Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Mjerë për ju …zgjohuni, o ju të rinj !!

    Me çfarë logjike dhe çfarë feje mund të konsiderohet shpërthimi dhe shkatërrimi Xhihad ?!
    Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad el-Bedr





    Falënderimi (el-Hamd) është për Allahun. Ne e falënderojmë Atë, kërkojmë ndihmën e Tij dhe kërkojmë faljen e Tij. Ne kërkojmë strehim tek Allahu prej të keqes së vetëve tona dhe prej të keqes së veprave tona. Këdo që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që ta humbasë atë, dhe këdo që e humb Allahu, nuk ka kush që ta udhëzojë atë. Dëshmoj se nuk ka asnjë që meriton të adhurohet përveç Allahut të vetëm e i pa shokë. Dhe unë dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.



    O Allah, dërgo paqe, përshëndetjet dhe bekimet mbi të, mbi familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi këdo që përshkon rrugën e tij dhe është i udhëzuar me udhëzimin e tij deri në Ditën e Gjykimit. E më pas:



    Shejtani i ka dy mënyra që i bën për vete Muslimanët, nëpërmjet të cilave ai e realizon devijimin dhe humbjen e tyre. Një nga këto mënyra është ajo kur Muslimani është prej atyre njerëzve që neglizhojnë dhe janë të pabindur. Shejtani ia zbukuron gjynahet dhe epshet atij, ashtu që ta mbajë larg bindjes së Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-Allahu alejhi ues-selem). Në të vërtetë, Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: ”Xheneti është i rrethuar me vështirësi, dhe Zjarri (Xhehenemi) është i rrethuar me epshe (Shehauat).”1



    --------------------------------------------------------------------------------
    1.Transmetuar nga el-Bukhari (n.6487) dhe Muslim (n.2822).

    --------------------------------------------------------------------------------

    Mënyra e dytë e Shejtanit është ajo kur Muslimani është prej atyre njerëzve të bindjes dhe ibadetit, ai ia zbukuron atij teprimin dhe ekstremizmin në Fé me qëllim që t’ia prishë atij Fenë. Në të vërtetë Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:



    “O ithtarë të Librit! Mos i kaloni kufijtë në fenë tuaj dhe mos flisni për Allahun veçse të vërtetën.” Nur, 4:171



    Dhe Allahu ka thënë:



    “Thuaj: O ithtarë të Librit! Mos i kaloni kufijtë në fenë tuaj jashtë të vërtetës, dhe mos ndiqni dëshirat e kota të njerëzve që e humbën rrugën kohë më parë dhe që bënë të humbin edhe shumë të tjerë, dhe që e humbën vetveten nga Rruga e Drejtë.” Ma’ide, 5:77



    Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: ”Kini kujdes nga ekstremizmi në Fé (gulu`), sepse ata që ishin para jush u shkatërruan vetëm për shkak të ekstremizmit në Fé.”2



    --------------------------------------------------------------------------------
    2.Hadith Sahih, transmetuar nga en-Nisa’ij etj. Ky është ndër hadithet e Haxhit të Lamtumirës. Shiko nxjerrjen e hadithit në Silsile Hadithus-Sahijha të Albanit (n.1283).

    --------------------------------------------------------------------------------


    Kuptimet e gabuara ndodhin si pasojë e ndjekjes së epsheve dhe moskthimit tek Njerëzit e Dijes:


    Mes kurtheve të Shejtanit për ekstremistët është se ai ua zbukuron atyre ndjekjen e epsheve, ecjen sipas kokës së tyre dhe kuptimin e mbrapshtë në Fé. Dhe Shejtani i bën ata që ata të heqin dorë nga kthimi tek njerëzit e dijes, kështu që ata e bëjnë të pamundur që njerëzit e dijes t’i sqarojnë ata dhe t’i udhëzojnë ata drejt mendimit të saktë. Dhe për rrjedhojë, ata mbeten në humbjen dhe devijimin e tyre. Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:



    “Dhe mos ndiq epshin tënd, pasi ai do të largojë ty nga Udha e Allahut.” Sad, 38:26



    Dhe Allahu ka thënë:



    “Dhe kush është më i humbur se ai i cili ndjek epshet e veta pa udhëzim nga Allahu?” Kasas, 28:50



    Dhe Ai ka thënë:



    “A është ai pra, të cilit e keqja e veprave të tija i duket sikur është e mirë, saqë ai e quan atë të mirë? Vërtet që Allahu humbet atë që Ai do dhe udhëzon atë që Ai do.” Fatir, 35:8



    Dhe Ai ka thënë:



    “A është a i cili ecën me argument të qartë nga Zoti i tij, si ata për të cilët veprat e këqija që ata bëjnë u janë zbukuruar ndërsa ndjekin epshet e tyre?” Muhamed, 47:14



    Dhe Ai ka thënë:



    “Është Ai i Cili të ka zbritur ty Librin. Në të ka vargje plotësisht të qarta të cilat janë bazë e Librit, dhe të tjera që janë jo krejt të qarta. Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka devijim, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar të shkaktojnë fitne (trazira) gjoja se kërkojnë interpretimin e tyre.” Ali-Imran, 3:7



    Ka ardhur nga A’ishah (radij-Allahu anha) se Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) këndoi këtë ajet dhe tha: ”Kur t’i shohësh ata që e ndjekin atë që është e paqartë nga Kur’ani, atëherë ata janë ata për të cilët ka thënë Allahu, prandaj ruhu prej tyre.”3 Dhe Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: ”Kujtdo që Allahu ia dëshiron të mirën për të, Ai i jep atij të kuptuarit në Fé.”



    Kështu që fjalët e këtij hadithi dëshmojnë se si shenjë që Allahu ia do të mirën robit është që Ai i jep atij të kuptuarit e Fesë. Dhe të kuptuarit e këtij hadithi përfshin dëshminë se kujtdo që Allahu nuk ia dëshiron të mirën, atëherë ai nuk ka për të arritur të kuptuarit e Fesë. Përkundrazi, ai do të goditet nga të kuptuarit e mbrapshtë të Fesë.




    Ibn ‘Abbasi debaton me Khauarixhët në lidhje me të kuptuarit e tyre të gabuar, dhe dymijë prej tyre pendohen:



    Dhe prej të kuptuarit e keq të kësaj Feje është ajo çfarë ndodhi nga Khauarixhët4, të cilët u revoltuan dhe luftuan kundra ‘Aliut (radij-Allahu anhu). Kjo ndodhi për shkak se ata i kuptuan tekstet e Sheriatit me një të kuptuar të gabuar, i cili kundërshtonte të kuptuarit e Sahabëve (radij-Allahu anhum). Për këtë shkak, Ibn ‘Abbasi debatoi me ata, ua sqaroi atyre të kuptuarit e vërtetë të teksteve. Kështu që atje u kthyen ata që u kthyen, dhe pjesa e tyre që mbeti nuk u kthyen nga devijimi i tyre. Dhe historia e debatit me ta është regjistruar në Mustedrekun (2/150-152) e el-Hakim (v.405H), dhe zinxhiri (isnadi) është sahih sipas kushtit të Muslimit (v.261H). Në të është fjala e Ibn ‘Abbasit:


    ”Unë kam ardhur te ju nga Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem), nga Muhaxhirët dhe Ensarët, që t’ju njoftoj ju për atë çka thonë ata. Ata janë mjaft të dijshëm për atë që thonë. Kur’ani u ka zbritur atyre dhe ata janë më të ditur në lidhje me shpalljen sesa ju, dhe ai u shpall mes tyre. Dhe asnjë prej tyre nuk është mes jush.”



    --------------------------------------------------------------------------------
    3.Transmetuar nga el-Bukhari (n.4547) dhe Muslim (n.2665).
    4.Khauarixhët ishin i pari sekt në Islam që u ndanë nga rruga e Profetit (sal-Allahu alejhi ues-selem) dhe e Shokëve të tij. Ata u shfaqën gjatë sundimit të ‘Aliut, duke bërë rebelim (khuruxh) kundra tij, përpara gjykimit mes tij dhe Mu’auijes (radij-Allahu anhuma). Prej akides së tyre të gabuar është: lejimi i rebelimit kundër prijësit të ligjshëm të Muslimanëve, qoftë ai i devotshëm apo i prishur, dhe shpallja e Muslimanit mosbesimtar (kafir), për shkak të kryerjes së gjynahut të madh. Ata qenë përshkruar nga Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) si Qentë e Zjarrit të Xhehenemit. Shiko el-Mekalatul-Islamijin (1/168) të Ebul-Hasen el-Esh’arij, el-Bidaje (8/22-44) të Ibn Kethirit dhe Fet’hul-Barij (12/282-302) të Ibn Haxher.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kështu që disa prej tyre thanë: ”Mos debatoni me Kurejshët5, përderisa Allahu thotë:



    ”Ata vërtet që janë popull polemizues.” Zukhruf, 43:58



    Tha Ibn ‘Abbasi: ”Shkova tek njerëz si të cilët kurrë nuk kam parë më të zellshëm se ta në ibadet. Fytyrat e tyre janë të zverdhura nga qëndrimi i vonë natën, është sikur duart dhe këmbët e tyre nuk u përmbahen atyre.”



    Kështu që aty qëndruan ata që qëndruan.



    --------------------------------------------------------------------------------
    5.Sepse Ibn Abbasi ishte prej Kurejshëve.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kështu që disa prej tyre thanë: ”Na lini ne që të flasim me të e të shohim se çfarë thotë ai.”



    Unë thashë: ”Më tregoni çfarë keni kundra djalit të xhaxhait të të Dërguarit të Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) dhe dhëndrit të tij, Muhaxhirëve dhe Ensarëve.”



    Ata thanë: ”Tri çështje.”



    Unë thashë: ”Çfarë janë ato?”



    Ata thanë: ”Sa për të parën prej tyre: ai (‘Aliu) i ka lejuar njerëzit që të gjykojnë në çështjen e Allahut, kur Allahu i Lartësuar thotë:



    ”Gjykimi është vetëm për Allahun.” Jusuf, 12:40



    Kështu që njerëzit nuk kanë të bëjnë fare me gjykimin.”





    Unë thashë: ”Kjo është vetëm një çështje.”



    Ata thanë: ”Sa për çështjet e tjera: atëherë ai i luftoi armiqtë e tij, kur ai nuk mori asnjë rob lufte dhe as plaçkë lufte. Kurse, nëse kanë qenë besimtarë ata të cilët i luftoi, atëherë nuk i lejohej ky luftim.”



    Unë thashë: ”Këto janë vetëm dy çështje. Kush është e treta?”



    Ata thanë: ”Në të vërtetë ai e fshiu titullin “Prijësi i Besimtarëve” nga vetja e tij, kështu që ai është prijësi i mosbesimtarëve.”



    Unë thashë: ”A keni ndonjë gjë tjetër veç kësaj?”



    Ata thane: ”Kjo është e mjaftueshme për ne.”



    Kështu që unë u thashë atyre: ”A pranoni që nëse unë ju lexoj nga Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit (sal-Allahu alejhi ues-selem) atë që e hedh poshtë fjalën tuaj, që ju të bindeni?”





    Ata thanë: ”Po!”



    Kështu që unë thashë: ”Sa për thënien tuaj që a i ka lejuar njerëzit të gjykojnë në lidhje me çështjen e Allahut, atëherë unë do t’ju lexoj atë që tregon se Allahu e ka kaluar gjykimin e Tij te njerëzit në lidhje me çmimin e katër dirhemëve, sa i përket lepurit dhe të ngjashmëve si ky prej gjahut. Kështu Allahu ka thënë:



    ”O ju që besoni! Mos vrisni gjah kur jeni në gjendje Ihrami.” Ma’ide, 5:95



    Deri aty ku Ai thotë:



    ”…e gjykuar kjo nga dy burra të drejtë nga mesi juaj.” Ma’ide, 5:95



    Kështu që po ju lutem, për atë Allah, a është më i mirë gjykimi i njerëzve për lepurin dhe të ngjashmëve si ky, apo gjykimi i tyre për gjakun e tyre dhe pajtimi midis tyre?! Dhe ju duhet ta dini se sikur të kishte dashur Allahu, Ai do të kishte gjykuar dhe nuk do t’ua kishte kaluar atë njerëzve. Dhe Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë për gruan dhe burrin e saj:



    ”Dhe në qoftë se keni frikë se prishen marrëdhëniet mes atyre të dyve, atëherë caktoni dy gjykatës, një nga familja e tij dhe një nga familja e saj. Dhe nëse ata të dy dëshirojnë pajtimin, atëherë Allahu do ta bëjë të mundur pajtimin e tyre.” Nisa, 4:35



    Kështu që Allahu e bëri gjykimin e njerëzve një traditë të cilës i duhet besuar. A mori fund kjo pra?”



    Ata thanë: ”Po!”



    Ai tha: ”Sa për thënien tuaj që ai luftoi dhe nuk mori robër dhe as plaçkë lufte, kush prej jush mund ta marrë për robëreshë nënën tuaj, A’ishen, dhe ta bëni të lejuar ashtu siç ndodh me robëreshat?!!! Kështu që nëse do ta bëni atë, atëherë ju do të bëheni mosbesimtarë, pasi ajo është nëna juaj. Edhe nëse ju thoni “Ajo nuk është nëna jonë”, atëherë ju keni bërë kufr. Pasi Allahu thotë:



    ”Profeti është më afër besimtarëve sesa vetë ata me vetveten, dhe bashkëshortet e tij janë nënat e tyre.” Ahzab, 33:6



    Kështu që ju po vërtiteni rreth dy qëndrimeve të humbura. Pavarësisht se cilën prej tyre do të mbani, ju keni mbajtur humbjen.”



    Ata filluan të shikonin njëri-tjetrin.



    Unë thashë: ”A mori fund kjo pra?”



    Ata thanë: ”Po!”



    “Dhe sa për thënien tuaj që ai e ka fshirë titullin “Prijësi i Besimtarëve” nga emir i tij, atëherë unë do jua tregoj. Në të vërtetë, ju e keni dëgjuar se në ditën e Hudejbijes, Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) bëri një marrëveshje me Suhejl Ibn ‘Amr dhe Ebu Sufjan Ibn Harb. Kështu që i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) i tha Prijësit të Besimtarëve (‘Aliut): ”Shkruaj, o ‘Ali: Këto janë kushtet e paqes që u pranuan nga Muhamedi i Dërguari i Allahut.”



    Mushrikët thanë: ”Jo, për atë Allah! Sikur ta kishim ditur që ti ishe i Dërguari i Allahut, ne nuk do të kishim luftuar ty.”


    Kështu që i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) tha: ”O Allah! Ti e di që unë jam i Dërguar i Allahut. Shkruaj, o ‘Ali: Këto janë kushtet që u pranuan nga Muhamedi i biri i ‘Abdullahut.”6



    Kështu që për Atë Allah, i Dërguari i Allahut ishte më i mirë se ‘Aliu, por megjithatë ai nuk u hoq nga Pejgamberllëku kur e fshiu titullin nga emri i tij.”



    Tha Abdullah Ibn ‘Abbas (radij-Allahu anhuma): ”Kështu, dy mijë prej tyre u penduan dhe pjesa tjetër u vranë në devijimin e tyre.”7



    Në këtë histori, dy mijë veta prej Khauarixhëve u penduan nga e kota në të cilën ishin për shkak të sqarimit dhe qartësimit që u erdhi nga Ibn Abbasi (radij-Allahu anhuma). Kështu që në të ka argument se në kthimin tek njerëzit e dijes ka ruajtje nga të këqijat dhe fitnet. Në të vërtet Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:



    “Kështu që pyesni poseduesit e dhikrit (dijetarët) nëse jeni që nuk dini.” Nahl, 16:43



    --------------------------------------------------------------------------------
    6.Transmetuar nga el-Bukharij (5/303-304) dhe Muslim (12/134-138) nga hadithi i el-Bera Ibn ‘Azib (radij-Allahu anhu).
    7.Ky incident është transmetuar nga Abdu-Rrezak në el-Musenef (n.18678), Ahmed (1/342), Ebu Ubejd në el-Emual (n.444), en-Nesai në Khasa’is Ali (n.190), el-Feseuij në el-Ma’rifeh uet-Tarikh (1/522-524), Ebu Nu’ajm në Hiljetul-Eulija (1/318-320), el-Bejhaki në es-Sunenul-Kubra (8/178), Ibn Abdul-Berr në Xhami’ Bejanul-Ilm (2/103-104), Ibnul Xheuzij në Telbijs-Iblijs (f.91-93), Ebul-Ferxh el-Xherijri në el-Xhelijsus-Sahijhil-Kafij (1/558-560) dhe Ibn Kethir në el-Bidaje uen-Nihaje (7-281).

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhe prej asaj që provon se kthimi tek njerëzit e dijes është mirësi për Muslimanët në çështjet e Fesë së tyre dhe jetës së tyre në këtë dynja, është ajo që është transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij (n.191), nga Jezid el-Fakijr i cili ka thënë: ”Më kishte pushtuar një mendim nga mendimet e Khauarixhëve. Kështu që u nisa me një grup i përbërë nga shumë njerëz. Ne deshëm të kryenim Haxhin, pastaj të rebeloheshim ndaj popullit.”



    Ai tha: ”Kaluam nga Medineja kur Xhabir Ibn ‘Abdullah (radij-Allahu anhu) po u fliste njerëzve, ndërsa ishte ulur në një vend duke transmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem). Ai tha: ”Gjatë bisedës së tij përmendi Xhehenemlinjtë (ata që do të hyjnë në Zjarr njëfarë kohe për shkak të gjynaheve e pastaj do të dalin prej aty), e unë i thashë:’O shoku i të Dërguarit të Allahut! Çfarë është kjo që ti po thua? Allahu thotë:



    “Vërtet, këdo që Ti e fut në Zjarr, padyshim që Ti e ke poshtëruar atë.” Ali-Imran, 3:192



    Dhe:



    “Sa herë që do të duan të dalin prej andej, do të kthehen përsëri aty.” Sexhde, 32:20



    Prandaj çfarë është kjo që po thoni?”



    Ai tha: ”A e lexon ti Kur’anin?”



    Unë thashë: ”Po!”



    Ai tha: ”A ke dëgjuar për pozitën e lavdërueshme të Muhamedit (alejhis-selam), domethënë, atë në të cilin ai do të ringjallet?”



    Unë thashë:”Po!”



    Ai tha: ”Vërtet, ai është vend i lavdërueshëm i Muhamedit (sal-Allahu alejhi ues-selem), me të cilin Allahu do t’i nxjerrë ata të cilët Ai ka për t’i nxjerrë.”



    Ai (Jezidi) tha: ”Pastaj ai përshkroi vendosjen e Urës (es-Sirat) dhe kalimin e njerëzve mbi të.”



    Ai tha: ”Dhe unë u frikësova se mos po e lija pa e mbajtur mend atë.”



    Ai tha: ”Lëre më pastaj që të përmend se ai ka dëshmuar se disa njerëz do të nxirren prej aty pasi që kanë banuar në të.”



    Ai tha: ”Domethënë, ata do të nxirren prej aty sikur ata të ishin druri i pemës së abanozit.”



    Ai tha: ”Kështu që ata do të futen në një lum nga lumenjtë e Xhenetit. Ata do të lahen në të dhe do të dalin nga ai sikur të ishin letër e bardhë.”



    Kështu që ne u kthyem dhe unë thashë: ”Mjerë për ju! A mos mendoni se ky plak do të gënjente për të Dërguarin e Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem)?!” Kështu që ne u penduam. Pasha Allahun, çdonjëri prej nesh i braktisi Khauarixhët, përveç një burri”, apo siç ka thënë, për Ebu Nu’ajm. Dhe Ebu Nu’ajm është el-Fadl Ibn Dukejn. Ai është një nga transmetuesit e zinxhirit. Ibn Kethiri ka përmendur në tefsirin e tij tek fjala e Allahut të Lartësuar në Suren el-Ma’ide:



    “Ata do të duan të dalin prej Zjarrit, por ata kurrë nuk do të dalin prej andej.” Ma’ide, 5:37



    Ai e përmend këtë hadith të Xhabirit sipas Ibn Ebi Hatim dhe Ibn Merdeuejh dhe të tjerë veç këtyre të dyve. Kjo provon se ky grup (njerëzish) ishin sprovuar nga mahnitja pas një mendimit të Khauarixhëve, i cili përmbante tekfir8 për atë që kryente një gjynah të madh dhe e konsideronin atë se do të qëndronte në Zjarr përgjithmonë. Kështu që kur ata takuan Xhabirin (radij-Allahu anhu) dhe ai ua sqaroi atyre çështjen, ata përvetësuan atë tek e cila i drejtoi ai, dhe ata i braktisën kuptimet e tyre të kota të mëparshme. Kështu që ata e braktisën Khuruxhin (rebelimin) të cilin e kishin si qëllim për ta realizuar pas Haxhit. Dhe kjo është një nga pikat më madhështore të dobive të cilat Muslimani përfiton duke u kthyer tek njerëzit e dijes.




    Mosha e Re është një shkak për të Kuptuarit e Gabuar:



    Dhe ajo që për më tepër provon rrezikun e ekstremizmit në Fé, devijimin nga e vërteta dhe kundërshtimin e asaj mbi të cilën janë Ehlus-Suneh uel-Xhema’, është thënia e Profetit (sal-Allahu alejhi ues-selem), nga hadithi i Hudhejfes (radij-Allahu anhu): ”Vërtet asaj që i frikësohem më tepër për ju është një person që do ta lexojë Kur’anin aq sa do të duket bukuria dhe mirësia e Kur’anit mbi këtë person. Ai do të jetë shkatërrim për Islamin. Ai do ta flakë atë dhe do ta hedhë pas shpine. Ai do të luftojë kundra komshiut të vet me shpatë dhe do ta akuzojë atë për Shirk.” Unë thashë: ”O Profet i Allahut, kush më tepër prej tyre meriton që të akuzohet për Shirk, ai që bën akuzën, apo ai që po akuzohet me të?” Ai tha: ”Padyshim që ai që po bën akuzën.”9


    --------------------------------------------------------------------------------
    8.Sh.p: Tekfir do të thotë ta shpallësh një person qafir, pra ta nxjerrësh nga feja.
    9.Sahijh: Transmetuar nga el-Bukharij në et-Tarijkh, Ebu Ja’la, Ibn Hibban dhe el-Bezzar. Shiko es-Sahiha (n.3201) të el-Albanit.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Mosha e re është ndër shkaqet që çojnë në të kuptuarit e varfër. Kjo është provuar nga ajo çka është transmetuar nga el-Bukharij në Sahijhun e tij (n.4495), me zinxhirin e tij që të çon te Hisham Ibn ‘Urueh, nga babai i tij, se ai ka thënë: ”I thashë A’ishes, gruas së Profetit (sal-Allahu alejhi ues-selem), dhe unë kam qenë i ri në moshë asokohe:’A e sheh thënien e Allahut Tebareke ue Te’ala:



    “Padyshim që es-Safa dhe el-Meruah janë nga shenjat, dispozitat e Allahut. Kështu që nuk është gjynah për atë i cili kryen Haxhin apo Umren në Shtëpinë (e Shenjtë) që të eci mes tyre.” Bekare, 2:158



    Kështu që unë nuk shoh ndonjë gjynah për atë që nuk ecën midis tyre. ”Kështu që A’isha tha: ‘Jo! Sikur të ishte ashtu siç thua ti, atëherë do të ishte thënë: Nuk ka ndonjë gjynah për atë që nuk ecën midis tyre. Në të vërtetë, ky ajet u shpall për Ensarët, pasi ata falënderonin Menatin. Dhe Menati ishte vendosur në anë të një vendi që quhej Kudejd. Kështu që ata e kishin siklet ecjen mes Safas dhe Meruas. Kështu që Allahu shpalli:



    “Padyshim që es-Safa dhe el-Meruah janë nga shenjat, dispozitat e Allahut. Kështu që nuk është gjynah për atë i cili kryen Haxhin apo Umren në Shtëpinë (e Shenjtë) që të eci mes tyre.” Bekare, 2:158



    Dhe ‘Urueh Ibnuz-Zubejr ka qenë nga më të mirët e Tabi’ijnëve. Ai ishte një nga fukahatë (juristët) e Medinës në kohën e Tabi’ijnëve. Padyshim që shkak për kuptimin e tij të gabuar në kohën kur ai bëri pyetjen ishte fakti se ai ishte i ri në moshë. Kjo e qartëson se mosha e re është shkak për të kuptuarit e gabuar dhe se kthimi tek njerëzit e dijes të shpie në mirësi dhe siguri.




    Me çfarë logjike dhe feje mund të konsiderohet shpërthimi dhe shkatërrimi Xhihad?



    Pas kësaj parathënieje u përmend se Shejtani hyn tek njerëzit e ibadetit (adhurimit) duke e prishur Fenë e tyre nëpërmjet teprimit dhe ekstremizmit në Fé, sikurse ndodhi me Khauarixhët dhe me grupin që ishte pushtuar nga idetë e tyre. Dhe ne përmendëm se shtegu për ruajtjen nga fitnet është kthimi kah njerëzit e dijes, ashtu sikurse ata dy mijë njerëz nga mesi i Khauarixhëve u kthyen pas debatit me Ibn ‘Abbasin (radij-Allahu anhuma) dhe ashtu sikurse shumica e braktisën të kotën së cilës ata më parë i kushtuan vëmendje duke u kthyer tek Xhabir Ibn ‘Abdullah (radij-Allahu anhuma).



    Pas kësaj parathënieje, unë them: Sa shumë i ngjan e sotmja të djeshmes! Pa dyshim që ajo çfarë ka ndodhur prej shpërthimeve dhe shkatërrimit në qytetin e Rijadit dhe çfarëdo tjetër që u zbulua nga armët dhe eksplozivët në Meke dhe Medine në fillim të këtij viti, 1424H, është i gjithë përfundimi që rezulton nga të qenët i mashtruar nga Shejtani dhe nga zbukurimi që i bën ai teprimit dhe ekstremizmit për ata që janë përgjegjës për atë. Kështu që këto ngjarje që kanë ndodhur janë krimet më të turpshme dhe prishje në tokë. Dhe ajo që është më e turpshme është ajo se Shejtani i zbukuron këto ngjarje si Xhihad për atë që i kryen ato. Me çfarë logjike dhe çfarë feje mund të konsiderohen Xhihad vetëvrasjet, vrasja e Muslimanëve dhe atyre të cilët janë nën mbrojtje nga marrëveshjet, terrorizimi i atyre që janë të qetë dhe të sigurt, shndërrimi i grave në vejusha dhe fëmijëve në jetimë, dhe shkatërrimi i interesave me gjithçka ka brenda tyre?!



    Padyshim, unë e pashë se duhet të përmendja atë që është e mundur nga tekstet e Kur’anit dhe Sunetit, që bëjnë të qartë rrezikshmërinë e vrasjes qysh nga sheriatet e mëparshme, çështjen e rëndë dhe rrezikun e vrasjes. Dhe unë e ndjeva se duhet të përmendja tekstet e Librit dhe të Sunetit në lidhje me Muslimanin që kryen vetëvrasje, si dhe me vrasjen e Muslimanëve të tjerë dhe ata të cilët janë të mbrojtur sipas marrëveshjes, qoftë qëllimisht apo gabimisht. E kam bërë këtë që të ngre argumentin dhe të qartësoj qëllimin kështu që cilido që zgjedh shkatërrimin pas kësaj mund të shkatërrohet në argument të qartë, dhe që cilido që zgjedh jetën pas kësaj mund të jetojë në argument të qartë.



    Dhe unë i kërkoj Allahut ‘Azze ue Xhel që t’i udhëzojë ata që kanë devijuar, për në shtegun e saktë dhe t’i nxjerrë ata nga llojet e ndryshme të errësirës dhe t’i sjellë ata në dritë e lusim që t’i ruajë Muslimanët nga e keqja e të këqijave. Padyshim që Allahu është Gjithëdëgjuesi, Ai që përgjigjet.




    Çfarë ka ardhur në Ligjet e Vjetra në lidhje me rrezikun serioz në çështjen e vrasjes



    Ka thënë Allahu ‘Azze ue Xhel në lidhje me një nga bijtë e Ademit:



    “Vetja (nefsi) e nxiti atë duke ia paraqitur si të drejtë vrasjen e vëllait të vet. Kështu që ai e vrau atë dhe u bë prej të humburve.” Ma’ide, 5:30



    Dhe Allahu Azze ue Xhel ka thënë:



    “Për shkak të kësaj, Ne urdhëruam për Bijtë e Ismailit që, nëse ndokush vriste dikë jo për shpagim vrasjeje apo për krime në tokë, do të ishte sikur të kishte vrarë krejt njerëzimin. Nga ana tjetër, nëse ndokush shpëton një jetë, do të ishte sikur të kishte shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit.” Maide, 5:32



    Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: ”Nuk vritet ndokush padrejtësisht vetëm se një pjesë barre e kësaj vrasjeje bie mbi birin e parë të Ademit, sepse ai ishte i pari që filloi të praktikonte vrasjen.”10


    --------------------------------------------------------------------------------
    10.Transmetuar nga el-Bukharij (n.3335) dhe Muslim (n.1677).

    --------------------------------------------------------------------------------


    Dhe Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë për të Dërguarin e Tij, Musain (alejhis-selam) se ai i tha Khidrit:



    “A e vrave ti një njeri të pafajshëm i cili s’ka vrarë asnjë? Vërtet që ke bërë një gjë të shëmtuar!” Kehf, 18:74



    Dhe Allahu tha për të (për Musain):



    “Njeriu i palës së tij i kërkoi atij ndihmë kundër armikut të tij, kështu që Musai e qëlloi atë me grushtin e tij dhe e vrau atë. Ai tha:“Padyshim që kjo është punë e Shejtanit, pasi ai është një armik devijues i haptë.” Ai tha:”Zoti im! Vërtet që unë gabova, më fal pra.” Kështu që Ai e fali atë. Vërtet që Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.” Kasas, 28:15-16



    Dhe tregohet nga Salim Ibn ‘Abdullah Ibn ‘Umer në Sahijh- Muslim (n.2905), i cili ka thënë: ”O njerëzit e Irakut! Sa shumë që pyesni për gjynahet e vogla në një kohë kur ju më së shumti bëni gjynahe të mëdha?! E kam dëgjuar babain tim, ‘Abdullah Ibn ‘Umerin (radij-Allahu anhuma) duke thënë: ”E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) të thotë: ”Vërtet që fitneja do të vijë prej këtej.” Dhe Ai bëri shenjë me dorën e tij drejt lindjes, aty ku shfaqen dy brirët e shejtanit. Dhe ju do të godisni qafat e njëri-tjetrit.



    Dhe Musa vrau një njeri nga mesi i njerëzve të Faraonit gabimisht, kështu që Allahu ‘Azze ue Xhel i tha atij:



    “Pastaj ishe ti që vrave një njeri, por Ne të shpëtuam ty nga një fatkeqësi e madhe dhe të sprovuam me një sprovë të rëndë.” Ta-Ha, 20:40



    Dhe thënia e Salim Ibn ‘Abdullah, ”Sa shumë që pyesni për gjynahet e vogla në një kohë kur ju më së shumti bëni gjynahe të mëdha?!”, duke aluduar për atë çka ka dëgjuar nga babai i tij (Ibn ‘Umeri), siç është transmetuar në Sahijhul-Bukharij (n.5994), se një burrë nga mesi i njerëzve të Irakut e pyeti atë për gjakun e mushkonjave11, kështu që ai tha: ”Shikojeni këtë këtu! Ai më pyet mua për gjakun e mushkonjave ndërsa ata kanë vrarë nipin e Profetit (sal-Allahu alejhi ues-selem). Dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Këta janë dy borzilokët e mi në këtë botë.” Ai e kishte fjalën për Hasanin dhe Husejnin (radij-Allahu anhuma).



    Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:



    “Kujto edhe kohën kur Ne morëm besën tuaj:“Mos derdhni gjakun tuaj as mos i nxirrni njerëzit tuaj nga shtëpitë e tyre.” Pastaj ju e pranuat atë dhe ju jeni dëshmitarë.” Bekare, 2:84



    Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:



    “Dhe nga kjo Ne urdhëruam për ta:”Jeta për jetën, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, dhe plagët barabartë për secilën …” Ma’ide, 5:45




    Çfarë ka ardhur në lidhje me Muslimanin që kryen vetëvrasje, qëllimisht apo jo qëllimisht:



    Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:



    “O ju që besoni! Mos e hani pasurinë tuaj mes jush padrejtësisht përveç se me anë të marrëdhënieve e të marrëveshjeve të drejta bashkëpunimi e tregtare mes jush, dhe mos e mbytni veten tuaj. Vërtet që Allahu është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush. Dhe kushdo që e kryen atë me këmbëngulje dhe padrejtësi, Ne do ta flakim atë në Zjarr. Dhe një gjë e tillë është e lehtë për Allahun.” Nisa, 4:29-30



    Dhe i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: ”Kushdo që e vret veten e tij me diçka në këtë botë, atëherë ai do dënohet me të në Ditën e Gjykimit.”12



    --------------------------------------------------------------------------------
    11.Sh.p: E pyeti për gjakun e mushkonjës nëse e vret a është gjaku i saj i pisët (nexhis) apo jo.
    12.Transmetohet nga el-Bukharij (n.6047)dhe Muslim (n.176) nga hadithi i Thabit Ibn Dahak (radij-Allahu anhu).

    --------------------------------------------------------------------------------

    Transmetohet nga Ebu Hurejreh (radij-Allahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal’Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: ”Kushdo që e vret veten e tij duke u hedhur nga mali, atëherë ai do të jetë në Zjarrin e Xhehenemit duke e hedhur veten e tij në të, dhe do të jetojë në të përgjithmonë. Dhe kushdo që e vret veten e tij duke pirë helm, atëherë helm i tij do të jetë në dorën e tij në Zjarr dhe ai do ta pijë atë në Xhehenem, duke jetuar në të përgjithmonë. Dhe kushdo që e vret veten e tij me një armë prej hekuri, atëherë arma e tij prej hekuri do të jetë në dorën e tij dhe ai do të godasë stomakun e tij ndërsa do të jetojë përgjithmonë në Zjarr.”13



    Dhe gjendet në Sahijhul-Bukharij (n.1365), prej Ebi Hurejres (radij-Allahu anhu) i cili ka thënë: Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: ”Ai që e mbyt veten e tij, do ta mbysë veten e tij në Zjarr; ai që e ther veten e tij, do ta therë veten e tij në Zjarr.” Ky hadith gjendet në Musnedin e Imam Ahmedit (n.9618) dhe tek të tjerë veç tij. Dhe në të është shtojca: “Dhe ai që vret veten e tij duke u hedhur nga një vend i lartë, do të hidhet në Zjarr.”14



    Nga el-Hasan i cili ka thënë: Xhundubi na tregoi ne një hadith në këtë xhami dhe ne nuk e harruam atë, dhe ne nuk u frikësuam se mos e harrojmë. Dhe ne nuk u frikësuam se mos Xhundubi do të gënjente për Profetin (sal-Allahu alejhi ues-selem). Ai tha: ”Ishte një burrë që mbante një plagë dhe ai vrau veten. Prandaj Allahu tha: &#x201Robi Im e shpejtoi vdekjen për veten e tij, kështu që unë ia kam bërë haram Xhenetin atij.”15



    --------------------------------------------------------------------------------
    13.Transmetuar nga el-Bukharij (n.5778) dhe Muslim (n.175).
    14.Referoju Silsiletus-Sahijha (n.3421) të Imam Albanit.
    15.Transmetuar nga el-Bukharij (n.1364) dhe Muslim (n.180).

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhe Ibn Hibbani transmeton në Sahijhun e tij, Meuaridu-Dheman (n.763), nga Xhabir Ibn Semureh (radij-Allahu anhu): “Një burrë mbante një plagë. Kështu që ai mori shpatën e vet dhe ia nguli vetes. Dhe Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) nuk ia fali xhenazen atij.” Për këtë el-Albanij tha në Sahijhut-Tergijb (n.2357): “Është Sahijh li-gajrihi.”



    Ndërsa për atë që kryen vetëvrasje jo qëllimisht, atëherë ai është i shfajësuar, nuk ka gjynah për të për shkak të thënies së Allahut ‘Azze ue Xhel:



    “Nuk përbën gjynah për ju në lidhje me gabimin e bërë për këtë çështje, përveç atë që kanë për qëllim zemrat tuaja.” Ahzab, 33:5



    Dhe thënia e Tij:



    “Zoti ynë! Mos na merr në llogari në qoftë se harrojmë apo biem në gabim.” Bekare, 2:286



    Dhe Allahu ka thënë:



    “Vërtet, Unë i jam përgjigjur kësaj du’aje.”16


    --------------------------------------------------------------------------------
    16.Transmetuar nga Muslim (n.126).

    --------------------------------------------------------------------------------


    Çfarë ka ardhur në lidhje me vrasjen e Muslimanit; me dashje apo gabimisht:


    Vrasja e Muslimanit mund të ndodhë me arsye të drejtë ose me arsye të padrejtë. Ajo ndodh me arsye të drejtë në formën e shpagimit dhe dënimit të përshkruar. Dhe vrasja pa arsye të drejtë mund të ndodhë qëllimisht ose jo qëllimisht. Vërtet, Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë në lidhje me vrasjen që bëhet qëllimisht:



    “Dhe kushdo që vret besimtarin qëllimisht, shpërblimi i tij është Xhehenemi për të banuar atje përgjithmonë, dhe Zemërimi e Mallkimi i Allahut është mbi të, dhe një dënim i madh është përgatitur për të.” Nisa, 4:93



    Dhe Allahu ka thënë:



    “Dhe ata të cilët nuk i luten tjetër zoti (ilahu) në vend të Allahut, që nuk vrasin jetën të cilën Allahu e ka shpallur të ndaluar, përveç për çështje të drejtë, që nuk kryen zina. Dhe kushdo që bën këtë, do të marrë ndëshkimin. Ndëshkimi do t’i dyfishohet atij atij Ditën e Ringjalljes, dhe ai do të banojë në të i turpëruar. Përveç atyre që pendohen dhe besojnë dhe që punojnë vepra të mira. Për këta Allahu do t’ua shndërrojë të këqijat e tyre në vepra të mira, dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, Mëshirëplotë.” Furkan, 25:68-70



    Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë në Suren En’Am dhe el-Isra:



    “Dhe mos vrisni asnjë, vrasjen e të cilit e ka ndaluar Allahu, përveç për një çështje të drejtë.” Isra, 17:3



    Dhe Allahu ka thënë në Suren En’Am:



    “Dhe mos i vrisni fëmijët tuaj nga varfëria. Ne ju furnizojmë ju dhe ata.” En’Am, 6:151



    Dhe Allahu ka thënë në el-Isra:



    “Dhe mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë. Ne sjellim furnizim për ata dhe për ju. Me të vërtetë që vrasja e tyre është një gjynah i madh.” Isra, 17:31



    Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:



    “Vërtet që kanë humbur ata që kanë vrarë fëmijët e tyre nga marrëzia dhe padija dhe kanë ndaluar ato gjëra me të cilat i ka furnizuar Allahu. Ata kanë shpifur gënjeshtër ndaj Allahut. Ata vërtet kanë humbur dhe nuk qenë të udhëzuar.” En’Am, 6:140



    Dhe i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Çështjet që do të gjykohen në fillim midis njerëzve në Ditën e Gjykimit janë ato që kanë të bëjnë me derdhjen e gjakut.”17



    --------------------------------------------------------------------------------
    17.Transmetuar nga el-Bukharij (n.6864) dhe Muslim (n.1678).
    --------------------------------------------------------------------------------

    Vërtet, Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) më tej e theksoi këtë kur ai foli në Hytben e Lamtumirës për shenjtërinë e gjakut, pasurisë dhe nderit të Muslimanëve, duke i krahasuar ato me shenjtërinë e kohës dhe të vendit. Kështu, nga Ebij Bekreh (radij-Allahu anhu) i cili ka thënë: Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) na mbajti një hytbe në Ditën e Kurbanit. Ai tha: ”A e dini çfarë dite është kjo?” Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai qëndroi i heshtur derisa ne menduam se ai do t’i jepte asaj një emër tjetër. Ai tha: “A nuk është kjo Dita e Kurbanit?” Ne thamë: “Po!” Ai tha: ”Çfarë muaji është ky?” Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai qëndroi i heshtur deri sa ne menduam se ai do t’i jepte atij një emër tjetër. Kështu që ai tha: “A nuk është ky Dhul-Hixheh?” Ne thamë: “Po!” Ai tha: “Cili qytet është ky?” Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dine më së miri.” Ai qëndroi i heshtur deri sa ne menduam sa ai do t’i jepte atij një emër tjetër. Ai tha: “A nuk është ky Qyteti i Shenjtë (Meka)?” Ne thamë: “Po!” Ai tha: “Kështu që gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj është i shenjtë për ju, deri në ditën kur ju do të takoni Zotin tuaj. A nuk ua përcolla mesazhin juve?” Ata thanë: “Po!” Ai tha:”O Allah! Bëhu Ti dëshmitar. Ai që është i pranishëm le ta njoftojë atë që mungon. Ndoshta ai që i përcillet mund ta kuptojë më mire sesa dëgjuesit që janë të pranishëm. Kështu që mos u ktheni në mosbesimtarë pas meje duke u vrarë mes jush.”18



    Nga Ebu Hurejreh (radij-Allahu anhu), nga Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili ka thënë: “Qëndroni larg prej shtatë gjynaheve shkatërruese.” Ne thamë: “O i Dërguar i Allahut! Çfarë janë ato?” Ai tha: “T’i bësh Shirk Allahut, magjia, derdhja e gjakut të një personi të cilin Allahu e ka bërë haram, përveç se për një çështje të drejtë; ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së një jetimi, largimi nga fushëbeteja në ditën e një fushate ushtarake dhe akuzimi i grave besimtare të ndershme për imoralitet.”19



    Nga Ibn ‘Umer (radij-Allahu anhuma) i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Besimtari do të vazhdojë të ketë hapësira dhe liri në Fenë e tij për sa kohë që ai nuk derdh atë gjak të cilin e ka të ndaluar (haram).”



    Dhe Ibn ‘Umeri ka thënë: “Vërtet, nga çështjet më kritike prej të cilës nuk ka rrugëdalje është kur dikush bie në derdhjen e gjakut të ndaluar, veç atëherë kur është në vendin e duhur.”20



    Tha ‘Ubade Ibnus-Samit (radij-Allahu anhu): “Ne ishim ulur me të Dërguarin e Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) në një mexhlis, dhe ai tha: “Zotohuni para meje se ju nuk doni t’i bëni Shirk Allahut, nuk do të kryeni zina (imoralitet), nuk do të vidhni, nuk do të vrisni personin gjakun e të cilit Allahu e ka bërë të ndaluar (haram), përveç për një çështje të drejtë. Kushdo prej jush që do t’i ngelet besnik kësaj, atëherë shpërblimi i tij do të jetë tek Allahu. Dhe kushdo që bie në ndonjërën prej tyre dhe i zbatohet mbi të dënimi i përcaktuar në dynja, kjo mjafton si shlyerje e atij gjynahu. Allahu ia mbulon atë gjynah në dynja, pastaj çështja e tij do të jetë tek Allahu. Nëse Ai dëshiron, do ta falë atë, e nëse jo, do ta dënojë atë.”21


    --------------------------------------------------------------------------------
    18.Transmetuar nga el-Bukharij (n.67,1741) dhe Muslim (n.1679). Një mbështetje e mëtejshme për këtë gjendet në hadithin e Ibn ‘Abbasit (radij-Allahu anhuma) siç është transmetuar nga el-Bukhari (n.1739), dhe në hadithin e Ibn ‘Umerit (n.1742), dhe në hadithin e Xhabirit siç është transmetuar nga
    Muslim (n.1218).
    19.Transmetuar nga el-Bukharij (n.2766) dhe Muslim (n.145)
    20.Të dy këto transmetime janë cituar nga el-Bukharij (n.6862, 6963).
    21.Transmetuar nga el-Bukharij (n.18) dhe Muslim (n.1709) dhe teksti është nga Muslimi.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Ibn ‘Umeri, nga Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili ka thënë: “Kushdo që ngre një armë kundra nesh, atëherë ai nuk është prej nesh.”22



    Nga ‘Abdullah Ibn Mes’ud (radij-Allahu anhu) i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Gjaku i një Muslimani që dëshmon se nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet përveç Allahut (La ilahe il-la Allah) dhe se unë jam i Dërguari i Allahut (Muhameden Resulullah), është i ndaluar për njërën nga këto të trija: [1] jeta me jetën; [2] ai që bën zina pasi që është i martuar; [3] dhe ai që e ka lënë Fenë dhe ka braktisur Xhematin.”23



    Dhe transmetohet gjithashtu nga ai se Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Sharja e Muslimanit është gjynah (fisk) dhe vrasja e tij është mosbesim (kufr).”24



    Nga Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu anhuma) se Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Njerëzit më të urryer tek Allahu janë tri: [1] një mosbesimtar heretik brenda Haramit (Qabes); [2] ai që kërkon të sjellë një traditë të Injorancës (kohës para-Islamike) në Islam; [3] dhe ai që kërkon gjakun e një personi tjetër pa një shkak të drejtë, që ai ta derdhë gjakun e tij.”25



    Dhe Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:



    “O ju që besoni! Ju është detyruar Kisasi (Ligji i Barazisë në Ndëshkim) në rast vrasjeje: të lirin për të lirin, robin për robin dhe femrën për femrën. Por nëse vrasësi falet nga kujdestari i të vrarit kundrejt pagesës (si shlyerje) të gjakut, atëherë duke iu përmbajtur kësaj me ndershmëri edhe pagesa e shlyerjes së gjakut trashëguesit të të vrarit duhet të bëhet me ndershmëri. Ky është në lehtësim dhe mëshirë nga Zoti juaj. Kushdo që i kalon kufijtë pas kësaj, ai do të ketë një dënim të dhimbshëm. Dhe për ju ka jetë në Kisas, o njerëz me mend, që të mund të bëheni të devotshëm.” Bekare, 2:178-179



    Dhe gjendet tek Sahijhu i Bukharit (n.6896), nga Ibn ‘Umeri (radij-Allahu anhuma): Një djalë i ri u vra pabesisht, kështu që ‘Umeri tha: “Sikur të gjithë njerëzit e San’a-s26 të kishin marrë pjesë në vrasjen e tij, unë do t’i kisha vrarë të gjithë ata.” Dhe Mugire Ibn Hakijm transmetoi nga babai i tij: “Vërtet, katër njerëz vranë një djalë të ri, kështu që ‘Umeri tha …”, dhe ai citoi një thënie të ngjashme.



    --------------------------------------------------------------------------------
    22.Transmetuar nga el-Bukharij (n.6874) dhe Muslim (n.171).
    23.Transmetuar nga el-Bukharij (n.6878) dhe Muslim (n.1676).
    24.Transmetuar nga el-Bukharij (n.48) dhe Muslim (n.116).
    25.Transmetuar nga el-Bukharij (n.6882).
    26.Sh.p: San’a është kryeqyteti i Jemenit.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhe gjendet tek Sahijhu i Bukharit (n.7152) nga Xhundub Ibn ‘Abdullah (radij-Allahu anhu), i cili tha: “Vërtet, gjëja e parë që ndyhet nga trupi i njeriut është stomaku i tij, kështu që kushdo që ka mundësi që të hajë veç atë që është e lejuar, atëherë le të veprojë ashtu. Dhe kush ka mundësi që të mos lejojë që të bëhet shkak një grusht gjaku që e ka derdhur pa të drejtë për ta penguar nga hyrja në Xhenet, le të veprojë ashtu.” el-Hafidh (Ibn Haxher) tha në el-Fet’h (13/130): “Dhe ka ardhur në formë merfu’ nga et-Taberanij, nga Isma’il Ibn Muslim, nga el-Hasan, nga Xhundubi. Dhe teksti i tij është: “Ju e dini se unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) duke thënë: “Mos t’ia lejojë vetes ndonjëri prej jush që të bëhet pengesë mes tij e Xhenetit - megjithëse e sheh atë - një grusht gjaku i një Muslimani që e ka derdhur padrejtësisht.” Kështu që edhe pse kjo nuk është përmendur se ngrihet qartë deri tek Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem), ky duhet të konsiderohet merfu’, sepse kjo gjë nuk mund të thuhet me logjikë. Dhe ky është një kërcënim serioz kundra vrasjes së Muslimanit pa një arsye të drejtë.”



    Dhe Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Kushdo që revoltohet kundër Umetit tim, duke qëlluar të mirët dhe të këqijtë e tij, duke mos përjashtuar besimtarin dhe duke mos e respektuar marrëveshjen e atyre të cilët janë nën mbrojtje, atëherë ai nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij.”27



    --------------------------------------------------------------------------------
    27.Transmetuar nga Muslim (n.1848).

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhe hadithet që do të vijojnë nuk janë përmendur në Sahihejn (tek el-Bukharij dhe Muslim). Ato janë nga ato që janë përmendur nga el-Mundhirij në "et-Tergijb uet-Terhijb", dhe ato janë saktësuar nga el-Albanij në "Sahihut-Tergijb uet-Terhijb" (1/629-634):



    Nga el-Bera’ (radij-Allahu anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Shkatërrimi i dynjasë me gjithë ç’ka në të është më i parëndësishëm për Allahun sesa vrasja e një Muslimani pa të drejtë. Edhe sikur të gjithë banorët e qiejve dhe njerëzit e tokës të bashkëpunonin në vrasjen e një besimtari, Allahu do t’i fuste ata të gjithë në Zjarr.”



    Nga ‘Abdullah Ibn ‘Amr (radij-Allahu anhuma), se Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Shkatërrimi i kësaj dynjaje nuk ka më shumë vlerë tek Allahu sikurse është vrasja e një burri Musliman.”



    Dhe nga Burejde i cili tha: I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) tha: “Vrasja e një besimtari është më e madhe tek Allahu sesa fund i gjithë dynjasë.”



    Nga Ebij Se’id dhe Ebi Hurejreh (radij-Allahu anhuma), nga i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili tha: “Sikur të gjithë banorët e qiellit dhe të gjithë njerëzit në tokë të merrnin pjesë bashkërisht në derdhjen e gjakut të një besimtari, Allahu me siguri do t’i fuste ata të gjithë në Zjarr.”



    Nga Ebij Bekreh (radij-Allahu anhu), nga Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili tha: “Sikur banorët e qiejve dhe të tokës të bashkoheshin për të vrarë një Musliman, Allahu me siguri do t’i fuste ata të gjithë me fytyrat e tyre brenda në Zjarr.”



    Nga Mu’auijeh (radij-Allahu anhu) i cili tha: I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) tha: “Shpresohet që Allahu ta falë çdo gjynah përveç atë person që vdes qafir ose ai që vret një besimtar me dashje (me paramendim).”



    Nga Ebu Derda’ (radij-Allahu anhu) i cili tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) duke thënë: “Shpresohet që Allahu ta falë çdo gjynah, përveç njeriu që vdes si mushrik (idhujtar), ose ai që vret një besimtar qëllimisht.”



    Nga Ebij Musa (radij-Allahu anhu), nga Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili tha: “Kur gdhihet, Iblisi dërgon ushtarët e tij e thotë: “Kushdo që ka poshtëruar një Musliman sot, unë do t’ia vendosë kurorën atij.” Ai tha: “Kështu që njëri vjen e thotë: “Unë nuk e lashë atë rehat derisa ai divorcoi gruan e tij.” Ai thotë: “Pas pak ai mund të martohet.” Kështu që tjetri vjen e thotë: “Nuk e lashë atë rehat derisa ai nuk i respektoi prindërit e tij.” Kështu që ai thotë: “Pas pak ai mund të bëhet i bindur ndaj tyre.” Kështu që tjetri vjen e thotë: “Nuk e lashë atë rehat derisa ai bëri shirk.” Kështu që ai thotë: “Ti je, ti je!”Kështu që një tjetër vjen e thotë: “Nuk e lashë atë rehat derisa ai bëri vrasje.” Kështu që thotë: “Ti je, ti je!”, dhe ai ia vendos kurorën atij.”



    Dhe nga ‘Ubade Ibnus-Samit (radij-Allahu anhu), nga i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili tha: “Kushdo që vret një besimtar dhe krenohet (agtabete) për vrasjen e tij, Allah kurrë nuk ka për të pranuar prej tij shpenzim dhe as kompensim.” Është transmetuar nga Ebu Daudi, dhe ai transmeton nga Khalid Ibn Dahkan: Unë e pyeta Jahja Ibn Jahja el-Gasanij për thënien e tij “agtabete”/kënaqet, dhe ai më tha: “Janë ata të cilët luftojnë në kohë të fitneve. Njëri prej tyre vritet dhe atij tjetrit i duket vetja se është në udhëzim, e ai nuk i kërkon falje Allahut për atë veprim.”



    Dhe nga Ebij Se’id (radij-Allahu anhu), nga Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili tha: “Një grykë do të dale nga Zjarri dhe do të thotë: “Unë jam dërguar për tri njerëz sot: [1] për çdo tiran arrogant; [2] për këdo që i bën shirk Allahut; [3] dhe për këdo që vret një person pa një arsye të drejtë.” Pastaj do t’u kthehet atyre dhe do t’i flakë ata tek turmat e Zjarrit.”



    Sa për vrasjen e besimtarit jo me qëllim, Allahu ka obliguar kompensimin dhe dëmshpërblimin për të. Allahu i Lartësuar ka thënë:



    “Nuk i takon një besimtari të vrasë besimtarin, përveç nëse ndodh gabimisht. Dhe kushdo që vret një besimtar gabimisht, atëherë ai duhet të lirojë një rob besimtar dhe dëmshpërblimi duhet t’i jepet familjes së të vrarit, në qoftë se ata nuk e falin atë.” Nisa, 4:92



    Deri aty ku Ai thotë:



    “Ndërsa kush nuk i ka mundësitë, ai duhet të agjërojë dy muaj pandërprerë me qëllim që të kërkojë pendim tek Allahu. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi, më i Urti Gjithëgjykues.” Nisa, 4:92




    Çfarë ka ardhur në lidhje me vrasjen e atij që është nën mbrojtjen e një marrëveshjeje, qëllimisht apo gabimisht:



    Vrasja e një dhimiu28, mu’ahedi29 dhe një mustemeni30 është e ndaluar. Padyshim që një kërcënim i ashpër është përmendur në lidhje me këtë. Vërtet, el-Bukharij transmeton në Sahijhun e tij (n.3166) nga ‘Abdullah Ibn ‘Amr (radij-Allahu anhuma), nga Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) i cili tha: “Kushdo që vret një person që ishte mu’ahed, ai nuk ka për ta ndierë aromën e Xhenetit, edhe pse aroma e tij mund të nuhatet gjer në distancën e dyzet viteve ecje.”



    --------------------------------------------------------------------------------
    28.Sh.p: Dhimij quhet jo-Muslimani që jeton në tokat Islame në mënyrë të përherëshme kundrejt pagimit të taksës (xhizjes) nga ana e tij.
    29.Sh.p: Mu’ahed quhet ai që hyn në tokat Islame përkohësisht me marrëveshje.
    30.Sh.p: Mustemen quhet ai që hyn në tokat Islame nën mbrojtjen e shtetit Islam.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kjo është përmendur nga el-Bukharij në librin e Xhizjes (taksa për jobesimtarët) në kapitullin: “Kapitulli: Gjynahu i atij që vret një mu’ahed që nuk ka bërë asnjë krim.”



    Dhe ai e përmend atë në librin e dëmshpërblimit të gjakut tek kapitulli: “Kapitulli: Gjynahu i atij që vret një dhimij i cili nuk ka bërë asnjë krim.” Dhe gjithashtu gjendet me fjalët: “Kushdo që vret një person që ishte mu’ahed, nuk ka për ta ndier aromën e Xhenetit, edhe pse aroma e tij mund të gjendet në një distance prej dyzet viteve ecje.”



    Tha el-Hafidh Ibn Haxher në el-Fet’h (12/259): “Ai solli kapitullin e dhimiut, porse ai përmendi mu’ahedin. Dhe në kapitullin kryesor të Xhizjes ai solli tekstin: “Kushdo që vret një mu’ahed …”, siç është i qartë në transmetim. Kështu që kuptimi që kihet për qëllim me këtë është kushdo që ka një marrëveshje me Muslimanët, qoftë ajo marrëveshje për Xhizjen, ose armëpushim me një prijës Musliman, ose mbrojtje nga një Musliman.”



    Dhe ky hadith është transmetuar nga en-Nisa’ij me tekstin: “Kushdo që vret një dhimij, atëherë ai nuk do ta gjejë aromën e Xhenetit, edhe pse aroma e Xhenetit mund të gjendet në një distance ecjeje prej dyzet vitesh.” Dhe ai gjithashtu e transmeton atë (4749) me një zinxhir të vërtetë transmetimi, nga një burrë prej Sahabëve të Profetit (sal-Allahu alejhi ues-selem), se i Dërguari i Allahut (sal’Allahu alejhi ues-selem) tha: “Kushdo që vret një dhimij, ai nuk do të jetë i aftë që ta gjejë aromën e Xhenetit, edhe pse aroma e tij mund të gjendet në një distance ecjeje prej dyzet vitesh.” Dhe nga Bekreh (radij-Allahu anhu) i cili tha: I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ues-selem) tha: “Kushdo që vret një mu’ahed jo në kohën e tij, atëherë Allahu e ka bërë të ndaluar (haram) Xhenetin për të.”31


    --------------------------------------------------------------------------------
    31.Sahijh: Transmetuar nga Ebu Daudi (n.2670) dhe en-Nisa’ij (n.4747) me isnad sahijh. Dhe en-Nisa’ij shton fjalët: “…ia ka bërë të ndaluar Xhenetin dhe që ta ndiejë aromën e tij.”

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhe kuptimi i “jo në kohën e tij” i referohet atij që është vrarë në një kohë tjetër veç kohës që është e lejuar që të vritet, siç është kur nuk ka marrëveshje për mbrojtje; kjo është thënë nga el-Mundhirij në "et-Tergijb uet-Terhijb" (2/635). Pasta ai tha: “Kjo është transmetuar nga Ibn Hibbani në Sahijhun e tij. Dhe ai e thotë atë me tekstin: “Kushdo që e vret padrejtësisht një person që ishte nën mbrojtje, nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit, edhe pse aroma e Xhenetit mund të gjendet në një distance ecjeje prej dyzet vitesh.” Dhe el-Albanij tha për këtë transmetim: “Është sahijh për shkak të tjerëve veç tij.”



    Sa për vrasjen jo qëllimisht e atij që është nën mbrojtje, atëherë Allahu ka obliguar dëmshpërblim dhe shpagim për të. Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:



    “Dhe nëse a i përket një populli me të cilin ju keni marrëveshje bashkëpunimi, dëmshpërblimi duhet të t’i paguhet familjes së tij dhe duhet të lironi një rob besimtar. Dhe kush nuk ka mundësi, ai duhet të agjërojë dy muaj pandërprerë për të treguar pendimin tek Allahu. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi, më i Urti Gjithëgjykues.” Nisa, 4:92



    Dhe unë them si përfundim: Frikësojuni Allahut, o ju të rinj, në lidhje me vetët tuaja. Mos u bëni viktima të Shejtanit. Ai tubon për ju poshtërimin e jetës së kësaj bote dhe dënimin e botës tjetër. Dhe frikësojuni Allahut në lidhje me Muslimanët, për të moshuarit, ata të moshës së mesme dhe të rinjtë. Dhe frikësojuni Allahut në lidhje me gratë Muslimane, për nënat, bijat, motrat, tezet dhe hallat. Dhe frikësojuni Allahut në lidhje me të moshuarit që janë të kërrusur dhe për fëmijët që po ushqehen me gji. Dhe frikësojuni Allahut në lidhje me derdhjen e gjakut të të pafajshmit dhe për pasurinë e ndaluar.



    “Atëherë kijeni frikë Zjarrin, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” Bekare, 2:24



    “Dhe kijeni frikë ditën kur ju do të ktheheni tek Allahu. Atëherë çdo person do të shpërblehet me çfarë ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” Bekare, 2:281



    “Në ditën kur çdo personi do t’i vihen përpara gjithë mirësitë që ka bërë dhe gjithë të këqijat që ka bërë. Atëherë, ai do të dëshironte t’i kishte sa më larg nga vetja veprat e tij të këqija.” Ali-Imran, 3:30



    “Ditën kur njeriu do të iki prej vëllait të vet, dhe prej nënës së tij, dhe babait të tij, dhe prej gruas së tij, dhe fëmijëve të tij. Atë ditë secilit do t’i interesojë vetëm çështja e vet.” Abese, 8:34-37



    Zgjohuni nga gjumi juaj dhe bëhuni të vëmendshëm ndaj pakujdesisë tuaj. Mos u bëni vegël e shejtanit që të shkaktoni prishje në tokë.



    Dhe unë i kërkoj Allahut ‘Azze ue Xhel që t’u japë Muslimanëve të kuptuarin e Fesë së tyre dhe t’i ruajë ata nga devijimi i fitneve, nga çdo gjë që është e dukshme prej tyre dhe çdo gjë që është e padukshme. Dhe përshëndetjet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë Shokët e tij.



    Fund




    Përktheu nga Anglishtja: Alban Malaj
    Recensoi dhe korrektoi nga origjinali: Shuajb Rexha
    Përfundoi së përkthyeri më 03.08.2005

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    kush e lexon tan keta ....me shtramu qafen !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    kush e lexon tan keta ....me shtramu qafen !
    Une jam i bindur qe ti nuk e ke lexuar kete, por ti ende pa e lexuar e ke te shtramuar qafen......

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    hahahhahaha e lexova deri diku e tani thash jo more, se mundoj qafen me dogme ......
    bona pak hajgare de .............
    nime ne internet shkrimet e gjata e humbin vleren e saj.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    hahahhahaha e lexova deri diku e tani thash jo more, se mundoj qafen me dogme ......
    bona pak hajgare de .............
    nime ne internet shkrimet e gjata e humbin vleren e saj.
    Ateher qfar thua ti ?......që ta shkurtojme ate dhe t'ja humbim kuptimin... ndoshta kjo eshte edhe me keq!!!

    hajgare?, ska kurgju te keqe por ju po e teproni /////////

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •