Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Islami Dhe E Drejta Ndërkombëtare

    ISLAMI DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE



    Shkruar nga Prof Dr Zejnullah Gruda ( Profesor ne Pension i Fakultetit Juridik U.P)

    Islami nuk është religjion agresiv, e as Kur’ani e Pejgamberi propagandojnë luftë. Përkundrazi, ideali islam është paqja. Paqja është fjala me të cilën përshëndeten njerëzit dhe urata më e mirë që mund t’ia bëjnë njëri tjetrit. Madje, thuhet se Kur’ani thirrjen në islam e identifikon me thirrjen në paqe dhe se shprehja “Es selamu alejkum” (Paqe për ju) ose vetëm “es –selam” (paqe) nuk është e përhapur te asnjë popull në atë masë sikur në Islam.

    Kur’ani Fisnik dhe Pejgamberi alejhis-selam kërkojnë nga besimtarët që ta duan paqen e jo luftën, si dhe të mos zhvillojnë luftë agresive. Sipas tyre, të vetmet përjashtime kur lejohet lufta janë: nëse zhvillohet për mbrojtjen e vet (sendërtimi i së drejtës natyrore në vetëmbrojtje) dhe nëse zhvillohet kundër atyre që bëjnë agresion dhe dhunë mbi të tjerët (kur është ndihmë për ruajtjen e paqes dhe ndaljen e agresionit), ose për të dënuar prishësit e paqes. Kur’ani Fisnik (8:61) thotë:

    “Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo.”

    Ai gjithashtu urdhëron besimtarët mos ta fillojnë luftën, sepse “All-llahu me të vërtetë (njëmend) nuk i do ata që i fillojnë grindjet (luftën).” (El Bekare: 190)

    Edhe sureja 47:35 thotë:

    “Mos u bëni të dobët, por ftoni në paqe kur jeni të fortë.”


    Kur’ani shprehimisht lejon luftën mbrojtëse dhe luftën për të ndihmuar viktimën e agresionit. Aty thuhet se “i lejohet mbrojtja atyre që të tjerët i sulmojnë, për shkak se iu janë nënshtruar dhunës.”
    (Kur’an, 22:39; 2:190)


    Kur’ani (49:9) sugjeron që mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me anë të pajtimit, por nëse kjo nuk ka sukses, e njëra palë e fillon luftën, atëherë pala e tretë duhet të ndihmojë palën që është sulmuar (viktimën e agresionit dhe të dhunës).
    Muhammedi alejhis-selam gjithashtu i këshillonte besimtarët “mos të kërkojnë konflikt me armikun”, por nëse shpërthen lufta, të jenë trima dhe të qëndrueshëm. Për më tepër, është thënë se muslimanët nuk guxojnë ta lëshojnë fushëbetejën nëse armiku nuk ka më së paku dy herë më shumë forca.
    Kur’ani i urdhëron besimtarët, që në sendërtimin e së drejtës për vetëmbrojtje të jenë të matur dhe mos ta teprojnë. Sipas kësaj, e drejta e vetëmbrojtjes pranohet, por duhet të jetë proporcionale me të këqijat që sjellë agresioni (Kur’an, 2:190).
    Nga këto del se Feja Islame e lejon luftën vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm po që se zhvillohet:

    për mbrojtje dhe për të larguar agresionin e padrejtë;
    për t’u rezistuar atyre që shtypin dhe persekutojnë muslimanët për shkak të përkatësisë fetare;
    për mbrojtjen e vendeve të shenjta dhe të faltoreve.

    Sipas rregullave, në çdo rast, para se të sulmohet armiku, është dashur ta ftojmë ta pranojë Islamin ose të pranojë të paguajnë një tatim personal. Kjo ftesë duhej të bëhej me shpirtgjerësi dhe të përsëritet.

    >>>
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 13-02-2010 më 04:36
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kufizimet e luftës

    Sipas të drejtës islame, veprimet luftarake kanë qenë të ndaluara gjatë dy periudhave të shenjta vjetore në të cilat janë mbajtur panairet (muaji i 7 të dhe i 9 të) dhe mblidheshin frutat, si dhe gjatë tre muajve të tjerë (muaji 11, 12, dhe 1), e që ishin muajt e pelegrinazhit të madh dhe përputheshin me mbledhjen e prodhimeve bujqësore. Në këtë kohë binte edhe pelegrinazhi në Mekë. Arabët njihnin gjithashtu institucionin “besl”, që kishte të bënte me ndalimin e luftës edhe gjatë tetë muajve të tjerë, që bashkë me dy armëpushimet e përgjithshme siguronte paqen gjatë tërë vitit. Këto periudha të paqes rregullisht respektoheshin, e nëse dikush i fillonte armiqësitë, kjo shkaktonte luftë “"për prishje të paqes” (fidzhar). Kjo ndalesë ka të bëjë para së gjithash me katër muajt e shenjtë të kalendarit lunar. Këta janë muajt: Muharrem, Dhul kâda, Dhul hidxha dhe Rexheb (Ramazan). Ky ndalim i luftës ka vlejtur detyrimisht, përveç në rast se luftën e imponojnë nevojat ushtarake. Luftimet kanë qenë të ndaluara edhe gjatë muajve të haxhit Shevvâl, Dhul kâda dhe Dhul hidxha. Për më tepër, praktikohej lindja e paqes për kohë të caktuar (3 ditë) për pelegrinazh në Meke, zakon që i përmbahej Muhammedi alejhis-selam. Për këtë në Kur’an thuhej:

    “Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në te është mëkat i madh.” (2:217)

    Lufta ka qenë e ndaluar edhe po qe se ka qenë në kundërshtim me ndalesën e Imamit dhe në fund edhe ndalohej lufta në afërsi të Tempullit të shenjtë (xhamia e shenjtë).

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Veprimet e ndaluara

    E drejta ndërkombëtare islame ka përmbajtur shumë ndalesa, të cilat kanë pasur për qëllim t’i zvogëlojnë tmerret e luftës. Sipas rregullave ndaloheshin:

    1. vrasjet mizore;
    2. keqtrajtimet dhe dhunimet;
    3. vrasja e grave, madje edhe kur ato i ndihmonin meshkujt (të plagosurit), si edhe të fëmijëve dhe të sëmurëve;
    4. vrasja e atyre që nuk mund të mbrohen, siç janë pleqtë, të verbrit, të paralizuarit, të sëmurët mental dhe femrat;
    5. vrasja e ndërmjetësuesve;
    6. vrasja e armikut tradhtisht (me pabesi) pasi që Imami iu ka premtuar siguri (emân);
    7. sakatimi i të pafeve (prerja e hundës ose e veshëve);
    8. helmimi i burimeve të ujit të pijshëm;
    9. vazhdimi i luftës pa nevojë deri sa të lidhet paqja;
    10. fshehja e presë së luftës etj.

    Kur’ani Fisnik dhe Pejgamberi alejhis-selam shpesh herë iu referoheshin këtyre ndalesave. Kështu, All-llahu në Kur’an (2:191,217) shprehimisht ndalon luftën afër Tempullit të shenjtë (Qabesë), përpos në vetëmbrojtje, si edhe keqtrajtimin, që e cilëson si “më të rëndë se vrasja”.

    Pejgamberi alejhis-selam, po ashtu, e ndalonte qartë vrasjen e grave dhe të fëmijëve, vrasjet barbare (siç është djegia e njerëzve të gjallë), masakrimin dhe sakatimin e viktimave etj.

    Kështu ishte krijuar një kodeks i luftës që përshkohej me frymën e fisnikërisë. Këtë frymë më së miri e shprehte urdhëresa e famshme e Ebu Bekirit komandantëve ushtarakë. Aty thuhej:
    Kur të jeni në luftë, luftoni si burra dhe kalorës. Mos lejoni asnjëherë që mbi ju të bjerë njolla e pabesisë dhe tradhtisë. Asnjëherë mos e sakatoni askënd, as për së gjalli mos e mundoni, as për së vdekuri mos e masakroni. Mos i vrani pleqtë, gratë, as fëmijët... Nëse ndeshni në njerëz, të cilët, të tërhequr në qelitë e tyre, i luten Zotit, njerëzit e tillë respektoni dhe kurseni edhe nga shqetësimi më i vogël”.

    Për më tepër, atëherë ishte krijuar një Këshill i luftës (Divanu l harb) për gjykimin e atyre që do të cenonin rregullat e përmendura.

    Personat e mbrojtur në luftë

    E drejta ndërkombëtare islame ka pasur mjaft dispozita që i referoheshin robërve të luftës (esir).
    Stadtmuller shkruante se, robërit në fillim vriteshin ose shiteshin si skllav, kurse më vonë kanë filluar të lirohen, përgjithësisht përmes një shpërblimi ose përmes këmbimit.

    Thëniet e Pejgamberit alejhis-selam nuk lënë kurrfarë dyshimi në intencë që ata që trajtohen mirë në çdo rast, pos nëse kanë bërë krime. Sipas haditheve, robërit duhet trajtuar mirë, kundër tyre nuk guxon të përdoret dhuna, ata duhen ushqyer dhe veshur sikurse që vishet dhe ushqehet ai i cili i mban, ata nuk guxojnë të ngarkohen me punë që nuk janë të aftë t’i kryejnë etj. Madje, për ta thuhet se “janë vëllezërit tuaj”.

    Duke u nisur nga kjo, Pejgamberi alejhis-selam ka rekomanduar lirimin e robërve, qoftë përmes një shpërblimi ose fare pa shpërblim. Kjo e fundit më shumë rekomandohet (është më e dashur për Zotin) dhe këtë ka mundur ta bënte Imami. Robërit janë liruar nëse e kanë pranuar Islamin. Për lirimin e tyre kanë ekzistuar dy procedura: lirimi pa shpërblim ose me anën e një shpërblimi me mjete materiale. Për robërit e Bedrit madje ka qenë paraparë, që nëse nuk kanë pasuri për të paguar për lirim, t’i mësojnë shkrim lexim disa fëmijë të muslimanëve.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    ISLAMI DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE



    Shkruar nga Prof Dr Zejnullah Gruda ( Profesor ne Penzion i Fakultetit Juridik U.P)

    Islami nuk është religjion agresiv, e as Kur’ani e Pejgamberi propagandojnë luftë. Përkundrazi, ideali islam është paqja. Paqja është fjala me të cilën përshëndeten njerëzit dhe urata më e mirë që mund t’ia bëjnë njëri tjetrit. Madje, thuhet se Kur’ani thirrjen në islam e identifikon me thirrjen në paqe dhe se shprehja “Es selamu alejkum” (Paqe për ju) ose vetëm “es –selam” (paqe) nuk është e përhapur te asnjë popull në atë masë sikur në Islam.

    Kur’ani Fisnik dhe Pejgamberi alejhis-selam kërkojnë nga besimtarët që ta duan paqen e jo luftën, si dhe të mos zhvillojnë luftë agresive. Sipas tyre, të vetmet përjashtime kur lejohet lufta janë: nëse zhvillohet për mbrojtjen e vet (sendërtimi i së drejtës natyrore në vetëmbrojtje) dhe nëse zhvillohet kundër atyre që bëjnë agresion dhe dhunë mbi të tjerët (kur është ndihmë për ruajtjen e paqes dhe ndaljen e agresionit), ose për të dënuar prishësit e paqes. Kur’ani Fisnik (8:61) thotë:

    “Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo.”

    Ai gjithashtu urdhëron besimtarët mos ta fillojnë luftën, sepse “All-llahu me të vërtetë (njëmend) nuk i do ata që i fillojnë grindjet (luftën).” (El Bekare: 190)

    Edhe sureja 47:35 thotë:

    “Mos u bëni të dobët, por ftoni në paqe kur jeni të fortë.”


    Kur’ani shprehimisht lejon luftën mbrojtëse dhe luftën për të ndihmuar viktimën e agresionit. Aty thuhet se “i lejohet mbrojtja atyre që të tjerët i sulmojnë, për shkak se iu janë nënshtruar dhunës.”
    (Kur’an, 22:39; 2:190)


    Kur’ani (49:9) sugjeron që mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me anë të pajtimit, por nëse kjo nuk ka sukses, e njëra palë e fillon luftën, atëherë pala e tretë duhet të ndihmojë palën që është sulmuar (viktimën e agresionit dhe të dhunës).
    Muhammedi alejhis-selam gjithashtu i këshillonte besimtarët “mos të kërkojnë konflikt me armikun”, por nëse shpërthen lufta, të jenë trima dhe të qëndrueshëm. Për më tepër, është thënë se muslimanët nuk guxojnë ta lëshojnë fushëbetejën nëse armiku nuk ka më së paku dy herë më shumë forca.
    Kur’ani i urdhëron besimtarët, që në sendërtimin e së drejtës për vetëmbrojtje të jenë të matur dhe mos ta teprojnë. Sipas kësaj, e drejta e vetëmbrojtjes pranohet, por duhet të jetë proporcionale me të këqijat që sjellë agresioni (Kur’an, 2:190).
    Nga këto del se Feja Islame e lejon luftën vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm po që se zhvillohet:

    për mbrojtje dhe për të larguar agresionin e padrejtë;
    për t’u rezistuar atyre që shtypin dhe persekutojnë muslimanët për shkak të përkatësisë fetare;
    për mbrojtjen e vendeve të shenjta dhe të faltoreve.

    Sipas rregullave, në çdo rast, para se të sulmohet armiku, është dashur ta ftojmë ta pranojë Islamin ose të pranojë të paguajnë një tatim personal. Kjo ftesë duhej të bëhej me shpirtgjerësi dhe të përsëritet.

    >>>


    nuk dua te paragjykoj por si e predikojn disa islamin kjo fe eshte fe e paqes vetem me muslimanet ndersa me tjeret eshte armik dhe kerkon luft .
    We are all Aliens

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E per te mos paragjykuar dhe kuptuar si duhet ti duhet te kerkosh njohuri me te medha sa i perket Filozofis qe i kushton Islami ,Etikes se Luftrave.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    jo mor burr se ska nevoj aq shum me studiu ....O krejt keni mu bo musliman O na qishtu deri ne pafundsi kena me ju luftu ??? a osht ne rregull kjo a osht islame kjo ? vetem pergjigju me po ose jo ?
    We are all Aliens

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jo vetem ti por shume pak e kuptojn Thelbin e Filozofis Islame kundrejt raporteve ne Luftë..

    Ja nje nga ligjet e Kartes se Medines e cila i ka mbrojtur te drejtat e Qifuteve ne Kohen e Luftes.
    Ndersa tash Qifutet bejne Masakra ndaj Muslimanev thuajse jan ngordhesira te pavlefshme.

    17. Është detyrë e të gjithë muslimanëve të ndihmojnë dhe t'u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve, të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë shtrëngim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Flm

    pra besoj se kta njerz qe e predikojn islamin ne at mnyr qysh e ceka me lart me siguri se qenkan totalisht te devijuar nga islami .
    We are all Aliens

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ja ku e ke tere Kushtetuten Islame qe ka qen zbatuar ne shek VI.

    Kjo Kushtetutë Konsiderohet si Kushtetuta e Pare e zbatur ne Botë>>>

    Karta e Medines

    1. Kjo marrëveshje e Pejgamberit të Allahut, Muhammedit (s. a. v. s.) u drejtohet të migruarve, Kurejshëve, qytetarëve të Jethribit (Medines) që e kanë pranuar Islamin dhe të gjithë atyre njerëzve që janë në marrëveshje me grupet e përmendura më lart dhe marrin anën e tyre në kohë lufte.

    2. Të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje do të trajtohen si grup i ndarë prej të gjithë atyre që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

    3. Kurejshët e migruar, si edhe më parë, përbëjnë një grup më vehte, ata duhet të jenë përgjegjës për shpagimin e gjakut të kriminelëve të tyre dhe ata vetë duhet t’i lirojnë robërit e tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të jetë në përputhje me parimet e besimit (Imanit) dhe drejtësisë.

    4. Benu Auf duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpagimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    5. Benu El-Haris duhet të jetë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpagimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    6. Benu Sa'ida duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës përlirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    7. Benu Xhusham duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    8. Benu En-Nexhxhar duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    9. Benu Amr duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    10. Benu El-Wabijjat duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    11. Benu El-Ews duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    12. Nëse në radhët e muslimanëve një njeri i varfër është fajtor i ndonjë sulmi, për të cilin shpagimi i gjakut bëhet i detyrueshëm ose ai merret rob dhe nuk është i aftë vetë ta paguajë shpërblimin për lirim; duhet të jetë detyrë e muslimanëve të tjerë ta paguajnë në emër të tij shpagimin e gjakut ose shpërblimin për lirim dhe ta lirojnë atë, me qëllim që, në marrëdhëniet e ndërsjella të muslimanëve, të krijoheshin virtytet dhe dashamirësia.

    13. Asnjë musliman nuk duhet të armiqësohet me një rob të liruar prej një muslimani tjetër.

    14. Është detyrë e muslimanëve të kundërshtojnë hapur çdo person që shkakton dëme dhe trazira, shqetëson njerëzit ose me forcë do t'iu grabisë diçka dhe përdor dhunën. Të gjithë muslimanët duhet të mbeten të bashkuar njëri me tjetrin, në dënimin e një personi të tillë, madje edhe nëse ai është djali i ndonjërit prej tyre.

    15. Muslimani nuk ka të drejtë të vrasë një musliman tjetër në shkëmbim të një të pafeji (i cili është në gjendje lufte) ose të ndihmojë një person, i cili është në gjendje lufte me
    muslimanët.

    16. Premtimi i Allahut, përgjegjësia dhe përkrahja janë të njëjta për të gjithë. Kjo do të thotë se nëse një musliman i jep strehim ndonjërit, duhet të jetë detyrë e të gjithë muslimanëve ta nderojnë atë, edhe nëse muslimani që e ka siguruar të strehuarin mund të jetë prej shtrese të ulët. Të gjithë muslimanët janë të vëllazëruar ndërmjet vete, në krahasim me të tjerët.

    17. Është detyrë e të gjithë muslimanëve të ndihmojnë dhe t'u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve, të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë shtrëngim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre.

    18. Armëpushimi i të gjithë muslimanëve duhet të jetë i njëkohshëm: Kur ka luftë në rrugë të Allahut, asnjë prej muslimanëve s'duhet të mënjanohet prej muslimanëve të tjerë, apo të hyjë në traktat paqe me armikun, veçse nëse traktati është i njëkohshëm dhe i njëjtë për të gjithë muslimanët.

    19. Të gjitha grupeve, të cilat marrin pjesë në luftë bashkë me ne, do t’u jepet mundësia për të pushuar me radhë.

    20. Nëse një musliman bie dëshmor në rrugë të Allahut, furnizimi i jetës së atyre që varen prej tij duhet të jetë përgjegjësi e të gjithë muslimanëve.

    21. Pa asnjë dyshim të gjithë muslimanët e devotshëm që i frikësohen Zotit janë në rrugë të drejtë dhe janë pasues së rrugës më të mirë të jetës.

    22. Asnjë jomusliman që është palë e kësaj marrëveshjeje, nuk duhet të sigurojë strehim të jetës dhe të pronës së ndonjë Kurejshi e as duhet të ndihmojë ndonjë jomusliman kundër një muslimani.

    23. Nëse dikush vret një musliman dhe për këtë ka fakte kundër tij, vrasësi duhet të ndëshkohet. Por nëse farefisi i afërm është pajtuar të pranojë shpagimin e gjakut, vrasësi duhet të lihet i lirë. Duhet të jetë obligim i të gjithë muslimanëve ta respektojnë këtë vendim pa asnjë përjashtim. Asgjë tjetër përveç asaj që paracaktojnë urdhërat nuk duhet të
    pranohet.

    24. Për një musliman i cili pas pranimit të marrëveshjes, ka rënë dakord që ta respektojë atë, dhe ai beson në Allah dhe në Ditën e Gjykimit, atij nuk i lejohet të sajojë asnjë veprim apo zakon të ri e as do të ishte e pranushme që ai të ketë marrëdhënie tregtare me një person që nuk e respekton këtë marrëveshje. Mallkimi dhe zemërimi i Zotit do të bierë në ditën e Gjykimit mbi cilindo që shkel këtë marrëveshje dhe në këtë drejtim asnjë shfajësim dhe asnjë kërkesë për falje nuk do të pranohet prej tij.

    25. Kur të lindin mosmarrëveshje të dyanshme rreth ndonjë pike të kësaj marrëveshjeje,çështja do të drejtohet për vendim Allahut dhe Muhammedit (s. a. v. s.).

    26. Pas traktatit, çifutët do të jenë të obliguar t'iu dorëzojnë muslimanëve ndihmë financiare, kur ata janë në luftë me armikun.

    27. Çifutët e fisit Benu Auf, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet të përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çiftutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    28. Çifutët e Benu En-Nexhxhar, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t'i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    29. Çifutët e fisit Benu El-Haris, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    30. Çifutët e fisit Benu Sa'id, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    31. Çifutët e fisit Benu Hashim, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    32. Çifutët e fisit Benu El-Avs, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    33. Çifutët e fisit Benu Sa'laba, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    34. Çifutët e fisit Benu Xhafna, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    35. Çifutët e fisit Benu El-Shataiba, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet të përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    36.
    Degët e varura prej fiseve të përmendura më lart do të kenë të drejta të njëjta me ato që gëzojnë degët bazë.

    37. Asnjë prej hartuesve të traktatit nuk mund të marrë ndonjë aksion ushtarak pa lejen e Muhammedit (s. a. v. s.).

    38. Asnjë pengesë nuk duhet të shkaktohet në kompensimin apo shpagimin e ndonjë plage apo goditje. Kushdo që bën shkeljen e betimit meriton të ndëshkohet për këtë dhe cilido që i përmbahet me shumë vendosmëri këtij traktati, Allahu do ta ndihmojë atë.

    39. Nëse një bashkësi e tretë zhvillon luftë kundër muslimanëve dhe çifutëve, pjesëmarrës në traktat, ata do të duhet të luftojnë bashkarisht. Ata duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin reciprokisht dhe ndërmjet tyre duhet të ekzistojë dashamirësia dhe besueshmëria e ndërsjellë. qifutët duhet t’i përballojnë shpenzimet e tyre të luftës dhe muslimanët shpenzimet e tyre.

    40. Është detyrë e palëve të kësaj marrëveshjeje të sillen me njëri-tjetrin sinqerisht dhe t'ia dëshirojnë të mirën njëri-tjetrit. Asnjëri nuk duhet ta bëjë tjetrin objekt shtypjeje dhe padrejtësie dhe i shtypuri duhet të ndihmohet.

    41. Çifutët duhet t’i ndajnë shpenzimet së bashku me muslimanët për aq kohë sa ata luftojnë bashkarisht.

    42. Rafshina e Jethribit, e cila rrethohet prej kodrave do të jetë haram (strehim) për palët pjesëmarrëse të traktatit.

    43. I njëjti trajtim duhet të bëhet edhe ndaj një refugjati, që konsiderohet personi të cilit i është dhënë e drejta e strehimit, ai nuk duhet të dëmtohet. I strehuari duhet ta respektojë këtë marrëveshje dhe ai nuk duhet të lejohet ta thyejë premtimin.

    44. Askush nuk duhet të strehojë një refugjat pa lejen e njerëzve të këtij vendi.

    45. Nëse ka ndonjë moskuptim apo mosmarrëveshje të mendimeve midis palëve pjesëmarrëse të traktatit, e cila mund të çojë në prishjen e paqes, çështja duhet t’i drejtohet për zgjidhje Allahut dhe Muhammedit, të Dërguarit të Allahut (s. a. v. s.). Allahu do të jetë me atë, i cili më së shumti i përmbahet traktatit.

    46. Askush nuk duhet të garantojë mbrojtje për Kurejshët e Mekes apo për ndonjë nga përkrahësit e tyre.

    47. Nëse Jethribi (Medina) do të pushtohet, muslimanët dhe çifutët bashkarisht duhet t'iu kundërvihen me një mbrojtje të bashkuar.

    48. Nëse muslimanët bëjnë traktat paqeje me ndokënd, çifutët duhet ta respektojnë atë. Edhe nëse çifutët bëjnë paqe me ndokënd, muslimanët janë të obliguar të ofrojnë bashkëpunim të ngjashëm me çifutët. Por në rast të një lufte fetare të njërës palë, nuk do të jetë përgjegjësie palës tjetër të bashkëveprojë në të.

    49. Në rast të pushtimit të Medines, secila palë duhet të mbrojë pjesën që është përpara saj.

    50. Përkrahësit e fisit Evs do të kenë të drejta të njëjta ashtu sikurse gëzojnë edhe palëtpjesëmarrëse të këtij traktati me kusht që ata të dëshmojnë besnikërinë e tyre. Allahu është Mbrojtësi dhe Përkrahësi i atij, që i përmbahet me vendosmëri më së shumti këtij traktati.

    51. Nëse ndonjëri prej palëve pjesëmarrëse të këtij traktati, duhet të dalë jashtë Medines për shkak të kërkesave urgjente të luftës, ai duhet të gëzojë të drejtën e mbrojtjes dhe përkrahjes. Gjithashtu edhe cilido që qëndron në Medine gëzon të drejtën e paprekshmërisë . As nuk duhet të dhunohet ndokush e as nuk duhet të lejohet që ai ta shkeli premtimin. Allahu dhe i Dërguari i Tij (s. a. v. s.) do të jenë mbrojtësit e cilitdo, qëdo ta respektojë me gjithë zemër këtë marrëveshje dhe do t'i bindet asaj.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Personat e mbrojtur në luftë

    E drejta ndërkombëtare islame ka pasur mjaft dispozita që i referoheshin robërve të luftës (esir).

    Stadtmuller: shkruante se, robërit në fillim vriteshin ose shiteshin si skllav, kurse më vonë kanë filluar të lirohen, përgjithësisht përmes një shpërblimi ose përmes këmbimit.
    Thëniet e Pejgamberit alejhis-selam nuk lënë kurrfarë dyshimi në intencë që ata që trajtohen mirë në çdo rast, pos nëse kanë bërë krime. Sipas haditheve, robërit duhet trajtuar mirë, kundër tyre nuk guxon të përdoret dhuna, ata duhen ushqyer dhe veshur sikurse që vishet dhe ushqehet ai i cili i mban, ata nuk guxojnë të ngarkohen me punë që nuk janë të aftë t’i kryejnë etj. Madje, për ta thuhet se “janë vëllezërit tuaj”.

    Duke u nisur nga kjo, Pejgamberi alejhis-selam ka rekomanduar lirimin e robërve, qoftë përmes një shpërblimi ose fare pa shpërblim. Kjo e fundit më shumë rekomandohet (është më e dashur për Zotin) dhe këtë ka mundur ta bënte Imami. Robërit janë liruar nëse e kanë pranuar Islamin. Për lirimin e tyre kanë ekzistuar dy procedura: lirimi pa shpërblim ose me anën e një shpërblimi me mjete materiale. Për robërit e Bedrit madje ka qenë paraparë, që nëse nuk kanë pasuri për të paguar për lirim, t’i mësojnë shkrim lexim disa fëmijë të muslimanëve.

    Pjesëmarrja e grave në luftë


    Hadithi përmendë gratë që u kanë ndihmuar luftëtarëve. Ato mbanin ujë, mjekonin të plagosurit dhe bartnin të vrarët. Muhammedi alejhis-selam nuk i ka lënë gratë të luftojnë dhe ka refuzuar kërkesat e tyre të marrin pjesë në luftë. Atëherë paraqiten elementet e para të mbrojtjes mjekësore, kurse në kohën e Omerit me ushtri shkojnë edhe mjekët.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ndalimi i represalieve

    Kur’ani nuk e pranon hakmarrjen dhe represaliet, ndërsa për rregullën biblike “kokë për kokë, sy për sy, vesh për vesh, dhëmb për dhëmb”, thotë se i është caktuar hebrenjve në Tevrat, por jo edhe muslimanëve, të cilët këshillohen të përmbahen nga hakmarrja
    (Kur’an, 5:45).
    Ky qëndrim konfirmohet edhe disa herë. Kur’ani (42:40) thotë:

    “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush falë e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtetë ai nuk i do zullumqarët.”

    Sipas kësaj del se Kur’ani lejon retozionin, megjithëse edhe këtë mundohet ta ndalojë, por nuk i lejon represaliet në asnjë mënyrë. Kur’ani (16:126) thotë:

    “Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju, e nëse duroni, pa dyshim kjo është më mirë për të durueshmit.”


    Mbi diplomatët


    E drejta islame kishte mjaft rregulla që i referoheshin të drejtës diplomatike. Sipas tyre, personi i ambasadorit gëzonte paprekshmëri të plotë, ndërsa vrasja ishte arsye për fillimin e armiqësive. Përfaqësuesit diplomatik gëzonin paprekshmëri, pavarësisht nga mesazhi që sillnin. Ata gëzonin mbrojtje gjatë tërë kohës deri sa të ktheheshin në vendin e tyre.
    Sipas një traktati nga shekulli XI, të dërguarit diplomatik duhej të priteshin në kufi dhe të përcillen gjatë tërë rrugës. Atyre duhej siguruar fjetje dhe ushqim dhe nuk guxohej të fyhen madje edhe nëse i takonin shteteve armike. Atyre u jepeshin detyra publike, por edhe sekrete, si p.sh. të marrin vesh për gjendjen e rrugëve, për burimet e ujit, për mundësitë e kalimit të ushtrisë, për gjendjen, numrin dhe pajisjen e ushtrisë, për gjendjen ekonomike për cilësitë e sundimtarit, për aftësitë e komandantëve etj.

    Përfaqësuesit diplomatik zgjidheshin më shumë kujdes, kurse si kriter ishin kualitetet personale. Ata duhej të ishin të ndershëm dhe inteligjent, trima, të durueshëm, të kishin pamje të bukur, të ishin njohës të mirë të vendit ku dërgoheshin etj. Emisarët e parë zgjidheshin nga radha e atyre që të parët kishin pranuar fenë islame ose kishin marrë pjesë në luftën e Bedrit. Ata sillnin dhurata për udhëheqësit e shtetit ku shkonin, por edhe u jepeshin dhurata.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2008
    Postime
    55
    Muhamedi kishte pazmoren e te huazuar te nje Jahudi,kur vdiq,
    Agja i tij vdiq pa qene musliman dhe nuk e luftoi,qoi shoket e tij te mbreti i krishter kirsa per strhemi qe iknin nga njerzit e fisit te tij pagan

  13. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Qeshtja e Taksave

    Dikush mund te thote se Islami ka qen i dhunshem ,sepse i ka detyruar,jo Muslimanet te paguajn taksa,ne kohen e sundimit te shtetit islam!!?!?

    Deshiroj ta beje nje pyetje per ata qe mendojn ne kete menyre: Kush prej Juve nuk paguan sot Sigurim? dhe se per qka paguhet sigurimi ,d.m.th per qfar qellimi paguhet sigurimi sot ne kohe paqe,ne boten moderne dhe sidomos me rastin e kohen se gjendjes se luftes.

    Sot ne shek XXI,edhe pse nuk eshte gjendje lufte, te gjithe shtetasit e secilit shtet obligohen qe edhe per Qen dhe kafsh tjera te paguajn Sigurim e te mos flasim per Njeri, qe edhe ujin dhe ajrin qe e thith e duhet ta paguaj me para,ne nje fare menyre, nga e gjithe kjo mund te kuptohet dhe konsiderohet si nje lloj Mjelje te pasuris se nje qytetari. D.m.th nese marrim dhe shqyrtojm esencen e qellimit qe ka qdo taks sigurimi ateher,kuptojm se Sigurimi i paguhet nje institucioni qe pastaj ai institucion ka per obligim qe te te siguroj dhe mbroj ty ,nga qdo rrezik potencial i caktuar.

    Tash nese bejme nje komperacion te tille me Taksat Sigururese qe ka aplikuar Shteti Islam ndaj jomuslimaneve qe kan jetuar ne shtetin Islam ,ateher mund te verejm nje analogji e cila perputhet gati plotesisht me Sigurimet qe behen tash ne Shek XXI ne boten moderne. Ato familja qe kan paguar kete taks ne shtetin Islam ,Shteti ka pasur per obligim qe te i ruaj dhe mbroj nga rreziqet qe kan mundur te i kanosen atyre familjeve tjomuslimane,nga familjet tjera qe kan qen Muslimane. D.m.th qellimi kryesor i ketyre taksave ka qen pikerisht Sigurimi ne kohen e Luftes per keto Familje ,dhe ata qe kan paguar kete sigurim ,ne shumicen e konsiderushme te rasteve ,kan qen te mbrojtur institucionalisht nga Shteti. Sepse ne at kohe Lufte keto fise apo Familje qe nuk kishin pranuar Islamin kan qen konsideruar si armiq dhe se me pagimin e kesaj takse ,keto familje kan fituar te drejten e mbrojtjes institucionale nga shteti i atehershem. Ky instutucion qe ka funksionuar eshte me i sinqert se sa keto sigurimet qe behen tash ne shek XXI,kur ne kohe paqe ,detyrohen qe te paguajn taksa sigurimi aq te larta.

    D.m.th u sqaruam edhe me kete ,Se Islami ka vu taksa per keto qellime ,d.m.th per ti mbrojtur ato familje qe kan qen te rrezikuara ne lufte nga faktor te ndryshem. Dhe se nje institucion i tille ka qen vendimtar ne existencen e atyre familjeve jo muslimane qe te qendrojn akoma me bindjet e tyre fetare. Mirpo per te ia siguruar kete te drejte ketyre popujve ,eshte dashur qe te paguajn shtetin per te kryer kete obligim.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Urdhëresa e famshme e Ebu Bekrit në Luftë, "Parim" në të drejtën ndërkombëtare



    Në të drejtën humanitare, ka pakë të dhëna qe i japin kuptim këtij sistemi juridik, që i përket ekskluzivisht Konflikteve të armatosura të karakterit ndërkombëtar ose jondërkombëtare. Fjalimi i Ebu Bekrit, ka hyrë në historinë e së drejtës ndërkombëtare, gjegjësisht te drejtës humanitare, duke u marrë si fjalimi më kuptimplotë, i cili ngërthen në vete etikën apo moralin e mirëfilltë i cili rrallë është përdorë në luftë apo në konflikte ndërkombëtare.



    Në këtë urdhëresë Ebu Bekri, iu drejtohet komandantëve ushtarakë kështu:



    "Kur të jeni në luftë, luftoni si burra dhe kalorës. Mos lejoni asnjëherë që mbi ju të bjerë njolla e pabesisë dhe e tradhtisë. Kurrnjëherë mos e sakatosni askënd, as për së gjalli mos e mundoni, as për së vdekuri mos e masakroni. Mos i vrisni pleqtë, grat dhe fëmijët... Nëqoftëse ndesheni me njerëz, të cilët të tërhequr në qelitë e tyre i luten Zotit, njerëz të tillë respektojini dhe i kurseni... edhe nga shqetësimi më i vogël."



    Për më tepër atëherë ishte krijuar një këshill i luftës (Divanul-harb) për gjykimin e atyre që do të cenonin rregullat e sipërpërmendura. Kjo Urdhëresë, sot mësohet nëpër universitetet e së drejtës ndërkombëtare në shumë vende të botës.






    Shkroi : Kerim Gashi

    www.islamgjakova.ne
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Të Drejtat e Njeriut në Islam



    ”O njerëz! Ne ju kemi krijuar ju prej një mashkulli e një femre, dhe ju kemi bërë popuj e fise, që ta njihni njëri-tjetrin. Më fisniku tek All-llahu, është ai, që më së shumti i ruhet Atij…” (el-Huxhurat, 13)

    ”Njerëzit janë të barabartë, si dhëmbët në krehrin e endësit, nuk ka përparësi të arabit ndaj joarabit. Dhe as të të bardhit ndaj të ziut”. (Muhammedi a.s.)


    Në kohën kur njerëzit kishin falsifikuar dhe ndryshuar me-sazhin dhe librat e Zotit (Tevratin dhe Inxhilin), duke sajuar besime të reja dhe duke braktisur Islamin burimor; në kohën kur bota ishte mbretëri e territ dhe injorancës, kur njerëzimi jetonte në gjendje barbare; kur dy mbretëritë më të mëdha, Irani dhe Bizanti, jetonin nën pushtetin e tiranisë, të klasës së privilegjuar dhe të diskriminimit; kur Evropa ishte pre e barbarëve dhe jetonte në errësirë, kurse Amerika ishte ende e pazbuluar dhe banohej nga njerëz gjysmë të egër, All-llahu i Madhëruar, nëpërmjet Muhammedit a.s., shpalli Islamin.

    Islami, i cili përbën hallkën e fundit në zinxhirin e fesë hyjnore, na mëson se njeriu është qenia më me vlerë e gjithësisë.

    Ai është një krijesë e veçantë, të cilën e ka dalluar i Madhi Zot kundrejt krijesave të tjera. Duke u nisur nga ky botëkuptim islam, duhen parë edhe të drejtat e njeriut dhe obligimet e tij ndaj Krijuesit, universit dhe shoqërisë. Në mësimet e Islamit merren parasysh të gjitha nevojat e njeriut dhe jepen udhëzime të shumta e të përsosura për secilin rast. Ky është një element, të cilin nuk mund ta gjejmë në legjislaturat e tjera.

    Sistemi islam i legjislaturës, u qaset problemeve nga një kënd i gjerë, duke u bazuar në njohjen e shpirtit të njeriut, në njohjen e ndjenjave dhe prirjeve të tij, në njohjen e jetës së njeriut, duke marrë parasysh nevojat dhe ndryshimet e tij, duke krijuar lidhje organike mes vlerave fetare dhe morale.

    Natyra njerëzore, njeriut i është dhuruar nga Zoti. Njeriu lind i lirë, por megjithatë gjithkund është nën pranga. Të drejtat e njeriut në Islam janë të rrënjosura thellë në të kuptuarit se Zoti dhe vetëm Zoti, është autor i Ligjit, dhe se Ai është burim i të gji*tha të drejtave njerëzore.

    Për të kuptuar largpamësinë e të drejtave në Islam, është e nevojshme të theksojmë se të drejtat e njeriut në Islam janë pjesë përbërëse e vizionit integral që muslimani ka ndaj Zotit, universit dhe njeriut. Kjo do të na ndihmojë që të përcaktojmë dimensionet e këtyre të drejtave, specifikën dhe ndikimin e tyre në jetën e njeriut.

    Raporti ndaj të drejtave të njeriut qëndron apo bie me besimin në Zotin. Ata që e mohojnë Zotin padashje, të gjitha të drejtat ia detyrojnë natyrës mëshiruese njerëzore, madje edhe kur gënjejnë vetveten me thirrjen për gjoja “të drejta natyrore”.

    Në Islam, vullneti individual i nënshtrohet vullnetit Hyjnor dhe ka supremaci të interesave të përgjithshëm kundruall interesave personale.

    Islami kërkon që njeriu të kuptojë vendin e tij në univers dhe lidhjet e tij me Të Gjithëpushtetshmin. Ai kërkon prej tij të kuptojë që duhet të bëjë jetë të respektuar e të mos pranojë poshtë*rim e nënshtrim; që ai nuk është thjesht një kombinim mishi, kockash e gjaku me nevoja e dëshira vetëm materiale; dhe që ai duhet të jetë i vetëdijshëm, i lirë e krijues dhe duhet ta zotërojë veten, vullnetin dhe jetën e tij.

    Njeriu, që nga lindja, është i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Të gjithë njerëzit janë lindur nga i njëjti paraardhës dhe kanë të njëjtën natyrë:

    ”Ju të gjithë jeni bijtë e Ademit, kurse Ademi është krijuar prej balte”

    Nuk mund të mohohet se njerëzit përgjithësisht dallojnë në bazë të gjuhës dhe ngjyrës, mirëpo ky ndryshim nuk ndikon në barabarësinë e tyre dhe qenësinë e njëmendtë njerëzore. Këto dallime janë sikurse ndryshueshmëria e ngjyrave të luleve në kopsht, ose sikurse llojllojshmëria e modeleve që përdor njeriu. Privilegjet dhe përparësitë mbi bazën e gjuhës dhe ngjyrës, të cilat kanë ekzistuar tek popuj të ndryshëm, mohohen kategorikisht nga Islami.

    Islami ka parashtruar të drejta themelore universale dhe i ka dhënë njerëzimit një kod ideal për të drejtat e njeriut që para 1400 vjetësh. Qëllimi i këtyre të drejtave është të treguarit e nderit dhe dinjitetit të mbarë njerëzimit, anulimi i eksploatimit, shtypjes dhe padrejtësisë.

    Korpusi i të drejtave të njeriut do të jetë stabil vetëm po qe se të drejtat fundamentale kuptohen në pajtim me pikëpamjen islame si të drejta që nuk i krijon njeriu, por thjesht i zbuloi dhe i pranoi si përherë ekzistuese.

    Islami të drejtat e njeriut i ka sanksionuar me ligj, dhe ka siguruar mbrojtjen e tyre duke proklamuar se njeriu gëzon të drejta të patjetërsueshme dhe detyra të obligueshme, pa marrë parasysh gjendjen dhe pozitën e tij, për vetë faktin e të qenit njeri.

    Kur flasim për të drejtat e njeriut në Islam, nënkuptojmë ato të drejta që njeriut i janë dhënë dhe i janë dhuruar nga Zoti me vetë aktin e krijimit. Përderisa të gjithë njerëzit janë të barabartë në parim, Islami nuk pranon që individë të caktuar të trajtohen në mënyrë të ndryshme nga të tjerët. Është e njohur thënia e Umerit të Madh r.a., që i tha valiut të Egjiptit, Amr ibn Asit, pasi i biri i tij kishte goditur një egjiptian gjatë një kalërimi: ”Që kur i skllavëroni njerëzit, sa kohë që nënat e tyre i lindin të lirë! “

    Islami nuk beson se ka grupe e klasa të caktuara, që janë lindur për të qenë të nënshtruara, e grupe e klasa të tjera, që janë lindur vetëm për të sunduar.

    Për muslimanët, çdo e drejtë duhet t’i kthehet burimit hyjnor - Kur’anit apo Synetit të Pejgamberit a.s. E drejta islame është tipike në insistimin se të drejtat themelore nuk mund t’i përcaktojë njeriu, por vetëm mund të kontribuojë për ndriçimin e tyre.

    Të drejtat e përpiluara, nga ligjvënësit ose kuvendet e ndryshme ligjvënëse, mund të flaken, ashtu sikurse edhe janë miratuar. Ndërkaq, të drejtat që janë dhënë nga Zoti, nuk mund t’i hedhë poshtë ose t’i flakë asnjë individ apo çfarëdo institucioni qoftë!

    Të drejtat janë të patjetërsueshme vetëm nëse janë të vetëvetishme, dhe s’janë vullnet i monarkut, i parlamentit apo i klasës, me një fjalë, nëse janë dhunti e Zotit, nëse kanë lindur dhe janë krijuar me njeriun. Ato janë një aspekt i dinjitetit njerëzor dhe, si të tilla, ato mbijetojnë kohën, kushtet e historinë dhe shkojnë deri tek akti i Krijimit.

    Kartat, proklamatat dhe rezolutat e përpiluara e të aprovuara nga njerëzit, nuk mund të krahasohen me të drejtat e sanksionuara nga Zoti. Të parat nuk e kanë fuqinë e duhur obliguese, ndërkaq të dytat janë pjesë e pandashme e besimit islam.

    Të drejtat e tij janë me kuptim material dhe me kuptim shpirtëror. Të gjitha të drejtat përgjithësisht kanë të bëjnë me dinjitetin e njeriut, ku strumbullar, pas të drejtës për jetën, janë e drejta e barazisë dhe e lirisë. Këto janë dy të drejta të natyrshme të njeriut, sepse janë të pandashme nga vetë natyra e tij. Nga e drejta për jetë rezulton e drejta e ruajtjes së dinjitetit njerëzor. Jeta është ndijim dhe përjetim material i personalitetit të njeriut, kurse dinjiteti është ndijim shpirtëror i tij.

    Bota perëndimore mburret me historinë e të drejtave të njeriut. Ajo pohon zëshëm se koncepti i parë i të drejtave elementare të njeriut rrjedh nga Magna Carta e Britanisë. Shkurtimisht, historiku i të drejtave të njeriut është:

    1. Karta e Madhe e Lirive (Magna Charta Libertatum), viti 1215.

    2. Ligji për të Drejtat (Bill of Rights), viti 1689;

    3. Deklarata Amerikane e Pavarësisë, viti 1776,

    4. Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarëve, viti 1789.



    Në Perëndim, Magna Charta, e vitit 1215, kremtohet si dokument i madh, i cili, me shkrim, vërteton sigurinë juridike të të gjithë (atëbotë) ”të lirëve” dhe, po ashtu, e obligon edhe mbretin që t’u përmbahet ligjeve valide.

    Muslimanët e pranojnë Kur’anin si një bazë juridike, i cili i obligon të gjithë njerëzit, pa përjashtim që t’u përmbahen dispozitave të dhëna prej tij dhe kjo qysh prej rreth 600 vjet para Magna Chartas. Muslimanët, jurisprudencën e tyre e kanë fituar para 1400 vjetësh, prej Allahut, me shpalljen e Kur’anit, që vlen për të gjithë njerëzit, madje, për të gjitha krijesat që ekzistojnë dhe për të gjitha kohët Ndërkaq, njerëzit në Perëndim, këto të drejta i kanë përmbledhur prej njerëzve të tjerë dhe për këtë gjë u desh të pritnin vitin 1776

    Formulimi i të drejtave të njeriut në qarkun kulturor perëndimor, rrënjët e veta i ka në një kryengritje kundër dirigjimit të plotë 1700-vjeçar kishtar dhe kundër totalitarizmit sundues autokrat. Ndërkaq, muslimanët nuk është dashur që duke u mbështetur tek Zoti, të shpiknin fillimisht të drejtat e njeriut e pastaj t’i fitonin nga sunduesit. Ata, vetëm është dashur të kujdeseshin për kthimin dhe referimin në fundamentet e Islamit, që të largonin regjimet e padrejta.

    Perëndimi duhet ta dijë se liritë e fituara, për shumë shekuj në Perëndim, janë të instaluara në Kur’an. Krahas lirisë, në jetën islame, gjithsesi hyjnë edhe një varg obligimesh ndaj Zotit dhe bashkësisë, të cilat paraqesin bazë për një strukturë sociale, prej së cilës kultura perëndimore-hedoniste do të mund të mësonte.

    Prandaj, Islami na mëson se çdo njeri, pavarësisht nga vendi, feja, ngjyra, gjinia, shtresa shoqërore, thjesht për faktin se ai është qenie njerëzore, i gëzon të drejtat e tij të patjetërsueshme.

    Islami nuk bën vetëm deklarimin e të drejtave të njeriut, duke i përkufizuar si të drejta të natyrshme të tij, duke bërë rekomandime deklarative për respektimin e tyre, sikurse bëjnë shumë shtete, por garanton zbatimin e tyre. Të drejtat e njeriut në Islam, nuk janë të karakterit deklarativ, por janë obligim imperativ për çdo pushtet ligjdhënës dhe pushtet ekzekutiv.

    Në vazhdim do të shohim se nuk ekziston kontradiktë esenciale ndërmjet mësimit islam dhe perëndimor për të drejtat e njeriut. Përkundrazi, Islami është sistem (komplementar) i të drejtave të njeriut.

    San Mak Brajd, profesor i universitetit të Dablinit, ish-ministër i jashtëm i Irlandës dhe ish-sekretar i përgjithshëm i komisionit ndërkombëtar për të drejtën, gjatë dialogut ndërmjet disa juristëve dhe mendimtarëve nga Evropa dhe disa dijetarëve të Arabisë Saudite, mbajtur në Rijad nga data 22-25 mars 1972, duke shprehur admirimin e tij për të drejtën islame, thotë: “Këtu, nga ky vend islam, duhet të proklamohen të drejtat e njeriut, e jo nga ndonjë vend tjetër. Është detyrë e dijetarëve muslimanë që t’i proklamojnë opinionit publik botëror, faktet e panjohura, mosnjohja e të cilave ka qenë shkak për shtrembërimin e imazhit të Islamit, muslimanëve dhe pushtetit islam.”

    Padyshim se është detyrë e gjithë dijetarëve muslimanë që t’i paraqesin parimet e larta morale të Islamit, qëndrimin e Islamit për barazinë e njerëzve në aspekt të dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut: “Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijtë e Ademit...” (el-Isra, 70). Duhet të paraqesim urtinë e Islamit, tolerancën e tij, aspektet e tij thellësisht humane dhe fleksibilitetin e tij, për të qëndruar përherë vital dhe për t’i përcjellë të gjitha periudhat e zhvillimeve të dobishme. Edhe ky punim i shërben këtij qëllimi. Me plot të drejtë dijetari i madh, Mevdudiu, thotë:

    “Besimi ynë islam, gjithnjë e më shumë, freskohet e forcohet, kur shohim se madje edhe në këtë kohë moderne, - e cila bën aq shumë zhurmë me pohimet e saj për progres dhe lumturi, - bota akoma nuk është në gjendje dhe as që do të jetë në gjendje të përpilojë ligje më të drejta e më të paanshme se ato që janë dhënë nga Islami, para 1400 (e më shumë) vjetësh”.



    >>>
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 13-02-2010 më 05:14
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Deklarata Islame e të Drejtave të Njeriut



    ”O njerëz! Ne ju kemi krijuar ju prej një mashkulli e një femre, dhe ju kemi bërë popuj e fise, që të njihni njëri-tjetrin. Më fisniku tek All-llahu, është ai që më së shumti i ruhet Atij. All-llahu, me të vërtetë, është shumë i dijshëm dhe i informuar mirë.” (el-Huxhurat, 13)

    Vendet anëtare të Konferencës Islamike:

    - Duke pasur besim të plotë tek Allahu, i Madhëruar, Krijuesi i të gjitha qenieve, Dhuruesi i të gjitha mirësive, i Cili e krijoi njeriun në formën dhe trajtën më të mirë, e nderoi duke e bërë atë mëkëmbësin e Tij në Tokë; i Cili i ka besuar njeriut të ndërtojë dhe mirëmbajë Tokën që Ai Vetë e krijoi, dhe i ka kërkuar njeriut që t’u përmbahet mësimeve dhe obligimeve Hyjnore dhe të shfrytëzojë gjithçka në Tokë e qiell në shërbim të tij.

    - Duke besuar në Mesazhin e Muhamedit a.s., i cili ishte i ngarkuar me pejgamberinë dhe fenë e vërtetë si mëshirë për njerëzimin, si çlirues për të gjithë njerëzit e skllavëruar, dhe shkatërrues i të gjithë tiranëve e njerëzve arrogantë në këtë jetë; i cili (i Dërguari i Allahut), shpalli barazi të vërtetë ndërmjet të gjithë njerëzve; duke mos dhënë preferencë të një personi ndaj një tjetri përveçëse në devocion, i cili anuloi të gjitha dallimet ndërmjet njerëzve, të cilët Allahu i ka krijuar prej një njeriu të vetëm.

    - Të mbështetur në besimin e pastër monoteist, mbi të cilin është ngritur Islami, ku gjithë njerëzimit i bëhet thirrje dhe ftohet që të mos adhurojë askënd tjetër përveç Allahut të Madhëruar, të mos shoqërojë asgjë tjetër gjatë adhurimit të Allahut dhe të mos marrë hyjni të tjera për adhurim përveç Allahut; besim i cili është i vetmi që formon bazën e vërtetë të lirisë, dinjitetit dhe integritetit njerëzor dhe deklaron lirinë e njeriut prej skllavërisë nga njeriu tjetër.

    - Të mbështetur në ato që Sheriati i amshueshëm Islam i shpalli për njeriun në lidhje me ruajtjen e besimit, fesë, shpirtit, mendjes, nderit, dinjitetit, dhe pasardhësit; mbështetur, gjithashtu, në universalitetin dhe gjithëpërfshirjen e Sheriatit Islam, në të gjitha rregullat, gjykimet dhe vendimet e tij, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer shpirti dhe materia, dhe ku respektohen e nderohen ndjenjat dhe inteligjenca.

    - Me qëllim që të theksohet rëndësia e rolit historik dhe kulturor, që Ymeti Islam, Komuniteti (Botëror) Islamik ka luajtur në të gjitha aspektet në historinë e njeriut në Tokë, pasi që Allahu i Madhëruar e bëri këtë Ymet më të mirin e popujve, i Cili krijoi njerëzimin për të trashëguar një qytetërim dhe kulturë të balancuar, të qëndrueshme dhe universale, që lidh këtë botë dhe botën tjetër; trashëgimia (e këtij Ymeti) e cila bashkon shkencën me besimin, Ymet i cili shpresohet të luajë në ditët e sotme një rol të rëndësishëm si dhe të udhëheqë njerëzimin që është denigruar, i cili ka humbur në rryma dhe drejtime konkurruese, duke ofruar zgjidhje për problemet e qytetërimit materialist.

    - Me miratimin e arritjeve njerëzore, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, që mbrojnë njeriun kundrejt keqtrajtimit, dhunës dhe abuzimit, duke theksuar lirinë e njeriut dhe të drejtën e tij për një jetë më të mirë dhe trashëguese, që të jetohet në kushte që përputhen me Sheriatin Islam.

    - Me ilustrimin e shembujve se, pavarësisht nga përparimi madhështor që njeriu ka arritur në fushën materiale, ai ka dhe do të vazhdojë të ketë nevojë të madhe për një përkrahje shpirtërore që bazohet në besim, me qëllim që të forcohen këto arritje madhështore të qytetërimit të përparuar, që është e nevojshme me qëllim që të mbrohen të drejtat njerëzore në këtë shoqëri.

    - Duke besuar, në përputhje me Islamin, se të drejtat themelore dhe liritë publike, janë pjesë integrale e besimit dhe fesë islame; askush nuk ka të drejtë, fillimisht, t’i ndalojë ato plotësisht apo pjesërisht, duke besuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë t’i shkelë këto të drejta, apo t’i injorojë ato; këto (të drejta themelore) janë Hyjnore dhe Qiellore; ato janë përcjellë prej pejgamberëve të Zotit në të gjithë Librat e Shenjtë; në fakt, Allahu i Madhëruar e autorizoi Muhammedin a.s., Pejgamberin e Tij të fundit, dërguar mbarë njerëzimit, i cili përmbylli misionet dhe mesazhin e të gjithë pejgamberëve dhe të dërguarve të mëparshëm, me këto të drejta themelore; përveç kësaj respektimi i këtyre të drejtave themelore, është një lloj i adhurimit; ndërkaq, neglizhimi i të drejtave të tilla, apo cenimi i tyre është një akt mëkatar; në bazë të Islamit, çdo individ është përgjegjës, individualisht, për të respektuar me vendosmëri këto të drejta; edhe Ymeti është gjithashtu përgjegjës, kolektivisht, për t’i respektuar këto të drejta.

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Bazuar mbi këto që u thanë më lart, vendet anëtare të Konferencës Islamike deklarojnë si më poshtë:

    Neni 1

    a) I gjithë njerëzimi përbën një familje të madhe, anëtarët e së cilës i bashkon nënshtrimi ndaj Zotit dhe të qenët e tyre bij të Ademit (paqja e Allahut qoftë mbi të). Të gjithë njerëzit janë të barabartë në aspektin e dinjitetit dhe nderit njerëzor. Të gjithë njerëzit janë gjithashtu të barabartë në aspekt të përgjegjësisë. Asnjë përkatësi ngjyre, gjuhe, gjinie, besimi fetar, përkatësi politike, status social, apo çfarëdo tjetër, nuk shërben si faktor diskriminues ndërmjet tyre. Besimi i vërtetë dhe i shëndoshë është e vetmja siguri dhe garanton ngritjen e dinjitetit njerëzor për përkryeshmërinë njerëzore.

    b) Të gjitha qeniet njerëzore janë (si) familje e të Plotfuqishmit, më i miri i të cilëve është më i dobishmi ndaj të gjithëve. Nuk ka privilegje për ndonjërin mbi të tjerët, veçse në bazë të devotshmërisë (drejtësisë) dhe veprave të mira.

    Neni 2

    a) Jeta është dhuratë e Allahut. Ajo i garantohet çdo qenieje njerëzore. Të gjithë anëtarët e shoqërisë, dhe të gjitha shtetet dhe vendet duhet të veprojnë për ta mbrojtur këtë të drejtë, kundër të gjitha llojeve të agresionit. Jeta nuk duhet të merret pa një arsye ligjore të përcaktuar (sipas dispozitave të Sheriatit).

    b) Është e ndaluar të përdoren mënyra dhe mjete që çojnë në shfarosjen e racës njerëzore.

    c) Mbrojtja dhe ruajtja e jetës njerëzore është obligim ligjor i Sheriatit.

    d) Sigurimi i njeriut nga dëmtimi i tij fizik, është e drejtë e garantuar. Askush nuk ka të drejtë të cënojë sigurinë e tij. Askush, gjithashtu, nuk ka të drejtë të prekë sigurinë e tij, pa një arsye ligjore. Shteti duhet ta sigurojë këtë të drejtë.

    Neni 3
    a) Në raste të përdorimit të forcës, ose gjatë luftës së armatosur, është e ndaluar (e paligjshme) të vrasësh ata që nuk marrin pjesë në luftimin aktual, sikur janë të moshuarit, gratë dhe fëmijët. Personat e plagosur e të sëmurët, gëzojnë të drejtën e ndihmës mjekësore. Robërit (të burgosurit e luftës) kanë të drejtë të ushqehen, të strehohen dhe të vishen. Ndalohet gjymtimi i trupave të viktimave të vrara të luftës. Robërit e luftës duhet të shkëmbehen. Familjeve që janë ndarë për shkak të luftës u jepet e drejta për t’u bashkuar.

    b) Është e ndaluar të presësh (apo të shkulësh) pemë, të dëmtosh të lashtat dhe kafshët që prodhojnë qumësht, të shkatërrosh ndërtesa dhe pajisje të tjera civile të armikut, përmes bombardimeve apo hedhjes në ajër, etj.

    Neni 4

    a) Çdo qenie njerëzore gëzon të drejtën e integritetit, nderit, dhe reputacionit të tij, gjatë jetës, si dhe pas vdekjes së tij. Shteti dhe shoqëria duhet të mbrojnë kufomën dhe vendin e varrimit (varrezën) të të ndjerit.

    Neni 5

    a) Familja është njësia bazë e shoqërisë. Martesa është baza për ndërtimin dhe formimin e familjes. Meshkujt dhe femrat kanë të drejtën e martesës. Asnjë kufizim i bazuar në racë, ngjyrë apo kombësi, nuk duhet të vendoset për t’i kufizuar ata prej martesës.

    b) Shoqëria dhe shteti duhet të veprojnë për të larguar të gjitha pengesat e martesës. Përveç kësaj, ata duhet të përpiqen për ta bërë atë të lehtë dhe ta mbrojnë e të kujdesen për familjen.

    Neni 6

    a) Gruaja është e barabartë me burrin për sa i përket dinjitetit dhe nderit njerëzor. Asaj i jepet e drejta për të drejta dhe detyra të barabarta. Asaj i jepet e drejta e personalitetit të vet civil, e pavarësisë financiare dhe ajo ka të drejtë të ruajë emrin dhe mbiemrin e saj.

    b) Burri duhet të kujdeset për të gjitha nevojat financiare të familjes së tij dhe duhet të sigurojë të gjithë kujdesin dhe përkrahjen e mundshme.

    Neni 7

    a) Çdo fëmijë, qysh nga lindja, gëzon të drejtën - e prindërve të tij, shoqërisë dhe shtetit - e ruajtjes, edukimit, kujdesit material, kujdesit arsimor dhe vëmendjes morale. Fetusit dhe nënës duhet t’u sigurohet gjithashtu një kujdes i veçantë.

    b) Prindërit dhe kujdestarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e edukimit që ata pëlqejnë (apo preferojnë) për fëmijët e tyre. Sidoqoftë, interesi dhe e ardhmja e fëmijëve duhet të merret në konsideratë, në dritën e vlerave morale dhe parimeve të Sheriatit.

    c) Prindërit kanë të drejtat e tyre kundrejt fëmijëve të tyre. Të afërmit, gjithashtu, kanë të drejtat e tyre ndërmjet tyre, në përputhje me ligjet dhe parimet e Sheriatit.

    Neni 8

    a) Çdo individ ka të drejtën për të ushtruar të drejtat e tij të plota, në lidhje me marrjen e obligimeve dhe kryerjen e tyre. Nëse individi është i kufizuar për një kohë jo të gjatë për të ushtruar aftësitë e tij, plotësisht a pjesërisht, valiu (kujdestari) duhet të caktohet në vend të tij.

    Neni 9


    a) Kërkimi i dijes është obligim. Ofrimi dhe sigurimi i arsimimit është detyrë e shoqërisë dhe shtetit. Shteti duhet të sigurojë mënyrat dhe mjetet e edukimit dhe të sigurojë shumëllojshmërinë e formimit arsimor për t’i shërbyer interesit dhe mirëqenies së anëtarëve të shoqërisë. Arsimimi gjithashtu duhet t’i japë mundësinë njeriut për të mësuar rreth Islamit, si një besim dhe mënyrë jete, dhe fakteve të universit dhe si të shfrytëzojë pasuritë materiale për të mirën dhe mirëqenien e njerëzimit.

    b) Çdo njeriu i njihet e drejta që në institucionet e ndryshme, sikurse janë familja, shkolla, universiteti, media etj. të marrë formim shekullar e fetar dhe në këtë mënyrë të integrimit dhe balancimit, të mund të zhvillojë personalitetin e tij, të forcojë besimin e tij në Allahun e Gjithëfuqishëm dhe të lartësojë konsideratën e tij ndaj të drejtave dhe detyrave të njeriut.



    Neni 10

    a) Njeriu duhet të ndjekë dhe të zbatojë fenë e tij të lindur (Islamin). Si rrjedhim, askush nuk ka të drejtë ta detyrojë tjetrin apo ta shtrëngojë atë të bëjë diçka kundër natyrës së tij. Përveç kësaj, askush nuk ka të drejtë të shfrytëzojë varfërinë e dikujt, dobësinë apo padijen e tij, për t’i ndryshuar fenë apo për ta bërë ateist.

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  18. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    <<<

    Neni 11

    a) Njeriu lind i lirë. Askush s’ka të drejtë ta skllavërojë atë, ta poshtërojë, ta pushtojë apo ta shfrytëzojë. Nuk duhet të ekzistojë robëri tjetër përveçse robërimit ndaj Allahut të Gjithëfuqishëm.

    b) Të gjitha llojet e kolonializmit ndalohen plotësisht. Kolonializmi është forma më e keqe e skllavërisë. Popujt që vuajnë nën zgjedhën e kolonializmit, kanë të drejtë ta çlirojnë veten prej kolonializmit. Popujt e tillë kanë të drejtën e vetvendosjes së fatit të tyre. Të gjithë popujt e tjerë duhet të përkrahin kauzën e drejtë dhe të arsyeshme të luftimit kundër të gjitha formave të kolonializmit dhe pushtimit të të gjitha llojeve. Të gjithë popujt kanë të drejtë të ruajnë pozitën dhe identitetin e tyre të pavarur e të kenë kontroll mbi të gjitha burimet natyrore.

    Neni 12


    a) Çdo qenie njerëzore ka të drejtë të lëvizë lirisht duke zgjedhur vendbanim të përshtatshëm për vete, brenda vendit a shtetit të tij, apo madje edhe jashtë vendit të tij. Por, nëse një njeri është i pasigurt (në vendin e tij), ai ka të drejtë të kërkojë strehim në një vend tjetër. Vendi që i ofron strehim duhet ta mbrojë personin e tillë, nëse arsyeja e këtij azili nuk përfshin një krim ligjor (sipas Sheriatit).



    Neni 13-

    a) Shteti dhe shoqëria duhet të sigurojnë punë për çdo person të aftë (për punë). Çdo individ duhet të gëzojë lirinë për të zgjedhur punën më të përshtatshme që i përgjigjet dhe i shërben më së miri interesave të tij dhe interesave të shoqërisë. Punonjësi duhet të gëzojë të drejtën e tij të mbrojtjes dhe sigurisë, dhe të gjitha sigurimet e garancitë e mirëqenies sociale. Punonjësi nuk duhet të ngarkohet për të bërë atë që nuk është i aftë ta bëjë. Punëtori nuk duhet të detyrohet kundër dëshirës së tij për të bërë punë të caktuara. Punëtori nuk duhet të shfrytëzohet apo të dëmtohet. Punëtori, mashkull a femër, pa ndonjë dallim, ka të drejtën e shpërblimit të drejtë. Asnjë shtyrje nuk duhet bërë në pagimin e rrogës. Punëtori duhet të gëzojë pushimin (vjetor), gradimet, stimulimet dhe shpërblimet e tjera monetare që meriton. Punëtorit i kërkohet që t’i përkushtojë punës së tij, kohën dhe përpjekjet e tij, me përsosmëri dhe devocion. Nëse lind një konflikt ndërmjet një punëtori dhe punëdhënësit, shteti duhet të ndërhyjë për të zgjidhur konfliktin e tillë dhe të largojë shtypjen, të vendos drejtësi e t’i detyrojë palët konfliktuese për të marrë dhe pranuar vendimin e drejtë pa ndonjë anim.

    Neni 14

    a) Çdo individ ka të drejtë për të ardhura të ndershme dhe të ligjshme. Nuk lejohet monopolizimi i mallrave, mashtrimi apo çfarëdo akti mashtrues që dëmton veten apo të tjerët dhe fajdeja (riba). Të gjitha këto që u përmendën më lart, janë të ndaluara ligjërisht.

    Neni 15

    a) Çdo individ gëzon të drejtën e pronësisë së ligjshme. Për të gëzuar të drejtat e pronësisë, parashikohet të mos shkaktohet asnjë dëmtim ndaj atij vetë apo anëtarëve të tjerë ose shoqërisë në përgjithësi. Pronësia (private) nuk duhet të shpronësohet, përveçse kur e kërkon interesi publik dhe me një kompensim të menjëhershëm dhe të drejtë.

    b) Asnjë konfiskim pasurie (a pronësie) nuk mund të bëhet pa një arsye ligjore e të ligjshme.

    Neni 16

    a) Çdo individ ka të drejtë të gëzojë frytet e punës së tij shkencore, letrare, artistike dhe teknike. Gjithashtu çdo individ ka të drejtë të mbrojë interesat e tij morale dhe materiale që rezultojnë prej tyre, me kusht që ato të mos jenë në kundërshtim me parimet e Sheriatit.

    Neni 17

    a) Çdo individ ka të drejtë të jetojë në një ambient të pastër, larg njollosjes dhe korruptimit moral. Ambienti i tillë duhet t’i lejojë individit që të ndërtojë moralisht karakterin e tij. Edhe shoqë*ria edhe shteti duhet të garantojnë dhe të sigurojnë këtë të drejtë për individët.

    b) Shoqëria dhe shteti duhet t’i sigurojnë çdo individi kujdesje shëndetësore (adekuate dhe të nevojshme) dhe mbrojtje sociale, duke ofruar të gjitha lehtësimet publike, brenda kufijve të burimeve që disponojnë.

    c) Shteti duhet të sigurojë të drejtën për kushte të përshta*tshme jetese për individët dhe për ata që janë nën vartësinë e tyre. Kjo e drejtë përfshin banesën, ushqimin dhe fjetjen, veshjen e përshtatshme dhe të rregullt, edukimin e drejtë, kujdesin mjekë*sor dhe të gjitha nevojat e tjera esenciale.

    Neni 18

    a) Çdo individ gëzon të drejtën e jetës dhe sigurisë në shoqë*ri, përsa i takon personalitetit të tij, fesë dhe besimit, nderit fami*ljar, dinjitetit, familjes dhe çështjeve financiare që i përkasin atij.

    b) Çdo individ ka të drejtë të jetë i pavarur në çështjet e tij per*sonale, për sa i takon shtëpisë, familjes, financave dhe komu*nikacionit. Asnjë përgjim apo survejim nuk duhet të kryhet ku*nd*ër kujtdo qoftë. Nuk lejohet përgojimi ndaj kujtdo. Për më tepër, të tjerët duhet t’i mbrojnë individët kundër të gjitha shqetësimeve të paligjshme.

    c) Fshehtësia e shtëpive nuk duhet të cenohet dhe hyrja në shtëpitë private duhet të bëhet me pëlqimin e pronarëve të tyre. Shtëpitë private nuk duhet të shkatërrohen, të konfiskohen apo të nxirren jashtë banorët e tyre pa ndonjë arsye të ligjshme.

    Neni 19

    a) Të gjithë individët - sundimtarë dhe të sunduar - janë të barabartë përpara ligjit, pa asnjë dallim.

    b) Të gjithë individët kanë të drejtë të kërkojnë gjykim të pa*anshëm për kërkesat e tyre.

    c) Përgjegjësia është personale.

    d) Krimi dhe ndëshkimi bazohen mbi vendimet gjyqësore të Sheriatit.

    e) Çdo i akuzuar është i pafajshëm derisa t’i provohet fajësia, nëpërmjet një procesi gjyqësor të drejtë, ku është e domosdoshme të ofrohen të gjitha siguritë për vetëmbrojtje të plotë.

    Neni 20

    a) Askush nuk duhet të arrestohet apo t’i kufizohet liria, të dëbohet jashtë atdheut apo të ndëshkohet pa një arsye me bazë ligjore. Individët nuk duhet t’i nënshtrohen torturës fizike apo psikike, apo çfarëdo trajtimi tjetër poshtërues. Askush nuk duhet t’i nënshtrohet eksperimentit mjekësor, pa pëlqimin e tij, me kusht që ai të mos shkojë në dëm të shëndetit të tij. Përveç kësaj, nuk është e lejuar t’i jepet fuqi e plotë autoritetit ekzekutiv për të nxjerrë ligje të jashtëzakonshme.





    Neni 21

    a) Është e ndaluar të merret ndonjë person si peng, për ndonjë qëllim dhe në çfarëdo forme.

    Neni 22

    a) Çdo individ gëzon të drejtën të shprehë mendimin e tij, nëse ai nuk është në kundërshtim me parimet dhe ligjet e Sheriatit.

    b) Çdo individ ka të drejtë për të urdhëruar të drejtën dhe për të ndaluar të dëmshmen, në pajtueshmëri me ligjet dhe parimet e Sheriatit.

    c) Media dhe informimi janë nevoja vitale për shoqërinë. Mediet nuk duhet të shfrytëzohen ose të keqpërdoren për të fyer dinjitetin e të dërguarëve të Zotit, apo që të cenojnë vlerat morale dhe etike. Gjithashtu, janë të ndaluara të gjitha emetimet që shkaktojnë prishjen e unitetit, rënien morale, rrezik apo mosbesim.

    d) Është e ndaluar të shkaktohet urrejtje nacionale, ose sektarizëm, apo çfarëdo forme tjetër diskriminimi.

    Neni 23

    a) Pushteti është amanet. Keqpërdorimi i tij është i ndaluar rreptësisht. Ai duhet të ushtrohet në mënyrë të tillë që të garantojë të drejtat themelore të njeriut.

    b) Çdo individ ka të drejtë për të marrë pjesë në administratën publike të vendit të tij, qoftë direkt apo indirekt. Po ashtu, të gjithë individët kanë të drejtë të ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjet dhe rregullat e Sheriatit.

    Neni 24

    a) Të gjitha të drejtat dhe liritë e shënuara në këtë Deklaratë, janë të kuptueshme brenda kuadrit të ligjeve dhe parimeve të Sheriatit.



    Neni 25

    Ligjet dhe parimet e Sheriatit janë i vetmi burim për interpretimin apo sqarimin e çfarëdo neni të kësaj Deklarate.



    Konferenca Islame XIX e Ministrave të Punëve të Jashtme, mbajtur në Kajro, nga 31 korrik deri më 5 gusht 1990 (14 muharrem 1411 hixhri), ka aprovuar Deklaratën mbi të Drejtat e Njeriut në Islam. Ky dokument paraqet përpjekje të rëndësishme për kodifikimin e parimeve të Sheriatit në fushën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  19. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gjenocidi Spanjoll kundër Hebrejve dhe Muslimanëve në shek. XIV-XVII




    Në shekullin XIV dhe XV në spanjë ndjekja dhe urejtja e hebrejve kishte marr karakter të hapet antisemit. Këtë urrejtje ndaj hebrejve e nxitnin kallugjerët fanatic, e cilët propagonin shfarosjen e “armiqëve te krishtit” dhe kerkonin denimin e atyre që nuk jan besnik te fesë së krishtere. Si pasojë e kesaj, me 1391, vetem për një ditë në Sevillë jan vrarë afro 4.000 hebrenjë. Rasti I sevillës është persëritur ne Toledo, në valensi, barcelonë dhe në qytete tjera te spanjës.


    Ne fund te shekullit XV mbretërit katolik te spanjës, Ferdinandi dhe Izabela, manifestonin vendosmerin e tyre që ta spastronin mbreterinë e tyre nga elementet jokatolike (hebrejtë, maranët,muslimanët dhe heretikët”). Për ta realizuar këtë ,atëhere me një edikt mbretëror(1477) themelohet inkuizicioni, si gjyq shtetror që për detyrë kishte zbulimin dhe denimin e “të pa feve”.

    Këtë edik e konfirmonte Bula Papale më 1483, kurse më 1484 e akcepton Aragonta.
    Më1481 në sevilla filloi te vepronte gjyqi I parë kompetent për gjykimin e atyre që akuzoheshin që jan maranë perkatesisht të krishter të rinjë që I jan permbajtur fshehurazi fesë së vjetër hebreje. Vetëm gjyqi I në sevilla, për dhjet muaj te vitit 1481, kishte dënuar me djeg’je ne turrë drunjesh më shumë se 300 veta. Aktiviteti I inkuizcionit është shtrirë në tërë kastilën, Aragonin dhe krahinat e tjera te spanjës dhe është karakterizuar me një brutalitet te jashtëzakonshem. Hebrejtë që kan shpëtuar nga “ekzekutimi I denimit me vdekje pa derdhje gjaku” jan dënuar me burgim te përjetshëm dhe me bartjen e “kemishës se pendimit” si shenjë turpi. Organizator kryesor I tij ishte Dominikani Fra (at) Tomas de Torkuemada (Tomas Torquemada), I cili mendonte se pastërtia e spanjës duhet te sigurohet pa marrë parasysh çmimin.(1)



    Pas rënjës se Granades (1492) perfundon rekonkuista. Atehere mbretërit e spanjes, Ferdinandi dhe Izabela dhe maranët, por edhe nga moriskët, pasardhësit e arabëve, qe e kishin pushtuar spanjën. Edikti mbreteror I marsit 1402 urdheronte te gjithe hebrëjtë që Brenda kater muajve ta pranonin krishterizmin ose ta braktisin spanjën, duke kercënuar se ne qoft se nuk veprojnë keshtu do te vriten. Sipas llogarive te permbajtura ateher jan shperngulur më së paku 200.000 veta.



    Gjenocidi Spanjoll Kundër Muslimanëve

    I ngarkuari I mbretereshës per krishterizmin e muslimaneve, Kardinali Himenez de Thisneros, u ofronte jokrishtereve te zgjedhnin ndermjet konvertimit dhe shpernguljes, kurse editki I vitit 1502 urdheronte qe te shperngulen te gjithë muslimanët që refuzonin te heqin dorë nga feja e tyre dhe te pranonin fenë e krishtere, e cila u shua me gjak dhe perfundoi me debimin e tyre ne masë. (2)



    Me 1525 Aragonia e muslimane ishte perballur me alternative te njejtë. Me 1556 Filipi II shpall ligjin me të cilin kerkohej nga muslimanet e mbetur te heqin dore menjëher nga gjuha, feja, institucionet e madje te rrënohen hamamet, “si mbeturin e mungeses se fesë”. Definitivisht me 1609 Filipi II leshoi urdhëresën e fundit për debimin e muslimaneve të mbetur, qe ishin afro gjysmë milioni, me çka perfundon shfarosja e plotë e hebrejve dhe muslimaneve nga spanja. Llogaritet se qe nga renia e Granades deri ne dekaden e parë të shek. XVII, d,m.th për afro 120 vjet, nga spanja jan debuar ose likuiduar afro 3 milion muslimanë.(3)


    Fatekëqesisht te gjitha keto ndejkje, deportime, masakra etj. beheshin ne bazë te konceptit te teologëve te kishes katolike, te cilët I konsideronin te lejuara ato luftra që ishin te drejta, e si të tilla I konsideronin luftrat qe I urdheron perendia kunder te pafeve dhe heretikeve (Papa Urbani II, Toma Akuini), Domingo de Soto, Huan Hines Sapulveda.


    Hugo Grocius, duke I pare keto dhe perpjestimet monstruoze qe kishin marr barbarizmat, jo vetem kunder popujve colonial, por edhe nder evropjane ne hyrje te vepres se famshme : “De Jure Belli ac Pacis” Libri tres (e drejta e luftes dhe e paqes), shkruante se madje edhe “Brenda botës së krishtere kishte parë aso veprime ne luftë, nga te cilat do te turperoheshin edhe barbarët”


    Shkroi : Kerim Gashi

    -------------------------------------------------------------------

    (1) Hubert Herring fq. 147-148. “Evolucion historica de America Latina”

    (2) Hubert Herring, op.cit., pp. 84-86.

    (3) Filip Hiti, Istoria Arapa, “Veselin Maslesa”, 1988, str. 502-503.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 21-06-2010 më 09:18
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  20. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gjenocidi Spanjoll Kundër Indianëve



    Spanjollët te cilët udhëhiqeshin nga fryma teologe krishtere, kryen edhe gjenocide tjera ne ameriken latine kunder indianëve. Në veprën “Las Kasas” Bartolome (Murg Dominikan) ka lene një deshmi tronditese per shkaterrimin e indianeve: “ Te krishterët… derdheshin kundër indianëve dhe bënin kudo kërdi e mizori qe nuk merren me mend. Dhe kur futeshin nëpër katunde, ata nuk mëshironin as femijet, as pleqët, as gratë, as lehonat, duke shfarosur rrënjësisht cdo gjë të gjallë, duke shkatrruar e shkretuar gjithqka e duke mos lënë dy gurë bashkë… Ata kishin ngritur trekëmbësha te lartë per lavdin e shelbyesit (shpetimtarit) tone dhe te 12 apostujve dhe I digjnin te gjallë indianët në zjarr, ose I fusnin njerzit neper mullare kashte duke I mbuluar nga te gjitha anët, pastaj u vinin zjarrin ketyre dhe I digjnin.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 21-06-2010 më 09:34
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  3. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •