Ne vitin 330 diten e 11 te muajit maj, Kostantini i Madh, ben me ceremoni madheshtore emertimin e Bizantit, kryeqytetin e Perandorise, qe te gjithe nga kjo dite e shenuar, do ta quajne qytetin e Kostantinit, Kostantinopoja.
Kostantinopoja nuk u themelua nga ai, por ishte nje qytet i madh dhe qe ish themeluar gati 1000 vjet me pare, nga nje tregetar lundrues grek, Biesanthe ( nga ku edhe merr emrin ), i cili sbarkoi aty nga shek. VII pk.
Ky i fundit, duke mbartur gjithnje me vehte nje profeci qe nuk e kishte kuptuar kurre perpara te verbuarve i kish thene Orakulli i Delfit ti do te themelosh qytetin tend. Ai zbarkoi jo shume larg nga aty gati rastesisht, nga ku degjoi edhe marinaret e tij, qe pas nje eksplorimi- perlustrimi te bregdetit, kishin zbuluar nje vend aq te bukur sa jo vetem kishin mbetur te mahnitur por gati sa nuk ishin verbuar nga bukuria e rralle e natyres dhe vendit . Beisanthe pasi degjoi keto fjale, nuk pati me dyshim, ky ishte edhe destinimi i Delfit, pasi konstatoi vete personalisht qe vend me te bukur ne te gjithe boten nuk ka, vendosi te themeloje qytetin e tij, Bizantin.
Ne pak vite ai vend u be i denje te barazohej me nje qytet si Athina, ku si ajo edhe u krijua nje port qe ne te vertete ishte natural dhe strategjik, ku pikerisht per keto dhe te tjera aresye krijuan kushtet per nje tregeti shume te favorizuar edhe me shume se qytetet si Kalqedonia fqinje.
Kur mberriti Kostantini i Madh, pas betejes me Liēinion, Bizanti kishte 500.000 banore, te cilet jetonin kryesisht me tregeti. Nje qytet ky qe pothuaj te gjithe udheheqesit dhe strateget e mepareshem kane kerkuar me kot ta pushtojne.
Keshtu provoi ta pushtonte Dari , mbreti persian dhe si ai shume te tjere pas tij, per te arritur tek Filipi i Maqedonise, i jati i Aleksandrit te Madh i cili per te pushtuar Bizantin, dha urdher qe rrethimi te kryhej ne heshtje te plote, ku naten ne erresire dhe befasisht te merrnin qytetin, por qe gabuan naten, pasi u tradhetuan nga nata me hene ( nje ēerekeshe ) , ku rojet kuptuan strategjine e Filipit dhe po ne heshtje i ben nje kurth surprize ne surprizen e maqedonasve. Keta te fundit u masakruan te gjithe, disfate per Filipin.
I atribuohet asaj nate edhe simboli i henezes me nje yll afer, i vendosur ne hyrje te qytetit, ku edhe e gjeten dhe e bene simbol te tyren turqit osman, ku ende sot eshte flamuri i ketyre te fundit.
Me pas Bizantin provuan ta pushtojne edhe Galet, por iu desh te benin nje marreveshje duke paguar nje taks kalimi ne port. Nuk ishin te paret, pasi perpara tyre kishin provuar ta merrnin kete qytet edhe stratege te famshem si Pausania, Alcibiade,Lisandro, Trusibulo,deri tek romaket me Pompeun, i cili e quajti qytet i lire.Me vone erdhi edhe Severi, por qe edhe ky nuk mundi ta mposhtete kete qytet, keshtu qe pak nga pak , ky qytet mori edhe famen si i pathyeshem.
Ky qytet lulezoi edhe ne peridhat e perandoreve romake si Adriano dhe Klaudio. Ku shpejt per aresye strategjike dhe te avancuar u shenderrua ne nje qytet kozmopolit i pari ne Perandori.Kostantini e kishte zbuluar kete qytet me shpenzimet e veta me 323-24 kur iu desh te perballej me Licinion, nga ku edhe e pa me syte e tija qe ishte nje qytet qe nuk mund te merrej me lufte, pasi po te mos kish bere gafen Licinio e te dilte jashte mureve te qytetit, Kostantini nuk do te mund ta merrte e keshtu ta mposhte kundershtarin e tij.
Pastaj nga ky qytet madheshtor ku ne veri kishte popullsite luftarake te Ilirikut, ne lindje popujt barbare te Armenise, Sirise, Egjiptit, qe shtriheshin qe nga Kaukazi e deri ne ujevarat e Nilit. Nga ky moment Kostantini mendoi ta kthente ne Kryeqytetin e ri te Perandorise, ku me karakteristikat qe kish, dominonte mbi boten helene, nga Tauro deri ne Ballkan.
Zyrtarisht i gjithe trafiku i mallrave qe kalonte nga Egjeu dhe Deti i Zi, pra midis Europes dhe Azise, kalonte perballe mureve te ketij qyteti. Qe prej kater shekujsh, legjonet romake kalonin nepermjet Bizantit per tu hedhur ne Palestine, Afrike, Azi, ose ne derdhjen e Vollges, pra nga kjo edhe definizioni kryqezimi i botes.
Ky ishte qyteti me i madh i botes, ishte kryeqyeteti i perandorise, qyteti i Kostantinit te Madh.
Krijoni Kontakt