Kemi pare shume surpriza neper kampionate te ndryshme, por ajo qe me ka rene me teper ne sy ka qene surpriza e ketij sezoni ne Bundesliga te Gjermanise.
Hoffenheim eshte nje klup nga nje fshat i vogel ne Gjermani. Fshati perbehet nga 3200 banore gjithsej, te pakten keshtu mesa kam lexuar ne gazetat e ndryshme ketu ne Shqiperi. Ky ekip para 2 sezonesh ka milituar ne nje nga Ligat Amatore te Gjermanise, sezonin qe kaloi hyri ne Ligen e Dyte te Gjermanise dhe kishte pretendime qe te ishte ne mesin e arte te Bundesliges 2, por, ekipi luajti shume mire dhe zuri vendin e 2-te dhe definitivisht kaloi ne Bundesliga 1.
Ashtu si dhe nje vit me pare, pretendimet e Hoffenheim nuk ishin te medha. Pretendonte qe te mos binte nga Bundesliga 1, por asnjehere nuk ja merte mendja se do te shpallej edhe Kampion i Dimrit ne sezonin e pare te historise se tij si klub i Bundesliga 1.
Vlen per tu permendur se nje pune mjaft te mire dhe per tu admiruar ka ber presidenti i ketij Ekipi, Dietmar Hopp. Ky eshte nje nga miliarderet e botes, i cili eshte nje biznesmen mjaft i sukseshem ne programet kompjuterike. Ka investuar mjaft para per kete klub modest nese mund ta quajme keshtu dhe investimet nuk i kane vajtur dem. Ky president nuk ka kerkuar lojtare ashtu si bejne dhe sheiket e M.City, por kane mare lojtare cilesore dhe jo me emer te madh.
Eshte me te vertete per tu admiruar nje menyre e tille e organizimit te nje klubi dhe me vjen vertete ēudi se si eshte ne vendin e pare. Une nuk besoj se do ta fitoje Bundesligen, por besoj se do jete nje nga ekipet qe do te mare pjese ne Ch.L sezonin e ardhshem, ose sepaku ne UEFA. Edhe kjo eshte nje arritje shume shume e madhe per kete ekip.
I uroj suksese Hoffenhaim dhe uroj qe te ece ne rrugen qe ka nisur.
Krijoni Kontakt