Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24

Tema: Fatos Arapi

  1. #21
    Dy mbas mesnate

    Akoma s'i kemi shfletuar tė gjitha
    fletorkat e tragjedive tona.
    Hedhur aty tek kėndi i dhomės,
    prap mbeti nje dėng...
    Do t'i marrim me vete, andej,
    nė Ferr a Parajsė, - tė leēitim,
    tė engledisemi dhe tė shtyjmė kohėn.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22

    Fatos Arapi

    FATOS ARAPI


    Fatos Arapi lindi
    nė qytetin e Vlorės nė 1929. Po atje ai kreu shkollėn e mesme, ndėrsa studimet e larta i ndoqi nė Bullgari (Sofje) nė fakultetin e Matematikės dhe tė Ekonomisė. Ka punuar shumė vjet gazetar dhe pedagog nė Fakultetin Histori Filologji tė Tiranės. Disa herė ka fituar ēmime kombėtare e ndėrkombėtare pėr poezi. Vepra e Fatos Arapit ėshtė e pasur nė llojet e zhanret e ndryshme qė ai lėvroi. Pėrveē poezisė ku ai qėndron nė rreshtat e parė, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borės, 1985; Gjeniu pa kokė, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetėsuar,1970; Shokėt,1977; Deti nė mes,1986; disa drama: Partizani pa emėr,1962; Qezari dhe ushtari i mirė Shvejk, nė front diku,1995; ka bėrė disa pėrkthime: Kėngė pėr njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisė turke etj; si dhe ka shkruar njė numėr tė madh artikujsh e studimesh tė ndryshme. Poezitė e para F. Arapi i botoi nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė, dhe, pėrkatėsisht nė vitet 1962 botoi vėllimin "Shtigje poetike"...




    DIKUSH MĖ BUZĖQESHTE

    (tregim)




    Ditė prilli '944...
    U pėrhap fjala se do tė bėhej alarm ajror. Qepenėt e dyqaneve u mbyllėn. Rrugėt u zbrazėn. Gratė sa mezi mblidhnin fėmijėt e mėrditur, qė grindeshin se nuk mund tė luanin dot top leckash, as aty te praku i derės. Vetėm patrullat gjermane e mercenare, tė ngrira nė heshtjen e tyre, shkonin e vinin nėpėr rrugėt e shkretuara. SS-ėt heshtnin. Pas dritareve tė mbyllura me kapakė dėrrasash, heshtnin dhe banorėt e qytetit tė vogėl. Dita ishte e vrejtur dhe e ftohtė. Binte njė shi i imėt, qė s'pushonte. Diēka e rėndė, e heshtur dhe e pashpjegueshme rėndoi pėrnjėherėsh mbi qytetin e vogėl, me rrugė tė ngushta e pullaze tė ulėta. U dėgjua njė breshėrimė mitralozi. Pastaj njė heshtje e gjatė. Sikur krisma tė kishte goditur vetė murmurimėn e jetės sė qytetit. As hapi i rėndė i patrullave s'u dėgjua mė. Dy krisma. Njėra pas tjetrės. Dy. Tė largėta. Tė mbytura.
    - Goditėn nė tntp - murmuriti dikush.
    Ashtu e ngrirė hyri ajo ditė nė kujtesėn time. E, nėpėr ngricė tė saj tė heshtur e tė egėr patrullonin SS-ėt.
    Hutimin e qytetit e ēori njė bombė. Vetura e gestapos rrėshqiti nėpėr rrugėn kryesore. Dhe pėrsėri gjithēka ra nė heshtje. Pastaj njė derė u hap. Edhe njė... Edhe njė...
    Dikush doli nė rrugė.
    - Paskan pushkatuar pesė vetė. Te xhamia e tabakėve, paskan pushkatuar pesė vetė.
    Njerėzit dilnin prej shtėpive. Gra, fėmijė, burra, shkonin nga xhamia e tabakėve. Mbi ta e ftohtė, e vrejtur, duke derdhur pa pushim atė shi tė imtė, notonte ajo ditė prilli '944.
    Redaktorja qėndronte para meje e mė shikonte me ata sytė e saj tė vegjėl, ngulitės. Ashtu si mė parė edhe tani ata sy binin mbi mua e mė pyesnin: «a do tė na shkruash? Qoftė edhe njė shkrim tė vogėl». Unė heshtja. Pėr mua nuk ishte mė i rėndėsishėm njė artikull pėr revistėn. Para meje tani shpalosej vetė ajo ditė...
    ...Rojet gjermane e mercenare nuk lejonin njeri t'u afrohej tė pushkatuarve. Ata kishin rėnė te rrėza e murit. Tė mbytur nė pellgun e gjakut tė vet. Njėri prej tė vrarėve kishte rėnė me fytyrė nga qielli. Ai kishte qenė sheh dhe pak mė tutje i kishte mbetur ēallma. E qullur krejt ajo dukej e pistė dhe e palarė. Midis tyre, pėrmbys , kishte rėnė njė grua...
    Tė parėt filluan tė qanin fėmijėt. Pastaj gratė. Pastaj tė gjithė. Turma afrohej te tė vrarėt. Njerėzit donin t'i shihnin, donin tė dinin se si dukeshin ata tė vdekur. Dhe qanin. Afroheshin. SS-ėt i shtynin me automatik nė gjoks. Njė mercenar me pushkė tė gjatė nė sup iu afrua asaj gruaje dhe e goditi me majė tė kėpucės. Njė herė. Dy. Tri.
    Ai i binte me kėpucė e diēka murmurinte nėpėr dhėmbė. Kėmbėzat e ēitjaneve nuk ngjiteshin lart. Ato arrinin gjer aty te lakėza e pulpave, pastaj, tė qullura, puthiteshin nė kėmbėn e ngritė tė gruas sė vrarė. Mercenari qėndronte mbi tė me pushkė tė gjatė mbi sup, diēka thoshte e pėrsėri e qėllonte me kėpucė.
    Erdhi karrua, Tė katėr burrat njėri mbi tjetrin u hodhėn mbi tė. Kėmbėt e dikujt u varėn jashtė, pastaj njė kokė e dy krahė. Atė nuk e ngarkuan. E lidhėn me litarė tė karros prej tė dyja kėmbėve tė zbathura dhe e tėrhoqėn zvarrė. Karrua ecte ngadalė duke marrė pas nėpėr udhė tė qullura e gjithė baltė gruan e veshur me ēitjane tė zeza, rėnė pėrmbys me krahėt hapur gjithnjė anėsh.
    Q.D. Njė emėr. Dy gėrma. Dy kokrra gruri tė mbjella tek unė, si nė tokė. Ajo redaktorja me duart e veta kishte rrėmihur tokėn: ato dy kokrra gruri, gati tė harruara ishin aty dhe vetė kishin lėshuar sythė e po mbinin. Dhe unė nuk e kisha ditur kėtė. Atė mbrėmje erdhi te ne xha Zanua, njė fqinji ynė. Zbathi te praku i derės opingat, hyni nė odėn e zjarrit, duke shkelur me ēorape, shkoi dhe u ul drejt e nė qoshe.
    - I vranė... ėh. Maskarenjtė... - i tha babait, qė ishte ulur nė anėn tjetėr.
    Dėgjova njė kėrcitje tė fortė tė nofullave e tė dhėmbėve. Ishte njė kėrcitje si ajo e trarėve tė shtėpisė, po unė isha i vogėl e mė tėrhiqte mė tepėr vetėm paraja e asaj dite. Para syve mė dilte gjithnjė ai mercenari, qė goditte me shqelma gruan e vrarė, shikoja karron, qė shkonte ngadalė mes pėr mes qytetit tė heshtur, karrocieri tėrhiqte prej freri kalin e nėpėr shi fliste me zė tė ulėt me veten, me kėrcitjen e rrotave dhe me llapashitjen nėpėr baltė tė trupit tė vdekur tė asaj gruaje.
    Q.D. Dy gėrma. Njė emėr. Nė atė emėr, - njė jetė njeriu. Atė jetė SS-ėt e kishin pushkatuar atje te xhamia e tabakėve, nė atė ditė prilli '944. Po ku ishte tani ajo jetė? Duke mė kėrkuar njė shkrim pėr revistėn, redaktorja trupvogėl as qė e kishte menduar se nėpėr ē 'rrugė po mė niste. Ku ndodhej tani ajo jetė e pushkatuar prej SS-ėve? Cilėt njerėz mbanin pjesėza tė saj? Do tė mė duhej tė kėrkoja e tė kėrkoja, tė kthehesha prapa nėpėr ato ditė tė dikurshme tė fėminisė, tė ngatėrrohesha, tė humbisja udhėn e pėrsėri tė nisesha nė kėrkim tė asaj jete. Unė duhej ta ngjallja pėrsėri atė grua, ashtu siē kishte qenė dikur, me fytyrė e ėndrra e luftėra, me dashuritė e saj.
    I vetėm kaloja nėpėr salla e korridore tė muzeumit.
    Nė heshtjen qė mė rrethonte, qėndroja para eksponateve e vitrinave. Herė pas here prej fotografive mė shikonte ndonjė fytyrė e njohur dikur. Ndjeja vjetėt e kaluar tė mė afroheshin gjithnjė e mė pranė. Mendimi se koha merr fytyrėn e ngjarjeve e tė njerėzve, dhe me atė fytyrė hyn pastaj nėpėr muzera, qė sėrish tė dalė pėrpara njerėzve, mė kishte pushtuar tė tėrin. Ditėt e luftės qėndronin para meje tė kthyera nė njė fletė komunikate, nė njė pushkė partizane, nė njė xhaketė tė vjetėr, tė shpuar nga plumbat armikė. Njerėzit i kishin futur aty. Dhe i ruanin. Nuk donin qė ato ditė tė zhdukeshin. Nėpėr to vareshin ato fotografi me fytyra njerėzish. Tė rinj, tė reja, burra, gra, fshatarė, qytetarė.
    Pėrnjėherėsh diēka u drodh tek unė. Nėn njė diēiturė: «Dėshmorja Q.D.».
    Ja. ajo... gruaja e mbytur nė gjak tė vet nė tė ditė prilli '944. Ja, cila qenka ajo... Pėr herė tė parė shihja atė fytyrė. Asaj dite ajo kishte rėnė pėrmbys me kėmbėt e krahėt hapur mbi asfaltet e qullura. Dhe ashtu kishte mbetur gjersa karrua ishte zhdukur prej shikimit tim. Ky vegim kaq thellė ishte ngulur nė kujtesėn time sa, edhe kur nė imagjinatė kėrkoja t'i jepja asaj ndonjė fytyrė tė re, mė zhdukej nė ēast. Dhe gruaja mbetej po ashtu e rėnė pėrmbys mbi asfaltin e qullur. Ja, cila qenka ajo... Kisha qėndruar pėrballė saj. U afrova mė pranė fotografisė. Atėherė ndjeva se fytyra e saj po mjegullohej. Nuk po kuptoja se si nė atė tis kafe tė fotografisė shkrihej ajo kokė e madhe, qė ishte ngritur aq lart, sa thua do tė rrėzohej mbrapa. Nė atė fytyrė vetėm dy vetulla tė trasha harkoheshin pėrpjetė. Dhe nėn to - sytė, qė humbisnin nė njė mugėtirė tė hirtė. Ajo fotografi do tė kish qenė kopjuar nga ndonjė tjetėr, e vjetėr. M'u kujtuan ato fotografitė e zbehta tė varrezave tė prishura nga dielli e nga shiu. Mė kot po pėrpiqesha tė shquaja miset femėrore tė asaj gruaje. Nuk mundja. M'u duk sikur fytyra e mjegulluar, qė mė shikonte nga fotografia po tretej vetė nė ftohtėsinė e asaj dite prilli tė pushkatuar nga SS-ėt, atje te xhamia e tabakėve.
    Dhe mbeta pėrsėri vetėm...

  3. #23

    Pėr: Fatos Arapi

    Himn Jetės

    I dėgjon zėrat e dritės?
    Shkrepėtin agimi vetė.
    Jeta qėnka si fėmija, -
    jepi dorėn qė ta ngresh.

    Qė tė vijė jeta me ty,
    nėpėr diell e furtunė,
    mbille nė njė pikė djerse,
    mbille nė njė kokėrr grurė.

    Mbille nė njė gėrmė e shkronjė,
    mu nė zemėr tė njė fjale,
    zėrave tė lehtė tė prillit,
    ardhjes sė dimrit nė male.

    Mbille nė duart e pleqve,
    nėpėr buzė tė fėmijėve.
    Nė pikėn e gjakut - jetėn,
    nė njė thėrrmizė drite mbille.

    Qė tė vijė jeta me ty,
    si vjen shoku i vėrtetė…
    Mirė, aherė! Shko drejt saj,
    bėju shok jetės ti vetė.

    Ndizi diejt! Ndizi qiejt!
    Qiell e diell trupi tėnd.
    Romantikat e pėrgjakura
    kap' e mbėrtheji me dhėmbė.

    Si kotelet i merr nėna,
    i ēon nga njė ditė nė tjetrėn, -
    mes pėrleshjeve njerėzore,
    ashtu ti rrėmbeje jetėn.

    Dashurinė rrėmbe dhe ėndrrat.
    Rekėtim' e kohės s'ndalet…
    Edhe vetė nė fjalėn "vdekje"
    mbille e jeta do tė ngjallet.

    I dėgjon zėrat e dritės?
    shkrepėtin agimi vetė.
    Jeta qėnka si fėmija,
    tė shikon nė sy …
    ......................e qesh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (12-10-2018)

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Pėr: Fatos Arapi

    Ndahet nga jeta shkrimtari Fatos Arapi

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Akuamarini pėr postimin:

    bili99 (12-10-2018)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •