Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e C++
    Anėtarėsuar
    20-12-2008
    Postime
    22

    Poem Kosovar - M. Kuteli

    A ka mundesi diksh te ma gjeje verzionin pdf te vepres "Poem Kosovar'' nga Mitrush Kuteli???

    Ju lutem me ndihmoni sepse kam per ta ber nje punim nga kjo vepėr dhe ėshtė e veshtir te gjendet ketu.
    cout << "C++, Gjuha #1 e Programimit";

  2. #2
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    MITRUSH KUTELI - Jam Shqiptar e Kosovar



    Jam Shqiptar, e Kosovar;
    Zot, e krenar, Zot, e bujar,
    mbi kėtė dhé,

    q'e kam si fe,

    e pėrmbi fé:
    e kam Vatan!

    e kam Atdhe!
    qė gjysh stėrgjysh,
    qė brez pas brez,
    qė gjithėmonė.

    Ti shqa thėrret,
    ti shqa bėrtet,
    gjer lartė nė retė,
    se jam barbar.

    Jo, s'jam,
    si bėrtet ti,
    si buēet ti,
    ti, Mal i Zi.

    Po vendin tim e dua,
    lirinė e dua,
    e s'dua,
    Zot mbi mua.

    Kėnga e parė
    Qėndrimi


    Se jam kėtu kur s'kish njeri,
    kur s'kish kufi,
    as fqinjėri,
    as shqa tė zi.

    Se jam kėtu kur Mal i Zi,
    ish Iliri;
    kur nga njė det nė tjetrin det,
    isha zot vetė!
    Unė jam kėtu nga moti,
    kur vetė Zoti,
    e bėri fushėn fushė,
    e malin mal.

    Unė jam kėtu e do tė jem,
    - dem baba dem -
    sa mali tė bėhet hi,
    e hiri mal pėrsėri.
    Ma thonė emrin Asim Qerim,
    mbetur jetim,
    qė nė vegjėli.
    Jam si mė sheh,
    e si mė njeh;
    kėsulėbardhė e kryelidhur,
    kryelidhur me njė shami;
    me tri shami
    pėr trimėri!

    Jam eshtėrmadh,
    i vrazhdė jam,
    e bojalli -
    dhe sytė e mi,
    janė plotė shkėndi,
    si batėrdi.
    Dhe kam uri
    si s'ka njeri -
    pėr drejtėsi,
    e pėr liri.
    Si tė gjithė asimėt,
    e tė gjithė qerimėt,
    e Vendit tim.

    Ma thonė emrin Asim Qerim,
    mbetur jetim,
    qė nė vegjėli;
    se babėn tim ma vranė,
    naēallnikėt,
    podporuēnikėt
    edhe gllavnikėt.

    Ma vranė,
    se urdhėr dha vojvodi,
    e krali vetė:
    "Tė vritet!"
    Se ish Kosovar,
    dhe se ish Zot,
    mbi kėtė dhe!

    Dhe tokėn qė kisha nga baba,
    nga gjyshi,
    rrėnjė pas rrėnjė -
    prej qindra vjet,
    prej mijėra vjet,
    ma morėn.
    Ah!
    Ma morėn vatanin,
    qė e desha si xhanin!

    Ma morėn,
    me armė nė duar,
    me gjak nėpėr duar.
    Agrarėt!
    Xhandarėt!
    Tyxharėt!
    Tė gjithė tok,
    u bėnė shok;
    si sorrat,
    pėr kėrrmė.

    Oborin ma morėn,
    gjer nė shtėpi,
    dhe ngrenė pėr vete shtėpi,
    nė sytė e mi!
    Dhe unė,
    ja, unė,
    qė isha Zot,
    qė qėmot,
    mbeta pa dhé,
    bujk pa dhé,
    bari pa kopé -
    kėtu,
    nė dheun tim.

    Dhe plori m'u ndryshk,
    hambari m'u myshk...

    Po shpresa s'mu vyshk!


    Kėnga e dytė
    Durimi

    Durova,
    durova,
    sa nuk duron njeri,
    as Perėndi!

    Mė thanė tė shkruhem vojnik,
    e mynafik,
    i Kombit tim.

    Mė dhanė armė tė vras,
    vėllanė,
    sipas kanunit,
    tė gjakut...
    Po s'desha!

    Dhe nė e bėra ma falni,
    se jam gjaknxehtė.

    Mė thanė tė ngrihem tė ik,
    ku qielli puthet me dhenė;
    Stamboll,
    Anadoll,
    e mė tej.
    Se vetėm andej,
    paska pėr ne,
    popull pa zot -
    vend boll...

    Po malli i tokės s'mė la,
    po malli i fushės s'mė la,
    as gjaku i babės s'mė la.

    Dhe mbeta kėtu,
    i huaj,
    si qen,
    nė vendin tim,
    tė babės tim...
    Mbeta rajį,
    e ndėr rajį,
    si pėr hatį;

    Nė uri,
    nė qesėndi,
    nė skllavėri
    tė shqaut tė zi.

    Mė thanė tė ik nė Allbani,
    vatan i ri,
    i Kombit tim,
    si shkoi Selmani,
    Hasani,
    e Dani.

    Po dot nga toka s'u ndava,
    dhe mbeta tė jem,
    ku jam,
    e ku do tė jem.

    Mė thanė tė shkoj nė sheher
    tė shqahut tė madh,
    me sharrėn nė krah,
    me kryet pėrdhé,
    jaban,
    e beter;
    portė mė portė,
    derė mė derė,
    i mjerė,
    e zemėr sterrė,
    pėr njė kotherrė
    bukė.
    Po malli i vendit s'mė la.
    Ah, malli i gjakut s'mė la
    e mbeta kėtu,
    rajį.

    Ta shemba shqa kufirin,
    qė ngrite ti,
    nė vendin tim e pėrmbi varr,
    tė babės tim.

    Ta shemba,
    ta dogja,
    me zjarrin e shpirtit,
    tė vuajtjes,
    dhe tė urrejtjes.

    Me zemėrim,
    me vrull tė madh,
    e bubullimė,
    qė s'ka mbarim

    Se vjete ti mė ēave,
    mė ndave,
    mė vrave,

    armik - lugat,
    armik -xhelat!


    Kėnga e tretė
    Sulmi

    Ti bėre azape - s'u tremba,
    ti ngrite kufire me gjemba,
    fortesa ti ngrite;
    t'i shemba!

    Tani,
    tani,
    atje ku ti,
    o Mal i Zi,
    ngrite kufi,
    qė ndanin,
    e ēanin,
    vėllazėri;
    Hej!
    Sot!
    Shkon,
    e valon,
    parmenda!

    T'i bėra tė gjitha rrėmujė
    dhe ty,
    gjurma t'u zhduk,
    si nė ujė.

    I bie arė mes pėr mes,
    e gjer nė brez,
    e pėrmbi brez,
    humbas,
    me gaz,
    nė grurin tim,
    tė dheut tim,
    tė babės tim,
    tė birit tim;
    sot e pėrjetė,
    jetė pas jetė!

    Dhe ndie qysh flet,
    me zė tė qetė,
    im atė vetė
    nga balta poshtė:

    "Ta mbroni dhenė,
    ku eshtrat kam,
    ku hi e tokė,
    e pluhur jam.

    Ta mbroni dhenė,
    qė e ushqej,
    dhe sot si dje,
    me kurmin tim.

    Ta mbroni dhenė,
    me zjarr ta mbroni,
    me gjak ta mbroni!
    Tė derdhni gjakun

    Me grushte plot -
    po kurrė lotė,
    as sot, as mot!
    Se loti ėshtė robėri,
    gjaku - liri!"


    Kėnga e katėrt
    Ndėrtimi


    Jam eshtėrmadh,
    e bojalli,
    e me japi,
    si mė sheh ti,
    si mė njeh ti.

    Po kam njė zemėr
    nė gjoksin tim,
    qė pa pushim,
    mė rreh,
    si Drin.
    Dhe babėn tim kur e kujtoj,
    lotoj...

    Tė pashė tė vrarė, or Baba,
    e pa qefin, si pėr hata,
    rreth e pėrqark me xhandėrma.
    Desha tė qaj e s'qava dot,
    e tė bėrtas, sbėrtita dot,
    pa asnjė lot, pa asnjė lot.

    Dhe prita sot tė derdh njė lot.

    Tani,
    tani,
    unė jam gati
    tė vdes qė sot,
    se rroj pėrmot;
    mbytur me gjak,
    po jo me lotė,
    pėr kėtė dhe,
    q'e kam si fé
    e pėrmbi fé.
    E kam vatan,
    e kam atdhe!

    Hej!
    Po buēas me zė kabį,
    sa tė dėgjohet nė qiell lį,
    sa tė dėgjojė fund e kreje
    kush gjak shqiptari ka nė deje:
    Shaban - vėlla!
    Destan - baba!
    Hej!
    Komb i lirė Kosovar,
    ti Komb Shqiptar, ti Zot krenar,
    ti djalėri - ti pleqėri,
    bėru gati!
    Bėru gati pėr vrull tė ri,
    ta djegėsh botėn,
    ta bėsh hi,
    pėr liri,
    pėr Shqipėri!



    Kėnga e pestė
    Qėndrimi

    Tani,
    tani!
    - O Mal i Zi -
    ja unė,
    ja ti!

    Po unė - jo ti,
    se jam kėtu kur s'kish njeri,
    dhe as kufi,
    as fqinjėri...

    Unė jam kėtu kur Mal i Zi,
    me Shumadi,
    me Dallmati - sa mban e gjitha Shqehėri,
    ish Iliri!
    Kur nga njė det nė tjetrin det,
    isha zot vetė!
    Se jam kėtu nga moti,
    kur vetė Zoti,
    e bėri fushėn - fushė
    e malin mal.

    Unė jam kėtu
    e do tė jem,
    - dem baba dem -
    sa mali tė bėhet hi,
    e hiri mal pėrsėri.

  3. #3
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Veē ke kujdes se numrat rendorė janė gabim. Kėnga "e parė" nė realitet ėshtė e dyta. "E dyta" ėshtė e treta etj

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e C++
    Anėtarėsuar
    20-12-2008
    Postime
    22
    wow perfekt.....Faleminderit shummmmm!!!
    cout << "C++, Gjuha #1 e Programimit";

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-06-2009
    Postime
    7

    Smile

    ej njerz a munet dikush me ma shkru edhe monologun rri drejt shqiptari im qe e reciton qon lajqi plzz

    Ju lutem me ndihmoni sepse kam per ta ber nje punim nga kjo vepėr dhe ėshtė e veshtir te gjendet ketu.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukės i thonė bukė, e ujit - ujė
    Postime
    838
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mexhi : 03-01-2010 mė 09:40


    "SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-06-2009
    Postime
    7
    ju lutem mund te ma shkruani edhe monologun \rri drejt shqiptari im///plzz

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  3. Kombi Kosovar dhe Rexhep Qosja
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 03:01
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •