Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809

    Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve

    Nexhat Ibrahimi
    ISLAMI NË TROJET
    ILIRO-SHQIPTARE
    GJATË SHEKUJVE
    Logos-A - Shkup
    1419/1998
    Biblioteka Historia

    PJESA E DYTË
    SHQYRTIME NGA KULTURA DHE HISTORIA ISLAME NDËR SHQIPTARËT
    Rrethanat shoqërore - historike në trojet iliro-shqiptare në periudhën paraosmane
    Periudha e shtruar është hulumtuar e studiuar në masë të caktuar nga shumë autorë, si të huaj ashtu edhe të vendit. Përkundër faktit se të dhënat materiale nga ajo kohë janë të pakta, prapëseprapë janë arritur rezultate të konsiderueshme në fusha të caktuara. Megjithëkëtë, lirisht mund të konstatojmë se hulumtimet e studimet janë në fazën e parë. Ato kryekëput janë të preokupuara me përpjekjet për argumentimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve, evoluimin e tyre në komb, autoktoninë e tyre në trojet që historia sot i njeh si iliro-shqiptare. Mund të konstatohet gjithashtu se rezultatet e arritura të deritashme, përkundër mangësive, janë solide dhe bazament shpresëdhënës për projekte ekipore multidisiplinare shkencore.

    Për arsye se disa faza të Mesjetës janë tejet të errëta sa u përket të dhënave nga dora e parë, dhe se segmente të caktuara të jetës nga studiuesit janë rrahur vetëm pjesërisht e fragmentarisht, jemi detyruar, së këndejmi, që nëpërmjet të dhënave të tërthorta e fragmentare e nëpërmjet metodës komparative e analitike nga të dhënat për trojet tjera, nga po kjo kohë e po këta studiues, ta rikonstruktojmë gjendjen shoqërore-historike edhe në trojet tona iliro-shqiptare në periudhën para Mesjetës dhe pas Mesjetës, apo që me paraqitjen e Kristianizmit e deri në shekullin XIV. Një shtrirje të tillë kohore na e imponon natyra e besimit kristian. Të konceptuarit e drejtë të Kristianizmit gjatë Mesjetës e imponon periudha e Krishtit, ajo apostullike dhe ajo e papatit.

    Arsyeja që ne do të përpiqemi ta vëmë për objekt studimi këtë periudhë kohore, konziston në të konceptuarit e drejtë të ngjarjeve që do të ndodhin me paraqitjen e Islamit në skenën historike dhe depërtimit të tij qysh prej shekullit VIII e këtej në trojet iliro-shqiptare, e sidomos në të konceptuarit e drejtë të fenomenit të përhapjes së shpejtë të Islamit në trojet tona gjatë shekullit XIV e më vonë. Prandaj, eksplikimi i drejtë i raporteve shoqërore-historike, religjioze, politike e sociale të popullatës autoktone, ilirëve, e më vonë sllavëve e të tjerëve, do të ndihmojë në të kuptuarit më të drejtë të përhapjes së shpejtë të Islamit te ne dhe përgjithësisht në botë.

    Punimi ynë ka pretendime modeste: të shtrojmë disa të dhëna e mendime që deri tash janë injoruar apo vetëm tërthorazi janë prekur, të ofrojmë disa analiza e observime të shkurtra aq sa lejojnë suazat e këtij punimi, dhe, mundësisht, të hapim shtigje të reja në ndriçimin shumështresor të këtyre periudhave.

    * * *
    Ilirët, të cilët në kohën e depërtimeve të romakëve në trojet iliro-shqiptare dhe vendosjes së tyre në këto troje, shtriheshin në Shqipërinë e sotme, në Kosovë, Serbinë Jugore, në krahinat perëndimore të Maqedonisë së sotme, në pjesë të Bosnjës e të Bregdetit adriatik, ishin politeistë. Mirëpo, politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin Kristianizmit, që me Ediktin e Milanos, në vitin 313 u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Romakët në Iliri depërtuan kryesisht nga Selaniku, nga ana e Jugut, nga Bregdeti adriatik nga Perëndimi dhe nga Akvileja nga Veriperëndimi. Në këtë kohë në trojet ilire filluan të themelohen bashkësitë e para kristiane. Pas Ediktit të Milanos dhe pas Koncilit të Parë në vitin 325 në Iznik (Nikejë), me mbështetjen e perandorit Konstantin, Kristianizmi lidhet për Qesarin, segmentin profan dhe ka statusin e fesë shtetërore të Bizantit.

    Perandoria më e madhe në botë, Roma, pas krizës ekonomike kishte ra edhe në krizë të udhëheqjes-qeverisjes. Për ta kapërcyer këtë krizë, Diokleciani (me prejardhje ilire) sjell zgjidhje kalimtare preventive me formimin e dy kryeqyteteve, Romës në Perëndim dhe Iznikut në Lindje. Kjo zgjidhje kalimtare preventive përjetoi dështimin e vet në vitin 395, me vdekjen e perandorit Theodosiut, kur Roma e Madhe, për shkak të mosmarrëveshjeve e problemeve të brendshme, ndahet në dy pjesë. Por, këtë fat nuk e përjetoi edhe Kisha, e cila tërësisht u nda më vonë, në vitin 1054.

    Lëvizjet e mëdha të popujve prej shekullit IV e deri në shekullin VI (vizigotët, ostrogotët, gepidët, langobardët, hunët e të tjerë) në vitin 476 i shkatërruan perandoritë perëndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.

    E. Gibbon konsideron se "në Romën Lindore mjedisi shoqëror e politik ka qenë më i mirë se në Perëndim, ku dominonte konfuzioni politik e ushtarak." Për këtë arsye, kristianët sinqerisht do t’i gëzohen okupimit të Romës nga normanët dhe hunët në çerekun e fundit të shekullit V. Ata konsideronin se me rënien e Romës Perëndimore janë gjetur në rreth shumë më të volitshëm e më të sigurt nga ai në Romën Lindore, të cilën e mendonin si vend të mëkatimit në botë.

    Prej rënies së Romës Perëndimore e deri në shekullin VIII shohim forcimin suksesiv të Kishës dhe institucionalizimin e saj. Kështu, të dhënat dëshmojnë se Kisha në këtë kohë është ngushtë e lidhur me klasën sunduese, që rezultoi me dominimin e tyre në të gjitha segmentet e jetës: ushtarake, politike e administrative të Romës. Në atë kohë Kisha zhvilloi formulën vijuese: në skenën politike mbretërit janë sovranë, por njëkohësisht ata duhet ta njohin sovranitetin shpirtëror të Kishës. Në pajtim me këtë, çdokush është i lidhur për Papën dhe duhet ta njohë autoritetin e tij shpirtëror.

    Duke filluar nga shekulli X, kur Evropa kalon në rregullimin shoqëror feudal, Franca, Italia e Gjermania ndahen në feude të vogla. Prapëseprapë, perandori gjerman gëzonte autoritetin e të gjitha feudeve në Gjermani e Itali. Kështu u paraqitën dy autoritete të mëdha: 1) i papës, dhe 2) perandorit gjerman. Por, këto dy autoritete nuk jetuan gjatë kohë në paqe. Kisha u forcua dhe arriti ta përvetësojë sundimin profan.

    Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI ishte karakteristik për sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe të atyre sllave, të cilat, duke vërejtur se Perandoria Bizantine është dobësuar, filluan t’i atakojnë trojet tona dhe t’i plaçkisin.

    Sllavët, si popull indoevropian, kanë ardhur në Evropë në një periudhë më të vonshme, pasi që valët e dyndjeve të tyre ndodhën në shekujt VI e VII. Këto shpërngulje, respektivisht këto dyndje të sllavëve të Jugut në aleancë me avarët, që më saktësisht do të zgjasin prej fundit të shekullit VI e deri në fillim të shekullit VII, do të rezultojnë me vendosjen e tyre të përhershme prej Danubit deri në Detin Egje, ndërsa gjatë dyndjeve të tyre në Ballkan, ata sulmuan e plaçkitën pa u penguar.

    Përpjekjet e vazhdueshme për romanizimin e popujve autoktonë kishin dështuar, siç është rasti me dakët në Rumani, thrakët në Bullgari, ilirët në Dalmaci, Shqipëri e Maqedoni. Sa i përket Kosovës, është fakt i pamohueshëm se të paktën që nga shekulli XVIII p.e.s. lindën shumë shtete politike ilire të cilat kaluan gradualisht nga etapa fisnore në mbretëri të vërteta të vogla, si dardanët, penestët, peonët etj., për të evoluar më vonë në popullin shqiptar.

    Sipas të dhënave që ofron E. Petroviq, popullsia që gjetën sllavët në trojet lindore të Serbisë së sotme, nuk ishte ende e romanizuar dhe si provë për këtë sjell emrat e vendeve, që sipas mendimit tonë e mbështesin mendimin e mësipërm. Mirëpo, të gjitha këto lëvizje e konflikte nuk kaluan pa pasoja. Prandaj, invazionet, si të avarëve ashtu edhe të sllavëve, e më vonë edhe të bullgarëve, në masë të madhe e ndryshuan strukturën nacionale të popullsisë së Dardanisë dhe vendeve të tjera. Burimet kishtare tregojnë se invazionet ishin të dhunshme, e jo me paqe. Vendësit përjetuan fat të mundimshëm. Disa u masakruan në sulmet e para sepse rezistuan, disa u robëruan dhe u shitën si skllevër... ose u përvetësuan e asimiluan nga bizantinët.

    Këtë e vërejmë edhe nga letra e Papa Nikolla I, dërguar Mihailit II në shtator të vitit 860, me ç’rast kërkon kthimin e jurisdiksionit në territoret e Illyricumit Lindor, të cilat ishin shkëputur nga Roma në mes të shekullit VIII, e ku i përmend të gjitha provincat, duke përfshirë edhe Dardaninë me kryeqytetin e saj Skupin, që d.m.th. se ata ishin ilirë.

    Edhe periudha e mëvonshme karakterizohet me trazira e konflikte. Shekulli IX shënon përtëritjen e interesit bizantin për trojet tona. Rreth vitit 850 pjesa më e madhe e Shqipërisë së sotme u inkorporua në provincën bizantine, Themën e Durrësit, ku përfshihej Epiri i Ri, pjesë të Prevalisit, derisa Epiri i Vjetër u përfshi në Themën fqinje të Nikopolisit. Mirëpo, ky kontroll bizantin ende lëkundej nga migrimet serbe.

    S. Hill pohon se bullgarët depërtuan gati deri në Durrës në fund të shekullit IX, kurse Sh. Demiraj sundimin e bullgarëve në trojet tona e vë gjatë viteve 815-1018. Historiani S. Rizaj pohon se bullgarët depërtuan përtej Danubit nga fundi i shekullit VII. Kulmin e tyre bullgarët e arritën gjatë perandorit të tyre Simeonit (893-927), kur edhe Kosova ishte pjesë e tyre. Si pasojë e kësaj, Shqipëria në fillim të shekullit XI ishte skenë e ekspeditave ushtarake bizantine, kur perandori Vasili II Bullgarovrasësi rivendosi kontrollin bizantin në Shqipëri me fitore në vitin 1018 në Betejën e Beligradit (Palcheropolisit-Beratit).

    Shekulli XI ishte përplot kryengritje e trazira: ato të vitit 1040, 1043, 1070, 1078, 1080 etj.

    Në vitet 1021-1022 shqiptarët i gjejmë krah të Bizantit, kur bullgarët duke ikur nga Durrësi me rrethinë, do ta shkretërojnë për pak kohë Arbërinë, që atëbotë përfshinte rajonin midis Durrësit, Krujës e Elbasanit.

    Në vitin 1054, si pasojë e ndarjes kishtare kristiane, Kosova ndahet në dy pjesë - në dy sfera interesi: në të Lindjes me rrafshlartën e Kosovës si ortodoksë, dhe në të Perëndimit me fushëgropën e Dukagjinit si katolikë.

    Një gjendje aspak më të mirë e hasim deri në vitin 1347, kur Stefan Dushani e pushtoi Shqipërinë dhe përzuri latinët e bizantinët. Një pjesë e Kosovës qysh më herët pat ra nën ndikimin serb. Të gjithë shkencëtarët shqiptarë pohojnë se serbët u vendosën në Kosovë në periudhën e shekujve XII-XIV. Më herët nuk e hasim as popullsinë e tyre, as Kristianizmin e tyre, e as sundimin e tyre. Në fund të shekullit XI tokat shqiptare i pushtojnë serbët, duke sulmuar Zveçanin e fortifikuar, Lipjanin, e më vonë edhe Llapin, Drenicën, Pejën e Gjakovën etj.

    Historiani J. Swire konstaton se në vitin 1169 Stefan Nemanja arriti t’i bashkojë shumicën e krahinave serbe në Veri nën sundimin e tij, e pastaj formoi një dinasti të quajtur Dinastia Nemanjiqase.

    Në vitin 1180 serbët e futën nën sundimin e vet Shqipërinë Veriore, duke përfshirë edhe Shkodrën. Më pas e pushtuan edhe Prizrenin dhe qytetet tjera të Kosovës.

    Historiani Alan Ducelier shtrirjen serbe e shtron kësisoj. Ai thotë se vetëm "në kohën kur princi Stefan u bë mbret, në vitin 1217, shteti serb filloi të zgjerohej dhe përfshinte edhe zonën e Pejës, derisa trupi kryesor i territoreve të Kosovës mbetej jashtë kufijve të tij. Ardhja e osmanëve në Ballkan totalisht e çorganizoi shtetin serb, i cili pas vdekjes së car Dushanit (më 1355) u shkapërderdh për shkak të mospajtimeve të brendshme. Kështu, princërve më të fuqishëm të vendit iu la veprimi i lirë për organizim. Kështu, në Zetë dhe Shqipërinë Veriore u paraqitën Balshajt, në luginën e Moravës, Llazar Hrebelanoviqi, kurse në Kosovë, Vuk Brankoviqi.

    Siç cekëm, me vdekjen e car Dushanit dhe ndarjen e feudalëve serbë në disa principata, u krijuan kushte që edhe feudalët shqiptarë të organizohen, kështu që themeluan tri principata (thema): principatën e Durrësit, të Artës e të Shkodrës, që shtrihej prej Dubrovnikut deri në Durrës e Prizren.

    Mund të përmblidhet se invadimi i sllavëve nga Veriu drejt viseve jugore gjendjen e ilirëve e vështirësoi edhe më shumë. Për t’iu shmangur konflikteve e trazirave të vazhdueshme, e madje edhe zhdukjes së tërësishme, një pjesë e ilirëve u tërhoqën drejt Jugut, kurse pjesa tjetër e mbetur, përkundër humbjeve të mëdha, u bënte ballë presioneve asimiluese sllave. E tillë ishte jeta në kontinuitet, me ndryshime të vogla gjatë sundimit të Stefan Nemanjës, Millutinit dhe Stefan Deçanit.

    Shkrimi i Guillaume D’Adam, propagandues i kryqëzatës e tendencioz, megjithëkëtë hedh dritë në ndriçimin e asaj periudhe. Ai, në vitin 1332, shkruan: "... Këta njerëz, si latinë ashtu edhe shqiptarë, janë nën zgjedhën e padurueshme dhe shumë të rëndë të princit të sllavëve, të cilin ata e përbuzin dhe e urrejnë nga zemra, ngaqë shpesh i lidhin me zingjirë dhe bujarët e tyre ua shpronësojnë... Që të gjithë, së bashku dhe individualisht, janë të mendimit se ata do t’i shenjtëronin duart e veta po t’i zhytnin në gjakun e të lartpërmendurve - sllavëve."

    Kur është fjala për autoktoninë e serbëve në trojet iliro-shqiptare, (pseudo) shkenca serbe insiston në toponiminë aktuale si argument dhe në disa objekte sakrale. Ndonëse shumica e këtyre të fundit mbajnë prejardhje bizantine e romake, e disa madje edhe ilire, e të përvetësuara nga serbët në fund të Mesjetës, ata sot e gjithë ditën indoktrinojnë veten dhe të tjerët. Sa i përket toponimisë, Alan Ducelier përgënjeshtron pohimet serbe, duke pohuar se "pjesa më e madhe e toponimeve sllave në Kosovë dhe Shqipëri duhet të jenë më shumë bullgare se serbe, që është fare e natyrshme meqë bullgarët e okupuan këtë zonë që nga shekulli IX, e posaçërisht në mbarim të shekullit X, në kulmin e Perandorisë Bizantine, me Ohrin si kryeqytet. Në atë kohë serbët ishin të vendosur larg nga Kosova, në të vërtetë, në shekujt IX-X kolonitë e tyre të para kompakte ishin Rasha (Rasa) në luginën e Ibrit, në Perëndim të Moravës dhe Zeta që korrespondonte gjerësisht me Malin e Zi të sotshëm".

    Gjendja e rëndë politike, ekonomike e ushtarake kishte shkaktuar edhe kaos të vërtetë shpirtëror, social, e mos të cekim moral, kulturor e shkencor, e kështu me radhë. Këtë më së miri na ilustron e dhëna se popujt që ishin drejtpërdrejt apo tërthorazi në trojet tona, popujt tjerë përreth i trajtonin ndryshe nga popullsia e vet. Fjala vjen, çifutët (që nëpërmjet romakëve e Kristianizmit kanë influencë në trojet tona) lejojnë skllavërimin e joçifutëve, por jo edhe të çifutëve, ndaj të cilëve duhet të sillen mirë e t’i ndihmojnë. Ata ndalojnë kamatën (eksploatimin) ndërmjet veti, por e lejojnë me të huajt, duke pretenduar se ata nuk kanë ndonjë obligim ndaj atij populli injorant.

    Edhe te fqinjët e parë të ilirëve, në Greqinë antike e më vonë, diskriminimi ka qenë në kulm. Disa grekë mendonin se jogrekët për nga natyra janë krijuar për robër. Filozofi i njohur e nxënësi i Sokratit, Platoni, ka kritikuar skllavërimin e grekut nga greku, por skllavërimin e të huajve nga greku ai e lejon për shkak se, sipas tij, disa popuj intelektin nuk e kanë të përsosur, dhe si të tillë duhet të përfundojnë si skllevër. Kurse mësuesi i Lekës së Madh, Aristoteli, filozof me famë, njerëzit i ka ndarë në: 1) të lirë, dhe 2) skllevër. Këta të fundit janë krijuar vetëm për t’u shërbyer të parëve. Ky skllavërinë e ka konsideruar si institucion të nevojshëm.

    Sipas disa parashtrimeve themelore, Kisha kristiane dhe autoritetet fetare kristiane kanë të drejtë dhe kompetenca që të tjerët, jokristianët, me forcë t’i tërheqin në Kristianizëm. Mbështetjen për këtë detyrim e gjejnë në Besëlidhjen e Re, sipas Lukës, 14:15-24, ku ndër të tjera thuhet: "... dhe detyroi të hyjnë...".

    Kisha kristiane në bazë të kësaj anekdote ka konkluduar se udhëzimi mund të imponohet me dhunë dhe se Kisha ka të drejtë të bëjë presion e ta terrorizojë shpirtin njerëzor. Ata që kanë refuzuar Kishën janë ekskomunikuar dhe janë djegur në zjarr.

    Në fillim Kisha e ka nxitur dhe motivuar femrën për aktivitete të gjera, e veçanërisht për lindjen e pasardhësve, por më vonë femra është blasfemuar, është shpallur si shtrigë e fallxhore, për çka janë djegë të gjalla me mijëra gra.

    Kësaj dhune iu nënshtruan edhe dijetarët e artistët, që paraqet një fotografi të errët të periudhës paramesjetare e mesjetare. Sipas një pohimi, gjyqet e inkuizicionit për një kohë shumë të shkurtër kanë dënuar 30.000 njerëz me vdekje dhe djegie.

    Analitikët pohojnë me të drejtë se bazament për gjithë këtë dhunë e këto masa drastike janë thëniet nga Besëlidhja e Re:

    "... E kush më pranon mua, e pranon atë që më dërgoi mua". (Luka, 9:48), ose

    "… E kush më përbuz mua, e përbuz atë që më dërgoi mua’. (Luka, 10:16).

    Tekstet tjera biblike kanë theks edhe më të rreptë, e kjo shihet sidomos për ata që mbesin jashtë udhëzimit, d.m.th. pa e pranuar mësimin ungjillor:

    "Kush nuk është me mua, është kundër meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh." (Mateu, 12:30).

    Mësimet kristiane urdhërojnë skllavin t’i nënshtrohet totalisht dëshirës së zotëriut, skllavopronarit të tij, dhe jeta e vdekja e skllevërve është e varur nga dëshira e skllavopronarit. Çdo njeri autoritativ në perandori ka poseduar disa mijëra skllevër të dënuar për shkaqe shumë të vogla. Po ashtu, nëse femra e lirë kristiane është martuar me skllavin, ajo është varur, kurse skllavi është djegur i gjallë. Madje, edhe vetë Kisha ka poseduar skllevër dhe ka pranuar qartë legalitetin e skllavërisë, me pretekst se po pengon lypjen e lëmoshës dhe vjedhjen.

    Gjendja aspak dhe askurrë nuk ka qenë më e mirë as te bizantinët. Ata për vete kanë supozuar se janë krijuar të udhëheqin me botën, kurse të tjerët janë krijuar për t’u shërbyer atyre. Skllavi nuk ka gëzuar të drejtën të posedojë, të trashëgojë, të lë trashëgim apo të martohet legalisht. Skllavi i padobishëm, i sëmurë apo në moshë është vrarë.

    Ligji, apo e Drejta romake parasheh se të gjithë skllevërit e një njeriu të lirë, të vrarë nga skllevërit, duhet të vriten, etj. E gjithë kjo gjendje shfarosëse e totalisht diskriminuese dhe ndërrimi i shpeshtë i pushtuesve në trojet që i cekëm më parë, pastaj mospajtimet ideologjike të kristianëve ndaj të tjerëve, çarjet dhe konfliktet ndërkristiane në katolikë, ortodoksë e sekte të tjera të shumta, linin përshtypje për një gjendje të rëndë dhe asfiksuese religjioze, morale, politike, ekonomike e kështu me radhë. Kjo bëri që të përhapen doktrina pikëpamjesh të ndryshme që ishin në kundërshtim me doktrinat religjioze të Kishës zyrtare, e si protestë e hapur ndaj shtrembërimeve doktrinore dhe dhunës permanente. Vërehen sektet: bogumile, novaciane, manihene, mesaliniane, kutugjere, bullgare, babune, torbaçe, e ndër më të njohurat hasim sektet e arianizmit dhe akacianizmit, që nga Kisha zyrtare u ndoqën me ashpërsi.

    Vlen në mënyrë të veçantë të ceket aktiviteti i sektit bogumil, më i njohuri dhe më i rebeluari në shekullin X, që iu kundërvu institucionalizimit të Kristianizmit në Mesjetë. Sipas disa të dhënave, në Siujdhesën Ballkanike, në Thraki e në Ballkanin Lindor, Bogumilizmi u paraqit në shekullin X. Në zhvillimin e tij në masë të madhe kanë ndikuar sekti paulician e mesalian, e po ashtu kanë ndikuar edhe mësimi hebraik e islam. Megjithëkëtë, doktrina e bogumilëve shquhej me elemente të theksuara të mësimit maniheist. Për shkak se janë ndjekur rreptë nga sundimtarët serbë (shekulli XII-XIV), prej shekullit XIII bogumilët tërhiqen nga Rumelia drejt Perëndimit në Bosnjë, ku rezistojnë deri në ardhjen e osmanëve dhe Islamit. Ata janë ndjekur si heretikë kurse mësimi i tyre si herezë, si nga katolikët ashtu edhe nga ortodoksët.

    Një përmbledhje e gjendjes shpirtërore e fizike - biologjike shpie drejt përfundimit se Roma (Lindore e Perëndimore) e të tjerët, për shkak të qëndrimit të tyre kryekëput materialist, të veshur me petkun e shenjtërisë, në aspekt të jetës njerëzore dhe vlerës së saj inherente, për shkak të të konceptuarit antropomorf të Zotit, për shkak të konceptimit përbuzës e injorues të kësaj bote nga ana e Kristianizmit dhe të shtypjes së instinkteve natyrore e synimeve legjitime të njeriut nga njëra anë, dhe sllavët e të tjerët, të sëmurë nga dëshira drejt pushtetit, drejt fuqisë, përkatësisht drejt vullnetit imperialist, po sikur edhe vëllezërit e tyre perëndimorë, nga ana tjetër, shkaktuan lindjen e fatumit e jo të lirisë, shkaktuan rebelimin e njeriut dhe daljen e tij jashtë kornizave zyrtare kishtare. Në një gjendje të këtillë të pashpresë, edhe gjatë Mesjetës trojet tona iliro-shqiptare në përmasa (jo fort) të vogla u ndeshën me mësimet e Fesë islame dhe muslimanët e parë, por me shpresa të vogla që të mbijetojnë. Përkatësisht, muslimanët ishin në numër simbolik me rastin e depërtimit të Perandorisë Osmane në këto troje, e të tjerët u dëbuan, u zhdukën apo u asimiluan. Është e dukshme se ardhjen e osmanlinjve në trojet tona dhe përgjithësisht në Ballkan, e pritën duarhapur jo vetëm muslimanët e paktë, por edhe popullsia tjetër e organizuar në sekte të ndryshme, e madje edhe një pjesë e popullsisë me besime të tjera.





    LITERATURA

    "Argumenti" – ?asopis za teoriju i praksu, nr. 2-1982, Rijeka.
    Arnold, Thomas; "Povijest islama - Historijski tokovi misije", botimi III, Sarajevo, 1990.
    Asad, Muhammed; "Islam na raspu?u", Zagreb, 1994.
    Azizussamed, Ulfe; "Islamizmi dhe Krishterizmi", bot. I, Prizren, 1413-1992.
    "Bujku" - e përditshme e dt. 01.04.1995; 13.07.1995; 19.05.1995; 14.09.1996, Prishtinë.
    Bulaç, Ali; "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo – Ljubljana, 1995.
    Demiraj, Shaban; "Gjuhësi ballkanike", Shkup, 1994.
    Doçi, Rexhep; "Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë (sipas onomastikës)", Prishtinë, 1994.
    El-Hufi, Muhammed Ahmed; "Toleranca islame", Prishtinë, 1996.
    Gams, Andrija; "Biblija i društvo", Novi Sad, 1979.
    Grup autorësh; "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Punime nga Simpoziumi ndërkombëtar i mbajtur me 12-15.10.1992, Prishtinë, 1995.
    Grup autorësh; "Historia e popullit shqiptar", I, bot. II, Prishtinë, 1979.
    Grup autorësh; "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë", Prishtinë, 1979.
    Grup autorësh; "Shqiptarët e Maqedonisë", Punime nga Simpoziumi 1992, Shkup, 1994.
    Gjini, Gasper; "Skopsko–prizrenska biskupija kroz stolje?a", Zagreb, 1986.
    Hadri, Ali; "Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme", botimi III i plotësuar, Prishtinë,. 1993.
    Handži?, Mehmed; "Islamizacija Bosne i Hercegovine i poreklo bosansko-hercegova?kih muslimana", Sarajevo, 1940.
    Ibrahimi, Nexhat; "Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane", Shkup, 1997.
    "Kultura" – ?asopis za teoriju i sociologiju kulture i kulturnu politiku, 13-14/1991, Beograd, 1971.
    "Kur'ani me përkthim e komentim" në gjuhën shqipe nga h. Sherif Ahmeti, Medine, Arabia Saudite, 1413 hixhrij.
    Muhammed, Mahmud Seid; "Islami dënon diskriminimin racor", 1415/1994.
    "Përparimi" – revistë shkencore, nr. 2/1991, Prishtinë.
    Rizaj, Skënder; "Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinë, 1982.
    Stipçeviq, Aleksandar; "Ilirët", botimi III, Prishtinë, 1990.
    "Shkrimi Shenjt" – përkthyer nga Don Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.
    Tërnava, Muhamet; "Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVII", Prishtinë, 1995.
    Tur?inovi?, Josip; "Katoli?ka crkva u južnoslavenskim zemljama", Zagreb, 1973.
    Islami dhe romanizimi e kristianizimi i para-shqiptarëve
    I
    Është trend kohe i disa dhjetëvjetëshave të fundit të pohohet, si në qarqet akademike, ashtu edhe në të gjitha nivelet shkollore e deri në shtypin e verdhë, se të parët tanë, d.m.th. para-shqiptarët (ilirët) kanë qenë katolikë, fe kjo të cilën ata e pranuan vullnetarisht. Me fjalë të tjera, nga ajo që thuhet e shkruhet, mund të përfundojmë se Katolicizmi te para-shqiptarët është kongenital, i natyrshëm, i lindur dhe se vetëm ardhja e osmanlinjve me Fenë islame e rrënoi këtë parajsë botërore, këtë rehati kozmike ku jetonin të parët tanë.

    Që në filim duhet të konstatojmë se kjo çështje është mjaft e vështirë e komplekse dhe kërkon çasje multidisiplinare e serioze, të liruar nga tendencat me kohë të shtresuara dhe nga synimet evrocentriste prokristiane, çfarë është rasti me shumë autorë shqiptarë të proveniencës kristiane dhe të proveniencës muslimane prokristiane.

    Të udhëhequr nga motive të pastra shkencore e kulturore, e brenda mundësive intelektuale e kohore dhe natyrës e vëllimit të këtij shkrimi, do të përpiqemi ta shtrojmë këtë çështje sa më drejtë, me çka nënkuptojmë: në bazë të literaturës relevante të shtrojmë çështjen e pushtimit të Ilirisë nga romakët dhe përpjekjet e tyre për romanizimin e ilirëve vendas, e më pastaj edhe përpjekjet e tyre për kristianizimin e ilirëve vendas, por ta shtrojmë edhe rezistencën e ilirëve kundrejt pushtimit dhe asimilimit, akulturimit të huaj, dhe në anën tjetër, gjendjen e para-shqiptarëve me rastin e depërtimit të Islamit në trojet tona. Natyrisht, do të kufizohemi në rrafshin shoqëror e historik me elemente nga rrafshi politik, religjioz, mitologjik e të ngjashme.

    II
    Ilirët, përkatësisht para-shqiptarët, si një ndër dy-tre popujt më të lashtë të Evropës, në epokën parahistorike e historike kanë "banuar në një rajon të gjerë, i cili nga Perëndimi mbyllej nga Deti Adriatik dhe ai Jon, në Veri nga Alpet Lindore dhe Drava, në Lindje nga Danubi - Morava - Vardari, ndërsa në Jug nga Epiri dhe vise të tjera helene. Përveç kësaj, mund të flitet me mjaft siguri për praninë e elementeve ilire në Azinë e Vogël, në Greqi dhe në Itali. Miss Edith Durham kufijtë e Ilirisë së vjetër i vë në Bosnjë-Hercegovinën e sotme, në Mal të Zi, Serbi, Dalmaci dhe arrijnë deri në Triestë. Në mbështetje të Strabonit, ajo pohon se epirotët, ilirët e maqedonasit flasin një gjuhë të njëjtë, një gjuhë jogreke, nga rrjedh shqipja moderne, gjuha më e vjetër e Ballkanit.

    Ilirët në kohën e depërtimeve romake, e para pushtimeve sllave, shtriheshin në Shqipërinë e sotme, në Kosovë, Serbinë Jugore, në krahinat perëndimore të Maqedonisë së sotme.

    Romakët në trojet ilire depërtuan kryesisht nga Selaniku prej anës jugore, nga Bregdeti adriatik prej anës perëndimore dhe nga Akvileja prej anës veriperëndimore. Kurse sipas M. Sufflayt, depërtimi romak në Shqipëri është bërë prej Italisë, kryesisht nëpër dy porta, Durrësi dhe Solana (Solini i sotëm, N. I.) e Dalmacisë.

    Ilirologu i njohur A. Stipçeviq, pohon se "edhe analizat më sipërfaqësore të materialit arkeologjik nga kjo kohë, na zbulojnë se procesi i romanizimit nuk ka ndodhur gjithkund në mënyrë të barabartë. Derisa qendrat e urbanizuara, qoftë në bregdet, qoftë në mbretëri, u romanizuan gati plotësisht, kështu që aty flitej dhe shkruhej gjuha latine dhe jeta zhvillohej si në çdo qytet tjetër të madh të Perandorisë Romake, ndërkaq jashtë këtyre qendrave situata ishte krejt ndryshe. Po ashtu, përfshirja e ilirëve në radhët e legjioneve romake si dhe qëndrimi i tyre në provinca të tjera të Perandorisë, larg nga atdheu, shkaktoi që ata ushtarë të mësojnë shpejt gjuhën zyrtare të ushtrisë - latinishten. Shumë prej tyre nuk ktheheshin në vendlindje, por edhe nëse ktheheshin, ata ktheheshin si veteranë, me shprehi tjera, me dije të reja nga qytetërimi romak. Faktor tjetër i romanizimit është ardhja e ushtarëve të huaj në provincat ilire, që njëherit ndikuan në përhapjen e kulteve të huaja romake dhe joromake. Në romanizimin e trojeve ilire ndikuan edhe Via Egnatia, qendrat ushtarake, kolonistët etj.

    Përkundër presionit të fuqishëm të akulturimit, ilirët vazhduan të flasin gjuhën e tyre popullore, të respektojnë hyjnitë e tyre, të varrosin të vdekurit në mënyrën e lashtë, tradicionale, e punonin tokën si më parë, e ruanin veshjen, fëmijët i emëronin me emrat e tyre dhe vetëm në rast nevoje i përshtateshin strukturës administrative dhe politike romake. Edhe pas kësaj periudhe, ilirët nuk i harruan tërësisht hyjnitë e veta dhe shumë pak morën pjesë në krijimin e kulturës shpirtërore romake. Kështu, gjatë tërë kohës së sundimit romak, ekzistojnë njëri pranë tjetrit religjioni i vjetër ilir dhe religjioni i ardhacakëve, përkatësisht i atyre të cilët e kanë pranuar mënyrën e re të jetesës dhe hyjnitë e reja. Ky dualitet i jetës shpirtërore do të zgjasë gjatë gjithë shekujve të okupimit të gjatë romak. Kjo kryeneqësi më vonë do të zbutet por kurrë në tërësi, e sidomos për shkak të konservatorizmit të ilirëve dhe jetesës së një pjese larg qendrave urbane.

    Pos këtij, kemi edhe faktorin ekstern që pengoi romanizimin, sikur që janë lëvizjet e markamanëve, kuadëve dhe popujve tjerë që qysh në shekullin II e.r. kaluan kufijtë e Perandorisë Romake. Shekulli III karakterizohet me vërsuljet e mëdha të popujve barbarë në Ballkan. Në gjysmën e dytë të shekullit IV erdhën hunët dhe shumë popuj të tjerë, të cilët mbollën tmerr e vdekje. Viktimë ishin veçanërisht qendrat, e më pak periferitë. Lidhur me këto ndodhi Shën Jeronimi shkruan: "Gjithkund vetëm pikëllim dhe tmerr dhe shumë pamje të vdekjes."

    Në pengimin e romanizimit të ilirëve kanë kontribuar edhe disa faktorë të tjerë, sikur lëvizjet e një numri të madh vendasish të paromanizuar - peregrinëve të provincës së Dalmacisë dhe të trojeve të tjera të Ilirisë së lashtë, kryesisht në një formë të organizuar, të cilët në grupe u drejtuan në basene minierash dhe në krahina të tjera të njohura ekonomike të kësaj province, duke u vendosur në masën më të madhe në Transilvani, ku posaçërisht zënë vend në rajonin e pasur me ar të maleve Apusen në trevën midis qendrave antike Apulum, Ampelum dhe Alburnus... Për shkallën e migrimit ilir në Daki, të dhënat linguistiko-onomastike kanë treguar se këto elemente provinciale të kolonizimit në këtë provincë ishin më të shumta, pos elementeve greko-orientale. Sipas dr. Exhlales, "supozohet se migrimi dardan në Daki është bërë gjatë viteve të para të pushtimit romak në veri të Danubit, kur në Daki fillon një vërshim i fuqishëm emigrantësh - kolonistësh të ardhur nga trevat ilire." Po kjo autore pohon se "analizat onomastike, përkatësisht antroponimia, ka treguar se ilirët e ardhur në këtë provincë ishin të romanizuar dobët."

    Në viset e popullzuara me popullsi dardane, veçan në shekujt II dhe III, ka vepruar Lëvizja Latrone që kishte për qëllim rezistencën kundër romakëve dhe kundër shtresës së të liruarve, si përfaqësues të pushtetit dhe të interesave romake si dhe kundër elementeve të tjera aktive në procesin e romanizimit.

    Para ardhjes së romakëve, shoqëria dardane sipas gjasave ishte e ndarë në bujq, të cilët ishin të vendosur nëpër lugina të lumenjve, dhe në barinj që banonin në pjesët malore, por forcë dominuese në këtë shoqëri duket se kanë qenë barinjtë. Që me ardhjen e tyre në këto vise, romakët do të përpiqen ta zhdukin këtë simbiozë bujqësore-baritore, duke i favorizuar për këto arsye bujqit, duke i implikuar këta në rrjedhat e jetës në kushte të reja shoqërore - ekonomike dhe duke i orientuar në përpunimin e barinjve, të cilët përndryshe nuk ishin të pushtuar. Koncentrimi i tokave në duart e çifligarëve dhe ndarja e tokave veteranëve, e përcjellë me emigrimin e popullsisë prej fshatrave në qytete, ishin elemente që reflektoheshin në raportet e mëparshme ekonomike-prodhuese dhe si pasojë e kësaj, dobësohej fuqia ekonomike e fshatarëve të lirë, të cilët për shkaqe të përmendura më parë ishin të detyruar të tërhiqeshin në toka jopjellore. Krahas kësaj, meqë nuk kishin mundësi t’i përshtateshin sistemit të ri monetar, ata deshën-s’deshën bëheshin të varur nga pronarët e latifundive të mëdha. Varfërimi i popullsisë së lirë, së bashku me format fillestare të raporteve të kolonatit, ishin shkaqe të paraqitjes së latronëve të shumtë dardanë, kështu që nga mesi i shekullit II pjesa dërrmuese e fshatarësisë së lirë u inkuadrua në Lëvizjen latrone. Mendohet se latronët kanë pasur qendrat kryesore të lëvizjes në rrethinën e Prizrenit, në luginën e Timokut, në rrethinën e Drobetës etj. Kryesisht jetonin në male të larta prej nga i kontrollonin rrugët. Latronët kryesisht i sulmonin pushtuesit romakë, pastaj libertët e pasur dhe vendasit që i përkrahnin ardhacakët.

    Përkundër rezistencës së fuqishme të vendasve, krahas romanizimit filloi edhe kristianizimi i ilirëve, duke e zbrapsur politeizmin ilir. Kjo sidomos ndodhi me Ediktin e Milanos në vitin 313, kur Kristianizmi shpallet fe zyrtare, institucionale shtetërore. Në këtë kohë e më vonë në trojet ilire filluan të themelohen bashkësitë e para kristiane. Pas Ediktit të Milanos dhe pas Koncilit të parë në vitin 325 në Iznik (Nikejë), me mbështetjen e perandorit Konstantin, Kristianizmi lidhet për Qesarin dhe ka statusin e fesë shtetërore të Bizantit. Edhe Miss Edith Durham pohon se Kristianizmi arriti herët në bregun dalmat dhe kishte depërtuar në brendi nga shekulli IV. Në këtë kohë Iliria ishte pjesë nën patronatin e Romës. Me forcimin e Kristianizmit, politeizmi pagan, ku gjetën vend të gjitha hyjnitë lokale të popujve të nënshtruar, religjioni ilir dhe simbolizmi ilir pësuan krizë të thellë, kurse forcohet botëkuptimi kristian mbi jetën, bota puritane intrasigjente e religjioit të ri militant. Edhe pse në rrethana të reja që i solli Kristianizmi, ilirët ditën të gjenin mënyra për të ruajtur disa besime të lashta të tyre, bile edhe atëherë kur formalisht e pranuan Kristianizmin. Këtë e vërejmë në gjurmët ilire në kulturën popullore, në arkitekturë dhe në urbanizëm, në mënyrën e varrosjes së të vdekurve, në simbolikën fetare, në motivet ornamentale, në veshmbathjet popullore, në stolitë, në muzikën dhe vallëzimet, në gjuhën, në organizimin shoqëror-politik.

    Në joefikasitetin e romakëve për t’i romanizuar e më vonë edhe për t’i krishteruar ilirët, ndikoi kriza e madhe ekonomike e pastaj edhe kriza e udhëheqjes-qeverisjes që dominonte në perandorinë më të madhe në botë – atë të Romës. Për ta kapërcyer këtë krizë, Diokleciani sjell zgjidhje kalimtare preventive me formimin e dy kryeqyteteve, Romës në Perëndim dhe Iznikut (Nikejës) në Lindje. Kjo zgjidhje kalimtare përjetoi dështimin e vet në vitin 395, me vdekjen e perandorit Theodosiut, kur Roma e Madhe, për shkak të mosmarrëveshjeve e problemeve të brendshme ndahet në dy pjesë. Mirëpo, këtë fat politik nuk e pësoi edhe Kisha. Ajo këtë fat e përjetoi disa shekuj më vonë kur uniteti i saj u shkapërderdh në vitin 1054.

    Kësaj do t’i ndihmojnë edhe lëvizjet e mëdha të popujve prej shekullit IV e deri në shekullin VI, (vizigotët, ostrogotët, geditët, longobardët, hunët e të tjerë), të cilët në vitin 476 e shkatërruan Perandorinë perëndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.

    Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI karakterizohet me sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe të atyre sllave, të cilat duke vërejtur se Perandoria Bizantinase është dobësuar, filluan të atakojnë dhe ta plaçkisin. E. Çabej paraqitjen e sllavëve e vendos prej shekullit V në kohën e perandorit bizantin, Anastasit I, më 493. Dyndjet e sllavëve që kanë filluar nga fundi i shekullit VI e deri në fillim të shekullit VII, do të rezultojnë me vendosjen e tyre të përhershme prej Danubit deri në Detin Egje. Gjatë dyndjeve të tyre në Ballkan, ata sulmuan e plaçkitën pa u penguar.

    Duke e marrë parasysh krizën e brendshme të romakëve dhe sulmet nga jashtë, mund të përfundojmë se sllavët duke ardhur në këto troje në shekujt VI e VII, në viset perëndimore të Ballkanit gjetën popullsi mjaft të madhe të vjetër vendase, të paromanizuar dhe gjysmë të romanizuar, e cila ishte tërhequr së pari para romakëve, e madej edhe para popujve barbarë në viset të cilat vështirë shkileshin. Edhe studiuesi boshnjak N. Smailagiq në enciklopedinë e tij pohon se "në shekullin VII sulmet sllovene penguan romanizimin (dhe kristianizimin. N.I.) e shqiptarëve." Kurse historiani shqiptar S. Rizaj konstaton se "popullsia ilire në këtë kohë u pakësua edhe më tepër."

    Se procesi i romanizimit e kristianizimit qe ndërprerë, dëfton edhe e dhëna se "në vitin 732 Shqipëria i qe bashkuar Patrikanës së Konstantinopolit, e këtë e argumenton edhe letra e Papa Nikolla I dërguar Mihailit II në shtator të vitit 860, kur ky kërkon kthimin e jurisdiksionit në territoret e Illyricumit Lindor, të cilat ishin shkëputur nga Roma gjatë mesit të shekullit të kaluar", ku "përmend të gjitha provincat, duke përfshirë edhe Dardaninë me kryeqytetin e saj Skupin."

    Kështu, përpjekjet e vazhdueshme për romanizimin dhe kristianizimin e popujve autoktonë kishin dështuar, siç ishte rasti me dakët në Rumani, trakët në Bullgari, ilirët në Dalmaci, Shqipëri e Maqedoni. Sa i përket popullit autokton në Kosovën e sotme, është fakt i pamohueshëm se që nga shekulli XVIII p.e.r. lindën shumë shtete politike ilire të cilat kaluan gradualisht nga etapa fisnore në mbretëri të vërteta të vogla, si dardanët, penestët, peonët, për të evoluar në popullin shqiptar të ditëve tona.

    Sipas të dhënave që sjell E. Petroviq, popullsia që e gjetën sllavët në trojet lindore të Serbisë së sotme, nuk ishte ende e romanizuar dhe si provë për këtë sjell emrat e vendeve.

    Mund të përmblidhet se invadimi i sllavëve nga Veriu drejt viseve jugore gjendjen e ilirëve e vështirësoi edhe më shumë. Filloi tërheqja e tyre drejt Jugut, kurse një pjesë e tyre u rezistuan presioneve sllave, të cilën gjë e dëshmon fakti me shqiptarët e Sanxhakut të Nishit deri në shekullin XX.

    Duke e marrë parasysh faktin se një pjesë e konsiderueshme e para-shqiptarëve (ilirëve) fare nuk e pranuan romanizimin dhe kristianizimin, e një pjesë tjetër romanizimin e kristianizimin e përdori vetëm formalisht për t’iu shmangur dhunës dhe zhdukjes fizike, që e pamë nga shumë shembuj e burime historike, nga një anë, dhe nga ana tjetër, duke e marrë parasysh faktin tjetër se sllavët me rastin e invadimit në Ballkan dhe në trojet iliro-shqiptare ishin ende paganë dhe nuk u konvertuan në numër në Kristianizëm deri në shekullin IX, mund të përfundojmë se kjo pjesë e iliro-shqiptarëve ende ishte me besim politeist pagan dhe se asnjëherë nuk ishin kristianizuar. Me të drejtë historiani e etnologu boshnjak M. Haxhijahiq pohon, e ky pohim i tij mund të shtrihet edhe për para-shqiptarët, se shenjat dhe gjurmët e muslimanëve të parë në Ballkan shpiejnë në periudhën kur popujt e sllavëve të jugut ende i përkitnin religjionit të tyre sllaven, apo në kohën kur filluan të kryqohen, që d.m.th. se shfaqja e Kristianizmit te sllavët e jugut, ose te pjesa më e madhe e tyre, apo kjo vlen edhe për para-shqiptarët e trevave lindore iliro-shqiptare, nuk është më e vjetër nga shfaqja e Islamit." Në bazë të dokumenteve e burimeve të shkruara kishtare sllavo-serbe dhe të të dhënave të sotme nga terreni, rezulton se serbët filluan të kristianizohen prej shekullit IX e këndej, që shkon në favor të konstatimit të sipërm. Nuk dëshirojmë të shtrihemi më gjatë në këtë pjesë të temës, sepse kjo do të jetë objekt i një punimi të veçantë, por megjithatë e shohim të arsyeshme t’i shtrojmë disa çështje mjaft relevante.

    Hulumtuesit shqiptarë praninë e Islamit në Ballkan, pra edhe në trojet iliro-shqiptare, e vënë me pushtimet osmane në Ballkan, dhe kjo tezë mund të haset thuajse në të gjitha tekstet shkencore e shkollore, por edhe në shkrimet reviale e gazetareske. Një numër i vogël i tyre kontaktet e para të Islamit me trojet tona i vënë gjatë shekullit XIV.

    Thuajse asnjë hulumtues shqiptar kontaktet islamo-iliro-shqiptare nuk i sheh para shekullit XIV. Në këtë mënyrë injorohen kontaktet shumëshekullore ndërmjet kulturës arabo-islame dhe asaj ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, për të cilat shkurtimisht kemi shkruar. Atë që nuk e bënë hulumtuesit tanë, e bënë të tjerët. Kështu, hulumtuesi perëndimor G. B. Pellegrini thotë se "shumë gjuhë në Mesdhe edhe sot në glosarin e vet kanë shumë fjalë arabe, që gjithsesi nuk i kanë përhapur e sjellur vetëm turqit në Evropë, por ato janë rezultat i kontakteve më të hershme të Evropës me arabët".

    Orientalisti serb R. Bozhoviq kontaktet islamo-evropiane, e veçan ato sllavo-islame, por edhe ndikimet reciproke, i sheh se janë zhvilluar në tri drejtime:

    1) nëpërmjet Bizantit, përkatësisht kufirit bizantino-arab dhe luftërave ndërmjet dy perandorive.

    2) nëpërmjet basenit mesdhetar, përkatësisht Spanjës, Egjiptit fatimit dhe Sicilisë, në të cilat civilizimi arab ka arritur përmasa të mëdha.

    3) nëpërmjet Hungarisë, përkatësisht nëpërmjet Veriut dhe luftëtarëve nomadë, peçenegëve. Ky vrojtim i R. Bozhoviqit do të mund të aplikohej thuajse në tërësi për pjesën lindore të trojeve iliro-shqiptare, rrethana këto që i kanë rezultuar pushtimet e Bizantit, bullgarëve etj. Për pjesën perëndimore të trojeve iliro-shqiptare do të thuhej se parësor ka qenë baseni mesdhetar, që ka rezultuar nga pozita gjeostrategjike e këtyre trojeve.

    Nuk dëshirojmë të flasim për secilin kontakt e rast veç e veç, sepse kjo do t’i kalonte suazat e këtij shkrimi, por do të ndalemi në rastet më eklatante, të cilat dëftojnë jo për "kontaktet", por për vendbanimet muslimane.

    Arabët, përkatësisht kulturën arabo-islame e kemi të pranishme në Adriatik dhe viset bregdetare qysh në shekullin VIII, e që me ndërprerje të shkurtra do ta hasim deri në fillim të shekullit XI, apo në vitin 1023, kur nga Sicilia ndërmorën sulmin e fundit në bregun lindor të Adriatikut. Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth një shekulli e gjysmë, kemi ndikime të mëdha reciproke, e sidomos të atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturë më e avancuar e cilësore.

    Kulturën arabo-islame e kemi të pranishme në trojet iliro-shqiptare edhe me peçenegët qysh në shekullin VIII, të cilët në këtë kohë i hasim të kufizuar në Jug me themën e Maqedonisë, Strumës, në Veriperëndim me sllavët, në Lindje me Detin e Zi, në Veri me hungarezët e Bizantin.

    Sipas R. Bozhoviqit "Peçenegët muslimanë janë bartës të mundshëm të kulturës arabo-islame në Ballkan". Ai thotë: "Duke e marrë parasysh arsimimin e tyre të shkëlqyeshëm, që shumë historianë e theksojnë, gjithsesi se kanë qenë bartës adekuat të kulturës dhe natyrës arabo-islame". Edhe Viljem Tirski shprehimisht pohon se "cubat e popullit endacak" që "bëhen synet (cirkumizohen) janë peçenegët".

    Shembullin e tretë e kemi me "Turqit vardarianë", të cilët nga Anadolli i shpërnguli cari Teofili (829-842), për arsye se e pranuan Islamin dhe i vendosi në Maqedoni. Franjo Raçki mendon se turqit vardarianë zanafillisht kanë qenë muslimanë. Për fat të keq, kjo temë nuk është hulumtuar, përkatësisht ne nuk kemi ardhur deri te shënime më të plota, kështu që shumë pak dihet për ta, ndonëse numerikisht kanë qenë të konsiderueshëm dhe kanë jetuar në tokat dardane e në fqinjësi të tyre.

    Shembullin e katërt do ta marrim në praninë e muslimanëve në mbretërinë bullgare gjatë Mesjetës. Sipas historianit shqiptar S. Rizaj, bullgarët depërtuan përtej Danubit nga fundi i shekullit VII, kurse Sh. Demiraj sundimin e bullgarëve në trojet iliro-shqiptare e vë gjatë viteve 815-1018. S. Hill pohon se bullgarët në fund të shekulli IX depërtuan gati deri në Durrës. Kulmin e tyre bullgarët e arritën gjatë perandorit të tyre Simeonit (803-927), kur edhe Kosova ishte pjesë e tyre. I theksuam këto të dhëna më lart nga arsyeja se në atë kohë mbretëria bullgare përfshinte edhe tokat dardane dhe popujt tjerë ilirë. Pikërisht në këtë mbretëri, në këto troje e në këtë kohë, kemi vendbanimet e para muslimane. Këtë tezë e argumentojnë shumë fakte dhe shumë burime. Ne do t’i cekim vetëm disa.

    Kani bullgar Borisi në vitin 864 e kryqëzoi popullin e tij, e sigurisht për shkak se Bizanti në atë kohë lulëzonte dhe kishte perspektivë më të mirë në krahasim me perandoritë tjera të asaj kohe. Kjo që ndodhi për ne edhe nuk do të kishte rëndësi më të madhe sikur të mos ishte problemi vijues. Me kryqëzimin e popullsisë së mbretërisë së vet, problem doli çështja e librave të saracenëve (muslimanëve), që ishin përhapur në mbretëri, ndërsa me kristianizimin e tyre, u shtrua pyetja e trajtimit të mëtejmë të librave me tematikë islame. Se këta libra ishin të shumtë tregon edhe fakti se kjo çështje arriti deri te Papa Nikolla I, i cili dha përgjigje decidive:

    "Ju pyetni ç’duhet bërë me librat heretikë, të cilët pohoni se gjenden te ju, kurse i keni marrë nga saracenët. Ata, natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse, sikur që është shkruar (në enciklikën mbi Korinasit), kuvendimet e këqija e prishin moralin e shëndoshë, e për këtë, si të dëmshme dhe heretike, dorëzojani zjarrit".

    Edhe Franjo Raçki flet për këtë ndodhi, duke thënë se arabët kanë kaluar nëpër Siujdhesën Ballkanike dhe kanë provuar përhapjen e fesë, veçan duke shpërndarë libra.

    Dr. Llujo Thaller në librin e vet "Nga fallxhorët e magjistarët deri te mjeku modern", cek se rreth kësaj kohe Bullgaria ka qenë përplot muslimanë dhe se njëherë madje i kanë djegur librat muslimanë në Bullgari. Këtë e konfirmon edhe V. Klaiq kur thotë se "në Bullgari dhe në vendet fqinje ka pasur muslimanë." Se nuk është fjala vetëm për kontakte por për vendbanime, na flet edhe shënimi vijues: Në vitin 896/376 hixhrij, në Kiev të Ukrainës shkoi një delegacion musliman ta përvetësojë udhëheqësin e tyre, Shën Vlladimirin, për ta pranuar Islamin. Duke e marrë parasysh se ende ishte në religjionin e vjetër sllaven, ai i ftoi teologët muslimanë bullgarë të Vollgës që t’ia ekspozojnë themelet e besimit të tyre. Edhe vetë ai merrte pjesë në diskutimet shkencore. Më në fund u përcaktua për Kristianizmin bizantinas, sigurisht për shkak të perspektivës që ofronte Bizanti si superfuqi e asaj kohe. Këtë ndodhi e sqaron kronika mesjetare ruse "Povest vremenih leta" nga shekulli XI. Aty thuhet se Vlladimirit i erdhën shumë delegacione që ta përfitojnë në besimin e tyre. Ai i dërgoi misionarët e tij në vendet e ndryshme për të parë se cili besim është më i përshtatshëm për ta. Në të kthyer, të deleguarit, përveç tjerash, deklaruan: "Erdhëm në Bullgari dhe pamë se si luten ata në tempull, përkatësisht në xhami...". Këto deklarata u dhanë në vitin 6495 sipas kalendarit të tyre, kurse në vitin 987 sipas kalendarit gregorian.

    Pa hyrë në detaje dhe pa sjellur edhe raste të tjera, mendojmë se të gjitha këto fakte flasin qartë se Islami dhe kultura arabo-islame në trojet lindore të Ilirisë, kanë qenë të pranishme shumë herët. Madje, një pjesë e ilirëve apo e para-shqiptarëve drejtpërdrejt nga besimi i tyre politeist pagan kanë kaluar në Islam, pa ndërmjetësimin e Kristianizmit apo fare pa e pranuar Kristianizmin.

    III
    Pushtimi romak i trojeve ilirike bëri që një pjesë e popullit vendas, veçan qendrat, herët të bien nën ndikimin politik e ekonomik, e më pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqëror. Ky proces quhet romanizim. Më vonë, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nëpërmjet pushtuesve romakë, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirëpo, që në fillim një pjesë e popullsisë vendase i bëri rezistencë të madhe pushtuesit të huaj, duke refuzuar njëkohësisht edhe romanizimin edhe kristianizimin. Kjo pjesë e popullsisë, mjaft e konsiderueshme, qoftë tërësisht duke e refuzuar romanizimin e kristianizimin, qoftë vetëm formalisht duke e pranuar atë, sa për t’iu shmangur zhdukjes fizike, u përballoi vështirësive kohore dhe në shekullin VIII e më vonë u ndesh me kulturën arabo-islame. Kjo ishte realitet sidomos në pjesën lindore të Dardanisë, d.m.th. në Kosovën e sotme, në pjesët lindore të Serbisë së sotme dhe në një pjesë të Maqedonisë. Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet në këtë fushë janë nën çdo nivel, ndaj shkencëtarët e painformuar injorojnë realitetin historik se një pjesë e trojeve dardane dhe ilire përgjithësisht, më herët është islamizuar se që është kristianizuar. Shembulli i peçenegëve, muslimanëve në mbretërinë bullgare, i turqve vardarianë dhe i pranisë muslimane në bregdetin ilir më se një shekull e gjysmë, është i qartë dhe kërkon studime më të hollësishme në të gjitha segmentet e mundshme. Në anën tjetër, me këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë muslimanë do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolikë, por Turqia i bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’i përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencëtarët e mirëfilltë.



    LITERATURA

    1. Asad, Muhamed, "Islam na raspu}u", Zagreb, 1994.
    2. Bo`ovi}, Rade, "Arapi u usmenoj narodnoj pesmi na srpskohrvatskom jezi~kom podru~ju", Beograd, 1977.

    3. Brandt, Miroslav, "Srednjovjekovno doba povijesnog razvitka", I, Zagreb, 1980.

    4. "Bujku" - gazetë e përditshme në Kosovë, Prishtinë, e dt.: 01.04.1995; 19.05.1995; 25.06.1996; 14.09.1996; 09.11.1996; 23.11.1996; 21.12.1996; 15.02.1997.

    5. Bulaç, Ali, "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo - Ljubljana, 1995.

    6. Çabej, Eqrem, "Studime gjuhësore", III, Prishtinë, 1976.

    7. Çabej, Eqrem, "Studime gjuhësore", VI, Botimi II, Prishtinë, 1988.

    8. Demiraj, Shaban, "Gjuhësi ballkanike", Shkup, 1994.

    9. Doçi, Rexhep, "Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë (sipas onomastikës)", Prishtinë, 1994.

    10. Grup autorësh, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", (Simpozium ndërkombëtar mbajtur më 12-15 tetor 1992 në Prishtinë, Prishtinë, 1995.

    11. Grup autorësh, "Shqiptarët e Maqedonisë", (Simpozium ndërkombëtar mbajtur më 1991 në Shkup), Shkup, 1994.

    12. Grup autorësh, "Historia e popullit shqiptar", I, bot. III, Prishtinë, 1979.

    13. Hadri, Ali, "Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme", botim i tretë i plotësur, Prishtinë, 1973.

    14. Had`ijahi}, Muhamed, e të tjerë, "Islam i Muslimani u Bosni i Hercegovini", Sarajevo, 1979.

    15. Had`i-Vasiljevi}, Jovan, "Muslimani na{e krvi u Ju`noj Srbiji", bot. II, Beograd, 1924.

    16. Hand`i}, Mehmed, "Islamizacija Bosne i Hercegovine i poreklo bosansko-hercegova~kih muslimana", Sarajevo, 1940.

    17. Hiti, Filip, "Istorija Arapa od najstarijih vremena do danas", botimi II fototip, Sarajevo, 1988.

    18. Ibrahimi, Nexhat, "Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane", Shkup, 1997/1417.

    19. "Kultura" - ~asopis za teoriju i sociologiju kulture i kulturnu politiku, 13-14/1971, Beograd, 1971.

    20. Rizaj, Skënder, "Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinë, 1982.

    21. Schug-Wille, Christe, etj., "Bizant i svijet islama", Rijeka, 1978.

    22. Smailagi}, Nerkez, "Leksikon islama", Sarajevo, 1990.

    23. Stipçeviq, Aleksandër, "Ilirët", botimi II, Prishtinë, 1990.

    24. Tërnava, Muhamet, "Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI", Prishtinë, 1995.

    25. Tur~inovi}, Josip, "Katoli~ka crkva u ju`noslovenskim zemljama", Zagreb, 1973.

    26. "Thema" - revistë për filozofi, sociologji..., 4(3), 1985, Prishtinë.

  2. #2
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Disa pikëpamje të përhapjes së Islamit
    Përhapja e Islamit në botë e veçan në trojet shqiptare, ka qenë, është dhe do të jetë çështje mjaft e vështirë e komplekse. Që të hedhet dritë në këtë temë, nevojitet një qasje multidisiplinare dhe serioze historike, kulturore, shoqërore, filozofike, sociologjike, pastaj linguistike, arkeologjike e të tjera. Problem i veçantë na paraqiten edhe tendencat e shtresuara shekullore të synimeve të kryqëzatave e inkuizicionit dhe ndikimi i thellë historik e kulturor evropocentrist e pansllavist. Konsekuentësisht kësaj, rezulton disponimi fanatik ndaj çdo gjëje islame. Madje, këto shtresime negative rezultojnë me shpërfilljen dhe injorimin e përpjekjeve për zbulimin, paraqitjen dhe afirmimin e gjurmëve dhe fakteve materiale të periudhës së problematizuar.

    Të ndikuar nga qëndrimi i këtillë "negativ" kundrejt Islamit, në një pjesë të botës dhe ndër ne, me konsekuencë (stër)theksohet mendimi që muslimanët, në rast se diku e arrijnë pushtetin politik, do të konstituonin një regjim totalitar dhe teokratik, që do të thoshte fund i të drejtave dhe lirive fundamentale njerëzore, të pluralizmit politik dhe qëndrimeve opozicionare, që bashkësinë njerëzore do ta kthente në terrin mesjetar.

    Rezultat i këtij botëkuptimi është edhe mendimi i shkrimtarit shqiptar I. Kadare, i cili, i nxitur nga "rizgjimi" aktual musliman në botë dhe ndër shqiptarët, shkruan: "Unë jam nga një vend që e ka humbur Evropën dy herë. Herën e parë në shekullin XV kur ra nën pushtimin otoman, bashkë me krejt Ballkanin, herën e dytë më 1944, kur ra nën diktaturën komuniste."

    Nën këtë ndikim e kemi edhe R. Doçin, i cili kristianizimin e shqiptarëve gjatë Mesjetës në trojet iliro-shqiptare e quan "lulëzim". Ai këtë e shkruan edhe pse i ka parasysh shkatërrimet e shkretërimet romake e kristiane. Në anën tjetër, ai nuk i vrojton dyndjet sllave, as sundimin e gjatë bullgar, bizantin, serb dhe gjendjen e mjerueshme nën sundimin e tyre, por shumë mirë i vrojton pushtimet osmane dhe dhunën e tyre, gjoja për ta përhapur Islamin.

    Po ashtu, akademiku M. Krasniqi, kur flet për ndasitë që i shkaktonin të huajt, me të drejtë në këtë rrafsh cek grekët, serbët dhe turqit. Por, fatkeqësisht, i harron edhe romakët dhe katolicizmin, kryqëzatat e inkuizicionin, kolonializmin dhe modernizmin brutal. Apo, mbase, ka konsideruar se këto çështje janë aq të ditura saqë nuk ka nevojë të theksohen veçan. Për të qenë jokonsekuenca edhe më e madhe, M. Krasniqi turqit, d.m.th. Muslimanët, i konsideron ndër destruktorët e mirëqenies shqiptare (sic!), por ai më tej e pohon edhe këtë, se "asnjëherë nuk u shkaktua një konflikt qoftë edhe pak më i rëndë a më i gjerë në baza fetare ndër shqiptarët, siç ka pasur raste të tilla drastike në të kaluarën në Evropë e në ditët tona në disa vende të Azisë."

    Për një prezentim të tillë me konotacione negative të Islamit dhe të përhapjes së tij ndër shqiptarët, por edhe në botë, nuk janë fajtorë vetëm të tjerët, por fajtorë janë edhe vetë shkencëtarët e proveniencës muslimane dhe shkencëtarët tjerë objektivë. Në të shumtën, shkencëtarët muslimanë çështjen e përhapjes së Islamit e vështronin vetëm nëpërmjet Kur’anit dhe Sunnetit, duke i shpërfillur rezultatet e realizuara në të gjitha aspektet e jetës së popujve, të cilët në tërësi apo pjesërisht e kanë pranuar Islamin si ideal e program jete.

    Rezultat i kësaj gjendjeje është krijimi i dy antipodeve:

    1) Në antipodin e parë bëjnë pjesë ata që paraqitjen e Islamit në skenën historike e shohin si katastrofë të llojit të vet, kështu që çdo gjë që rezulton nga Islami, përkatësisht nga muslimanët, konsiderohet e dëmshme, mashtruese, e rrezikshme për qenien evroperëndimore, andaj edhe duhet të refuzohet, apo të atakohet, dhe mundësisht të zhduket. Këtë botëkuptim e ilustrojnë mesjeta, koha e re dhe modernizmi;

    2) Në antipodin e dytë bëjnë pjesë ata që historinë e kanë idealizuar dhe e kanë identifikuar me periudhën e halifëve të drejtë dhe të individëve të ndritshëm, duke e lënë anash realitetin historik, rastet kur dinastitë muslimane nuk i kanë përfillur sa duhet apo fare mësimet islame, dhe kanë vepruar pjesërisht apo tërësisht në kundërshtim me Islamin. Me këtë lloj studimi nuk i është bërë shërbim historisë islame, përkundrazi, është vënë në dyshim gjithë ai kontribut pozitiv që i është dhënë kulturës e civilizimit botëror.

    Shkaqet për një veprim të tillë janë të shumta, dhe, pak a shumë, për to kemi dhënë shenjë në këtë libër, në kapitullin: "Islami, evroperëndimi dhe dilemat shqiptare", kështu që nuk mund të lëshohemi në analiza e elaborime më të gjata. Së këndejmi, nevojiten studime objektive, thënë kushtimisht, mbinacionale dhe mbireligjioze, që historinë ta mësojmë çfarë ka qenë e jo çfarë dëshirojmë të ketë qenë. Studime të tilla, fatmirësisht, çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë.

    Një ndër ta është edhe shkencëtari shqiptar Jorgo Bulo, i cili historinë e marrëdhënieve të kulturës shqiptare me Orientin e ndanë në tri periudha të mëdha:

    1) periudha paraosmane, që është epokë e ndikimit parcial e josistematik;

    2) periudha osmane, që është epoka e ndikimit intensiv të Islamit në kulturën shqiptare dhe,

    3) periudha moderne me Rilindjen Kombëtare.

    Periudha e parë nga shkencëtarët është vlerësuar si periudhë e kontakteve tregtare, fetare apo ushtarake, e më së shumti duke iu falënderuar pozitës gjeografike të tokave shqiptare. Faktori ushtarak musliman në këtë periudhë, edhe nëse ekziston, ai do të ishte i fundit, andaj përhapja e Islamit në mbështetje të faktorit të dhunës në këtë periudhë, historikisht nuk qëndron. Për këtë arsye, më tepër duhet të hulumtojmë faktorët tjerë, si atë fetar, moral, kulturor-shkencor, politik, ekonomik, shoqëror e të ngjashëm. Pasi që ky do të jetë preokupim yni në një libër të veçantë, këtu nuk do të ndalemi, pos që do të japim disa refleksione përmbledhëse.

    Islami klasik mund të konsiderohet bërthamë e cila është kristalizim i realizimeve të tij themelore shpirtërore dhe historike. Ndaj, e reja është ngushtë e lidhur me domethënien dhe kontributin e epokës klasike. Siç cekëm edhe më parë, Islami klasik konsiderohet si civilizim ndërmjetës, duke e marrë parasysh se ai vendoset në hapësirën ndërmjet Antikës dhe Renesansës. Mirëpo, ai nuk ka ndërmjetësuar vetëm kohësisht, por edhe në karakterin e kulturës, pasi që është i vendosur ndërmjet kulturës profane të epokës së vonshme romake dhe kulturës së plotë klerikale të Mesjetës evropiane.

    Përveç ndërmjetësimit në kohë dhe në karakterin e kulturës, Islami ndërmjetësoi edhe në hapësirën, ngase lidh Evropën, Afrikën dhe Azinë, përkatësisht lidh të gjitha anët e botës së vjetër. Ky ndërmjetësim, në anën tjetër, nuk është bërë në mënyrë jokritike, njëvijore. Këtë qartë e vërejmë se muslimanët morën nga grekët çka u nevojitej, por jo edhe epikën, tragjedinë, lirikën dhe historinë klasike, e as stilin e jetës shoqërore greke. Kjo është manifestuar në tre rrafshe.

    1) Islami ia vuri jetës perspektivën transcendentale, me çka jeta relativizohet dhe është në funksion të një realizimi më të lartë.

    2) Me vizionin dhe bindjen e re arrihet jo vetëm individualiteti moral, por zgjerohet nocioni i ekzistencës: ai është unitet i fatit të njeriut të kësaj dhe asaj ane.

    3) Islami ka afirmuar edhe domethënien e bashkësisë, ndonëse ai më tepër ka qenë për përgjegjësinë personale se për atë kolektive. Kjo shoqërisë i ka hapur perspektivë të re, pasi që ajo tash konstituohet jo si federatë jetëshkurtër e labile e fiseve apo grupeve mes veti fare të palidhura, por si unitet i fortë e koheziv moralo-ideor i përmasave botërore.

    Zhvillimi i tërësishëm i mëvonshëm i Islamit është vetëm vazhdimësi e zhvillimit klasik, kështu që kjo e shtyu Volterin, njërin nga fanatikët e armiqtë më të mëdhenj të Islamit, të pohojë se "modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e osmanlinjve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm,."

    Fenomeni i përhapjes së shpejtë të Islamit e shtyri edhe historianin me famë botërore, E. Gibbonin, që "lindjen dhe përhapjen e Islamit" ta shohë "si njërin prej revolucioneve më të rëndësishëm, si atë që vulosi një frymë të re e permanente te të gjithë popujt e botës". Ai më tej thotë: "Duke filluar me një numër të vogël ithtarësh, dobët të përgatitur financiarisht dhe ushtarakisht, Islami më në fund u shndërrua në forcë të fuqishme, duke dominuar me botë më të madhe se Aleksandri i Madh, më të madhe se Roma, e të krijuar për një kohë shumë më të shkurtër."

    Shumë shkencëtarë botërorë ngadhënjimin relativisht të lehtë dhe ekspansionin jashtëzakonisht të shpejtë të Islamit, nuk e kanë parë vetëm si pasojë të dobësisë së paganizmit arab dhe të sistemeve tjera religjioze orientale si Kristianizmi, Hebraizmi, Maniheizmi e të tjera, por si rezultat të raporteve të reja ndërmjet njeriut dhe Krijuesit, njeriut dhe ekzistencës dhe njeriut me njeriun. Islami ka dëshiruar dy botëra: botën e jashtme e të brendshme, morale dhe historike, këtë dhe atë botë. Kjo d.m.th. se kundrejt Zotit e të mirës Islami ka urdhëruar përkushtim, por ndaj të keqes, dhunës, armiqve, sëmundjeve, fëlliqësirës dhe besëtytnisë, Islami ka urdhëruar luftën. Lidhur me këtë çështje, historiani Robertson në librin e vet "Historia e Lindjes" thekson se: "Me të vërtetë muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fenë e vet me zemërgjerësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve të tjera dhe këta janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendosmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuentë mësimit të vet fetar."

    Një numër jo fort i vogël shkencëtarësh, ekspansionin e rrufeshëm të Islamit në të katër anët e shohin në superioritetin e raporteve politike, ekonomike e sociale, por jo edhe ushtarake. Ekspansioni islam në asnjë rast nuk pat pranuar karakter rrënues siç ishte rasti me invazionin tatar në halifatin musliman në Bagdad. Këtë mund ta ilustrojmë edhe me faktin se në tërë territorin e Spanjës së sotme, ushtria muslimane nuk ka numëruar më shumë se 40.000 ushtarë.

    Filozofi i njohur botëror R. Garodi, faktorin vendimtar të "fitores" muslimane e sheh në atë se "Pushtuesit arabë i sollën botës së shkatërruar skllavopronare dhe feudalizmit të përçarë e të venitur forma më të larta të jetës ekonomike e sociale, të cilat i tërhiqnin masat e gjera". Kurse shkencëtari H. J. Najl shkruan: "Islami ka dominuar sepse ai ishte sistemi më i mirë shoqëror dhe politik të cilin koha ishte në gjendje ta ofrojë. Ai është përhapur për shkak se në çdo hap ka gjetur të shtypurit, ata pa të drejta dhe të tmerruarit... Islami ka qenë ideja politike më përmbajtësore, më moderne dhe më e pastër që kishte karakteristikat e kreativitetit real dhe vitalitetit në botë, duke i kushtuar njeriut sistemin më të mirë të mundur. Sistemi feudal-skllavopronar në Perandorinë Romake, pastaj edukata, kultura dhe traditat shoqërore kanë qenë me aq defekte saqë totalisht janë rrënuar edhe para daljes së Islamit..." Edhe Georg Riveirea cakun e pushtimeve islame e sheh në krijimin e shtetit universal që "nuk njeh dallimet racore, as dallimet në kushtet sociale, kurse rregulli i vetëm në të cilin insiston është drejtësia unike dhe vëllazëria."

    Është interesant të cekim se përkundër qëndrimit antifetar, klasiku i marksizmit, F. Engelsi, si njohës i mirë i ligjeve socio-ekonomike, mbledh forcë e thotë se: "Pozita e fshatarëve krishterë nën pushtetin osman, në pikëpamje materiale ishte më e mirë se ajo e katundarëve të vendeve të tyre (në Evropë)... Derisa tagra i paguhej me rregull pushteti osman këta nuk i prekte dhe rrallëherë dhunoheshin, siç vuante fshatarësia e Perëndimit prej feudalëve të vet gjatë tërë kohës së mesme. Pozita e rajës pa mëdyshje ishte e padrejtë, por jo edhe materialisht e rëndë".

    Pohimin e sipërm e konfirmon edhe shkencëtari Barthold kur pohon se "Shkaku i përhapjes së Islamit është në aftësinë e gjuhës arabe dhe në traditën islame, që mos të tubohen tatimet dhe detyrimet nga popujt e nënshtruar nëse e pranojnë Islamin."

    Nga thëniet e mësipërme mund të përfundojmë se pohimet në literaturën e qarqeve të caktuara, për gjoja gjendjen e rëndë ekonomike brenda Perandorisë Osmane si presion për ta përqafuar Islamin nuk qëndrojnë, sepse mirëkuptimi midis Fesë islame dhe feve të tjera, toleranca dhe bujaria muslimane kanë qenë vlera konstante dhe imanente, kurse dhuna përjashtim.

    Një numër shkencëtarësh në botë dhe shumica e shkencëtarëve shqiptarë, nga shkaqet që i cekëm më lartë, ekspansionin e shpejtë islam në botë, e veçanërisht te shqiptarët, e shohin në karakterin militant të Fesë islame, në përdorimin e dhunës, në detyrimin e popullsisë së nënshtruar për ta pranuar Islamin. Mirëpo, nëse problemi i shtruar i përhapjes së Islamit kundrohet në esencë, do të shohim se aksionet ushtarake askund nuk e kanë përhapur Islamin në mënyrën siç e bënë këtë të krishterët në Spanjë ndaj muslimanëve, apo kryqtarët në Lindjen e Afërt ndaj muslimanëve. Nijaz Shukriq, historian i kulturës islame, aksionet ushtarake të muslimanëve i sheh pozitive dhe pohon se "vetëm kanë hequr pengesat në atë rrugë, kanë çelur derën, në mënyrë që mësimi, kultura civilizimi islam të shtrihen në viset e nënshtruara." Këtë ngjashëm e definon edhe Dokumenti i Sekretariatit të Vatikanit për Jokristianë: "Xhihadi në asnjë rast nuk është karremi biblik, ai nuk synon drejt zhdukjes, por drejt të drejtave të Zotit dhe të njerëzve në viset e reja".

    Kurse shkrimtari i njohur spanjoll, Blasko Ibanezi, në veprën e vet "Nën hijen e katedralës", përhapjen e Fesë islame e sheh në mënyrën vijuese: "Në Spanjë renesansa nuk ka ardhur nga Veriu me invazionet barbare, por nga Jugu me pushtuesit arabë... kulturë të cilën e krijoi entuziazmi fetar i Të dërguarit të Perëndisë dhe e cila në vete përmbante tërë atë që ishte më e mirë në Judaizëm dhe shkencën bizantine." "Nuk ka qenë ajo luftë e imponuar me fuqinë e armës, por ka qenë zgjerim i shoqërisë së re, dhe atë në të gjitha anët e botës...". "Prej shekullit VIII deri XV krijohet kultura më e bukur dhe më e pasur të cilën Evropa e ka parë në Mesjetë. Derisa në Veri popujt bredhnin dhe zhdukeshin nëpër luftërat fetare dhe silleshin sikurse fiset e egra, në anën tjetër populli i Spanjës kishte arritur gjendjen numerike prej tridhjetë milionësh. Në atë masë të madhe njerëzish ishin përzier… të gjitha kombet dhe ideologjitë... Në këtë përzierje të frytshme të popujve dhe kombeve, rehatshëm kanë koekzistuar ideologjitë dhe traditat...".

    Mendimet e evropianëve për militantizmin musliman i përgënjeshtron edhe historiani e filozofi me famë, francezi Gustav Le Bon. Ai thotë: "Është fakt që Bashkësia botërore nuk njeh pushtues më zemërgjerë se arabët, as fe më tolerante seç është feja e tyre."

    Mendoj se Sami Frashëri, një nga kokat më gjeniale shqiptare, ofron një mendim që më së afërti i përgjigjet realitetit. Ai përkitazi me përhapjen e zgjerimin e Islamit pohon se: "Pos përhapjes së Islamit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetër, e papërmendur nga historianët, e ajo është përhapja e fesë vetvetiu, pa pushtim, pa shpatë dhe pa ushtarë. Kjo edhe nëse nuk është më e madhe se mënyra e parë, thuajse është e barabartë." Mendimi i Samiut për mënyrën e parë të përhapjes së Islamit në mënyrë ushtarake, nuk nënkupton përdorimin e dhunës fizike, ekonomike e të tjera, por para së gjithash pushtimin territorial, për të krijuar kushte normale për përhapjen e Islamit. Kurse në mënyrën e dytë nënkupton tregtarët, misionarët fetarë, migruesit e të tjerë. Se me asnjërën mënyrë dhuna nuk ka qenë sistematike, rregull, por vetëm përjashtim, dëfton e dhëna e përqafimit të Islamit në kontinuitet e pa bujë nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve, por edhe mbetja në Kristianizëm e një pjese të vogël të shqiptarëve që nga fillimi e deri në ditët tona. Këtë e argumenton edhe aktiviteti i gjallë e madje mjaft i vrazhdë e blasfemues i misionarëve kristianë nëpër trojet shqiptare e ballkanike. Këtë edhe më tepër e argumenton fakti se ndonëse ishin nën Perandorinë Osmane, Islamin në përmasa të vogla e pranuan serbët, rumunët, bullgarët, grekët, maqedonët etj.

    Kur e kemi fjalën për kalimin e shqiptarëve në Islam, mendimi dominues i deritashëm pohon se Islami te shqiptarët është produkt i dhunës, i tatimeve të larta, produkt i intolerancës etnike, kulturore, fetare e diturore. Mirëpo, viteve të fundit ky mendim dita-ditës po humbet e po tretet para fakteve materiale historike e kulturore. Kështu viteve të fundit gjithnjë e më pak theksohet obcioni ushtarak si formë ekskluzive e përhapjes së Islamit, dhe tani më shpesh operohet midis obcionit ekonomik e social. Kështu, për shembull, M. Rizvanolli pohon se: "Sukseset e shpejta të tyre (të osmanlinjve, N. I.) në pushtimin e territoreve shqiptare nuk ishin rezultat i forcës së tyre, por i rrugëve që gjetën dhe i metodës së veçantë që e krijuan me kujdes, e cila u tregua aq e suksesshme saqë lirisht mund të thuhet se përderisa osmanët iu përmbajtën taktikës së mbrojtjes së interesave të disa shtresave shoqërore vendase, të cilat pranuan të inkuadroheshin në sistemin e tyre të tatimit, përderisa ata treguan tolerancë ndaj elementeve të krishtera, dhe përderisa në disa raste u bënë mbrojtës të tyre, siç ishte rasti sidomos me qarqet e larta të kishës ortodokse, greke e serbe, për aq kohë ata patën sukses jo vetëm në pushtimet e shpejta por edhe në stabilizimin e shpejtë të pushtetit të tyre në vendet e posapushtuara dhe në gjetjen e përkrahjes nga shtresat e privilegjuara të popujve të pushtuar për pushtime të mëtejshme".

    Edhe studiuesi serb V. Shkariq pohon se: "Kalimi në Fenë islame ka qenë tolerant në pikëpamje fetare dhe rrallë janë detyruar të krishterët për të kaluar në Fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë që janë marrë për jeniçerë," por numri i të tillëve është tepër i parëndësishëm për të shkaktuar ndryshime më të mëdha në strukturën konfesionale dhe etnike.

    Ata individë dhe ato qarqe që kalimin në Islam e shohin ekskluzivisht si produkt të fuqisë ushtarake, të dhunës së ushtruar dhe monopolit në kapital, harrojnë se "kultura që bën ndikim në kulturën tjetër nuk është në asnjë rast ajo që posedon fuqinë ushtarake, as ajo që posedon në duart e veta kapital, por, në bazë, ajo që ka marrëdhënie më të zhvilluara shoqërore prej asaj kulture mbi të cilën bën ndikim. Sepse, vetëm nga marrëdhëniet e zhvilluara shoqërore rrjedhin format e superioritetit, si në shkencë ashtu edhe në art." Të tillët thuajse në tërësi e shpërfillin "elementin fetar", që pa dyshim është strumbullar i të gjitha raporteve pro dhe kontra Islamit, dhe gjithë fuqinë e tyre mendore e fizike e orientojnë në forcimin e bindjeve se fuqia ushtarake dhe tatimet e rënda janë shkaktari i parë dhe kryesor në përqafimin e Islamit. Ata injorojnë të kaluarën historike se "fuqia ushtarake përkohësisht mund të shkatërrojë një kulturë, e shembull për këtë janë pushtimet spanjolle e portugeze të cilat praktikisht i shkatërruan kulturat e Amerikës Latine, në mënyrë që në vend të tyre të sillet kultura tjetër... janë shkatërruar me anë të luftës jo vetëm krijimet më të mira humaniste të inkëve, majëve dhe të atyre të ngjashëm me ta. Fuqia e armës mund të shkatërrojë një kulturë, por atë nuk mund ta imponojë. Është e njohur se romakët kanë qenë ushtarakisht më të fortë, por megjithatë, Perandoria Romake plotësisht e pranoi fizionominë kulturore greke, ndërsa grekët nuk qenë ata që e pranuan kulturën romake." Ngjashëm ka ndodhur edhe me depërtimin shkatërrimtar të mongolëve në Halifatin e Bagdadit. Pas një kohe të shkurtër pushtuesi, që nuk kurseu as botën e gjallë as të vdekur, as kulturë e as civilizim, pranoi Islamin për fe të veten, dhe mëpastaj i vazhdoi sukseset muslimane.

    Fuqia ushtarake muslimane në Spanjë, por edhe në Ballkan (në Betejën e Kosovës), ka qenë shprehje e superioritetit të Islamit si sistem i tërësishëm jetësor kundrejt religjioneve, kulturave e civilizimeve të tjera të asaj kohe. Në të kundërtën, si mund ta kuptojmë faktin se si kanë mundur "40.000 ushtarë muslimanë për disa muaj ta nënshtrojnë Spanjën e cila atëherë kishte më shumë se 10 milionë banorë", përkatësisht, si ka mundur ushtria disa herë më e vogël muslimane të ngadhënjejë koalicionin kristian evropian në Betejën e Kosovës?! Këto janë çështje për të cilat duhet përsiatur e studiuar.

    Në vazhdim do të ndjekim mendimet e M. Pirrakut, historian, i cili nga shkencëtarët aktualë, është njëri nga ata që më së shumti janë preokupuar me fenomenin dhe përhapjen e Islamit ndër shqiptarët. Me të drejtë M. Pirraku ka vrojtuar se njësia e fesë ishte ndër faktorët më të rëndësishëm, ne do të thoshim parësor, në procesin e integrimit të perandorive mesjetare, kurse roli i feve në integrimin e njësive etnokulturore e gjeopolitike kombëtare do të shfaqet në fillet e Kohës së re, në periudhën e Renesansës, me rëndësi të shtuar gjatë Humanizmit, Iluminizmit dhe Rilindjes Kombëtare.

    Te trojet albanofone, siç shprehet M. Pirraku, dhe brenda popullsive albanofone mesjetare, këtë rol integrues fillimisht e synoi Katolicizmi në arealin e Principatës së Arbërit dhe pikërisht nga mesi i shekullit XII deri në mesin e shekullit XV, kur edhe u thye rezistenca shqiptare e periudhës së Gjergj Kastriotit. Faktet historiografike tregojnë se atë që nuk e arriti Katolicizmi shqiptar në luftë e me përkrahjen ndërkombëtare mesjetare, do ta arrijë Feja islame pa luftë dhe në mënyrë paqësore brenda vetvetes, midis gjysmës së shekullit XV dhe fundit të shekullit XVIII, në periudhën e Kombësisë Shqiptare si mes-kategori shoqërore e historike midis bashkësisë shoqërore Popull Shqiptar dhe kategorisë historike Komb Shqiptar.

    M. Pirraku vazhdon me të drejtë të japë shenjë në disa rrethana të reja. Për të sqaruar rrethanat shoqërore, politike, administrative, fetare, arsimore e kulturore në trevat albanofone, është e nevojshme të kuptohet drejt e pa paragjykime fakti se ku e shpiente trevën albanofone ndarja mesjetare në shumë njësi administrative sistemesh të veçanta greke, sllave e latine, italo-frënge, sikur edhe përçarja feudale e brendshme në kushte të veprimit të tri kishave antagoniste antishqiptare, greko-bizantine, serbe svetisaviane dhe katoliko-latino-evropiane e përçarë. Përqafimi i Islamit nga shqiptarët dëshirohej të tregohej si dhunë ekonomike e politike e të huajit, por u kalua e vërteta se Islami fillimisht dhe masovikisht i pushtoi viset ku nuk arriti të shtrihet administrimi institucional i Kishës katolike, e cila synonte të bëhej fe gjithëshqiptare. Domethënë, Islami i pushtoi trevat albanofone në të cilat administronte, apo synonte të administrojë skizma serbe ortodokse svetisaviane. Edhe trevat tjera shqiptare nuk qëndronin më mirë."

    Shkencëtari M. N. Roy, duke i analizuar faktorët e përhapjes së shpejtë të Islamit në botë, e kjo do të vlente edhe për trevat tona, me mendimin e tij edhe më tepër e sqaron këtë fenomen, kur thotë: "Suksesi befasues i arabëve nuk ka buruar vetëm nga organizimi i tyre, nga admirimi dhe aspiratat, por më shumë nga aksioni unjësues i Islamit dhe natyra inspiruese e revolucionarizuese e programit të kësaj feje, që t’i nxjerrë masat nga gjendja e pashpresë e krijuar nga shkatërrimi i civilizimeve antike - greke, romake, persiane, kineze dhe indiane dhe nga ndikimi i gjithëfuqishëm i Kur’anit." Kurse mendimtari turk H. Z. Ylken, këtë çështje e thotë kështu: "Këta faktorë kanë rol me rëndësi, por lehtësia në pranimin e religjionit aq natyror dhe racional dhe pajtimi i tij në idealizmin e njeriut, janë arsye plotësuese për përhapjen e Islamit."

    Se për ç’arsye shqiptarët e pranuan Islamin, flet edhe konstatimi i qëlluar i M. Pirrakut, i cili thotë: "Islami ishte fe dhe kulturë me një zhvillim të plotë, ishte më progresiv, më i ri, më humanist se Krishterimi... që atëbotë kishte rënë në një krizë shoqërore, në një dekadencë e imoralitet që pasqyrohet mirë në veprat e Dantes..." etj. Në vazhdim ai thotë: "Islami nuk ishte dogmë thjeshtë fetare, por ishte sistem vlerash totalitare publike, mësim i hapur që nuk e njeh Shpirtin e Shenjtë dhe paprekshmërinë e individit, kulturë konkrete gjithëpërfshirëse morale, këshilldhënëse, udhërrëfyese, fetare, qortuese, kritike, moralizuese, juridike, shoqërore, kodifikuese, shkencore, filozofike, mjekuese e mbi të gjitha arsimuese."

    Duke u nisur nga e gjithë kjo, mund të konstatohet se "Islami nuk ishte fe turke, e as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese".

    Mund të përfundojmë se Islami u përhap kryesisht në dy mënyra: atë ushtarake, që paraqet veprimet ekstreme muslimane gjatë historisë njerëzore, të cilat bëjnë përjashtim nga rregulli universal dhe nuk paraqesin ndonjë rëndësi relevante për shkak të kufizueshmërisë së aktivitetit të tillë në kohë dhe hapësirë, dhe atë vullnetare, që paraqet pjesën dërrmuese të historisë islame në kohë dhe hapësirë. Dhuna e aplikuar mbi jomuslimanët për ta përqafuar Islamin, që u ngjitet muslimanëve dhe vetë Islamit, është vetëm shpifje e kulluar, pa mbështetje faktike historike. Këtë e vërejtëm si nga autorët e huaj po ashtu edhe nga ata të vendit. Andaj, është sinjifikative dhe e qëlluar vërejtja e sociologut turk, Ali Bulaç, kur thotë se: "Sot jemi dëshmitarë të një dukurie të çuditshme te ne; në të kaluarën, e shtrënguar nga dhuna fetare, Evropa ka synuar modelin çfarë ka qenë tek osmanët, e tash ne, historinë tonë, dëshirojmë ta identifikojmë me epokën mesjetare dhe synojmë nga modeli perëndimor i jetesës," çast ky që na shtynë të pyesim se vallë, a mos kemi humbur çdo kriter të vlerës së mirëfilltë dhe busullën për orientim të drejtë!



    LITERATURA

    1. Ahmedi, Abib, Theranda – "Prizreni ndër shekuj", Prizren, 1996.
    2. Arnold, Thomas, "Povijest islama - historijski tokovi misije", botimi III, Sarajevo, 1990.

    3. Asad, Muhammed, "Islam na raspu}u", Zagreb, 1994.

    4. Bogdani, Pjetër, "Çeta e profetëve", I, Prishtinë, 1990.

    5. Bucaille, Maurice, "Biblija, Kur’an i Nauka", Sarajevo, 1978.

    6. "Bujku" - e përditshme e datës 25.06.1996, Prishtinë.

    7. Bula~, Ali, "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo - Ljubjana, 1995.

    8. Doçi, Rexhep, "Iliro - shqiptarët dhe serbët në Kosovë (sipas onomastikës)", Prishtinë, 1994.

    9. Frashëri, Sami, "Përhapja e Islamit", bot. III, Shkup, 1993.

    10. Frashëri, Sami, "Vepra 2 (Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?)", Prishtinë, 1978.

    11. Had`ibegi}, Hamid, "Glavarina u osmanskoj dr`avi", Sarajevo, 1966.

    12. Garodi, Rozhe, "Islami dhe kultura", Sarajevë, 1990.

    13. Grup autorësh, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Prishtinë, 1995.

    14. Grup autorësh, "Shqiptarët e Maqedonisë", Shkup, 1995.

    15. Hiti, Filip, "Historija Arapa od najstarih vremena do danas", bot. II fototip, Sarajevo, 1988.

    16. Ibrahimi, Nexhat, "Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane", Shkup, 1997.

    17. Mudever, Taha, "Andaluzia dhe Perandoria Osmane", Shkup, 1995.

    18. Pirraku, Muhamet, "Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit", Prishtinë, 1989.

    19. Rizaj, Skënder, "Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinë, 1982.

    20 Smailagi}, Nerkez, "Leksikon islama", Sarajevo, 1990.

    21. Smailagi}, Nerkez, "Klasi~na kultura islama", II, Zagreb, 1976.

    22. [arif, M. M., "Historija islamske filozofije", II, Zagreb, 1988.

    23. [ukri}, Nijaz, "Povijest islamske kulture i civilizacije", Sarajevo, 1989.

    24. Tërnava, Muhamet, "Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI", Prishtinë, 1995.

    Të dhëna historiko-kulturologjike për Sari Salltukun dhe roli i tij në përhapjen e Islamit
    Të shkruash për fenomenin e Sari Salltukut, do të thotë t’i shtrosh vetes një detyrë mjaft të rëndë e të ndërlikuar. Kjo rëndësi e ndërlikueshmëri konsiston, së pari, në mungesën e burimeve e të literaturës së mirëfilltë te ne e më gjerë; së dyti, në shfrytëzimin e kësaj literature me rezervë të madhe dhe, së treti, në seleksionimin e të vërtetës historike nga gjysmë të vërtetat dhe gojëdhënat e legjendat.

    Hulumtimi i fenomenit të Sari Salltukut na imponohet per se, për arsye që të ndriçohet personaliteti dhe roli i tij dhe i nxënësve të tij në histori, të ndriçohen lëvizjet e tyre, kontributi i tyre për të vetekzistuarit dhe për historinë e tesavufit - mistikës islame në Anadoll e Rumeli, e veçanërisht në trojet shqiptare dhe, per alend, për kontributin e tyre në përhapjen - zgjerimin e Fesë islame në Anadoll e veçan, për interesin tonë, në Ballkan dhe trojet shqiptare në periudhën paraosmane e kështu me radhë.

    Ndonëse në botë është shkruar mjaft për Sari Salltukun, por jo edhe te ne, prapëseprapë personaliteti i tij historik dhe veprimi i tij misionarist ka mbetur i pandriçuar, i mbështjellë me elemente mistike e misterioze, që paraqet vështirësi të llojit të vet. As ne nuk pretendojmë të shkojmë më larg se të tjerët, përpos që në bazë të të dhënave historike, legjendave e gojëdhënave të regjistrohet prania e tij dhe e nxënësve të tij dhe të shënohen disa vende ku ata jetuan e vepruan, t’i ballafaqojmë disa mendime të hulumtuesve mes veti, në mënyrë që studimet e mëtejme t’i thellojnë këto hulumtime si në aspektin religjioz ashtu edhe në atë historik-kulturologjik, e para së gjithash në ndriçimin e shumë çështjeve në lidhje me përhapjen e Islamit në Ballkan, e veçanërisht te shqiptarët para depërtimit të osmanlinjve në këto vise.

    Konsiderohet se paraqitja e Sari Salltukut dhe puna misionare e tij paraqesin një periudhë shumë të rëndësishme në përhapjen e besimit islam në Rumelinë e atëbotshme, e veçanërisht në trojet tona shqiptare, para ardhjes së osmanlinjve.

    Sipas një "Hagiografie" (në koleksionin e Osman Asaf Sokoloviqit, tash të ruajtur në Bibliotekën e Gazi Husrev-beut në Sarajevë), Sari Salltuku ka vepruar në kohën e fillimit të Perandorisë Osmane.

    Turkologu me famë botërore, Halil Inalxhik, pohon se në vitin 1241, pas kryengritjes së Shehlerëve babaj, Sari Salltuku në vitin 1261, me dyzet familje turkmene, strehohet në territorin bizantinas, në Dobruxhë të Bullgarisë.

    Në një burim tjetër, në "Ana Britanica", për Sari Salltukun thuhet se është dervish turk (shekulli XIII), është luftëtar dhe se emri i vërtetë i tij është Mehmet.

    Sipas "Tarih-i Al-i Selcuk" të Jazixhizades, Sari Salltuku ka ardhur në Dobruxhë prej Kivit, më 1281, kurse sipas Mohaç-names, ai ka kaluar në Dobruxhë në kohën e Ertugrul beut, para vitit 1281.

    Sipas legjendave që gjenden në "Sejjahet-namen" (Udhëpërshkrimin) e Evlija Çelebiut, Sari Salltuku në Turkestan mori urdhrin nga Hoxha Ahmed Jeseviu: "I dashuri Salltuk Mehmeti im! Ty të dërgoj në tokat e Rumit. Shko në vendin e shtatë mbretërive dhe bëhu njeri me famë e i njohur." Pas marrjes së këtij urdhri, Sari Salltuku me 700 dervishë të vet, lojalë idesë së tij, ka ardhur në Anadoll.

    Diç e ngjashme mund të dëgjohet edhe nga Sheh Uka, nakshibendi në Gjakovë, i cili thotë se Sari Salltuku është njëri prej nxënësve të Ahmed Jeseviut, mistikut të njohur turk.

    Po ashtu, sipas legjendave, Sari Salltuku e mori urdhrin nga hazreti Muhammedi: "Çliroje Edirnen dhe bëre atë muslimane. Ymeti im mos ta braktisë këtë vend". Pas marrjes së këtij urdhri, dervishët e tij luftëtarë u nisën drejt detit dhe për herë të parë arritën në brigjet e Rumelisë.

    Në "Vilajet-namet" e Haxhi Bektash Veliut, Sari Salltuku përmendet rregullisht si dervish dhe nxënës i tij.

    Mirëpo, sipas versionit tjetër, Sari Salltuku paraqitet si sunit i vërtetë. Abu’l-Hajr Rumiu, në "Salltuk-namen" e vet të shkruar rreth vitit 1450, Sari Salltukun e paraqet me origjinë prej familjes së Muhammedit a.s. ... dhe se ky i ka takuar medhhebit hanefit. Edhe në shumë burime (kronika) të kohës, Sari Salltuku nuk ceket se ka qenë bektashi. Mbështesim mendimin e H. Kaleshit se bektashinjtë dhe tarikatet tjera e kanë përvetësuar Sari Salltukun për vete, për shkak të autoritetit të tij në popull dhe qëllimit të tërheqjes së popullit pas tyre.

    Thuhet se Sari Salltukut i vinin njerëz nga viset e ndryshme, e edhe nga Podunavlja, muslimanë të fshehtë që e mësonin te ky besimin islam, i kryenin obligimet tjera islame si namazin, agjërimin e punë të tjera, dhe pas festës së Bajramit ktheheshin në vendet e tyre si misionarë për ta vazhduar punën që e kishin mësuar.

    Kur është fjala për këta muslimanë të fshehtë në këtë kohë, kemi shënime me bollëk nga burime të ndryshme se në territorin e Panonisë së sotme muslimanët kanë qenë në numër të konsiderueshëm, që e predikonin Fenë islame fshehtazi. Kemi edhe të tjerët që botërisht deklaroheshin muslimanë, kryenin detyrat e tyre dhe posedonin banishtet e shumta të tyre.

    Sipas historianit H. Inalxhikut, Sari Salltuku u bë hero i një epi në të cilin është përshkruar si dervish dhe gazi (luftëtar) që përhap Islamin në Evropë. Ai, i veshur me rasë murgjish të krishterë, predikonte Islamin nëpër kisha dhe me shpatën e tij të drunjtë derdhte gjakun e priftërinjve që e kundërshtonin.

    Këtë e konfirmojnë edhe shumë gojëdhëna, si ajo që e transmeton Sheh Uka, se Sari Salltuku ka ardhur në këto vise i veshur me rroba të priftit duke e përhapur Islamin.

    Legjenda vazhdon e thotë se Sari Salltuku kishte mbytur një dragua që i kishte nën kontroll të bijat e mbretit të Dobruxhës (Hungari), e fiton simpatinë e mbretit dhe për këtë arsye 40.000 pabesimtarë e pranojnë besimin islam.

    Pastaj legjenda thotë se Sari Salltuku vret një prift të njohur në Çekosllovaki, ku tatarët vendas në vendin Lipko e pranuan besimin islam. Këta 150.000 muslimanë të rinj i vendosi në qytetin Danzig. Po ashtu, bashkë me këta tatarë, 600.000 banorë të Hersekut, Sari Salltuku i ktheu në besimin islam.

    Sipas të dhënave që ofron "Salltuk-nameja" (Libri mbi Salltukun), Sari Salltuku ka udhëtuar në Rumeli, në Anadoll, në Sivasi dhe në Turkestan. Pastaj shkon në malet e Kaukazit, ku ndeshet dhe ballafaqohet me rebelët e cubat, lufton kundër tyre dhe i shkatërron ata. Pastaj udhëton për në Egjipt, Habeshistan (Etiopi) dhe në Indi.

    Me të arritur në Rumeli, Sari Salltuku me shoqërinë e tij i sheh vuajtjet dhe persekutimet që po i pësonin muslimanët nga ana e kristianëve, prandaj me ushtrinë e vet e pushton Edirnen (me çka e plotëson premtimin e dhënë Pejgamberit për çlirimin e Edirnes), pastaj Shkupin dhe qytetin e Dobruxhës. Për krimet e bëra i dënon kristianët e atyre vendeve. Më vonë kalon në tokat françeskane, duke depërtuar deri në brendi të shteteve evropiane.

    Sipas disa të dhënave, Sari Salltuku i ka shëtitur të gjitha vendet islame, kurse disa prej tyre, sikur Edirnen, Krimenë, Kefenë dhe Osmanxhikun, vetë i ka pushtuar. Në të gjitha këto ndërmarrje, Sari Salltuku ka përdorur mrekulli të ndryshme, vepra çudibërëse, me çka u ndihmoi mbretërve, i fascinoi disa prej tyre, me ç’rast bëri që disa prej tyre ta pranojnë Islamin.

    Fenomeni i Sari Salltukut është i pranishëm me të madhe edhe në trojet shqiptare. Sipas etnologut, dr. Mark Tirta, legjendat mitike për Sari Salltukun në përgjithësi kanë origjinë nga Orienti, por ne gjejmë edhe elemente që kanë të bëjnë me figurat tonat mitologjike, si kuçedra, dragoi etj.

    Për mbifuqinë e Sari Salltukut legjenda thotë se ai ka ngulur shkopin në tokë a në shkëmb dhe aty ka shpërthyer uji për të eturit e kalimtarët. Për disa tashmë lexuam, e për vepra të tjera mund të lexohen legjendat e tubuara nga orientalisti H. Kaleshi.

    Disa vende në trojet shqiptare edhe sot e kësaj dite mbajnë emrin e Sari Salltukut. Do t’i përmendim disa sosh me karakteristikat më themelore.

    Nja 600 metra sipër Krujës është një maje mali që quhet "Mali i Sari Salltukut", e aty gjendet "Teqeja e Sari Salltukut", e vendosur në shpellë, ndaj njerëzit hyjnë nëpër shkallë. Prej shkëmbit buron uji me të cilin marrin abdest dhe të cilin e pijnë si ilaç. Ky vend në Shqipëri vizitohet prej 7 deri më 15 gusht, me ceremoni e rituale fetare.

    Sipas H. Kaleshit, aty gjenden gjurmët e këmbës së Sari Salltukut duke ikur prej Kruje, për t’iu shmangur një ploje etj. Etnologu M. Tirta, pohon se pranë disa teqeve ose brenda tyre, na dëshmohen gjurmët e këmbëve të njeriut të gdhendura në gurë. Rrëfenjat mitike thonë se këto janë gjurmë të shenjtorit të bektashinjve, Sari Salltukut, që është hedhur nga mali me po këtë emër, ku gjendet edhe Teqeja e Gjurmës së shenjtë.

    Gjurmë të tilla janë dëshmuar edhe në vendin Guricaj a në Radë pranë Durrësit, edhe këto pranë teqeve kushtuar Sari Salltukut. Legjenda gjurmësh të këmbëve që lidhen me Sari Salltukun vërtetohen dhe në vende të tjera. Në një kuptim, ky element kulti lidhet edhe me legjendat mitike bektashiane, të ardhura nga Orienti islam.

    Gjurmë të ngjashme, mbase të njëjta, hasim edhe në periferi të fshatit Zgatar të Opojës, në drejtim të rrugës Zgatar-Lybeçevë-Prizren, në vendin e quajtur Gjerman (s’ka të bëjë me Gjermaninë e gjermanët). Në këtë vend gjenden disa gjurmë të kulturës islame të pashpjeguara deri më sot. Në një shkëmb, jo fort të madh, nja 500 metra larg fshatit, gjendet vendi i quajtur "Guni i haxhisë", ku kemi gjurmët e shenjtorit të gdhendura në gurë, duke marrë në shenjë këmbët e kalit, dhe pak më andej, disa metra larg, kemi një karrige të gdhendur, të thelluar në gurë, ku njerëzit ulen, këpusin një pe nga petkat e veta dhe pushojnë një çikëz. Legjenda thotë se ulja në këtë karrige dhe pushimi i shkurtër në të është shërues. Më tej, 300-500 metra kemi vendin e quajtur "Varri i madh", i muruar në gurë, në formë katërkëndëshi, me një dollap të vogël (zgavër) për të lënë para, vezë pule e gjësende të tjera. Ky varr edhe sot nderohet e vizitohet. Për dimensionet dhe karakteristikat tjera nuk mund të flas për shkak të kushteve specifike kur po shkruhet ky tekst. Po ashtu, disa kilometra më tej gjendet "Shpella e Madhe" e Zgatarit, ku sipas legjendës, hazreti Aliu ka luftuar kundër dragoit dhe e ka mbytur, sepse ky i paska ngujuar në shpellë banorët e fshatrave e veçan femrat e reja.

    Duke i marrë për bazë shpjegimet e Mark Tirtës si ekspert, dhe duke i marrë parasysh ngjashmëritë e mëdha midis gjurmëve materiale që i ofron M. Tirta dhe ata të fshatit Zgatar, marr guxim që kompetentëve t’ua shtroj këto të dhëna për hulumtime e studime të mëtejme e me kompetencë, dhe njëherit që këto fenomene të rralla mos t’i dëmtojë koha e mbulojë harresa.

    Me emrin "Sari Salltuk" është i njohur edhe vendi i quajtur "Fusha e Zejnel Agës", në periferi të Pejës, afër fshatit Qyshk, pranë magjistrales Pejë-Prishtinë. Sipas autorëve antikë, ky vend është i njohur me emrin "Siparunti". Aty dikur ka pasur një tyrbe, kurse varri i braktisur i "Sari Salltukut" ka qenë i mbuluar. Ekziston edhe një varr tjetër. Të dy varret janë të mbuluara me pllaka guri me muratim të thatë. Aty gjenden dy mihrabe, ku njerëzit ndezin qirinj, këputet ndonjë pe, lihen të holla, përgatitet hallvë etj. Zakonisht vizita bëhet pasdreke deri në ikindi, kur bëhen lutje për plotësimin e muradeve (dëshirave). Dita e martë dallohet nga vizitorët për nga numri. Por, vizita kryesore gjatë vitit bëhet ditën e "Ali Gynit", më dy gusht. Është interesante se këtë varr e vizitojnë edhe kristianët.

    Sipas pohimeve të Baba Qazimit - sheh i bektashinjve në Gjakovë, edhe në Lumë, në vendin Jallicë (Gjallicë) ekziston një varr që e vizitojnë më 2 gusht dhe këtë ditë e quajnë "Dita e Sari Salltukut".

    Po ashtu, nja 17 km. larg Pejës, në katundin Prilep të Deçanit, në bregun e lumit Reka, ekziston një tyrbe e quajtur me emrin "Sari Salltëk".

    Në maje të bjeshkës së Pashtrikut, nja 4 orë udhëtim në kufi me Shqipërinë (politike), gjendet një varr për të cilin pohohet se është i Sari Salltukut. Deri pas Luftës së Dytë Botërore, ditën e "Ali Gynit" me mijëra njerëz nga Peja, Gjakova, Prizreni e Byci, Dibra e Shqipëria e kanë vizituar këtë varr. Disa mendojnë se Sari Salltuku nuk ka vdekur këtu, por vetëm ka pushuar.

    Emrin e Sari Salltukut e gjejmë edhe në Kishën e Spirgjonit në Korfuz, ku mendohet se ai është varrosur. Po ashtu, po kjo flitet edhe për Manastirin e Shën Naumit në Ohër, se Sari Salltuku është varrosur aty. Mirëpo, hollësi më të mëdha nuk kemi.

    Të shohim në fund edhe diç rreth vdekjes së Sari Salltukut. Ky, para se të vdesë, la amanet që kufoma e tij të përgatitet në shtatë tabute (arkivole) dhe t’u dërgohet shtatë mbretërive: të Moskës, Çekisë, Sllovakisë, Edirnes, Bogdanit dhe Dalmacisë. Kështu edhe ndodhi. Me përcjellje ushtarësh, kufoma e tij u dërgua në shtatë mbretëri dhe me këtë veprim u realizua dëshira e Ahmed Jeseviut që fama e tij të arrijë në shtatë mbretëri.

    Gojëdhëna vijuese jep përshkrim më të detajizuar. Thuhet se para vdekjes Sari Salltuku ishte në kështjellën Gylgar, me ç’rast e thirri beun e kështjellës e ia la këtë amanet: "Kur të vdes, secili prej muhibëve (nxënësve, N.I.) të mi le ta mbajë nga një arkivol e le ta vendosë afër meje. Në cilindo prej këtyre arkivoleve le të gjendem, e pronari i atij arkivoli le të më marrë e të më çojë në vendin e tij e le të më varrosë atje. ... Nuk kaloi shumë kohë dhe ai ndërroi jetë. Muhibët e tij arritën prej të gjitha anëve. Secili kishte sjellë nga një arkivol dhe e kishte vendosur pranë Sari Salltukut. Thuhet se prej secilit arkivol shtrihej dora e tij, secili e mori arkivolin e vet dhe e çoi me gëzim të madh në vendin e tij.

    Për Sari Salltukun* thuhet se vdiq nga pirja e ujit të helmuar dhe nga goditja me hanxhar e një fedaini. Të dy bijtë e Sari Salltukut, Ibrahimi dhe Muhammedi, vazhduan rrugën e babait dhe me dëshirë kanë hyrë në shërbim të Perandorisë Osmane.

    Në përfundim shtrohet një pyetje logjike: A është Sari Salltuku një person apo janë më shumë, e që janë identifikuar me këtë emër. Hulumtimet e studiuesve në terren na dëftojnë se ekzistojnë shumë varre Sari Salltukësh. Na e merr mendja se Sari Salltuku ka ekzistuar e vepruar, dhe se pas vdekjes së tij këtë veprimtari e kanë vazhduar nxënësit dhe ithtarët e tij, pasi që varre me këtë emër hasim edhe në Bosnjë, Panoni, Turqi e në shumë vende të tjera. Mbetet që në studimet e ardhshme, sadopak të studiohet historikja nga legjendarja, mitikja, të vlerësohet kontributi i tij dhe i nxënësve të tij në përhapjen e fjalës së Zotit, por edhe të shihet roli i tyre në krijimin e legjendave shqiptare me ndikim oriental.



    LITERATURA

    ANA BRITANICA, Genel Kültür Ansiklopedisi, ¡stanbul, 1994.
    Arnold, Thomas, Historia e përhapjes së Islamit (në përgatitje në gj. shqipe).
    "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", punime nga Simpoziumi ndërkombëtar i mbajtur më 12-15.10.1992, Prishtinë 1995.
    Had`ijahi}, Muhamed, i drugi, Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, Sarajevo, 1979.
    Ibrahimi, Nexhat, "Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane", Shkup, 1997.
    Inalxhik, Halil, "Perandoria Osmane", 1300-1600, Shkup, 1995.
    "Përparimi" – revistë kulturore e shkencore, 1/1967, Prishtinë.
    "Rilindja" – e përditshme e dt. 26.08.1978, Prishtinë.

  3. #3
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Peçenegët dhe roli i tyre në përhapjen e Islamit në Ballkan
    Zhvillimi i vrullshëm e i shpejtë i Bashkësisë muslimane kulmoi me zgjerimin e kufijve të shtetit musliman në të gjitha drejtimet. Shumë popuj apo grupe prej tyre, të shtrënguar nga dhuna e ushtruar ndaj tyre nga popujt apo grupet më të forta, përkatësisht të shtrënguar nga kushtet e vështira për jetë e në kërkim të kushteve më të mira jetësore, lëviznin nga vendi në vend. Varësisht prej numrit të tyre dhe prej shkallës arsimore-kulturore, popujt apo grupet e tilla sillnin me vete besimin, kulturën, mënyrën e jetesës e të tjera dhe ndikonin te të tjerët, por edhe i pranonin kulturat e huaja. Me fjalë të tjera, gjatë kohës kryhej procesi i akulturimit reciprok. Ndër popujt e tillë i kemi edhe peçenegët, historia e të cilëve është e errët.*

    Historiani anglez me famë botërore Th. Arnold, pohon se "Peçenegët janë shpërngulur nga brigjet e Uralit nga fundi i shekullit IX, për t’u vendosur në tokat që shtriheshin ndërmjet Danubit dhe Donës." Kurse shkencëtari boshnjak N. Smailagiq pohon se "Peçenegët qysh më 560 e.r. i hasim në Siujdhesën e Krimesë, bashkë me hazarët dhe kumanët."

    Kronistët e historianët arabë për peçenegët konsiderojnë se kanë prejardhje arabe. Udhëpërshkruesi musliman nga Spanja muslimane, Ebu Hamid El-Garnati, peçenegët i quan "El-Megarib" që dtth. "Marokanezë".

    Rreth kohës së paraqitjes së peçenegëve në Ballkan kemi edhe disa mendime. Disa mendojnë se peçenegët në Ballkan janë paraqitur në shekullin VIII, e disa mendojnë se janë paraqitur nga fundi i shekullit IX. Disa të tjerë paraqitjen e peçenegëve e shtyjnë në shekujt e mëvonshëm.

    Konsiderojmë se hulumtuesit që paraqitjen e peçenegëve në Ballkan e vënë në shekullin VIII kanë më shumë të drejtë, për arsye se formimi i themave filloi nga fundi i këtij shekulli, kurse peçenegët, po ashtu, i hasim në këtë kohë dhe atë të kufizuar në Jug me Themën e Maqedonisë, Strumës, në Veriperëndim me sllavët, në Lindje me Detin e Zi, në Veri me hungarezët e Bizantin e të tjera.

    Historiani e kulturologu - etnologu i njohur boshnjak M. Haxhijahiq, megjithatë paraqitjen e peçenegëve në Ballkan e vë nga gjysma e shekullit XI. Ai pohon se peçenegët kanë qenë muslimanë. Nga të tjerët peçenegët janë quajtur edhe ismailitë, pastaj edhe agarenë. Ka mendime se peçenegët duke e komprometuar Islamin dhe muslimanët e mirëfilltë, në vitin 1048 e 1049 kanë vrarë e plaçkitur nëpër tërë Ballkanin Lindor. Udhëpërshkruesit sllavë flasin me plot pezm për peçenegët si "tiranë", "të paligjshëm" dhe të "pafe". Nga disa burime thuhet se Bizanti nga Veriu ka qenë i shtrënguar nga peçenegët.

    Disa hulumtues rusë mbajnë qëndrimin se "aradhat e para të peçenegëve janë paraqitur në Hungarinë fqinje në shekullin X". Kjo po ashtu vërehet edhe nga fakti se cari bullgar Simeoni, peçenegët i shfrytëzon për mbrojtje kundër hungarezëve po në këtë kohë, në shekullin X.

    Po këta shkencëtarë pohojnë se në shekullin XI ky popull luftarak në numër të madh i lëshon stepet ruse dhe vendoset në Hungari dhe Bizant.

    Sipas disa të dhënave, krahas peçenegëve në Ballkan vendosen edhe muslimanët arabë e bullgarë.

    Se peçenegët në Ballkan paraqesin etnitet me rëndësi, flet edhe fakti që i hasim te gjeografi musliman nga Spanja, El-Bekriu (sh. XI), i cili shënon kalimin e një misioni nëpër Kroaci për në Evropën Lindore, ku gjenden të dhënat se fqinjët e sllavenëve - gjermanët, peçenegët e sllazanët i njohin gjuhët sllavene.

    Në anën tjetër, shkencëtari Lj. Hauptman thekson se ka sinjale qysh para vitit 948 që dëftojnë për fqinjësinë kroato-peçenege.

    Praninë e peçenegëve e hasim edhe nga të dhënat onomastike, antroponimike e toponimike, kur krahas emrave Andrea Saracenus, Cumanus, Sracino, Sarachinus e hasim edhe emrin Peçenegus nëpër vendet tona, që tregojnë, pos tjerash, edhe lidhjet me arabët muslimanë.

    Se populli peçeneg ka luajtur rol me rëndësi në atë kohë e hapësirë, tregojnë edhe të dhënat se "gjatë kohës së mbretit Stefanit II (peçenegët, N.I.) kanë pasur pozitë të privilegjuar në pallat." Po ashtu, me peçenegët në Hungari zyrtarisht ka komunikuar edhe Bizanti.

    Depërtimi i peçenegëve dhe i popujve të tjerë në Ballkan solli edhe disa ndryshime të caktuara etnike, konkretisht në viset në veri të Nishit të sotëm në Danub. Udhëpërshkruesit e shekujve XI dhe XII flasin se ato vise të pasura bujqësore janë kryesisht të shkreta, ku si të vetmit banorë i gjejmë "cubat e popullit endacak", duke shtuar se "bëhen synet (cirkumizohen)". Viljem Tirski shprehimisht pohon se këta janë peçenegët.

    Krahas ndryshimeve të caktuara etnike, ardhja dhe vendosja e peçenegëve në Ballkan e Evropë gjatë Mesjetës solli ndryshime të caktuara edhe në sferën e religjionit si botëkuptim jete, të traditave politiko-shoqërore e të ngjashme. Orientalisti serb R. Bozhoviq në disertacionin e tij, sikur edhe shumë studiues tjerë botërorë, pohon se "Peçenegët muslimanë janë bartës të mundshëm të kulturës arabo-islame në Ballkan". Pastaj vazhdon e thotë: "E duke e marrë parasysh arsimimin e tyre të shkëlqyeshëm, që shumë historianë e theksojnë, gjithsesi se kanë qenë bartës adekuat të kulturës dhe natyrës arabo-islame. Mirëpo, ardhja e muslimanëve osmanlinj nuk e gjeti këtë popull si musliman, as gjurmë të dukshme të tyre, së paku në gjendjen e tanishme të shkencave. Si duket, ardhja e serbëve në këtë pjesë të Ballkanit në shekujt XII-XIV, bëri që peçenegët të humbin nga skena historike ballkanike, duke u shfarosur, asimiluar apo duke u shpërngulur në drejtime tjera.

    Deri tash nuk hasëm në asnjë kontakt të peçenegëve me ilirët gjatë këtyre periudhave disashekullore. Duke e marrë parasysh shtrirjen gjeografike të njërit dhe tjetrit popull, mendojmë se kontaktet reciproke kanë ekzistuar dhe se kanë qenë tejet të gjalla, sidomos në fushën e religjionit, kulturës, civilizimit, tregtisë, kontakteve ushtarako-diplomatike e të tjera. Mbetet që këto të panjohura të hulumtohen, historikisht të valorizohen e të prezentohen para opinionit shkencor në të ardhmen.

    * * *
    Paraqitja e peçenegëve në Ballkan solli me vete edhe paraqitjen e Islamit në këto troje. Ndonëse të dhënat rreth kohës së paraqitjes së tyre në Ballkan nuk pajtohen, megjithatë është bindëse se kjo ndodhi nga fundi i shekullit VIII. Nga arsyeja se posedonin arsimim e kulturë të lartë islame, ata janë pishtarët e Islamit në këtë pjesë të Ballkanit. Këtë konstatim nuk e ulin as vlerësimet e kundërshtarëve të tyre kristianë e paganë se peçenegët janë "të pafe", se "cirkumizohen"! Para shkencës përgjithësisht, e para shkencëtarëve shqiptarë veçanërisht, mbetet obligim që kjo temë të bëhet objekt studimi në njërin nga projektet e shumta kërkimore-hulumtuese në të ardhmen, me çka do të ndriçohej e kuptohej drejt prania e Islamit në periudhën paraosmane, por edhe osmane në trojet ballkanike, e sidomos në ato shqiptare.



    LITERATURA

    1. Arnold, Thomas, "Povijest Islama - Historijski tokovi misije", III izdanje, Sarajevo, 1990.
    2. Bo`ovi}, Rade, "Arapi u usmenoj narodnoj pesmi na srpskohrvatskom jezi~kom podru~ju", Beograd, 1977.

    3. Brandt, Miroslav, "Srednjovjekovno doba povijesnog razvitka", I, Zagreb, 1980.

    4. Grup autorësh, "Historia e popullit shqiptar", I, botimi II, Prishtinë, 1979.

    5. Had`ijahi}, Muhamed i drugi, "Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini", Sarajevo, 1977.

    6. Smailagi}, Nerkez, "Leksikon islama", Sarajevo, 1990.



    Beteja e Kosovës
    RËNDËSIA E HISTORISË SË MEHMED NESHRIUT DHE IDRIS BITLISIT PËR HISTORIOGRAFINË BALLKANASE

    - Kontribut ndriçimit të Luftës së Kosovës më 1389

    HYRJE

    Periudha prej depërtimeve të para të osmanlinjve në Ballkan në gjysmën e dytë të shekullit XIV deri te Lufta e Kosovës më 1389, karakterizohet me disa ndodhi të rëndësisë thelbësore për historinë tonë shqiptare islame. Çdonjëra nga këto ndodhi ka luajtur rol vendimtar për Kosovën dhe më gjerë. Kjo është periudhë e forcimit të shpejtë të Shtetit të ri Osman dhe njëkohësisht është periudhë e shkatërrimit të shpejtë të Bizantit dhe shteteve të tjera feudale ballkanike për shkak të rrethanave të parregulluara të brendshme politike dhe shoqërore.

    Edhe pse Ballkani kaherë ka qenë i njohur për popujt e Lindjes, megjithatë për Ballkanin kemi të dhëna relativisht të vonshme. Me fjalë të tjera, burimet e vjetra osmane pak vend u kushtojnë ndodhive të shekullit XIV.

    Të dhëna relativisht më të plota rreth të gjitha këtyre ndodhive ofrojnë Mulla Mehmed Neshriu dhe bashkëkohësi i tij Idris Bitlisi, historitë e të cilëve paraqesin burim të dorës së parë në historiografinë osmane dhe burim me rëndësi në historiografinë e popujve ballkanas.

    Derisa te popujt perëndimorë Neshriu ka qenë i njohur qysh prej vitit 1591, në Jugosllavi "historia" e tij pjesërisht për opinionin tonë u bë e njohur në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, kur Glisha Elezoviq na ofroi përkthimin e plotë të Historisë së Neshriut. Në gjuhën shqipe përveç përkthimeve të pjesërishme të Selami Pulahës dhe disa përkthimeve gazetareske, nuk dimë se ekziston ndonjë kontribut në këtë plan.

    Sa i përket historisë së Idris Bitlisit, deri tash dihet se ekzistojnë shtatë dorëshkrime të plota, ku njëri prej tyre gjendet në Arkivin Shtetëror Kroat të Zagrebit. Këtë dorëshkrim orientalisti i zellshëm Salih Trako në vitet gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë e publikoi në "Prilozi za Orientalnu filologiju," me çka plotësoi një zbrazëti të theksuar. Në gjuhën shqipe, sikur edhe në rastin e Neshriut, kemi përkthimin e pjesërishëm të veprës së tij nga Selami Pulaha.

    Këto pak rreshta nuk pretendojnë ta japin fjalën e fundit rreth kësaj teme, përkundrazi, kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen e lexuesve në emrin dhe veprën e këtyre dy historianëve, vepra këto pa të cilat historia osmane përgjithësisht, kurse ajo shqiptare islame në veçanti, do të ishin të mangëta dhe mjaft të errëta. Prandaj, përkthimi i tërësishëm kritik i veprave të tyre për shkencën e historisë paraqet ngjarje kulturore me rëndësi për nënqiellin tonë.

    Në vazhdim do të përpiqemi që t’i analizojmë karakteristikat kryesore të këtyre veprave, në bazë të përkthimeve ekzistuese të Glisha Elezoviqit, Salih Trakos dhe Selami Pulahës dhe burimeve tjera të publikuara.



    MULLA MEHMED NESHRIU DHE HISTORIA E TIJ

    1. Jeta e Mulla Mehmed Neshriut

    Njëri ndër historiografët më të mëdhenj të historiografisë turke dhe me rëndësi për historiografinë shqiptare dhe historiografinë përgjithësisht në Ballkan është edhe Mulla Mehmedi i njohur me pseudonimin Neshriu. Prejardhja e tij nuk është plotësisht e qartë, e këtë e kushtëzon mungesa mjaft e theksueshme e të dhënave historike.

    Sipas disa të dhënave, Neshriu është me prejardhje nga Brusa, kurse sipas disa të dhënave të tjera është me prejardhje nga krahina Germijan në Azinë e Vogël. Historiani shqiptar S. Pulaha pohon se Neshriu është i lindur në Anadoll, kurse është rritur në Brusë. Orientalisti boshnjak S. Trako mendon se Neshriu ka jetuar dhe ka punuar si profesor në Brusë, duke mos precizuar hollësi të tjera.

    Nuk është e sigurt se kur u lind, por supozohet se ka jetuar në kohën e sundimit të sulltanëve osmanë Bajezidit II dhe Selimit I.

    Për kohën që nga fëmijëria e hershme, pastaj për rininë dhe shkollimin e tij dhe aktivitetet tjera nuk kemi shënime të sigurta. Mund të supozohet se ka poseduar aftësi të mëdha intelektuale dhe organizative, supozime këto që mbështeten në kohën e pjekurisë së tij.

    Mulla Mehmed Neshriu i ka takuar klasës më të lartë të hierarkisë së ulemasë. Si profesor (muderris) që ishte, madje kishte edhe katedrën e vet në medresenë e Brusës. Këtë na e dëshmon edhe ofiqi i tij "mulla", i cili u atribuohet intelektualëve të rangut më të lartë.

    Neshriu vdiq në vitin 1520.

    2. Karakteristikat e përgjithshme të veprës së M. M. Neshriut

    Puna e tij produktive si profesor në medresenë e Brusës bëri që zëri i Neshriut të dëgjohet edhe jashtë medresesë, madje edhe te sulltani i atëhershëm Bajezidi II (1481-1512), i cili e ftoi në sulltanatin e tij dhe e angazhoi që ta hartojë Historinë osmane prej fillimeve të saj e deri në kohën kur do të shkruhet.

    Historia të cilën e shkroi Neshriu sipas porosisë së sulltan Bajezidit II quhet "Xhihan-numa" (Treguesi i botës) dhe përbëhet prej gjashtë pjesëve. Sipas të gjitha gjasave, përveç parathënies, pesë pjesët e para të historisë kanë humbur, kurse pjesa e gjashtë e cila gjendet quhet "Tarih-i al-i osman" (Historia e Dinastisë Osmane). Kjo histori përshkruan krijimin e shtetit osman prej fillimeve të para e deri në kohën kur është shkruar. Sipas temave që trajton, kjo pjesë është shkruar diku rreth viteve 1485 - 1493.

    Sipas të dhënave ekzistuese, ekzistojnë disa dorëshkrime të veprës së Neshriut. Deri tash dihet për dorëshkrimin në Topkapi të Stambollit, në Bibliotekën e Xhamisë së sulltan Bajezidit II, dorëshkrimi në Bibliotekën nacionale të Vjenës dhe ai në Bibliotekën nacionale të Parisit.

    Vepra e Neshriut shquhet me një turqishte të pastër, me stil të afërt me paraardhësit e tij, me gjuhë të thjeshtë, gjuhë të folur. Glisha Elezoviq pohon se vepra përshkohet edhe me arkaizma, që për atë periudhë, mendojmë se është e rëndomtë. Ka indikacione se Neshriu është marrë edhe me veprimtari poetike, mirëpo deri tash nuk posedojmë prova lidhur me këtë parashtrim.

    Për ta shkruar historinë e tij Neshriu ka konsultuar burime të ndryshme, varësisht nga periudha për të cilën ka shkruar. Disa pohojnë se "historia" e Neshriut në pjesën më të madhe është një kompilacion dhe atë si për periudhën e hershme ashtu edhe për periudhën e vonshme të historisë osmane, ndonëse për periudhën e hershme, në mungesë të atyre pjesëve të historisë së Neshriut, nuk dihen as burimet.

    Pa dyshim, burimi kryesor për "historinë" e Neshriut është njëri nga kronistët e hershëm osmanë, Dervish Ahmed Ashiku, më i njohur me pseudonimin Ashik pasha Zadeja (1400 - 1484 ?) me veprën "Historitë e Dinastisë Osmane" (Tevarih-i al-i Osman).

    Për disa të dhëna të cilat nuk i përmend Ashik-pasha Zadeja, Neshriu ose ka konsultuar burime tash për tash të panjohura, ose në disa nga ato ndodhi ka qenë edhe dëshmitar i gjallë.

    Burimi kryesor i Neshriut rreth "Betejës së Kosovës" nuk dihet, sepse për këtë vetë Neshriu nuk ofron informata, as që këto të dhëna mund t’i gjejmë tek kronikat më të hershme osmane.

    Në disa gjëra Neshriu ka konsultuar edhe "Kronikat anonime" dhe disa kronistë tjerë të asaj kohe.

    Në krahasim me kronistët pararendës, Neshriu në "historinë" e tij jep shënime të hollësishme rreth Betejës së Kosovës, koalicionit ballkanik kundër osmanlinjve, vasalitetit të Balshajve ndaj Sulltanit prej 1385 - 1387 etj.

    Sa u përket shqiptarëve, Neshriu për disa gjëra flet gjerësisht, sikur për rezistencën e shqiptarëve, aleancën shqiptaro-boshnjake kundër ushtrisë osmane dhe, gjithashtu, flet për koalicionin ballkanik kundër osmanlinjve, ku veçohen vllehët, hungarezët, çekët, serbët, shqiptarët, ullgarët (bullgarët) dhe frengjët. Prej shqiptarëve supozohet se kanë marrë pjesë Dhimitër Jonima (Jund oglu Dimitruos - ) dhe Gjergji II Balsha (Juka - ). Kanë marrë pjesë edhe personalitete të tjera, por nuk u përmenden emrat. Diç më tepër rreth këtyre dy pjesëmarrësve të sipërtheksuar shih kur të flasim tek Idris Bitlisi. Mirëpo, në këtë hedh dritë ngjarja vijuese. Tek Neshriu lexojmë se princ Llazari para luftës u konsultua me të gjithë princat rreth asaj se kur është më mirë të sulmohen turqit. Derisa kishte mendime se këtë duhej bërë natën, një i pafe me emrin Juka (Jorgi) këtë e refuzoi. Gjatë të menduarit se si të deshifrohet ky emër, nuk duhet qitur jasht mendjes edhe këtë se ky emër duhet të lexohet si Juga () për arsye se grekët e Stanbollit emrin Gjergj e lexojnë të afërt me Juga, e ky duhet të jetë Gjergj II Balsha.

    Tek Neshriu lexojmë edhe këtë gjë: ai në origjinal Millosh Obiliqin (Kobiliqin, Kobilloviqin, Kobillën, Dragilloviqin) e quan "... bir kafir var idi, Milos Kovila dirler di." G. Elezoviqi konsideron se sigurisht Neshriu ka konsultuar ndonjë burim grek, pasi që grekët këtë emër mund ta lexojnë kështu dhe kësisoj edhe e ka theksuar.

    Disa historianë Neshriut ia zënë për të madhe dhe historinë e tij mundohen ta zhvlerësojnë për shkak se Neshriu thotë se "ushtria e të pafeve" numëronte rreth 500.000 ushtarë, duke konkluduar se këtë e ka bërë në mënyrë që ta rrisë fitoren e muslimanëve. Mendoj se kjo është e pavend kur kemi parasysh mënyrën e të shprehurit të Neshriut. Në origjinal thuhet: "Thonë se ishin mbledhur rreth 500.000 mijë ushtarë të pafe..." që jep të kuptojmë se është thënë "thuhet" e nuk është konstatuar.

    Këtë ekspoze do ta mbyllim me mendimin e historiografit të njohur G. Elezoviqit se "Historia e Neshriut është më e gjera, madje, më e vërteta dhe se për këtë arsye ka ndikuar thellë te historianët e mëvonshëm si Idris Bitlisi, Hoxha Sadedini, Aliu etj. Sot çdonjëri që dëshiron seriozisht të preokupohet me periudhën e fillimit të depërtimit të Islamit në Ballkan, doemos duhet ta konsultojë Historinë e Mulla Mehmed Neshriut.



    IDRIS BITLISI DHE HISTORIA E TIJ

    1. Jeta e Idris Bitlisit

    Idris Bitlisi krahas Mulla Mehmed Neshriut bën pjesë ndër historiografët më të mëdhenj turq të shekullit XV-XVI. Emri i tij i plotë është Hakimuddin Idris ibn Husamuddin. Data e lindjes së tij nuk dihet, por dihet vendi. U lind në Bitlis prej nga edhe e mori ofiqin Bitlisi, afër Liqenit të Vanjit në Anadollinë Lindore, apo në Kurdistan. Babai i tij Husamuddini ishte njeri i devotshëm dhe i takonte rendit të dervishëve të shejh Umer Jasirit.

    Hameri konsideron se Idrisi është persian.

    Periudha nga fëmijëria deri në rininë e hershme është e mëngët sa i përket të dhënave rreth Bitlisit.

    Më vonë e hasim në oborrin e Dinastisë së Akkojunllitëve dhe atë në shërbim të Jakub beut (vd. 896/1490-1491) si nëpunës zyreje. Nga kjo periudhë kemi një ndodhi interesante. Bajezidi II më 1485 kërkoi raport nga Jakubbeu për fitoret në Kili dhe Akerman. Përgjigjen e Jakub beut e shkroi Idris Bitlisi, me të cilën ia tërhoqi vëmendjen Bajezidit II me shkathtësitë e shkrimit të tij dhe ia zgjoi kureshtjen që një penë e tillë të jetë në shërbim të tij, që ndër të tjera të shkruajë historinë e shtetësisë osmane. Këtë e arriti në vitin 907/1501 kur nga sundimi ra Dinastia Akkojunllite, kurse sundimtar i ri u emërua shah Ismaili, themeluesi i Dinastisë Safevite. Në këtë kohë Idris Bitlisi e braktisi Persinë dhe erdhi në shërbim të Bajezidit II dhe aty qëndroi deri në fund të jetës së tij.

    Gjatë kësaj kohe Bitlisi u angazhua intensivisht me aktivitete politike dhe ushtarake. Kështu e gjejmë në shoqërim të sulltan Selimit I në fushatën kundër Persisë, me ç’rast u ngarkua që nën komandën e tij ta pushtojë Kurdistanin. Po ashtu nën komandën e tij me një ushtri kurde i theu persianët dhe e pushtoi Mardinin.

    Idris Bitlisi gjithashtu mori pjesë në bisedimet për bashkangjitjen e Urfit dhe Mosullit me Halifatin osman. Ai ka dhënë kontribut të çmueshëm edhe në qetësimin dhe formimin e rendit të brendshëm në krahinat e pushtuara.

    Është e njohur se bashkë me sulltan Selimin I ka marrë pjesë në luftimet kundër Egjiptit.

    Lidhjet e Idris Bitlisit me sulltan Selimin I i hasim edhe më të thella. Kështu, me qëllim që t’ia imponojë idetë e tij se si të sundojë në krahinat e posapushtuara, Idris Bitlisi në shenjë respekti ndaj Selimit I, mbajti një fjalim brilant, të shkëlqyeshëm për virtytet e Sulltanit.

    Ndonëse disa historianë datën e vdekjes së Idris Bitlisit e vënë në dyshim, konsiderojmë se pohimi i birit të tij Ebu’l-Fadlit është i saktë, kështu që Idris Bitlisi ka ndërruar jetë në Dhul-hixhxhe të vitit 926 Hixhrij ose 12. XI-12, XII. 1520. U varros në Stamboll në lagjen Ejjubijje në vendin e quajtur "Idris kö?kü", pranë mesxhidit të cilin e ndërtoi gruaja e tij Zejneb-hatun.

    2. Karakteristikat e përgjithshme të veprës së Idris Bitlisit

    Lidhjet e Idris Bitlisit me Bajezidin II janë të hershme. Më parë përmendëm se qysh në vitin 890/1485 Idris Bitlisi i dërgoi një raport Bajezidit II me çka tërhoqi vëmendjen e tij. Me kalimin e kohës lidhjet midis tyre intensifikoheshin, kështu që ato u kurorëzuan atëherë kur Bajezidi II i rekomandoi Bitlisit ta shkruajë historinë osmane prej fillimit e deri në kohën e tij, d.m.th. prej vitit 710/1512. Këtë shënim e hasim në parathënien e veprës së Idris Bitlisit. Këtu lexojmë se më 908 apo 07.07.1502, Bajezidi II e kishte ngarkuar Idris Bitlisin që ta shkruajë historinë osmane.

    Këtë punë Idris Bitlisi e kreu për dy vjet e gjysmë, përkatësisht e mbaroi së shkruari në vitin 1505. Kjo vepër e tij quhet "HEST BIHIST" (Tetë kopshtet e parajsës) dhe është vepra kryesore e tij, të cilën e shkroi në persishte, sipas rekomandimit të vetë Sulltanit, edhe pse dinte të shkruajë edhe në turqishte.

    Sikur që mund të kuptohet edhe nga vetë titulli, vepra ndahet në tetë pjesë (bihishte) ku çdo pjesë përmban të dhëna për jetën e çdo sulltani osman veç e veç.

    Sipas të dhënave të deritashme dihet se ekzistojnë shtatë dorëshkrime të plota të "Hest Bihist", kurse gjenden në Bankipore, Upsala, Londër, Oksford, Petrograd, Stamboll dhe Zagreb. Ekzistojnë edhe gjashtë dorëshkrime tjera jo të plota.

    Ekzemplari i Zagrebit është i vendosur në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb në vitin 1942 nga koleksioni i të ndjerit Franc Ottenfelsit. Ekzemplari është i plotë dhe shumë mirë i ruajtur. Ka 678 fletë të shkruara.

    Vepra "Hest Bihist" është shkruar në prozë, përveç hyrjes në disa kaptina të cilat janë shkruar në poezi me stil oratorik, të spitillosur, të ngjeshur, që për atë periudhë paraqet një lloj mode letrare, mirëpo, në anën tjetër, për gjeneratat e mëvonshme ka paraqitur një lloj pengese dhe një nga arsyet që deri vonë nuk është studiuar, as përkthyer dhe botuar në tërësi.

    Sipas F. Babingerit, Idris Bitlisi në gjuhën persishte ka shkruar një vepër për jetën e sulltan Selimit I me emrin "Selim-name". Sipas Hamerit, Idris Bitlisi është marrë edhe me përkthime. Kështu, me rekomandimin e Selimit I e përktheu nga arabishtja librin e Demiriut "Jeta e kafshëve". Hameri përmend edhe atë se pas përkthimit të kësaj vepre, Bitlisi mori guxim që të shkruajë një poezi në të cilën e këshillonte Sulltanin në udhëheqjen e vendit dhe zbatimin e drejtësisë në Egjipt. Bitlisi ka shkruar edhe gjëra të tjera, por deri më sot nuk kemi asgjë të zbuluar dhe të publikuar.

    Vepra e Idrisit "Hest Bihist" paraqet burim mjaft të rëndësishëm historik. Ai duke shfrytëzuar kronikat e mëparshme, dokumentet e ndryshme e të tjera, për herë të parë shkroi një histori ku i shtroi gjërat në mënyrë më të plotë, më të gjerë dhe më të kuptueshme, deri në kohën kur jetoi vetë. Historia e tij shërben si burim dhe ekzemplar i dorës së parë për të gjithë historianët e mëvonshëm. Sikur që kjo vepër u shërbeu të tjerëve për t’i shkruar historitë e tyre, ashtu edhe Idrisi, për ta shkruar historinë e tij, konsultoi shumë vepra. Mirëpo, para se të përpiqemi t’i analizojmë shkurtimisht burimet e historisë së Bitlisit, duhet ta shtrojmë mendimin e vetë Bitlisit rreth burimeve të konsultuara. Ai në parathënien e gjatë të veprës së tij për burimet e shfrytëzuara flet në mënyrë të papërcaktuar dhe thotë se "Shumë ndodhi, përcaktimin dhe hulumtimin e të cilave nuk i ka dëgjuar apo nuk i ka njohur drejtpërdrejt nga transmetuesi i besueshëm të cilit duhet besuar, apo çka nuk është parë dhe provuar nga librat e sigurt, të gjitha këto nuk janë përfillur dhe i janë lënë herresës".

    Nga kjo kuptohet se Idrisi ndaj burimeve ka qenë mjaft kritik, dhe se në veprën e vet ka futur vetëm atë që, sipas tij, ka qenë e vërtetë. Kuptohet se Idrisi për ngjarjet e hershme i ka konsultuar veprat e shkruara, kurse për të rejat ose ka qenë vetë i pranishëm ose i ka marrë nga burimet e sigurta verbale.

    Është më se e sigurt se Idrisi historinë e tij e ka shkruar në bazë të veprës "Tarih-i Xhihan gusaj" të Xhuvejnit (1226-1282), veprës "Tarih-i Vassaf" të Vassafit (ndërmjet 1257-1328), e cila paraqet vazhdimin e historisë së Xhuvejnit. Këto dy burime Idrisit i kanë shërbyer vetëm për fillimin e historisë osmane.

    Burim tjetër ka qenë Mu’inuddin Jesdiu, të cilin F. Babingeri e thekson por nuk përmend shënime tjera.

    Burim vijues është edhe "Zafer-name-ja" e Sherefuddin Ali Jezdiut (vd. 1454), e cila i ka shërbyer deri te Mehmedi I (1425).

    Mirëpo, burimi kryesor i Idrisit ishte Neshriu dhe Historia e tij. Veçmas i ka shërbyer për periudhën e Luftës së Kosovës. Mirëpo, disa të dhëna sikur ajo se sulltan Murati i gjallë e ka pritur kthimin e Jëlldërëm Bajezidit nga ndjekja e armikut dhe se me vetëdije të plotë ia ka dorëzuar pushtetin, tregojnë se Idrisi ka përdorur edhe burime të tjera të zhdukura ose deri sot të panjohura. Kur e përmendëm Neshriun, me këtë nënkuptuam se Idrisi ka konsultuar edhe burime të tjera që ai i ka konsultuar.

    Sa u përket shqiptarëve, I. Bitlisi sjell të dhëna të konsiderueshme. Vlen të theksohet në këtë rast përbërja e koalicionit, ku nuk dallon nga kronistët tjerë, si dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në Luftën e Kosovës. Në këtë koalicion kanë marrë pjesë sundimtarët e frengëve (evropianëve), hungarezëve, vllehëve, shqiptarëve dhe popujve sllavë (sakalib), kurse sipas versionit të S. Trakos, ka marrë pjesë edhe "sundimtari i vendit të Bogdanëve", e dhënë kjo që nuk përmendet në historitë tjera.

    Sipas disa historianëve shqiptarë, I. Bitlisi përmend pjesëmarrjen e Gjergj II Balshës dhe Dhimitër Jonimës dhe prijësave të tjerë shqiptarë pa i përmendur emrat. Atë që Neshriu e quan Juka (), Idrisi e quan si Jorki (), kurse disa këtë emër e lexojnë edhe si Juvan, kurse S. Trako mendon se ka të bëjë me emrin "Juga" (). S. Pulaha po këtë e identifikon me Balshën II. Pa kontestuar asnjë hipotezë, konsiderojmë se kjo çështje është e hapur për shkencëtarët.

    Gjithashtu, atë që Neshriu e quan Jund-oglu Dimitruos (), Idris Bitlisi e quan Levend-oglu () dhe derisa versioni i Trakos thotë se ky është mbret i Bosnjës (), versioni i Pulahës i ndanë dhe thotë "mbreti i Bosnjës dhe Levend-oglu". Për këtë historianët shqiptarë mendojnë se është Dhimitër Jonima.

    Historia e Idris Bitlisit për shkak të të dhënave të saj, për gjeneratat e ardhshme ka qenë tekst i domosdoshëm. Historiografët osmanë si Hoxha Saduddini, pastaj Hoxha Huseini (nga Sarajeva), Aliu Sollakzadeja etj., kanë qenë nën ndikimin e thellë të tij. Edhe sot e kësaj dite historia e tij paraqet burim të pakapërcyeshëm për studiuesit bashkëkohorë.

    Ndonëse i bëhet vërejtje se vepra e tij përshkohet me panegjirizëm dhe subjektivitet, konsiderojmë se kjo nuk qëndron për dy arsye:

    - Panegjirizmin, që i bëhet vërejtje, duhet kuptuar në rrethanat kur dhe ku është shkruar vepra. Në këtë kohë ka qenë modë të shkruhet me një gjuhë më oratorike, kurse të paktë kanë qenë ata që kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë.

    - Lavdërimi i heronjve të fesë dhe përcjellja e ngjarjeve historike me ajete nga Kur’ani, që i zihen për të madhe, tregojnë se:

    1) Autori si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në shumë konflikte, ka përjetuar ndodhitë dhe duke mos e tepruar ua ka dhënë epitetet e merituara;

    2) Ndërlidhja e Kur’anit me historinë tregon se autori ka qenë vrojtues i mirë i rrethanave, ka poseduar aftësi të psikologut e sociologut të regjur dhe se historia e tij me këtë fiton rëndësi të madhe e kurrsesi nuk humb.



    PËRMBYLLJE

    Shekulli XIV në Kosovë karakterizohet me rënien e Bizantit dhe të shteteve të tjera në Ballkan, për shkak të rrethanave të çrregulluara të brendshme dhe proceseve të jashtme që kishin filluar me ekspansionin e shtetit të ri islam të osmanlinjve. Të dhënat më të plota për këtë kohë na i ofrojnë M. M. Neshriu dhe I. Bitlisi, dy historianë turq, të cilët me veprat e tyre "Xhihan-i-numa", përkatësisht "Hest Bihist", kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndriçimin e asaj periudhe të errët.

    Nëse i hedhet një vështrim historive të tyre, e sidomos atyre pjesëve ku flitet për Luftën e Kosovës më 1389, fitohet përshtypja se ato paraqesin burim të dorës së parë në shkencën e historiografisë turke, pastaj asaj shqiptare, sllave etj. Historitë e tyre japin një ndihmesë të madhe në pastrimin e historisë për Luftën e Kosovës nga mitet e legjendat që janë krijuar ndër popujt e ndryshëm e veçmas në Serbi. Aq më tepër, kur këto janë të ngjyrosura me fanatizëm dhe irracionalizëm të kryqëzatave dhe inkuizicionit. Kjo nuk do të thotë se historia e këtyre dy historianëve është e privuar nga mangësitë, përkundrazi, të emocionuar, ata fitoret e muslimanëve i stërmadhojnë kurse fitoret e "të pafeve" nuk komentohen, nuk u jepet vend, pastaj nuk janë të saktë në disa të dhëna numerike, fj. vj. te numri i ushtarëve, por, të gjitha këto nuk e ulin vlerën e tyre.

    Mbetet që brezat e rinj t’i rreken me seriozitetin më të madh përkthimit dhe studimit të veprave të tyre, dhe opinionit shkencor t’i ofrojnë burime të dorës së parë me qëllim që historia shqiptare, sllave etj., të studiohen të liruara nga komplekset e ndryshme të krijuara gjatë historisë.





    LITERATURA

    "Bratstvo", XXXI, Beograd, 1940.
    Grupa autora, "Kosovska bitka – mit, legenda ili stvarnost", Beograd, 1988.
    Gjini, Gasper, "Skopsko–prizrenska biskupija kroz stolje}a", Zagreb, 1979.
    Hammer, Joseph von, "Historija turskog (osmanskog) carstva", I, Zagreb, 1979.
    "Islamska misao" – revistë fetare për teori e praktikë, IX, 107-108/1987, Sarajevo.
    Mufti}, Tevfik, "Arapsko-srpskohrvatski rje~nik", II, botimi II, Sarajevo, 1988.
    "Prilozi za Orijentalnu filologiju Orijentalnog Instituta u Sarajevu", XII-XIII/1962-1963, Sarajevo, 1965.
    "Prilozi za Orijentalnu filologiju Orijentalnog Instituta u Sarajevu", XIV-XV/1964-1965, Sarajevo, 1969
    "Prilozi za Orijentalnu filologiju Orijentalnog Instituta u Sarajevu", XX-XXI/1970-1971, Sarajevo, 1974.
    Pulaha, Selami, "Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV - burime osmane", Tiranë, 1968

  4. #4
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    PËRKTHIM NGA DISA KRONIKA KLASIKE

    ASHIK PASHA ZADE (1400 - 1484?)

    BETEJA E KOSOVËS*

    Të pafetë, posa e panë ushtrinë e besimdrejtëve, menjëherë i drejtuan shtizat dhe sulmuan (besimdrejtët). Nga ana e djathtë qëndronte Bajezit hani, kurse nga e majta Jakub Çelebiu. Gazi-të thërritën madhërimin e Zotit: "All-llahu ekber" (Zoti është më i madhi) dhe gjithashtu iu sulën të pafeve në takim. Beteja qe shkuar deri nga gjysma e kohës ndërmjet dy namazeve. Nga ana e djathtë Bajezit hani, kurse nga e majta Jakub Çelebiu, zhvilluan betejë të suksesshme. Llazi ishte në anën e Jakub Çelebiut dhe në këtë anë ushtria (jonë) u thye.

    Mirëpo, nga kjo anë (u shfaq) një i pafe, me emrin Bilish Kobila. Duke e shtrirë majën e poshtme të shtizës në lartësi, me kapelë në dorë u nis drejt hanit. Gazi-të ia prenë rrugën. Ai foli: "Largohuni, erdha t’ia puth dorën dhe erdha të sjell lajm të gëzueshëm: Llaza me të birin u kapën, ja atje, po i sjellin." (Këtë) e tha dhe gazitë nuk e penguan më tej. Ai për një çast arriti deri te hani, e ktheu (shpatën) nga ana tjetër, dhe e shpoi (theri) hanin. Së shpejti mbi hanin e ngritën tendën. Bajeziti ishte i pranishëm. E vendosën nën sanxhak. Ana e Jakub Çelebiut, siç thonë, vetë i theu të pafetë. Erdhën (tek Jakub Çelebiu) dhe i thanë: "Eja, po të thërret babai yt!" Posa erdhi, me të u sollën sikur me babain e tij. E sollën edhe Llazën me të birin e tij. Edhe ata i sollën në gjendjen e cila u kishte hije. Atë natë në ushtri patën ndodhur intriga. Por, posa u gdhi, (ushtarët) e pranuan Bajezitin (për padishah).

    Pastaj e ngritën taborin dhe u nisën për në Jedrene. Të gjitha këto ngjarje ndodhën në vitin 791 të Hixhretit.



    SHUKRULL-LLAH-u (1386-1459)

    BETEJA E KOSOVËS*

    Pasi që (Murati) kështu e rregulloi atë që është e nevojshme për jetën e ardhshme, sërish mori rrugën e Rumelisë, iu dha luftimeve dhe iu drejtua shtetit të Llazës (Serbisë). Sundues (princ) Llazari dëgjoi për këtë, i lajmëroi të pafetë e vendeve perëndimore dhe kërkoi (prej tyre) ndihmë. Vllahët, hungarezët, çekët, serbët, arbanasët, ulgarët (sigurisht bullgarët) dhe frangët i dërguan ushtritë. Më shumë se njëqind mijë të pafe u tubuan dhe arritën me armë të ndryshme. Të dy ushtritë u përleshën dhe zhvilluan një betejë çfarë kupa qiellore nuk ka parë qysh kur ka filluar të lëvizë. Shumë njerëz nga të dy ushtritë janë mbytur, kufomat janë grumbulluar njëra mbi tjetrën, kurse kokat janë shkelur nën këmbë. Më në fund arriti mëshira e Zotit, ndërsa ata u detyruan në arratisje. Muslimanët atëherë u sulën në ndjekje pas tyre, kurse mbreti ngadhënjimtar (Murati) mbeti në një bregore me disa truproje derisa ushtria e cila ka shkuar në ndjekje nuk kthehet dhe nuk e gjen Sulltanin ngadhënjimtar. Mirëpo, një i pafe, i cili i plagosur dhe i stërpikur me gjak qe fshehur ndër të mbyturit, u ngrit nga vendi i tij dhe duke u shkarë dhe luhatur u nis nga ngadhënjimtari Hudavendig’jari (pseudonim me domethënie Sundues sovran), porse çaushët e ndalën. Ngadhnjimtari Hudavendig’jari sigurisht ka menduar që (ai i plagosuri) ka ndonjë lutje ose dëshirë, dhe i largoi çaushët. Në këtë i pafeu i mallkuar, eci një hap përpara dhe e goditi me hanxhar, kurse sipas asaj "kur të vijë çasti i caktuar, atëherë është e ngushtë tërë bota" - po atë çast apo atë moment (Sulltani) u ngrit në shkallën e shehidit.

    Pasi qe ngadhënjimtar i vërtetë, u bë shehid i vërtetë.

    Në vitin shtatëqind e nëntëdhjetë (1389), kurse fronin e sundimit ngadhënjimtar ia lëshoi Bajezit beut.



    URUXH-i

    BETEJA E KOSOVËS*

    Në atë kohë (ende) nuk kishte topa dhe pushkë. Rëndom beteja zhvillohej me shigjeta, shpata dhe shtiza. (Të dy ushtritë), duke u përzier njëra me tjetrën, zhvilluan betejë dhe gjakderdhje të madhe. U vranë shumë njerëz nga muslimanët dhe të pafetë. Nuk kishte fund për ata të cilët ranë nën shpatë. E Vërteta e Lartë, për shkak të bekimit të çudive të Pejgamberit të madh dhe për besimin e thellë të ushtarëve besimdrejtë, i dha grushtin vdekjeprues të pafeut. Gazi-të i shpërndanë të pafetë. Të pafetë u shpërndanë kurse gazitë shkuan t’i ndjekin ata. Kur ushtria u shpërnda në të katër anët dhe shkoi, Gazi Murat hani, siç rrëfejnë, mbeti vetëm.

    Mirëpo, ishte një i pafe i mallkuar, i cili (më parë) ishte përbetuar si sakrificë. Duke u ngritur mes kufomave, me fjalët: "Dua t’ia puth dorën padishahut", u nis përpara. Ai ka qenë, si duket, një ndër bejlerët e fuqishëm. Ata, (të cilët patën shkuar), asgjë nuk kanë parandier dhe qenë krejtësisht mendjelehtë (gafil). (Ç’të bëhet?). Ç’ka pasur, sipas Vendimit Hyjnor të ndodhë, kjo gjithherë edhe ka ndodhur. Vdekja, thonë, erdhi shpejt në vendin qysh më parë të caktuar. Sipas fjalës (së urtë arabe): "Kur të vijë caktimi, të verbër janë të pamurit", askush nuk mund ta mënjanojë. Kështu edhe ky i pafe, duke ardhur me hanxharin shumë të mprehtë dhe sikur uji të kthjellët, e goditi padishahun, i cili ishte i hipur në kalë.(...) Në atë çast bejlerët u mblodhën në një vend dhe në atë rrethanë u pajtuan në atë që ta ngrenë sulltan Bajezitin në vendin e babait të tij. Jakub Çelebiut i dërguan lajm me fjalët vijuese: "Eja, të dëshiron babai yt!" Në këtë mënyrë e sollën dhe e mbytën në tendë. E përcollën atë në dispozicion të të Vërtetës së Lartë. Duke e vendosur sulltan Bajezitin për padishah, bejlerët sërish filluan betejën dhe me britmën "All-llah, All-llah!" goditën përsëri (të gjithë) në të njëjtin çast mbi të pafetë. E madhëronin Zotin me britma: "All-llahu ekber" (Zoti është më i madhi) dhe (sërish) zhvilluan betejë të madhe. Në atë betejë e kapën despotin Llaz-oglun me të birin dhe i sollën para sunduesit të popullit të devotshëm, vazhdimisht duke e madhëruar emrin e Zotit, d.m.th. para Madhërisë së Tij, sulltan Bajezitit. Bajezit - hani dha urdhrin. Të dytë u ekzekutuan, e bënë skëterrën e errët vendbanim të këtyre katarëve, të privuar nga pasardhësit. Sipas mëshirës së të Vërtetës së Lartë, së cilës i përket lavdia dhe së cilës emri t’i jetë i ngritur lart, dhe në betimin e mrekullive të Pejgamberit, Muhammedit Mustafasë, mbi Të qoftë bekimi, dhe i mbytën me shpatë të pafetë. Kur këta të mallkuar u shpartalluan, gazitë u pasuruan (tej masës).

    Duke u larguar nga aty, erdhën në Jedrene. Në Jedrene e vendosën sulltan Bajezitin në fron dhe ai në madhështi dhe fat u ul në karrige, vend i madhërisë dhe lavdisë.

    Mosha e Gazi Muratit ka qenë gjashtëdhjetë e shtatë vjet. Kur vdiq i ati i tij Orhani, ka pasur katërdhjetë e dy vjet. Tridhjetë e një vit është lexuar hutbeja me përmendjen e emrit të tij. Kufomën e tij e kanë kthyer prap dhe e kanë varrosur në Brusë. Vdekja e Murat-hanit ka ndodhur në vitin 879 të Hixhretit.


    Biblioteka e Ptolomeut në Aleksandri - Kush e dogji në të vërtetë?
    Periudha e artë e kulturës dhe e qytetërimit të vjetër grek, kap vitet duke filluar prej shekullit të shtatë p.e.r. deri në vdekjen e Aleksandrit një vit më vonë. Shkaku i kësaj ndërprerjeje ishte mungesa e një autoriteti në vend të Aleksandrit të vdekur dhe lufta për pushtet ndërmjet "dijadosëve" të tij. Në këtë luftë për pushtet pësuan një numër i madh mendimtarësh e shkencëtarësh. Bartja e selisë së perandorisë në Aleksandri tërhoqi me vete largimin e shumë dijetarëve nga ish-qendrat kulturore të Greqisë së Vjetër dhe vendosjen e tyre në Aleksandri, të cilët ishin ithtarë të shkencës dhe mecenë të shkencëtarëve. Ngritja e lartë kulturore rezultoi edhe me themelimin e Universitetit të Vjetër të Aleksandrisë, që ndikoi në krijimin e një kulture të lartë të diturisë. Ky institucion në përbërjen e vet kishte edhe bibliotekën me qindra e mijëra vëllime, pastaj muzeumin, laboratorë të ndryshëm shkencorë, kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik. Kështu, pas ekspeditave të Aleksandrit në Lindje, Aleksandria mori në dorë vravashkën e rilindjes kulturore dhe mbeti qendër e diturisë disa shekuj me radhë. Në Universitetin e Aleksandrisë sidomos u dalluan disa emra: Ptolomeu, Arkimedi, Galeni, Dioskoridsi, Oribasiosi, Berklisi, Theoni etj.

    Biblioteka e Aleksandrisë, fatkeqësisht, disa herë u dogj e u shkatërrua. Mirëpo, edhe pse për dijen e mirëfilltë është e njohur se kush është "autori" i këtyre veprave piromane e neveritëse, në mjetet e informimit publik, në publikime të ndryshme të të gjitha niveleve, këtë akt barbar shpeshherë ua ngjesin muslimanëve.

    Kjo është arsyeja që më shtyri të bëj këtë hyrje diç më të gjatë se rëndom në shkrimet e këtij lloji, pasi që kjo bibliotekë është temë kyç e këtij shkrimi.

    Sa është i vjetër mendimi se Bibliotekën e Aleksandrisë e shkatërruan muslimanët?

    Ky mendim zë fill në gjoja letrën e Amr ibn Asit, guvernator i Egjiptit, drejtuar Umer ibn el-Hattabit (vdiq 23 h./644), halifit të dytë musliman, se ç’të bënte me Bibliotekën mbretërore të Aleksandrisë? Në këtë pyetje, kinse Umeri ishte përgjigjur: "Nëse shkresat greke pajtohen me Kur’anin, atëherë janë të padobishme, të tepërta dhe nuk duhet lexuar ato, e nëse janë në kundërshtim me thelbin e Tekstit të Shenjtë (Kur’anin, N. I.), ato janë të rrezikshme dhe duhet të zhduken".

    Tash shtrohet pyetja:

    Kush e lansoi këtë informim ndjellakeq?

    Si përgjigje në këtë pyetje mund t’i vëmë në pah dy versione:

    1) Sipas njërit prej orientalistëve më të spikatur bashkëkohorë të krishterë, libanezit Filip Hitit (Philip Hitti), këtë gënjeshtër i pari e lansoi Abdu-l-latif el-Bagdadi (vdiq më 629 hixhrij 1231).

    2) Sipas versionit tjetër, të cilin e vuri në spikamë Eduard Gibboni (1737 - 1794), fajin për djegien e kësaj biblioteke Umerit ia ngjiti hebreu i pagëzuar Abdu-l-ferexhi (1226 - 1286).

    Së këndejmi nënkuptohet se një shpifje e këtillë buron nga propaganda e të krishterëve. Për këtë kujtojmë thënien e Papës Nikolla I (858 - 867) "Respanse Nicolai I Papae ad konsulata Bulgarorum" kreu CIII: "Ju pyetni se ç’duhet bërë me librat heretikë të cilët, pohoni, gjenden tek ju kurse i keni marrë nga saracenët. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse sikur që është shkruar (në Enciklikën mbi Korinasit), kuvendimet e këqija prishin moralin e shëndoshë, e për këtë si të dëmshme dhe heretike dorëzojani zjarrit."

    Së fundi, të dhënat ekzistuese flasin se Abdu-l-latif el-Bagdadi dhe Abdu-l-ferexhi kanë qenë bashkëkohës dhe se kanë jetuar rreth gjashtë shekuj pas depërtimit të muslimanëve në Egjipt, përkatësisht në Aleksandri. Del se akuza e tyre është e vetmuar dhe pa kurrfarë mbështetje burimore.

    Të dhënat burimore si përgjigje në këtë akuzë

    Mendimet dhe dëshmitë e veprimtarëve kulturorë eminentë, ofrojnë një pasqyrë më objektive për shkaktarët e shkatërrimit të Bibliotekës së Aleksandrisë.

    Të dhënat historiografike flasin se edhe sikur data e djegies së Bibliotekës së Aleksandrisë të ishte puçur me datën e ekspansionit musliman në Egjipt gjatë hilafetit të Umerit, ai këtë vandalizëm nuk do ta kishte bërë kurrë, ngase dihet se ka qenë ithtar i parimit të njohur islam: "Urtësia është gjë e humbur e besimtarit - ku ta gjejë le ta marrë," (hadith). Ose: "Diturinë kërkoje qoftë edhe në Kinën (e largët e pagane)," (hadith), pra edhe në Egjiptin pagan. Këto virtyte të mira të tij na i dëshmon edhe fakti se filozofia dhe dituritë e tjera greke erdhën në Evropë kryesisht nëpërmjet muslimanëve.

    Madje mund të konstatohet se mbarë familja e Umerit është shquar për nga arsimimi edhe në periudhën e xhahilijetit, e të mos flasim për periudhën e mëvonshme islame.

    Halifi Umer ishte i njohur për ndërrimet radikale e liberale në çdo sferë të jetës. Në kohën kur kundërthëniet ndërfetare, ndërnacionale e veçmas ndërfisnore në Arabinë e atëhershme ishin të acaruara, Beladhuri Ensabi shënoi një të dhënë për jetën e Umerit: "Një ditë ai i shkroi një letër guvernatorit të tij në Siri: "Na dërgo një grek i cili mund t’i rregullojë llogaritë e të ardhurave." Dhe kështu një i krishterë u vendos në krye të asaj administrate në Medine."

    Madje Umeri, përveç sjelljes së kuadrit administrativ e financiar nga jashtë, dërgoi në Greqi, Persi, Egjipt e gjetkë shumë individë që dituritë e fituara t’i rishqyrtojnë, plotësojnë dhe jetësojnë në rrethanat dhe njerëzit tjerë me specificitetet muslimane.

    Fakte dhe fatkeqësi

    Është fakt se në Aleksandri gjendej biblioteka më e madhe e kohës së vjetër e themeluar nga Ptolemy Soter. Siç dihet, qysh në kohën e ngritjes së saj nga Demetrius Phalercus kishte 50.000 kokorrathë, ndërsa gjatë kohës së Zenedotusit, Aristarehusit të Bizantit, Apollonius Rhodiusit e të tjerëve kishte rreth 400.000 deri 700.000 kokorrathë. Pjesa më e madhe e titujve ishin vepra letrare të Romës, Greqisë, Indisë dhe Egjiptit. Në të kanë punuar njerëzit më të ditur të kohës, kurse katalogun e kësaj biblioteke e kishte punuar Kalimahu. Gjatë rrethimit të Aleksandrisë nga Jul Qesari në vitin 48 ose 47 p.e.r., pjesa më e madhe e kësaj biblioteke u shkatërrua nga zjarri.

    Pjesa tjetër e bibliotekës që u ruajt ishte në Serapion, faltorja e Jupiter Serapios, e cila qëndroi deri në kohën e Theodosiut të Madh (379 - 395). Më 391 Theodosiu urdhëroi që të gjitha faltoret pagane në Perandorinë Romake të shkatërrohen. Fatkeqësisht, në këtë fushatë barbare të krishterë nuk shpëtoi as faltorja madhështore e Jupiter Serapios. Në të vërtetë, një turmë fanatikësh të krishterë të udhëhequr nga kryepeshkopi Theophilos, rrënuan çdo gjë me vlerë në këtë bibliotekë. Të gjitha këto djegie e barbarizma të krishtera kanë ndodhur para se të paraqiten Islami, Umeri e të tjerët në skenën islame historike.

    Kur flet historia

    Historiani anglez Edward Gibboni, në veprën e tij "Rënia dhe shkatërrimi i Perandorisë Romake", për këtë shkatërrim të Bibliotekës së Aleksandrisë flet në dy vende:

    Në kreun XXIII pohon se Bibliotekën e Aleksandrisë e ka shkatërruar kryepeshkopi i Aleksandrisë, Theophilo, kurse në kreun LI, duke folur për gjoja letrën e Amrit dhe përgjigjen e Umerit, E. Gibboni pohon: "Sa më përket mua, dua t’i përgënjeshtroj si faktin ashtu edhe pasojat të cilat i përshkruhen (Amrit). Vetë fakti është vërtet i çuditshëm. Raporti i vetmuar i një të huaji (Ebu-l-ferexhit, N.I.) i cili... ka shkruar gjashtëqind vjet pas këtij rasti, është neutralizuar me heshtjen e dy historianëve të datës më të hershme, të dytë të krishterë dhe egjiptianë të lindur, prej të cilëve më i moshuari, patriarku Eutihijusi, hollësisht e ka përshkruar pushtimin e Aleksandrisë. Vendimi i rreptë i Umerit, përveç kësaj, e kundërshton domethënien literare dhe frymën e kazuistëve muslimanë: ata shprehimisht konfirmojnë se kurrë nuk duhet djegur librat religjiozë të hebrenjve dhe të krishterëve, të cilët bien në duart e muslimanëve si pre lufte, dhe se munden ligjërisht të përdoren në dobi të muslimanëve veprat profane të historianëve dhe të poetëve, mjekëve dhe të filozofëve.

    Kimisti dhe historiani anglez me famë botërore John William Draperi (1811-1882), në veprën "Historia e zhvillimit ideor të Evropës" shkroi se gjatë sundimit të Theodosiut të Madh, perandorit romak, "janë rrënuar së bashku edhe religjioni pagan edhe shkenca pagane. Në atë kohë (391 e. r.) në karrigen arkipeshkvore në Aleksandri ka qenë njëfarë Theophilo, njeri brutal dhe i keq, të cilit këtë punë ia besoi mbreti. Theophilo e ka filluar këtë punë me plaçkitjen dhe shkatërrimin e bibliotekave, e kur erdhi radha në faltoren pagane Serapion, e cila çdoherë ka qenë halë në sytë e tij, prudenca e shenjtë e Theophilos nuk u qetësua derisa godina nuk u rrënua deri në themel. Ari dhe argjendi i cili gjendej në faltore me kujdes është mbledhur, objektet më të vogla janë thyer ose janë hedhur në zjarr. Vetë ndërtesa në të cilën ka qenë biblioteka mbase nuk qe rrënuar, sepse njëzet vjet më vonë Orozie (autor kishtar nga Hispania, autori i pasqyrës së Historisë së përgjithshme prej fillimit të botës deri më 417), qartë pohon se i ka parë raftet dhe sirtarët e zbrazët."

    Në artikullin "Prej Gnomonit deri te dylbini i Galileut", prof. B. M. Shevarliqi do të shkruajë: "Kur Krishterimi u bë religjion zyrtar në Perandorinë Romake, nën të cilën ra edhe Aleksandria, u pamundësua puna e shkencëtarëve të vjetër paganë dhe u shpërnda Muzeumi e biblioteka e tij u dogj(...). Populli i ri arab në fushatën e tij ekspansioniste nëpër Afrikën Veriore, e pushtoi edhe Aleksandrinë në vitin 642. Të etshëm për dituri, arabët mësuan atë që Aleksandri mundohej e pastaj i tubuan shkrimet e harruara të vjetra greke dhe u hodhën në përkthimin e tyre në gjuhën arabe."

    Njëri prej bashkëkohësve të shkatërrimit të Bibliotekës së Aleksandrisë është edhe historiani Osoriusi, i cili e vizitoi Aleksandrinë pas shkatërrimit të faltores Serapion nga të krishterët. Ai rrëfeu se i kishte parë raftet krejtësisht të thata.

    Me Bibliotekën e Aleksandrisë u mor edhe dr. Milutin Milankoviq (1879 - 1958), profesor i mekanikës qiellore dhe fizikës teorike në Universitetin e Beogradit. Në librin e tij "Nëpër gjithësi dhe shekuj", midis tjerash shkroi:

    "Historikisht është dëshmuar se Biblioteka e madhe e Muzeumit të Aleksandrisë është djegur gjatë kohës së luftërave qytetare të Jul Qesarit. Fatkeqësisht, për këtë dëshmitar i sigurt është vetë Qesari. Biblioteka tjetër e madhe, ajo e cila është e vendosur në Serapion, është plaçkitur dhe rrënuar nga të krishterët... Për një bibliotekë të tretë askund nuk është bërë fjalë. Asnjë nga dëshmitarët të cilët kanë lënë gjurmë të shkruara për pushtimin e Aleksandrisë nga arabët, nuk përmend me asnjë fjalë rrënimin e ndonjë biblioteke. Legjenda e cila fatkeqësisht ka hyrë në të gjithë librat e shkollës së mesme, është krijuar gjashtë shekuj pas pushtimit të Aleksandrisë; autor i saj është peshkopi i krishterë Abu-i-feragius Bar Hebrens (Ebu-l-ferexhi, N. I.), që do të thotë, i biri i Hebreut. Atij konvertiti të fesë nuk duhet besuar. Por, sikur rrëfimi i tij të ishte i sigurt, as atëherë ne të krishterët nuk do të guxonim t’i gjykojmë arabët, sepse ata në rastin e atillë do ta bënin atë që të krishterët e kanë bërë me siguri dy shekuj e gjysmë para tyre."

    Sipas mendimtarit musliman dr. Abdu-l-halim Muntasirit, Bibliotekën e Ptolomeut në Aleksandri e dogji Jul Qesari, me rastin e ikjes së tij nga Aleksandria, ose këtë vepër e bëri masa vendëse që ta detyronte Qesarin në ikje. Më vonë, me qëllim të sanimit të gjendjes në Bibliotekën e Aleksandrisë, sundimtari romak Marko Antonio i dhuroi Kleopatrës, sundueses së Egjiptit, 200.000 vëllime nga biblioteka Pergana e Azisë së Vogël. Pas kësaj, kjo bibliotekë do të pësojë në zjarr edhe disa herë dhe do të shkatërrohet tërësisht. Për shkak të konflikteve ndërmjet të krishterëve dhe politeistëve, shkencëtarët eminentë do të detyrohen në emigrim, për të dytën herë, ku pas një prehjeje të shkurtër në Lindje, u nisën në drejtim të qendrave islame: në Bagdad, pastaj në Basrë, Kufë, Buharë, Damask etj.

    Duke përmbyllur mund të konstatojmë se muslimanët, me depërtimin e tyre në Afrikë, përkatësisht në Aleksandri, nuk gjetën asnjë bibliotekë me rëndësi në atë vit. Së këndejmi, përfundimi i F. Hitit se "rrëfimi që, sipas urdhrit të halifit, Amri gjatë muajve i ka ndezur furrat e shumta të banjave publike me shkrimet e Bibliotekës së Aleksandrisë, është një prej informatave për një tregim interesant e për një histori të ligë."

    Të dhënat e prezentuara më sipër tregojnë qartë se kjo vepër neveritëse dhe e pacivilizuar s’është bërë nga dora e Amrit, Umerit apo Islamit. Është vepër e civilizimit të krishterë, të ngritur mbi gërmadhat e civilizimit helen dhe të Lindjes pagane. Islami është kreativ dhe i pranon të gjitha të mirat kulturore e materiale që nuk ndeshen me parimet e monoteizmit islam, pa dallim nga feja, vendi e raca. Islami nuk është bibliofobik!

    (P.S. - I falënderohem dr. M. Pirrakut, i cili e lexoi këtë shkrim dhe me vërejtjet e veta kontribuoi në formën përfundimtare.)





    LITERATURA

    "Almanah" Boškovi} për vitin 1957, Zagreb.
    Corbin, Henry, "Historija islamske filozofije", I-II, bot. II, Sarajevo, 1982.
    El-Akad, Mahmud Abas, "Abkarijjetu Muhammed", Kajro, (-).
    "Enciklopedija Leksikografskog Zavoda", botimi II, Sarajevo, 1966.
    Hamidullah, Muhammed, "Uvod u Islam", botimi II, Sarajevo, 1982.
    "Glasnik Vrhovnog Islamskog Starješinstva Islamske Zajednice u Jugoslaviji", viti. XXX, nr. 1-2, 1967, Sarajevo.
    Grupa autora, "Arapsko-islamski uticaj na evropsku renesansu", Sarajevo, 1987.
    Had`i}, Osman Nuri, "Muhammed a.s. i Kur’an", Sarajevo, 1986.
    Hitti, Filip, "Istorija Arapa", botimi II fototip, Sarajevo, 1988.
    Ibrahimi, Nexhat, "Muslimanët në Ballkan në periudhën paraosmane", Prizren, 1410/1989.
    "Kultura islame" – revistë fetare-kulturore, III, gusht, 1942. Rexheb-Shaban, 1361, nr. 1, Tiranë.
    Lluzha, Murteza, "Shqyrtime filofozike", Prishtinë, 1981.
    "Preporod" – informativne novine, nr. 207, të dt. 01.04.1979, Sarajevo.
    [arif, M.M., "Historija islamske filozofije", I-II, Zagreb, 1988.
    "Velika Enciklopedija aforizama", botimi II, Zagreb, 1977.
    Përmbledhje
    Studimi i kulturës dhe historisë islame ndër shqiptarët paraqet një orvatje dhe punë komplekse e serioze. Shkrimet e deritashme nga ky rrafsh janë të mangëta edhe në sasi edhe në cilësi dhe nuk plotësojnë as nevojat më elementare shkencore e intelektuale. Disa përpjekje në këtë aspekt japin shpresë për një të nesërme më të mirë, përkundër paragjykimeve etnocentriste, evrocentriste, tendencave nacional-romantike etj., në pjesën dërrmuese të literaturës ndër ne. Andaj, është obligim i njerëzve kompetentë që individualisht, dhe i subjekteve përkatëse që kolektivisht, t’i përvishen hulumtimit dhe studimit objektiv e kompetent të historisë përgjithësisht, e veçanërisht asaj shqiptare, e në këtë rrafsh edhe historisë shqiptare të proveniencës islame. Në këtë plan përgjegjësi të madhe kanë edhe Bashkësitë islame në trojet shqiptare, të cilat duhet ta organizojnë e ta stimulojnë punën në këtë pikëpamje. Mirëpo, përgjegjësinë më të madhe rreth hulumtimit dhe studimit të kulturës e civilizimit islam ndër shqiptarët e mbajnë institucionet më të larta shkencore-hulumtuese shqiptare. Këto institucione duhet të transformohen në qendra hulumtuese e studimore e të pushojnë të jenë qendra ideologjike me monopol mbi të vërtetën. Duhet të lirohen nga ngarkesat e së kaluarës dhe nga kompleksi i inferioritetit, nga trashëgimia evrocentriste e etnocentriste, në të kundërtën, me dekada e shekuj do të vendnumërojmë. Gjendja aktuale, si pjellë kryqtare e inkuizicionale, koloniale e neokoloniale, edhe më tej do të na izolojë dhe nga ne do të prodhojë vetëlavdërues, imitatorë e fanatikë, pa identitet fetar, kulturor e civilizues, gjithëherë "laramanë". Përpjekjet individuale të disa shkencëtarëve si të Eqrem bej Vlorës, Hasan Kaleshit, Skënder Rizajt, Muhamet Pirrakut, Gazmend Shpuzës, Bahri Becit e të tjerëve, na japin shpresë se jemi në rrugë të mbarë.

    Duke u nisur nga kjo frymë, e brenda mundësive modeste, opinionit dëshiruam t’ia prezentojmë këtë libër me motivacion për hapje të shtigjeve të pavarura, të hapura. Jam i vetëdijshëm se libri do të hasë në reagime të rrepta, posaçërisht nga disa qarqe prokristiane, prooksidentale, që me dekada kujdestarojnë mbi fjalën e folur e të shkruar ndër shqiptarët, dhe disa shkrime i kategorizojnë hiç më pak se me tradhti kombëtare, elemente reaksionare, të errëta e të ngjashme.

    Libri është i ndarë në dy pjesë: "Islami, evroperëndimi dhe dilemat shqiptare" dhe "Shqyrtime nga kultura dhe historia islame ndër shqiptarët". Përbëhet nga njëmbëdhjetë punime, të shkruara në kohë dhe në raste të ndryshme, që prekin disa segmente nga e kaluara kulturore-historike islame ndër shqiptarët. Në punimin e parë, "Islami, Kristianizmi dhe koekzistenca" i kemi bërë një qasje Islamit si diç që nuk mund të soditet shkëputur nga koha dhe hapësira dhe vetëm nga aspekti teorik. Përkundrazi, ai soditet në kontekst të vlerave të përgjithshme, krahas vlerave kristiane dhe vlerave evroperëndimore, duke i përfshirë si rezultatet teorike, ashtu edhe ato praktike. Në këtë punim kemi ofruar edhe të dhëna për gjenezën e armiqësisë evroperëndimore e kristiane kundrejt Islamit, veprimet praktike të tyre gjatë historisë deri në ditët tona, pastaj kontaktet kulturore-civilizuese dhe ndikimet reciproke.

    Punimi i dytë mban titullin "Islami, evroperëndimi dhe udhëkryqet intelektuale shqiptare", ku mund të vërejmë se diversiteti religjioz, kulturor e etnik brenda një shoqërie apo brenda një bashkësie, nuk bën të jetë shkas për divergjenca e konflikte recipoke, por duhet të paraqesë rast për pasurim dhe begatim të ndërsjellë. Islami me tërësinë e vet si sistem jete, disa herë gjatë historisë e ka dhënë provimin historik si religjion, kulturë e civilizim.

    Punimi i tretë që mban titullin "Paragjykimt evroperëndimore e shqiptare ndaj Islamit gjatë historisë", është një punë komplekse dhe kërkon angazhim multidisiplinor, andaj përpjekja jonë ka për qëllim vetëm ta aktualizojë këtë segment shumë me rëndësi në rrafshin teorik, historik dhe praktik aktual.

    Nga punimi vijues që mban titullin "Fundamentalizmi ndërmjet tendencave dhe realitetit", shihet qartë se Islami as në burimet e tij (Kur’ani dhe Hadith), as në literaturën klasike, por as në atë të mëvonshme nuk njeh nocionin fundamentalizëm. Kështu, kur flitet për fundamentalizmin në shoqërinë islame, në të vërtetë për fundamentalizmin islam, para së gjithash dhe mbi të gjitha, këtë duhet ta kuptojmnë kushtimisht dhe ekskluzivisht si emërtim perëndimor për shfaqjet e ndryshme në botën bashkëkohore muslimane dhe si kategori perëndimore që e përcakton thelbësisht në mënyrë moderniste të kuptuarit e tyre.

    Punimi që pason, "Rrethanat shoqërore-historike në trojet iliro-shqiptare në periudhën paraosmane", në mënyrë të përmbledhur paraqet gjendjen shoqërore, politike, religjioze, morale e të tjera në trojet iliro-shqiptare. Të gjitha pohimet janë mbështetur në rezultatet e autorëve të çmuar e të preferuar shkencorë, por duke polemizuar me disa autorë për mendimet e tyre shkencërisht të paqëndrueshme.

    Punimi i gjashtë "Islami dhe romanizimi e kristianizimi i para-shqiptarëve", do të mund të titullohej edhe si "A i gjeti Islami të gjithë shqiptarët të romanizuar e të kristianizuar?" Sipas dijes sonë, në letrat shqipe për herë të parë kontestohet mendimi i imponuar ndër ne se "feja e të parëve tanë absolutisht ka qenë Katolicizmi", dhe për këtë ofrohen të dhëna nga autorë të ndryshëm, se pjesët lindore iliro-shqiptare më herët janë islamizuar se sa kristianizuar, dhe atë qysh në shekullin VIII, të cilët më vonë nga kundërshtarët e tyre ose janë përndjekur, ose janë kryqëzuar me dhunë, ndërsa kurrë në përmasa të mëdha nuk janë katolicizuar, me çka bie në ujë alibi qëllimkeq i qarqeve që të "kthehemi" në fenë e të parëve.

    Punimi "Disa pikëpamje të përhapjes së Islamit" shkurtimisht hedh dritë në disa aspekte të përhapjes së Islamit në botë dhe ndër shqiptarët, duke hedhur poshtë idetë properëndimore se "dhuna" dhe "shpata" janë mjete të përhapjes së Islamit. Në mënyrë të qartë u cek se dhuna është vetëm përjashtim në tërë këtë proces, e kurrsesi tipar apo virtyt i Fesë islame, që e ka përcjellë gjatë tërë historisë së saj 15 shekullore. Thëniet e shumta të autorëve botërorë e shqiptarë janë ilustrim i qëlluar i tezave të shtruara.

    "Të dhëna historike-kulturologjike mbi Sari Salltukun dhe roli i tij në përhapjen e Islamit" në Ballkan e veçanërisht në trojet shqiptare, është punimi vijues në këtë libër. Fenomeni i kultit të Sari Salltukut është i pranishëm gjatë historisë ndër ne, madje deri në ditët tona, që flet e dhëna se shumë tyrbe në Kosovë, Shqipëri etj., mbajnë këtë emër në vetëdijen popullore dhe çdo vit në ditën e "Ali gjynit" më dy gusht mbahen ceremoni të ndryshme. Me këtë rast vlen të theksohet shkrimi i çmueshëm i H. Kaleshit lidhur me Sari Salltukun në trojet shqiptare.

    Punimi "Peçenegët dhe roli i tyre në përhapjen e Islamit në Ballkan" flet për popullin peçeneg të ardhur në trojet lindore të iliro-shqiptarëve, që sot do të mund të themi në trojet e sotshme të Serbisë së ngushtë dhe të Kosovës. Ky popull predikonte Islamin, posedonte kulturë të lartë dhe vendbanimet e tyre paraqisnin vendbanimet e para muslimane në atë kohë në trojet iliro-shqiptare. Gjurmët e tyre i hasim deri në kohën e S. Nemanjës, ndonëse për shkak të moshulumtimit të kësaj çështjeje, njohuritë për ta janë tejet të zbehta, kështu që nuk mund të themi asgjë për raportet peçenego-shqiptare.

    "Beteja e Kosovës..." është punim i botuar para disa viteve dhe në këtë libër botohet pa ndryshime, ndonëse lidhur me këtë temë kohëve të fundit janë shkruar një sërë punimesh. Ky punim analizon dy burimet kryesore osmane për Betejën e Kosovës, kronikat (historitë) e Mulla Mehmed Neshriut dhe të Idris Bitlisit, burime këto që do të jenë bazë për shumicën e historive të autorëve të mëvonshëm osmanë për këtë periudhë, kurse kanë rëndësi të madhe për shqiptarët si etnitet dhe për Islamin si fe ndër shqiptarët, kur e dimë se Beteja e Kosovës për shqiptarët e të tjerët në Ballkan e Evropë, paraqet atë ç’ka paraqitur Beteja e Bedrit për Islamin ndër arabët dhe për botën përgjithësisht.

    Punimi i fundit në këtë libër bën fjalë rreth djegies dhe shkatërrimit të Bibliotekës së Aleksandrisë. Ndonëse kjo ngjarje në aspektin hapësinor nuk vendoset në trojet iliro-shqiptare, por në Aleksandri të Egjiptit, dhe atë para erës së re, nga intelektualët tanë (disa prej tyre), kjo ngjarje me perfiditet të madh shfrytëzohet në vazhdimësi për qëllime diskredituese ndaj Islamit dhe muslimanëve, në mënyrë që Islami dhe muslimanët të paraqiten si kundërshtarë të diturisë, kulturës e progresit. Punimi hedh dritë në këtë insinuatë dhe argumenton qartë pafajësinë muslimane. Edhe ky punim është botuar para disa viteve.

    Mund të përfundojmë se qëllimi i këtij libri është aktualizimi i këtij segmenti ndër ne, i nxitjes së njerëzve të fushave të ndryshme për kontribut, në mënyrë që vetvetes, e më pastaj botës, t’i paraqitemi me vlera reale e autoktone, e jo me vlera "laramane". Po ashtu, shpresojmë se do të kontribuojmë në deideologjizimin dhe depolitizimin e çështjeve rreth Islamit ndër ne. Nëse sadopak ia arrijmë këtij qëllimi, synimi i autorit do të plotësohet.



    Nexhat Ibrahimi
    Islam in the Illyrian-Albanian territories throughout the centuries
    SUMMARY

    Studying the Islamic culture and history among the Albanians is a complex and serious effort and work. Present writings in this field are deficient, both in quantity as well as in quality and they do not even fulfill the most elementary scientific and intellectual needs. Some efforts in this respect give hope for a better tomorrow, against the ethnocentristic and Eurocentristic prejudices and national-romantic tendencies in most of the literature among us. Therefore, it is the duty of the competent people individually, and of the respective subjects collectively to engage in an objective and competent research and study of the history in general, and that of the Albanians in particular, and in this field of the Albanian history of the Islamic provenience. In this plan the responsibility of the Islamic Communities in the Albanian territories is very high in organizing and stimulating this kind of work. But, the highest responsibility in researching and studying the Islamic culture and civilization among the Albanians is upon the highest Albanian research-scientific institutions. These institutions must be transformed into research and study centers e to stop being ideological centers with a monopoly over the truth. They should become free from the burdens of the past and from the complex of inferiority, Eurocentristic and ethnocentristic heritage, otherwise for decades and centuries we will be counting in one place. The actual situation, as a crusadial and inquisitional, colonial and neocolonial outcome will continue to isolate us and it will make us self-applauded, imitators and fanatics, without a religious, cultural and civilisational identity, always "crypt...". Individual efforts of some scientists, like Eqrem Bey Vlora, Hasan Kaleshi, Skender Rizaj, Muhamet Pirraku, Gazmend Shpuza, Bahri Beci and others, give us hope that we are on the right way.

    With this spirit, and within the modest abilities, it was our intention to present this book to the opinion with a motivation of opening independent and open paths. I am aware that this book will encounter harsh reactions, especially by some pro-Christian, pro-Occidental circles that for decades are tutoring over the spoken and written word among the Albanians, that go so far by categorizing some writings not lesser then national treason, reactionary and dark elements and alike.

    The book itself is consisted of seven works, written in different times and on different occasions, touching upon some segments of the Islamic cultural-historic past among the Albanians. The first work, "Social and historical circumstances in the Illyrian-Albanian territories in the pre-Ottoman period" in a summarized way presents the social, political, religious, moral and other situation in the Illyrian-Albanian territories. All data are supported by the results of the respected and preferred scientific authors, at the same time arguing with some of the authors on their scientifically inconsistent opinions.

    The second work, "Islam and the Romanisation and Christianization of the Albanians", may be as well titled: "Did Islam found all the Albanians Romanised and Christianized?" According to our knowledge, for the first time in Albanians letters the imposed opinion among us that "the religion of our forefathers absolutely was Catholicism" is contested. In this direction the data of different authors are presented that inhabitants of the Eastern Illyrian-Albanian territories were firstly Islamized rather then Christianized, going back to the 8th century, and latter on they were persecuted or Christianized by force by their enemies, but never Catholicised in large proportions, thus opposing the mal-intentional alibi of some circles for "returning" to the religion of our forefathers.

    The third work is "Some views regarding the spread of Islam" that briefly sheds light on some aspects of the spread of Islam in the world and among the Albanians, by rejecting the pro-Western thoughts that "violence" and "sword" were the tools for spreading Islam. It is clear mentioned that violence is only an exemption in all of this process, and not a feature nor a virtue of the Islamic religion, that has followed during its 15 centuries long history. The sayings of many world and Albanian writers are the best illustration for the above thesis.

    "Some cultural and historic data on Sari Saltuk and his role in the spread of Islam" in the Balkans and particularly in the Albanian territories is the following work in this book. The phenomenon of the cult of Sari Saltuk is present among us throughout the history, even today, and many turbehs in the peoples’ consciousness have his name, so every year on the day of "Ali gyn", 2nd of August, various ceremonies are held. It should be mentioned here the precious work of H. Kaleshi on the phenomenon of Sari Saltuk in the Albanian territories.

    The work "Pechenegs and their role in spreading Islam in the Balkans" talks about the Pecheneg people that have arrived on the Eastern parts of the Illyrian-Albanian territories, or in today’s territories of Serbia proper and Kosova. These people preached Islam; they had high culture and their dwellings were the first Muslim dwellings at that time in the Illyrian-Albanian territories. They can be traced until the time of S. Nemanya, although due to the lack of research of this issue, our knowledge on them is very poor, so we can not say anything on the Pecheneg-Albanian relations.

    "The Battle of Kosova..." is a work published few years ago and it is included in this book without any changes, though during the last years there were many writings on this subject. This work analyses the two main Ottoman sources on the Battle of Kosova, the chronic (histories) of Molla Mehmed Nashri and that of Idris Bitlisi, sources that will be used as basis for many other histories of the latter Ottoman authors on this period. At the same time, they have great importance for the Albanians as an entity and for Islam as a religion among the Albanians, knowing that the Battle of Kosova for the Albanians and others in the Balkans and Europe meant what the Battle of Bedr meant for Islam among the Arabs and world in general.

    The last work in this book deals with the burning of the Alexandria’s Library. Though this event on the space aspect can not be placed in the Illyrian-Albanian territories, but in Alexandria in Egypt, and before the new era, some of our intellectuals with great perfidity have continuously used this event with discrediting intentions against Islam and Muslims. Thus they always tried to present Islam and Muslims as opponents of knowledge, culture and progress. This work sheds some light on these insinuations and clearly argues the Muslim innocence on this matter. This work has also been published some years ago.

    We may conclude that the intention of this book is the actualization of this segment among us, to stimulate people of various fields to give their contribution first of all to ourselves and then to the world our real and autochthonous values, and not the "crypt" values. Also, we hope that we will contribute in de-ideologisation and de-politisation of the issues surrounding Islam among us. If we ever so little achieve this goal, author’s aim will be fulfilled.

    Translated by:
    Urim R. Poshka






    Përmbajtja



    PARATHËNIE *

    PJESA E PARË

    ISLAMI, EVROPERËNDIMI DHE DILEMAT SHQIPTARE

    HYRJE *
    ISLAMI, KRISTIANIZMI DHE KOEKZISTENCA *

    ISLAMI, EVROPERËNDIMI DHE UDHËKRYQET INTELEKTUALE SHQIPTARE *

    PARAGJYKIMET EVROPERËNDIMORE E SHQIPTARE NDAJ ISLAMIT GJATË HISTORISË *

    Hyrje *
    Gjeneza e paragjykimeve evroperëndimore dhe manifestimi i tyre gjatë historisë *

    Nacionalja dhe nacionalizmi *

    Çështja e femrës *

    Gjeneza e paragjykimeve shqiptare dhe manifestimi i tyre gjatë historisë *

    Konsekuencat dhe perspektiva e problemit *

    Përfundim *

    FUNDAMENTALIZMI NDËRMJET TENDENCAVE DHE REALITETIT *
    Hyrje *
    I. Eksplikacioni etimologjiko-terminologjik i nocionit "fundamentalizëm" *

    II. Gjeneza e fundamentalizmit dhe zhvillimi historik i kësaj lëvizjeje *

    III. Fundamentalizmi dhe islami *

    IV. Fundamentalizmi islam në ish-jugosllavi *

    V. Kthimi burimeve - si të kuptohet *

    Përfundim *

    PJESA E DYTË
    SHQYRTIME NGA KULTURA DHE HISTORIA ISLAME NDËR SHQIPTARËT

    RRETHANAT SHOQËRORE - HISTORIKE NË TROJET ILIRO-SHQIPTARE NË PERIUDHËN PARAOSMANE *
    ISLAMI DHE ROMANIZIMI E KRISTIANIZIMI I PARA-SHQIPTARËVE *

    DISA PIKËPAMJE TË PËRHAPJES SË ISLAMIT *

    TË DHËNA HISTORIKO-KULTUROLOGJIKE PËR SARI SALLTUKUN DHE ROLI I TIJ NË PËRHAPJEN E ISLAMIT *

    PEÇENEGËT DHE ROLI I TYRE NË PËRHAPJEN E ISLAMIT NË BALLKAN *

    BETEJA E KOSOVËS *

    - RËNDËSIA E HISTORISË SË MEHMED NESHRIUT DHE IDRIS BITLISIT PËR HISTORIOGRAFINË BALLKANASE *

    Hyrje *
    Mulla Mehmed Neshriu dhe historia e tij *

    Idris Bitlisi dhe historia e tij *

    Përmbyllje *

    - PËRKTHIM NGA DISA KRONIKA KLASIKE *
    Ashik Pasha Zade (1400 - 1484?) *
    Shukrull-llah-u (1386-1459) *

    Uruxh-i *

    BIBLIOTEKA E PTOLOMEUT NË ALEKSANDRI - KUSH E DOGJI NË TË VËRTETË? *
    PËRMBLEDHJE *

    ISLAM IN THE ILLYRIAN-ALBANIAN TERRITORIES THROUGHOUT THE CENTURIES *

    Summary *

    Nexhat Ibrahimi
    ISLAMI NË TROJET ILIRO-SHQIPTARE
    GJATË SHEKUJVE


    Redaktor gjuhësor-korrektor
    Fatmire Ajdini - Hoxha
    Përgatitja kompjuterike dhe shtypi
    Focus – Shkup

    Boton
    SH.B. Logos-A
    II Mak. brigada, QT "Treska" X / 7
    91000 Shkup
    Tel./Fax: 611-508


    Spored misleweto na Ministerstvoto za Kultura br. 07-6362/2 od 04.11.1998 za knigata Islamot vo iliro-albanskite prostori niz vekovite se pla}a povlastena dano~na stapka.

    Sipas mendimit të Ministrisë së Kulturës nr. 07-6362/2 të datës 04.11.1998, për librin Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

  5. #5
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Shume liber interesant , e gjeta tek google books, do ta lexoj.
    Koheve te fundit bashkesite edhe organizatat musliamne shqiptare e kan kuptuar ku ngec rrota e tyre, dmth, se 'propaganda ( pa ngarkesen negative qe mart kjo fjale ) Islame ka qene e drejtuar nga Shkolla Selefi , e cila ka predikuar nje Islam te frikshem dhe te panjhur per Shqiptaret, sidomos ne Shqiperi ku Islami bashke me fete e tjera mbeti si trashgimni kulturore ne pjesen me te madhe.
    Tashme edhe Islami ka arritur "pjekjen" si te themi ke shume Shqiptar , qe duan te jene krenar per traditen e tyre.
    Ktu mendoj une fillon fryma e re ose ndryshimi i kahut te Islamit, sic organet e Krishter eprdorin emra si Arberia Venedikase , emra figurash me origjine Shqiptare sherbyes te Perandorive te ndryshme edhe Muslimanet po bejen te njejten gje.
    Po perpiqen te tregojne nga nje krah se edhe kultura Islame eshte po aq pjese e kultures Shqiptare sa edhe Krishterimi edhe se " Jezu Krishti nuk lindi ne malet e Pukes"
    Falemnderit per temen!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Hahaha vetem nga disa shqiptare analfabet te Shkupit mund te shkruhej nje liber qe permban edhe Ilir edhe islam qe ne titull .

    Vertete estrade , kushedi ç'kane shkruar ne keto çarçafet ketu siper po shume qenkan zgjatur , mu po me mjafton titulli hahaha
    Ti po i thua Nexhat Ibrahimit analfabet apsurditet ne vete. Ketu me posht e ke bibligrafin e veprave autoriale dhe te perkthimeve te tij. Po ju skeni faj se per ju intelektual eshte vetem ai qe i ka sherby regjimit te enverit, te tjeret per ju jan analfabet..

    NEXHAT IBRAHIMI

    BIBLIOGRAFIA E VEPRAVE AUTORIALE
    DHE TثE PEثRKTHIMEVE




    Veprat autoriale


    a. të botuara:

    1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78.

    2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamirës i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36.

    3. N. Ibrahimi, Muslimanët në Ballkan në periodën paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq.34.

    4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/ 1992.fq. 108.

    5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me përkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.

    6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102.

    7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, Shkup, 1998, fq. 162.

    8. N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998.

    9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatë shekujve, Prizren,1421/2000,fq. 118.

    10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.

    11. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 faqe.

    12. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.

    13. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, 172 faqe.

    14. N. Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve islamo-kristiane në Mesjetë, Prishtinë, 2004, 67 faqe.

    15. N. Ibrahimi, Kronologji e popujve dhe e vendeve muslimane në botë, Prishtinë, 2005/1426, 150 faqe.

    16. N. Ibrahimi, Bazat e etikës islame – Ahlaku, Shkup, 2005/1426 h., 240 faqe.

    17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 faqe.

    18. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 368 faqe.



    b. të pabotuara:

    19. N. Ibrahimi, Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit islam, rreth 250 faqe.

    20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla të akaidit islam, rreth 95 faqe.

    21. N. Ibrahimi, Muslimanët më kërkim të Islamit, rreth 600 faqe.

    22. N. Ibrahimi, Universi i Jusufit a.s., rreth 180 faqe.



    Veprat e përkthyera:

    a. të botuara:

    23. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtinë, 1983.

    24. Ebu Hanife, Fikh ‘ul-ekber, Prishtinë, 1984.

    25. Imam El-Maturidiu,Traktati mbi besimin islam,(me koment),Prishtinë,1985-1986.

    26. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinë, 1989.

    27. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa revista).

    28. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114.

    29. Muhammed A. Draz, Agjërimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62.

    30. Grup autorësh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.

    31. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkëpërkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.

    32. El-Mewdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i shenjtë, Prizren, 1409/1989, fq. 120.

    33. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, Prizren, 1410/ 1990, fq, 24,

    34. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtinë, 1990, fq. 164.

    35. M. Ikball, Poezi të zgjedhura, bashkëpërkthyes, Prizren, 1410/1990, fq. 36.

    36. V. Demiraj, Filozofët muslimanë, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.

    37. Imam El-Gazaliu, Rruga deri në shpëtim, (me koment), Prizren, 1411/1991,fq. 62.

    38. J. Ramiq, Hutbe të zgjedhura të Muhammedit a.s., Prizren, 1411/1991, fq.126.

    39. H. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.

    40. H. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23.

    41. Rozhe Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevë, 1411/1991, fq. 166.

    42. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102.

    43. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup,1413/1992, fq.126.

    44. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.

    45. Jasini në transkriptim e përkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.

    46. U. Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78.

    47. Imam Homeini,Mesazhi drejtuar M.Gorbaçovit,(shqip-angl.), Prizren,1992,fq. 24.

    48. F. Sheta, Martesa islame, Prizren, 1992, fq. 22.

    49. A. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70.

    50. El-Mewdudi, Sistemi i jetës në islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.

    51. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, Shkup, 1996, fq. 645.

    52. M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.

    53. M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, fq. 70.

    54. H. Corbin, Historia e filozofisë islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.

    55. M. El-Behij, Imani – besimi në Allahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq. 116.

    56. Si ta njohim artin islam, Prishtinë, 2000, fq. 64.

    57. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetovë, 1997, fq. .

    58. A.Bulaq,Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi,Shkup, 1998,fq. 220.

    59. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkencës në kritikën e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.

    60. Muslimani i vogël, I, Prizren, 2000, fq. 50.

    61. Muslimani i vogël, II, Prizren, 2000, fq. 50.

    62. Muslimani i vogël, III, Prizren, 2000, fq. 50.

    63. Muslimani i vogël, IV, Prizren, 2000, fq. 62.

    64. Ibn Hazmi, Shërimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.

    65. Muharrem Omerdiq, Përçarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq. 43.

    59. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.

    66. Mevludi shqip, Përgatiti N. Ibrahimi, Prizren, 2001/1422, fq. 150.

    67. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit të Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.

    68. Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.

    69. M. Asad, Islami në udhëkryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.

    70. E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Tetovë, 2002/1423, fq. 76.

    71. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.

    72. M. Asad, Rruga për në Mekë, Shkup, 2003/1423, Logos-A, fq. 503.

    73. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.

    74. Imam El-Maturidiu - Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 95.

    75. N. Smailagiq, Halifët besimdrejtë, Prizren, 2003/1424 h., fq. 40.

    76. M. S. Kayani& H. Murad, Djaloshi guximtar - Aliu r.a.,Prizren,2003/1424 h., fq.28.

    77. Thomas W. Arnold, Historia e përhapjes së islamit, Prishtinë, 2004, 500 faqe.

    78. Imam Ebu Hanifeh, Fikh’ul-ekber, Prizren, 2005, fq. 120.

    79. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid - Monotezimi islam, Prishtinë, 2006, fq. 80.

    80. M. Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.

    81. M. Ikball, Ripërtëritja e mendimit fetar në islam, Shkup, 2006, fq. 250.



    b. të pabotuara:

    82. S. Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, Shkup, 2006, fq. 230.

    83. Grup autorësh, Fundamentalizmi islam – ç’është ky?, rreth fq. 230.

    84. M. Bucaille, Bibla, Kur’ani dhe shkenca, rreth fq. 400.

    85. J. Karadavi, E drejta islame - Aktualiteti gjithëkohor dhe gjithëhapësinor, fq. 220.

    86. Ibn Haldun, El-Mukaddima – pjesë të zgjedhura, rreth fq. 300.

    87. S. H. Nasr, Islami dhe të studiuarit e natyrës, rreth fq. 50.

    88. M. Hanxhiq, Prehja e shpirtrave, rreth fq. 60.



    c. në përgatitje:

    89. Alija Izetbegoviq, Robër nuk do të bëhemi, rreth 250 faqe.

    90. El-Esh’arij, Mbi arsyeshmërinë e ilm’ul-kelamit, rreth 60 faqe.

    91. Muhammed Asad, Parimet e shetit dhe të pushtetit në islam, rreth 200 faqe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altruisti_ek84 : 02-02-2009 më 04:46
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2008
    Postime
    4
    Arber gerguri shum shum faliminderit per postin qe ke bere ishalla ta kthej per te mir Zoti te shperbleft per mundin qe ke dhene.Se me ke ndihmu shum me ket material.
    Nese ke ende material lidhur me popujt e tjere ballkanik ne lidhje me perhapjen e islamit ne periudhen paraosmane posto .
    gjith te mirat.Nga ana ime

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •