Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

    Mentor Tahiri

    - Shembull i heroizmit të kombit tonë dhe i nevojës për kujdes nga shteti amë -

    E dalë nga një luftë e përgjakshme me së paku 100 mijë të vrarë dhe 1 milion refugjatë brenda dhe jashtë vendit Bosnja-Hercegovina tani e 14 vite pas vendosjes së një paqe të brishtë dhe të padrejtë që e la vendin të ndarë, mbetet viktima më e dëmtuar e luftërave të fundshekullit që lamë pas. Sot shteti arrin të mbijetojë ndoshta jo si shtet sa si një subjekt ndërkombëtar, në masë të madhe jofunksional me një qeveri qendrore të kufizuar dhe të bllokuar brenda vetvetes.

    Bosnja-Hercegovina akoma vazhdon të qëndrojë në kuadër të shteteve që nuk njohin Republikën e Kosovës. Ndonëse një qëndrim nga Sarajeva kundër pavarësisë se Kosovës nuk ka ardhur asnjëherë përveç nga komuniteti serb i cili bllokon njohjen.

    Në pamundësi të themelimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, diplomacia kosovare në rastin e Bosnje-Hercegovinës përveç përpjekjeve për themelimin e tyre duhet të përqendrohet në fusha të bashkëpunimit ku ka mundësi për këtë. Në vend jeton komuniteti shqiptar kryesisht nga Kosova. Gjithashtu ka edhe shumë ura lidhëse që mund të shfrytëzohen, përfaqësues të Republikës së Kosovës deri tani morën pjesë në turne të ndryshme sportive.

    Brenda Kosovës jeton komuniteti boshnjak të cilit Kosova i garanton të drejta më shumë se çdo shtet përreth dhe njëherë jemi i vetmi shtet që mes tjerash u ka lejuar dhe financuar edukim universitar. Megjithatë, kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar në Bosnje-Hercegovinë disi na shkon mendja se janë lënë të harruar dhe fare rrallë të përmendur.

    Komuniteti shqiptar që jeton atje e që zyrtarisht përbëhet nga 4 mijë veta duke i radhitur shqiptarët në një ndër minoritetet më të mëdha, paraqet vetvetiu një urë lidhëse por edhe më shumë se kaq, ai paraqet një obligim të institucioneve tona që të kujdesen për njerëzit tanë.

    Në fakt numri i shqiptarëve në Bosnje-Hercegovinë mund të jetë shumë më i madh ngase në fillim të luftës vetëm në Sarajevë jetonte më shumë se dyfishi i numrit zyrtar të sotëm. Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës jetojnë dhe punojnë kryesisht në Sarajevë ku ka prani qysh nga vitet e 60-ta, por shqiptarë hotelier të vyeshëm dhe të çmuar mund të gjesh gati në çdo qendër urbane në shtet, jo edhe në pjesën e dominuar nga serbët ku shqiptarët ishin ndër viktimat e para të fushatës gjenocidale siç është shembull qyteti i Bijelinës, ku trupat e kriminelit Arkan të dërguara nga Serbia ekzekutuan çdo shqiptar në qytet pasi që e pushtuan në Prill 1992.

    Para më pak se një viti, gjatë ekshumimit të trupave të masakruarve nga një varrezë masivë afër qytetit Bratunac në Bosnjën lindore ndër martirët u gjetën trupat e dy shqiptarëve, Fejzullah Rashkaj nga Prizreni dhe Shyqyri Bytyqi nga Fushtica e Drenasit, të vrarë në fillim të spastrimit etnik.

    Vitet e luftës ishin kohë kur të tjerët po iknin, por jo edhe shqiptarët. Komuniteti shqiptar i Bosnje-Hercegovinës përjetoi fatin që pati tërë vendi. Ata por edhe vullnetarë nga Kosova dhe viset tjera shqiptare lanë gjurmë të pashlyera dhe shkruan faqe të lavdishme në luftën kundër agresorit, duke mbrojtur vendin jo vetëm si ushtarë të rëndomtë por edhe shpesh si udhëheqës të shkathët të luftës si Bislim Zyrapi në rrethinat e Travnikut, Fuad Ramiqi në Bihaq apo Halil Bicaj në Sarajevën e rrethuar. Vetëm në njësitet që po mbronin Sarajevën e rrethuar ishin të angazhuar rreth 600 shqiptarë, kurse vetëm në dy vitet e para të luftës 170 rranë heroikisht në fushëbeteja anembanë vendit si pjesëtarë të Armatës Boshnjake.

    Në përgjithësi, të flasësh për kontributin e shqiptarëve në Bosnje-Hercegovinë nuk do të mjaftonte një libër i tërë, ndihma e tyre sidomos gjatë luftës ishte shumë dimensionale. Ka shumë emra që mund të përmenden. Një rrugë e Sarajevës sot mban emrin e heroit Bajram Zenuni, ishte ky njeriu që lëshoi kushtrimin për rezistencë përmes valëve televizive. I paharruar mbetet edhe një shembull si Aliriza Gashi një drejtues i rëndësishëm i RTV-së së Bosnje-Hercegovinës që ishte më shumë se një simbol duke mbajtur të gjallë zërin e Bosnjës së lirë.

    Sot komuniteti shqiptar në Bosnje-Hercegovinë sikur edhe pjesa më e madhe e mërgatës tonë nuk ka lidhje institucionale me Kosovën si shtet amë i tyre. Ekzistojnë shoqata si ta zëmë ajo “Bajram Curri” në Sarajevë, “Albos” në Tuzlla dhe “Adem Jashari” në Mostar. Këto tri shoqata së bashku përbëjnë Bashkësinë e shqiptarëve të Bosnje-Hercegovinës e cila ka një përfaqësues në kuadër të Këshillit shtetëror të pakicave kombëtare. Si fakt që komuniteti shqiptar gëzon respekt mund të përmendet rasti i të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Bosnje-Hercegovinës në Podgoricë i cili është shqiptar, është ky Muharem Zejnullahu.

    Kur përmendet diaspora shqiptare, mendja na shkon tek njerëzit tanë në Zvicër, Gjermani, Britani, SHBA apo vende të ngjashme. Përshtypja e parë që kemi është se ata sjellin para tek ne. Në botëkuptime normale nuk do të përfundohej me kaq dhe do të ishte e turpshme për një shtet të ndalej me kaq. Në fakt pavarësisht fuqisë financiare të mërgatës, shteti nuk mund të u ik obligimeve të tij.

    Askush nuk ndalon Kosovën dhe ministri të fushave të caktuara të përpiqen më shumë për diasporën. Shteti i Kosovës edhe pse me probleme të shumta nuk guxon të mos ndërmerr rolin e shtetit amë ndaj shqiptarëve kudo. Republika e Kosovës për fat të keq sot nuk ka Ministri që merret me mërgimtarët tanë të shumtë dhe të kujdeset për ta. Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës janë treguesi më i dhembshëm. Republika e Kosovës përveç që duhet të ndihmoj profesionalisht sidomos në edukim në gjuhën amtare dhe rruajtjen e traditave ajo ka të drejtën e plotë legjitime dhe morale ta bëj këtë.

    Nuk ka dyshim, njerëzit tanë mbijetojnë me apo pa shtet. Shqiptari ndër shekuj ka pas fatin e tillë dhe është mësuar të rezistoj i kalitur kundrejt ambientit sulmues. Sot ambient sulmues për një shqiptar të Sarajevës është rreziku nga asimilimi jo për shkak se shteti atje e bën këtë por për arsyen se shteti i tij amë e ka harruar dhe nuk kujdeset për të. Nuk duhet aspak çuditur qe shumë nga këta bashkëkombës tanë më edhe mund të mos e flasin gjuhën e tyre.

    Republika e Kosovës ndonëse pa një resor përkatës për shqiptarët jashtë atdheut, megjithatë mund të bëj shumë më tepër e veçanërisht resorë si Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit. Aty ku ka bazë, Republika e Kosovës duhet të kërkoj nga vendet tjera reciprocitet në trajtimin e komuniteteve dhe e ka fare lehtë të insistoj në këtë thjeshtë për arsye njerëzore e jo përfitime politike, në rastin e Bosnje-Hercegovinës mund të dalim plotësisht ballëhapur, aq më tepër që shqiptarët atje dëshmuan përkushtimin ndaj vendit ku jetojnë me gjakun që ia falën lirisë së Bosnje-Hercegovinës.

    Telegrafi
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Shteti i Kosovës edhe pse me probleme të shumta nuk guxon të mos ndërmerr rolin e shtetit amë ndaj shqiptarëve kudo.
    Nuk e di se si mund t'a bëjë këtë, përderisa në Kosovë zyrtarisht nuk ka fare shqiptarë.

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ne vitin 1953 ne Bosje dhe Hercegovin numroheshin 1.638 shqiptare
    Viti 1961 - 5.939 shqiptare
    Viti 1971 - 4053 shqiptare
    Viti 1981 - 4500 shqiptare
    Viti 1991 - 4922 shqiptare

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-06-2005
    Vendndodhja
    Stamboll,Sarajeve
    Postime
    48
    Postimet në Bllog
    1
    une jetoj ne Sarajeve,Ne bosne Kreyt eshte punoj ne Furre Ka 10.000 shqipater ne Bosne
    [COLOR="Red"]E kam Një Jeta,Një Bota,Një Zemra Per Flamuri Shqiptare !/COLOR]

  5. #5
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    une jetoj ne Sarajeve,Ne bosne Kreyt eshte punoj ne Furre Ka 10.000 shqipater ne Bosne
    Shumë lajm i mirë. Kam lexu në një gazetë që janë 5.000, por qenkan bërë më shumë.

    A din të na tregosh në cilat qytete janë të përqëndruar shqiptarët?

    A ka që jetojnë në pjesën serbe, apo vetëm në Federatën kroato-boshnjake?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Shqiptaret me te shumti jetojne ne Sarojevo dhe ne Mostar dy qytetet me te rendesishme te Bosnje _Hercegovines,dhe shumicen e bisneseve tregtare zoterohen nga shqiptaret si argjendari ,restorante ,fura buke ,fotograf ,etj .
    shqiptaret shkojne shume mire me Boshnjaket ,per arsye dhe te perkatesis fetare .
    Ne Bosnje jeton deri brezi i katert i te emigruarve ,kur kam shkuar per here te pare ne Bosnje _hercegovin ,kam pasur nje varese flori me shqiponje ,shume tregtar qe kishin dyqane ku une i vizitoja ,menjehere me pyesnin a jam nga Shqiperia ,dhe megjithese nuk dinin shqip se ishin brezi i katert qe ishte rritue ne Bosnje kishin nje dashuri per Shqiperin qe nuk mund ta shpjegosh dot ,u ndjeva me te vertet shume mire .
    Zoti Muharem Zejnullahu ne kohen e luftes ne Bosnje ka qene Kryetari i Lidhjes se Shqiptareve te Bosnjes ,dhe nga te paret qe u organizuan per te luftuar me shume Shqiptar te tjere ,gjithashtu ka qene dhe ne Shqiperi per 8 vjet ambasadori i Bosnje _Hercegovines
    nje historian dhe njeri shume i mire ,i uroj pune te sukseshme ne Mal te Zi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    Merhaba Bosna

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-06-2005
    Vendndodhja
    Stamboll,Sarajeve
    Postime
    48
    Postimet në Bllog
    1
    Kemi ambassadë shqiperisë ne sarajeve.I hapuar e ri Ne Rruges Telali Ne Bascarsijë ky haber shume mirë asht
    Abbasadë ehste shume e madh dhe shume e bukur!

    Ndryshuar për herë të fundit nga vetvadi : 10-06-2010 më 05:09
    [COLOR="Red"]E kam Një Jeta,Një Bota,Një Zemra Per Flamuri Shqiptare !/COLOR]

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •