Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Nëntëvjeçari studion në kolegj

    Britaniku Ainan Cawley i ka vetëm nëntë vjet dhe veçmë është në mesin e fëmijëve më të mençur në botë. Ky djalosh i cili studion kiminë në kolegj, jeton me prindër në Singapor, derisa maturën e ka kryer kur ishte shtatë vjeç.

    Djaloshi jashtëzakonisht i mençur di të recitojë madje 518 decimale të numrit Pi, e përmendësh e di edhe sistemin periodik të elementeve.

    Babai i tij Valentine Cawley shkruan një blog për të birin e tij me emrin "Djaloshi i cili di tepër".

    "Truri i tij është i madh, di për fizikën, biologjinë dhe kiminë e nganjëherë konkludimet e tij duken si parashikuese sepse ai e sheh të mundurën, e jo atë që është aktualisht", shkruan babai.

    "Në gjendje është të shoh përpara edhe nga ajo që është sheh se si do të mund të ishte. Ka shumë shokë moshatarë me të cilët luan. Megjithatë, me po aq lehtësi shoqërohet edhe me të rriturit. Ai është një fëmijë i cili ka interesim të madh të hulumtojë dhe kuptojë gjërat, posaçërisht shkencën", shkruan Valentine Cawley, derisa transmeton gazeta britanike “Telegraph”.

    Për këtë çudi prej fëmije është incizuar edhe filmi dokumentar "Fëmija më i mençur në botë dhe unë".

    Vëllezërit e tij, pesëvjeçarin Fintan dhe trevjeçarin Tiarnan babai i përshkruan me fjalët "aktori i vogël i talentuar" dhe "fëmija gjenial"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Lopët e pagëzuara japin më shumë qumësht

    Lopët e lumtura prodhojnë më shumë qumësht, kanë përcaktuar hulumtuesit nga Universiteti në Newcastle. Lopëve të cilat fermerët i pagëzojnë me emra dhe ndaj të cilave kanë “qasje më personale”, gjatë vitit mund të japin 250 litra më shumë qumësht, shkruan BBC.

    Hulumtimi ka përfshirë 516 fermerë nga të gjitha rajonet e Britanisë së Madhe, derisa ai ka dëshmuar se ata, të cilët lopët e tyre i pagëzojnë, në vit fitojnë 54 litra më shumë qumësht për dallim nga fermerët të cilët nuk mundohen që t'i individualizojnë kafshët e tyre.

    Denis Gib, i cili së bashku më vëllain e tij udhëheq një fermë afër qytetit të Newcastlet, beson se është e “domethënies vendimtare” që secila lopë të trajtohet si e vetme, me personalitet të vet.

    "Ato nuk janë vetëm mjet yni nga i cili jetojmë, ato janë pjesë e familjes", ka thënë Gib.

    "Ne këtu i duam kafshët tona dhe secila prej tyre ka emër. Kur flasim për to përgjithësisht, ne i quajmë ‘zonjat tona’, por e njohim secilën vetëm për vetëm dhe secila ka personalitetin e vet", ka përfunduar fermeri Gib.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  3. #3
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Exclamation Agjencia ruse kërkon sekretare “intime”:@hh

    Një agjenci ruse për punësim ka publikuar një shpallje të pazakontë për punë të sekretareve të cilat janë të gatshme në intimitet me shefin, shkruajnë mediat ruse.

    Agjencia për punësim kërkon numër më të madh të sekretareve të cilat, përveç obligimeve standarde, për pagesën përkatëse mujore do të janë edhe intime me shefin së paku një herë në ditë.

    Pos kësaj, sekretarja do të punojë tetë orë në ditë, pesë ditë në javë dhe do të kryej të gjitha detyrat e një sekretareje.

    Pagesa mesatare është 3.000 dollarë amerikanë, e sipas kontratës, e punësuara duhet të obligohet se do të jetë në formë të mirë fizike, të respektojë etikën e punës dhe të ruaj fshehtësitë afariste.

    Gjithashtu, kjo agjenci sipas pjesës tjetër të marrëveshjes, bart përgjegjësinë për dëmshpërblimet në rast të martesës, lidhjes romantike me ndonjë kolegë të punës apo zbulimit të fshehtësive afariste, që e theksojnë si përparësi të ofertës së tyre për punë.

    Agjencia ka mohuar se ata “merren me prostitucion apo janë shërbim tjetër i ngjashëm, por vetëm u ndihmojnë vajzave të gjejnë një punë e cila paguhet mirë”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

Tema të Ngjashme

  1. Kush studion tek "ASTON UNIVERSITY" në Birmingham?
    Nga invisible girl në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 20:14
  2. SHQIPTARJA qe studion Presidencen amerikane!
    Nga Zana e malit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:19
  3. A studion ndonjeri Electrical Engineering?
    Nga Saint-Simone në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 14:34
  4. Kush studion Telekomunikacionin....
    Nga besart në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2004, 05:56
  5. Ka ndonje Student qe studion per Film?
    Nga Once upon a tim në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 05:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •