Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 22
  1. #1
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,083
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime

    Gustav Majer dhe albanologjia

    Gustav Majer Dhe Albanologjia



    Kontributi i studiuesve gjermanė nė studimet albanologjike



    Shkolla gjermane, qė ka arritjet mė tė suksesshme nė fushė tė albanologjisė dhe njėri prej studiuesve mė tė shquar nga kjo shkollė, Gustav Majeri, janė tė lidhura ngushtė me fillimet e albanologjisė, me studimet e saj mė tė rėndėsishme nė tė gjitha kohėrat, me themelimin e albanologjisė si shkencė, dhe me shkallėn mė tė lartė tė studimeve tė saj nė ditėt tona. Mund tė thuhet kėshtu se: nė shekullin XV, kur gjejmė veprėn e parė pėr gjuhėn shqipe ndėr tė huaj, njė Fjalorth, qė sado i vogėl qoftė, e kemi trashėguar nga njė udhėtar gjerman, Arnold von Harff (1497); pėr shkak se nė shekullin XVI, nė mesin e disa veprave tė njohura qė flasin pėr gjuhėn shqipe dhe shqiptarėt, gjendet edhe vepra e njė studiuesi gjerman: Konrad von Gesner (1555); pėr shkak se, nė shekullin XVII, veē tė tjerash, kemi edhe njė lutje nė gjuhėn shqipe, tė cilėn e ka botuar Andrea Muller (1680); pėr shkak se, nė shekullin e XVIII njėri prej filozofėve mė tė mėdhenj gjermanė dhe evropianė tė kohės sė tij, Gottfried Wilhelm Leibnitz (1705-1715), ėshtė njėri prej popullarizuesve mė tė mėdhenj tė prejardhjes sė gjuhės shqipe, madje jo vetėm njė herė dhe nė njė rast, por pėr mėse njėzet vjet me radhė.

    I po kėsaj kohe ėshtė edhe kritiku e filozofi i madh gjerman Johan Gotfrid Fon Herder (1744-803), si dhe historiani Johan Erih Tunman (1746-1778); nė shekullin XIX, disa prej studiuesve mė tė shquar tė gjuhėsisė evropiane, gjermanėt: Johan Christoph Adelung (1809), Christian Gottlieb von Arndt (1818), J.A.G. Schmidt (1822), Johann Severin Vater (1822), Karl August Anton Alfons Joseph Ritter von Xylander (1835), gjendet edhe studiuesi i madh gjerman Johann Georg von Hahn (1853-1855), i cili vuri bazat materiale dhe shkencore tė albanologjisė. Le tė kujtojmė se nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX vepron edhe studiuesi i njohur pėr zonėn mesdhetare tė Evropės, Jakob Philip Falmerajer (1790-1860).

    Po i kėsaj kohe ėshtė edhe njėri prej historianėve mė tė mėdhenj tė kėtyre dy shekujve, Teodor Mommsen (1817-1903). Gjithė ky interesim dhe gjithė kjo punė pėr studimin e gjuhės shqipe edhe ėshtė pritur qė do tė kurorėzohet njė ditė me rezultate tė reja shkencore nė fushė, jo vetėm tė albanologjisė si shkencė, qė po linte, por edhe nė shkallė tė ballkanologjisė dhe tė indoevropianistikės nė pėrgjithėsi. Pėr tė ndodhur kjo nuk ėshtė dashur shumė kohė. Vetėm disa dhjetėvjetsha mė vonė, pra nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, ishte studiuesi i madh Franc Boppi (1855) dhe mė pas Gustav Majeri (1891), i cili do t’i vėrė bazat e shkencės tė albanologjisė. Puna shkencore e studiuesve gjermanė dhe austriakė nuk mbaroi me kėtė shkallė tė ngritjes sė dijes pėr albanologjinė.

    Ata do tė shtohen, jo vetėm pėr nga numri i hulumtuesve, por edhe sipas fushės sė interesimit. Le tė kujtojmė kėtu punėn e madhe shkencore qė nė fillim tė shekullit XX e bėri Norbert Jokli (1916-1939), angazhimin e madh jo
    vetėm shkencor, por edhe kulturor e kombėtar pėr shqiptarėt tė Maksimilian Lambercit; vlerat shkencore tė studimeve ilire nga profesori i gjuhėsisė krahasimtare Paul Kreēmer (1886-1956), le tė kujtojmė kėtu profesorin e historisė Hansjorg Frommer (1939-), filozofin dhe historianin Peter Robert Franke (1926), studiuesit, nga mė tė zellshmit nė ditėt tona: Herman M. Olberg, Wilfred Fiedler e Oda Buchholz, Norbert Boretzky etj.

    Megjithatė, ata qė kontributin e studiuesve gjermanė e shikojnė vetėm nė njė kėnd dhe i qasen vetėm nga njė anė, nuk harrojnė tė thonė se: interesimi i shkollės gjermane pėr gjuhėn shqipe ishte i natyrės politike; i natyrės sė rastit, d.m.th. studiuesit gjermanė ishin marrė me albanologjinė falė pranisė sė tyre nė trojet shqiptare, e madje edhe kolonitė shqiptare, pėr aktivitete tė caktuara politike, tregtare, ushtarake etj; se pėr studiuesit gjermanė gjuha shqipe ishte vetėm njė trampolinė krahasuese me gjuhėt e tjera, pėr tė nxjerrė rezultate sa mė tė sakta nė shkallė tė gjuhėsisė indoevropiane etj. Prandaj, nė kėtė rast shtrohet nevoja qė interesimi i studiuesve gjermanė pėr gjuhėn shqipe, popullin shqiptar dhe pėr historinė e tij, tė trajtohet edhe nė aspekte tė tjera.



    Jeta dhe vepra



    Gustav Majer u lind mė 25 nėntor 1850 nė Gross-Strelitz, krahina e Silezisė sė Epėrme tė Gjermanisė. Ishte bir i njė nėpunėsi prusian. Mėsimet i filloi nė Gjimnazin e Opelit dhe i vazhdoi nė Universitetin e Breslaut. Tregoi interesim tė veēantė pėr studimin e gjuhėve tė lashta: pėr indishten, sanskritishten, latinishten e nė mėnyrė tė veēantė pėr greqishten. Nė fillim emėrohet asistent i gjuhėve tė lashta nė Gjimnazin e Gotės (1871), por vetėm pas njė viti emėrohet profesor i universitetit tė kėtij qyteti. Pas dy vjetėsh emėrohet profesor i gjuhėve tė lashta nė Universitetin e Pragės dhe mė 1877 emėrohet profesor i Gjuhėsisė indoevropiane nė Universitetin e Gracit, ku i vazhdoi studimet pėr greqishten e vjetėr, turqishten, dhe bėri njė punė tė madhe sidomos nė studimet albanologjike. Rezultat i studimeve tė tij nė fushė tė gjuhėve klasike, nė kėtė kohė, ėshtė studimi “Ndihmesė pėr teorinė e fjalėformimit tė greqishtes dhe tė latinishtes”.(1872)

    Aktiviteti i tij si mėsimdhėnės dhe studiues nė Universitetin e Gracit, baza e gjerė e dijes shkencore qė kishte fituar deri mė 1877 dhe metodat e rrepta shkencore qė nė fushė tė gjuhėsisė shtroheshin nė fund tė shekullit XIX, bėnė qė horizonti studimor i Gustav Majerit tė kufizohej nė zona mė tė ngushta gjuhėsore. Interesimi i tij pėr gjuhėn greke, e cila nė studimet indoevropiane mbahej pėr gjuhė mis, nuk ishte i rastit, ashtu sikur edhe pėr gjuhėn latine, por as interesimi i tij pėr gjuhėn shqipe nuk mund tė thuhet se ishte njė rastėsi. Shqipja tashmė ishte bėrė fushė studimi nga shumė paraardhės tė tij, si: Lajbnici, Ksilanderi, Mikloshiqi, Hani, Shuhardi, e ndonjė tjetėr filozof, historian, arkeolog a gjuhėtar, dhe kishte zėnė vend tė qėndrueshėm nė familjen e madhe indoevropiane e nė bashkėsinė gjuhėsore tė Ballkanit, bashkėthemelues i sė cilės do tė bėhet edhe vetė Gustav Majeri.

    Pėr ne kėtu ėshtė me interes tė thuhet se, ndryshe nga studiuesit e mėparshėm (historianė, filozofė, gjuhėtarė, etnografė, arkeologė etj.), Gustav Majeri me studimet albanologjike nuk do tė merret nė kontekst krahasues ose tė rastit, por edhe me studimet e brendshme tė shqipes. Aq mė shumė, Majeri do tė bėhet mbledhės, botues, studiues dhe sintetizues i folklorit, leksikut, tė folmeve, letėrsisė sė shkruar etj. Njė jetė tė tėrė do t’ia kushtojė albanologjisė, duke u bėrė kėshtu edhe themelues shkencor i saj.

    Duke hulumtuar materiale pėr studimet greke nė Itali, Gustav Majeri u interesua edhe pėr gjuhėn, folklorin dhe letėrsinė shqiptare, prandaj tė njėjtin interesim e vijoi edhe gjatė hulumtimeve tė tij shkencore nė Greqi. Kėshtu, dy kolonitė arbėreshe, kolonia e arbėreshėve tė Italisė dhe kolonia shqiptare e arbėreshėve tė Greqisė, u bėnė nxitje e tij pėr gjuhėn, kulturėn dhe historinė e tyre, pėr tė cilat do tė punojė deri nė fund tė jetės sė tij. Studiuesit shqiptarė dhe tė huaj asnjėherė nuk e kanė vėnė nė pyetje karakterin thjesht shkencor tė interesimeve tė tij, mirėpo tash sė fundi nė njė analizė tė zgjeruar lidhur me studimet austro-hungareze pėr shqiptarėt, kanė vėnė re se interesimi i Gustav Majerit pėr gjuhėn shqipe dhe shqiptarėt, pas Kongresit tė Berlinit, nuk ka qenė i rastit.

  2. #2
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,083
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    Gustav Majeri nė studimet shqiptare



    Jeta dhe vepra e Gustav Majerit, edhe njė shekull pas vdekjes sė tij, ende nuk ėshtė bėrė objekt studimi nė shkallėn qė ajo e meriton tė studiohet. Shėnimet, artikujt dhe studimet e deritashme dėshmojnė se themeluesi i albanologjisė, Gustav Majeri, ende nuk ėshtė i njohur sa duhet as si personalitet i gjithanshėm, as pėr bėmat e tij, pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn e tij, prandaj ėshtė e kuptueshme pse nė bibliografinė e tij ende nuk i janė shėnuar tė gjitha ato elemente themelore, tė cilat do ta rrumbullaksonin plotėsisht jetėn dhe veprėn e tij.

    Pėr jetėn e tij ende nuk kemi monografi tė veēantė, kurse njė pjesė e aktivitetit tė tij pėr shqiptarėt ende nuk na ėshtė e njohur. Megjithatė nė artikujt, vėshtrimet, studimet shkencore dhe paraqitjet vulgare pėr veprėn e Majerit dhe temat qė lidhen me veprėn e tij, autorėt shqiptarė apo tė huaj, janė pėrpjekur tė paraqesin biografinė e tij jetėsore dhe bibliografinė e tij shkencore, lidhjet e tij kulturore, shkencore dhe politike me studiues shqiptarė e tė huaj. Po tė paraqitej njė pasqyrė e pėrgjithshme e pranisė sė Gustav Majerit nė letrat shqipe brenda kėtij shekulli tė fundit, e nxjerrė nga bibliografia e Palok Dakės (Bibliografi retrospektive e gjuhėsisė dhe e onomastikės shqiptare, (1879-1944), I (18791921), II (1921-1941), III (1941-1944), (Bibliografi me anotacione hartuar sipas tė dhėnave tė shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipėrinė tė viteve 1848-1944).

    Pėr pėrdorim tė brendshėm, ASH e RPSSH-IGJL, Tiranė, 1984), kjo pasqyrė do tė dukej kėshtu: Calvosa, nė njė nekrologji pėr Zef de Radėn njofton se gramatika e tij, veē tė tjerėve, i kishte tėrhequr vėmendjen edhe Gustav Majerit; gazeta Albania njofton pėr gjendjen shėndetėsore tė Majerit pa shpresė se do tė mund tė shėrohet; Kremones, duke u nisur nga vepra e Naim Frashėrit Qerbelaja, paraqet njė parashtresė tė tij pėr diskutim lidhur me alfabetetet e shqipes, ndėrsa nė radhėn e alfabeteve mė tė njohura radhit edhe atė tė Gustav Majerit; Bauer, nė njė notes tė tij tė botuar nė Albania, veē tė tjerash, njofton edhe pėr gjendjen shėndetėsore tė Gustav Majerit; Kalendari i Maleve boton njė fotografi dhe shėnime pėr jetėn dhe veprėn e Majerit; nė gazetėn Albania njoftohet pėr vdekjen e Majerit; Asdreni kundėrshton mendimin e Sami Frashėrit dhe tė Majerit lidhur me prejardhjen e etnonimit shqiptar dhe e kėrkon kėtė fjalė te legjenda e Pirros; revista Albania e Londrės njofton se Albert Thumbi ka botuar njė studim interesant mbi Gustav Majerin;

    Kalendari Kombiar boton njė skicė tė shkurtėr pėr Majerin dhe e shoqėron me njė fotografi; Bogdan P. Hazdeu, profesor i Universitetit tė Bukureshtit dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave, nė njė ligjėratė tė mbajtur mė 25 maj 1901, pikėpamjet e tij pėr prejardhjen ilire tė popullit shqiptar i mbėshtet edhe te Gustav Majeri; nė njė mbledhje tė prelatėve tė Shkodrės, sipas gazetės La Nazione albanese, Ndre Mjeda kishte mbrojtur njė sistem alfabetik, i cili nuk ishte tjetėr veēse njė mutatis mutandis i atij tė Brugmanit, Majerit etj; nė njė letėr tė tij dėrguar Albanisė, paraqet pikėpamjet e tij pėr alfabetet e shqipes, ndėrsa pėr alfabetin e Gustav Majerit ka konsideratė, por me kusht qė t’i hiqen karakteret greke, punė tė cilėn, siē dihet, e bėri Ndre Mjeda; me rastin e vdekjes sė Gustav Majerit, Albert Thumbi boton nė Albania njė artikull me shėnime pėr jetėn dhe veprėn e tij;

    Loreochio mban njė qėndrim kritik dhe madje favorizues ndaj shqiptarėve pėr rolin qė kishin nė zhvillimin e shqipes nė kolonitė e ndryshme, pėrkundrazi sa u pėrket studiuesve tė huaj, nė mesin e tė cilėve radhit edhe Majerin, mendon se gjuha shqipe ishte njė mjet pėr ushtrime doktrinash morfologjike e filologjike tė krahasuara; Pashko Bardhi, pasi riprodhon dy fragmente tė Ungjillit tė Shėn Lukės nė tė folmen e Borgo Ericos, njofton se kėto fragmente mė parė i kishte botuar nė dialekte tė ndryshme edhe Gustav Majeri; fletorja e Selanikut Diturija jep shėnime pėr Fjalorin etimologjik tė gjuhės shqipe dhe e radhit nė mesin e nėntė fjalorėve qė mund tė shėrbejnė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, siē thuhet, derisa tė botohet njė fjalor i plotė i gjuhės shqipe.

    Besoj se Anton Zanoni i ka bėrė vėshtrimin mė tė mirė kėtij fjalori nė fillim tė shekullit XX, duke dhėnė edhe vėrejtje dhe shpjegime shumė tė arsyeshme lidhur me tė dhe rezultatet e tij. Autori i paidentifikuar deri mė tash nė Fjalorin e pseudonimeve, anagrameve e siglave tė botuara me pseudonimin H., nė gazetėn Bashkimi tė Shkodrės boton shėnime pėr veprat dhe autorėt e huaj qė u morėn me gjuhėn shqipe, duke i dhėnė njė vend tė merituar edhe Gustav Majerit; Lorecchio, duke i kundėrshtuar mendimet e xhonturqve, qė po e mohonin gjuhėn shqipe, flet pėr lashtėsinė e saj, duke iu referuar, mes tė tjerash, edhe Gustav Majerit, si dhe bėn thirrje pėr njė alfabet tė pėrbashkėt, duke ftuar kėshtu edhe njė Kongres gjuhėsor pėr arbėreshėt e Italisė, me ēka, sipas autorit, do tė dėshmohej se nuk kishte asgjė kontestuese ndėrmjet kongreseve tė arbėreshėve tė Italisė pėr gjuhėn shqipe dhe Kongresit tė Manastirit.

    Aleksandėr Xhuvani, duke bėrė njė polemikė me Nolin, lidhur me disa terma fetarė, kritikon edhe disa zgjidhje etimologjike tė Gustav Majerit; Kristo Dako nė njė artikull pėr gjuhėn shqipe sipas dijetarėve tė huaj, veē tė tjerash, mbėshtetet edhe te Gustav Majeri. Pashko Bardhi, duke shkruar pėr historinė e alfabeteve tė shqipes, thotė se pėr alfabetin e Dhaskal Todhrit, Hahni mendonte se ishte i lashtė, ndėrsa pėrcaktimin e drejtė tė tij e bėri Gustav Majeri. Kristo Floqi boton njė artikull divulgativ, mbi lashtėsinė e gjuhės shqipe, duke u mbėshtetur, veē tė tjerash, edhe nė veprėn e Gustav Majerit. Aleksandėr Xhuvani boton njė artikull gjuhėsor, duke u mbėshtetur nė veprėn e Gustav Majerit Die Pluralbildung der albanischen Nomina, Wien 1883.

    At Pashk Bardhi, me pseudonimin B., boton njė artikull nga gjuhėsia krahasuese, nė tė cilin u bėhet njė vėshtrim tezave kryesore tė Gustav Majerit pėr etnogjenezėn e gjuhės shqipe, emrin kombėtar dhe vendit tė tyre Shqipni apo Albani etj.Nė revistėn Hylli i Dritės, botohet njė artikull pėrmbledhės pėr etnogjenezėn e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, mbi tė arriturat e gjuhėsisė krahasuese, nė tė cilėn pasqyrohen edhe rezultatet e Gustav Majerit; Petro Vullkani boton njė artikull divulgativ nė lidhje me origjinėn e emrit Alban dhe lokalizimin e vendit Albanopolis, nė tė cilin radhit edhe mendimin e Gustav Majerit pėr kėtė ēėshtje. Brandejs, duke shkruar mbi albanologun e parė ēek Jan Urban Jarnikun, nė bibliografinė e tij radhit edhe njė recension mbi tri vepra tė Gustav Majerit: Gramatikėn e shkurtė tė shqipes (1888), Fjalorin etimologjik tė gjuhės shqipe (1891) dhe Studimet shqiptare, II(1892).

    Faik Konica boton njė artikull divulgativ pėr gjuhėt e botės dhe citon njė vepėr pėr gjuhėsinė, tė botuar nėn udhėheqjen e prof. Groberit, nė tė cilėn njė artikull mbi elementin latin tė gjuhės shqipe e kishte botuar edhe Gustav Majeri. Dr. Glottofil (pseudonim), boton njė artikull mbi origjinėn e popullit shqiptar dhe radhit tri teoritė kryesore me pėrfaqėsuesit e tyre, duke i dhėnė edhe Majerit njė vend shumė tė merituar nė mesin e pėrkrahėsve tė prejardhjes lire tė popullit shqiptar. Lajos jep njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė veprave tė Gustav Majerit pėr gjuhėn shqipe. Gelli, nė njė artikull pėr Dhimitėr Kamardėn, veē tė tjerash, shkruan pėr jehonėn qė pat vepra e tij Saggio di grammatica comparata sulla lingua albanese (1864) edhe te Majeri

    Te Gazeta e re e Tiranės i bėhet vėrejtje Gustav Majerit, se kuptimi i fjalės nameta, qė sipas tij ka etimologji greke, nė gjuhėn shqipe d.m.th. “mė vonė, mbi kėtė”. Nė njė studim tė shkurtėr rreth etnonimit shqiptar, arbnuer e alban, Marin Sirdani e mendon mė tė qėndrueshme tezėn e Gustav Majerit pėr toponimin Shqipni. Nė njė studim tė tij Namik Resuli kundėrshton mendimin e Gustav Majerit pėr fjalėn regj dhe pranon mendimin e tij pėr etimologjinė e fjalės rig; Mati Logoreci boton njė studim biografik dhe shkencor pėr Gustav Majerin. Po kėtė vit Logoreci boton edhe njė vėshtrim me pikėpamjet e tij rreth fjalės shqyp, pėr tė cilėn Gustav Majeri mendonte se vjen nga shqiptoj, Logoreci e lidh me greqishten skopos, nga fjala skopeio = kqyr, vrej. Mustafė Kruja, me pseudonimin Shpend Bardhi, nė njė studim mbi origjinėn e popullit shqiptar, nė mesin e tezave tė radhitura, gjendet edhe ajo e Gustav Majerit pėr shqipen si gjuhė iliroindoevropiane, e cila iu prin tezave tė tjera dhe studiuesve tė tyre. Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm pėr problemin e gjuhės letrare shqipe, ndalet edhe nė gjykimet e Gustav Majerit pėr kėtė problem. Nė studimin e Norbert Joklit pėr popullin shqiptar e tė gjuhės sė tij, vendi qė zė Gustav Majeri ėshtė i rėndėsishėm nė shumė aspekte.

  3. #3
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,083
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    Pas Luftės sė Dytė Botėrore emri i Gustav Majerit pėrmendet mė rrallė nė artikujt dhe nė studimet shqiptare pėr njė kohė tė gjatė, nėse kėtu pėrjashtohet emri dhe vepra e Profesor Ēabejt, sado as ai nuk ka shkruar
    ndonjė artikull tė veēantė, qoftė pėr veprėn qoftė pėr jetėn e tij, ashtu sikur kishte shkruar pėr autorė dhe vepra tė tjera tė studiuesve gjermanė apo austro-gjermanė sikur i paraqet Eqrem Ēabej.

    Deri mė 1995, nė asnjėrin nga artikujt e botuar gjatė kėtyre pesėdhjetė vjetėve tė fundit, nuk ėshtė shėnuar se Gustav Majeri nuk ishte vetėm mik i rilindėsve shqiptarė, por ishte edhe mė shumė se kaq, ai ishte mik i ēiltėr i popullit shqiptar, dhe kėtė e ka dėshmuar edhe me letrat qė ua kishte dėrguar sulltanėve tė kohės, pėr lejimin e hapjes sė shkollave shqipe pėr shqiptarėt. Se ky element i rėndėsishėm nė jetėn e tij dhe nė historinė tonė nuk ishte i njohur, dėshmon edhe biografia e tij e paraqitur nė Fjalorin enciklopedik shqiptar. Autori i njėsisė Gustav Majer (1850-1900), akademiku Shaban Demiraj, vlerėson kontributin e Gustav Majerit nė studimet etimologjike, duke pėrmendur disa lėshime (fjala ėshtė pėr ndikimin e madh tė latinishtes, qė Gustav Majeri dhe bashkėkohėsit e tij shihnin nė leksikun e shqipes), theksohet se ai ishte grecist e turkist, por nuk shėnohet asnjė fjalė pėr punėn e tij nė mbledhjen dhe botimin e folklorit shqiptar, e cila gjė dihej, por sigurisht autori nė fjalė nuk dinte pėr interesimin e tij rreth ēlirimit tė popullit shqiptar nga zgjedha turke, pra nuk dinte se Gustav Majeri ishte mik i veēantė i shqiptarėve, cilėsi kjo e cila personaliteteve tė huaja u mbiēmohet nė kėtė vėllim, madje edhe atėherė kur kėtė e meritojnė mė sė paku .




    Shqipja, gjuhė indoevropiane




    Prej letrave tė Lajbnicit e deri te teza themelore e Gustav Majerit pėr vendin e shqipes nė rrethin e gjuhėve indoevropiane, mendimet e dijetarėve sado qė nuk kanė qenė shumė tė ndryshme, nė thelb ato janė dalluar nė aspekte tė caktuara. Lajbnici kėrkonte nga studiuesit qė gjuhės shqipe t’i caktohej vendi qė i takonte nė mesin e gjuhėve indoevropiane; Franc Bopi, sipas Ēabejt, vendin e gjuhės shqipe e caktoi me kėto fjalė: “gjuha shqipe, nė elememtet e saj themelore, nuk ka ndonjė lidhje mė tė ngushtė, ose, aq mė pak, ndonjė lidhje derivacioni me asnjėrėn nga gjuhėt motra sanskrite tė kontinentit tonė” (1959/1976, 13). A. Shllajher, ndonėse shqipen e pėrfshiu brenda drurit gjenealogjik, kėtė vend ia bėri nė kuadėr tė familjes pellazgjike, d.m.th. pranė e pranė greqishtes, pėr ēka me kohė u pajtuan edhe rilindėsit shqiptarė nė krye me De Radėn e sidomos gjuhėtarin Dhimitėr Kamarda.

    Njė vend i veēantė shqipes iu caktua edhe nė teorinė e valėve nga Johanes Shmid, por sipas Ēabejt, vetėm mė 1883, Gustav Majeri, me artikullin Vendi i shqipes nė rrethin e gjuhėve indogjermane, hapet njė epokė e re nė punėn e afrive tė shqipes me gjuhėt simotra. Duke ndarė mirė pasurinė vetiake tė shqipes nga elementet e huazimit, pas njė analize krahasimtare tė sistemit fonetik e tė disa elementeve tė leksikut, ky dijetar i caktoi shqipes me dorė tė sigurt njė vend, i cili, nė vija tė pėrgjithshme, mbetet i vlefshėm edhe sot e gjithė ditėn. Ky vend ėshtė i caktuar me kėto dy drejtime: “shqipja ėshtė njė gjuhė indoevropiane lindore dhe njėkohėsisht njė gjuhė indoevropiane veriore” (Ibid.14). Nėse kthehemi pėrsėri te kėrkesa e Lajbnicit pėr t’i gjetur njė vend shqipes nė mesin e gjuhėve indoevropiane dhe tė atyre tė mėvonshme, pėr tė parė vendin e shqipes nė mesin e kėtyre gjuhėve, lidhjet e saj me gjuhėt indoevropiane, pėrkimet e veēanta dhe tė pėrgjithshme etj., qė lidhen po ashtu me vlerėsimet e Ēabejt pėr formulimin e Majerit, atėherė edhe kėtu do tė gjejmė vlerėsimet e Ēabejt.

    Bie fjala, sa u pėrket elementeve tė trashėguara tė shqipes, Ēabej mendonte se “Gustav Majeri qe i pari qė konstatoi e qė vuri nė dukje nė njė formė pėrmbledhėse e tėrėsore elementin e trashėguar tė shqipes dhe qė e vendosi atė nė vendin qė i pėrket kėsaj gjuhe nė rrethin e gjuhėve tė tjera indoevropiane” (Ēabej: 1981-1986, 185). Sa u pėrket konkordancave leksikore tė shqipes me gjuhėt baltike, tė cilat dalin nga teoria e valėve e Johanes Shmitit, Ēabej, ndonėse pėr hapjen e rrugės e vlerėsonte Majerin, meritėn pėr rezultate shteruese megjithatė ia njihte mėsuesit tė vet, Norbert Joklit (Ēabej: 1976, 15). Pra, konstatonte Ēabej, “Norbert Jokli e ka vėrtetuar dhe thelluar rrugėn qė pat rrahur Gustav Majeri (…), qė shqipja ka lidhje tė ngushta sidomos me gjuhėt baltike, dhe qė tė parėt e shqiptarėve, duke zbritur nga vise mė veriore ngulen nė brigjet e Mesdheut” (Ēabej: 1972/1976, 205).

    Mirėpo, pas Gustav Majerit, Holger Pedersenit e Norbert Joklit, tė cilėt zbuluan lidhjet gjuhėsore tė shqipes me gjuhėt simotra indoevropiane, ėshtė Ēabej ai i cili me sintezėn e tij Studime etimologjike nė fushė tė shqipes plotėsoi kėrkesėn e themeltė tė Hygo Shuhardit, tė bėrė mė 1827: “Kur njėherė t’i jetė caktuar shqipes njė vend i ngulėt e i paluajtur brenda gjuhėve indoevropiane, atėherė mjaft fjalė qė ne sot i konsiderojmė, dhe me plot tė drejtė, si huazime, ka tė ngjarė qė do tė na duhet t’ia kthejmė prapė asaj, si njė pjesė tė pronės sė saj tė trashėguar” (Ēabej: 1964/1977, 243). Rrjedhimisht, nė qoftė se kėtė “vend tė ngulėt e tė paluajtur brenda gjuhėve indoevropiane”, ia kanė caktuar njė varg studiuesish, e sidomos Majeri, Holger Pederseni e Norbert Jokli, atėherė fjalėt e konsideruara si huazime, tė vjela dhe tė arsyetuara nga zhvillimi i brendshėm historik i shqipes, i ka kthyer Ēabej.




    Prejardhja e popullit shqiptar dhe e gjuhės shqipe




    Problemi i prejardhjes sė popullit shqiptar pėr disa shekuj me radhė ka qenė ēėshtje shqyrtimi nga historianėt, arkeologėt, historianėt e gjuhės etj. Prej letrave tė Lajbnicit (1774) e deri sot, kahet e studimit tė kėtij problemi kanė qenė nga mė tė ndryshmet. Nė qoftė se ēėshtja e prejardhjes sė popullit shqiptar nga ilirėt u zgjidh kryesisht nga arkeologėt dhe historianėt, ēėshtja e prejardhjes sė gjuhės shqipe, e trajtuar shumėfish nga gjuhėtarėt hapi edhe probleme tė reja, sidomos pas hipotezave pėr prejardhjen trake tė gjuhės shqipe, qė dolėn nė fillim tė kėtij shekulli.

    Nga radhėt e gjuhėtarėve tė huaj prejardhjen ilire tė gjuhės shqipe e kish trajtuar Lajbnici, Tunmani, Hani, Kopitari, Benfej, Mikloshiq etj., mirėpo vetėm me punėn e Gustav Majerit hidhen bazat shkencore tė studimeve albanologjike, kurse leksiku i gjuhės shqipe bėhet bazė pėr tė nxjerrė analogjitė me ilirishten. Lidhur me prejardhjen e popullit shqiptar dhe tė gjuhės shqipe, Gustav Majeri ka konstatuar qė nga fundi i shekullit XIX, se: “Sa kohė qė nuk del ndonjė fakt i kundėrt, duhet tė pranojmė qė shqiptarėt banojnė qė prej kohėsh tė lashta nė Shqipėri ose sė paku nė njė pjesė tė saj dhe qė janė pasardhėsit e ilirėve, tė cilėt nė kohė tė vjetra banonin nė
    Dalmaci, Bosnje e Shqipėri” (Majer: 1943, 122), kurse shqipen e quajti me fjalė tė peshuara “njė epokė tė dialekteve tė lashta ilire” (Majer, Ibid. 130). Heqjen e kėsaj murane e ka ēmuar qė mė parė studiuesi i vijės sė tij gjuhėsore nė fushė tė albanologjisė, Norbert Jokli (Jokli, Historia e shqipes...1972: 255). Sipas Ēabejt, mendimin e Gustav Majerit pėr ēėshtjen e burimit tė gjuhės shqipe e mbron dhe e pėrforcon edhe Kreēmeri kur thotė se “shqipja paraqet fazėn mė tė re tė njėrit nga dialektet e moēme ilire” (Ēabej: 1957/1976, 171).

    Madje Kreēmeri thotė nė njė rast tjetėr: “kjo ėshtė nė bazė tė tė gjithė situacionit aq afėr mendsh, sa duhet njeriu tė sillte arsye shumė tė rėnda pėr tė hedhur poshtė. Sepse shqiptarėt banojnė atje ku nė kohė tė vjetėr rronin popuj ilirė, dhe i mbajnė kėto vise tė paktėn qė nga shekulli X pas erės sė re”. (Kretschmer, Gröbers Grundriss der romanischen Philologie, I, 804, sipas E. Ēabej: 1976, 29-30). Prof. Ēabej edhe mendimin e Trajmerit pėr shqiptarėt si mbeturinė tė fundit tė botės ilire e shihte tė pajtuar nga pikėpamja gjuhėsore me Gustav Majerin, i cili kėtė ēėshtje po nė fund tė shekullit XIX, e kishte formuluar drejt, pra: “gjuha shqipe ėshtė mbeturinė e fundit e njė dialekti tė ilirishtes mė fort sesa mbeturinė e ilirishtes sė vjetėr” (Ēabej: 1962/1975, 237).

    Po tė jetė kėshtu, – vazhdonte Ēabej – dhe kėshtu ka tė ngjarė qė tė jetė, atėherė populli shqiptar si mbeturinė e njė populli tė madh tė Evropės Juglindore dhe tė Mesme ėshtė prodhim jo i njė ekspansioni, po i njė restriksioni; edhe trualli gjuhėsor i kėtij populli ėshtė pra pėrfundimi jo i njė zgjerimi, po i ngushtimit tė njė treve mė tė hapur”. (Ēabej, Ibid, 237). Kėshtu, pra, prejardhja ilire e popullit shqiptar dhe e gjuhės shqipe e mbrojtur nga historianėt, etnografėt, arkeologėt, gjuhėtarėt etj., nė shekullin e kaluar dhe nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit XX (pra, deri sa nuk lindi teoria e Gustav Vajgandit pėr prejardhjen trake tė shqipes), mbėshtetje kryesore kishin Gustav Majerin (Ēabej: 1969/1977,197) dhe rezultatet e sintezės sė tij e tė studiuesve tė mėvonshėm, tė cilėt ishin tė shumtė: Holger Pedersen, Sophus Bugge, Albert Thumb, Francesco Ribezzo, Matteo Bartoli, W. Meyer-Lübcke, S. Puscariu, Sigmund Feist, C. Karstien, Lehr-Sptavinski, Vacslav Cimochowski, Radoslav Katiqiē etj., historianėt si Fellmerayer, Nopcsa, Haberlandti, Hahni, Hertzberg, Jorga etj.

    Pėr kėtė arsye, Norbert Joklin, Prof. Ēabej e quante pasardhės tė Gustav Majerit “pėr sa i pėrket caktimit tė karakterit gjuhėsor tė shqipes” (Ēabej: 1977, 205). Edhe pėrkufizimi i Katiēiqit pėr shqipen, si njė “ilirishte moderne-gjuha shqipe”, i cili ėshtė cituar shpesh nga studimet shqiptare nė Kosovė, do kėrkuar krejtėsisht te pėrfundimet e mėparshme tė Gustav Majerit. Vėshtruar nė tėrėsi, ndihmesa e Gustav Majerit nuk do parė si e tėrėsishme, por edhe si e veēantė, pra edhe pėr probleme tė caktuara tė lidhjeve gjuhėsore iliro-shqiptare.

    Bie fjala, ndonėse, siē shkruante Ēabej, “pėr periodėn paralinguistike njė nga gurėt themelorė e vu J.G. Hahni, Gustav Majeri nė studimet qė zhvilloi rreth shqipes preku e zgjidhi edhe disa nga problemet e ilirishtes nė lidhje me shqipen”. (Ēabej: Ibid, 20) Nisur nga rezultatet e arritura shekuj me radhė, sidomos nga shkollat mė tė arritura tė Evropės dhe i pėrgatitur edhe vetė nė po kėto shkolla, Ēabej, jo njėherė, e ka pėrkufizuar prejardhjen e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, kėshtu: “djepi ballkanik i shqiptarėve sė paku qė nga epoka greko-romake e kėtej ėshtė Ballkani Perėndimor, e jo Lindor. Atyre qė pėrfaqėsojnė mendimin e pėrkundėrt, do t’u binte tė zėvendėsonin kėtė pamje historike solide me njė tjetėr, e mė saktėsisht tė na dėftonin se nė cilin vend mė nė lindje u bė marrje e kėtyre dorėzimeve. Nė mėnyrė pėrmbledhėse do tė themi pra se njė gjykim objektiv i situatės historiko-gjuhėsore pas mendimit tonė na ēon tė shohim nė shqipen e sotme vijimėsi e ilirishtes ose pėr ta thėnė me fjalėt e G. Majerit (Grobers Grundriss der romanischen Philologie), I (1888) 804) fazėn mė tė re tė njėrit nga dialektet e vjetra ilire.”
    (Ēabej, 1962/1977, 175).

  4. #4
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,083
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    Marrėdhėniet e shqipes me gjuhėt e tjera





    Biografia shkencore e Gustav Majerit tregon se ai ishte indoevropeist, grecist i shquar, turkist, ballkanolog, madje bashkė me Franc Mikloshiqin ishte edhe themelues i kėsaj dijeje gjuhėsore, – por mbi tė gjitha ai do tė mbetet albanolog. Prandaj ėshtė e kuptueshme pse Gustav Majeri, duke pasur njohuri tė thella pėr zhvillimin e gjuhėve indoevropiane, duke qenė njėri nga autorėt mė tė mirė tė gramatikės greke dhe njohės i mirė i studimeve turke, sllave e rumune dhe sidomos studiues i shquar i studimeve albanologjike, kėtė tė fundit e bėri objekt studimi e krahasimi edhe me gjuhėt e tjera nga shumė anė. Nga ky kėnd, nė njėsi tė shumta tė Fjalorit etimologjik, nė Studimet gjuhėsore etj., Majeri ka trajtuar lidhjet e ngushta tė shqipes, sidomos me gjuhėt baltike, me gjuhėn greke, me gjuhėt sllave, me gjuhėn rumune, me gjuhėn turke etj.

    Kėtu ėshtė me interes tė shihet se si ai shprehet pėr kėto lidhje tė shqipes me gjuhėt e tjera. Derisa pėr huazimet latine, turke e greke flet si pėr “ndikesa”, pėr huazimet sllave shprehet si pėr “vrragė”, ose thėnė me fjalėt e tij: “nė gjuhėn shqipe nuk mund tė mohohen vrragė tė forta tė gjuhėve sllave” (Majer: 1943, 125). Po tė lihen mėnjanė huazimet latine, ėshtė me rėndėsi tė the ksohet se interesimi i Gustav Majerit ishte i veēantė, para sė gjithash, pėr faktin se ai trajtoi jo vetėm huazimet greke tė gjuhės shqipe, por edhe tė kundėrtėn, pra edhe huazimet shqipe nė greqishten e re. Madje, problemit tė huazimeve tė shqipes nė greqishten e re, i ka kushtuar njė monografi mė vete (Neugrieschische Studien, II 64-71) dhe sipas saj, kėto huazime arrijnė afro 70 (Ēabej:1976, 72).

    Prof. Ēabej, duke e vlerėsuar mirė dhe duke e ēmuar kėtė vepėr me interes pėr studimet krahasimtare tė shqipes dhe ballkanistikės nė pėrgjithėsi, vijoi zgjerimin saj, zbuloi edhe njė varg fjalėsh tė shqipes nė greqishten bizantine, sidomos nė dialektet e veriut, dhe arriti tė konstatojė se “nga tė tilla huazime del se elementi shqiptar nė greqishten e re ėshtė mė i madh nga ē’e llogariste Gustav Majeri” (Ibid, 72), madje, po sipas Ēabejt, “shihet se ky ndikim pėrfshin edhe tė tjera fjalė, si tė mbarė gjuhės si dialektore” (1966/1976, 341, 342). Edhe sa i pėrket elementit shqiptar nė Greqi, ndryshe nga studiuesit e kohės sė tij qė pėrgjithėsisht pėrkrahen edhe sot nė studimet shqiptare, Gustav Majeri mbante qėndrimin qė “shqiptarėt jetuan nė Greqi edhe para vitit 1349, kur pėrmenden nė Peloponez” (Majer, Vep. e cit., 126).

    Lidhur me marrėdhėniet e shqipes me rumanishten, tė trajtuara nga Gustav Majeri, Ēabej ėshtė ndalur disa herė nė studimet e tij, por kėtu po i veēojmė dy elemente themelore. Duke shkruar pėr elementet e pėrbashkėta (simbioza) tė leksikut shqiptaro-rumun, Ēabej tėrhiqte vėrejtjen se “do vėnė re mendimi i Gustav Majerit, qė thotė se disa cilėsi fonetike e semantike tė elementeve shqipe tė rumanishtes na shpien nė njė kohė, e cila ėshtė mė e moēme se formimi i gjuhės e i kombėsisė rumune” (Ēabej: 1976, 77). Nė marrėdhėniet e rumanishtes dhe tė shqipes prej shumė kohėsh studiuesit hulumtojnė mundėsinė e gjetjes sė njė substrati tė pėrbashkėt, madje shumė herė edhe duke i nxjerrė si gjuhė pranė e pranė njėra tjetrės. Sikur dihet, lidhur me kėtė ēėshtje, kanė ekzistuar mė shumė se njė teori pėr prejardhjen e tyre nga njė burim i vetėm: trak, dako-miz, iliro-trak etj. Pranė e pranė kėsaj ēėshtjeje ėshtė trajtuar edhe njė dorė fjalėsh tė shqipes e tė rumanishtes qė gjallojnė edhe sot nė njėrėn gjuhė apo nė tė dyjat njėkohėsisht.

    Duke shkruar pėr problemin e substratit tė rumanishtes dhe tė shqipes, Ēabej tėrheq vėrejtjen pėr dallimin e tyre me dy fjalė: “Kundra mendimit tė vjetėr, tė cilin e ka p.sh. edhe Gustav Majeri (Alb. Studien, III, 22,vv), qė substrati i rumanishtes ėshtė njė dialekt ilir dhe qė baza jolatine e gjuhės dhe kombėsisė rumune ėshtė ilire, gjer mė sot nuk janė paraqitur gjėkund arsye vendimtare. Ndėrkaq shtrurja e konceptit tė substratit duke e zbatuar edhe pėr shqipen, duhet tė kundėrshtohet. Substrati lidhet e kushtėzohet me njė ndėrrim gjuhe; njė ndėrrim i tillė, nga sa dihet nė truall tė Shqipėrisė nuk vėrehet nė periodėn historike, sikurse pėrkundrazi pranohet me siguri pėr Rumaninė”. (Ēabej: 1977, 176)





    Historia e dialekteve tė shqipes





    Nė fushė tė studimit tė zhvillimit tė brendshėm tė shqipes, problemi i moshės sė dialekteve zė njė vend tė rėndėsishėm. Siē dihet, nė studimet e tij Hani, kohėn e ndarjes sė dialekteve e kishte shtyrė aq larg nė antikitet, sa e vinte nė lidhje me ilirishten dhe epirotishten (Hahn: 1854, 219; Cit. Ēabej: (1967/1977, 191), mirėpo mė vonė kjo tezė qe kundėrshtuar nga njė lagje studiuesish qė vjen nga shekulli i kaluar deri nė kohėn tonė: Norbert Jokli, Justin Rrota, Karlo Taliavini Marko la Piana e sidomos Gustav Majeri, i cili i priu kėsaj lagjeje. Gustav Majeri, duke u nisur nga materialet qė kishte pėr tė folmen e shqiptarėve nė Greqi, ndarjen e dialekteve tė shqipes e konsideronte mė tė vonshme (Nuova Antologija: 50/1885, 588; Cit. Ēabejt: 1976, 190-91). Pra, sipas kėsaj lagjeje gjuhėtarėsh, tė cilėve u printe Majeri, tė dy dialektet e shqipes nuk ishin diferencuar deri te dy shekujt e fundit.

    Prof. Ēabej thotė se “nė fillim i kėtij mendimi kam qenė edhe vetė. Tash veē rezulton qė aty duhet zbatuar njė shtresim i dyfishtė”. (Ēabej: 1968/1975, 256) Nė njė hulumtim shterues nė veprat e Ēabejt nuk ėshtė vėshtirė tė shihet sesi ai, duke u mbėshtetur nė hulumtimet dialektore dhe nė dukuritė qė i kanė pėrcjellė ato te njė varg leksemash, (tė cilat Majeri dhe studiuesit para tyre i konsideronin tė lashta, ose mė saktė tė ilirishtes), ai shihte jo dukuri tė lashta. Mirėpo, te dukuri tė pėrtrira brenda zhvillimit gjuhėsor tė shqipes, qė mė parė, pėr shumė kohė ishin shuar, e qė Gustav Majeri dhe studiuesit e mėvonshėm shihnin bazėn huazuese tė gjuhės latine, greke ose tė ndonjė tjetre., Prof. Ēabej shihte dhe lidhte nyjat kohore nėpėr tė cilat leksema pėrkatėse kishte kaluar brendshėm ndėrtimit tė gjuhės shqipe qė nga lashtėsia. Me njė fjalė, Ēabej pasi ua njihte meritėn lagjes sė gjuhėtarėve nė krye me Gustav Majerin pėr pėrmbysjen e tezės sė Hanit, besonte qė kėtė mendim, siē shprehej ai “ta kem pėrforcuar nė pika tė veēanta sidomos me anėn e krahasimit tė dialekteve tė Atdheut e tė kolonive si midis tyre si me monumente tė vjetra letrare e me emrat historikė tė vendeve e tė personave ta kem ēuar mė tej duke e ngjitur nė periodat e mėparme tė gjuhės e ta kem pjesėrisht dhe modifikuar” (Ēabej: 1936/1977, 305).

  5. #5
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,083
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    Themeluesi i fonetikės historike tė shqipes




    Nė fushė tė studimit tė fonetikės historike tė shqipes, kontributi i Gustav Majerit ėshtė parėsor dhe kėtė rėndėsi Ēabej e ka vlerėsuar ēdo herė. Studiuesit e historisė sė gjuhės qė mė parė e kanė theksuar se vepra e Gustav Majerit Albanesische Studien III (1892), prof. Ēabejt i kishte shėrbyer si bazė pėr pėrgatitjen e veprės Fonetika historike e shqipes (1959), qė pėr mėse njė gjysmė shekulli, krahas arritjeve tė tjera tė tij dhe tė albanologjisė si tėrėsi, nė fushė tė fonetikės historike ėshtė vepėr themelore universitare nė studimet albanologjike. Kėtė vepėr tė Majerit Ēabej e quante “studim bazė deri nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, kur nė mėnyrė sistematike ėshtė trajtuar fonetika historike e shqipes”. Mirėpo, tėrheq vėrejtjen Ēabej, sado qė “kurrkush nuk e mohon qė Gustav Majeri nė veprat e tij ka vėnė themelet e fonetikės historike dhe tė etimologjisė (…) megjithatė ndėrtesa e ngrehur prej kėtij dijetari tė shquar, kryesisht pėr arsye tė kohės, ėshtė vjetruar nė disa pika, si bie fjala nė lėmin e fonetikės historike, nė kapitullin e grykoreve (guturaleve), tė likuideve e hundoreve rrokjesore (silabike) (Ēabej: 1975, 255).

    Pėr ndihmesė tė veēantė tė studimit tė fonetikės historike tė shqipes, meritėn ua njihte sidomos edhe Holger Pedersenit, autorit tė studimit monografik pėr guturalet e shqipes dhe mėsuesit tė tij Norbert Joklit tė cilėt, siē shkruante Ēabej, “i kanė shpėnė mė tej e sqaruar shumė ēėshtje tė papėrfunduara definitivisht prej Majerit” (Ēabej: 1988, 9). Fjala ėshtė kėtu pėr njėrin nga problemet mė tė rėndėsishme tė fonetikės historike tė shqipes dhe pėrgjithėsisht tė studimeve indoevropiane nė fushė tė fonetikės historike, pra, ēėshtjen e guturaleve dhe aty “sidomos ēėshtja e mėnyrės sė trajtimit tė palataleve indoevropiane, tė cilat edhe sot mbeten temė e hapur e diskutimeve shkencore. (Topalli: 1996, 37-44)

    “Dihet se kėto dy teza – shkruan Ēabej – qėndrojnė pėrballė njėra-tjetrės. Nė njėrėn anė ėshtė rregulla e Gustav Majerit (…) e nė anėn tjetėr ajo e Pedersenit” (Ēabej: 1977, 212). Nė kėtė problem Ēabej e pėrforcon rezultatin e Holger Pedersenit, ndėrsa sa u pėrket rezultateve tė Majerit, ai gjen njė rrugė tjetėr. “Rregullat e Majerit – shkruan Ēabej – ne i zėvendėsojmė me dy rregulla tė tjera: 1. Njė -nd- intervokalike e lashtė, pavarėsisht nga theksi, nėpėrmes tė njė trajte -nn- ka dhėnė -n-; 2. Njė -nd-, -ng- e gjuhės sė sotme, nė ēdo pozicion qė tė jetė nė njė fjalė, ėshtė historogjene, sekondare. Me fjalė tė tjera, edhe ne pranojmė bashkė me Majerin qė nė ato fjalė ku n-ja intervokalike nuk ėshtė kthyer nė -r- nė toskėrishten, kjo -n- ka dalė nga njė -nn- dhe ky grup rrjedh nga asimilimi i njė konsonanti tjetėr me n-nė; veēse ne, nė kundėrshtim me Majerin, besojmė qė edhe njė konsonant qė vinte pas n-sė mundi e u asimilua me kėtė” (Ēabej: 1953/1977, 56).





    Autori i fjalorit tė parė etimologjik tė shqipės





    Nė studimet etimologjike tė Gustav Majerit, “Fjalori etimologjik i gjuhės shqipe” (1891) zė vendin kryesor. Kjo ėshtė vepra pėr tė cilėn autori fillimisht ėshtė lavdėruar mė sė shumti dhe pėr tė cilėn mė vonė ėshtė kritikuar po kaq shumė. E shikuar kėshtu nė mėnyrė tė skajshme, pėr mė se njė shekull, ajo ėshtė bėrė vepėr referimi, vepėr bazė e studimeve albanologjike dhe njėkohėsisht vepėr e kritikuar. Le tė kujtojmė kėtu vetėm ēmimin e vitit tė Akademisė Franceze, poezinė e Ndre Mjedės nė shenjė nderimi pėr Gustav Majerin dhe kritikėn e Holger Pedersenit me shprehjet e rrepta: “Mė vjen keq tė them se linguisti gjerman dhe miku im Gustav Majeri ka bėrė shumė pėr tė pėrhapur mendime tė rreme nė kėtė fushė (d.m.th. se gjuha shqipe ka njė karakter tė pėrzier -BB)”. (Pedersen: 1917/1988, 23-24) Pavarėsisht nga kėto, vlerėsimi i Eqrem Ēabejt pėr studimet etimologjike tė Gustav Majerit ka qenė i gjithanshėm dhe shterues.

    Pėr Ēabejn, Gustav Majeri nė studimet e gjuhėsisė historike ėshtė figurė qendrore e studimeve etimologjike. Duke e vlerėsuar me maturi kėtė vepėr, Ēabej thotė: “Autori i kėsaj vepre ėshtė pėrfolur shpeshherė qė ai e kishte mbiēmuar disi elementin e huaj nė visarin e fjalėve tė shqipes dhe se ky visar nuk pėrfaqėsohet nė masėn e duhur nė fjalorin e tij”. (Ēabej: 1972/1975, 289) “Megjithatė, – thotė Ēabej – duhet pranuar qė ai edhe sot pėrbėn njė bazė jo vetėm pėr studimet shqiptare, po edhe pėrgjithėsisht pėr studimet ballkanistike” (Ēabej: 1972/1975, 289). Prof. Ēabej e ka njohur mirė gjendjen e studimeve albanologjike nė fund tė shekullit tė kaluar, sidomos i ka njohur dhe studiuar mirė edhe kritikat qė i janė bėrė veprės sė Gustav Majerit deri nė kohėn e tij, prandaj qasja e tij veprės sė Majerit nė pėrgjithėsi, e sidomos Fjalorit etimologjik tė gjuhės shqipe, ėshtė e tipit analitik dhe referues.

    Cilat ishin ato veēanti objektive qė dallonte Ēabej pėr tė arsyetuar “tė metat e Fjalorit tė Gustav Majerit, sidomos nė punė tė materialit”: (Ēabej: Ibid. 289) – gjendja e pėrgjithshme kulturore nė Shqipėri, nė tė cilėn nuk kishte kushte hulumtimi pėr punė tė tilla sistematike; – njohja e kufizuar e literaturės sė shkruar, sidomos e letėrsisė sė vjetėr; – mungesa e fjalorėve tė shqipes deri nė fillim tė shek. XX; – gjendja e studimeve albanologjike dhe mbėshtetja e studimeve tė saj kryesisht vetėm nė burimet e diasporės etj. Sa i pėrket pasqyrės sė paraqitur nė parathėnien e Fjalorit lidhur me karakterin gjuhėsor, Ēabej thotė: “Karakterizimin e shqipes si “njė gjuhė e pėrzier gjysmėromane”, qė e dha sė pari Franc Bopi, e pėrfaqėsuan disa gjuhėtarė tė shquar tė shek.XIX, si F. Miklosichi, Schuchardti e Gustav Majeri” (Ēabej:1976, 54).

    Mė nė fund vlerėson Ēabej, nė mbivlerėsimin e kėtij elementi pėrveē qė ishte prirje e kohės sė tij, ai kishte edhe arsye objektive, vėrtetėsie. Pra, sipas Ēabejt ka pasur shumė arsye objektive qė ky fjalor tė dalė i mangėt, ndėrsa autori i tij tė nxjerrė rezultate tė gabuara, pėr tė cilat edhe vetė Majeri mė vonė ishte i vetėdijshėm, sepse pėr njė numėr njėsish, tė cilat i rimori mė vonė, ai solli pėrfundime qė shkonin nė tė mirė tė shqipes. Duhet pranuar se Gustav Majeri ndikimin latin e ka mbiēmuar, por pas punės sė tij dhe mė tutje tė Holger Pedersenit e tė Norbert Joklit, gurra vetjake e pėrfitimit tė shqipes ka krijuar mundėsi pėr tė hequr nga rendi i ditės ēėshtjen e mbisundimit tė latinishtes dhe italishtes mė vonė, ose mendimin e pėrgjithshėm se shqipja ėshtė gjuhė romane.

    Ky mendim tashmė nuk pėrsėritet. Ēėshtjen e heqjes sė kėsaj hijeje mbi shqipen Ēabej e mori shumė seriozisht, prandaj nė vend qė t’i bėnte njė kritikė kaluese, ai fillimisht objektin e studimit (d.m.th. Fjalorin) e pėrkufizoi kėshtu: “Kjo ēėshtje ėshtė me rėndėsi themelore pėr gjuhėsinė shqiptare, sepse prek nė vetė problemin e karakterit gjuhėsor tė shqipes. Pėr shqiptarėt kjo pėrtej caqeve tė gjuhėsisė ka edhe njė rėndėsi nacionale; megjithatė dijes si kudo edhe nė kėtė ēėshtje i ka hije tė ruajė objektivitetin e duhur” (Ēabej:1976, 70).

  6. #6
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,083
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    I nisur nga kėto parime morale dhe shkencore, Ēabej sė pari voli nė mėnyrė shteruese gjithė materialin e njohur leksikor tė shqipes, tė cilin e sintetizoi me akribi shkencore, pastaj ēdo njėsi etimologjike tė Majerit e pasqyroi nė kuadėr tė leksikut tė pėrgjithshėm dhe pasi bėri njė sintezė tė shumfishtė dhe tė drejtė shkencore, duke e pėrvijuar nė shumė anė tė studimit tė saj, arriti nė rezultate tė tjera, pėr tė cilat mė parė studiuesit e huaj dhe ata tė shqipes mė vonė vetėm ishin deklaruar apriori, por pa dėshmuar rezultate konkrete. Mbi kėto kritere, Eqrem Ēabej u bėri njė kritikė tė gjithanshme jo vetėm rezultateve shkencore tė Gustav Majerit, por edhe pėrfundimeve shkencore tė Mikloshiqit, Ksilanderit, Nopēes, Majer- Lubkes, Nahtigalit, Oshtirit, Manit etj.

    Konstatimeve pėr pėrparėsinė e romanitetit, sipas Ēabejt, duhet nisur nga sė paku dy kritere: ose me numrin e fjalėve bazė, ose me pėrdorimin e gjallė tė tyre, pra: “Kriteri i parė do tė rrokte mė mirė kėtė anė historike tė leksikut, po duke lėnė jashtė numėrimit morinė e fjalėve tė rrjedha prej fjalėve bazė, nuk do tė pasqyronte pasurinė e vėrtetė tė tij, do tė paraqiste si tė thuash eshtėrinė, jo muskulaturėn e tij. Pavarėsisht nga kėto rrethana, pėrpjestimi i sasisė sė trashėguar tė leksikut ndaj sasisė sė huazuar, pėrveē anės sasiore, thjeshtė numerike, mund tė shqyrtohet edhe nga ana cilėsore, kualitative” (Ēabej: 1986, 264). Nė kėtė ēėshtje Ēabej bėri edhe njė sintezė tė gjerė tė leksikut tė shqipes dhe vetėm pastaj edhe nxjerrjen e pėrfundimeve pėr sasinė e leksikut tė vendit dhe atė tė huazuar (Shih pasqyrėn e tė dhėnave sintetizuese tė Ēabej nė Studime gjuhėsore, VII, “Rilindja”, Prishtinė, 1986, f. 264-265).

    “Nga njė vėshtrim paraprak, – shkruan Ēabej, – po i mbėshtetur nė njė studim tė gjatė tė leksikut tė shqipes nga kjo anė, neve na del qė elementi i trashėguar mbizotėron nė atė pjesė tė tij qė ka lidhje me njė jetė mė afėr natyrės e me njė ekonomi e njė kulturė mė fort baritore-agrare, elementi i huazuar – nė pajtim me vetė karakterin e huazimit nė atė pjesė qė i pėrket njė veprimtarie njerėzore mė tė shumanshme nė fushėn e kulturės materiale e morale; megjithėse do shėnuar qė pjesa e leksikut abstrakt e tė ideve ėshtė nė shqipen mė e konsiderueshme nga sa mund tė mendohet” (Ēabej, Ibid., 264). Janė njė varg problemesh qė dalin nė studimin pėrfundimtar tė njėsive leksikore tė cilat duhen marrė parasysh.

    Ndėr to, Ēabej ka parasysh leksikun e marrė nga atdheu nė diasporė, bie fjala te arbėreshėt e Italisė, njohja e dukurive tė gjuhėve nė kontakt, njohja e leksikut tė shqipes nė gjuhėt fqinje, dallimi i huazimeve nga leksiku i trashėguar, ndėrtimi i brendshėm leksikor, rrjedhojat, kryqėzimi etj., pėr disa fjalė tė cilat edhe sot e kėsaj dite nuk e kanė zėnė vendin e merituar nė fjalorėt etimologjikė. Po sipas Ēabejt, problematike del, sidomos, ēėshtja e formimeve onomatopeike. Po t’i kishte parasysh Majeri tė gjitha kėto edhe rezultatet do t’i nxirrte tė tjera, qė tė formulonte njė sintezė tė tillė. Gustav Majeri sė pari ėshtė dashur qė tė vilte materialin bazė, domethėnė leksikun shterues tė shqipes sė vendit pėr kohėn e tij.






    Kontributi i Gustav Majerit nė fushė tė gjuhėsisė





    Mė shumė se nė fushė tė letėrsisė sė shkruar dhe tė folklorit, ndihmesa e Gustav Majerit ėshtė parė kryesisht nė fushė tė gjuhėsisė. Pėr mėse njė shekull nuk ka asnjė fushė e historisė sė gjuhės shqipe nė tė cilėn nuk ėshtė pėrmendur emri i tij dhe qė nuk ėshtė shkruar pėr ndihmesėn e Gustav Majerit. Duke filluar nga artikujt gjuhėsorė pėr prejardhjen e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe e deri te studimet etimologjike qė kulmojnė me Norbert Joklin e Eqrem Ēabejn, Shaban Demirajn, Jup Kastratin, Kolec Topallin etj., vepra e tij pėrbėn bazėn themelore pėr hulumtimin diakronik dhe sinkronik tė shqipes. (Christo Dako, Holger Pedersen, Dr. Treul Lajos, Aleksandėr Xhuvani, M(ati) L(ogoreci), Shpend Bardhi (Pseudonim), Namik Resuli). Mirėpo, me gjithė praninė e veprės sė tij nė shtrirje kohore pėr mė se njė shekull, ndihmesa e tij ėshtė parė kryesisht pėrmes artikujve pėrgjithėsues dhe as sot e kėsaj dite ende nuk ėshtė botuar ndonjė monografi e veēantė pėr ndihmesėn e tij nė fushė tė studimeve albanologjike, as ndonjė nga veprat e tij tė shumta, pėrveē disa fragmenteve tė caktuara.

    Pikėpamjet e tij pėr letėrsinė e shkruar Nė botimet shqipe tė historisė sė letėrsisė, kontributi i Gustav Majerit nuk shėnohet veēanėrisht as nė rrjedhat e studimit, as nė kuadėr tė bibliografisė (Anton N. Berisha: 1985, 14-15). Nė bibliografinė e zgjedhur tė Historisė sė letėrsisė shqipe (Grup autorėsh: 1989, 606) gjejmė vetėm veprėn e tij Della lingua e delle lčtteratura albanese. Vol. L. Serie II, 15. IV. 1885, e cila pėrmendet edhe brenda nė tekst si njėra ndėr veprat studimore, qė ishin botuar nė fund tė shekullit XIX. Nė veprėn Histori e letėrsisė shqipe (Romantizmi), I (Qosja: 1984, 395-396), viti i lindjes sė Gustav Majerit nuk ėshtė shėnuar nė “Pasqyrėn kronologjike” mjaft tė zgjeruar pėr vitin 1850.

    Po nė kėtė pasqyrė emri i tij shėnohet vetėm pėr vitet 1883, 1987, 1891 dhe 1897, pra vitet kur Gustav Majeri botoi Fjalorin etimologjik tė gjuhės shqipe dhe Studimet shqiptare I-VI. Nė kėtė vepėr sintezė tė Rexhep Qosjes, emri i Gustav Majerit pėrmendet si botues i letėrsisė popullore, si mbrojtės i tezės sė prejardhjes ilire tė popullit shqiptar, si njohės dhe shfrytėzues i veprave tė Jeronim de Radės nga aspekti gjuhėsor, si letėrkėmbyes me Jeronim de Radėn, Thimi Mitkon, Konstandin Kristoforidhin, Ndre Mjedėn, i cili ia kishte pėrkushtuar vjershėn Gjuha shqipe dhe kishte pasur njė letėrkėmbim shkencor me tė, si mik i Zef Skiroit etj., por jo edhe si autor i studimeve pėr letėrsinė shqipe.

    Nė Historinė e letėrsisė shqipe tė Robert Elsit gjejmė njė bibliografi mė tė zgjeruar, por pa ndonjė funksion tė veēantė brenda tekstit. Brenda teksteve qė merren me historinė e letėrsisė shqipe, vendi i studimeve tė Gustav Majerit ėshtė mė i peshuar nė veprėn e Namik Resulit I pił antichi testi albanesi. Brenda kapitullit tė kėtij studimi, nė tė cilin janė komentuar veprat studimore tė shekullit XIX, Namik Resuli ka radhitur edhe katėr artikuj tė Gustav Majerit, (Resuli: f. 39; Majer: 1883, 211-225; 1888, 128; 1888) siē i quan autori, dhe ka tėrhequr vėrejtjen se “kėta artikuj e ruajnė vlerėn e tyre edhe sot” (Resuli, 39).





    Botimi i letėrsisė popullore





    Ndihmesa e Gustav Majerit nė fushė tė letėrsisė popullore po ashtu ende nuk ėshtė shikuar nė shkallė tė kėnaqshme, mirėpo ndryshe nga konsultimi i artikujve tė tij nė fushė tė letėrsisė, ndihmesa e tij nė mbledhjen, botimin dhe studimin e folklorit shqiptar, ėshtė konsultuar mė shumė pėr faktin se kjo ndihmesė ėshtė mbledhur dhe ribotuar nė vėllime tė veēanta tė folklorit shqiptar. Njėra nga veēantitė e kėsaj fushe, ndėrkaq, ėshtė marrė fakti qė Gustav Majeri ėshtė botues i parė i kėngės kreshnike.



    Botimi i letėrkėmbimit tė Gustav Majerit



    Ndryshe nga interesimi i studiuesve pėr botimin e veprave tė tij, interesimi posaēėrisht i madh ka qenė pėr botimin, madje edhe ribotimin e letėrkėmbimit tė tij, shpesh me komente dhe sqarime hyrėse, me rilindėsit shqiptarė. Pavarėsisht nga botimet e deritashme, nga studiuesit dhe hulumtuesit e letėrkėmbimit tė Majerit me bashkėkohėsit shqiptarė, vėrehet se botimi i letrave tė tij nuk ka pėrfunduar. Vetėm viteve tė fundit njė hulumtues i pasionuar i arkivave, Albert Rama, ka njoftuar se nė bashkėpunim me Universitetin e Gracit ėshtė duke pėrgatitur letėrkėmbimin e plotė tė Gustav Majerit me rilindasit shqiptarė. Dhe tash si tė shpjegohet qėndrimi jo dinjitoz i studiuesve shqiptarė ndaj personalitetit dhe ndihmesės sė tij shkencore dhėnė kulturės dhe historisė sė shqiptarėve. Me njė fjalė, ky qėndrim do shpjeguar me qėndrimin e pėrgjithshėm, qė paten shqiptarėt gjatė kėtij shekulli qė po e lėmė, ndaj trashėgimisė sė brendshme dhe tė jashtme kulturore e historike tė tyre.




    Bibliografia e tij




    Nė artikujt e pėrgjithshėm dhe tė veēantė tė studiuesve shqiptarė, ndihmesa e Majerit ėshtė cilėsuar kryesisht si autor i Fjalorit etimologjik dhe i Studimeve shqiptare, nė tė cilat ai i ka botuar studimet etimologjike tė shqipes, studime krahasuese, studime mbi fonetikėn dhe gramatikėn historike tė shqipes, dokumente tė shkrimeve tė para, fjalorė, leksik, folklor (poezi dhe prozė), studime mbi letėrsinė, bibliografi, tekste popullore dhe tekste fetare tė pėrkthyera mė parė, tė gjitha kėto tė pėrcjella me komente dhe shėnime etj., dhe si mik dhe bashkėpunėtor i rilindėsve shqiptarė, por deri mė tash, nė kėto shkrime asnjėherė nuk ėshtė ndonjė bibliografi shteruese e tij. Prandaj, pa pretenduar se do tė bėjmė njė punė tė madhe rreth kėsaj ēėshtjeje, po i radhisim veprat e tij, qė kapin ndihmesėn e tij nė fushė tė albanologjisė, e qė nuk lėnė pa prekur edhe studimet nė fushė tė ballkanistikes dhe indoevropianistikės.




    Begzad Baliu
    Universiteti i Prishtinės



    Marre nga Alb-Shkenca

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,099
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te flasim per Gustavo Meyer ne radhe te pare duhet te njohim "vepren" e tij.

    Ne radhe te pare Meyer nuk e njihte aspak gjuhen shqipe..ateher si e njohka etimologjin e fjalve shqipe?

    Ne fjalorin etimologjik edhe pikerisht tek fjala "lart" Meyer mohon gjithcka qe kishte mbeshtetur me pare per lashtesin e gjuhes shqipe


    Gjuhen shqipe ai e quan si nje gjuhe me shume ngjyra ..te ndertuar nga sllavishtja-rumanishtja-turqishtja-greqishtja-italishtja=gjuhe mesjetare=idea serbe me shqiptare te ardhur ne mesjet.

    Qellimi i Meyrit ishte qellim i paster politik antishqiptare pro serbe(..nje faleminderit atij burri qe me ka lejuar ta stolis librin time me emrin e tij=Miklosicit)...edhe kishte ne qender te vemendjes goditjen ndaj Demetrio Camarda e Franz Bopp.

    Meyer ja arrit qellimit pasi shkenca shqiptare u genjye prej tij edhe e ndjek verberisht edhe sote e kesaj dite...nga ana tjeter mbane large perkthimit ne shqip Demetrio Camardan qe e vertetoj shqipen si gjuhen e perendive.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    651
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    O Zot sa tema e BUKUR ska asnji koment me vjen keqe se ketu paska pake SHQIPETARE po me duket se ,temat te bukura kurkujte nuke i interesojne ,edhe kodiket e beratit jane shkrue ketu ,pore diskutues ska shume pake sigurishte SHQIPETARET dijne te SHAJNE dhe te perbuzin,qdo kende pore ketu pose juve nuke pashe Shqipetare ne kete Forum ,me duket se te gjithe ata qe kane shume postime qenkan shkaterues te ketije forumi ,sepse si do te kupeton nji i huej qe studion gjuhen SHQIPE?Me te vertet do ta shtroje nji pyetje ,SA DINE SHQIPETARET E KETIJE FORUMI PER GJUHEN SHQIPE? Sa dijuni kane STUDIUSIT TE HUAJ ?Zoti naruejt per kete MONOLOGE ME VEHTE.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    651
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KENGET KRESHNIKE u shiten prej disa gjuhetareve Shqipetare mirepo edhe disa i shtypen dhe i pervehtesuen ne gjuhen e vehte,disa kange bile i perdoren ne muzike dhe opera me ndryshime eh kjo europa sa e mire ashte ,romantizmi ashteplote suprize kure te lexohen disa vepra te medhaja shihet origjina Shqipetare,shumicae albanologeve tane nuke gjurmuen sa duhet ,prandaj kemi histori te gjuhes te cungueme,dhe prape vazhdojne me te vjetren ,PSE/pergjigjja ashte ne vehte albanologet e cunguar te cilet marrin rroga te majme dhe servirojne rrena.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga alfeko sukaraku Lexo Postimin

    Qellimi i Meyrit ishte qellim i paster politik antishqiptare pro serbe(..nje faleminderit atij burri qe me ka lejuar ta stolis librin time me emrin e tij=Miklosicit).
    Libri yt,nje thes me plehra,ke harxhuar celuloze kot fare

    ...nga ana tjeter mbane large perkthimit ne shqip Demetrio Camardan qe e vertetoj shqipen si gjuhen e perendive.
    Ti verteto njehere egzistencen e perendive,pastaj gjuhen e tyre....flitet per antikitet gjuhesh dhe jo perendira

    Ti nuk di asgje nga Camarda,flet vetem bla bla c'ke degjuar poshte e perpjete,ti vetem klith,se nuk te kemi pare ndonjehere te citosh Camarden,i cili per hir te se vertetes po ashtu si Majer ka gafa sa te duash.

  11. #11
    Albanian Maska e OROSHI
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    496
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me i madhi i albanologjise mbetet Maximilian Lambertz,i pranuar nga te gjithe historianet shqiptare!
    Mayeri ka hedhur ca hipoteza antishqiptare,ndoshta nga mosdija apo,,,,
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  12. #12
    Cursum Perficio
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,869
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nga Malte - Brun:

    Albanaise, Skip ose Schype (gjuha)
    i takon deges thrako-ilirike, familjes te gjuheve thrako-pealsgjike, ose greko-latine. Kjo gjuhe sipas Ange Masci ate ajo qe flitet po ashtu nga maqedonet, Iliret dhe Epirotet.. Sipas tij, kjo filete ende nga Shkodra deri ne Arte.

    Ne Shqip dallohen 4 dialekte:

    1. Gegeria- e perfshire nga Budna deri ne kufijte veriore te Hercegovines, pergjate brigjeve te Drinit e madje deri ne pashallekun e Krujes.

    2. Toskeria- flitet ne Berat e te gjithe Musakine (lexo Myzeqene)

    3. Japouria (Laperia)- flitet ne Lapuri ose Japugie, nje rajon qe perfshin sanxhakun e Beratit dhe Delvines

    4. Chamouria (Cameria)- flitet nga Masorakienet dhe Aidonitet, ose populli i Plutonit, i cili jeton ne brigjet e Akeronit mes Parthinioteve dhe Sulioteve.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,408
    Faleminderit
    208
    11 falenderime nė 10 postime

    Pėrpjekje tź reja te deshifrimit tė Linear B nė Pylos, Kretė

    Pėrpjekje tź reja te deshifrimit tė Linear B nė Pylos, Kretė


    Kėtu po e rishkruajmi e pastaj mundohėmi tė deshifrojmi njė tablet nga Lineari B tė Kretės tė cilat janė deshifrua nga arkitekti Britanikė Mikael Ventris i cili pretendon se shkrimi ėshtė nė greqishtėn e vjetėr, mirėpo nė fakt, mendoj se ky shkrim ėshtė Proto Kanaaen por me menyren e shkronjave hieroglifike vizatimore qė i huazuan ndoshta nė bashkėpunim mė egjiptasit qė dikur jetonin si fqinjė nė Palestinėn e Izraelin e sotėm.

    Nė realitet, ky popull ishte mė origjnė Skite qe u nda nga familja e kźtyre popujve rreth 2800 para krishti, duke kaluar nź Qipro pastaj u vendos nė Lindjen e Afėrme, Izrael e Palestinė dhe me dyndjet e fiseve hebreje skitėt pasi qė kishin arrijtur njė nivel civilizimi tė ngritur, ngjithur mė egjiptasit, detyrohen tė emigrojnė nė Turqinė e sotme si dhe Ballkanė, ku pastaj shperndahėn edhe njė herė duke emigruar nė Kretė.

    Ndoshta nga ky moment me vete bartėn kėtė herė jo vetėm shkrimin nga egjiptasit por edhe gjuhėn e banorve vendas qe e kishte mesuar prej 4 shekujsh, tek populli Molopėve= Molosėve nė Epirė, pra kishin mesuar gjuhen shqipe dhe kur ikin nga depertimi i fiseve greke nė Thesali kėta emigrojnė nė Kretė, ku me siguri pėrpos gjuhės shqipe apo Molose qė kishin huazuar, ata kishin ruajtur edhe gjuhėn e tyre Skite, tė shohim pėrmes kėtij shkrimi qė po e prezentojmi mź poshtė;

    Fjala ėshtė pėr zbulimin dhe deshifrimin e tabletave tė Pylos nė Kretė ne vitin 1956 te deshifruara nga Mikael Ventris;

    1). =di-pa me zo-e qe-to-ro-we= mendoj se pershtatja nė shqipe eshte kjo;

    =ēypa me rrath kater vegésh= (dipa=qypa)=qyp..?

    =================================
    2). =di-pa me zo-e ti-ri-o-we-e=

    = ēypa me rrath tri vegė= (zo=ve veza, ne form te vojes) ?

    ==================================

    3). =di-pa me wi-jo qe- to-ro-we=
    ēypa me vija kater vegėsh= (qetoro=katėr ne gjuhen skite) te ne quhet shkurtimishtė=vegshi...

    =================================
    4). =di-pa me wi-jo ti- ri-jo-we=

    =qypa me vija tri vegėsh=

    =================================
    5). =di-pa me wi-jo a-no-we=

    =qypa me vija anash=

    =================================
    .6° =vacat =vazat=vazė nga gjuha shqipe ?

    7°=ko-wo=kova ose kofe= vaza nga gjuha skite ?

    ================================
    Chadwick & Ventris:

    =to a-no-zo-jo pe di

    = ko-wa me-zo-e =

    =ko-wa me-wi-jo-e=

    = ko-wo me-zo-e =

    = ko-wo me-wi-jo-e = kofa ose vaza me vija= ? (kova=gjha skite=vaze ?


    Killen & Olivier:

    (da--to , / a-no-zo-jo)(pe di 2 ko-wa ) ( me-zo-e 7 ko-wa) (me)-wi-jo-e 10 ko-wo (me-zo-e 2 ko-wo) (me)-wi-jo-e )

    ================================
    Tani po i permendim tė gjitha toponimet qė kanė lidhje mė gjuhėn e vjetėr skito-pellazge nė Lindjen e Aferme;



    =Mont "Nebo"=qielli,

    ="Konje", nė Siriė=kali

    ="Jezrahel"= burimi, nė Palestinė, Izrael,

    =vace=vazė ?

    =kova=vazė, kofe ?

    ="qetero"= " 4"

    ="Dushara"= Shpirti - Petra Jordaniė...

    ="Zemla" = toka -tek pasqyra etruske,



    SQARIM:


    Tė ju kujtojmi se, Skitėt, qė konsiderohen te paret e Pelalzgeve nuk ishin sllavė, por sllavet e moren gjuhen tyre poashtu si edhe vendet Baltike ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty, por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ikthus
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    144
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Pėrpjekje tź reja te deshifrimit tė Linear B nė Pylos, Kretė




    1). =di-pa me zo-e qe-to-ro-we= mendoj se pershtatja nė shqipe eshte kjo;

    =ēypa me rrath kater vegésh= (dipa=qypa)=qyp..?

    =================================
    2). =di-pa me zo-e ti-ri-o-we-e=

    = ēypa me rrath tri vegė= (zo=ve veza, ne form te vojes) ?

    ==================================

    3). =di-pa me wi-jo qe- to-ro-we=
    ēypa me vija kater vegėsh= (qetoro=katėr ne gjuhen skite) te ne quhet shkurtimishtė=vegshi...

    =================================
    4). =di-pa me wi-jo ti- ri-jo-we=

    =qypa me vija tri vegėsh=

    =================================
    5). =di-pa me wi-jo a-no-we=

    =qypa me vija anash=

    =================================
    .6° =vacat =vazat=vazė nga gjuha shqipe ?

    7°=ko-wo=kova ose kofe= vaza nga gjuha skite ?

    ================================
    Chadwick & Ventris:

    =to a-no-zo-jo pe di

    = ko-wa me-zo-e =

    =ko-wa me-wi-jo-e=

    = ko-wo me-zo-e =

    = ko-wo me-wi-jo-e = kofa ose vaza me vija= ? (kova=gjha skite=vaze ?


    Killen & Olivier:

    (da--to , / a-no-zo-jo)(pe di 2 ko-wa ) ( me-zo-e 7 ko-wa) (me)-wi-jo-e 10 ko-wo (me-zo-e 2 ko-wo) (me)-wi-jo-e )

    ================================
    Tani po i permendim tė gjitha toponimet qė kanė lidhje mė gjuhėn e vjetėr skito-pellazge nė Lindjen e Aferme;



    =Mont "Nebo"=qielli,

    ="Konje", nė Siriė=kali

    ="Jezrahel"= burimi, nė Palestinė, Izrael,

    =vace=vazė ?

    =kova=vazė, kofe ?

    ="qetero"= " 4"

    ="Dushara"= Shpirti - Petra Jordaniė...

    ="Zemla" = toka -tek pasqyra etruske,



    SQARIM:


    Tė ju kujtojmi se, Skitėt, qė konsiderohen te paret e Pelalzgeve nuk ishin sllavė, por sllavet e moren gjuhen tyre poashtu si edhe vendet Baltike ?

    C`lidhje kane keto idiotizma me temen.Mos i felliq tera temat me keto idiotesi kokekungullistokaterqosheli, se na e shpife.Bere mire qe ike njehere nga ky forum por mesa duket GAZDA 'bosi' te dha urdher te kthehesh prape.Prandaj 'idi u tvoju forumu',dhe mos na caj derrasa ketu me cjapizmat idiotike manallistike (manall+tikos) sikur ke kryer studimet ne 'COCIUS CANDARIUS UNIVERSITA'(koklje kandari).E di qe ske vner dhe je i pacipe por na kurse kohen mos te lexojme keto pacavure o injorant,o pis i UDB-se.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ikthus : 31-05-2012 mė 12:31

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,408
    Faleminderit
    208
    11 falenderime nė 10 postime
    Ju qe shani bėni gabim, unė thėmė; shihe ujkun, e ju thuani shihi gjurmet... ne populli shqiptar ishim gjithėmonė kėshtu, nuk e degjojmi nėnėn por njerken, tė huajve iu besojmi mė shumė se sa njerzėve tanė... prandaj dhe jemi ne kete gjendje..
    Fjala ėshtė kėtu pėr shkrimet nė Linearet B para 3300 vite qė flasin shqip !

    Nese keni te thuani diēka rreth tyre mirė...tema ėshtė pėr Albanologjinė hape njė tem pėr sharje po deshe diku tjeter...se ka mundesi qe ti je udbash kur i etiketoon te tjeret...iu hyp ne qaf njerzve te pa fajshėm ndoshta kjo ėshtź detyra juaj qė ne ti mbyllim syt ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 31-05-2012 mė 15:10
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty, por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    282
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    O Kreks me ke shastis fare me kete punen e skiteve.
    Tek pasqyra etruske ku gjendet fjala zemla paraqitet nje skene dashurie dhe zemla eshte pune zemre o Kreks ska te beje me token e Skiteve , ma shqip ma ska ku te veje.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    282
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kova gjuhe skite ? PO ne shqiptaret si i themi o Kreks koves ? Une sdi te kemi perdor ndonje fjale tjeter pervecse KOVE .

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    282
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Darius perse e fshite postimin tim ?

  19. #19
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,083
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    flora ne kete teme ka te pakten qe ne 2010 qe nuk eshte fshire asnje postim. Te lutem mos beni komente te tilla neper tema serioze.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Nga Malte - Brun:

    Albanaise, Skip ose Schype (gjuha)
    i takon deges thrako-ilirike, familjes te gjuheve thrako-pealsgjike, ose greko-latine. Kjo gjuhe sipas Ange Masci ate ajo qe flitet po ashtu nga maqedonet, Iliret dhe Epirotet.. Sipas tij, kjo filete ende nga Shkodra deri ne Arte.

    Ne Shqip dallohen 4 dialekte:

    1. Gegeria- e perfshire nga Budna deri ne kufijte veriore te Hercegovines, pergjate brigjeve te Drinit e madje deri ne pashallekun e Krujes.

    2. Toskeria- flitet ne Berat e te gjithe Musakine (lexo Myzeqene)

    3. Japouria (Laperia)- flitet ne Lapuri ose Japugie, nje rajon qe perfshin sanxhakun e Beratit dhe Delvines

    4. Chamouria (Cameria)- flitet nga Masorakienet dhe Aidonitet, ose populli i Plutonit, i cili jeton ne brigjet e Akeronit mes Parthinioteve dhe Sulioteve.
    Shqipja ka mė shumė dialekte se kaq ēfarė po thua?


    Nėn-dialektet Tosk janė mė tė ngjashėm, nėn-dialektet Geg mė tė larmishėm.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diskutim pėr emrat e ditėve tė javės
    Nga XH.GASHI nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 22-05-2010, 18:59
  2. Gustav Meyer dhe Robert Elsie
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-08-2007, 10:16
  3. Moisiu kreut tė ri tė OKB: Njihni vullnetin e popullit tė Kosovės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 11:07
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 15:21
  5. Gustav Meyer
    Nga dodoni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 17:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •