Porti i peshkimit, vendorėt: Jo pallate nė kėtė territor
» Dėrguar mė: 01/02/2009 - 13:31


Lajme te ngjashme
Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe tė 1913 nė Dibėr
• Datė: Nov 12, 2008


Artur Korriku


DURRES -Porti i ri i peshkimit ka qenė pjesė e njė diskutimi ndėrmjet pushtetarėve vendorė, hartuesve tė projektit si dhe deputetėve tė Parlamentit. Objekti i diskutimeve ishte mėdyshja qė ekziston pėr zbatimin pikė pėr pikė tė kėtij projekti, pėr shkak tė tendencave pėr ta ndryshuar atė. Kundėrshtitė vijnė nga grupe interesi tė biznesit tė ndėrtimit, tė cilėt kanė synime nė territorin ku sipas projektit kalon rruga qė do tė lidhė portin me qytetin, pasi kėrkojnė tė ndėrtojnė pallate. Nė kėto kushte ėshtė rishfaqur ditėt e fundit ideja e variantit tė parė tė projektit, sipas tė cilit, rrugėt lidhėse duhet tė kalojnė nga territori i portit ekzistues. Por, nga diskutimet e bėra nė takim, u deklarua qartė se porti i peshkimit duhet tė jetė njė objekt civil, sikurse janė tė gjithė portet e peshkimit nė Europė.
TAKIMI
Pasditen e sė premtes, prefekti i Durrėsit, Klodian Pajuni organizoi njė takim ku morėn pjesė ministri i Mbrojtjes, njėkohėsisht edhe deputet i Durrėsit, Gazmend Oketa; kryebashkiaku Vangjush Dako; deputetėt Genc Juka e Ferdinand Xhaferri si dhe pėrfaqėsues tė projektit pėr ndėrtimin e portit tė peshkimit. Objekti i takimit ishte diskutimi i projektit mes tyre para se KRRT-ja e Bashkisė sė qytetit bregdetar tė marrė nė shqyrtim lejen e ndėrtimit pėr zbatimin e tij. Ndėrmjet dy opsioneve pėr rrugėt lidhėse tė qytetit tė Durrėsit me portin e peshkimit fitoi ai i pasqyruar nė projekt. Sipas projektuesve, porti i peshkimit duhet tė shkėputet nga porti ekzistues. Ai do tė jetė port civil dhe do tė lidhet me njė rrugė tė re, e cila do tė shėrbejė edhe si shėtitore. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė hedhur poshtė ideja e ndėrtuesve privatė, tė cilėt kishin sugjeruar rrugėt e brendshme tė portit detar pėr kėtė qėllim. Kjo ide bie nė kundėrshtim me atė tė njė porti civil tė sugjeruar nga Banka Botėrore vite mė parė.
PROJEKTI
Pėrfaqėsues tė projektit, bėjnė tė ditur se kėto ditė pritet pėrgjigja nga Jedahu i Arabisė Saudite, vend ku ndodhet Banka Islamike, e cila ka dhėnė kredinė pėr ndėrtimin e portit tė peshkimit. Pėrgjigjja ka tė bėjė me miratimin ose jo nga ana e arabėve tė pėrfundimit tė fazės sė parė tė procedurės sė tenderimit, ku janė kualifikuar 12 kompani ndėrtimi. Banka Islamike ka dhėnė njė kredi prej 14 milionė euro pėr kėtė projekt. Kjo kredi ėshtė ratifikuar nė Parlamentin Shqiptar disa kohė mė parė. Ndėrkohė qė pritet pėrgjigja, projekti do tė kalojė nė KRRT-nė e Bashkisė sė Durrėsit, e cila do tė rivendosė vendimin e lejes sė sheshit tė ndėrtimit, pasi ajo qė ishte miratuar 3 vjet mė parė ka skaduar pėr shkak tė kalimit tė afateve. Porti i ri i peshkimit mund tė nisė sė ndėrtuari nė maj ose nė qershor tė kėtij viti. Ai do tė vendoset ngjitur me dallgė-thyesin e portit tė madh.

gsh