Postuar mė parė nga
DeuS
Plako, me vjen keq por analiza eshte teper e varfer dhe e pabazuar ne kete rast...
Ke degjuar ndonjehere termin New World Order ose Rendi i Ri Boteror?
Ke degjuar lideret e botes Perendimore te flasin per Globalizmin?
E pra per te arritur aty ku duan ato te arrijne, cfare duhet?!
Duhet nje krize globale!
Duhet nje kaos global!
...pastaj vjen zgjidhja e problemit - global!
Te ka bere ndonjehere pershtypje, perse media, sidomos ato dominuese si BBC, CNN, etj, nderkohe qe merren me problemin e fundosjes se ekonomise...nuk imponjohen fare te diskutojne rreth shkakut pse arritem ketu, por pikesynimi i tyre eshte te diskutojne vetem e vetem rreth pasojave?! Dmth, shkakun e anashkaluan bukur dhe thjeshte, duke akuzuar bankat per dhenie kredie pa kriter, nderkohe qe nuk paskekan bere mire bilancin dhe nderkohe qe arriten ne ate pike ku nuk suportonin me veten e tyre, nuk manaxhonin me me te njejtin ritem si me pare dhe kredite e vete tyre, duheshin shlyer...sulmuan klientet, duke u bere presion te lanin kredite me terme te reja, me keste me te larta dhe me afate me te shkurtra. Kuptohet qe klientet, qofshin keto bizneset e vogla apo te medha, qofshin keto individed e thjeshte si une e ti, nuk e perballonin dot tu qendronin kushteve dhe termave te reja...cfare bene, nisen rrugen e falimentimit. Pra bizneset filluan te falimentojne, duke lene pa pune qindra e mijera punonjes (ja ku u rrit papunesia). Individeve filluan tu sekuestrohen kapitalet baze ne te cilat kishin investuar, nder te cilat, shtepite ishin kryesoret. Cfare ndodh tani?! Kur banka sekuestron shtepite prej kreditoreve...kerkon ti shesi sa me shpejt, ne menyre per te rimekembur veten sa me shpejt. Pra, nuk do ti shesi ne menyren e zakonshme te seleksionimit neper dyqane, gazeta e reklama, por do ti shesi sa me shpejt dhe me shumice neper ankande...dhe kjo miku im ben qe cmimi i kapitalit te bie ne menyre drastike!
Do te thote qe tani perpallemi me nje krize ku, paniku eshte prezent dhe ne stratosfere. Perballemi me nje kohe ku papunesia rritet, njerezit humbasin shtepite, pasiguria per te depozituar para ne banka vjen e shtohet, frika per te nisur investime te reja behet me e madhe...pra njerezit, nuk shpenzojne me, kursejne, terheqin parate nga bankat...pra, tere ky sistem, ky rrjet, kjo rrota qe leviste kaq bukur ndermjet konsumatorit dhe prodhuesit, ngec ne vend. Duke mos qarkulluar me paraja, tregu bie. Nderkohe dhe korporatat e tjera te medha fillojne e pushojne njerez nga puna si rrjedhoje e renies se kerkeses dhe konsum...krijohet nje kaos ekonomik, per te cilin cdo qeveri perkatese, duhet te marri masa te menjehereshme per te sjellur stabilizimin. Pra c'ben qeveria ne kete rast (psh, USA dhe Anglia jane me te lenduarat fillimisht)? Fillon subvencionimin ndaj firmave me te medha. Nxjerr para nga thesari i shtetit dhe u vjen ne ndihme. Nderkohe qe nxjerr para detyrohet te beje edhe tjetren, dmth ul interesin baze, sidomos Banka e Anglise e uli interesin nga 5.75 ne 1.50 (ne mos u gabofsha) ...shifer kjo, qe vetem gjate dhe pas L2B ka qene ne fuqi. Ne kete rast, kemi te bejme me nje shtet qe prodhon pak, vjel shume me pak taksa...inflacioni rritet, valuta vendase zhvleresohet...shteti me gjunje ne toke.
Kjo formula me lart, kapi USA fillimisht. Pastaj Angline...nderkohe uragani po i drejtohet Europes, Azise...e me rradhe. Pra, krize globale. Kerkon zgjidhje globale. Atehere i bie qe te gjithe lideret e botes, te mblidhen bashke, te firmosin pakten prapa perdeve dhe te hedhin hapin gjigand rreth ketij plani konspirativ te themeluar kohe e kohe me pare. Tani ka ardhur koha te behet realitet. Mos i shikoni lajmet dhe te besoni gjithcka qe degjoni, analizoni pak te tej...jemi njerez, jo dele.
Ktheheni koken pak mbrapa...
Bush vjen ne fuqi! Cfare na duhet tani, nderkohe qe bota po funksionon normalisht? Na duhet nje armik imagjinar, na duhet terror ne bote. Bam, pa pritur e pa kujtuar, kullat binjake shkuan per lesh. Menjehere u drejtua gishti. Nisi lufta. Bota u be lemsh. Diplomacia u rrenua. Kaosi zaptoi vendin. Jete njerezish...ca jete njerezish them une mer jahu...vec per kete s'e vret mendjen njeri. Por c'ndodhi gjate kesaj dekade? USA u dobesua ekonomikisht me luften, saqe arriten deri ne ate pike sa humben edhe $900bilione dhe thane thjeshte, humben, nuk e dime ku shkuan. Krizat po duken sot, i kemi prezente. Nderkohe dimplomacia amerikane humbi shume kredibilitet. Izraeli pati fushe veprimi me te medhe per te arritur aspiratat e tyre. Sa here duhej arritur dicka qe thyente cdo konvente nderkombetare, mjaftohej te permendjej armiku imagjinar, terrorizmi dhe...hasta la vista baby!
Jo, me kot te dola ketu miku im. Desha te dal edhe te ajo Kina jote qe permende me lart. Po kesaj do i bie shkurt fare.
Nuk te ben pershtypje qe kjo Kina komuniste, e izoluar, e sanksionuar nga tere bota Perendimore, e urryer dhe kerrcenuese...pa pritur e pa kujtuar fillon te zhvillohet me hapa super-gjigande?! Cdo asortiment prodhohet ne Kine, industria peson nje zhvendosje totale dhe perfundon ne duar e kinezit. Kines i jepet licensa e prodhimit dhe eksporton per tere boten. Flas per cdo gje, dmth nga brreket e xhaketat, te luget e pirunjte, tek frigoriferat e lavatricet, tek orendite e shtepise, tek mjetet mjekesor...everything buddy. Pra ne Kine, cdo dite ngrihen nga 4 gradacela te reja.
E njejta gje me Indine!
E kupton se c'po mundohen te arrijne?!
Kerkojne nje Ballancim Ekonomik ne Bote. Dmth kinezi i varfer mos ta ndjeje veten ekonomikisht inferior ndaj amerikanit me ferrari dhe puro ne goje ose ndaj europianit. Po keshtu me Indianin. Ideja eshte se nqs arrihet nje barazi ekonomike ne bote ---> nje lloj komunizmi, socializmi ne thonjeza. Kjo eshte nje platforme e mjaftushme per te arritur ose per te ecur perpara drejte globalizimit, drejte nje qeverie te vetme globale.
Europa, kjo kurva plake qe kurre nuk bashkohej, gjate kesaj dekade qe po te flisja me lart...u bashkua!
Gjerat po ndodhin miku im...po ndodhin para syve tona!
Krijoni Kontakt