-Xhevzij, nė librin e tij El-Muntedham: "Thotė Muhammed bin Musa el-Kadij: 'Kam prezantuar nė njė seancė gjyqėsore tė gjykatėsit Musa bin Is'hak el-Kadij, nė qytetin Rejj, nė vitin 286h. Njė grua dhe i afėrmi i saj kishin ardhur te gjykatėsi. I afėrmi i gruas pretendonte se burri i kėsaj gruaje i kishte premtuar asaj pėr mehėr (dhuratė nusėrie) pesėqind dinarė, mirėpo burri refuzonte njė gjė tė tillė. Atėherė, gjykatėsi i drejtohet tė afėrmit tė gruas: 'A ke dėshmitarė pėr njė gjė tė tillė?' Ai thotė: 'Po, ata janė prezentė.' Gjykatėsi e thėrret njėrin prej dėshmitarėve qė ta shohė gruan pėr tė cilėn dėshmon. Ai afrohet dhe kėrkon prej gruas qė ta zbulojė fytyrėn, ashtu qė tė dijė se pėr kė po dėshmon. Burri thotė: 'Ēka po veproni?' Gjykatėsi i shpjegon atij se gruaja duhet ta zbulojė fytyrėn, ashtu qė dėshmitari ta dijė se pėr kė po dėshmon. Kur dėgjon kėto fjalė, burri thotė: 'Dėshmoj para gjykatėsit se unė ia jap asaj atė mehėr qė kėrkon prej meje, por mos ta zbulojė fytyrėn'. Informohet gruaja pėr atė qė ka thėnė burri dhe thotė: 'Dėshmoj para gjykatėsit se unė ia dhuroj atij kėtė mehėr dhe ia fali atė nė kėtė botė dhe nė ahiret.' Atėherė, gjykatėsi tha: 'Le tė shkruhet kjo prej virtyteve tė larta tė moralit.'" (El-Muntedham i Ibėn Xhevziut)



    Po, le tė shkruhet ky rast si dėshmi pėr njė moral tė lartė, etikė tė ndershme dhe edukatė madhėshtore. E, ku ėshtė ky realitet prej atij qė pėr tė afėrmet e tij nuk ka fare interesim dhe qė nuk ndien asgjė pėr ato nga kėto virtyte tė larta dhe cilėsi tė ndershme?




    Pėrktheu: Gazmend Mehmeti

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Roli i gruas nė ngritjen e familjes sė suksesshme

    Nga Shejh Selim el Hilali
    (leksion nga kaseta)





    Ai filloi duke thėnė:



    “Allahu ēdo gjė krijoi nė ēifte. E tėrė ekzistenca e ka kėtė parim nė pėrbėrje tė vet. Bimėt dhe shtazėt qė janė krijuar nga Allahu, janė krijuar nė ēifte. Allahu e vėrtetoi kėtė nė Kur’an duke thėnė:



    ‘Lavdi i qoftė Allahut i Cili krijoi ēdo gjė nė ēifte.’



    Ne po ashtu kuptojmė se nė krijimin e ēdo gjėje nė ēifte, Allahu e ka vendosur kėtė si mėnyrė pėr plotėsimin e njėrės gjysmė me tjetrėn. Prandaj, Allahu e pėrshkruan unitetin musliman, martesėn muslimane, tė burrit dhe gruas, si njė plotėsim dhe njė burim tė dashurisė e sigurisė duke thėnė:



    ‘Ėshtė Ai, Allahu, Lavdi i qoftė Atij, i Cili ka krijuar prej njė shpirti tė vetėm ortak pėr tė, ashtu qė tė gjejė dashuri dhe siguri nė tė.’



    Kjo ėshtė diēka e pamohueshme, diēka qė ėshtė e njohur dhe e vendosur, dhe njėherit diēka qė fundamenti i familjes sė shėndoshė muslimane duhet ta pėrkrahė dhe ta kuptojė me qėllim qė ta ndihmojė vendosjen e ligjeve tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam). Dhe kjo ėshtė njė prej realizimeve tė para qė duhet tė bėhet me qėllim qė tė fillohet ndėrtimi i njė familje tė sukseshme muslimane, dhe ngritja e saj nė llogari tė veprave qė njėra gjysmė e ortakėve, nė kėtė rast, kjo do tė jetė diskutim me motrėn muslimane, inshAllah, duhet t’i ndėrmerr qė tė sigurojė njė familje tė sukseshme dhe njė situatė tė shėndoshė.”



    Shejhu vazhdoi duke thėnė:



    “I Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) nė shumė hadithe tė ndryshme dhe nė shumė vende tė ndryshme ka treguar rėndėsinė e gruas muslimane. Posaēėrisht rėndėsinė e rolit tė saj nė ndėrtimin e marėdhėnies sė sukseshme dhe tė shėndoshė nė shtėpinė e saj. Dhe pėr kėtė, prej urdhėrave tė pėrgjithshėm qė Ai i ka dhėnė gruas muslimane, nė Sure tul-Ahzab, ne shohim se Ai ka thėnė:



    ‘Dhe qėndroni nė shtėpitė tuaja.’



    Ky ajet nėnkupton atė se vendi mė i mirė dhe vendi ku gruaja muslimane mund ta arrijė kulminacionin e marėdhėnies sė saj me Allahun, ėshtė duke qenė muslimane e mirė nė shtėpinė e saj; duke e mbrojtur atė, kujdesur pėr tė, duke ua mėsuar anėtarėve tė shtėpisė ligjet e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij (sallallahu alejhi ue selam). Pėr kėtė ne shohim se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nė shpjegimin e kėtij ajeti dhe ajeteve tjera pėrmendi njė hadith qė ėshtė shumė i rėndėsishėm: ‘Tė gjithė juve u ėshtė dhėnė pėrgjegjėsi dhe secili prej jush do tė mirret nė llogari pėr atė se si e ka mbėshtetur pėrgjegjėsinė e tij.’



    Duke pėrmendur hadithin, ai thotė: “...gruaja muslimane ėshtė pėrgjegjės pėr shtėpinė e saj dhe ajo do tė pyetet pėr atė se si e ka pėrmbushur ajo pėrgjegjėsinė e saj dhe detyrėn nė shtėpi.”



    Prandaj, ne kuptojmė se gruaja muslimane duhet tė jetė pėrgjegjės pėr mbrojtjen e shtėpisė sė saj, duke e pastruar dhe dėlirur atė nga djallėzitė e shejtanit. Duke u siguruar se nė tė ka njė situatė tė shėndoshė pėr fėmijėt e saj, burrin e saj dhe pėr vetveten. Tė gjitha kėto janė pėrgjegjėsi qė ajo si grua muslimane duhet tė pėrpiqet t’i mbajė dhe t’i mbėshtesė.



    Nėse gruaja muslimane degjenerohet nga idetė dhe ndikimet e pabesimtarėve, e tėrė shtėpia do tė degjenerohet. Dhe nėse shtėpia degjenerohet, do tė degjenerohen fėmijėt dhe familja. Dhe ēka ėshtė shoqėria nėse s’ėshtė njė pėrmbledhje e shtėpive tė cilat pėrmbajnė individė tė bashkuar. Prandaj, nėse gruaja muslimane prishet, ajo do tė jetė njė lidhje e dobėt nė shtėpinė. Pjesa tjetėr e shoqėrisė do tė pėsojė nė llogari tė dobėsisė sė saj, nė mosvendosjen e ligjeve tė Allahut nė shtėpinė e saj dhe me familjen e saj.



    Mė tutje, ne kuptojmė, pasi kemi kuptuar rėndėsinė e rolit tė gruas dhe atė se ajo ėshtė pjesė integrale e raporteve brenda shtėpisė. Ne e pyesim veten, ēfarė kėrkohet nga gruaja muslimane? Ēfarė janė pėrgjegjėsitė e saja? Ato zbėrthehen nė terma tė gjerė e tė pėrgjithshėm:



    1. Sė pari, ajo ka pėrgjegjėsi pėr kultivimin e situatės sė shėndoshė nė shtėpi pėr burrin dhe pėr fėmijėt.



    2. Sė dyti, pėrgjegjėsia e saj ėshtė nė ngritjen e fėmijėve dhe edukimin e tyre.



    Sa i pėrket tė parės, bėrja e situatės sė shėndoshė dhe kultivimi i saj vjen nga ajeti, ku Allahu na thotė nė Kur’an se ‘ēifti gjen prehje nė tė.’



    Burri juaj musliman duhet tė gjejė prehje nė tė qenit me ju. Prandaj, kjo bėhet pėrgjegjėsia e saj sipas fjalėve tė Allahut: qė ta kultivojė kėtė prehje dhe tė kultivohet kjo ndjenjė e sigurisė, rehatisė dhe paqes nė shtėpi. Ajo ėshtė e cila dikton disponimin se si do tė udhėhiqet shtėpia.



    Po ashtu, ne shohim njė tjetėr ajet nė Kur’an ku Allahu pėrmend kėtė:



    ‘gruaja ėshtė sikurse tesha e burrit dhe burri ėshtė sikurse tesha e gruas.’



    Tesha apo veshja nėnkupton mbrojtje, prandaj gruaja muslimane ėshtė mbrojtje pėr burrin e saj musliman, njeriun e saj. Dhe ai po ashtu ėshtė burim i mbrojtjes dhe sigurisė pėr tė. Prandaj, ajo e ka pėrgjegjėsinė dhe mbrojtjen e fshetėsive tė tij, mbrojtjen e pasurisė sė tij, mbrojtjen e fėmijėve tė tij si dhe mbrojtjen e shtėpisė sė tij nga furacakėt dhe prej njerėzve tė cilėt ai nuk i dėshiron brenda nė tė.



    Sa i pėrket pikės sė dytė, e cila ėshtė detyra e saj e ngritjes sė fėmijėve, kjo vjen nga ajeti, ku Allahu thotė nė Kur’an:



    ‘O ju qė besoni! Mbrojeni veten tuaj dhe familjet tuaja (do tė thotė fėmijėt, ēiftin dhe kėshtu me radhė) nga zjarri.’



    Prandaj, ėshtė pėrgjegjėsi e gruas muslimane, meqė ajo ėshtė njė person prej atyre qė besojnė nė Allahun, qė ajo tė pėrpiqet ta mbrojė vetveten dhe familjen e saj. Po ashtu ne shohim nė hadithin e pėrgjithshėm tė cilin e pėrmendėm mė herėt se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) tha: ‘Gruaja muslimane ėshtė e pėrgjegjės pėr shtėpinė e saj.’



    Pėrgjegjesitė e saja shtrihen deri nė ballafaqimin me fėmijėt e saj, edukimin e tyre, tė mėsuarit atyre sjelljen, mbrojtjen e tyre, dhe t’u tregohet atyre se ē’ėshtė mirė dhe ē’ėshtė keq. Duke i kultivuar tė gjitha kėto aspekte tė rėndėsishme nė jetėn e tyre tė pėrditshme dhe rutinėn e pėrditshme. Ashtu qė ata tė ngriten nė mėnyrė tė pastėr dhe tė sigurt.



    Tash, ne vijmė nė pikėn ku ne pyesim veten pėrsėri se si t’i bėjmė shtėpitė tona qė tė kenė njė situatė tė shėndoshė nė to? Cilat janė disa prej gjėrave tė cilat ne mund t’i zbatojmė, qė tė ndėrtojmė shtėpinė e sigurt nė zbatimin e Librit tė Allahut dhe Sunetit tė Pejgamberit tė Tij (sallallahu alejhi ue selam)?



    1. Prej gjėrave mė tė rėndėsishme ėshtė qė tė mėsohen shprehitė e burrit tuaj. Dhe po ashtu ėshtė obligim pėr burrin qė t’i mėsojė shprehitė e gruas sė tij.



    Kjo ėshtė diēka qė ėshtė e rėndėsishme, siē ėshtė treguar nė shumė hadithe nė sunetin e Pejgamberit Muhamed (sallallahu alejhi ue selam), se gruaja muslimane duhet tė pėrpiqet qė tė mėsojė pėr burrin e saj sa mė shumė qė tė mundet. Dhe kjo mund tė ndodhė duke mėsuar se ēfarė ka diktuar feja jonė nė atė se si duhet tė sillemi me burrin. Prandaj, pika me rėndėsi ėshtė se ajo mėson shprehitė e tija, mėson sjelljen e tij dhe i tregon atij se si ajo mund t’i pėrshtatė ato me fjalėt e Allahut dhe sunetin e tė Dėrguarit tė tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam).



    2. Sė dyti, gruaja muslimane duhet tė kuptojė se pėrgjegjesia e saj nė shtėpi ėshtė mėnyrė e adhurimit tė Allahut. Kjo ėshtė pjesė e mbajtjes sė detyrės ndaj Allahut. Njėherė, erdhi njė grua dhe pyeti Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam) derisa ajo mbante fėmijun nė dorėn e saj, ajo pyeti: ‘A do tė shpėrblehem unė pėr kėtė, O i Dėrguar i Allahut?’ Qė nėnkupton pėrkujdesjen pėr fėmiun dhe ngritjen e tij sipas parimeve tė Islamit. Dhe Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) iu pėrgjigj asaj pozitivisht duke thėnė: ‘Po, ti do tė shpėrblehesh.’




    3. Sė treti, prej gjėrave qė gruaja muslimane mund tė bėjė qė tė ndėrtojė njė marėdhėnie tė shėndoshė nė shtėpinė e saj dhe ta kultivojė atė, ėshtė qė tė dihet se ndėrtimi i njė shtėpie tė shėndoshė ėshtė mėnyrė e tė kėnaqurit Allahun. Kjo ėshtė diēka qė Allahu dhe Pejgamberi i Tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam) i kėshilloi burrat musliman qė tė kėrkojnė, kur ata pyesin pėr ndonjė femėr muslimane pėr martesė.



    Tė kėrkohet femra e cila ėshtė e dashur, e kujdesshme dhe e butė. Femėr muslimane e cila po ashtu ėshtė ‘uelud’ - burim i njė origjine tė gjatė. Pra, kjo ėshtė diēka me tė cilėn burri musliman kėshillohet; qė ai tė kėrkojė femėr e cila ėshtė e kujdesshme dhe e butė. Sepse shtėpia e qetė duhet tė ndėrtohet nė butėsi, mirėsi e respekt. Kėto janė prej gjėrave me tė cilat ne qemė kėshilluar si burra muslimanė, kur tė interesohemi pėr grua muslimane.



    Shejhu vazhdoi duke na kėshilluar me disa informata tjera se si tė ndėrtojmė njė marėdhėnie dashurie nė shtėpi, duke thėnė:



    4. Sė katėrti, duhet qė tė zgjidhen ēėshtjet familjare dhe problemet qė mund tė paraqiten brenda shtėpisė, pa i pėrfshirė njerėzit tjerė. Tė mos vrapohet tek Imami menjėherė pasi qė tė ndodhė diēka e keqe, por tė bėhet pėrpjekje qė kjo tė zgjidhet brenda shtėpisė dhe tė mos lihet tė dalė nga dora, dhe po ashtu tė mos shpaloset asnjė prej problemeve familjare nė prani tė fėmijėve tė ri apo fėmijėve tė shtėpisė.



    5. Sė pesti, prej pikave mė tė rėndėsishme ėshtė ajo se gruaja muslimane duhet tė jetė e durueshme. Ajo duhet tė ketė durim. Dhe kjo qartazi tregohet nė shembullin siē transmetohet nė Sahih tė el-Buharit, nė rrėfimin e Isma’ilit dhe babait tė tij Ibrahimit:



    ‘Isma’ili qe martuar me njė grua, dhe Ibrahimi erdhi ta vizitojė birin e tij dhe pasi mbėrriu te shtėpia e tij, ai pa se Isma’ili s’ishte nė shtėpi. Kėshtu qė ai e pyeti gruan e Isma’ilit, ‘Si ėshtė situata, ēfarė ėshtė jeta jote me Isma’ilin?’, pa i treguar asaj se ai ishte babai i tij. Ajo tha, ‘ne s’kemi ushqim tė mjaftueshėm’ dhe filloi tė ankohet. Ai i tha asaj, ‘kur tė kthehet burri yt, informoje atė se ai duhet ta ndėrrojė pragun e shtėpisė sė tij.’ Kur Isma’ili u kthy nga udhėtimi i tij, ajo e njoftoi pėr atė se ēfarė i tha njeriu i vjetėr, i cili nė tė vėrtetė ishte babai i tij Ibrahimi dhe Isma’ili i tha asaj: ‘Kthehu te familja jote’ apo ‘ti je e shkurorėzuar, babai im mė urdhėroi qė tė shkurorėzojė ty.’



    Arsyeja pėr kėtė ishte se ajo s’ishte e durueshme. Ajo i tregoi Ibrahimit se ajo ishte njė grua e cila s’kishte durim, dhe s’ishte e gatshme qė tė pėrballej me disa vėshtirėsi nė jetė.



    ‘Ibrahimi erdhi njė vit mė vonė dhe pa se Isma’ili ishte martuar me njė grua tjetėr. Dhe prapė Isma’ili ishte jashtė shtėpisė kur ai arriti. Ibrahimi (alejhi selam) e pyeti gruan e Isma’ilit, birit tė tij, ‘ēfarė ėshtė situata juaj, si ėshtė jeta juaj?’ Ajo tha, ‘Elhamdulilah, ēdo gjė ėshtė nė rregull.’ Dhe ajo nuk u ankua. Ai i tha asaj, ‘kur tė kthehet burri yt, thuaj atij qė ta mbajė pragun e tij dhe mos ta ndėrrojė atė.’



    Do tė thotė qė ta informojė Isma’ilin se gruaja e tij ishte e devotshme dhe e durueshme, dhe se ai s’duhej ta shkurorėzonte atė. Prandaj, ne shohim se gruaja, siē na paraqitet nė kėtė shembull, ėshtė sikur pragu i derės sė shtėpisė, ēdo gjė duhet tė kalojė pėrmes saj. Ajo ėshtė e cila e ka nėn kontroll atė ēka hyn dhe atė ēka del. Ajo ėshtė e cila e kontrollon disponimin nė shtėpi. Nėse ajo s’ėshtė e durueshme dhe nxiton nė fjalėt e saja, atėherė do tė pasojė keqtrajtimi dhe vėshtirėsia. Por nėse ajo ėshtė e durueshme dhe e dėgjueshme ndaj Allahut dhe e ruan shtėpinė e saj dhe i ruan fėmijėt e saj, atėherė kjo do tė ketė nė vete njė qėndrim tė shėndoshė pėr burrin, gruan dhe fėmijėt.’



    Shejhu tash fillon njė segment tjetėr me ne duke thėnė:



    “Ne kemi kuptuar se cilat janė disa prej gjėrave tė cilat do ta bėjnė shtėpinė e rehatshme dhe tė sigurt.” Ai tash diskuton atė ēka do ta rrėnojė njė pjesė tė paqes dhe sigurisė nė shtėpi. Ai na i jep dy shembuj duke thėnė:



    “Shtėpia muslimane dhe motra muslimane, nėse ajo bėn njėren prej kėtyre dy gjėrave, ajo e vendos shtėpinė e saj nė rrezik dhe pėr kėtė do tė mirret nė pėrgjegjėsi.



    1. E para ėshtė lėnia e shtėpisė dhe mosmbajtja e shtėpisė sė mirė. Siē ka thėnė Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam): ‘Gruaja ėshtė avret. Kur ajo del prej shtėpisė, Shejtani e bėn atė tė lartė (diēka qė ėshtė e poseduar, diēka qė ėshtė e rėndėsishme) nė shikimin e burrave tė tjerė.’



    Prandaj, ajo shfrytėzohet nga shejtani qė tė ndikojė nė njerėzit jashtė shtėpisė sė saj, dhe ne kėtė e shohim si pikė tė rėndėsishme. Sepse njėherė kur gruaja muslimane del vazhdimisht nga shtėpia e saj, pa asnjė arsye valide apo pa arsye, kjo tregon se ajo ėshtė duke u shfrytėzuar nga shejtani. Dhe atė se ajo tash ėshtė bėrė mjet tė cilin ai e shfrytėzon pėr sulmimin e disa prej adhuruesve tė Allahut dhe po ashtu nė sulmimin e vetė asaj, ajo bėhet mjet. Dhe ajo ėshtė diēka pėr tė cilėn pabesimtarėt, tė kaluarit dhe tė tashmit, vazhdimisht do tė pėrpiqen. Ata duan qė gruaja muslimane tė del nga shtėpia e saj, qė ta vendosė veten e saj nė njė situatė ku ajo do tė jetė e pambuluar, nė gjendje ku ajo mund tė manipulohet nga njerėzit nga e majta, e djathta dhe qendra.



    Pra, kjo ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi, gruaja muslimane duhet tė pėrpiqet qė tė mbetet nė shtėpinė e saj, nė shoqėri tė fėmijėve tė saj, nė shoqėri tė sigurisė sė saj. Duke ndėrtuar marėdhėnie tė qėndrueshme me burrin e saj.



    2. Sė dyti, prej gjėrave tė cilat mund ta rrėnojnė shtėpinė muslimane ėshtė mospėrmbushja e detyrave nga ana e gruas/motrės muslimane. Vazhdimisht duke i neglizhuar detyrat qė i janė caktuar asaj, tė cilat i kemi diskutuar me ju paraprakisht. Tė pėse detyrat tė cilat ne i kemi pėrmendur janė tė rėndėsishme pėr motrėn muslimane qė tė vendosėn nė ndėrtimin e njė shtėpie tė sukseshme.



    Nėse ajo qėllimisht dhe me vullnet i lė kėto gjėra apo bėn qė tjetėrkush t’i merr pėrgjegjėsitė pėr tė, ajo e humb kontaktin me domosdoshmėritė tė cilat i nevojiten shtėpisė sė saj. Ajo s’ėshtė e sinkronizuar me nevojat e shtėpisė. Dhe pėr kėtė ajo humb kontaktin me fėmijėt e saj dhe me burrin e saj.



    Kjo do tė ēojė nė shkatėrrimin e shtėpisė, herėt a vonė.”




    Tash u kthehemi disa pyetjeve tė cilat i keni bėrė, nga leksioni i parė.



    PYETJE: “A janė paratė e gruas, para tė burrit tė saj? A ka tė drejtė burri nė paratė e gruas sė tij? Apo a ka tė drejtė mendimi ajo nė pasurinė e saj, posaēėrisht nėse ajo e ka pasur atė para se tė martohet me tė?”



    PĖRGJIGJE: ”Gruaja muslimane mund tė ketė paratė e saja. Ėshtė treguar nė selef el-aual, do tė thotė sahabėt, se shumė/disa nga gratė kishin pasurinė e saj. Dhe kjo shkonte deri aty sa qė ato e jepnin zekatin e tyre, zekat i cili kėrkohej nga paratė tė cilat ato i kishin, te burrat e tyre. Dhe kjo tregohet nė rrėfimin e famshėm tė Zejnebit, kur ajo e pyeti Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam) nėse ėshtė e lejuar pėr tė qė t’ia japė zekatin e saj, burrit tė saj, Ibn Mes’udit (radiallahu anhu). Prandaj, sikur tė ishin paratė e Abdullah ibn Mes’udit pasi qė u martua me tė, ajo s’do tė lejohej qė t’ia japė atij zekatin, sepse ju s’mund ta jepni vetveten.



    Prandaj, ato ishin paratė e saja dhe pėr kėtė motra muslimane mund tė mbajė dhe tė ketė paratė e veta me tė cilat hyn nė martesė ose atė qė ajo e pėrfiton derisa ėshtė e martuar. Sa i pėrket shpenzimit tė saj tė parave, ėshtė me rėndėsi qė ajo ta informojė burrin e saj para se t’i shpenzojė paratė, kėshtu qė marėdhėnia tė mos ketė vrima/tė meta nė tė, pėr shkak tė bezdisjeve dhe gjėrave tė kėtilla.




    PYETJE: “Nė lidhje me mbetjen e gruas nė shtėpinė e saj dhe tė qenit e detyrave tė saja nė shtėpi, si e balancon ajo kėtė, nėse ajo detyrohet qė tė del tė punojė dhe kjo punė e largon atė, dhjetė orė nė ditė, pesė ditė nė javė. A lirohet ajo nga disa prej detyrave tė shtėpisė pėr shkak tė kėsaj vėshtirėsie?”



    PĖRGJIGJE: “Ėshtė uaxhib pėr burrin qė tė jetė pėrgjegjės pėr tė punuar jashtė shtėpisė apo nga shtėpia, qė tė pėrfitojė para tė mjaftueshme pėr mbajtjen e familjes sė tij. Qė do tė thotė gruan e tij, fėmijėt dhe kėdo prej atyre pėr tė cilėt ėshtė pėrgjegjės. Kjo ėshtė diēka qė ai duhet ta pėrmbush. Ky ėshtė obligim i tij si pjesė e martesėsė sė tij me motrėn dhe ndaj fėmijėve tė tij, tė cilėt ai duhet t’i mbajė sipas mundėsive mė tė mira tė tija.


    Njėjtė, ėshtė pėrgjegjėsi e motrės muslimane qė tė punojė, gjė e cila ėshtė pjesė e barabartė, nė shtėpinė e saj, duke ndihmuar nė ngritjen e fėmijėve dhe duke u kujdesur dhe siguruar qė shtėpia tė jetė nė rregull dhe tė ketė ndjenjė sigurie dhe lehtėsimi. Kjo s’do tė thotė se burri musliman s’duhet tė punojė nė shtėpi. Kjo do tė thotė se nėse ai ka mundėsi qė tė ndihmojė nė disa prej obligimeve dhe detyrave, siē ka vepruar Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam), atij i lejohet qė tė veprojė kėsisoji. Ndonėse ai s’mund tė detyrohet qė tė veprojė kėsisoji, ashtu siē gruaja muslimane s’mund tė detyrohet qė ta lė shtėpinė pėr punė.


    Prandaj, burri musliman ėshtė pėrgjegjės pėr pėrfitim ndėrsa gruaja muslimane ėshtė pėrgjegjėse pėr mirėmbajtje. Burri musliman nuk ėshtė pėrgjegjės pėr mirėmbajtje dhe gruaja muslimane nuk ėshtė pėrgjegjės pėr tė dalur jashtė qė tė pėrfitojė pasurinė pėr mbajtjen e shtėpisė.




    PYETJE: ‘Nėse njė vėlla i blen gruas sė tij diēka tė cilėn e kanė ndarė tė dytė, pastaj kur ai ta shkurorėzojė atė, apo e shkurorėzon gruan e tij, si duhet ta trajtojnė ata kėtė situatė? A i merr ajo gjėrat, apo i mban ai?”



    PĖRGJIGJE: ”Nėse njeriu musliman, burri, e ka blerė kėtė objekt me paratė e veta dhe nuk e ka transferuar atė tek ajo, duke ia dhėnė atė asaj, objekti do tė mbetet pronė e tija dhe do tė jetė nė diskrecionin e tij. Sidoqoftė, nėse ai e ka blerė produktin apo ēkado qė ka qenė, duke e informuar atė se ėshtė pėr pėrdorimin e saj, atėherė ajo do tė jetė pronė e saj, edhe nėse ai ėshtė i cili e ka blerė atė i pari dhe prandaj s’do tė kishte tė drejtė nė tė.”




    PYETJE: “Nėse burri nuk e praktikon fenė e tij, dhe ai vetėm nganjėherė falet dhe e shtyp gruan e tij, ēfarė duhet tė bėjė ajo?”



    PĖRGJIGJE: “Burri musliman dhe gruaja muslimane, dhe besimtari e besimtarja janė ndihmues tė njėri-tjetrit nė devotshmėri. Prandaj, nėse burri musliman e sheh gruan e tij duke devijuar, bėhet obligim i tij qė ta udhėzojė atė nė fjalėt e Allahut dhe nė Sunet. Njėjtė, nėse burri devijon, atėherė bėhet pėrgjegjesi e saj qė ta udhėzojė atė. Kjo ėshtė diēka qė ėshtė e qartė dhe duhet tė bėhet. Dhe ajo duhet tė pėrpiqet qė ta bėjė atė ‘dashuri’ pėr tė, duke ia treguar rėndėsinė e namazit dhe rėndėsinė e gjėrave tė cilat ai i neglizhon.”




    PYETJE: “Ēfarė mund tė bėjė gruaja saktėsisht qė tė ndihmojė xhaminė dhe bashkėsinė. Nėse motra posedon shkathtėsi dhe kualitet tė cilin burrat nuk e kanė, a mundet ajo tė pėrfshihet nė planifikimin dhe pėrmirėsimin e bashkėsisė?”



    PĖRGJIGJE: “Ne e pėrmendėm mė parė dhe do ta pėrmendim prapė, se vendi mė i mirė pėr motrėn muslimane ėshtė nė strehėn e shtėpisė sė saj. Kėtu ajo mund tė arrijė pėrsosurinė nė mardhėniet e saja me Allahun. Asaj i lejohet qė tė del prej shtėpisė pa pyetur kur kemi tė bėjmė me faljen e namazit dhe pjesėmarrjen nė orėt e mėsimit Islamik, qė ta shtojė diturinė e saj. Sa i pėrket posedimit tė shkathtėsive dhe aftėsive tė caktuara nga motra muslimane, nuk ėshtė e detyrueshme qė ajo t’i shfrytėzojė ato. Sidoqoftė, nėse ajo i posedon kėto aftėsi, atėherė ajo duhet tė pėrpiqet qė t’i pėrdorė ato nė mėnyrėn mė tė mirė duke qenė fleksibile. Nėse ajo ka mundėsi qė tė punojė nga shtėpia e saj, atėherė le ta bėjė kėtė. Nėse ajo mund t’i ftojė motrat tjera nė shtėpinė e saj, t’i mėsojė ato dhe gjėra tė ngjashme me kėtė, kjo do tė ishte mė mirė pėr tė, inshAllah.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Pse unė duhet tė mbaj hixhab?

    Kjo ėshtė njė pyetje e mirė dhe pėr tė ka njė pėrgjigje tė mirė. Allahu na ka urdhėruar pėr ēdo vepėr qė ėshtė e mirė pėr ne dhe na e ka ndaluar ēdo vepėr qė ėshtė e keqe pėr ne. Allahu e urdhėron gruan muslimane tė mbajė hixhab, kur ajo del nga siguria e shtėpisė sė saj apo nė prani tė tė huajit. Pra, mbajtja e hixhabit ėshtė burim i njė tė mire tė madhe pėr ty – grua muslimane – pėr shumė arsye. Nė mesin e tyre:



    1. Ti e kėnaq Allahun. Ti u bindesh urdhėrave tė Zotit tėnd, kur mban hixhab, dhe mund tė presėsh shpėrblime tė mėdha pėr kėtė.


    2. Kjo ėshtė mbrotje e bukurisė tėnde natyrore nga Allahu. Ti je tepėr e ēmuar qė t’i eksponohesh secilit njeri pėr tė parė ty.


    3. Kjo ėshtė ruajtje e nderit tėnd nga Allahu.


    4. Allahu e pastron zemrėn dhe mendjen tėnde pėrmes hixhabit.


    5. Allahu e zbukuron fytyrėn tėnde tė jashtme dhe tė brendshme me hixhab. Sė jashtmi, hixhabi yt reflekton ēiltėrsi, dėlirėsi, modesti, drojė, qetėsi, kėnaqėsi dhe bindje ndaj Zotit tėnd. Sė brendshmi, ti e kultivon tė njėjtėn gjė.


    6. Allahu e definon feminitetin tėnd pėrmes hixhabit. Ti je grua e cila e respekton femėrinė. Allahu do qė ti tė respektohesh nga tė tjerėt dhe ta respektosh vetveten.


    7. Allahu e lartėson dinjitetin tėnd pėrmes hixhabit. Kur ndonjė i huaj shikon nė ty, ai tė respekton, sepse sheh se ti e respekton veten tėnde.


    8. Allahu e mbron nderin tėnd 100% pėrmes hixhabit tėnd. Mashkujt nuk shikojnė nė ty nė mėnyrė senzuale, nuk tė afrohen nė mėnyrė senzuale e as qė tė flasin nė mėnyrė senzuale. Burri tė respekton dhe kjo ėshtė me vetėm njė shikim tė shpejtė!


    9. Allahu tė fisnikėron pėrmes hixhabit. Ti je bujare e jo e degraduar, sepse je e mbuluar e jo e zhveshur.


    10. Allahu demonstron barazinė tėnde si njė grua muslimane pėrmes hixhabit. Zoti yt tė dhuron vlerė tė barabartė ēiftin tėnd tė ngjashėm dhe tė jep njė nikoqir tė tė drejtave dhe lirive tė mrekullueshme. Ti e shfaqė pranimin tėnd tė kėtyre drejtave unike duke e vendosur hixhabin.


    11. Allahu e definon rolin tėnd si njė grua muslimane pėrmes hixhabit. Ti je dikush me detyra tė rėndėsishme. Ti je pasqyrim i gruas sė veprės e jo e kėrkimeve tė kota. Ti e shfaqė sensin tėnd tė orientimit dhe qėllimit pėrmes hixhabit tėnd. Ti je dikush qė njerėzit e marrin seriozisht.


    12. Allahu e shpreh pavarėsinė tėnde pėrmes hixhabit. Ti deklaron qartazi se je njė rob i dėgjueshėm i Pronarit mė tė Madh. Ti s’do ta dėgjosh askė tjetėr dhe s’do tė pasosh rrugė tjetėr. Ti s’je rob i ndonjė njeriu e as rob i ndonjė populli. Ti je e lirė dhe e pavarur nga tė gjitha sistemet e bėra nga njeriu.


    13. Allahu tė jep ty liri tė lėvizjes dhe tė shprehjes pėrmes hixhabit. Ti ke mundėsi tė lėvizėsh dhe tė komunikosh, pa pasur frikė nga keqtrajtimi. Hixhabi yt tė jep njė vetėbesim tė veēantė.


    14. Allahu do qė tė tjerėt tė trajtojnė ty – njė grua muslimane – me mirėsi. Dhe hixhabi sjell trajtimet mė tė mira tė burrave ndaj teje.


    15. Allahu do qė bukuria jote tė ruhet pėr vetėm njė mashkull – burrin tuaj.


    16. Allahu tė ndihmon ty qė tė kėnaqesh nė njė martesė tė sukseshme pėrmes mbajtjes sė hixhabit. Pėr shkak se ti e rezervon bukurinė tėnde vetėm pėr njė njeri, dashuria e burrit tėnd ndaj teje shtohet, ai tė don mė shumė, tė respekton mė shumė dhe tė nderon mė shumė. Pra, hixhabi yt i kontribuon marėdhėnies sė suksesshme dhe tė qėndrueshme martesore.


    17. Allahu sjell paqe dhe stabilitet nė shoqėri pėrmes hixhabit! Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Meshkujt nuk shkaktojnė ērregullime duke formuar marėdhėnie tė paligjshme, sepse ti – grua muslimane – i qetėson pasionet e tyre. Kur mashkulli tė shikon ty, ndjehet i qetė e jo i joshur pėr tė kurvėruar ...



    Pra, gruaja muslimane me hixhab ėshtė dinjitoze, jo e ēnderuar; bujare, jo e degraduar; e liruar, jo e nėnshtruar; e pastruar, jo e njollosur; e pavarur, jo njė rob; e mbrojtur, jo e eksponuar; e respektuar, jo e pėrqeshur; me besim nė vete, jo e pasigurt; jo njė mėkatare, por njė perlė e ruajtur; jo njė prostitutė ...



    E dashura motėr muslimane! Eja drejt portave tė Parajsės me ne! Pėrmbushi detyrat tua ndaj Allahut, vendose zbukurimin tėnd – vendose hixhabin tėnd - dhe garo drejt Xhenetit duke i bėrė tė gjitha veprat e mira. Ti duhet tė pajtohesh tashmė se mbajtja e hixhabit ėshtė skajshmėrisht e dobishme, sepse Allahu na urdhėron vetėm pėr tė mirėn ...



    “Shpėrblimi i tyre ėshtė te Zoti i tyre: Kopshtet e Adnit, nėn tė cilat rrjedhin lumenjtė, ku ata do tė jetojnė pėrgjithmonė. Allahu ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata janė tė kėnaqur me Tė. Kjo ėshtė (e pėrgatitur) pėr kėdo qė i frikohet Zotit tė vet.” (Bejjine 8)

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Xhilbabi dhe veshja qė mund ta zėvendėsojė atė

    Nga Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani
    Marrė nga Mesa'il Nisa'ijjeh Mukhtareh, f.125-131





    Gjatė njė incizimi, shejh Albanit i qe parashtruar pyetja nė vijim:



    "Donim tė dinim mė shumė hollėsira rreth pėrcaktimit tė xhilbabit, meqė keni deklaruar se pikėpamja juaj pėr xhilbabin ėshtė se ajo pėrbėn veshjen qė mbulon trupin prej kokės deri tė shputat. Mirėpo, kemi hasur nė njė mospėrputhje tė konsiderueshme mendimesh nė librat gjuhėsorė pėr sa i pėrket kėsaj. Mes gjuhėtarėve ka qė mendojnė se kjo ėshtė njė xhybe e madhe, kurse tė tjerėt thonė qė kjo ėshtė njė shami. Dhe tė tjerė qė kanė mendimin si tuajin. Kėshtu, do tė donim njė shqyrtim mė tė hollėsishėm, Allahu ju shpėrbleftė, si edhe tė theksosh se cili ėshtė opinioni mė i fortė".



    Shejhu:"Mė vjen keq, por e kam tė paqartė pjesėn ku thatė qė disa njerėz konsiderojnė se xhilbabi ėshtė shamia. Ēka ėshtė shamia, tė cilės po i referoheni, kur thoni se e konsiderojnė tė jetė xhilbab? Kjo, sepse ėshtė e mirėnjohur qė shamia ėshtė mbulesė pėr kokėn, jo njė veshje e gjerė, qė mbulon tėrė trupin prej kokės deri tė shputat. Pra, kush thotė qė xhilbabi ėshtė njė shami, prej asaj ēfarė dini, sipas asaj ēfarė pėrmenda? Me tė vėrtetė, kjo ėshtė e ēuditshme. Kush e ka thėnė kėtė?!"



    Pyetėsi:"Kjo pėrmendet nė librin Lisan-ul-Arab, ku qėndron se kėshtu e kanė pėrcaktuar disa njerėz".



    Shejhu:"Aty thuhet qė xhilbabi ėshtė njė shami?"



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"S'ka mundėsi tė thuhet kjo, sepse, siē e dini, ka dy ajete nė Kur'an, ku njėri e urdhėron gruan tė mbartė xhilbab, kurse tjetri i urdhėron ato tė vendosin shaminė. S'ka mundėsi tė thuhet s'e tė dyja kėto ajete pėrsėrisin tė njėjtėn domethėnie, nė mėnyrė qė xhilbabi do tė ishte shami dhe shamia do tė ishte xhilbab. Por, tė dyja kėto terme – xhilbabi dhe shamia – mbartin domethėniet e tyre pėrkatėse, tė cilat dallojnė nga njėra-tjetra.



    E dini, pėr shembull, qė, kur gruaja gjendet nė shtėpi dhe ēohet pėr tė falė namazin, shumicėn e kohės ajo e ka kokėn tė zbuluar. Kėshtu, ajo vetėm e vendos shaminė nė kokė. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:"Allahu nuk e pranon namazin e njė femre tė pjekur, pėrveē nėse ajo ka shami".



    Ajo ēfarė ėshtė menduar kėtu, s'ėshtė xhilbabi, por mbulimi i kokės. Nga dėshmitė qė tregojnė nė kėtė ėshtė se pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, na ka urdhėruar tė fshijmė [mes'h] mbi turban, mbi shami dhe mbi ēorapė.



    Me kėtė hadith, synoj tė tregoj qė shamia ėshtė njė veshje, tė cilėn e mbartin edhe burrat, edhe gratė. Nga kjo s'mund tė mėsohet - pėr ata qė dinė arabisht - qė njė burrė mund tė mbartė xhilbab! Mė saktė, kjo do tė thotė qė ai mund tė vendosė njė shami [mbulesė koke].



    Pra, ėshtė e lejueshme pėr njė person tė vendosė shami nė kokė dhe tė fshijė [t'i japė mes'h] mbi tė [kur tė marrė abdes], qoftė burrė apo grua. Synimi im nė kėtė diskutim ėshtė qė, sė pari, tė vėrtetoj citatin sipas gjuhės arabe, dhe, sė dyti, nėse pėrfundimisht vėrtetohet qė ky citat vėrtet gjendet nė Lisan-ul-Arab dhe aty qėndron se domethėnia e njė xhilbabi ėshtė shamia, atėherė kjo mjafton si dėshmi se njė thėnie e tillė ėshtė e paqėndrueshme, nga fakti qė vetė autori ėshtė shprehur:'Kjo konsiderohet tė jetė kėshtu e kėshtu...' [dmth ėshtė i pasigurt].



    Pėr mė shumė, nėse e studiojmė tekstin e Librit dhe tė Sunetit, nga i cili tashmė pėrmendėm disa, do tė pėrftonim, me siguri, se shamia s'ėshtė xhilbab e as xhilbabi s'ėshtė shami. Thėnė shkurt, njė shami mbulon mė pak se njė xhilbab, kurse xhilbabi ka njė gjerėsi mė tė madhe sa i pėrket pjesėve qė i mbulon. Po ashtu, xhilbabi ėshtė i veēantė vetėm pėr gratė. Ato qenė qė u urdhėruan ta mbartnin atė, jo burrat. Por, pėr sa i pėrket shamisė, atėherė kjo ėshtė njė veshje qė e mbartin burrat dhe gratė. Edhe pse burri s'ėshtė i detyruar ta mbartė atė, kėtė veshje e mbartin si burrat, ashtu e dhe gratė. Mu si kėmishėn. Nė po tė njėjtėn mėnyrė qė njė burrė mbart kėmishėn pėr ta mbuluar pjesėn e turpshme [auretin] – qė ėshtė e ndryshme nga e femrės – po ashtu vepron edhe gruaja. Por, pjesa e turpshme e saj pėrfshin mė shumė, sesa pjesa e turpshme e burrit.



    Pėr kėtė arsye, kemi thėnė nė librin "Hixhabi i gruas muslimane" se, kur njė grua muslimane del prej shtėpisė, ajo ėshtė e detyruar t'i bėjė dy gjėra:



    1- tė vendosė shami nė kokė dhe
    2- ta vendosė xhilbabin mbi atė shami, duke dalė kėshtu edhe me shami, edhe me xhilbab.



    Pra, kur njė grua del prej shtėpisė sė vet, nuk mjafton vetėm njėra veshje pa tjetrėn. Ajo duhet tė veshė edhe shaminė, edhe xhilbabin. Ju jeni nė dijeni pėr ajetin Kur'anor, i cili ka tė bėjė me shaminė, ku Allahu thotė:"Thuaju t'i lėshojnė vellot [khumuur] mbi gjokse/kraharor". [en-Nur, 31]



    Lėshimi i njė veshjeje afėr gjoksit s'mund tė arrihet me xhilbab. Kjo mund tė bėhet vetėm me shami, meqė ka mundėsi ta lidhėsh/mbėshtjellėsh atė. Pėr sa i pėrket xhilbabit, e dini qė s'mund tė mbėshtjellėt rreth gjoksit apo nė qafė. Dhe mund tė shihni sesi i mbėshtjellin burrat shamitė dhe si i fiksojnė nė qafėt e tyre. Pra, pėr shkak tė kėsaj, ajo ēfarė ėshtė veēuar kėtu, ėshtė shamia e jo xhilbabi. Kur njė grua del prej shtėpisė sė vet, ajo ėshtė e detyruar tė vendosė njė shami mbi kokė dhe ta mbėshtjellė atė nė qafė dhe rreth gjoksit. Kjo sepse xhilbabi nuk i pėrgjigjet pėrpjekjeve tė saj pėr kėtė mbulim pėrfshirės, ngaqė ėshtė e gjerė dhe e gjatė, kurse shamia ėshtė e gjerė dhe e shkurtė. Kjo ėshtė pėrgjigja ime pėr ēfarė pyetėt. Nėse ka diēka qė nuk kam pėrfshirė nė shqyrtimin tim, ma sill ndėr mend".



    Pyetėsi:"Atėherė, nga kjo kuptoj se xhilbabi s'ėshtė xhybja e gjerė, tė cilėn e veshin gratė sot, kėtu [nė kėtė vend], qė shtrihet nga qafa deri tė shputat?"



    Shejhu:"Jo, fare. Kjo s'ėshtė xhilbab. Mirėpo, kjo na bėn ta shqyrtojmė mė tej ēėshtjen e xhilbabit. Siē thamė mė lart, sipas aspektit gjuhėsor, xhilbabi s'ėshtė ajo qė njihet si pallto. Ajo qė duhet tė sqarohet, ėshtė:



    urdhri qė u ėshtė drejtuar grave, veēanėrisht mbartja e xhilbabit, nuk pėrbėn njė akt adhurimi tė pakuptueshėm, pėrkundrazi, kjo mund tė kuptohet. Domethėnia qė pėrftohet nga kjo, tė cilėn e treguam mė herėt, ėshtė ta arrijė mbulimin qė gruaja duhet t'i pėrmbahet. Kėshtu, pėr shembull, nėse njė grua mbart dy veshje apo e ndan xhilbabin nė dy pjesė – tė epėrm dhe tė poshtėm – dhe tė dyja kėto pjesė e pėrmbushin synimin e xhilbabit, qė ėshtė pėrmendur nė Kur'an, atėherė, ndonėse nuk u referohemi nga aspekti gjuhėsor si xhilbab kėtyre dy pjesėve, konsiderojmė qė kjo ende pėrmbush synimin e dėshiruar tė urdhrit pėr tė mbartur xhilbab nga perspektiva fetare.



    Nė Siri, deri vonė ka pasur dhe ende vazhdon tė ketė tek disa gra, tė cilat i pėrmbahen fesė, njė veshje e quajtur Melajet-uz-Zemm. Keni dėgjuar pėr kėtė?



    Pyetėsi:"Tek ne ka diēka qė e quajmė Mela'eh [xhybe]?



    Shejhu:"Jo, thashė Melajet-uz-Zemm".



    Pyetėsi:"Jo, jo me kėtė term. Ne e quajmė Mela'eh".



    Shejhu:"Ky ėshtė term arabik. Ēėshtja ėshtė se kjo veshje qė e kemi kėtu nė Siri, pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė ėshtė njė fund, i njohur si tenureh. E keni dėgjuar kėtė fjalė?



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"Tenureh ėshtė njė fund qė fiksohet pėr beli me njė llastik. Pra, natyrisht, ajo ėshtė e gjerė. Gruaja e mbart kėtė nga kėtu, duke kėshtu mbuluar kėshtu tėrė pjesėn e poshtme tė trupit. Pastaj, mbi kėtė tenureh, e cila quhet kherrateh [fund] nė Siri, vendoset pjesa e epėrme e veshjes qė vendoset mbi kokė dhe tė cilėn gruaja e pėrdor pėr ta mbuluar kokėn, kraharorin, anėt, ijėt dhe madje edhe llastikun, qė mbėrthen belin me anė tė kėsaj tenureh apo kharrateh. Asnjė pjesė e kėtij llastiku tė kėtij fundi, nuk ėshtė e dukshme, sepse futet nėn tė. E keni tė qartė kėtė?



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"Midis nesh, kėtu, kėtė veshje e quajnė Melajet-uz-Zem, meqė ky fund mbėrthehet nė bel me llastik. Kėshtu, nėse e keni kuptuar se si ėshtė kjo veshje, argumentimi qė dua tė bėj ėshtė qė, ndonėse kjo veshje qė ėshtė si xhybe, nuk ėshtė xhilbab [gjuhėsisht], ende pėrmbush detyrimin e xhilbabit, i cili konsiston nė mbulimin e tėrė trupit. E keni tė qartė kėtė?"



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu: Nėse ēėshtja ėshtė e qartė, atėherė shohim qė nuk jemi tė detyruar t'i pėrmbahemi formulimit gjuhėsor tė xhilbabit, por synimit tė tij. Tash, do t'i kthehem "palltos", pėr tė cilėn fola mė herėt, tė cilėn e mbartin gratė muslimane, qė mbėrrin deri tė shputat. Kjo nuk ėshtė xhilbab. Pavarėsisht nga kjo, kjo ende s'ėshtė si Melajet-uz-Zem, sepse nuk e mbulon kokėn dhe atė prej ēka pėrbėhet ajo. Por, ēfarė bėjnė gratė sot? Ajo mbėshtjell veshjen e njohur si shami [esharp] rreth kokės. E keni dėgjuar kėtė term?



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"Njė khimar [shami] e vogėl e cila mbėshtjell kokėn, por e cila nuk mbulon ballin dhe tėmthin, dhe e cila, po ashtu, lė jashtė qafėn, sepse ėshtė e vogėl, natyrisht qė nuk pėrmbush synimin e njė xhilbabi sipas pėrcaktimit tė duhur tė tij. Synimi i xhilbabit ėshtė ashtu siē e diskutuam nė rastin e Melajet-uz-Zem. Qartė? Pra, le tė marrim shembullin e kėsaj gruaje, e cila mbart kėtė pallto. Si e quani ju kėtė?"



    Pyetėsi1:"E quajmė hixhab".



    Shejhu:"Jo, kjo ėshtė gabim. Ēėshtja ėshtė qė, nėse njė grua mbart kėtė lloj "hixhabi", pastaj e vendos njė shami nė kokė, atėherė duhet tė ketė edhe njė hixhab, domethėnė, njė xhilbab qė vendoset mbi kėtė shami. Thamė qė janė dy ajete nė Kur'an. Ky xhilbab mund tė ndahet nė dy pjesė, siē e pėrmendėm mė lart, kur diskutuam rreth Melajet-uz-Zem. Andaj, nėse njė grua mbart kėtė veshje qė ju e quani hixhab, dhe pastaj vendos njė shami tė mirėfilltė nė kokė dhe jo atė qė njihet si shami [e s'ėshtė e tillė Sh.p.], pastaj mbi kėtė shami vendos njė veshje tė pjesshme, qė mbulon gjysmėn e trupit tė saj, siē ėshtė ajo qė mbulon krahėt/gjoksin dhe duart, atėherė kjo ėshtė e vlefshme dhe e pranueshme sipas fesė".2



    Shėnime:



    1. Pyetėsi ka qenė nga Algjeria.
    2. Silsilet-ul-Huda uen-Nur [kaseta nr.232].

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Detyra e gruas pėr t’i shėrbyer burrit tė saj

    Nga Shejh Albani





    Abdullah Ibn Amr transmetoi se i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė, ‘E tėrė bota ėshtė furnizim, ndėrsa sendi mė dobiprurės i kėsaj bote ėshtė gruaja e devotshme’. (Muslim)



    Ėshtė obligim pėr gruan qė tė jetė e dėgjueshme ndaj burrit tė saj pėrbrenda shtrirjes sė mundėsive tė saja. Kjo ėshtė pjesė e devotshmėrisė. Kjo ėshtė “ajo me ēka Allahu i ka favorizuar “ burrat ndaj grave, siē qėndron nė dy ajetet, ku shprehet njė shkallė e pėrparėsisė ndaj tyre (grave). Ka edhe shumė hadithe autentike tė cilat e theksojnė tė njėjtėn gjė. Ato (hadithet) qartazi shpjegojnė tė drejtat e gruas, qoftė ajo e dėgjueshme apo jo. Ėshtė mė rėndėsi kėtu qė tė citojmė disa nga kėto hadithe me shpresė se do tė jenė pėrkujtues pėr gruan e kohės sonė, meqė Allahu ka thėnė, “Dhe pėrkujto, ngase vėrtet pėrkujtimet u bėjnė dobi atyre qė besojnė.”



    ‘Nuk ėshtė e lejueshme pėr gruan qė tė agjėrojė nė prani tė burrit tė saj pėrveē me lejen e tij, dhe ajo s’bėn ta pranojė dikė nė shtėpinė e tij pėrveē me lejen e tij.’ (Buhari dhe tė tjerėt)



    ‘Kurdo qė burri e thėrret gruan nė shtratin e tyre, e ajo refuzon tė shkojė, duke e lėnė atė tė hidhėruar gjatė tėrė natės, ajo do tė mallkohet nga engjėjt deri nė mėngjes.” (Nė disa versione tjera, “gjersa ajo tė zbutet {i shkon atij} dhe “gjersa ai ta falė atė.” (Buhari, Muslim dhe tė tjerėt)



    ‘Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, asnjė grua se ka pėrmbushur obligimin ndaj Zotit tė saj gjersa tė ketė pėrmbushur obligimin e saj ndaj burrit tė vet, dhe sikur ai ta kėrkonte atė derisa ajo gjindet nė shalė, ajo s’duhet ta refuzojė kėrkesėn e tij.” (Ibn Maxhe, Ahmed dhe tė tjerėt – sahi)



    ‘Sa herė qė njė grua e ngacmon burrin e saj nė kėtė jetė, gruaja e tij nga mesi i Hurijave (gratė e Xhenetit) thotė, “Mos e ngacmo atė, Allahu tė luftoftė! Ai s’ėshtė tjetėr veēse njė musafir tek ti, dhe ai vetėm sa nuk ėshtė ndarė prej teje dhe tė vijė tek ne!” (Et-Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe tė tjerėt – sahi)



    Nė autoritetin e Husain Ibn Muhsen, i cili tha, ‘Tezja ime mė rrefeu njė hadith duke thėnė: Erdha te Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) pėr disa nevoja tė miat, dhe ai tha, ‘Ti atje, a je e martuar?’ Unė thashė, ‘Po’. Ai tha, ‘Si sillesh me burrin tėnd?’ Ajo tha, ‘Nuk dėshtoj nė ndonjė gjė pėrveē nė atė pėr tė cilėn s’kam mundėsi. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) tha, ‘Kujdesu mirė pėr pozitėn tėnde nė raport me tė, ngase kjo ėshtė ēelėsi pėr Xhenet dhe Xhehenem.’ (Et-Taberani nė El-Euret, Ibn Hiban dhe tė tjerėt – hasan ose sahi)



    Disa nga hadithet e lartpėrmendura qartazi tregojnė nė obligimin e gruas qė ta dėgjojė dhe shėrbejė burrin e saj aq sa ka mundėsi. Dhe s’ka dyshim se njėra nga gjėrat e para qė pėrfshihen nė kėtė ėshtė shėrbimi nė shtėpi dhe ajo qė ėshtė e lidhur me kėtė, siē ėshtė edukimi i fėmijėve dhe gjėra tė ngjashme. Dijetarėt kanė dalluar nė lidhje me kėtė, ndėrsa Ibn Tejmije thotė nė El-Fataua (2/234-235), ‘Dijetarėt kanė dalluar nė lidhje me atė se a duhet ajo tė shėrbejė atė duke e furnizuar shtėpinė, pėrgatitur ushqimin, bluar miellin pėr shėrbėtorėt dhe bagėtinė e tij etj. Disa prej tyre thonė: Shėrbimi nuk ėshtė i detyrueshėm. Dhe kjo ėshtė thėnie e dobėt, mu siē ėshtė e dobėt thėnia e atyre qė thonė se ai (burri) s’ėshtė i obliguar tė sillet mirė me tė apo tė bėjė marėdhėnie seksuale me tė! Meqė kjo s’do tė ishte sjellje e mirė ndaj tij, mu si bashkėudhėtari nė udhėtim – nėse ai nuk i ndihmon atij, ai s’do tė sillej mirė me tė. Dhe ėshtė thėnė: Kjo ėshtė e saktė – shėrbimi ndaj tij ėshtė i obligueshėm, meqė burri i saj ėshtė caktuar si zotėri i saj nė Librin e Allahut dhe ajo ėshtė njė rob, siē tregohet nė Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) dhe robi e shėrbėtori duhet tė shėrbejnė ashtu siē ėshtė mirė e njohur. Pastaj disa prej tyre thonė: Shėrbimi i lehtė ėshtė obligim. Ndėrsa tė tjerėt thonė se shėrbimi qė pėrbėn sjelljen e mirė ėshtė ajo qė ėshtė e obliguar – dhe kjo ėshtė e saktė. Pra, ajo duhet tė ofrojė shėrbimet tė cilat priten prej njeriut me pozitė tė kėtillė, dhe kjo ndryshon sipas rrethanave tė ndryshme. Kėshtu qė shėrbimi i gruas nė shkretėtirė s’ėshtė i njėjtė me shėrbimin e asaj qė jeton nė qytet, dhe shėrbimi i gruas sė fortė s’ėshtė i njėjtė me shėrbimin e gruas sė dobėt.’



    Unė them: Nėse do Allahu, dhe kjo ėshtė thėnie e Malikut dhe Asbighut nė El Fet-h (9/418) dhe Ebu Bekr Ibn Abi Sheibes, dhe po ashtu El-Teuzixheri i Hanbelive siē qėndron nė El-Ikhtijarat (f. 145) dhe i njė grupi tė dijetarėve tė hershėm dhe tė vonshėm, siē qėndron nė ez-Zad (4/40), dhe ne nuk gjejmė ndonjė dėshmi tė pėrshtatshme pėr ata qė thonė se shėrbimi s’ėshtė i obligueshėm.



    Disa prej tyre thonė, “Marrėveshja martesore nėnkupton kėnaqėsinė pėr dobinė e personit, e jo shėrbimin”, dhe kjo refuzohet meqė kjo ėshtė e njėjta pėr gruan pėrmes burrit tė saj – pra, ata janė tė njėjtė nė lidhje me kėtė. Dhe siē e dimė, Allahu e ka obliguar burrin edhe me diē mė shumė, dhe kjo ėshtė furnizimi dhe veshmbathja, sigurimi i vendbanimit dhe shpenzimi pėr tė (gruan); dhe po ashtu edhe gruan me diē mė shumė – dhe kjo s’ėshtė gjė tjetėr veēse shėrbimi qė ajo duhet bėrė atij. Posaēėrisht pasi qė ai ėshtė pėrgjegjės i saj ashtu siē parapriu. Kėshtu qė nėse ajo nuk e shėrben atė, atėherė ai do ta shėrbejė atė nė shtėpinė e cila do ta bėjė atė (gruan) pėrgjegjėse, dhe kjo ėshtė nė kundėrshtim me ajetin Kur’anor, siē ėshtė evidente. Pra, ėshtė vėrtetuar se ajo duhet ta shėrbejė atė.



    Po ashtu, shėrbimi i burrit ēon nė dy situata kontradiktore – njeriu do tė parandalohej me shėrbim nga kėrkimi i furnizimit tė tyre dhe kėrkesave tė tjera tė nevojshme, dhe se gruaja do tė mbetej nė shtėpi pa bėrė gjė. Kotėsia e kėsaj thėnie ėshtė evidente, ngase Sheriati nuk i ka dhėnė burrit dhe gruas tė drejta tė barabarta, mė saktė, burrit i ka dhėnė njė shkallė mė tė lartė.



    Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nuk e zbatoi ankesėn e bijės sė tij, Fatimes kur ajo “erdhi te Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) dhe u ankua pėr vėshtirėsitė (dėmtimin e duarve) qė ia kishte shkaktuar mulliri i dorės, dhe ajo kishte dėgjuar se njė i zėnė rob i ishte sjellur atij, por ajo nuk e gjeti atė dhe e informoi A’ishen pėr kėtė. Kur i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) erdhi, A’isha e informoi pėr vizitėn e Fatimes. Aliu (radiallahu anhu) tha, ‘Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) erdhi tek ne pasi qė ne kishim shkuar pėr tė fjetur. Kėshtu qė ne nisėm tė ēohemi por ai tha, ‘Rrini nėpėr vendet tuaja.’ Ai erdhi dhe u ul mes meje dhe asaj ashtu qė unė ndjeva ftohtėsinė e kėmbėve tė tija nė barkun tim. Dhe ai tha, ‘A doni t’ju informoj pėr diēka qė ėshtė mė e mirė se ajo tė cilėn e keni kėrkuar?, kur tė shkoni pėr tė fjetur thuani subhaneallah 33 herė, elhamdulilah 33 herė, dhe Allahu ekber 34 herė, ngase kjo ėshtė mė mirė pėr ju se njė shėrbėtor.”



    Pra, ju mund tė shihni sesi Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nuk i tha Aliut, ‘Ajo s’duhet tė tė shėrbej.’ Mė saktė, ti duhesh ta bėsh kėtė. Dhe Ai (sallallahu alejhi ue selam) nuk e mori parasysh pėrparėsin e disa njerėzve tė caktuar nė nxjerrjen e vendimeve siē ėshtė cekur nga Ibn Kajjim nė Zaadul Me’ed (4/45-46)



    Veē kėsaj, nė atė qė parapriu nuk gjindet ndonjė gjė qė e mohon rekomandimin e ndihmės sė burrit ndaj gruas nėse ai gjen kohė pėr kėtė, mė saktė, kjo ėshtė pjesė e sjelljes sė mirė mes atyre dyve dhe prandaj A’isha (radiallahu anha) ka thėnė, ‘Ai ishte nė shėrbim tė familjes se tij, dhe kur vinte koha e namazit, ai dilte.” (Buhari, Tirmidhi – sahi).



    Dhe nė esh-Sheme’il (2/185) me isnade tjera me formulimin, ‘Ai ishte njėri prej njerėzve. Ai pėrkujdesej vetė pėr teshat e tija, e milte delen, dhe i shėrbente vetvetes.’ Dhe nė kėtė transmetim gjinden ata qė janė tė besueshėm dhe disa tė tjerė qė janė paksa tė dobėt. Mirėpo, Ahmed dhe Ebu Bekr esh-Shefi e transmetojnė atė me isnad tė fortė, siē kam treguar nė Silsiletul Ahadithus Sahihe.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Obligimi nė tė besuarit se ka dallime mes burrit dhe gruas

    Nga Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd, anėtar i Komitetit tė Pėrhershėm tė Muftive nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite




    Dallimet fizike, figurative dhe legjislative (nė lidhje me ligjet fetare) mes burrit dhe gruas janė konfirmuar nga paracaktimi hyjnor, teksti i burimeve fetare Islamike, ēka evidentisht mund tė kuptohet, si dhe nga intelekti.



    Kjo mund tė sqarohet siē vijon: Se Allahu – i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė – e krijoi burrin dhe gruan si dy gjysma tė ndara pėr llojin njerėzor – mashkull dhe femėr. Allahu ka thėnė: “Dhe atė se Allahu krijoi dy ēifte, mashkullin dhe femrėn.” (En-Nexhm 45)



    Tė dytė ata kanė pjesė nė establishmentin e ekzistencės, secili sipas asaj qė ėshtė e veēantė pėr gjininė e tij apo saj. Tė dytė ata po ashtu kanė pjesė nė establishmentin e kėsaj ekzistence nė lidhje me ēėshtjen e adhurimit tė Allahut, mė tė Lartit. Nė kėtė ēėshtje nuk ka dallim mes burrit dhe gruas nė gjeneralitetin e Islamit. Kjo do tė thotė se nuk ka dallim mes tyre nė ēėshtjet e besimit nė Teuhid (Unitetin e Allahut dhe tė drejtėn e Tij qė vetėm Ai tė adhurohet), nė Itikad (kredon e besimeve e cila ėshtė obligim pėr ēdo Musliman), nė realitetet e Imanit (besimit), nė nėnshtrimin e fytyrės Allahut, mė tė Lartit, nė ēėshtjet e shpėrblimit dhe dėnimit, nė gjeneralitetin e inkurajimit pėr tė bėrė mirė dhe nė dekurajimin prej tė keqes, dhe nė ēėshtjet e akteve tė dobishme. Po ashtu s’ka dallim mes dy gjinive nė gjeneralitetin e Ligjdhėnies nė lidhje me tė drejtat dhe obligimet pėrgjithėsisht. Allahu thotė:



    “Dhe Unė nuk i kam krijuar Xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos (me qėllim) qė ata tė mė adhurojnė Mua.” (Edh-Dharijat 56)



    “Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė ai mashkull ose femėr, derisa ai (ose ajo) ėshtė besimtar, atėherė Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė.” (En-Nehl 97)



    “Dhe kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė ai mashkull ose femėr, derisa ai (ose ajo) ėshtė besimtar, atėherė kėta njerėz do tė hyjnė nė Parajsė dhe atyre s’do t’u bėhet aspak e padrejtė.” (En-Nisa 124)



    Sidoqoftė, ėshtė sipas paracaktimit tė Allahut dhe vendimit tė Tij qė mashkulli tė mos jetė i njėjtė sikur femra nė mėnyrėn e krijimit fizik tė tij, dukjen e tij dhe pėrbėrjen e tij. Nė gjininė mashkullore ėshtė njė lloj i perfeksionimit nė krijimin e tij, dhe njė fuqi natyrore. Nė fuqinė fizike tė saj dhe pėrbėrjen natyrore, femra ėshtė mė pak e kompletuar nė krijimin e vet sesa mashkulli. Kjo ėshtė pėr shkak tė asaj ēka ajo pėrjeton nga menstruacionet, shtatzėnia, gji-dhėnia, kujdesi pėr ēėshtjet e fėmiut, dhe kultivimin e gjeneratave tė ardhshme tė Umetit (Popullit Musliman). Pėr kėtė arsye, femra qe krijuar nga brinja e Ademit (alejhi ue selam). Kėshtu, ajo ėshtė pjesė e tij (burrit), dhe ajo e pason atė dhe duhet t’i bindet atij. Burrit i janė lėnė nė besim ēėshtjet e saja, mbrojtja e saj dhe shpenzimi (i pasurisė) nė tė dhe nė ēfarėdo qė mund tė kenė nga fėmijėt. Nga rezultati i kėtij dallimi nė krijimin e tyre janė edhe kėto qė vijojnė: dallimi mes tyre nė fuqi, nė aftėsitė fizike, nė inteligjencė, nė tė menduarit e tyre, nė butėsinė e tyre, nė qėllimet dhe synimet e tyre, dhe nė veprat dhe funksionet e tyre. Dhe nė atė ēka pėrmbajnė kėto dallime ekziston dėshmi e mjaftueshme, e lere mė nėse ne i shtojmė kėsaj edhe atė ēka dijetarėt e mjeksisė moderne kanė theksuar me konkludimet mahnitėse nė lidhje me dallimet nė krijim mes dy gjinive.



    Kėshtu, Allahu ka specifikuar ligje tė caktuara pėr njerėzit, dhe ato janė ligje tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr krijimin e tyre, pėrbėrjen e tyre, konstruksionin e tyre, karakteristikat e veēanta tė konstruksionit tė tyre, kualifikimet e tyre, ajo qė ėshtė e mjaftueshme pėr ta nė lidhje me ekzekutimin e detyrave tė domosdoshme nga ana e tyre, durimin e tyre, tolerancėn e tyre, seriozitetin e tyre, dhe detyrat e tyre jashtė shtėpisė sė tyre, dhe pėrpjekjet e tyre dhe shpenzimet nė ata tė cilėt jetojnė nė shtėpinė e tyre.



    Allahu gjithashtu ka specifikuar ligje tė caktuar pėr gratė, tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr krijimin e tyre, pėrbėrjen e tyre, konstruktin e tyre, karakteristikat e veēanta tė tyre, kualifikimet e tyre, detyrat e tyre, dobėsinė e tyre nė durim dhe tolerancė, detyrat e tyre tė pėrgjithshme dhe funksionet e rėndėsishme nė shtėpi, kujdesi i tyre pėr ēėshtjet e shtėpisė dhe kultivimi i tyre nė lidhje me ata tė cilėt jetojnė nė shtėpinė e tyre nga gjeneratat e ardhshme tė Umetit.



    Allahu pėrmend thėnien e gruas sė Imranit kur ajo tha:



    “Dhe mashkulli s’ėshtė si femra.” (Aal Imran 36)



    Lavdi i qoftė Atij, i Cili posedon krijimin, komandėn, gjykimin dhe ligjdhėnien.



    “A s’ėshtė ajo se krijimi dhe komanda i takojnė Atij (Allahut)? I Bekuar qoftė Allahu, Zoti i Botave.” (El-Araf 54)



    Prandaj, kjo ėshtė ajo qė Allahu dėshiron nė ekzistencėn dhe vendimin nė lidhje me krijimin, pėrbėrjen e gjėrave dhe atyre gjėrave qė ai i ka dhėnė. Kjo po ashtu ėshtė ajo qė Allahu do nė ēėshtjet e ligjdhėnies fetare nė lidhje me urdhėrin, gjykimin dhe ligjdhėnien. Kėshtu, tė dyja kėto aspekte tė dėshirės sė Allahut janė bashkuar pėr dobinė e krijesave (njerėzimit) dhe establishmentit, si dhe pėr mbajtjen e ekzistencės. Kjo gjithashtu ėshtė e dobishme pėr organizimin e jetės sė individit, familjes, komunitetit, dhe shoqėrisė njerėzore.



    Kjo (e cila pason kėtu) ėshtė njė pjesė e asaj qė ėshtė specifikuar pėr secilėn nga kėto dy gjini:



    Nė mesin e ligjeve tė cilat janė specifike pėr burrat:


    Ajo se ata janė mbajtėsit tė cilėt janė tė ngarkuar me mbrojtjen, pėrkujdesjen, sigurimin e vyrtyteve tė anėtarėve tė familjes dhe parandalimit tė veseve, mbrojtjen e shenjtėrisė sė familjes nga kriminelėt, dhe ata janė mbajtės dhe mbrojtės tė shtėpisė krahas atyre tė cilėt jetojnė nė to duke pėrfituar pasuri dhe duke shpenzuar nė anėtarėt e familjes.



    Allahu, mė i Larti, ka thėnė:



    “Burrat janė mbajtėsit dhe mbrojtėsit e grave pėr shkak tė asaj me ēka Allahu e ka favorizuar njėrin prej tyre (mashkullin) mbi tjetrin (femrėn), dhe pėr shkak tė asaj ēka ata (mashkujt) shpenzojnė nga pasuria e tyre. Prandaj, gra tė drejta janė gratė e devotshme e tė dėgjueshme, gratė tė cilat e ruajnė nė mungesė (tė burrit) atė ēka Allahu ka dashur qė ato ta ruajnė.” (En-Nisa 34)



    Esh-Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd
    Burimi: Hirasatul-Fadhile, f.15-18

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Hixhabet me ngjyrė?

    Shejh Albani



    - Kushti i gashtė: Xhilbabi [mbulesa] s'duhet tė jetė zbukurim nė vetvete.
    …



    Dije se nuk ėshtė zbukurim nė asnjė kuptim qė veshja me tė cilėn mbulohet gruaja tė jetė me ngjyrė tjetėr veē tė bardhės apo tė zezės, ndryshe nga siē gabimisht supozojnė disa gra tė pėrkushtuara nė fe. Kjo bazohet nė kėtė qė vijon:



    Sė pari, thėnia e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:



    "Parfumi i gruas ėshtė ai, qė ka ngjyrė tė dukshme dhe aromė tė fshehur…" [Mukhteser esh-Shema'il (188)]



    Sė dyti, qėndrimi i femrave sahabije nė kėtė, dhe unė do tė citoj disa transmetime tė vėrtetuara lidhur me kėtė nga ajo ēfarė el-Hafidh ibn ebi Shejbeh ka transmetuar nė el-Musenef [8/371-372]:



    Nga Ibrahim [en-Nekhi] se ai, sė bashku me Alkame dhe el-Esued, kanė hyrė tek gratė e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe i kanė parė me mbulesė tė kuqe".



    Nga Ibn Ebi Muleikeh:"Pashė nė Umm Selemen njė teshė dhe njė mbulesė me ngjyrė tė verdhė/tė kuqe".



    Nga el-Kasim, dhe ky ėshtė Muhamed ibn ebi Bekr es-Siddik, se:"Aisha mbartte tesha tė verdha ndėrsa ishte nė ihram".



    Dhe nė njė transmetim nga el-Kasim se:"Aisha mbartte tesha tė me ngjyrė tė kuqe dhe tė verdhė ndėrsa ishte nė ihram".



    Nga Hisham, nga Fatime bint el-Mundhir se:"Aisha mbartte teshė tė verdhė ndėrsa ishte nė ihram".



    Nga Se'id bin Xhubejr, i cili i kishte parė disa nga gratė e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] tė bėnin tauaf Kabėn ndėrsa mbartnin veshje tė verdhė/tė kuqe".
    …



    - Kushti i tetė: Xhilbabi s'duhet tė jetė veshje pėr shuhreh [pėr t'u dalluar]1



    Kjo, pėr shkak tė hadithit tė Ibn Umer, i cili ka thėnė se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]:



    "Kushdo qė vishet pėr t'u dalluar dhe pėr t'u bėrė i famshėm nė kėtė botė, Allahu do ta veshė atė me veshje tė poshtėrimit nė Ditėn e Ringjalljes, pastaj do tė digjet".2



    --------------------------------------------------------------------------------
    1. Kjo pikėrisht ėshtė veshja qė mbartet pėr t'u dalluar mes njerėzve, qoftė ajo veshje e shtrenjtė, qė personi e mbart pėr sy e faqe dhe mburrje nė kėtė botė, qoftė veshje e thjeshtė, tė cilėn personi mund ta mbartė pėr tė treguar asketizėm dhe pėr sy e faqe [duke bėrė vepra tė mira me qėllim qė t'u lė pėrshtypje tė tjerėve]. Esh-Sheukani ka thėnė nė Nejlul-Eutar [2/94]:
    "Ibnul-Ethir ka thėnė:'Esh-Shuhreh ėshtė e atillė qė e bėn personin tė dallohet nga njerėzit, pėr shkak tė ngjyrės sė ndryshme tė veshjes, kėshtu qė bie nė sy dhe shkakton mahnitje dhe krenari'".
    2. Ebu Daud [2/182] dhe Ibn Maxhe [2/278-279], nėpėrmjet Ebu Euaneh, nga Uthman ibn el-Mughireh, nga el-Muhaxhir, nga ai. Ky zinxhir i transmetimit ėshtė hasen, siē ka thėnė el-Mundhirij nė et-Terghiib [3/112], dhe njerėzit e zinxhirit tė tij janė tė besueshėm siē ka thėnė esh-Sheukani.

    --------------------------------------------------------------------------------


    [Marrė nga Xhilbab el-mer'etil-muslimeh, f.121-123, 213]




    Komisioni i pėrhershėm pėr Fetua



    Pyetje: A duhet xhilbabi i gruas muslimane tė jetė i zi apo mund tė ketė ngjyrė tjetėr?



    Pėrgjigje: Veshja e gruas muslimane nuk ėshtė e kufizuar nė ngjyrė tė zezė dhe ėshtė e lejueshme qė ajo tė mbartė ēfarėdo ngjyrė tė teshės, pėr sa kohė qė ajo tė mbulojė avretin [ajo pjesė e trupit qė, sipas Sheriatit, duhet tė mbulohet], nuk u pėrngjan meshkujve, nuk ėshtė e ngushtė nė mėnyrė qė tė pėrvijojė formėn e trupit, nuk ėshtė e hollė nė mėnyrė qė tė duket ēfarė ėshtė nėn tė dhe nuk provokon fitne [joshje].



    Shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
    AbduRrezak Afifij
    Abdullah ibn Gudejan
    Abdullah ibn Ku'ud



    ["Hixhabi dhe veshja e gruas" nga Fetaua el-lexhne ed-da'imeh lil buhuthil-ilmije uel-ifta]




    Shejh Ubejd el-Xhabirij



    Pyetje: Kam lexuar disa transmetime lidhur me Nėnat e besimtarėve se ato vishnin hixhabe dhe xhilbabe me ngjyrė tė kuqe e tė verdhė, kėshtu qė a ėshtė e lejueshme tė vishet kjo teshė?



    Pėrgjigje: O bija ime, kėto ngjyra qė janė mbartur nga kėto gra nė atė kohė kanė qenė ngjyra tė njohura, dhe me atė ēfarė pėrmendet nė kėto transmetime nuk mendohet nė ngjyrat qė tėrheqin vėmendjen, por, vėrtet, kėto ngjyra qenė tė ngjashme me tė kuqen dhe tė zezėn, apo, pėr shembull, njė pėrzierje apo kombinim i tė kuqes, sė zezės dhe tė gjelbrės. Pra, mos i pėrfytyroni Nėnat e besimtarėve dhe motrat e tyre ndėr sahabijet apo tabi'inet me xhilbab apo shami qė tėrheqin vėmendjen e burrave tė huaj.



    [Shejh Ubejdi nė Medinėn e Ndritur mė 14 maj 2007]

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Statusi i gruas para dhe pas Islamit

    nga shejh Salih el-Feuzan
    Burimi: libri i tij, Tenbihat alaa Ahkam Tekhtessu bil-Mu'minat [f.6-11]





    Statusi i gruas para Islamit



    Ajo qė mendohet me "para Islamit" kėtu ėshtė periudha e njohur si xhahilije [ditėt e injorancės], nė tė cilėn jetonin Arabėt nė veēanti dhe e gjithė bota nė pėrgjithėsi. Kjo ishte kur njerėzit s'kishin ndonjė tė dėrguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarė udhėzimi. Nė njė hadith qėndron:"Allahu shikoi nė ata – Arabėt dhe joArabėt – dhe i urreu tė gjithė, pėrveē disa njerėzve ndėr Njerėzit e Librit [qė mbeten tė udhėzuar nė porosinė e vėrtetė]."



    Nė shumicėn e rasteve, gruaja e kėsaj periudhe jetonte nė kushte mjaft tė rėnda, posaēėrisht nė shoqėritė Arabe, ku ata urrenin qė t'u lindte vajzė. Pra, midis Arabėve ishin ata qė i varrosnin vajzat e tyre ndėrsa ato ishin ende tė gjalla, gjersa ajo vdiste nėn dhé. Dhe, midis tyre ishin ata qė i linin tė jetonin vetėm qė tė jetonin njė jetė poshtėruese dhe degraduese. Allahu thotė:"Kur ndonjėrit nga ata i vinte lajmi pėr lindjen e vajzės, fytyra e tij bėhej e errėt dhe vrerosej. Ai fshehej nga njerėzit pėr shkak tė lajmit tė keq qė pranonte. A do ta mbajė atė me turpėrim apo do ta varrosė nė dhé?" Padyshim, i lig ėshtė vendimi i tyre."[Nahl:58-59]



    Allahu thotė:"Dhe kur foshnja femėr, e cila ėshtė varrosur nė tokė, tė pyetet se pėr ēfarė mėkati ėshtė vrarė ajo."[et-Tekuir:8-9]



    Fjala meu'udeh i referohet foshnjes femėr qė ėshtė varrosur e gjallė dhe ėshtė lėnė tė vdesė brenda nė tokė. Dhe, po tė kursehej nga varrosja pėr sė gjalli dhe tė lihej tė jetonte, atėherė, vėrtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar njė jetė degraduese. Kjo meqė asaj nuk i lejohej qė tė trashėgonte hise nga prona e tė afėrmėve tė saj, pavarėsisht ēfarė pasurie posedonte ai dhe pavarėsisht nga skamja apo nevoja e skajshme qė ajo mund tė kishte. Nė fakt, ajo pjesėtohej si pjesė e pronės sė burrit tė saj tė vdekur, mu siē pjesėtoheshin paratė e tij nė trashėgimi!



    Asokohe mund tė gjindeshin njė numėr i madh grash qė jetonin nėn njė njeri, meqė ata nuk kishin ndonjė kufi pėr numrin e grave qė mund t'i martonin. Kėshtu qė ata nuk shfaqnin kurrfarė interesimi pėr atė se ēfarė mund t'u ndodhte grave si rezultat i kėsaj, siē ėshtė jetesa nė kushte shtrėnguese, parehatia dhe drejtėsia.




    Satusi i gruas pas Islamit



    Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi kėto padrejtėsi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetėbesimin nė njerėzimin. Allahu thotė:"O njerėz, vėrtet Ne ju krijuam nga njė mashkull dhe njė femėr."[el-Huxhurat:13]



    Kėshtu, Allahu pėrmend qė ajo ishte ortake e burrit nė zanafillėn e njerėzimit dhe njėlloj, ajo ėshtė ortake mė burrin shprehur nė shpėrblimin apo denimin pėr veprat e bėra. Allahu thotė:"Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė mashkull apo femėr, ndėrsa ėshtė besimtar[e] i vėrtetė, atij do t'i japim njė jetė tė mirė dhe do ta shpėrblejmė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr atė qė bėnte."[en-Nahl:97]



    Allahu thotė:"Kėshtu qė Allahu t'i denojė mashkujt dhe femrat hipokritė dhe mashkujt dhe femrat idhujtarė."[el-Ahzab:73]



    Dhe, Allahu ka ndaluar qė femra tė konsiderohet si pasuri trashėguese nė pasurinė e burrit tė saj tė vdekur, siē thotė:"O ju qė besoni, ju ėshtė ndaluar tė trashėgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]



    Pra, Allahu i dha asaj pavarėsi nė individualitetin e saj, nė mėnyrėn qė asaj iu mundėsua tė trashėgojė nė kundėrshtim me tė qenit objekt trashėgimie. Dhe, Allahu i dha gruas tė drejtė trashėgimie nė pasurinė e tė afėrmėve tė saj. Allahu thotė:"Duhet tė ketė hise pėr mashkullin dhe hise pėr femrėn nga ajo qė lihet nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, qoftė ajo pronė e vogėl apo e madhe."[en-Nisa:7]



    Allahu thotė:"Allahu ju urdhėron nė lidhje me trashėgiminė e fėmijėve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nėse ka vetėm bija, dy apo mė shumė, hisja e tyre ėshtė dy tė tretat e trashėgimisė; nėse ėshtė vetėm njė [bijė], pjesa e saj ėshtė gjysma."[en-Nisa:11]



    Kjo vlen po ashtu edhe pėr tekstet tjera ku qėndron se gruaja mund tė trashėgojė, qoftė ajo nėnė, bijė, motėr, apo grua.



    Nė sferėn e marrėdhėnieve martesore, Allahu e kufizoi martesėn e mashkullit me mė sė shumti katėr gra, me kusht qė ai t'i trajtojė tė gjitha gratė e tij me drejtėsi dhe barabartė sipas mundėsive tė tij. Dhe, Ai e detyroi burrin qė tė jetojė me to nė dashamirėsi, siē thotė:"Dhe jetoni me to ndershmėrisht."[en-Nisa:19]



    Ai e bėri dhuratėn tė drejtė tė saj dhe urdhėroi qė ajo t'i jepet asaj tėrėsisht, pėrveē asaj ēka ajo lejon nga vullneti i mirė. Allahu thotė:"Dhe jepjani gruas dhuratėn me bujari. E, nėse ato, nga vullneti i mirė i tyre, e zvogėlojnė ndonjė pjesė tė saj, merreni atė dhe shijoni atė pa frikė nga pasojat."[en-Nisa:4]



    Dhe, Allahu e bėri atė kujdestare qė urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e keqja nė shtėpinė e burrit tė saj, dhe udhėheqėse e fėmijevė tė saj. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Gruaja ėshtė kujdestare e shtėpisė sė burrit tė saj dhe ajo do tė pyetet [nė ditėn e gjykimit] pėrsa i pėrket atyre qė janė nėn kujdesin e saj." Po ashtu, Allahu e ka bėrė detyrim pėr burrin qė ai tė shpėnzojė nė tė dhe ta veshė atė nė mėnyrėn e duhur.



    Ajo qė armiqtė e Islamit dhe degėt e tyre duan sot me zhveshjen e gruas nga nderi dhe tė drejtat e saj:



    Vėrtet, armiqtė e Islamit – apo mė mirė armiqtė e njerėzimit – sot, ndėr mosbėsimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, janė tėrbuar lidhur me atė ēka gruaja muslimane ka arritur nga nderi, lavdia dhe dėlirėsia nė Islam. Kjo ngase armiqtė e Islamit ndėr mosbesimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, duan qė gruaja tė shėrbejė si njė kurth me anė tė sė cilės do tė mund t'i joshin dhe kapin ata me iman [besim] tė dobėt dhe ata qė kanė natyrė tė ēoroditur, pasi tė kenė pėrmbushur dėshirat e tyre tė prishura me tė [gruan]. Allahu thotė:"Por ata qė ndjekin epshet e tyre dėshirojnė qė ju tė shmangeni pamasė [nga rruga e drejtė]."[en-Nisa:27]



    Dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre midis muslimanėve, dėshirojnė qė gruaja tė jetė njė artikull i lirė, duke iu ekspozuar kėtyre njerėzve tė dėshirave epshore dhe prirjeve djallėzore. Ata duan qė ajo tė shėrbejė si artikull i hapur pėrpara syve tė tyre, nė mėnyrė qė ata tė argėtohen me paraqitjen e bukur tė saj apo ndoshta tė bėjnė me tė gjėra shumė mė tė kėqija se kjo.



    Pėr kėtė shkak, ata harxhojnė mund tė madh nė pėrpjekje pėr tė bėrė gruan qė tė dalė jashtė shtėpisė sė saj, nė mėnyrė qė tė merr pjesė mė mashkujt nė punėt e tyre, duke punuar krahpėrkrah me ta. Apo, qė ajo tė shėrbejė dhe tė kujdeset pėr mashkullin si dado nėpėr spitale, apo stjuardesė nė avion, apo mėsuese e profesoreshė nė shkollat e pėrziera tė pandara, apo qė ajo tė jetė aktore nė teatre, apo kėngėtare, apo spikere nė format e ndryshme tė mediave, kėshtu duke e vėrė nė dukje fytyrėn e saj dhe duke joshur mashkujt me zėrin dhe paraqitjen e saj.



    Ndėrsa, revistat imorale kanė publikuar fotot e vajzave qė shfaqen nė mėnyrė provokative dhe tė zhveshura, si mėnyrė pėr t'u bėrė marketing revistave tė tyre. Disa afaristė dhe kompani i kanė marrė kėto foto po ashtu si mėnyrė pėr tė raklamuar prodhimin e tyre, duke vendosur kėto foto nė reklamat dhe ekspozitat e tyre.



    Kėto akte djallėzore janė menduar pėr t'ia hequr mendjen nga detyra e saj e vėrtetė, e cila ėshtė nė shtėpinė e saj. Kjo e detyron burrin qė tė angazhojė shėrbėtore femra pėr tė rritur fėmijėt e tyre dhe pėr t'u pėrkujdesur pėr punėt e shtėpisė, gjė qė rezulton nė ēapkėnėri dhe ligėsi tė madhe.



    Sidoqoftė, ne nuk e kufizojmė gruan nga puna jashtė shtėpisė sė saj, sa kohė qė ajo u pėrmbahet direktivave vijuese:



    1. Ajo duhet tė ketė nevojė qė ta kryejė kėtė punė apo bashkėsia ku ajo punon prej saj kėrkon ta kryejė kėtė punė, me kusht qė pėr kėtė punė s'mund tė gjindet ndonjė mashkull.



    2. Ajo duhet ta bėjė kėtė pasi tė pėrmbushė detyrimet qė i ka nė shtėpi, gjė e cila ėshtė puna parėsore e saj.



    3. Kjo punė duhet tė jetė nė njė ambient ku ka vetėm femra, siē ėshtė rasti kur ajo mėson vetėm femrat, apo kur punon si doktor apo dado pėr pacientėt femra. Dhe, puna e saj duhet tė jetė e ndarė nga mashkujt.



    4. Njėlloj, atė asgjė s'mund ta shtrėngojė nga mėsimi i ēėshtjeve fetare. Nė fakt, kjo ėshtė e detyrueshme pėr tė. Dhe, atė asgjė nuk e parandalon qė tė mėsojė lidhur me aspektet e fesė sė saj, sa kohė qė ka nevojė pėr kėtė dhe mėsimi i saj mbahet nė ambient ku ka vetėm femra. Dhe, nuk prish punė nėse ajo merr pjesė nė orėt mėsimore nė mesxhid [xhami] dhe kėshtu me radhė, ndėrsa ėshtė nė pajtim me kėtė dhe e ndarė nga mashkujt. Kjo mund tė shihet tek gratė nė fillim tė Islamit [dmth Sahabijat], nė atė se ato punonin, studionin dhe ishin tė pranishme nė mesxhid.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  3. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •