Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kastriot MYFTARAJ per Dosjet..

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    PS si Partia e Sigurimit, PD si Partia e Denoncuesit tė rebeluar Berisha, dhe ambasada e USA, si Uncovered Sigurimi Advocate

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    “X” i ekuacionit tė ēėshtjes sė dosjeve tė organeve tė diktaturės komuniste, ka marrė njė trajtė shumė interesante. Partia Socialiste ka dalė publikisht dhe zyrtarisht si subjekt i interesuar paditės nė Gjykatėn Kushtetuese kundėr ligjit pėr verifikimin e figurave, i njohur nė zhargon mediatik si ligji i dosjeve, duke mbrojtur repartin e Sigurimit tė Shtetit qė ėshtė nė kupolėn e drejtėsisė nė Shqipėri, dhe qė sot ka mazhorancėn nė Gjykatėn Kushtetuese, Gjykatėn e Lartė, Prokurorinė e Pėrgjithshme, pa pėrjashtuar Avokatin e Popullit. Kėshtu, Partia Socialiste na jep tė kuptojmė se akronimi i saj, PS, duhet lexuar Partia e Sigurimit (tė Shtetit). Partia e Sigurimit (PS) kėrkon tė na bindė se institucionet e drejtėsisė nė Shqipėri shkatėrrohen nė rast se nga kupola e tyre largohen oficerėt e Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt mbajnė mbi shpinė arkivolet e viktimave tė tyre tė pafajshme. A thua se nuk ka tė tjerė juristė nė Shqipėri qė mund t’ i zėvendėsojnė ata. Ėshtė e qartė, Edi Ramės i ka rėnė “gjethja e fikut” e politikės sė re dhe PS e tij ka dalė si Partia e Sigurimit. “Politika e re” e Edi Ramės del tė jetė aq e vjetėr sa teksti manual i saj, libri i Enver Hoxhės “Gjithmonė vigjilentė”, pėr Sigurimin e Shtetit.
    Ėshtė njė gjė shumė interesante se PS, tash qė ėshtė kulmuar konflikti pėr ligjin e “dosjeve”, pėrdori kundėr Berishės armėn e dosjeve, duke nxjerrė nė parlament me anė tė zėdhėnėsit tė grupit parlamentar socialist njė gazetė tė vitit 2002, ku njė ish-i dėnuar politik akuzon kryeministrin Berisha se ka dalė dėshmitar i akuzės ndaj tij, nė njė gjyq tė kohės sė diktaturės komuniste, ku ai ishte i pandehur pėr krimin e agjitacion-propagandės. Nė rast se ka ndodhur vėrtet kėshtu, ēka do tė thotė se Berisha ka qenė bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, atėherė del se akronimi PD duhet lexuar Partia e Denoncuesit (Berisha). Kėshtu, ėshtė krijuar situata kur denoncuesi- bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, Sali Berisha ėshtė rebeluar ndaj Sigurimit tė Shtetit.
    Nė rast se Berisha ka bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit pėr dėnimin e Hysen Shoshorit, atėherė nga Erion Braēe presim tė shohim tė tjera dokumente qė vėrtetojnė bashkėpunimin e Berishės me Sigurimin e Shtetit. PS sigurisht qė duhet t’ i ketė kėto dokumente nė rast se ekzistojnė, se qė kur Berisha u bė njė nga liderėt e PD nė dhjetor 1990, ose qė kur u bė kryetar i PD nė shkurt 1991, kur Sigurimi i Shtetit ishte ende nė kėmbė i plotfuqishėm dhe kryesohej nga numri 2 i PS sė sotme, Gramoz Ruēi, i cili atėherė ishte Ministėr i Brendshėm, sigurisht qė u bėnė kopje tė gjithė dokumenteve tė tij si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, nė rast se ka qenė vėrtet i tillė, duke pėrfshirė dhe vendimin gjyqėsor tė dėnimit tė Hysen Shoshorit. Pėr kėtė vendim mė pas ėshtė thėnė se ėshtė grisur, duke u aluduar se kėtė gjė e ka bėrė Berisha kur ka ardhur nė pushtet, por kopjen e tij socialistėt duhet ta kishin qė mė parė nė dosjen e tyre speciale pėr Berishėn.
    Kėtė dosje Gramoz Ruēi duhet ta ketė edhe sot, por deri mė sot nuk na ėshtė paraqitur asgjė e tillė. Nė rast se PS e Edi Ramės ka dokumente kompromentuese pėr Berishėn, tė cilat nuk mund tė mos i ketė nė rast se kanė ekzistuar, atėherė duhet t’ i paraqesė sot, ndryshe do tė kompromentohet pėrfundimisht. Se fakti ėshtė qė, ndėrsa PS ka shpallur hapur se njerėzit e Sigurimit tė Shtetit nė drejtėsi janė nomenklaturė e saj, pėr Berishėn nuk ka arritur tė paraqesė si provė pėr lidhjen e tij me Sigurimin e Shtetit asgjė veē njė gazete qė doli vetėm dy numra, ku njė i dėnuar politik qė tashmė ka vdekur, pretendon atė qė thashė mė lart, por pa mundur dot tė paraqesė as vendimin e vet gjyqėsor, njė kopje tė tė cilit supozohet ta kishte, ose ta kishte marrė kur u lirua, nė intervalin prej rreth njė viti e gjysmė mes shpalljes sė pluralizmit dhe ardhjes sė Berishės nė pushtet. Kėshtu, faktet flasin kundėr PS tė Edi Ramės, aq mė tepėr qė ndėr gjykatėsit dhe prokurorėt qė sot mbron PS, ka me siguri disa ndėr ata qė kanė marrė pjesė nė dėnimin e Hysen Shoshorit nė cilėsi tė ndryshme si operativė, hetues, prokurorė apo gjykatės. Nėse PS paraqet dokumente se Berisha ka bashkėpunuar nė dėnimin e Shoshorit, atėherė tė dy anėt e ekuacionit na dalin tė barabarta, duke qenė nė tė njėjtėn anė PS si Partia e Sigurimit dhe nė anėn tjetėr Berisha si bashkėpunėtor i rebeluar i Sigurimit tė Shtetit.
    “X” i ekuacionit ndėrlikohet nga fakti qė ambasada e SHBA nė Tiranė, si dhe Bashkimi Europian , ky i fundit qartėsisht nėn influencėn e SHBA, janė shprehur kundėr ligjit tė lustracionit, duke e quajtur atė antikushtetues. Ligji, nga pikėpamja formale ėshtė vėrtet antikushtetues, por po aq e vėrtetė ėshtė se ėshtė antikushtetuese qė instancat mė tė larta tė drejtėsisė nė Shqipėri t’ i kenė nėn kontroll zyrtarėt duarpėrgjakur tė organeve tė diktaturės komuniste. Duke thėnė SHBA dhe BE se ligji duhet futur brenda kornizave kushtetuese, nė fakt po thonė qė ēelėsat e drejtėsisė nė Shqipėri tė mbeten nė duart e njerėzve tė organeve tė diktaturės komuniste, se PS e Edi Ramės nuk dėshiron qė ligji tė prekė mandatet kushtetuese, me asnjė lloj modaliteti. Ndėrhyrja e SHBA dhe BE ėshtė e kompromentuar nga fakti se nuk i kėrkohet opozitės qė tė bashkėpunojė pėr gjetjen e modaliteteve kushtetuese pėr largimin e kėtyre njerėzve nga organet e drejtėsisė. Prandaj argumenti juridik qė kanė gjetur SHBA dhe Bashkimi Europian ėshtė njė “gjethe fiku” e mjerueshme pėr tė mbuluar lakuriqėsinė e tyre nė mbrojtje tė kriminelėve tė diktaturės komuniste qė sot kanė ēelėsat e drejtėsisė nė Shqipėri. Me qėndrimin e ambasadės amerikane nė kėtė ēėshtje, akronimi USA nė Shqipėri duhet lexuar: Uncovered Sigurimi Advocate (Avokat mbrojtės i zbuluar i Sigurimit tė Shtetit).
    Arsyet pėr tė cilat ndodh kjo gjė meritojnė njė shkrim, madje njė libėr mė vete, gjė qė tashmė ėshtė bėrė e domosdoshme. Njerėzit e organeve tė dhunės sė diktaturės komuniste qė sot kontrollojnė drejtėsinė shqiptare, si dhe institucione tė tjera tė lidhura me tė si Avokati i Popullit, kanė krijuar Boshtin e sė Keqes nė linjėn Gjykatė e Lartė, Gjykatė Kushtetuese, Prokurori e Pėrgjithshme, Avokat i Popullit, SHISH. Nė Shqipėri nuk mund tė ketė shtet ligjor sa kohė ekziston ky Bosht i sė Keqes. Kėtė gjė e di mirė dhe ambasadori amerikan, dhe ambasadori britanik. Nėse Berisha ka denoncuar Hysen Shoshorin, atėherė Berisha nuk duhet tė ishte nė politikė. Por, Berisha nuk ėshtė aq i dėmshėm sa tė kėqijtė nė Gjykatėn Kushtetuese, se ēfarėdo vendimi apo ligji qė tė bėjė Berisha, ai mund tė rrėzohet nga Gjykata Kushtetuese, ndėrsa vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė instanca e fundit. Nėse konsiderohet e pranueshme se ata qė kanė punuar nė organet e diktaturės sė proletariatit (me ligjet e kohės dhe gjykatat e prokuroria qenė organe tė diktaturės sė proletariatit), nuk duhen penalizuar sot se kanė zbatuar ligjet e kohės, atėherė SHBA dhe Britania e Madhe sot duhet t’ u kėrkojnė falje nazistėve qė dėnuan nė Nuremberg dhe tė dėmshpėrblejnė familjet e tyre se kėta nazistė kishin zbatuar ligjet e kohės. Madje nė Gjermaninė naziste kishte njė ligj qė i klasifikonte ēifutėt si racė e ulėt, ndėrsa nė Shqipėrinė komuniste nuk kishte njė ligj qė tė pėrcaktonte statusin e tė deklasuarit. Ish-gjykatėsit, prokurorėt dhe hetuesit e kohės sė komunizmit kanė shkelur ligjet e kohės sė kaluar, kur kanė pranuar si premisė tė hetimit dhe gjykimit veprime tė kryera nė bazė tė platformės sė punės sė Sigurimit tė Shtetit, e cila nuk ishte njė ligj, por njė dokument konspirativ i miratuar vetėm nga instancat mė tė larta partiake. Qėndrimi i ambasadorit amerikan dhe britanik tradhton njė linjė politike afatgjatė shumė dashakeqe ndaj Shqipėrisė, nė Washington dhe London, e cila mbetet e gjitha pėr t’ u pėrshkruar dhe qė do tė jetė impenjimi im kryesor nė tė ardhmen.
    Ajo ēka tė indinjon mė tepėr tek qėndrimi amerikan dhe britanik nė kėtė ēėshtje, ėshtė cinizmi i skajshėm, fyes deri nė pafundėsi. Unė personalisht nuk mund tė them se jam persekutuar drejtpėrdrejt nga regjimi komunist, por e ndjej veten thellėsisht tė fyer ku ambasadori amerikan, del dhe thotė nė vitin 2009 se ēelėsat e drejtėsisė nė Shqipėri duhet t’ i kenė kriminelėt e spikatur tė organeve tė diktaturės komuniste. Kėtu ka njė arrogancė absolutisht tė patolerueshme, qė e zhvesh nga ēdo lloj legjitimiteti atė qė e thotė, qoftė ky edhe ambasadori amerikan, dhe e shndėrron nė njė bandit tė rėndomtė, ndaj rrezikut tė tė cilit ke tė drejtė tė vetėmbrohesh me tė gjitha mjetet e dhunės qė mund tė arrish tė shtiesh nė dorė.
    Ėshtė shumė acaruese dhe qesharake njėkohėsisht, kur edhe qeveria ēeke shprehet kundėr ligjit pėr pastrimin e bandės sė Sigurimit tė Shtetit nga instancat e larta tė drejtėsisė nė Shqipėri, nė njė kohė qė nė Republikėn Ēeke ky pastrim ėshtė bėrė me kohė. Ky qėndrim i Republikės Ēeke tregon se ata tre tė supozuarit studentė ēekė qė janė zhdukur nė Alpet e Shqipėrisė nė vitin 2001, nuk kanė qenė studentė por njerėz tė shėrbimeve sekrete. Se mendojeni vetė, cili qe ai ēek i marrė sa tė hynte nė Alpet e Shqipėrisė, nė verėn e vitit 2001, nė njė territor ku kontrolli i shtetit ekzistonte vetėm nė letėr dhe kur ishin ende tė freskėta pėrshtypjet e tė huajve pėr ngjarjet e vitit 1997-1998, nė Shqipėri, aq shumė tė mbuluara nga mediat ndėrkombėtare. Njė Zot e di se ēfarė kanė bėrė kėta ēekė trima nė Shqipėri, ku ata kanė ardhur nė fill pas zgjedhjeve tė vitit 2001, dhe pikėrisht nė kohėn kur rezultati i tyre i kontestuar nuk kishte dalė ende zyrtarisht, pra nė njė situatė tė turbullt dhe ogurkeqe pot ė konsiderohet e shkuara e afėrt e Shqipėrisė para verės sė vitit 2001. Logjika elementare tė thotė se ata kanė qenė killera ndėrkombėtarė, qė kanė pasur ndonjė mision, por qė janė ndėshkuar pėr ndonjė arsye. Kjo mund tė duket si hipotezė fantastike, por e sigurt ėshtė se Republika Ēeke qenka mė e interesuar se ē’ mendohej pėr punėt e Shqipėrisė dhe nė njė mėnyrė dashakeqe. Republika Ēeke, pėr shkak tė sė shkuarės sė saj komuniste, mund t’ ia kishte kursyer Shqipėrisė deklaratėn pėr ligjin e lustracionit, duke ia lėnė atė qė ta bėnte dikush nė Bruksel, gjė qė do tė mirėkuptohej nė Bruksel.
    Si do tė zgjidhet ekuacioni i konfliktit pėr ligjin e lustaracionit nė Shqipėri. Berisha do qė ligji tė rrėzohet nga gjykata kushtetuese qė ai tė fitojė betejėn morale. Berisha qė tani e ka fituar betejėn morale duke u thėnė shqiptarėve se sigurimsat i mbron SHBA prandaj unė kam qenė i detyruar qė t’ i mbaj. Berisha e fitoi betejėn morale me Presidentin Topi, i cili u vetėkompromentua nė mėnyrė ēuditėrisht tė panevojshme duke mos e dekretuar ligjin, nė njė kohė qė ligji si me firmėn e Topit, si pa firmėn e tij, do tė shkonte qė do tė shkonte nė Gjykatėn Kushtetuese. Presidenti Topi, me qėndrimin qė mbajti ndaj ligjit u bė heroi i sė majtės, por u dogj nė sytė e tė djathtėve, tė cilėt e konsiderojnė ligjin jo tė plotė, por ama mė tė mirė se asgjėja. Nesėr kur Berisha tė largohet nga politika do tė lejė pas njė tė djathtė thellėsisht dyshuese ndaj SHBA, madje armiqėsore ndaj tyre. Pasojat e kėtij resentimenti mbeten tė gjitha pėr t’ u verifikuar.



    e-mail: kmyftaraj@yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Aman me kete sharlatan idjot si Kastriot Myftaraj. Sdegjuam kurre ndonje gje te mencur nga ky.
    Te ishte gazetar tamam athere
    Pse nuk shkruan nje artikull tamam ky **** e ti thote Sales qe kete kupole ta qeronte qe ne 91?
    Pse nuk shkruan nje artikull tamam ky **** e ti thote Sales pse e e mbron e perkrah Bollanon e Kseren?
    Pse nuk shkruan e ti thote Sales ku i ke 37500 kompiutera pirate qe ti ka blokuar guardia di finanza
    Pse nuk shkruan e ti thote Sales cdeshte fazllici ne mbledhjen e qeverise per sigurimin kombetar.

    Prandaj o brar mos na i mer per shmebull psikopate te tille si Myftaraj e te na i paraqisesh si arritje.
    Pse se dime ne kush eshte ne organet e drejtesise? Do na i thote Myftaraj?

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Kastriot Gjini
    Nga BOKE nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-01-2013, 13:44
  3. Kastriot Myftaraj dhe fryma qė nxit urrejtje fetare
    Nga AIPR nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 349
    Postimi i Fundit: 01-03-2012, 13:40
  4. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •