Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Si e furnizoi me armë Sigurimi i Shtetit organizatën kriminale “Kamorra”

    Dokumentet sekrete, si e furnizoi me armë Sigurimi i Shtetit organizatën kriminale “Kamorra”


    Lidhjet mbi 20-vjeçare të oficerëve shqiptarë me mafian napolitane. Si u prodhuan e u trafikuan antitankë dhe automatikë për luftë urbane. Ku shkuan dollarët e përfituar dhe si kryheshin transaksionet bankare?

    Për më shumë se dy dekada, krimi i organizuar italian dhe Sigurimi i Shtetit kanë bashkëpunuar në mënyrë aktive. Dokumentet autentike, që po i paraqesim lexuesit, tregojnë se “Kamorra” napolitane dhe Sigurimi bashkëpunuan për trafikun e armëve luftarake, automatikë të përshtatshëm për guerilje urbane (e ashtuquajtur lufta popullore partizane në qendra të banuara). U bashkëpunua edhe për trafikimin e armëve kundër mjeteve të blinduara të tipit “raketë antitank”.

    Fillimet

    Afera e këtyre armëve çoi në një përshkallëzim të ri të marrëdhënieve midis Sigurimit dhe “Kamorrës”. Historia e këtij “idili” nis që në mesin e viteve ’60, e ndërprerë për pak kohë pas “vetëvrasjes” së Mehmet Shehut dhe pastaj e vazhduar deri në vjeshtën e vitit 1991, dy javë përpara mbërritjes së kontigjentit të misionit “Pelikan” në Shqipëri. Në fundin e vitit 1983, prerja e ndihmave kineze pesë vjet më parë po i shkaktonte pasoja serioze arkës financiare të diktaturës, prandaj gjithmonë e më tepër, për të siguruar valutë të fortë, Sigurimi po angazhohej në aktivitete gjithnjë e më kriminale, maksimalisht të dënueshme nga ligjet ndërkombëtare. Këto marrëdhënie me mafian italiane mbuloheshin me fraza parimore si “Mbrojtja e atdheut, detyrë mbi detyrat”, “Të luftojmë, të mendojmë e të punojmë si në rrethim” etj.

    Negociatorët

    Në kontaktet direkt me “Kamorrën” për problemin e armatimit, përfaqësuesi i Sigurimit ishte ish-shoferi i Ambasadës Shqiptare në UAR (Republika Arabe e Bashkuar, shtet i dikurshëm i sajuar nga bashkimi i Egjiptit me Sirinë). I dërguar jashtë shtetit me urdhër të eprorit të tij partiak B. Angjeli dhe me lejen e organizatës-bazë të PPSH-së. Përfaqësues i “Kamorrës” ishte Mikele Zaza, interlokutor i vjetër i Sigurimit të Shtetit, i mirënjohur në tërë pellgun mesdhetar si numri 1 i kontrabandës së “biondeve” (cigareve). Takimi u bë në një vilë të vogël në zonën e Pozilipos (pranë Napolit). Autoritetet italiane të kohës mësuan diçka për këto tratativa disa vjet më vonë në sajë të pohimeve jo fort të sakta të të penduarit Pasquale Galasso, me origjinë nga zona e Vezuvianos. “Asi” i hetuesve të DIA-s (Drejtoria Hetimore e Antimafias) të Salernos, Leonida Primicerio, i vlerësoi këto kontakte si mjaft problematike, saqë informoi shërbimet sekrete italiane. Tregjet e “eksportit” të këtyre mallrave do të gjendeshin nga pala italiane, ndërsa transporti do të kryhej si me mjete italiane, edhe me ato shqiptare, si p.sh. automjetet e tonazhit të rëndë të Parkut të Eksportit, anijet e Flotës Tregtare apo me valixhe diplomatike. Njëri nga “specialistët” e “Kamorrës”, me vendbanim të përkohshëm në adresën Herstal, Liege, Belgjikë, në rrugën “Rue Grand Puits 23”, siguronte një cilësi prodhimi thuajse të njëjtë me automatikët e prodhuar në uzinat belge, madje edhe me makineritë çeke, kineze dhe suedeze (“Bofors”) të disponueshme nga pala shqiptare.

    Ndërlidhja

    Ecuria e këtyre bisedimeve iu raportua shefave të Sigurimit të Shtetit nga selia e firmës “Sokomar” në Zvicër nga një sigurims me nofkën “Bibi” dhe u mor në teleksin e firmës “Albtrans” që mbulonte operacionet e kontrabandës ndërkombëtare të organizuara nga shteti i diktaturës. Për komunikimin u përdorën aparatura ndërlidhjeje të tipit “telex” mjaft të përparuara për kohën. Këto aparatura ishin të markës “Sagem”. Importimi i këtyre mjeteve të komunikimit u bë me valutë dhe importuesi legal i tyre ishte Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës Shqiptare.

    Bisedimet

    Afera e automatikëve dhe i raketave antitank u diskutua në rrethet më të larta të Sigurimit të Shtetit dhe të Ministrisë së Mbrojtjes në mënyrë shumë konspirative, duke u informuar Ramiz Alia, Prokop Murra dhe Hekuran Isai. Vetë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, me shkrim dore, në mars të vitit 1984, i jep porosi si dhe me çfarë çmimi të importohen automatikët dhe raketat. Udhëzimet u transmetuan me teleks në Itali dhe punonjësit e ngarkuar me këtë detyrë përfunduan transaksionin. Nuk janë gjetur prova që të jetë informuar Enver Hoxha, i cili ishte në këtë kohë në gjendje të rëndë shëndetësore në momentin kur realizoheshin këto shitje që dokumentohen prej korrespondencës që botohet sot.

    Marrëveshja

    Bisedimet paraprake ishin plotësisht të frytshme dhe çështja e importimit të automatikëve kalibër 9 mm dhe raketave antitank me rreze 900 jard (800 metra) me fuqi blindshpuese 300 mm u quajt e zgjidhur në të gjitha aspektet, si çmimi, mënyra e pagimit, kostoja e transportit, sasia në copë, ambalazhimi, fshehtësia etj. Përfaqësuesit e “Kamorrës”, pas inspektimeve në uzinat sekrete ushtarake shqiptare në Çekin, Poliçan dhe Uzinën e Autotraktorëve (Uzina e Artilerisë), i ofruan Sigurimit të Shtetit katër specialistë të tyre, mjaft të kualifikuar, për prodhimin në Shqipëri të këtyre automatikëve. Sasia e prodhuar parashikohej deri në 200 mijë copë në 3-4 vjet. Në këtë kohë, në arsenalin e Forcave të Armatosura Shqiptare kishte vetëm rreth 250 mijë AK-47 (Kallashnikovë) të prodhimit rus, kinez dhe shqiptar. Sasia prej 200 mijë copë destinohej si për nevojat e ushtrisë shqiptare, edhe për eksport.

    Trafiku

    Kontigjentet e para të automatikëve dhe disa mostra raketash të gatshme për përdorim, përfshirë shënjestrat optike, mbërritën në Shqipëri nga fabrika prodhuese në Belgjikë. Në fakt, më shumë se për t’i shërbyer mbrojtjes së atdheut socialist, ato i shërbyen pasurimit të arsenaleve të “Kamorrës” italiane, duke u rishitur në vendin fqinjë nëpërmjet kanaleve të kontrabandës me skafet blu. Një sasi armësh të tilla, pak pas incidentit me familjen Popa, mbërriti në Napoli. Ato u strehuan në një stabiliment pranë Fushës së Shenjtë (Kamposanto) të Poggio Reales, në rrugën “Santa Maria del Pianto”. Më vonë u transferuan në depon e një ofiçine metalmekanike në zonën e Afragolas.

    Valuta

    Ia vlen të ndriçohet fakti se fitimet nga shitja e këtyre armëve u përdorën për nomenklaturën e lartë komuniste dhe për forcimin e diktaturës së proletariatit. Kështu, një pjesë e valutës së fortë u përdor për të shndërruar në makinë të blinduar “Mercedes”-ët e Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit si dhe për të blerë një automjet “Range Rover”. Firma që bëri blindimin e mjeteve ishte gjermano-perëndimore, ndërsa pagesat u bënë nëpërmjet një banke zvicerane. Po me këtë sasi valute u blenë në Suedi edhe matës radiacioni të quajtur “dozimetra” ose “Gayger counter”. Në një vend tjetër perëndimor, me ndërmjetësinë e firmave të kontrolluara nga “Kamorra”, u blenë pranga spanjolle, night-sticks (shkopinj gome më modernë), shock granades (granata që të plagosin, por nuk të vrasin) si dhe agjentë agresivë kimikë të tipit “incapacitating” (që të heqin aftësinë për të vepruar). Të gjitha këto mjete iu dhanë në përdorim policisë dhe ushtrisë shqiptare dhe janë karakteristike për përdorimin ndaj turmave demonstruese.

    Tregjet e tjera

    Disa nga këto raketa mbërritën në duart e terroristëve palestinezë të grupit të Xhorxh Abashit si dhe të një fraksioni libanez të lidhur me liderin lokal Valid Xhumblad. Ndërsa automatikë të kopjuar në Çekin të Gramshit, kalibër 9 mm të klasit mitraglietta, iu kapën terroristëve veri-irlandezë nga trupat e regjimentit për mbrojtjen e Ulsterit në fund të viteve ’80, në periferinë lindore të qytetit të Londonderrit. NCIS britanik (Shërbimi Kombëtar i Hetimit Kriminal) i ndoqi gjurmët e këtyre automatikëve deri te një kamion shqiptar i tonazhit të rëndë, që kishte shkuar në Angli (kur dy vendet nuk kishin ende marrëdhënie diplomatike) për të importuar mallra komforti për një firmë shtetërore shqiptare me seli në rrugën “4 Shkurti” në Tiranë.

    Dokumentet

    Masat e Sigurimit për mirëpritjen e kamorristëve

    Me interes për të pasqyruar atmosferën e kohës është edhe dokumentacioni që ka të bëjë me pritjen, trajtimin dhe mbikëqyrjen e “specialistëve” të “Kamorrës” që erdhën në Shqipëri për prodhimin e këtyre armëve. Në këto dokumente përshkruhen imtësisht masat organizative për akomodimin, ushqimin, transportin, interpretët, mbikëqyrjen e deri te pajisja me radio, televizorë me ngjyra, ngrohës radiatorë, cigare dhe pije të markave të huaja si edhe të komforteve speciale në Gramsh, Durrës, Rinas, Tiranë, Martanesh-Bizë, Poliçan, etj. Sigurimi udhëzonte si të priten dhe si të trajtohen specialistët e “Kamorrës”, duke parashikuar deri edhe detajet më intime të jetës së katër të huajve si dhe kontigjentin e femrave shqiptare që do të “lejohej” të shoqërohej me ta.


    Karakteristikat tekniko-luftarake

    Këto armë ishin të efektshme jo vetëm kundër autoveturave apo furgonëve të blinduar për transport vlerash të mëdha monetare, por edhe kundër çdo tanku dhe autoblinde të viteve ’70. Përmendim këtu “Leopard 1” gjerman, “T-72” i prodhimit sovjetik, “PSZH-3” polak, “Piraha-2” zviceran apo “M177” të prodhimit amerikan, që në atë kohë ishin nga më modernët. Të tilla raketa shponin deri në 300 milimetra blind, pra edhe brezi i ri i tankeve moderne të fundit të viteve ’80 si “Abrahams”-i amerikan, “Merkava” izraelite, “Le Clerc”-u francez apo “T-80”-a sovjetik ishin të cenueshëm në pikat e tyre të dobëta. Këto raketa antitank asgjësonin çdo mbrojtje me material kevlar, edhe të kombinuar me llamarina me lidhje titaniumi që përmbanin automjete në dispozicion të policëve, gjyqtarëve apo politikanëve italianë.

    Dëshmitarët

    Kush dinte për sekretin e madh

    Ky sekret ishte nga më të ruajturit me xhelozi nga Sigurimi i Shtetit. Një nga drejtorët e drejtorive të kësaj arme u helmua nga kolegët e tij në pranverën e vitit 1991, ndër të tjera edhe për të ruajtur këtë sekret. Funksionarë shumë të lartë të policisë së periudhës komuniste, të cilët pas vitit 1992 u vunë në shërbim të palës italiane, nuk dinin absolutisht asgjë për këtë aferë. Kjo ishte arsyeja që ata përfunduan si monitorues të rëndomtë të keqbërësve të vegjël shqiptarë në Trieste, të cilët kryenin trafiqe të vogla me keqbërës lokalë, si, fjala vjen, titullarët e firmës “Fratelli Zampa s.r.l.”, ndërsa nga ata pak veta që dinin diçka janë shumë pak gojë ende në gjendje të flasin.

    Tre sekretet

    Floriri, valuta dhe kontrabanda e diktaturës

    Tre nga aspektet më kriminale dhe më sekrete të diktaturës janë: zhdukja e floririt, metaleve, gurëve të çmuar e sendeve me vlerë, të grabitura popullatës, zhdukja e një pjese të valutës së fortë, e siguruar nga prodhimet për eksport të ekonomisë shqiptare si dhe bashkëpunimi me qëllim përfitimi simbiotik në katër kontinente me organizatat terroriste të certifikuara ndërkombëtarisht dhe me grupacionet e krimit të organizuar, kryesisht italian (“Kamorra” napoletane) si dhe me bandat e strukturuara kriminale në portet franceze të Setes dhe Marsejës.

    Mesazhi

    Ja çfarë u ofrohej shqiptarëve

    “Miqtë përtej Adriatikut, që mendohet të vijnë aty për prodhime që kemi biseduar, na i sollën prospektet për 200 copët që kërkohen. Nga prospekti rezulton se janë të përdorshme vetëm nga një njeri dhe qëllojnë deri në 700-800 metra largësi me fuqi shpuese deri në 300 mm, duke e mbështetur në sup e marrë nishan. 200 copët i ofrojnë në kondita shumë sekrete dhe pa ditur destinacionin se për cilin janë.
    Një copë koston 3.000 dollarë duke shtuar këtu edhe 150-200 dollarë për copë për transport dhe manovrime deri në destinacion. E kemi pranuar vetëm si ofertë e prospekt pa hyrë më gjatë në bisedime.
    Specialistët, duke kërkuar këta për neve, 200 copët, kanë marrë një ofertë nga një firmë belge për prodhimin e 200.000 copëve automatikë të vegjël (që specialistët do t’i prodhojnë tek ne) dhe për ne e që kemi prospektet në dorë, për 150 dollarë copën që sipas tyre po t’i prodhojmë tek ne kushtojnë jo më shumë se 25-deri në 300 dollarë copa. Insistojnë që për herë të parë t’i prodhojnë tek ne 200.000 copët (pastaj ne bëjmë si të duam) dhe jo t’i prodhojmë gjetkë duke e lidhur këtë me miqësinë me miqtë tanë këto dhe nëpërmjet tyre edhe me ne dhe njëkohësisht për të na treguar se çka janë të zotët të bëjnë aty te ne. Specialistët na thonë se dhe 200 copët që kërkoni neve i prodhojmë në vende afërsisht edhe me kohën që ne na duhen.
    Mendojmë që specialistët të vijnë aty sa ma parë, duke e lidhur këtë edhe me entuziazmin e pasionin që ato kanë për të prodhuar tek ne. Ne gjatë bisedave që po bëjmë këtu jemi të bindur se këta janë të zotët të prodhojnë me makineritë që ne kemi e që këta kanë parë, shumë gjëra që neve na duhen për mbrojtje.
    Tani ata duan të vijnë katër veta dhe të fillojnë nga puna duke u siguruar rrogën mujore që ata marrin atje për të siguruar familjet e tyre, për më vonë shohim se çfarë do të kërkojnë.
    Edhe për këtë kemi mendimin se nuk do të ekzagjerojnë në kërkesat e tyre”.



    Telekset

    Ja shkresat e Zylyftar Ramizit

    Këtu janë paraqitur shënimet me dorë që ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, ka lënë për t’iu transmetuar personave në Zvicër që po negocionin me “Kamorrën”. Udhëzimet e Ramizit u transmetuan me teleksin e orës 21.00, të datës 17 mars të vitit 1984, me shumë pak ndryshime, pa cenuar përmbajtjen. Ky mesazh, që u dërgua i shifruar, konsiderohet si miratimi përfundimtar i marrëveshjes ndërmjet Sigurimit dhe “Kamorrës”, pas së cilës filloi bashkëpunimi në blerjen, prodhimin dhe trafikimin e armëve të ndryshme të gueriljes urbane, në favor të grupimeve kriminale, organizatave terroriste dhe krimit të organizuar në mbarë botën.
    “1. Porositni për të blerë 200 copë kundërtanke. Jemi dakord që të sillen në kondita shumë sekrete dhe pa destinacion dhe pa na komprometuar ne. Bëni diskutim për çmimin që ta ulni sa të jetë e mundur. Raketat kundërtanke që po porositim duhet të na vijnë të gatshme dhe sa më shpejt.
    2. Porositni gjithashtu 200 automatikë të vegjël që thoni se janë 150 dollarë copa, por që ju duhet të luftoni për ta ulur çmimin. Automatikët gjithashtu duhet të vijnë të gatshëm, sekret, pa destinacion dhe pa na komprometuar ne.
    3. Projektet dhe 4 specialistët të vijnë në Shqipëri për të filluar punën. Për kushtet, mundësitë dhe aftësitë e tyre do të bisedojmë më konkretisht kur të vijnë këtu.
    4. Pagesat për porositë që thamë do t’i bëjmë në kohën e duhur dhe nëpërmjet firmës që po na lidh me këta (Sokomar)”.



    Marre nga e perjavshmja "Lajmi"

    24 Janar 2009


    albania

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Faleminderit DYDRINAS..

    ..shkrimi qe solle tregon ate qe shteti i diktatures kishte edhe nuancat e nje shteti mafioz qe bente biznese me grupe tipike mafiozesh..e pabesueshme..por duhet te besohet.. nje shtet qe drejtohet nga monstra qe jane larg llogjikes normale mund te bejne dhe te veprojne tamam si mafioze..

    ..edhe nje here faleminderit qe e solle

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artikulli eshte interesant por pa shum argumenta..

    psh nuk thuhen emra e fakte e dokumenta te sakta..
    kush ishte ky drejtori qe e helmuan..?
    kush ishin femnat qe u caktuan si mantenuta per 4 komorristet?
    etjetj..

    nje artikull per kte teme do emra..

    un nuk e besoj se biroja.. pra enveri e ramizi e nexhi.. merreshin direkt me komorren..
    kam bindje se enveri si i mencur qe ish patjeter do ket krijuar lidhje direkte me te plotfuqishmin e italise ne ato dekada..pra me xhulion andreotti.. dhe me an te xhulios edhe me te tjere te plotfuqishem.. ne EU dhe bile dhe ne shtepi te bardh CIA e stejt department..

    keto kush do na i zbuloje do jet interesante..
    ramizi psh java 7 ai 8 bredh sa ne EU sa ne USA..

    tha nje llafe i ngrati Pjeter Arbnor.. per te mrekullueshmin.. Papen Vojtila..
    Ai ..tha pjetri.. ishte Papa qe foli..

    qe do te thote se papet e tjer kan bere nje sy qorr e nje vesh shurdh..per mijra menxyra qe i shkaktoj regjimi i felliqur enverist mijra e mijra katolikve e le me kulmi fare.. genocidimi i qindra e qindra prelatve te shquar te kesaj feje ne shqiperi.. duke filu me te shquarin pader meshkalla e der tek i urti mikel koliq etjetj..
    ciu miu nuk beri vatikani.. ne 40 e ca vjet te regjimit enverist..
    po kush kish at fuqi me i then vatikanit..mos u ndi..

    kerkush tjeter vec nr 1-shit te italis ne 40 e ca vjet..
    pra andreoti e shtabet e tija te djathta..se nga komunistet berlingueriste italian .. vatkani ska marr urdhera e porosi..
    u pa me familjen popa..
    e lan te dergjet at familje nen terrorin e sigurimit te ramizit me vite te burgosur brenda ambasades italiane..
    ..
    ciu miu sberi RAI..
    pse..sepse dikush shum i fuqishem u ka thene RAI-stave.. qe mos bzani..

    pra enveri dinte ku kapej..
    ishte nje mjeshter i madh.. per tu mbeshtetur ne hunj te fuqishem..


    nuk eshte koicidenc qe nje i afert i nexhmijes..pergatitet te marre pushtetin.. absolut.. e ki eshte i biri i Taqos se nexhit..edvinua..

    e pat si erdh prodi me vrap ne vlore..
    dhe rastesisht ai kish besim te rrinte mes kallashoistave caushiste?
    jo.. sepse dikush e ka siguruar qe keta jan tanet..pra falangat e mikut ton te vjeter.. te italise.. enver hoxhes..

    do jen te thella punet..


    ..

  4. #4
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Nuk shoh ndonje gje te re une ketu. Gjith shqiperia e di qe atehere behej kontrabande e afera me mafien italiane. Nuk e di pse i shkruani per sensacionale keto lajme kur dihet qe te gjitha qeverite bejne te tilla ne gjith boten pothuajse.... Pshm ne te gjitha vendet qe shteti e ka situaten nen kontroll e ben vet trafikun e armeve dhe shpeshhere dhe trafikun e kokaines. Pse kujtoni ju se behen copa per te mare pushtetin partite apo iu vjen keq per popullin...... Ne shqiperi cdo parti qe vjen ne pushtet mer ne dore trafikun e armeve dhe te kokaines. Keni degjuar ndonjehere ne lajme qe te kapet ndonje sasi kokaine dhe te asgjesohet apo keni degjuar per arme... ??!! Problemi eshte kur vjell popullin, pa keto te tjerat nuk kane per te ndryshuar kurre....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjera interesante..

    ..

    albania

    Ngjela: “Topalli e Berisha i tremben sanksioneve të Europës”


    Eljona Ballhysa
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, avokati i njohur Spartak Ngjela, mendon se sulmi i ndërmarrë nga Topalli kundrejt deputetit Biberaj tregon frikën që ka lidershipi i PD-së për sanksionet që rrezikon të marrë nga Europa pas miratimit të ligjit skandaloz për hapjen e dosjeve. Ngjela nënkupton se në këtë përballje janë dy figura diametralisht të kundërta. Nga njëra anë, sipas tij, është deputeti Biberaj me mendime perëndimore dhe progresiste dhe nga ana tjetër qëndrojnë Berisha e Topalli, të dy të falimentuar, ose “Haxhi Qamilë” modernë, sipas avokat Ngjelës, aktualisht kryetar i Partisë Ligj e Drejtësi.
    Komenti
    Duke komentuar për gazetën “Albania” kërkesën e Topallit për shkarkimin e Biberajt nga posti i zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ngjela është shprehur se problemi qëndron tek ajo çfarë përfaqësojnë këto figura. “Nuk është çështja te shkarkimi i Biberajt. Problemi është çfarë përfaqëson Topalli. Së pari, Biberaj intelektualisht dhe politikisht edhe në një sens historik të përsëritjes së gjërave e kupton që Sali Berisha është i falimentuar, për faktin se ka hyrë në luftë me politikën amerikane. Si Haxhi Qamil modern që është, ai nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve. Biberaj e ka kuptuar këtë. Është i ri, është perëndimor, është progresist dhe nuk ka ndërmend të bjerë në Lanë bashkë me rraqet e Saliut. Topalli është treguar mendjelehtë. Duke i ditur të gjitha këto, vazhdon avazin e Saliut”, - është shprehur Ngjela. Ai mendon se përplasja midis Topallit dhe Biberajt ka ardhur për shkak të ligjit të dosjeve, i cili u miratua vetëm me votat e maxhorancës, pavarësisht qëndrimit kundër të faktorit ndërkombëtar. Sipas Ngjelës, tashmë lidershipi i PD-së po e kupton se rrezikon të paguajë një kosto pas miratimit të këtij ligji. “E gjithë kjo luftë bëhet për faktin se për ligjin skandaloz që bënë, PD-ja rrezikon të marrë sanksione nga Europa. Shqipëria është vend europian, nuk është principatë e Bajram Currit, por shtet indipendent. Nuk mund të ecë sipas injorancës së Berishës. Do të ecë sipas konceptit perëndimor për drejtësinë, për shtetin, për institucionet, për demokracinë”, - është shprehur Ngjela. Edhe zëra të tjerë nga Grupi Parlamentar i PD-së bëjnë të ditur se konflikti midis palëve ka lindur për shkak se Biberaj nuk ka mbrojtur në instancat e KE-së ligjin për hapjen e dosjeve. Por edhe para miratimit të këtij ligji, figura të larta të KE-së reaguan duke i bërë thirrje qeverisë dhe PD-së që të mos e miratojnë draftin pa marrë ekspertizën e duhur ndërkombëtare. Pavarësisht këtyre deklaratave, PD-ja miratoi e vetme ligjin, ndërkohë që tashmë duket se po reflekton për koston që rrezikon të paguajë.


    26 Janar 2009

    --


    clidhje ka ki artikull do thoni ju me.. bëmat e sigurimit enveristo matrapaz te ramzit..

    mos e vet se kallxon vet..thot poplli..
    taku.. u be kohe qe po e verteton nje llaf qe ma tha njeri dikur.. se ne nje bisede qe kish pasur nje miku i tij me aranit celen.. e kish rene llafi per takun ngjele.. araniti qe i dinte punet mire..i kish thene.. nuku ka mbajtur qendrim te mire ki biri i kicos neper biruco-burgje.. pra ka sherbyer si tartabiq qe ahere.. pra tartabiqllikun nuk e kish per her te pare tani..

    pra taku sot e ndjen se eu-ja dhe usa.. nuk e pelqejne zberthimin e regjimit hoxhist.. duan te kaloje ne histori ajo periudhe e te mos merret vesh kurre sui ka funksionuar e si ka vegjetuar ai regjim nen hundet e botes perendimore..

    ne kte pike interesat e takut e te eu-se e usa-se perpuqen..
    as taku nuku do te dalin muhabete te vjetra ..as sigurimi i ramizit te enverit.. as ps e ruco caushve..
    pra hapja e dosjeve nuku shihet me qejf nga perendimi..
    po pse valle..
    sic duket kjo do hape probleme..
    sepse do dali sa i ndyre ka qen ai regjim..
    do dali sa sa e nevojshme ka qene ne emer te principeve helsinkojane.. te cilat eu-ja dhe usa- i mbajne si hajmali.. qe ai regjim te asfiksohej e stopohej e ndryshohej.. qe ne vigjilje te tije .. qe ne vitet 50 ta e 60 e 70 ta.. e jo te lihej te bente qejf deri pas renjes se murit te berlinit..
    po cmund te dale nga dosjet tjeter gje qe do ta bente me turp perendimin..
    do dali qe.. se si djem te rinj vetem se u jan afruar gerxheve te gramozit apo korabit apo dallgeve te detit jane masakruar e terhequr zvarre me zinxhira e zetora.. e ne te njejten kohe e dite.. kelisher te bllokut ..e kelish te enverit.. brenda dites u vulosej e firmosej pasaporta me vize franceze e italane zvicerane e angleze e amerikane.. e fiu.. ballones e neper eu e amerike.. ku tja kish kokrra e qejfit..
    do dali se.. se si akoma ketij mileti i kerkohen te plotsoje kushte pa te futet ne EU..
    e kush tjater vec shqiptarit fukara i takonte te futej i pari fare ne eU.. askujt.. sepse askush ska qene me i izoluar e i reclkosur se shqiptari fukara..
    sepse bllokmenet ne EU .kan qene.. e kte do ta tregojne dosjet.. prandaj tremben Eu-taret.. sepse do dalin se sa te privilegjuar ishin vito kapot nexhmijet e ramizet e bodygardet e tyre qe i ruanin ne qejfe-orgjirat e tyre 40 vjecare.. e ne bredhje vajtjet neper EU.. kur neper biruca te ketij regjimi dergjeshin intelektuale te shquar te ketij populli te mjere.. e vecanerisht prelate te kishes.. e figura europiane me vlere..
    do dali se si ka mundesi qe EU-ja e USA ja krehte bishtin ketij regjimi.. edhe se e dinte se c'menxyra ky regjim i bente nje populli qe jetonte ne shekuj buz joni e adratiku..

    u semur ambasadori francez ne vitet 70 80 ta ne tirane.. dhe ramizi nuk ja coj kurre doktoret edhe se e shoqja ulernte ndihme ndihme.. dhe ambasadori vdiq e asnje ciu miu nuk i beri franca ramizit.. perkundrazi.. na falni se ju shqetsuam se ju kerkuam naten doktor per ambasadorin tone qe ju jepte i ngrati sa her doni viza o kelisha..
    ki mesazh u erdhi ramizo malileve ahere.. perkunder xhahill-llykut e sadizmit enverist te shtetareve te tiranes..
    pra urt e bute e kortezi nga ambasada qe bente jo vec perfaqsusen e frances ne tirane..por dhe te ju es-ase .. pra te amerikes..

    dhe po ti shohesh ambasadoret perendimore ne tirane..

    gjat gjithe kohes..jane treguar zagare roje vigjilente te selise roze qe mbron nomenklaturen enveriste ne ditet e sotme..
    kjo u pa dhe me dosjet.. kjo shihet dhe nga shkrimi i takut..
    pra xhelatet llogarisin mbeshtetjen amerikane europiane.. ne ceshtjet DOSJE..
    pra mo i luani miqte tan te vjeter..o pis milet..perkthehet kjo..mir u a kan bere..se e kishin dhe lejen tone..
    keshtu thote llogjika..


    ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja psh.. se si byberi i vois amerikes kerkon te na i bej peshqesh erionet e edvin altin arapo dardhave..

    --


    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Letër VOA për gënjeshtrat e Erion Velisë

    Written by Gazeta SOT
    Tuesday, 27 January 2009 12:20
    To: Voice of America
    VOA Albanian,
    330 Independence Avenue SW
    Room #3720, Washington, DC 20237, USA

    Nga Kastriot FRASHËRI

    Instituti i Çështjeve Kombëtare (Albanian Institute of National Affairs) shpreh keqardhjen e tij mbi mënyrën se si një burim i besuar lajmesh dhe informacioni në mbarë botën, bëhet zëdhënës i një mashtruesi ordiner me emrin Erion Veliaj.
    Është e pakuptueshme që një agjenci prestigjioze si VOA, dhe për më tepër që mbulon hapësirën shqiptare, me sa duket nuk disponon as më të voglin informacion mbi atë çfarë ndodh realisht në Shqipëri.
    Ju bëjmë të njohur, se janë pikërisht kolegët tuaj të medias në Shqipëri, që për një kohë të gjatë, mbi një muaj rresht, çdo ditë, kanë zbuluar dhe botuar në gazetë megaskandalet, abuzimet, përvetësimet, mashtrimet financiare dhe ligjore të këtij supermashtruesi të keqpërdorur herë si "Mjaftist", herë "G99-ç" dhe tani mësojmë se kërkon të trasformojë NGO (OJF-në, e tij me emrin Lëvizja G99) në parti politike. Konkretisht, në edicionin informativ të datës 23-01-2009, me këtë të ftuar, VOA pa asnjë kriter dhe profesionalizëm, në këtë intervistë anonçon: "Veliaj: G99 do të hyjë në zgjedhje në një koalicion ndërtimi". Ky akt është jo vetëm një mungesë e theksuar etike dhe profesionalizmi e palejueshme për një gazetar, por edhe dezinformim publik, sepse neni 16 dhe 42 i ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 "PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE", ndalon rreptësisht transformimin e një OJF-je, nga një organizatë jofitimprurëse në një formë tjetër organizimi, si psh, fondacion apo parti politike. Nuk e kuptojmë, kur ndalohet me ligj, se si ky djalosh i keqpërdorur i quajtur Erion Veliaj apo Lëvizja G99 do të shndërrohet në parti politike dhe për më tepër të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Është për të ardhur keq, që në valët e këtij stacioni, sa të dashur aq edhe prestigjioz, që me të drejtë është quajtur nga ne, për vitet e diktaturës komuniste "shpirti i lirisë së shqiptarëve" të mungojnë protagonistët realë të shoqërisë së sotme shqiptare, të cilët integritetin e tyre profesional dhe shoqëror, nuk mund ta këmbejnë me sharlatanizmin e Erion Velisë dhe të një tufe adoleshentësh të “aksionerëve” të tij që mban pas vete me supershpërblime financiare të siguruara nga mafia intelektuale e Tiranës. Madje, është e papranueshme që në hapësirat e këtij emisioni mungojnë njerëzit e punës, ata që përfaqësojnë shkrimtarët dhe artistët e Shqipërisë, organizatat apo qendrat që merren me çështje sociale, pajtimin e gjaqeve, ata që kanë luftuar dhe luftojnë për konsolidimin e parimeve demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve në Shqipëri, të cilët janë zëvendësuar si padashje nga një armatë grafomanësh, mafiozësh, dhe shpërdoruesish të donacioneve financiare të dhëna me bujari nga të huajt për konsolidimin e shoqërisë civile. Për të qenë të korrekt në problemin që adresojmë dhe për të kuptuar kinezëritë e këtij djaloshi dhe të atyre që e sponsorizojnë, u paraqesim faktin se si e paraqiste ketë vizitë, një gazetë shqiptare: Kreu i Lëvizjes politike G99 merr pjesë në ceremoninë e programuar në SHBA;
    “Veliaj, dhuratë për Obamën: “Guximi për të shpresuar”, e më tej “Kreu i grupimit G99 ishte i ftuar në ceremoninë e Përurimit të Barak Obamës si Presidenti i 44 i SHBA-ve. Veliaj është i njohur... si dhe redaktor politik i versionit në shqip të librit të tij “Guximi për të shpresuar”. Veliaj..., si dhe aktivistë të tjerë të lëvizjes G99, do ti dhurojnë Presidentit Barak Obama librin e tij në shqip “Guximi për të shpresuar”, ... , botim i shtëpisë botuese “Dudaj”(Gazeta Shqip, 20 janar 2009, fq.4) !??. Nuk kuptojmë se ku i ka meritat ky Erioni ynë, si përkthyes, sponsorizues apo redaktor i shpikur politik?! Komentet janë të tepërta, për të kujtuar ato paradat e famshme të “1 Majit” të dikurshëm komunist, kur nga kjo kastë famëkeqe që ende gjallon në shoqërinë tonë, programohej që një vogëlush duhej të ishte patjetër pjesë e kësaj ngjarjeje dhe rast më të mirë nuk kishte për ti dhënë mundësinë e lavdisë personazhit tonë, që ashtu si dhe lloji i tyre, emri u njihet për shkak të bëmave dhe jo punës së tyre. Ky njeri që nuk punon gjëkundi paska para për të bërë show mediatik deri në USA. Ishte shkaku i kësaj interviste, për të kuptuar atë zhgënjim të madh që ndjemë dhe dëgjuam nga goja e shumë të njohurve, por edhe të miliona shikuesve dhe lexuesve shqiptarë, për të shprehur reagimin dhe protestën tonë, kundër së keqes, informalitetit dhe grafomanisë që fatkeqësisht mbizotëron në këtë vend. Instituti i Çështjeve Kombëtare, me këtë akt, shpreh gatishmërinë e tij për të luftuar pa kompromis në mbrojtje të vlerave, parimeve demokratike dhe të vërtetës që përçudnohet çdo ditë nga këta gangsterë OJF-istë të superpaguar e të vetëquajtur Shoqëria Civile, që për interesat e tyre për tu pasuruar, tallen me realitetin dhe zhvillimin perspektiv të Shqipërisë.

    sot

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Vrasësit e shtetit
    Nga saimiri-uk në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 21:14
  5. Spiunazhi
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •