Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1

    Veliaj: Ndërhyrja e Klinton në Kosovë u bë për trafikun e armëve të shqiptarëve!?

    Veliaj: Ndërhyrja e Klinton në Kosovë u bë për trafikun e armëve të shqiptarëve dhe jo për genocidin serb

    Ekskluzive, cfarë deklaroi Veliaj në Amerikë për ardhjen e Bush në Shqipëri në 2007.

    “Në vitin 1996-97, rrëzimi i skemave piramidale në të cilat shqiptarët kishin investuar kursimet e tyre, solli që dhjetëra-mijëra njerëz të humbisnin të gjitha kursimet e tyre. Ato dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij, por ai nuk e dha dorëheqjen përpara se armët të dilnin në rrugë. Shumë nga këto armë në një farë mënyre gjetën rrugën për të kaluar në Kosovë, duke provokuar një tjetër luftë në ish-Jugosllavi, e cila u detyrua të ndalohet nga 45 miliardat e ndërhyrjes së NATO, e cila ishte pikërisht ajo që SHBA dëshironin të evitonin.”
    Ja çfarë antishqiptarizmi i Erion Velisë i cili në mënyrë, më të pacipë dhe të paturp, genocidin e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me qëllim spastrimin etnik e konsideron si një luftë të Shtetit ish-Jugosllav të shkaktuar nga trafiku i armëve nga Shqipëria. E njëjta teori e mbrojtjes serbe të Miloshevicit në Gjyqin e Hagës. Nëpërmjet këtij veprimi të Erion Velisë në median më të famshme progreke amerikane “HUFFINGTONPOST.COM” e cila u amplifikuara nga media serbe dhe në mënyrë të veçantë nga serbiana.com, ndërhyrja amerikane dhe e Natos në Kosovë na del si një luftë ku shkaktar ishin shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe jo regjimi kriminal serb.

    Përcaktimi që Erion Veliaj i bën luftës amerikane në Kosovë është e para herë që bëhet nga një shqiptar në 10 vitet e fundit. Linja antiluftë e shumë rrymave dhe qarqeve antishqiptare që u trumbetua shumë fort në 1999, kurrë nuk gjeti përkrahës shqiptarë. Në vitin 1999, u bë i famshëm në SHBA reagimi i drejtueses se “HUFFINGTONPOST.COM”, grekes Arianna Stassinopoulos Huffington, ku urrejtja antishqiptare dhe mungesa e ndjeshmërisë njerëzore për viktimat e gjenocidit serb u publikuan në të gjithë shtypin amerikan duke e përcaktuar këtë njeri si avokate të krimeve serbe në Kosovë.
    Arianna Stassinopoulos Huffington është një ndër personat më të famshëm të lobit grek amerikan, dhe përkrahëse e intreresave serbe, sot drejton një ndër mediat online më të famshme në Amerikë për linjën e saj anti Bush dhe anti Klinton.
    Erion Veliaj është i vetmi shqiptar që shkruan në këtë media dhe shkrimi për Bush është shkruar nga Erion Veliaj në Qershor 2007, si një lëpirje tipike e Velisë ndaj armikut të Bush, George Soros.
    Ja çfarë shrkuan Veliaj për ardhjen e Bush:

    “Kur Presidenti amerikan George Bush vizitoi Shqipërinë në fillim të këtij muaji, vendi më i vogël që ndodhet në Ballkan bëri titull kryesor në gazetat ndërkombëtare, për herë të parë në një kohë të gjatë dhe nuk është e vështirë që ta kuptojmë përse. Në momentin që popullariteti i presidentit amerikan është në pikën e tij më të ulët ndonjëherë në Amerikë dhe kur zakonisht vizitat e tij jashtë Amerikës priten me protesta, vendi im i cili predominohet nga myslimanët mbushi rrugët me banera që paraqesnin yjet në flamurin amerikan dhe u hodhën me mijëra nëpër rrugë duke e mbushur atë me lëvdata. “
    Diku më poshtë Veliaj shkruan për realitetin e Shqipërisë dhe imazhit e Shqipërisë:
    Porse ajo që shtypi nuk përcaktoi në raportet e veta, është se: qeveria jonë e udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, ka abuzuar ne këtë marrëdhënie me Uashingtonin duke i përdorur si mbulesë për të kamufluar atë drejtimin tiranik ne rritje të Shqipërisë. Sot, Shqipëria është vendi më i mbyllur i Europës i ngjashem me atë të Hugo Chavezit, në Venezuelë. Duke abuzuar me mbështetjen e pakondicionueshme ndaj SHBA, Berisha dalëngadalë po shvlerëson respektin për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
    Nën maskën e Anti-Berishizmit, Veliaj hedh helm për shqiptarët dhe mbështetjes amerikane ndaj shqiptarëve. Pikërisht për t’i bërë pëlqyer padronit të tij Soros, pjesë e baltës që u hodh në Tiranë ndaj ardhjes së Presidentit Bush në Shqipëri, është investuar shumë nga Soros në Shqipëri. Përhapja e lajmit të sajuar të orës së vjedhur të Bush, dhe goditja e imazhit të mirë të Shqipërisë si një vend i sigurtë përderisa vetë Presidenti Amerikan lëvizte i lirshëm nga nëri qytet në tjetrin në brohoritjet entuziaste të shqiptarëve, ishte një dhuratë që këlyshët e Soros në Tiranë i dhanë padronit të tyre. Është një fakt i njohur në botë armiqësia e Soros ndaj Xhorxh Ë. Bush. Po aq sa edhe preferenca e tij për Obamën dhe jo për Klintonët. Dhe kjo tendencë personale e Soros në Amerikë reflektohet si një lëpirje e njerëzve të tij në Shqipëri e cila është reflektuar hapur në deklaratat e Edi Ramës dhe Lej Fenit Velaij.

    Diku më tej në shkrim Veliaj thotë:
    “Në Shqipëri nuk kemi McDonalds dhe ClubMeds, jo sepse ne opozojmë globalizmin, në të kundërtën ne e duam atë, por që të bësh biznes këtu është një presion, një shantazh i vazhdueshëm dhe nëse nuk je në favor të qeverisë, atëherë je gjatë gjithë kohës në shantazh dhe nuk ke avantazhe. Rezortet turistike, importuesit e gazit, operatorët telefonikë, prodhuesit e detergjentëve janë nën shtrengimin e presionit te mbylljes së biznesit të tyre dhe nën presionin e politikave financiare. “
    Veliaj vazhdimisht ka marrë fonde nga ndërkombëtarët gjoja në emër të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë, dhe siç dihet këto para janë përdorur për të prodhuar filma dokumentarë që glorifikojnë Edi Ramën, ish-spiunin Remzi Lani dhe atë vet bashkë me mercenarët e tjerë që e rrethojnë. Por ky shkrim që bëri bujë në 2007 për hir të “së vërtetës” së shqiptarëve ndaj pritjes “euforike” ndaj Bush, është një baltë e jashtëzakonshme kundër mundësisë për të investuar në Shqipëri dhe e gjitha kjo në emër të maskës antiberishiane.
    E vërteta e këtij shkrimi është nën maskën antiberishë, u hodh baltë për bombardimet e Administratës Klinton në ish-Jugosllavi dhe ndaj perceptimit pozitiv amerikan të mikpritjes shqiptare ndaj Presidentit Bush. Veliaj nën konsulencën e Remzi Lanit me të cilin Veliaj shoqërohej me paratë e Soros gjatë vizitës që bëri në Amerikë, i bëri kështu qejfin dhe forcoi lidhjet me përfaqësues me emër të lobit grek, fitoi simpatinë serbe të shprehur në shumë media online serbe, por mbi të gjitha “i pëlqeu” dhe lëpirjet e veta padronit të tij Soros. Dhe të gjitha këto kishin si pagesë baltën e hedhur mbi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, pagesë që Veliaj e kryen prej vitesh në mënyrë që të ngjisë shkallët e karrierës në krah të djathtë të Edi Ramës.

    Sipas Velisë ndërhyrja e Klinton për çlirimin e Kosovës u shkaktua nga trafiku i armëve
    “Uashingtoni nuk duhet të gabohet nga mikpritja euforike që Shqipëria i bëri presidentit Bush”
    Nga Erion Veliaj
    http://www.huffingtonpost.com/erion-...f_b_53869.html
    Kur Presidenti amerikan George Bush vizitoi Shqipërinë në fillim të këtij muaji, vendi më i vogël që ndodhet në Ballkan bëri titull kryesor në gazetat ndërkombëtare, për herë të parë në një kohë të gjatë dhe nuk është e vështirë që ta kuptojmë përse. Në momentin që popullariteti i Presidentit Amerikan është në pikën e tij më të ulët ndonjëherë në Amerikë dhe kur zakonisht vizitat e tij jashtë Amerikës priten me protesta, vendi im i cili predominohet nga myslimanët mbushi rrugët me banera që paraqesnin yjet në flamurin amerikan dhe u hodhën me mijëra nëpër rrugë duke e mbushur atë me lëvdata.
    Ka shumë arsye pse kjo “Bush Mania” ndodhi në Shqipëri. Ashtu siç e përcaktoi edhe shtypi i huaj perëndimor këtë vizitë, historia na ka mësuar që presidenti Ëoodroë Ëilson ishte ai që i doli në mbrojtje pavarësisë së Shqipërisë një shekull më parë. Ne vlerësojmë ndihmën e Amerikës që na ndihmoi për të mundur komunizmin. Dhe ndoshta më e rëndësishme nga të gjitha ne i jemi mirënjohës SHBA, sidomos për ndërhyrjen në Kosovë e cila shpëtoi vëllezërit tanë nga fushata e pastrimit etnik të Sllobodan Millosheviçit.
    Në vlerësim të të gjitha këtyre që thashë më sipër, shtypi i huaj përcaktoi që shqiptarët kanë bërë çështë e mundur në mënyrë për të pasur mbështetjen e SHBA. Ne jemi pjesëtarë të koalicionit i cili po kontribuon me trupat e tyre duke ndihmuar në misionin që udhëhiqet nga SHBA në të dyja vendet dhe në Irak dhe në Afganistan. Ne kem i nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin duke premtuar se nuk do të ketë asnje përndjekje kundrejt asnjë shtetasi amerikan përpara gjyqit ndërkombëtar. Ne ishim ata që dolëm vullnetar që të strehonim disa të dënuar të Guantanamos, të cilët nuk ishin në gjendje të ktheheshin në vendet e tyre respektive, gjë që asnjë vend tjetër nuk do te binte dakord ta bënte.
    Porse ajo që shtypi nuk përcaktoi në raportet e veta, është se: Qeveria jonë e udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, ka abuzuar në këtë marrëdhënie me Uashingtonin duke i përdorur si mbulesë për të kamufluar atë drejtimin tiranik ne rritje të Shqipërisë. Sot, Shqipëria është vendi më i mbyllur i Europës i ngjashëm me atë të Hugo Chavezit, në Venezuelë. Duke abuzuar me mbështetjen e pakondicionueshme ndaj SHBA, Berisha dalëngadalë po shvlerëson respektin për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
    Presionet mbi mediat janë bërë një rutinë dhe shumica e publikut e ka parë sesi Qeveria po sillet herë pas here duke i goditur kritikët e saj. Ditë përpara vizitës së Bushit në Shqipëri, Qeveria ndërpreu transmetimin e dy stacioneve televizive më të mëdha midis tyre dhe atë televizion që ishte caktuar te bëte intervistën e Bushit para se të vinte në Shqipëri.
    Berisha flet shumë mbi progresin e reformave, por këto janë eufemizma për të thyer pavarësinë e sistemit të drejtësisë, rishpërndarjen e pronës private dhe duke forcuar kapjen e tij shërbimet sekrete, shkatërrimin e administratës publike duke e zëvendësuar me përkrahësit më të flaktë të Partisë Demokratike, e cila është në pushtet. Ai gjithashtu ka mësuar të abuzojë mbi atë të ashtuquajturin ligji anti-korrupsionin duke pastruar qeverinë nga opozitaret si dhe një mënyrë kontrolli insitucional sic ishte dhe rasti i Federatës së Futbollit.
    Insitucionet shqiptare ashtu si dhe Zyra e Presidentit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë nën presionin ei adoptimit me Qeverine si dhe legjislacionit problematik, por deri tani, e vetmja gjë që ai arriti te ngrinte është subjekti i shantazhit dhe kanosjes.
    Në Shqipëri nuk kemi McDonalds dhe ClubMeds, jo sepse ne jemi kundër globalizmit, në të kundërtën ne e duam atë, por që të bësh biznes këtu është një presion, një shantazh i vazhdueshëm dhe nëse nuk je në favor të Qeverisë, atëherë je gjatë gjithë kohës nën shantazh dhe nuk ke avantazhe. Resortet turistike, importuesit e gazit, operatorët telefonikë, prodhuesit e detergjentëve janë nën shtrengimin e presionit te mbylljes së biznesit të tyre dhe nën presionin e politikave financiare.
    Kjo nuk është hera e parë që Berisha ka vepruar në këtë mënyrë duke dëmtuar themelet e lirisë demokratike në Shqipëri. Në vitin 1990, ai ishte Presidenti ynë kur futi në burg kundërshtarët e tij politikë, mbylli gazeta dhe mbushi shërbimin sekret me besnikë të partisë.
    Në atë kohë Uashingtoni ishte shumë kritik ndaj Shqipërisë dhe u mundua që të evitonte konfliktin me ish-Jugosllavinë duke i kërkuar që të ndalonte thyerjen e embargos që të mos kalonin për në Kosovë. Në atë periudhë, Berisha nuk ishte një fan i flakës nacionale dhe Uashingtoni mbylli sytë përpara tendencave të tij autokratike.
    “Në vitin 1996-97, rrëzimi i skemave piramidale në të cilat shqiptarët kishin investuar kursimet e tyre, solli që dhjetëra-mijëra njerëz të humbisnin të gjitha kursimet e tyre. Ato dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij, por ai nuk e dha dorëheqjen përpara se armët të dilnin në rrugë. Shumë nga këto armë në një farë mënyre gjetën rrugën për të kaluar në Kosovë, duke provokuar një tjetër luftë në ish-Jugosllavi, e cila u detyrua të ndalohet nga 45 miliardat e ndërhyrjes së NATO, e cila ishte pikërisht ajo që SHBA dëshironin të evitonin.”
    Uashingtoni e mësoi në një mënyrë të vështirë se çdo të thotë të mbyllësh sytë përpara korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Amerikës i duhen kujtuar gabime të së shkuarës, ne shqiptarët do të ishim shumë mirënjohës nëse Uashingtonit do t’i rikujtoheshin principet dhe vlerat që shumë prej nesh kemi arritur që t’i admirojmë mbi SHBA.

    sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë

    http://www.huffingtonpost.com/erion-veliaj/washington-shouldnt-be-f_b_53869.html


    ktu komenti ndaj ktij shkrimi ne gazeten sot

    http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=4142eliaj-nderhyrja-e-klinton-ne-kosove-u-be-per-trafikun-e-armeve-te-shqiptareve-dhe-jo-per-genocidin-serb&catid=39:ekonomi&Itemid=56

    Erion Veliaj: Washington Shouldn't be Fooled by Albania's Euphoric Welcome of President Bush


    At a time when the American president's popularity is at an all-time low at home, and when his visits abroad are usually met with protesters, my predominantly Muslim countrymen draped our streets with star spangled banners and lined up by the thousands to shower him with praise.

    There are many reasons for this aptly dubbed "Bush Mania in Albania." As the Western press pointed out during the visit, we were taught in history class that President Woodrow Wilson stood up for Albania's independence about a century ago. We credit America for helping us overthrow communism. And perhaps most importantly, we are grateful to the US for its intervention in Kosovo, which saved our brethren from Slobodan Milosevic's ethnic-cleansing campaign in 1999.

    In appreciation of all this, the press pointed out, Albanians have done whatever we can to support the United States. We are an avid member of the "coalition of the willing," contributing troops to US-led missions in both Iraq and Afghanistan. We have signed an agreement with Washington promising never to prosecute any Americans before the International Criminal Court. We even volunteered to host several Guantanamo detainees who were not able to return to their home countries -- something no other country in the world has agreed to do.

    But here's what the press didn't report: our government, led by Prime Minister Sali Berisha, has abused this relationship with Washington, using it as cover to shore up his increasingly tyrannical rule. Today's Albania is the closest European resemblance to Hugo Chavez's Venezuela. With seemingly unconditional US support, Berisha is slowly undermining respect for human rights and democracy.

    Media crackdowns have become a routine, and most of the public is only exposed to governmental airwaves, which often accuse critics of being 'jews' and 'faggots'. In the days before President Bush's arrival here, the government interrupted the transmission of the two top television stations (including the one that was carrying the interview President Bush gave before his visit).

    Berisha talks about progress and reform, but these are euphemisms for cracking down on the independence of the judiciary, redistributing private property, solidifying his grip on secret services and stacking the public administration with hardcore supporters of his Democratic party irrespective of their competence. He has used so-called anti-corruption legislation to purge the government of opposition and has even gone as far as taking control of leisure institutions such as the Albanian Football Federation.

    Albanian institutions such as the office of the President and Constitutional Court have withstood pressure to adopt his government's problematic legislation thus far, but they are increasingly subject to blackmail and intimidation.

    There are no McDonalds or ClubMeds in Albania, and not because we oppose globalization. On the contrary, we welcome it -- but businesses here are constantly harassed, extorted and shut down if not found favourable with the ruling regime. Tourist resorts, gas importers, detergent producers and telecom operators are being strangled to close shop under pressure of the financial police.

    This is not the first time Berisha has acted to curtail fundamental democratic freedoms in Albania. In the 1990s, he was our president (politicians in this part of the world don't retire -- they reincarnate) and he proved very adept at jailing his political opponents, shutting down newspapers and stacking the security services with party loyalists.

    Back then, Washington viewed Albania as critical in its effort to contain the conflict in the former Yugoslavia by putting a lid on Albanian support for their restive brethren across the border in Kosovo. So long as Berisha did not fan the flames of nationalism, Washington turned a blind eye to his autocratic tendencies.

    This policy came back to bite the United States, however, because Berisha's government became so corrupt and abusive, that it eventually imploded. In 1996-97, a string of fraudulent pyramid investment schemes collapsed, bilking tens of thousands of people out of their lives' savings. They took to the streets and demanded his resignation, but not before they raided the country's armories. Many of these weapons they looted eventually wound up across the border in Kosovo, provoking yet another war in the former Yugoslavia -- stopped only by a $45 billion NATO intervention. Exactly what the US wanted to avoid happened.
    ***
    shenim
    a thue ka gjasa qi luften ne Kosove ta kete provoku shtypja e represioni serb i Millosheviçit se me ket logjike lind pytja ; po ne Slloveni, Kroaci, Bosnje çka e provokoi luften meqi armet shqiptare nuk ishin burimi
    ***

    Washington learned the hard way what the costs are of turning a blind eye to corruption and human rights abuses. America should be reminded of its past mistakes. We Albanians would be grateful if Washington would remember the principles and values that so many of us have come to admire about the United States of America.

    Erion Veliaj is the executive director of Mjaft! (Enough!), an Albanian youth organization that fights corruption and apathy.


    ****************** ********************** ************************

    me falni se artikulli ashte ne anglisht

    gjithmone kam besu se e majta ne permbushjen e misionit te vet kosmopolitan ka konflikt te theksum interesi me te qenunit patriot
    e kisha veshtire me e besu qe nji person qe aspiron te hyje ne politiken shqiptare te kete nje qendrim kaq antishqiptar ne mediat shoviniste greko-serbe

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Asgje me mire nuk kam pritur nga erion veliu,ky nuk eshte shqiptar,duhet te jet klysh grku

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    erioni veli..ka qen mik me kte kopilin e demaqit.. ky i vet fundosjes.. se ja harrova emrin.. he ..albin kurti..
    jam kurioz a i lexon albini kto budalleqet e ketij kopilit te edvinit.. erionit?
    ne se po ..cka thote albini..

  5. #5

    sa bukur qe e flet greqishten edi
    hajde tani
    le ta dergojme bashke me parasitat e tjera(si nano, berisha, veliaj, bollano) ne greqi te qet'sohemi dhe ne!

  6. #6
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    po ky veliu te knaq fare... rrofte albin kurti

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"
    Kur “Mjaft” proteston kundër vizitës së Fratinit, por jo kundër vizitës së homologes greke Bakoyannis
    Written by Gazeta SOT
    Sunday, 08 February 2009 11:59
    Nga Kastriot MYFTARAJ
    Kur ministri i jashtëm Italian Franco Fratini vizitoi Tiranën në tetor të vitit të kaluar, Lëvizja “Mjaft” organizoi ndaj tij një protestë arrogante në kulm. Pikërisht në kohën kur Fratini ndodhej në selinë e kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kaluan makina të drejtuara nga aktivistë të lëvizjes, në të cilat makina qenë vendosur altoparlantë të ngritur në kulm nga ku buçitnin këngë fashiste. Lëvizja “Mjaft” pretendoi se me këtë protestë denoncohej politika raciste e ndjekur nga qeveria italiane ndaj emigrantëve shqiptarë në Itali. Në fakt, trajtimi që Italia, ashtu dhe u bën shqiptarëve emigrantë në Itali, si dhe atyre shqiptarëve që kërkojnë të vizitojnë Italinë, si kur në Romë janë në pushtet qeveritë e majta, ashtu dhe kur janë në pushtet qeveritë e djathta është krahasimisht shumë më i mirë se ai që Greqia u bën shqiptarëve. Në Itali sot janë legalizuar dhe jetojnë e punojnë me dokumente të rregullta rreth gjysmë milioni shtetas shqiptarë, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë janë në procesin e legalizimit. Edhe kur në pushtet janë qeveritë e djathta, të cilat ndjekin një politikë shtrënguese në çështjen e emigracionit, për shqiptarët realisht bëhet një diskriminim pozitiv në krahasim me emigrantët nga vendet e tjera. Italia i ka legalizuar emigrantët shqiptarë pa u kërkuar që të ndryshojnë kombësinë, siç bën Greqia.
    Është Greqia ajo që zbaton një politikë raciste, asimiluese, derisa autoritetet greke ngjitin në faqet e pasaportave shqiptare të shtetasve shqiptarë, me kombësi greke, të ashtuquajturën "Adhio dhiamoni" (leje qëndrimi me afat dhjetëvjeçar), për të cilën shkruhet se u jepet shtetasve të huaj me origjinë greke (homogjenët) dhe funksionon edhe si një vizë me afat dhjetëvjeçar. Adhio dhiamoni vuloset dhe firmoset nga shefi i policisë greke të qytetit në Greqi ku lëshohet ajo, dhe kjo vulë dhe firmë vendoset në pasaportën shqiptare. Ky është një dhunim i të gjitha ligjeve ndërkombëtare, pasi në pasaportën e një vendi kanë të drejtë të vulosin dhe firmosin vetëm zyrat konsullore të vendit tjetër, kur venë vizën, si dhe zyrtarët doganorë për hyrje-daljet. Por nuk duhet që një zyrtar i policisë greke të bëjë veprime me pasaportën shqiptare, që e shndërrojnë atë praktikisht në një dokument të lëshuar nga policia greke. Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm zyrtarët e një vendi okupator, në një vend të okupuar. Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kombësinë greke, si minoritarët, ashtu dhe ata që e kanë marrë pas vitit 1990, me deklarime fiktive, kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin adhio dhiamoni, që u vendosen në pasaportat shqiptare. E megjithatë Lëvizja "Mjaft" nuk protestuan për këtë çështje kur ministrja e jashtme greke Bakoyannis vizitoi Tiranën vitin e kaluar, dhe nuk kanë ndërmend të protestojnë as nesër kur Bakoyannis do të vizitojë përsëri Tiranën.
    Lëvizja “Mjaft” nuk protestoi gjatë vizitës së kaluar të zonjës Bakoyannis dhe nuk ka ndërmend që të protestojë as nesër, për politikën raciste që ndjek Greqia ndaj shqiptarëve, sipas vendimit të qeverisë greke, të publikuar në 8 nëntor 2006, për t’ u dhënë në mënyrë masive shtetësinë greke shtetasve shqiptarë të cilët do të deklarojnë para autoriteteve greke se kanë nacionalitet grek. Sipas mënyrës se si është konceptuar ky vendim i qeverisë greke, çdo shtetas shqiptar me nacionalitet shqiptar, pavarësisht nëse është emigrant në Greqi, ose banon në Shqipëri, mjaft që të deklarojë se ka nacionalitetin grek dhe të fitojë kartën e homogjenit, çka pastaj i mundëson që të aplikojë për të fituar nënshtetësinë greke. Dhe ajo që nuk thuhet por zbatohet në praktikë, është se kërkohet si kusht dhe marrja e fesë ortodokse nga ana e joortodoksëve.
    Qeveria greke përsërit vazhdimisht se në Greqi ka një milion emigrantë shqiptarë, gjë që e bën për të potencuar tek shqiptarët mitin se “Greqia po na mban me bukë!”, të përhapur nga njerëzit e Greqisë në Shqipëri, si dhe për të përhapur idenë disfatiste se Shqipëria duhet të pranojë dominimin grek, ekonomik dhe politik, ndryshe pasojat do t’ i kenë këta shqiptarë të Greqisë. E vërteta është se numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk është më ai i fillimit të viteve nëntëdhjetë. Emigrantët shqiptarë të Greqisë, prej vitesh janë duke u larguar nga ky vend ku paguhen më pak se kudo, duke shkuar drejt vendeve të tjera europiane dhe SHBA-ve e Kanadasë, siç na është treguar dhe në një emision “Fiks fare” ku minoritari grek Filip Çakuli, në rolin e gazetarit investigues zbuloi një rrjet trafikimi grek që u shiste emigrantëve shqiptarë pasaporta për të shkuar në vendet perëndimore. Qeveritë greke kanë prirjen që ta paraqesin trefish më të lartë shifrën e shqiptarëve që gjenden sot në Greqi dhe këtë e bëjnë për expedient politik, për të rritur artificialisht peshën e Greqisë ndaj Shqipërisë, në sytë e shqiptarëve dhe kancelarive perëndimore.
    Sot realisht është Italia vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, me rreth gjysmë milioni emigrantë shqiptarë të legalizuar dhe me rreth gjysmën e këtij numri emigrantë klandestinë, të cilët pritet që të legalizohen sipas ligjit të ri italian për këtë çështje. Madje sot Italia është vendi ku ka më shumë shqiptarë, po të mendosh se në Itali ka edhe mbi treqind mijë shqiptarë të tjerë nga trojet shqiptare tej kufirit shtetëror, çka do të thotë se në Itali ka mbi një milion shqiptarë. Italia nuk kërkon që t’ i italianizojë me dhunë shqiptarët, siç kërkon t’ i helenizojë me dhunë Greqia. Italia historikisht ka lejuar që komuniteti i hershëm shqiptar në Itali, arbëreshët, të kultivojnë gjuhën e tyre, madje të kenë dhe katedra universitare në shqip, si dhe tabelat e rrugëve në këtë gjuhë në vendet ku përbëjnë shumësinë e popullsisë. Ndërsa në Greqia as që bëhet fjalë që shqiptarëve t’ u njihen të drejta të tilla, madje Greqia nuk pranon as t’ u kthejë pronat çamëve të dëbuar. Sot ka linjë ajrore mes Tiranës dhe nëntëmbëdhjetë qyteteve italiane, me gjysmën e të cilëve linja është e përditshme.
    Cila është arsyeja që “Mjaft” ndjek një standard të dyfishtë në raport me Italinë dhe Greqinë. Kjo ka vetëm një shpjegim, atë se “Mjaft” është një vegël e shërbimit sekret grek, i cili e kontrollon me anë të influencës së qarqeve të biznesit grek në Perëndim dhe e përdor për të bërë subversion në marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë. Kjo kuptohet dhe nga “Mjaft” ka bërë protesta ndaj projekteve për biznesin italian në Shqipëri, duke i cilësuar si të rrezikshme nga ana mjedisore, por nuk e ka bërë një gjë të tillë p.sh. ndaj depozitave greke të naftës në portin e Durrësit, që në çdo moment mund të shkaktojnë jo më një katastrofë mjedisore, por që mund ta bëjnë Durrësin Hiroshimën shqiptare.
    Në çdo vend sadopak serioz të botës, duke përfshirë dhe shumicën e vendeve afrikane, në rast se një OJF si “Mjaft”, e cila financohet nga ambasada të huaja, do të bënte atë akt banditesk që bëri gjatë vizitës së Fratinit në Tiranë, në tetor, ambasadorët që e financojnë atë do të qenë dëbuar nga vendi brenda natës. Në protestën e “Mjaft” ndaj Fratinit ishte njëlloj sikur të ishte ambasadori holandez, protektori i “Mjaft”. Në rast se shteti shqiptar nuk ka vullnet që të zbatojë detyrimet e tij, atëherë shqiptarët e përgjegjshëm kanë të drejtë që ta marrin në dorë këtë çështje dhe t’ i dëbojnë nga Tirana horrat si ambasadori holandez dhe protektorët e tjerë të huaj të “Mjaft”. Tashmë është e qartë se “Mjaft” po përdoret për të ndaluar orientimin e ekonomisë së Shqipërisë drejt Italisë, çka po ndodh sot, ndërsa deri para disa vitesh ekonomia e Shqipërisë ishte e orientuar drejt Greqisë, gjë që u bë pas vitit 1997.
    Pse nuk proteston “Mjaft” ndaj zonjës Bakoyannis për faktin se Greqia e kushtëzoi ratifikimin e MSA të Shqipërisë me Bashkimin Europian, me ndërtimin e varrezave për ushtarët grekë në territorin shqiptar. Ditën e enjtë, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Panajot Barka tha me sinqeritet se ushtria greke që hyri në Shqipëri në vitin 1940, duke ndjekur ushtritë italiane, ishte një ushtri pushtuese, gjë për të cilën Barka u kundërshtua nga Sabri Godo. Barka tha të vërtetën se çdo ushtri që hyn në territorin e një shteti tjetër quhet pushtuese, aq më tepër kur shteti, ushtria e të cilit kapërcen kufirin, ka pretendime territoriale ndaj shtetit tjetër. Ndoshta Barka u tregua kaq i sinqertë për faktin se ish-ambasadori grek në Shqipëri, Karkabasis, në një takim minoritarësh para disa vitesh në Derviçian i ka thënë Barkës se ti je jevg dhe jo grek. Këtë histori e dijnë të gjithë në Dropull. Atëherë Barka rrëmbeu karrigen ta qëllonte ambasadorin, por e mbajti ish-konsulli grek në Gjirokastër, Janis Xhovas. Këto janë punët e grekëve në Shqipëri.
    Në 11 shtator 2008, gjatë takimit të zonjës Bakoyannis me ministrin e jashtëm të Serbisë, Jeremic, të dy palët u shprehën në një deklaratë të përbashkët: “Prioritet do t’ i jepet Korridorit Paneuropian Dhjetë, një autostradë që do të lidhë Selanikun e Beogradin me Europën Qendrore. Një autostradë me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të rajonit. Është në interesin tonë të ndërsjelltë të përshpejtojmë procesin e ndërtimit të Korridorit Dhjetë”. Greqia dhe Serbia, duke pasur si prioritet Korridorin dhjetë janë kundër korridoreve të tjerë që i bëjnë fqinjët, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, të pavarur prej tyre, sic është Korridori Durrës-Kukës-Prishtinë, apo edhe Korridori Tetë. Edhe në këtë çështje “Mjaft” vepron në pajtim me interesat greke dhe serbe, duke kundërshtuar ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë, pavarësisht nga argumentet që përdor. Argumentet e luftës kundër korrupsionit duken të pabesueshme kur ka një standard të dyfishtë në trajtimin e Fratinit dhe Bakoyannis.

    kmyftaraj@yahoo.com

    This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po pse ere, edhe trafik armesh ne favor te serbis paska bo salias???

    mir me tubacione nafta, vapora me cigara ... po me arme e municione ???

    nene moj do pres gershetin, do te thote ditka ...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2008
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    2
    kam percjellur vazhdimisht Kete Njeri pra Erion Veliun ,kish nje pike shpres se ky njeri ka gjak shqiptari ne damar,por qka ti besh ku me dite sa pushtues kan kaluar keto troje dhe po duket se veshtire eshte te gjesh nje shqiptar te paster.
    Erion ose nuk ka fare gjake shqiptari ne damar ose e ka shume te perzier me gjakun Grek apo sllav.Prandaj nje pro sllav apo pro Grek ska si te mendoj ndryshe sepse ushqehet nga pro sllavizmi,financohet nga ta,dhe medomos duhet edhe te permbush obligimin ndaj pronarit.
    me vjen keq qe ai djalosh me nje pamje te bukur nje oratorie aq te brilante ,bjen akoma pa u ngritur ,jo se e rrezuam ne shqiptaret por ra vete ,sepse e fyeu gjakun ilir e fyeu emrin e rrejshem qe e mban shqiptar,u rreshtue ne krah me armikun.dhe te gjitha soji i tij kan nje qmim .Te ikin krye ulur sepse ketu eshte shqiperi nga Preveza deri ne Pazarin e Ri ,nga Ulqini deri ne Kumanove
    e nje thenje thot se deti pastrohet vet,edhe kombi yne po pastrohet nga gjaku i prishur te gjithe po e kuptojne se vetem me identitet jemi me peshe .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    por qka ti besh ku me dite sa pushtues kan kaluar keto troje dhe po duket se veshtire eshte te gjesh nje shqiptar te paster.
    po mendoni qe amerika na don shum si irakun e na ka shpetu, mos endroni diten se per naten e keni hallal......

    qellimi i luftes ne KS dhe YOU ishte;
    nji : me shit armet me ba pare per irak dhe lindjen

    dy mi provu armet e reja me uranium te varfer (sa kancer ben kjo arme...tash pas dhjet vite ndosha ka kancere, vetem ne rrethin tim te afert ka mjaft...

    me fjale popullore sa me shum pupuj me shktaru dhe ne fund ta zgjat doren me buzpresje ju kemi ndihmu, emrin tim rrugve keni ma ja vu....edhe me lahut me kendu !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 09-02-2009 më 07:07
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    po mendoni qe amerika na don shum si irakun e na ka shpetu, mos endroni diten se per naten e keni hallal......

    qellimi i luftes ne KS dhe YOU ishte;
    nji : me shit armet me ba pare per irak dhe lindjen

    dy mi provu armet e reja me uranium te varfer (sa kancer ben kjo arme...tash pas dhjet vite ndosha ka kancere, vetem ne rrethin tim te afert ka mjaft...

    me fjale popullore sa me shum pupuj me shktaru dhe ne fund ta zgjat doren me buzpresje ju kemi ndihmu, emrin tim rrugve keni ma ja vu....edhe me lahut me kendu !
    Pajtohem plotesisht me ty. Ne Kosove numri i te smurve me kancer eshte rrit ne menr drastike.
    Nato-ja me shum ka gjuajt dhe sulmu me raketa ne teritorin e Kosoves se sa te Serbis. Nese do ishte me te vertet nje nderhurje pa interes dhe hile, do kishte bombardime ne Serbi edhe lufta do u nderpritke brenda 24 oreve. Eshte e pa imaxhinuar qe serbia te ben rezistenc diku 72 dit, nje pakti ushtark aq te madh dhe te fuqishem, me armet e teknologjis se fundit. Pra mendoni veq cilat shtete jan anatre te Natos dhe e kuptoni se sa ka qen pa hile kjo nderhurje
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  12. #12

    Holbrooke: Bombardimi i ish-Jugosllavisë, veprim i duhur

    Holbrooke: Bombardimi i ish-Jugosllavisë, veprim i duhur

    Shekulli Online

    | 22/03/2009 |

    Ambasadori amerikan, Richard Holbrooke ka deklaruar se sulmi ajror i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, një dekadë më parë, ka qenë gjë e duhur, që ka përmirësuar jetën e shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.

    Duke folur në konferencën Forumi i Brukselit, Holbrooke - ish i dërguar për Ballkanin - kujtoi kohën kur një dekadë më parë i kishte dhënë ultimatumin final pushtetmbajtësit të fortë, Sllobodan Millosheviq, që duhej të zgjidhte mes pajtimit dhe bombardimit.

    "E kujtoj dhe mendoj se nganjëherë është e domosdoshme të përdoret forca, dhe rezultati ishte i mirë në fund", ka thënë Holbrooke, aktualisht i dërguar amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.

    "Populli i Kosovës është më mirë (tash) sesa kur ishte si pjesë e Serbisë, dhe Serbia është më mirë që të ballafaqohet me të ardhmen, se sa të punojë prapë në të kaluarën mitike", ka thënë ai.

    "E kujtoj atë takim të fundit të jashtëzakonshëm me Millosheviqin, me ndjenjën se, atë që bëmë ishte gjë e duhur për t'u bërë", ka theksuar Holbrooke.

    /Telegrafi/

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Në Shqipëri bëhesh çfarë të duash mjafton të të vinë ca televizione nga prapa.
    Edhe kjo puna e këtij matrapazi Erion Veliaj.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    po mendoni qe amerika na don shum si irakun e na ka shpetu, mos endroni diten se per naten e keni hallal......

    qellimi i luftes ne KS dhe YOU ishte;
    nji : me shit armet me ba pare per irak dhe lindjen

    dy mi provu armet e reja me uranium te varfer (sa kancer ben kjo arme...tash pas dhjet vite ndosha ka kancere, vetem ne rrethin tim te afert ka mjaft...

    me fjale popullore sa me shum pupuj me shktaru dhe ne fund ta zgjat doren me buzpresje ju kemi ndihmu, emrin tim rrugve keni ma ja vu....edhe me lahut me kendu !
    Ja paske qillu si me gisht pe din ti ku.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Deklarata e ketij maskarai , gjithmone ne rast se eshte e vertete , nuk ka te beje me Ameriken , por me thelbin e Luftes ne Kosove ! Pra ky batakci merr nje fakt te vertete , sic eshte furnizimi me arme nga Shqiperia dhe e keqperdor jo vetem duke shtremberuar te verteten reale , por dhe duke fyer popullin shqiptar te Kosoves ! E thene shkurt , armet nuk u ngriten per me mbrojt vatren dhe njerezit nga masakrat si te shkuarat dhe te tanishmet te serbeve , per clirimin e Kosoves , por u shkrepen nga shqiptaret e Kosoves se nuk kishin cfare te benin me ato pasi ju rane ne dore kur mberriten nga Shqiperia !

    Tamam si ata filoserbet qe shtremberojne te verteten e revoltave popullore te '97-s ! Per ke punon ky qen bir qeni ?

    Po kur ju japin ze dhe mikrofona vetem ketyre plehrave !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 04-02-2010 më 10:34

  16. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Në Shqipëri bëhesh çfarë të duash mjafton të të vinë ca televizione nga prapa.
    Edhe kjo puna e këtij matrapazi Erion Veliaj.
    Nuk eshte Erion; po Elion Veliaj ky!
    Shpejte do ta padise te atin qe i ka gabuar emrin, dhe i vendosur do te kerkoje "albiter" ne lidhje me kete qeshtje.

    Si shume organizata e fondacione ushqejne analfabeter andej nga shqiperia, - ne kohe klizash politike mjafton ti ofrosh mikrofonin [pardon: miklofonin ] imbecileve - eshte deshmuar ne kosovo, dhe Elion Albitri eshte yll i tyre.

    kerkonte "albiter..." hahahh
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 04-02-2010 më 10:42
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  17. #17
    A nuk ishte organizata "MJAFT" e cila protestonte për tarifat e larta të operatorit celular AMC për javë e javë të tëra, dhe në një ditë të bukur protestat u shuan.
    Erion Veliaj t'i përgjigjet publikisht kësaj pyetje:

    A ka përfituar organizata "MJAFT" donacione nga AMC ?


    Ky maskara oportunist, shantazhist ordiner nuk vlen më shumë se një bajgë lope që plehëron tokën aty ku bie.

  18. #18
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    sa bukur e fliska greqishten ky kopuku rama ore!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    po erion veliaj e pa veten se ku ishte dhe tani ben cunin e mire dhe ska ku te vej se ne 2005 ja futen

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    edhe ky rruges se greqis si sali berisha e fatos anno po shikon te vjen ne pushtet,po lypka me ja punsu nanen e baben me ja institucionalizu,pis i madh

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  5. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •