Pushtimi i Evropës, sovjetikët kishin gati edhe emrat e rinj të rrugëve


Në kohën kur u përmbyll studimi i Ivashutin, kundërshtimi mbi një lufte të fituar me anë të armëve bërthamore ishte rritur ndjeshëm në Bashkimin Sovjetik. Ai ishte vënë në diskutim mes Hrushovit, i cili e mbështeste zhvillimin e armëve bërthamore në mënyrë që të realizonte reformën e tij në shkurtimin e trupave tradicionale dhe gjeneralëve sovjetikë që ishin kundër shkurtimit të trupave profesioniste dhe po ashtu kundër demoralizmit të oficerëve. Një kritikë e heshtur për Hrushovin vinte kryesisht nga Akademia e Shtabit të Përgjithshëm të cilën ai donte ta mbyllte. Në të njëjtin muaj akademia mori studimin e Ivashutin, Hrushovi riafirmojë qëndrimine tij duke ndryshuar komandën e ndarë të forcave këmbësore dhe duke vënë në lojë me ironi përdorimin e tankeve në luftë.

Duke mos pasur më shumë të dhëna mbi mënyrën se si u ndërtua plani i Ivashutin, nuk mund të themi si ndikoi ai në luftën mes Ivashutinit dhe gjeneralëve të tij. Edhe nëse Hrushovi nuk donte t’i përdorte armët bërthamore ai ishte më shumë në favor të tyre se sa një ushtrie me shumë forca. Ai ishte i bindur se vetëm me anë të zhantazhit me këto armë, politika sovjetike mund të arrinte më shumë se sa me mbajtjen e një ushtrie të madhe. Por nga ana tjetër gjeneralët e tij nuk ishin dakord me këtë. Këtu lindin një sërë pyetjesh. Përse Marshalli Zakharov, i cili ishte në atë kohë shef i akademisë ushtarake u vu në anën e atyre që donin mbylljen e kësaj strukture pasi humbi punën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ruajti këtë dokument?

Ai (dokumenti) ndante idetë e Hrushovit mbi supermacinë e armëve nukleare përpara atyre konvencionale gjë me të cilën gjenerali nuk ishte dakord. A mos kishte sekuestrimi i këtij materiali qëllimin të ekspozonte një teori që nuk do të funksiononte e cila mund të lidhet edhe me rrëzimin e Hrushovit, rrëzim që pati edhe përkrahjene ushtrisë, gjë që e lejoi Zakharov të rimerrte detyrën si Shef Shtabi? Hrushovi u rrëzua pikërisht ditën që ky plan, për sulm në frontin Çekosllovak u aprovua formalisht-- 14 tetor 1964. Heqja qafe e tij hedh dyshimi mbi mundësinë që plani të ishte i vlefshëm, pasi fitimtarë pas rrëzimit dolën ata që mbështesnin një forcë konvencionale të mirë e cila mund ta fitonte luftën në evropë, pa qenë nevoja e përdorimit të armëve nukleare. Ishte i njëjti qëllim, edhe pse i arritur në mënyrë të pavarur, edhe ai që me propozim të SHBA-ve diku nga fillimi i viteve 1960 u miratua në NATO në vitin 1967 i quajtur “përgjigja fleksibël”. Duket se në këtë kohë të dyja palët e kuptuan çdo të thoshte luftë bërthamore, dhe duket se në një farë mënyrë kërcënimi bërthamorë për Evropën u shmang. Por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi deri në fund të “Luftës së Ftohtë”.

Në gjysmën e dytë të viteve 1960 komanda Çekosllovake rriti pakënaqësinë dhe i shfaqi hapur Moskës mos pajtimin e saj me planin, që në një farë mënyre nënkuptonte jo vetëm shkatërrimin e forcave të armatosura Çekosllovake (si vijë e parë fronti) por edhe për shkak të gjeografisë zhdukjen e të gjithë vendit.

Në këtë Kohë Shtabi i Përgjithshëm i BRSS nuk mund të kishte besim te çekosllovakët dhe te gadishmëria e tyre për të mbajtur mbi supe rolin kryesorë në “Marshimin drejt Lionit”. “Pranvera e Pragës” më 1968 i dha fund mundësisë së përdorimit të tyre edhe për faktin që ushtria u shkatërrua dhe nuk ishte më një forcë luftarake. Por edhe pas kësaj koncepti i një lufte masive në Evropë me përdorimin e armëve bërthamore nuk u u zhduk; ai mbeti pjesë integrale e Paktit të Varshavës dhe NATO-s deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Pavarësisht dyshimeve mbi atë që mund të sillte një luftë e tillë, fakti që planet për luftë konvencionale dhe të kufizuara dukeshin si të tejkaluara në kohë dhe e bënin mundësinë e një lufte nuklare më të madhe.

Megjithatë në vitet 70-80 të dyja aleancat hoqën dorë nga planet për një luftë nukleare në Evropë, asnjëra prej tyre në planet e saj nuk e përjashtonte mundësinë e përdorimit të kësaj arme. Në këtë kohë strategjistët Perëndimorë fantazonin se do ishin në gjendje të ndalonin një përshkallëzim nuklearë, ndërkohë që homologët sovjetikë ishin me të drejtë skeptikë ndaj mundësisë për ta ndaluar përshkallëzimin, por ishin nga ana tjetër më të gatshëm për ta pranuar luftën bërthamore. Fundit fare, me apo pa armët bërthamore, Pakti i Varshavës i qëndronte idesë së sulmit në Evropë, të paktën sa zbulohet nga rregjistrimet e disa stërvitjeve në Gjermaninë Lindore. Madje të dhënë pas detajit prefeksionistët e Gjermanisë Lindore kishin printuar edhe plane të pas sulmit deri edhe një monedhë që do të përdorej gjatrë pushtimit dhe harta me shenja të reja për rrugët.



Meqenëse hipoteza e pushtimit nga NATO mbeti në letër si shprehje e domosdoshme e luftës, pjesa e aktivitetit i zmbrapsës, u tërhoq dhe u bë gjithnjë e më shumë një ritual sa për sy e faqe. Në fakt, në atributin e NATO-s për një gatishmëri për të lëshuar një sulm surprizë me pamjaftueshmëri, madje edhe me inferioritet forcash, skenari artificial ishte nganjëherë kaq absurd sa zor se ndonjë gjeneral mund ta konsideronte atë. Përgatitja e Paktit të Varshavës për një beteje ofensive u bë gjatë kohës kur Kremlini nuk ishte vetëm duke predikuar por gjithashtu duke u kujdesur për të qenë në interesin e tij më të mirë, kur të gjithë ishin më shumë të hutuar që kur Komanda sovjetike ishte larg informimit cilësor, përpara qëllimeve dhe kapaciteteve të vërteta të NATO-s. Ekspertët e shërbimeve sekrete të Gjermanisë Lindore, e panë këtë.

Në qoftë se varianti i dytë i planit të vitit 1964 kishte dhënë efekte, kjo nuk ishte për shkak të pamjaftueshmërisë së përgatitjeve nga besuesit e planifikimit “realist”. Ushtria Sovjetike mori në përdorim shumë ambjente për të punuar mbi atë që ata e quanin prioritet arsyesh ushtarake të pastra gjatë “Erës së stanjacionit” të Brezhnevit sesa nga mbajtja e frerëve shtrënguar nga Krushovi dhe mos të flasim për Stalinin. Zhvillimet e reja që së fundi u dha ndihmë planeve të tyre të vjetruara, ishte ardhja në formë e Perëndimit sesa e Kremlinit, dhe nuk i shqetësoi shumë por diskutonin elementë utilitare për armën nukleare dhe rizbuluan elementë të cilat Bashkimi Sovjetik nuk i kishte.



Akuzat e NATO-s për performancë të lartë në teknologjinë ushtarake, për të cilat Bashkimi Sovjetik nuk mund të shpresonte për të bërë një ndryshim radikal në standarde për efiçencën e “mbrojtjes nëpërmjet sulmit”, tashmë dihej. Njëherësh Strategët e perëndimit, gjithnjë e më shumë ishin të fshehtë dhe kontribuuan në supozime për luftën në vakuumin politik në mënyrë të thjeshtë, u bënë të pakuptimtë sa vetë Lufta e Ftohtë të mbaronte për arsye të paditura për të llogaritur balancën ushtarake. Konfrontimi mes superfuqive ishte fillimisht e paqartë për shkak të progresit të paralizimit të sistemit sovjetik, dhe atëherë u zhdukën të gjitha së bashku dyshimet dhe më tej edhe divizionet e Europës nuk u mbajtën në gatishmëri. Por armët bërthamore nuk u zhdukët nga bota, madje as nga Evropa, as NATO nuk ka ndjekur harresën e Paktit të Varshavës, duke dhënë plane aleancash difektoze, lidhje të qëndrueshme.




19/01/2009

standard