Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 151 prej 151
  1. #141
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mua kjo histori me duket shume e stisur.Pse nuk ka dale nje deshmitar dhe ta vertetoje kete deshmi?
    Vete femijet e Shoshorit e kane mohuar kete dehsmi te babait te tyre dhe si ka mundesi qe kjo histori shfaqet gjithmone ne prag zgjedhjesh?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #142
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    shifeni pak kete videon
    eshte me shum ze se sa figure por ka shum shum lidhje me temen ne fjale



  3. #143
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Pyetja shtrohet se Berisha eshte i vetmi funksionar sot qe ka qene funksionar edhe ne epoken e komunizmit.Per hir te se vertetes,Berisha nuk ka qene funksionar ne ate kohe.Funksionar nuk do te thote te mos jesh as mjek,apo mesues apo cdo pune tjeter profesionale,funksionar do te thote qe te jesh pjese e pushtetit,minister,anetar Byroje,sekretar i pare, etj
    Te ishe komunist atehere, nuk eshte se ke bere krim,por si tja bejme qe i biri i nje njeriu qe ka firmosur denime me vdekje kerkon te behet Kryeminister, kesaj si tja bejme?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ja si evulon deshmia e Hysen Shoshorit nga Maj 2002 ne Prill 2011
    Berisha nga deshmitar, ne nje person nga turma



    -Maj 2002
    Shoshori thotė se Berisha ishte deshmitar kunder tij dhe se te dhenat personale (emer, mbiemer, datlindje, etj.) i paraqiti para trupit gjykues. (Automatikisht i bie qe te jene ne, procesverbalin e gjyqit)

    -Shkurt 2009
    Revista MAPO siguron dosjen e gjyqit te Shoshorit. Ne dosje nuk rrezulton asnje deshmitar me mbiemrin Berisha, ose emrin Sali.

    -Prill 2011
    Shoshori (Artan Hoxha) trasformon Berishen nga deshmitar, ne nje person nga turma. (Justifikimi i trojkes Braēe-Rama-Hoxha, se perse nuk figuron emri i Berishes, ne dosjen e gjyqit.




    .........................

    Nė njė intervistė dhėnė nė Maj tė vitit 2002, pėr gazetėn "Plaga", Hysen Sheshori rrėfen se nė sallėn e gjyqit, nga ku mori dėnimin me vdekje, nuk ka pasur njė dėshmitar dosido, por vetė Sali Berishėn. Ai sqaron se pastaj iu fal jeta dhe dėnimi u kthye nė 25 vjet.

    Z. Hyseni, ju lutemi mund tė na thoni si u zhvillua gjyqi dhe a i mbani mend dėshmitarėt?

    Nė njė sallė ku morėn pjesė rreth 300 persona me njė trup gjykues tė papranueshėm dhe me njė gjendje fizike jo normale, si pasojė e torturave gjatė hetimit, pėr avokat as bėhej fjalė, unė dola para trupit gjykues. Gjatė gjykimit pashė shumė dėshmitarė qė nuk i njihja, tė cilėt bėnin dėshminė tė frikėsuar dhe pa mė parė mua. Nė mendje mė mbeti vetėm njėri, qė ishte i veēantė nga tė tjerėt. Trupgjatė dhe energjik, me hap tė sigurt u paraqit pėr dėshmitar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me njė theks malėsori, me eufori, filloi tė flasė para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin qė kishte pėrmbajtje tė theksuar armiqėsore, tė cilin e tundte para trupit gjykues dhe sallės..."Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet tė varet nė litar", - tha ai duke bėrtitur. Mua, mė shumė se kėrkesa e tij pėr tė mė varur nė litar, mė bėri pėrshtypje mėnyra e ndėrtimit tė dėshmisė, qė ishte e njėjtė me atė tė hetuesve qė mė torturonin dhe mė kryesorja, trakti qė ai e nxori nga xhepi ishte i vitit 1962, ndėrsa unė po gjykohesha nė vitin 1975. A mund tė guxonte njeri qė ta mbante njė trakt tė tillė nė atė kohė pėr 13 vjet?
    Po kush ishte ky njeri?
    Ky njeri, i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr me arrit nė majat mė tė larta tė hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.
    A jeni i sigurtė z. Hysen?
    Unė mund t'ju them qė asnjėherė nuk mund tė harrohet bisha qė tė kafshon.


    -------------------------------------------------------
    MAPO, shkurt 2009

    Shoshori – Kur gjykatat e dėnonin me vdekje


    Vendimi i gjykatės sė Tiranės

    Ėshtė tetė faqe. I shkruar me makinė shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues dhe dy ndihmėsit e tij. I firmosur dhe nga prokurorja e ēėshtjes dhe sekretari i gjykatės. Tė pandehurit janė dy: Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datėlindjes 15 maj 1934, lindur nė Prezė e banues nė Tiranė, punėtor nė uzinėn e artilerisė, i martuar me dy fėmijė.

    I arrestuar mė 29 gusht 1974. Bashkėvuajtėsit e Shoshorit saktėsojnė se ai ėshtė arrestuar nė krah tė ambulancės sė madhe nė Tiranė, me nėntė trakte nė xhep, aty ku ka qenė dikur muzeu i luftės qė u prish pėr t“i lėnė vendin kullave nėntėkatėshe. Ėshtė arrestuar nė flagrancė duke ngjitur traktet e tij nė njė shtyllė. E survejonin prej ditėsh me radhė.

    Akuza mbi akuzė

    Ishte normale qė nė atė kohė, pėr “armiq” tė llojit tė Shoshorit, hetuesia ta shoqėronte akuzėn politike edhe me ato tė kryerjes sė krimeve ordinere. Ashtu siē ndodhte rėndom dhe e kundėrta; vjedhės pėrsėritės nė njė moment tė caktuar konsideroheshin dhe si kontingjent politik.

    Shoshori nuk i shpėtoi kėsaj “ligjėsie” dhe ai u akuzua pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste nė masėn e 7078.40 lekė. Hetuesit kishin llogaritur deri nė qindarka gjithēka dhe i atribuonin tė pandehurit deri dhe vjedhjen e 250 gramėve semenca apo 200 gramėve fletė bakri apo dhe 0.15 metra katror meshin.

    Katėr dėshmitarė, Shuaip V., Perlat K., Ismet D., dhe Isak Gj., deklaruan se vjedhjet ishin kryer. Pėr Vladin nuk kishte shumė histori; ai e dinte qė Shoshori ishte armik, por nuk e kishte denoncuar. E dėnojnė me dy vjet burg.




    -----------------------------------------------


    Prill 2011

    Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend dėshmitarėt?

    Unė nė atė sallė gjyqi, tė mbushur me popull, fiksova njė fytyrė qė m’u ngulit nė mendjen time. Po priste mes kėtij populli duke thėnė “ky njeri qė ėshtė marrė me kėto trakte tė varet nė litar”, dhe nė kėtė moment nxori njė trakt duke ia tundur kryegjykatėsit.Ēfarė bėri ky dėshmitar nėse ju kujtohet?
    Ky njeri qė priste pranė kėtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit tė gjykatės, “tė varet nė litar, qė u mor me kėto”, duke e tundur para popullit dhe sytė e kryetarit tė gjykatės. Mė habiti se viti qė po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti qė ky e kishte hequr mėnjanė, dhe unė mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur nė fakultetin mjekėsor, mund ta kishte gjetur vite mė pėrpara se sa viti qė po gjykohesha.
    I kujt viti ishte trakti?
    Ky trakt, duhet tė ishte i vitit 1962, sepse m’u kujtua koha qė e kisha vendosur na fakultetin mjekėsor.
    Gjykatesi tha “dėgjo, populli kėrkon varje nė litar, por prapė se prapė partia do tė mendojė pėr ty”.
    Ēfarė dėnimi iu dha gjykata?
    Me vdekje.

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    PER SALEN E KE FJALEN
    .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .............................................
    Ky patriot i ashtuquajtur tash dele ne skene dhe shpik gjelle te pa kript ,ne keso rrena as femijet nuk besojn.Ne te ardhmen a do te dale njeri pak para se te vdes te thote ndonje gje ne erė dhe te qeshim ne ashtu siq me qeshet tash me kete te mjere .
    Ky lloj tip i Shqiptarit pa pasur bisht njeriu i ngjet nje bisht dhe per trillim se ka ka dertė
    Mund te ndodh se eshte zene duke vjedhur dhe po ashtu ka merituar denim.hahahahah.

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Poshtersia eshte e njejte sikur budallakia - e lloj llojshme .

    Pasi keta te dyja per nga natyra jane te njejta , prandaj populli Shqiptar ka vuajtur,vuan dhe do vuaj .

    Duhet votuar me tru ne koke e jo me zemer , per te pastruar Shqiperine nga keta qerlbesira - rasati ruso-serb nga nena Shqiperi e trojet Shqiptare ne pergjithesi .

  7. #147
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    PSE NUK VEPRON DHE SALI BERISHA SI FATOS KONGOLI ????


    Kongoli: Jam pėrlyer nė dėnimin e kolegut nė ’81. S’mund tė jem i larė

    U bėnė disa muaj qė ėshtė botuar autobiografia “Iluzione nė sirtar. Pothuajse roman pėr vetveten” e Fatos Kongolit, (Toena, 2010). Shkrimtari tani jeton pjesėn mė tė madhe tė vitit nė Nju Jork, e ē’mbetet nė Tiranė. Vala e diskutimit mbi kėtė rrėfim tė Kongolit pėr veten ka rėnė, e tani ai po e prezanton vetė veprėn kur e ftojnė qoftė nė Universitet tė Elbasanit sė fundi, e qoftė nė Muzeun Kombėtar si dje, nė Tiranė.
    Libri i tij ka ngjallur reagime pro dhe kundėr pėr rrėfimin e njė episodi nga mė tė vėshtirėt e jetės sė tij: nė vitin 1981, ai dėshmon nė gjyq ndaj ish kolegut Hysenli Dume nė Shtėpinė Botuese “Naim Frafshėri”, i cili u dėnua me 8 vjet burg. Ėshtė njė periudhė e zymtė politike pėr vendin, po aq edhe pėr autorin. I ati ishte pėrjashtuar nga Partia.
    Ashtu si nė gjithė romanet e tij ku elementet autobiografike janė tė gjithėpranishme, edhe episodi nė fjalė ėshtė ndėrthurur te “Kufoma”.
    Nė intervistėn pėr “Shekullin”, po i japim lexuesit qė nuk e ka marrė akoma nė dorė kėtė libėr, rrėfimin e Fatos Kongolit pėr dobėsinė dhe brengėn njerėzore, pėr njė “pisllėk” nga i cili ai thotė nuk del dot i larė.
    Zoti Kongoli, ju nuk e keni mohuar ndonjėherė qė romanet tuaja, kanė pothuajse tė gjithė lėndė autobiografike. E megjithatė ishte e nevojshme tė shkruanit njė autobiografi ku tė shpjegonit gjerėsisht origjinėn e letėrsisė suaj?
    Ky libėr shpjegon atė qė kam shkruar deri mė sot, si e shoh unė kėtė krijimtari qysh kur kam shkruar librin e parė nė periudhėn e realizmit socialist deri tek romani “Bolero” qė mbyll periudhėn e dytė tė krijimtarisė sime qė fillon me romanin “I humburi”, i shkruar nė fillim tė vitit 1990 dhe i botuar mė 1992.
    Deri mė 2008 janė tetė romane qė tek ne quhen epoka e tranzicionit. Prandaj edhe mund tė quhem zakonisht “shkrimtar i tranzicionit”. Mendoj qė pas kėtij libri tė hyj nė njė hapėsirė tjetėr letrare.
    Ndiheni nė ato ujėra?
    Po. Ky ka qenė synimi i librit: tė vendos rregull nė atė qė kam shkruar. Tani pėr mua fillon njė periudhė e tretė.
    A janė librat e mi autobiografikė, ėshtė pyetja mė e shpeshtė qė mė bėjnė. “Iluzione nė sirtar” ėshtė njė libėr kryesisht pėr ata qė i kanė lexuar librat e mi.
    Por vėmendjen e ka tėrhequr episodi i jetės suaj, i vitit 1981, kur ju punonit nė shtėpinė botuese shtetėrore. Tė jetoje nė rrethanat e kontrollit dhe tė survejimit shtetėror, janė tė qartė njerėzit sot pėr kėtė aspekt tė sė kaluarės?
    Meqė njerėzit fokusohen pikėrisht nė kėtė episod tė jetės sime, e them edhe njėherė se unė e kam shkruar atė si njė detyrim ndaj vetes nė radhė tė parė mbas kaq vitesh, si njė brengė shumė e madhe e jetės pėr atė qė ndodhi.
    Nuk kam qejf tė bėj komente. Mbi tė gjitha, nuk kam menduar qė duke bėrė kėtė rrėfim pėr tė cilin nuk mė detyroi askush, tė mė japė ndokush ndonjė dekoratė. Ėshtė thjesht njė rrėfim i jetės sime. Kėtė mund ta interpretojė kushdo si tė dojė vetė.
    “Iluzione nė sirtar” ėshtė libėr shumė i gjerė. Aty ka shumė personazhe realė. Kur e kam shkruar kėtė libėr, e kam ditur qė tė gjithė kėta personazhe janė gjallė, dhe nuk i jam trembur faktit qė ndokush mund tė mos i gjente me vend ato qė kam shkruar. Deri tani nuk ka dalė kush tė mė thotė qė gėnjen.
    Nuk mė ka shkuar mendja kurrė qė kujtimet e mia tė botohen 100 vjet pasi tė jenė shkruar. Mua kjo kurajė nuk mė ka munguar.
    Nė fund tė fundit, pėr disa mijėra lexues qė kam nė Shqipėri, – jam i sigurt qė i kam disa mijėra lexues, – e kanė mė tė qartė pse i kam shkruar ato libra.
    Ka jo pak njerėz qė mendojnė se kjo qė keni bėrė do i vlejė diskutimit tek ne pėr tė kaluarėn.
    Nuk e kam shkruar kėtė libėr pėr t’iu treguar tė tjerėve ē’duhet tė bėjnė e nuk duhet tė bėjnė. Kjo ėshtė njė brengė personale.
    Ka tė tjerė qė kanė tė njėjtėn brengė.
    Besoj se ka dhe ka shumė, varet sa e ndjen ai pėr ta rrėfyer njė brengė tė tillė, dhe kjo varet nga shumė rrethana. Meraku im ka qenė qė tė jem sa mė i saktė nė dhėnien e gjėrave, sepse janė gjėra qė i pėrkasin njė tė kaluare, tė mos kem lajthitje.
    Ėshtė shkruar vetėm nė bazė tė kujtesės?
    Vetėm me kujtesėn time.
    Si e kanė pritur ish kolegėt e “Naim Frashėrit”?
    Ish kolegėve tė shtėpisė botuese iu ka pėlqyer libri. Por nė shtyp ėshtė pėrdorur edhe njė gjuhė shumė agresive ndaj meje, do tė thosha e turpshme, poshtėruese sepse manipulon thėniet e mia, i shkėput nga konteksti. Kanė qenė momente shumė tė vėshtira pėr mua edhe kėto. Ashtu siē do tė kishte edhe shkrime qė e lexonin ndryshe kėtė libėr.
    Tani keni nisur ta prezantoni librin. Duket t’ju ketė ēliruar.
    Jo. Ėshtė diēka shumė e ēuditshme. Relavitisht, nuk ēlirohet njeriu nga disa brenga sepse janė gjėra qė nuk kthehen mė. Dėmi qė ėshtė bėrė nuk ndreqet. Ėshtė bėrė ai dėm. Kėshtu qė kėtė brengė, pavarėsisht se sa ka qenė pjesa ime, unė sidoqoftė u pėrlyeva nė atė pisllėk qė u bė. Edhe pse e bėra gjestin qė duhej tė bėhej, ajo ėshtė diēka shpirtėrore, nuk mund tė jem i qetė, nuk jam i larė.
    Nuk ėshtė kaq e thjeshtė, tė paktėn jo nė rastin tim. Ndryshe unė nuk do ta kisha bėrė fare kėtė. Kam qetėsinė qė thashė tė vėrtetėn time, e vėrteta qė duhet besuar. Sepse nė realitet ndodhnin gjėra nga mė tė ēuditshmet. Fillojnė tė tjerėt dhe bėjnė historinė tėnde, siē kishte bėrė dikush.
    Domethėnė ta bėjnė tė tjerėt portretin. Unė nuk kam dashur tė bėjė portretin tim, kam dashur tė bėj njė rrėfim. Edhe kėtu jam gjithmonė brenda natyrės sime, brenda personazheve tė mi. Kam bėrė atė qė bėjnė personazhet e mi, jam rrėfyer.
    Po tė lexosh librat e mi dhe po tė lexosh “Iluzionet”, unė kam qė nga 1991 e kėtej qė s’bėj gjė tjetėr, vetėm rrėfehem. Tani qė bėra kėtė, kam menduar qė ėshtė njė fazė tjetėr e tėrė.
    Do ndėrroni melodi?
    Tė shikojmė. Besoj qė do ta kem tė vėshtirė qė pas kėtij libri tė shkruaj vėrtet.
    Po pse ėshtė nevoja pėr tė shkruar ndryshe? Ēfarė ka ndodhur?
    Unė e respektoj lexuesin shumė dhe e kam edhe shumė frikė. Kur them lexuesin, nuk kam parasysh njė lexues konkret. Kam parasysh qoftė edhe lexuesin virtual. Lexuesi i sotėm ka kontakte tė jashtėzakonshme, ka mundėsi tė zgjedhė, e nėse ti nuk i thua diēka tė re, ose hesht ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
    Pra ėshtė ajo kėrkesa e pėrhershme e njė autori qė mundėsisht tė mos pėrsėrisė veten. Por kjo ėshtė diēka shumė metafizike. Si do dalėsh para lexuesit me L tė madhe kur ky ka njėmijė variacione pėr tė lexuar gjėra mė tė kėndshme?
    Ka ndikuar distanca pėr tė shkruar “Iluzionet”?
    Jo. Unė kėtė libėr e kam shkruar nė Amerikė. Amerika ėshtė njė dimension qė unė jam fillestar e nuk e njoh.
    Ju e ndjeni agresiv mjedisin kėtu dhe nuk ju ndikon pėr mirė.
    Unė pa kėtė mjedis nuk do shkruaja dot, por nė Nju Jork kam kushte tė shkruaj qetėsisht. Kam mbėrritur te kjo fazė e jetės sime: tė vij kėtu, tė ngarkohem e tė shkarkohem atje.
    Keni shkruar ndėrkohė?
    Gjėrat qė tregohen nuk bėhen. Ka disa gjėra qė nuk tregohen pa u bėrė. Bėhen nė errėsirė si ajo bima qė mbin nė errėsirė, nėn tokė, nėn dhe. Sheh gjė nė njė fushė qė papritur bėhet e gjelbėr e pastaj me grurė? Fillimisht ti nuk sheh asgjė. Mirėpo ajo ėshtė aty brenda. Duhet pritur ēfarė do dalė. Do mbijė a s’do mbijė fare.
    Por duhej tė shkruanit kujtimet njėherė…
    Mbasi mbarova “Boleron”, kisha njė ide ngacmuese pėr njė roman tė ri. U ktheva nė Amerikė me idenė e romanit tė ri. Po gjithnjė e mė shumė ngurroja. Derisa njė ditė nė bukur kur u ngrita nė mėngjes, thashė: nuk ėshtė kjo qė duhet tė bėj tashti.
    Duhet tė bėj njė bilanc meqė jeta ime hyri nė njė kthesė ku pjesėn mė tė madhe tė kohės do e kaloj andej, njė pjesė tjetėr kėtu. Ika nga jeta ime e pėrditshme, u prish ai rregulli i gjithė jetės. Doja tė vija njė rregull, plus nevoja ime e pėrhershme pėr tė rrėfyer shumė gjėra. Vėrtet romanet e mia janė trillime por janė shumė gjėra qė janė pėrjetime tė miat.
    Gjithmonė kam menduar qė njeriu duhet tė shkruaj kujtimet e tij mbasi i ka mbyllur tė gjitha hesapet. Mirėpo qėllimi nuk ishte tė tregoja kujtime tė jetės sime, siē bėhet zakonisht ku njerėzit evidentojnė veten e vet, sa tė zotė kanė qenė, sa tė zgjuar. Doja tė vendosja njė rregull nė krijimtarinė time dhe tė bėja njė rrėfim vetjak nė funksion tė kėsaj.
    Njė nga personat kryesorė qė ju lidh me iluzionet, ėshtė babai juaj, Baki Kongoli.
    Ėshtė drama e tim eti qė ka ndikuar shumė tek unė. Prandaj unė kėtė libėr e kam quajtur “Iluzione nė sirtar”. Janė iluzionet e tim eti, njė artist i shkolluar nė Perėndim, qė pėrqafoi idetė komuniste nė Itali. Kėshtu ma kishte shpjeguar. Kishte dy alternativa pėr tė: o komunizmin e Antonio Gramshit, o fashizmin e Duēes.
    Ai ishte alergjik ndaj kėmishėzinjve, edhe si shumė intelektualė tė kohės pėrqafoi komunizmin. Shkoi nė luftė, doli partizan dhe pati njė fund tragjik. Ai i kishte besuar idealit pėr tė cilin punoi gjithė jetėn. Ai mbeti i tillė edhe mbasi e dėnuan dhe e flakėn si limon i shtrydhur.
    Deri nė fund, shumė shenja tregojnė se ai i besonte atij ideali. Kam njė episod, kur unė kam parė qė ai shkoi pshurri nė sirtarėt e tryezės sė punės, – sot e kam unė, nė atė tryezė punoj. Kėshtu pėrfundoi ai njeri qė gjithė jetėn ia kushtoi idealit tė gabuar.
    “Iluzione nė sirtar” janė edhe zhgėnjimet juaj..
    Shumė i hidhur, shumė i thellė, fill pasi u pėrmbys diktatura, nė vitet e para tė epokės sė demokracisė, me zhvillimet e kapitalizmit tė egėr dhe qė i dimė, ato drama tė tmerrshme tė tranzicionit qė kaluam e po kalojmė sot e kėsaj dite.
    Dhe librat e mi ēfarė janė? Janė gjendja e dėshpėruar qė pėrfundon nė vetėvrasje, psiqika e rėndė e personazheve tė mi nė njė realitet zhgėnjyes. Ato janė shprehje e zhgėnjimit tė iluzioneve tė mia. Mbase mund tė ketė njerėz qė kėtė zhgėnjimin tim mund tė mos ma falin. Mund tė jenė edhe ata qė kanė shkruar kundėr meje.
    E keni ēuar nėpėr mend vetėvrasjen?
    Ka pasur momente, sigurisht. Ka pasur momente shumė tė rėnda tė jetės sime. Mė se njė herė i kam shkuar tangent… Nuk mendoj qė ėshtė njė zgjidhje. Nganjėherė, ky ėshtė edhe egoizėm. Ėshtė egoizėm, sepse ti shpėton veten tėnde, po iu lė tė tjerėve trashėgim, s’po themi mungesa, po njė vuajtje tė tmerrshme.
    Atėherė rėndėsi merr vetėm akti i tė punuarit, nė rastin tuaj, akti i tė krijuarit, asgjė mė pas, asgjė mė pėrpara.
    Ashtu si pėr Sifizin merr kuptim vetėm akti i ngritjes sė gurit, pėr mua vetėm puna merr kuptim.
    SHEKULLI

  8. #148
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Skuth
    I ke bo goxha analize shkrimit por ato pyetje qe ngre ti do te ishte me mire qe tu pergjigjej vete berisha qe te pastroj figuren e tij. Pra I takon atij qe te mbroje veten kundrejt akuzave qe I jane bere.
    Me sa di une do te kete dhe nje emision tjeter kesaj jave qe vjen per kete pune keshtu ndoshta merr dhe ndonje pergjigje nga emisioni por un prap se prap jam I mendimit se berisha duhet te prononcohet ose te sjelle prova kuderprova apo fakte dhe grupfakte ne mbrojtje te pastertise se tij


    rapT !!!

    Ato jane pyetje qe duhet t'i pergjigjet gazetari qe ka bere "hetimin". Eshte nje akuze qe nuk ka kellqe te mbahet ne kembe. Eshte nje zero me xhufka ...

    Edhe Mr. Antimafia e ka shpjeguar mjaft mire formen shabllon te kesaj "akuze". Ngjan me akuzat tip Kadri Hazbiu e Nevzat Haznedari.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #149
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Caro skuth
    Ti leme kohe gazetarit qe te na zbuloje te tjera detaje per ngjarjen

  10. #150
    Akuzat e Shoshorit Berisha nė NEWS24: Dėshmia, fantazi vulgare

    Kryeministri Sali Berisha i ftuar nė emisionin “5 pyetje nga Babaramo” foli pėr herė tė parė nė lidhje me akuzat e ngritura nga i dėnuari politik Hysen Shoshori, sipas tė cilit, Berisha ka kėrkuar nė sallėn e gjyqit nė vitin 75', qė tė varet i gjallė. Kryemininistri Berisha deklaron ekskluzivisht nė NEWS24: Nuk kam marrė pjesė nė gjyqe politike, janė shpifje, djali i Shoshorit i ka thėnė kryeredaktorit tė RD-sė se babai im po manipulohet.
    Akuzat e Shoshorit tė bėra publike nė emisionin investigastiv Xhungėl Berisha i cilėsoi krejtėsisht tė pabaza, ndėrsa hodhi dyshime edhe mbi gjendjen shėndetėsore tė dėshmitarit Shoshori.
    “Nuk kam qėnė kurrė nė njė proces gjyqėsor gjatė gjithė jetės time qoftė civil apo penal. Nuk janė fakte deklaratat e njerėzve tė cilėt pėr arsye tė ndryshme bėjnė deklaratė tė ndryshme. Kryeredaktori i RD mė ka njoftuar se i biri i Shoshorit ka kėrkuar tė bėjė deklaratė nė gazetėn time pėr tė mohuar deklaratat e tė atit si njė manipulim i paskrupullt qė po bėhet me tė atin e tij. Unė nuk e njoh kėtė familje. Kjo pėrbėn njė fantazi nga mė vulgaret. Nuk e di nėse ai ėshtė i vdekur apo jo dhe nė cfarė gjendje shėndetėsore ėshtė, por unė di se nuk kam marrė pjesė nė asnjė gjyq qė nga vitit 44 kur kam lindur dhe deri”,- theksoi Berisha.

    Ballkanweb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #151
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nuk mashtrohen viktimat nga pinjojtė nostalgjikė tė xhelatėve

    Nuk mashtrohen viktimat nga pinjojtė nostalgjikė tė xhelatėve
    22-04-2011 / Nga Luan Myftiu
    “Nė urrejtje nuk ka as drejtėsķ, as virtyt” - Dostojevski

    Kushdó qė pėrjetoi dhunėn e diktaturės, ndihet krenar pėr qėndresėn stoike tė bashkėvuajtėsve. Nuk mund tė ketė tė persekutuar tė ndershėm, qė t’u bjerė borķve tė xhelatėve, duke fajėsuar viktimat pėr gjėmat e kasapėve tė diktaturės. Mė parė se jetėn, komunizmi u lakmoi kundėrshtarėve dinjitetin. Tėrė kohėn diktatura kultivoi pėrēarjen me urrejtjen e paarsyeshme. Dhe kėtė e ēmoi si forcė lėvizėse tė shoqėrķsė. Nuk mund tė mbijetonte utopia ēnjerėzore pa ndihmėn e dajakut. Prandaj, sa herė nuk shfaqeshin armiq, diktatura menjėherė i krijonte ata. Niēe thotė: “Ai qė jeton me anė tė luftės ndaj njė armiku, ka interes tė ketė gjithnjė armiq nė jetė”. Harmonitė njerėzore gjithmonė kanė qenė tė dėnuara nga sistemet e padrejta. Kurse xhelatėt e kanė nevojė jetike akuzėn ndaj viktimave. Ata mėkojnė edhe bijtė e tyre me tė tilla ndjenja. Ndoshta dhe demokracķnė e urrejnė pse bėhet avokate e “skllevėrve” tė tyre. Prandaj nuk gjendet pėr kėto viktima njė fjalė ngushėlluese nė fjalimet e pinjojve tė Bllokut. Asgjė pėrdėllyese pėr flijimin e tyre prej dhunės. U ngec nė fyt nostalgjikėve emri i njė ish-tė pėrndjekuri, qė ka shkruar njė artikull nė media. Prandaj nuk e lexojnė atė, edhe kur ndodhet nė faqet e para tė shtypit. Prandaj nuk komentohet njė libėr i krijuar prej tyre. Ndoshta prandaj asnjė autori tė dalė nga ferri komunist, nuk i kėrkohet tė shpjegojė motivet e frymėzimit pėr njė krijim tė tij letrar. Kurse tė gjithė pronarėt e ligjshėm shihen prej tyre si ca “gogolė”, qė u kėrcėnojnė hajdutėrķnė. Prandaj edhe heronjtė antikomunistė trajtohen prej tyre si tė denjė vetėm pėr t’u mėshiruar. Dhe nuk thuhet njė fjalė e mirė pėr tolerancėn e tyre fisnike. Nuk dėgjohet njė mirėnjohje pėr qėndresėn e tyre mbinjerėzore. Nuk shqiptohet njė lavdėrim pėr shpirtin e tyre paqėsor. Nuk “dhurohet” njė pėrdėllim pėr durimin e tyre gati apostolik. A ka dėgjuar kush ndonjė prononcim nga neobllokmenėt pėr tė drejtėn e krenimit tė kėtyre viktimave, qė vunė nė themel tė demokracķsė edhe jetėn e tyre? E kundėrta! Ėshtė zgjedhur harresa si mėnyra mė banale e pėrēmimit ndaj fisnikėrķsė sė atyre, qė u vetėflijuan pėr idealet humanitare. Hajdutėt e lirisė u shndėrruan edhe nė grabitės tė aspiratės sė kėtyre “skllevėrve”, qė flijuan gjithēka pėr njė demokracķ tė vėrtetė. Forca e pinjojve tė diktaturės qėndron te paturpėsķa e tyre flagrante se Historķa filloka gjoja nga dita, qė kėta hipokritė ndėrruan emrin e “kuēedrės”, ku militonin. Dhe sot tentojnė tė ēlirohen nga pesha e mėkateve, duke bėrė fajtore viktimat. Kurse madhėshtinė e shpirtit human tė martirėve e ēmojnė vetėm si meritė tė xhelatėve, qė mundėn tė shuanin me tortura edhe instinktin natyral tė pėrbuzjes mė njerėzore ndaj xhelatėve. (!) Ndėrkohė pėrgjithėsojnė “rrėzimin” e ēdo mjerani, qė nuk mundi tė ruante dinjitetin nėn ato tortura ēnjerėzore tė Sigurimit famėkeq tė shtetit. Dhe e “justifikojnė” qėndrimin e tyre pėrbuzės me, gjoja, frikėn se mos u shkaktojnė viktimave “persekutim pozitiv”, duke i lavdėruar mė tepėr sesa duhet (!) O ironi! Kjo bėhet, kur nuk thonė pėr ta njė fjalė tė mirė! Djalli do ta kishte vėshtirė tė shpikte njė mėnyrė mė tė pėrkryer pėr tė vazhduar pėrbuzjen, diferencimin dhe urrejtjen e paarsyeshme ndaj kėtyre njerėzve, qė meritojnė tė vihen nė piedestalin e mirėnjohjes kombėtare. Po pėrse, vallė, gjithė kjo urrejtje e pamotivuar? Pėrse gjithė ky persekutim pa fund ndaj atyre, qė u sakrifikuan pėr kėto ditė, qė po gėzojnė sot edhe autorėt e krimeve mizore tė diktaturės? Gjithė ata, qė duhej tė pėruleshin tė parėt para madhėshtisė morale tė kėtyre fisnikėve tė cilėt, edhe pse tė vrarė e tė sharė pa tė drejtė, nuk kanė kryer njė gjest tė vetėm hakmarrjeje?! Mos, vallė, pinjojtė e diktaturės i poshtėron bukuria shpirtėrore e kėtyre apostujve tė lirisė? Apo xhelatėt, duke u ndier tė poshtėruar qė ia shitėn shpirtin djallit, “ngushėllohen” duke ulur vlerat e viktimave? Mos vallė figura e pastėr e kėtyre “skllevėrve” krenarė i akuzon, duke trokitur me alarm nė pjesėn e pakalbur krejt tė vetėdijes sė tyre tė sakatuar? Apo e drejta e kėtyre martirėve ngėrdheshet me krekosjen banale tė kėtyre milionerėve hajdutė, qė po kėrkojnė sot edhe pushtet tė pamerituar?...
    Por tallja mė shpotitėse e pinjojve tė diktaturės merr trajta groteske, kur kėta guxojnė t’i trajtojnė viktimat si militantė tė kauzės sė tyre, tė sajuar me shpifje. Sepse jo mė kot e nisėn me mashtrimin “pėrtej sė majtės e sė djathtės!”, qė tė pėrfshinin nė “uraganimin” e tyre tė stisur edhe ēikėrrimat e pakėnaqėsķve tė ithtarėve tė demokracisė. Pastaj vazhduan me strategjķnė e krijimit tė armikut imagjinar, i cili qenkėsh i vetmi shkaktar i gjithė mjerimeve njerėzore (!) Dhe ngritėn flamurin “revolucionar” tė “Rrugės sė vetme!” pėr tė pėrfshirė nė vallen e gėnjeshtrės edhe ata, tė cilėve u del gjumi nga tmerri, kur kujtojnė nėpėrkėmbjen prej etėrve mizorė tė pinjojve tė diktaturės. Dhe me kokėfortėsķnė e ambicies pėr pushtet tė pamerituar kėta dėshtakė shpresojnė qė dhe ish-tė pėrndjekurit tė shkojnė prapa qerres sė tyre tė prishur. Dhe ky ėshtė njė tjetėr lloj poshtėrķmi, qė pinjojtė e diktaturės tentojnė t’u bėjnė viktimave. Se, t’u kėrkojnė votėn atyre qė kanė internuar, burgosur, vrarė e poshtėruar pa faj, ėshtė njė tjetėr pushkatim moral, qė u duhet mėkatarėve pėr tė rikrijuar atė kapital tė ndyrė moral, prapa tė cilit tentojnė tė fshehin gjėmat e tyre tė djeshme. Po kjo nuk ėshtė veēse njė ėndėrr me sy hapur e atyre, qė u ka ardhur koha tė largohet nga skena politike. Martirėt do tė mbeten tė denjė pėr mirėnjohje! Ata kurrė nuk e shesin idealin antikomunist, duke u joshur nga gėnjeshtrat e vrasėsve tė tyre tė djeshėm. Kurrė nuk mund tė mashtrohen viktimat nga “patetizmi” i pinjojve tė papenduar tė diktaturės. Po le t’i mbyllim kėto rreshta me klithmėn pėrdėllenjėse tė Ēehovit: “Pashė vuajtjen dhe u bėra njerķ!”.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Dom Zef Gila, meshtar, dėshmitar i fesė, nė pėrvjetorin e vdekjes
    Nga zef malsia nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 18:47
  2. Ju rrėfej nga Kreta, gjyqin e njė linēimi racist
    Nga lone_star nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  3. Bashkėshortja e Fatos Klosi, fiton gjyqin me Fatos Nanon
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:55
  4. Pejė, atentat dėshmitarit nė gjyqin ndaj UĒK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-10-2003, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •