Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Smile




    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    ULU MAL TE SHOHE KASTRINE( Motiv kenge Çame nga Namik Selmani)

    Ulu mal te shohe Kastrine
    se kam vite pa e pare
    Erdha mbledhur me Citjane
    tani jam një floke - bardhe
    Ulu mal qe te shoh dene
    Mos është thinjur duke pritur?
    C'mu be dhromi kupe me helme
    shteg me shteg me ferra stisur
    Ulu mal , mos ma zer diellin
    Se kam ftohte , jam çipllak
    Njeqinde zjarre te me ndezin
    Nuk ma ngohin një pikë gjak
    Ulu mal ,qe te shohe varret
    E t'ua puth barin e blerte
    Tu rrefej për mijra halle
    Qe me zune ne 50 vjet
    Ulu mal te shohe Kastrine
    E t'i them një amanet
    Se Shqiponja zemerdlire
    Pa e pare, kurrë s'vdes
    Ulu mal se sot kam dasëm
    Ndaj kam sjell 100 dhioli
    Do ta zgjoj gjyshin nga varre
    T'ia marr prapë si ne rini
    Do ta zgjoj nga gjumi i gjatë
    Boll me enderra me gogola
    Çamëria , melhem plage
    Hapur-o pa lloz te porta
    Do ta zgjoj nga gjumi i thelle
    Kroje , djepe dhe përralla
    Qofte fjala monument
    Ngritur -o për ditë te bardha
    Ulu mal se dua qiell
    Të shohe zogj ne fluturim
    Do te mbledh një grusht me yje
    Qe ta hedh mbi Camerine
    E, ne vdes , te vdes mbi varre
    Lare-o me drite hënë
    Mal mbi to te benen lulet
    Njomur-o me lote nene
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Cameri na mori malli





    Çamëri na morri malli moj Çamëri
    se neve u ndamë nga halli
    moj Çamëri na morri malli

    Gjyshi më kish thënë
    e se kur jemi ndarë
    atje ke vëllanë që
    kurrë nuk e ke parë
    shumë kohë u mendova
    sa u bë sahati vajta të takoja
    vëllanë nga Filati

    O moj nuse e bukur
    ç'të solli kësaj ane
    kështu me të dukur
    më dukesh si Çame
    e kur të shikoj kështu moj xhan
    me jelek e me çitjane
    borzilok e manxurane
    Çame e kaluar Çame

    Vij nga Shqipëria
    atje kam shtëpinë
    jam nga Çamëria
    jam Çame si tinë
    prindërit kur u ndanë
    amanet ma lanë
    mos harro Filatin atje ke vëllanë

    Hije ka sofati
    shterrem në të qarë
    mos je motra ime
    vite s'të kam parë
    e kapa për floku
    e putha me mallë
    ç'më kujtoje nënënë
    si të ishte gjallë
    U ndamë për së gjallë
    s'njohim njëri tjeterin
    motra s'njeh vëllanë,
    i riu të vjetrin

    U ulëm në tokë,
    u shkrepëm në të qarë
    ç'qe ky fati jonë,
    të jetojmë të ndarë
    në këto të madhe
    ndodhën mbrekulltië
    njerëzit le të ndahen
    bashkohen një ditë

    Çamëri moj Çamëri
    copa copa, vënde vënde
    ti mat anë, e unë më kët anë
    amanet plqetë na i lanë
    varret ti lemë në vatanë

    Çamëri moj Çamëri
    na mbeti loti në si
    gjithë jetën pa të parë
    mbetëm rrugëve të nadrë
    s'ka një varrë për të qarë

    Çamëri moj Çamëri,
    se ku brodha nuk e di
    si ti nuk pashë në gjithë dynjanë
    po ta dish moj Çamëri,
    jesh e mbeta Çam
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #23
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527


    Kenge per Celo Mezanin

    Aman doli djelli ne Malavire
    Qisi Celua ne Harile
    Hajde Hajde, qisi Celua ne Harile

    Hisi Celua ne Harile
    Per te shkreten Pajgorile
    Aman Aman, per te shkreten Pajgorile

    Mu te pusi Sulejmanit
    Pusin e Celo Mezanit
    Aman Aman, pusi e Celo Mezanit

    Kur na ra martine pare
    Celua na ktheu surrane
    Aman Aman, Celua na ktheu surrane

    Kur na ra martine dyte
    Celua gremisi syte
    Aman Aman, Celua gremisi syte

    Kur na ra martine trete
    Celua u vra me te vertete
    Aman Aman, Celua u vra me te vertete

    Vane nenes e ja thane
    Se Celon e kane vrare
    Aman Aman, se Celon e kane vrare

    Mos me thoni kete fjale
    Se Celon e kam te gjalle
    Aman Aman, se Celon e kam te gjalle

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Vallja e Osman Takes



    Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari

    Eh,mor Osman Taka
    bir Osman me halle
    vetetin me kordhe
    shkrepetin me valle!


    Ngrihesh si shqiponje
    bie si fajkua
    papo shkel mbi truall
    si sorkadh mbi thua


    Sikur do te thuash
    "Ka barut kjo toke
    rende po ta shkelesh
    ben shaka me koke"


    "Cben ky renjedale,-
    Turfullon valiu,-
    C'e pandeh litarin?
    Loder cilimiu"?


    Rreptas ti perdhridhesh
    porsi shakull ere
    C'i kujton halldupit
    pritat e limeret,


    Pritat e asqeret
    prere e grire strrallit...
    Hijen e mehitit
    C'i vervite ballit!


    Eh mor Osman Taka
    Bir Osman me halle
    Nje pasha dovleti
    vrave me nje valle




    Historia e valles


    Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit, një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që vajza e valiut pothuajse të rrëzohej nga dritarja. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut i ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

    Osman Taka ka lindur në një nga familjet më të pasura të Konispolit rreth viteve 1848 - 1887, ku u edukua me idetë e Rilindjes Kombëtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armë të krahinës kundër pushtuesve turq. U shndërrua si veprimtar i lëvizjes kombëtare për çlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lëvizjen e përgjithshme antiosmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në degën e Lidhjes së Prizrenit në Prevezë. Arriti të bëhej një nga krerët më të rëndësishëm të kryengritjeve antiosmane dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.
    Ka qenë njëkohësisht valltar i njohur popullor. Tregojnë se kur e dënuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu një dëshirë për të kërcyer një valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtëri të rrallë prej tij mahniti të pranishmit. Që nga ajo kohë vallja e kërcyer prej Osman Takës para litarit ka ngelur një nga vallet më të bukura të Camërisë, e cila ka arritur deri në ditët tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takës.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Minush Aga



    Çohu Minushi, çou bilbili
    çohu Resul Aga
    ishin mbledhur
    e po pinin në një kafaene

    Të bukur grua që paske
    vre Minush Aga
    ku e njeh ku e ke parë
    që ma mollois

    E pashë një ditë në krua
    nek po mbushte ujë
    i dhashë shaminë e dorës
    ajo ma pastroi
    i thashë nja di tri fjalë
    ajo mi pranoi

    Minush Aga qe i pirë
    vate në shtëpi
    morri thikën dhe e therri
    o gruan e tij

    Të nesmen çi dolli rakia
    vate nek varri
    çohu grua, çohu vishu
    se unë bëra faj

    Çohu grua se u bëra faj
    çohu vishu e stolisu
    çohu dil në shoqëri

    Çohu vishu dhe stolisu
    të të shohin gjithë bota
    dhe unë i mjeri
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #26
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Këngët E çamëve Në Optikën E Ekspeditës SHqiptaro-GJermane

    KËNGËT E ÇAMËVE NË OPTIKËN E EKSPEDITËS SHQIPTARO – GJERMANE TË VITIT 1957
    Duke kumtuar për një temë paksa të veçantë, që ka të bëjë me analizën nga pikpamja muzikologjike, “respektivisht muziko-etnologjike të 30 këngëve çame”, siç shprehet studjuesja gjermane Doris STOCKMANN, njëra nga anëtarët e ekspeditës shqiptaro-gjermane të vitit 1957, kam konstatuar një fakt dëshpërues: mungesën e studimeve të këtij lloji në kulturën shqiptare. Kam folur gjerë e gjatë për këtë temë me profesorin e nderuar dhe një nga miqtë e pasionuar të çamëve dhe njeri nga anëtarët e ekspeditës shqiptaro- gjermane, Prof. Ramadan Sokoli. Ai dëshpërimisht më ka pohuar faktin e mësipërm. Në muzikologjinë shqiptare mungojnë botimet në këtë fushë, siç mungojnë ekspeditat e organizuara shkencore për të incizuar dhe transkriptuar këngët e çamëve Çamëria mbeti një njollë e bardhë në hartën e muzikës popullore shqiptare. Fjalën e kam për fushën e muzikologjisë, sepse në atë të folklorit gojor kemi disa përpjekja si ato të Ibrahim Hoxhës,Qemal Haxhihasanit, Abaz Dojakës (në fushën e etnografisë dhe dasmës çame), për të arritur në punën e palodhur e të jashtëzakonshme të një njeriu modest e punëshumë siç është Fatos Mero Rrapaj. Për rrjedhojë, në relievin e çuditshëm sa origjinal dhe të larmishëm të muzikës popullore shqiptare, ndjehet mungesa e relievit po aq të habitshëm “të kulturës së çrrënjosur me dhunë, të çamëve”, siç shprehet shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare. Ky konstatim i përtej dhimbshëm, ka bërë që tashmë, bashkë me brezin e parë të çamëve të shpërngulur me dhunë nga egërsia e pashembullt zerviste, në botën e Vlorës (po të përdorim kështu vargun e një kënge vaji çame, regjistruar në Babicë të Vlorës) edhe në botën e Durrësit, botën e Rrogoshinës, Elbasanit, Cërrikut, Lushnjës, Fierit, etj. janë mbuluar dhjetra këngëtarë virtuozë, dhjetëra instrumentiste dhe dhjetëra valltarë. Brezi i dytë e trashëgon këtë trashëgimi, por mendoj ajo është disi më e zbehtë, më me pak kolor, se sa ajo e gjysherve e gjysheve, nënave e baballareve mbuluar me botën mikpritëse shqiptare.Të huajt që kanë udhëtuar në viset e Çamërisë në fillim shekullin e 19-të e më pas, në veprat e tyre, krahas të dhënave për gjeografinë, historinë, traditat, të folmen, etnografinë etj, kanë përshkruar edhe të kënduarit si dhe vallet çame.
    Është interesant se thuajse të gjithë konstatojnë të njejtën gjë:
    këngët e çamëve janë të veçanta, se ata dallohen për një mënyrë të kënduari impresionuese, pasionante, me shumë pathos, me një shumësi zërash që të kujtojnë koret antike, ku isoja dhe zëri apo zërat e solistëve harmonizohen persosmërisht. Kështu Lord Bajroni, në nëntor 1809, nga brigjet e Çamërisë, do të shkruante se “më të rinjtë i dhanë duart njeri-tjetrit dhe filluan të hidhnin valle rreth zjarrit nën melodinë e këngës së tyre, me një lloj
    dinamizmi dhe gjallërie të mahnitshme. Ishte një këngë që zgjatimë se një orë. Ajo fillonte kështu:

    Kur ikën nga Parga
    Ishin gjashtëdhjetë
    Dhe më pas, ia kthenin me iso shoqëruesit:
    Të gjithë komitët në Pargë,
    Të gjithë komitët në Pargë.

    Henri Holand, në librin “Udhëtime në ishujt Jonianë, Shqipëri, Thesali, Maqedoni etj. Gjatë viteve 1812 dhe 1813” shkruan:
    “Këngët e tyre ishin të natyrës së luftës. Shpesh dy zëra të veçantë zbuteshin dhe nga dy variante të ndryshme,
    bashkoheshin në një linjë të vetme muzikore dhe harmonike, me tone të shkurtëra dhe të egërsuara. Fyelli ishte vërtetë një mrekulli, ai shfaqej kalimtar dhe i ashpër. Dukej që ai rregullonte pengesat në momentet e ndalimit të zërit të këngëtarit....”
    Por ndoshta, piktori i madh Eduard Liri, ne librin “Udhëtim në rajonin piktoresk të Shqipërisë” (1815), ashtu si në pikturat e tij më pamje impresionuese të Çamërisë, na ka përshkruar edhe këngët çame. Sipas tij, vija melodike kalonte përmes një përseritjeje të ashpër të korit minor, i ndarë në intervale të një ose dy zërave karakteristike që krijojnë nuanca të reja në boshtin melodik... Çdo strofë e këngës përfundonte duke iu nënshtruar ndërthurjes në një zinxhir rrotullues të vogël të shpejtë, duke përfunduar në një kor me iso Bo, bo, bo, ooo.
    Në përfundim të strofës së fundit, kur idolgipsi, që dukej si diçka jo tokësore, ndërpriste zërin e tij dhe rrëmbente kapelen nga koka, duke e tundur atë me dorë në ajër, duke lënë të zbuluar kokën e tij... e në këtë mënyrë dëgjohej vetëm cyla (fyelli) në një harmoni të çuditshme dhe me bo, bo, boooo-në në një ton të ulët, duke theksuar vetëm bo-në e fundit, që vinte papritur si një e shtënë arme, e shoqëruar nga një britmë unanime e këngëtarëve....”

    E bëra këtë parashtresë, për të theksuar një fakt interesant:
    edhe studjuesit gjermanë në librin e tyre “Muzika popullore shqiptare – Vëllimi I – Këngë të çamëve”, arrijnë në përfundimin se “te këngët çame kemi të bëjmë me një shtresë arkaike të muzikës shqiptare” Libri në fjalë, me autorë Doris Stockmann, Wilfried Piedler dhe Erich Stockmann, botim i vitit 1965, me 302 faqe, përbëhet nga këto pjesë:
    Pjesa e parë:
    “Gjurmimi i muzikës popullore shqiptare deri në vitin 1957”
    “Ekspedita e mbledhjes shqiptaro-gjermane e vitit 1957 dhe
    shfrytëzimi i saj” “Vërejtje etnografike mbi çamët” te shkruara nga Erich Stochman; Pjesa e dytë “Gjurmime në muzikën vokale çame” e ndarë në kapitujt “Paraverejtje e të përgjithshme”, “Problemet dhe metodat e transkriptimit”,
    “Verejtje botimi dhe spjegimi i shenjave”, “Terminologjia”,
    “Figura dhe dhënia e formës e këngëve çame” “Këngë bordune
    polifonike”, “Këngë korale jo bordunale”, “Këngë burrash”,
    “Këngë grash”, Këngë solo”,
    Pjesa “Transkriptime dhe pjesa e fundit përmbajnë tekstet në variantin shqip dhe përkthimin gjermanisht.
    Në qoftë se do të bënim një rikthim imagjinar gati 40 vite më parë, pra në vitin 1957, kohë kur u organizua edhe ekspedita shqiptaro-gjermane, nuk ka se si të mos ndjejmë akoma të freskëta plagët dhe dhimbjen e popullsisë çame. Është gjallë brezi që e ka parë me sytë e tij llahtarën dhe gjëmën e madhe.
    Fëmijët e viteve ‘44-’45 janë më të madhuar, por në sytë e tyre
    ruhen pamjet e tmerrshme të tragjedisë. Të vdekurit, lënë bokërrimave të tokës çame, u trokasin netëve dhe u prishin gjumin të gjallëve, trazojnë kujtimet. Por jo vetëm kaq. Është zhvendosur relievi i kulturës çame, janë zhvendosur vallet e tyre epike, këngët, baladat, përrallat, gojëdhënat. Dhe kjo është një zhvendosje e një lloji tjetër, më pak e dukshme, por më ulëritëse dhe më tragjike se plagët e bartësve të tyre.
    Sa më lart, ndihet në librin e autorëve gjermanë jo vetëm në përshkrimin që ata i bëjnë popullsisë çame të shpërngulur, por edhe në praninë e tragjedisë në këngët e regjistruara.
    Inçizimi i këngëve çame është bërë në Fier, Skelë dhe Babicë të Vlorës. Këngetarët ishin, siç pohojnë studjuesit, nga i njëjti fshat ose së paku nga e njëjta krahinë. Kështu këngëtarët e Skelës para vitit 1944, banonin në fshatrat Arpicë, Vola dhe Vaje të Gumenicës. Këngëtarët e Fierit ishin nga Mazreku dhe grupi i Babicës nga fshatrat midis Mazrekut dhe Mangëlliçit. Mes shumë të dhënave, më ka bërë përshtypje një fakt që japin
    studjuesit gjermanë: kur inçizuam këngë vajtimi në Babicë, këngëtarja u prek aq shumë, duke i harruar të gjithë të pranishmit, saqë neve u detyruam ta ndërpresim inçizimin.

    Teksti i këngës është ky:

    Sha (pasha) krietë tat, babatho,
    Sha kurmin tënd baba,
    Ku do të të gjëjmë ne tani,
    Që na lëshoe
    Ore babatho e?
    Do të të gjuajnë djeltë, baba:
    Se neve nuku jemi në dhenë tënë babatho,
    Se neve jemi muhexhirë në vend të huaj babatho,
    Mos të ka pikunë vendi jot,
    Se ke ardhurë në botë të Shqipërisë, Baba ore!
    Do të të palosi bot’ e Vlorësë,
    Se ashtu e kishim të shkruarë babatho,
    Sha kurmin tën, ore baba, ore,
    Po qe jedh’ ndo-jerë të vemi në

    Në atë vatanë tën’ ore, vatrëz o?
    Që jemi berë muhaxhir’ o,
    Në botë të Shqipërisë o babatho.

    Gjithësej janë 30 këngë të incizuara. Nga këto, në Fier 8 këngë (“Çelo Mezani”, “Mua më ra taksimi”, “Qaj me lot o Çamëri”, “Kalesh’ e Xhixho s”, “Luli me nishan në ballë”, “Ditën që u mor nisia”, “Mecovë e zeza Mecovë”,) në Babicë 8 këngë (“Kjo anë e lumit”, “Ç’ke flamur që s’valon”, “Janinë e zeza Janinë”, “Ne porta të shkova”, “Thirri talili në malë” “Kamerini mal me fletë”, “Hiq kadale vallen’o”, “E mjera merr me zë”
    në Skelë 14 këngë (“Ulu mal të shoh Kastrinë”, “Kënga e Çelo Mezanit”, “Ti moj kull’ e Livadhisë”, “Ti më qesh , ti me ta”, “Berbaro, Vasiliko”, “Moj Mine, Minusheja”, “Ti fletë e lejmonit bardhë”, “Ra dielli mbi bajame”, “Të martën që me natë”, “Trëndelo, moj trëndelinë”, “Çu nis djali për kurbet”,“Nani-nani more djalë”, “Sha kriet tat babatho”.
    Duke analizuar gjerësisht “nga pikëpamja muzikologjike,respektivisht muziko-etnologjike 30 këngët çame”, atakonkludojnë se ky material “përmban një të tillë larmi praktikash, stilesh dhe formash që lexuesin e njeh me pasurinë e këngëve të Shqipërisë Jugore.
    Interes paraqet analiza e thellë shkencore e këngëve të mbledhura, ku dallojmë këtu këngët bordume polifone, veçoritë e kësaj mënyre të kënduari tek çamët. Ja vlen të citojmë një përfundim interesant, që të kujton përshkrimet e udhëtarëve të huaj mbi këngët çame: “Neve i kemi përmendur disa herë mënyrat e këndimit të këngëtarëve çamë, si pjesërisht emocionale, pjesërisht të përmbajtur... Këngëtarët këndojnë zakonisht me sa fuqi kanë. Gjatë këndimit kori dhe solistët bëhen nganjëherë si të dehur (ose të dalldisur)”.
    Ata analizojnë edhe këngët korale jo bordunale, që përbëjnë 6 këngë burrash dhe 12 këngë grashë. Këto këngë këndohen me një zë ose më një praktikë këndimi që ndryshon midis monofonisë dhe polifonisë.

    Interes paraqesin për veçoritë e tyre tri pjesët solo: një këngë djepi dhe 2 këngë vajtimi. Të dyja këto gjini i përkasin repertorit të grave. Në librin në fjalë përmenden edhe emrat e grave, njera është 37 vjeçarja Hatixhe Qemali (Babicë) dhe tjetra Hamide Shabani, 40 vjeç nga Skela.
    Vlera të mëdha për studjuesit e muzikës popullore ka transkriptimi i të 30 këngëve, bërë me profesionalizëm dhe kritere rigoroze shkencore. Po kështu edhe tekstet e botuara në dialektin çam, përveç pasurisë gjuhësore, paraqesin interes edhe për elegancën e vargut dhe mjetet shprehëse si dhe finesën karakteristike të folklorit çam.
    Libri “Muzika popullore shqiptare, këngët e Çamëve”,është edhe një homazh për bartësit e folklorit të mrekullueshëm çam, një libri kujtese gjithmonë të pagjumë e të trazuar. Ai e pasuron bibliotekën evropiane dhe ndihmon studjuesit për t’ju rikthyer këngëve të çamëve.[/LEFT][/LEFT][/CENTER][/CENTER]

    Nga ENVER KUSHI
    www.cameriainstitute.org
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 28-09-2009 më 10:45

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •