NE PESE-PUSE KALA
Ne Pese-Puse Kala
dolli palo Jorgua
Kostandini shkeli krijne
te ben pashken ne Janine
Riza beu-tha-do ndroj dine
do bij bajram ne Athine
Janine, e zeza Janine
del e shih asqere qe vijne
Mahmut beu me dhjet mile
Moj Janine,o moj Janine
veqil keshe Sheh Aline
kajmekami me katine
radhazi telit i bijne
Mecove,e zeza Mecove
shume u mbajte,pra tu hodhe
shqipetaret perpara shkojne
me jatagane ne dore
Valle kush e beri fora?
Selam Hasani nga Vlora
pika gjak i kullon kordha.
Shenim ; Kjo kenge eshte mare ne Grikehuar-Igumenice dhe i eshte permbajtur
fjale per fjale origjinalit te saj cam.
JANINE E ZEZA JANINE
Janine e zeza Janine,
Janin-o 1)
mire ta bene tertipne
Selim Qori me Uznine
ne Korfuz vane e te shitne
anapolona tre mile
Janine te mbite ngjoli
hapi site se te mori
Po e pe qe te te marre
veri xhepanese zjarre
me mire t'e djegesh vete
se ta marre Junani shkrrete.
Shenim 1) perseritet pas c'do vargu.
JANINE MOTRA JANINE
Janine,motra Janine
dil e shih c'djelma qe vijne
Taborret e Vlores vijne,
per Bezhan e per Janine
dolli mileti i prine
nuk e mbanin dot gezimne
dridhej vendi ne Janine
ka muzikate qe bijne.
Shenim; Kjo kenge eshte mare ne Pandalejmon.
Mbledhur nga Fatos Mero Rrapaj
Krijoni Kontakt