Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Zgjidhet Patriku i ri ne Moske.

    Shenjteria e tij Kirill, Patriku i Moskes dhe i gjithe Rusise



    Patriarka i 16 i Moskes dhe gjithe Rusise, Kryepeshkopi Kirill ( ne shekullin Vladimir Gundyaev ) ka lindur me 20 nentor 1946 ne Shen Petrgrad ( St.Peterburg ). I ati I tij ishte nje prift. Pasi kompletoi shkollen e mesme, frekuentoi studimet theologjike ne Seminarin e Shen Peterburgut ( Leningrad ), me vone edhe Akademine Theologjike po aty ( 1970 )
    Kryeshkopi Nikodemo , Metropoliti i Leningradit dhe Novgorodit, ne daten 03/04/1969 e qeth murg, ku me 7 prill te po atij viti urdherohet dhjakon dhe me 1 qershor jeromonak.
    Nga 1970-1971 ka qene profesor ne theologjine dogmatike dhe Inspektor i Pergjithshem i Akademise Theologjike te Leningradit ( Shen Petergradit ), po ashtu edhe sekretar personal i kryepeshkopit Nikodemo. Me 12 shtator 1971 u ngrit ne rrangun e Arkimandritit. Nga 1971-1974, ka qene perfaqesues i Patriarkanes se Moskes ne Keshillin Boteror te Kishave ne Gjinever. Nga 1974 deri me 1984 ka sherbyer si rektor ne Akademine Theologjike te Leningradit. Me 14 mars 1976, u emerua peshkop ne Vyborg, me 26 dhjetor 1984 u emerua kryepeshkop i Smolenskut dhe te Viazhmes. Me 1988 behet Kryepeshkop i Smolensk dhe Kaliningradit. Me 3 nentor 1989 eshte emeruar president i Departamentit dhe Marredhenieve te jashteme te Kishes ruse, ku me 25 shkurt 1991 eshte ngritur ne Metropolit. Me 6 dhjetor, eshte zgjedhur si locum tenens ( mekembes ) i fronit patriarkal.
    Intronizimi i patrikut te ri, do te mbahet te paren dite te shkurtit ne katedralen e
    Krishtit Shpetimtar ne Moske.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 30-01-2009 mė 13:31

  2. #2
    Nga Zenit: C’fare mendojne ne Vatikan per Patriarken e ri te Moskes, Kirill

    Gezim i madh i Benediktit XVI per zgjedhjen e Patriarkes se Moskes.

    I dergohet nje telegram kreut te Kishes orthodhokse ruse.


    CITTA' DEL VATICANO, e merkure, 28 janar 2009 ( ZENIT.org ). – Benedikti XVI eshte informuar me “gezim” per lajmin e zgjedhjes se Metropolitit Kirill te Smolenskut dhe Kaliningradit, si nje udheheqes i ri i Kishes ruse. Kirill eshte zgjedhur Patriku i Moskes dhe gjithe Rusise, te marten ne mbremje nga Keshilli plenar ( pergjithshem ) i Kishes orthodhokse ruse, me 508 vota ne favor, duke kaluar Klimentin e Kaluges dhe Borovskut.
    Eshte i pari Patriarke i Moskes, zgjedhur pas renies se Bashkimit Sovietik, ku edhe publiku I gjere e njeh nepermjet komparsave televizive. Ne nje telegram derguar nga Papa i behen urimet “ nxehtesisht “ dhe ku ne te njejten kohe thuhet; “ urojme ēdo perpjekje dhe gezim per te realizuar detyren e larte qe pritet, si udheheqje e re e Kishes, drejt ngritjes shpirterore dhe bashkimit “. “ Le te beje te mundur i Plotfuqishmi me bekimin e Tij, qendrimin ne kungim midis Kishave orthodhokse, ku te kerkohet ajo plotesi qe eshte edhe qellimi i bashkepunimit dhe dialogut katoliko-orthodhoks”. Po keshtu Papa e siguron Patrikun e ri, “ te qenet afer shpirterisht dhe impegnimin e Kishes katolike ne kooperim me Kishen orthodhokse ruse, per nje mesazh te perbashket kristian dhe per te deshmuar ne menyre me te qarte vertetesine e vlerave kristiane per te mbeshtetur paqen ne bote”…, mbyllet letra me ; “ me dashuri vellazerore me Krishtin Zotin tone, uroj mbi personin tuaj, dhuratat e Shpirtit te Shenjte, te zgjuarsise, forces dhe paqes “.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 30-01-2009 mė 14:13

  3. #3
    Zgjedhja e Kirill ( ose Kyril ), “ Nje faze e re per Kishen orthodhokse ruse”

    Kardinali Kasper; “ Patriku ka nje pozicion, por qe me te mund te dialogohet”


    CITTA' DEL VATICANO, e merkure 28 janar 2009. ( ZENIT.org ). – “ Jemi shume te kenaqur per zgjedhjen dhe ju pergezojme si ju ashtu edhe Kishen orthodhokse ruse”, keshtu ka afermuar Kardinali Walter Kasper, presidenti i Keshillit Pontifikal per promovimin dhe bashkimin e kristianeve, duke i’u referuar zgjedhjes se Metropolitit Kirill te Smolenskut dhe Kaliningradit, ne Patriarke te Moskes dhe gjithe Rusise.
    “E njohim prej shume kohesh Kirill” – ka shpjeguar Kardinali Kasper mikrofonave te “Radio Vatikanit”. “ ka nje pikepamje ose pozicion te fiksuar ( pa luhatje ), por qe me te mund te dialogohet” , “ zgjedhja e tij, shenon nje faze te re per Kishen orthodhokse ruse”. Nga ku rilindja “ pas periudhes se tmerreshme te komunizmit” i njihet parardhesit te tij, Patrikut Aleksi II, qe nderroi jete me 5 dhjetor 2008.
    Perfaqesuesit e Kishes katolike,ka vazhduar me tej Kardinali, jane “ te gatshem te bashkepunojne ne kamp kultural po ashtu edhe ne ate social, por qe nuk mjafton, pasi qellimi i vetem i ekumenizmit eshte bashkimi, ne nje kungim. Duhet te vazhdojme edhe dialogun theologjik qe zhvillohet ne gjirin e Komisionit te perbashket te Kishave Orthodhokse”.
    Persa i perket nje vizite te Papes Benedikt XVI ne Moske, Kardinali shpjegon qe mund te jete prezent ne diten e fronezimit te Patrikut te ri, ku ka “ mundesi te kene vetem nje prezantim te shkurter, pasi do te kete shume te ftuar te tjere”. Pastaj vazhdon qe “Patriku do te vizitoje patriket e tjere orthodhoks” – ka rikujtuar -, “ka nevoje per kohe, ku edhe ne nuk i veme nxitim”.
    Komuniteti katolik ne Rusi, e pershendet “pozitivisht” zgjedhjen e Patriarkes Kirill, pasi qe “nje Kishe me nje Patriarke te saja, eshte nje e mire edhe per komunitetet e tjera”, ku “ njohja qe kemi dhe raporti me Metropolitin Kirill, sot Patriarke, na gezon dhe na siguron qe do te vazhdoje dialogu dhe bashkepunimi i metejshem”.
    “Mendoj qe rendesia dhe kura qe do ti kushtoje Patriku Kirill ne raportin me Kishat e tjera orthodhokse, do te forcoje me tej bashkekungimin qe kane me Orthodhoksine, ku ky kungim te intensifikohet dhe mundesisht te perhapet me tej”, ka shtuar ne fund Kardinali Kasper.

  4. #4
    Zgjedhja dhe roli i Patrikut te Moskes


    Interviste me Giovanni Codevilla, autor i nje libri mbi patriarkatin rus.

    ROME, e merkure, 21 janar 2009 (ZENIT.org).- Me 25 janarin e ardhshem, dita e mbylljeve te Javes se Lutjeve per Bashkimin e te Krishtereve, Kshilli i Kishes Orthodhokse do te mblidhet per te zgjedhur pasuesin e Patrikut Aleksi II.
    Per te kuptuar me mire proēesin e zgjedhjes dhe mbi te gjitha rolin qe luan Patriarka, ZENIT ka intervistuar Giovanni Codevilla, i cili ka pak kohe qe ka publikuar nje liber me titull “ Cari dhe Patriarka. Marredheniet ndermjet fronit dhe altarit ne Rusi nga origjina deri ne ditet e sotme”, ne te cilin rinderton raportin midis Shtetit dhe Kishes pergjate historise se Rusise duke ardh deri ne ditet e sotme.
    Codevilla meson Drejtesi ekleziale paralelisht me Drejtesi te Vendeve te Europes Lindore ne Fakultetin e Shkencave Politike ne Universitetin e Triestes. Me 2005 ka shkrojtur “ Laiciteti i Shtetit dhe separatizmi ne Rusine e Putin”.


    Mund te na shpjegoni ne ē’menyre zhvillohen zgjedhjet e Patriarkes?


    G. Codevilla: Ne Kishen Orthodhokse Ruse, qe siē dihet ka qene privuar nga nje udheheqje patriarcale qe nga koha e Pietrit te Madh deri ne periudhen komuniste, nuk ekziston nje proēedure definitive per zgjedhjet e Patrikut. Ne Keshillin lokal me 1917-1918 emri i Patrikut te ri Tikon u hodh me short nga nje grup kandidatesh te zgjedhur edhe keta ne menyre sekrete nga Peshopet, nga perfaqesues te klerit, murgjerve dhe laikeve; ne epoken sovietike Patriket u zgjidhnin de facto nga regjimi, keshtu ne 1943 metropoliti Sergej u zgjodh Patrik nga nje Keshill i thjeshte episkopal me nje vote te dyshimte dhe me 1945 Aleksi I, i vetmi kandidat, u zgjodh gjithmone me nje vote te dyshimte, ne nje Keshill lokal me votat e vetem peshkopeve prezent, te cilet per te shfajesuar principin e kociliaritetit, deklaruan qe me aktin e tyre shprehnin edhe voten ne emer te klerit dhe laikeve. Me 1971 Patriku Pimen, i vetmi kandidat i pelqyer edhe nga partia komuniste, u zgjodh ne nje Keshill lokal ku moren pjese edhe perfaqesues nga kleri dhe nga laiket, por qe votuan vetem Peshkopet,megjithe se edhe ne emer te atyre delegateve pa te drejte vote.
    Keshilli lokal me 1990 kthen deliberen e te votuarit me vote sekrete ku u vendos nje proēedure elektorale e nderlikuar, me shume diference nga te parat si 1917-18 etj, ku solli ne zgjedhje Patriarken Aleksi II, nder te tjera edhe me voten e laikeve ( perfshire edhe gra ) te perfaqesuesve te manastireve dhe te instituteve theologjike.

    Mund te na ilustroni cilat jane funksionet dhe forca qe ushtron Patriarka e Kishes Orthodhokse Ruse?


    G. Codevilla: Patriarka mbi te gjithe kryeson ne Kishen Orthodhokse Ruse, ndersa forcen e vertete ne vendime i takon Keshilleve, si ai lokal po ashtu ai episkopal o sinodal, organe ku megjithe ate Patriarka eshte presidenti. Statuti i Kishes Orthodhokse Ruse ne 2000 afermon qe Patriarka drejton Kishen vetem ne Sinodin e Shenjte, me te cilin mbledh Koncilet. Patriarkes i atribuohen nje seri kryesish, ku ne pergjithesi jane me shume formale se sostanciale,si psh, ku ai eshte pergjegjes i praktikimit te atyre rregullave qe deliberon ( vendos ) keshilli sinodal, perfaqeson Kishen ne relatat me organet supreme te Shtetit dhe shpall dekretet e emerimeve te Peshkopeve dioqezan, por qe emerimi i mirefillte i perket Sinodit te Shenjte qe ka edhe Fuqine efektive.
    Kjo eshte edhe konseguenca qe pason principi konciliar ( subornost’) qe karakterizon Kishen Ruse, qe dallohet qarte nga gjerarkia dallim tipik ky me katolicizmin.


    Sipas asaj qe del qarte nga libri juaj kur flet per Kishen Orthodhokse raporti i pushtetit civil dhe atij fetar frymezohej ne baze te principit te “sinfonise”. Ekziston me te vertete nje harmoni midis Shtetit dhe Kishes?


    Giovanni Codevilla: Idea bizantine e sinfonise qe ka midis fronit dhe altarit, kurre nuk eshte kundershtuar si ne nivel doktrinal ashtu edhe ne ate teorik, ka gjetur ne Rusi nje shtrirje jo shume te perhapur ne kohe. Ne periudhen qe shkon nga themelimi i Patriarkatit te Moskes (1589) deri ne skizmen e madhe te Besimtareve te Vjeter (1654). Kurse pjesa tjeter e historise ruse eshte e karakterizuar ne nenshtrimin e Kishes ndaj Shtetit ( subordinacion ), ku gjendja keqesohet me tej me ardhjen ne fuqi te Pjetrit te Madh, i cili nga fillimi i shekullit te XVIII ku me abolimin ( mbylljen ) e Patriarkatit duke i dhene kete autoritet Sinodit te Shenjte, i kryesuar nga nje perfaqesues laik i emeruar direkt nga perandori. Ne kete menyre Kisha kthehet ne nje fare menyre si nje ministri shteterore, ne menyre totale privohet nga autonomia e saj. Kjo qe vendosi Pjetri, ku edhe pasqyron konceptimin e botes ne menyre komplete, larg nga vlerat religjoze, krijon ne shoqerine ruse nje frakture qe ekziston ende sot. Pikerisht ky botkuptim pjetrin, do te hedhe bazat, pas mendimit tim, ne zhvillimet e mevoneshme te mentalitetit bolshevik: jo me kot figura e Pjetrit gezon nje respekt deri ne esaltim te plote, ne periudhen komuniste.

    Cili eshte gjykimi mbi sjelljen e gjerarkise orthodhokse ruse pergjate pushtetit sovjetik?


    Giovanni Codevilla:Kjo eshte nje teme shume delikate. Mund te them qe ne fillim, nuk eshte e mundur te flitet per nje qendrim pergjithesues te Kishes Orthodhokse: duhet, ne fakt, te dallohet qendrimi i nje pjese edhe pse jo pa rendesi, e emeruar nga regjimi komunist, dhe pjeses tjeter te atyre miliona klerikeve dhe besimtareve qe kane refuzuar ē’do llogari politike duke deshmuar besnikerine e tyre ndaj Kishes, duke paguar keshtu me tortura dhe martirizim. Kjo vlen edhe per pjesen me te madhe te atyre klerikeve te veshur perpara 1917, gjithashtu edhe viteve qe pasuan, ( mbaj parasysh vitet 1937-38 ).
    Besoj qe Kisha mbijetoi per shembullin qe ky legjon burrash dhe grash, laikesh dhe te konsakruarish po ashtu edhe te atyre qe ishin pjesetare te gjerarkise ekleziale. Zgjedhjet e mvarura nga llogarite politike, ne realitet, ku i referohem ne rradhe te pare metropolitit (me pas Patrikut)Sergej, nuk ishin duke ēuar ne nje modus vivendi ( menyre jetese )me Shtetin por ne nje modus moriendi ( drejt vdekjes shkaterruese )te Orthodhosise.
    Edhe pse do te dukej paradoksale, duhet ti njihet merita agresionit gjerman, ku pasoi nje “armpushim” antireligjoz ( e ashtuquajtura Nep Religjoz stalinian ), kjo krijoi kushtet edhe per mbijetesen e Kishes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-02-2009 mė 11:48

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Patriku, Ndriēuesi i Irlandės - 17 mars
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-03-2022, 18:17
  2. Patriku (shqiptar) Athinagoras - Profeti i Dashurisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-04-2013, 09:40
  3. Aldo Bumci zgjidhet kryetar i PD se Tiranes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-05-2009, 07:34
  4. Koja: Rama po pėrdor siglėn e PS-sė pėr t'iu fshehur drejtėsisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-10-2007, 03:28
  5. IN MEMORIAM: Patriku Atenagora
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 17:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •