Në momentin e intervenimit policor, jo më larg se 50 metra nga vendngjarja e aksionit, fëmijët e fshatit kanë qenë duke luajtur futboll.
Si në çdo aksion tjetër edhe kësaj radhe policia ka kaluar të gjithë kufijtë dhe në mënyrë brutale ka intervenuar, duke gjuajtur me armë zjarri, me të vetmin qëllim të mbjellë frikë qytetarëve shqiptarë.
Dëshmi e kësaj janë edhe gëzhojat e plumbave të armëve policore që janë gjetur në vendngjarje nga qytetarët e Bogovinës.
PDSH u apelon qytetarëve të Bogovinës që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e këtyre provokimeve të cilat kanë për qëllim ti frikësojnë ata pikërisht në kohën kur afrohen zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale.
Gurra
Krijoni Kontakt