Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    AAK në përgatitje të padisë ndaj presidentit Sejdiu

    AAK në përgatitje të padisë ndaj presidentit Sejdiu

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëra ndër partitë opozitare, është duke vazhduar përpjekjet për ta kundërshtuar vendimin e kryetarit të vendit, Fatmir Sejdiu, rreth mosmbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se një grup ekspertësh po punon për përgatitjen e padisë, të cilën do ta kenë të gatshme para se të formohet Gjykata Kushtetuese.

    Ai shprehu shqetësim rreth zvarritjes së formimit të kësaj gjykate, por theksoi se deri në qershor presin një përgjigje rreth padisë së tyre.

    Haradinaj bëri të ditur se kanë shprehur mospajtim edhe ndaj përkrahjes që shefi i Zyrës Civile ndërkombëtare, Piter Faith i ka dhënë vendimit të kryetarit Sejdiu dhe këtë çështje e kanë ngritur në nivel të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, të cilin e udhëheq vet Faith.

    Ndryshe, kreu i AAK-së, mbajti sot takim me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e jashtme të Norvegjisë, Nilis Ragnar Kamsvag dhe të ngarkuarin me punë në Ambasadën Norvegjeze në Prishtinë, Svere Johan Kvale, me të cilët diskutoi për gjendjen në vend dhe ndihmën që Norvegjia ka dhënë dhe do të japë për Kosovën. /rtk/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Ernest Luma jep dorëheqje nga AAK
    Prishtinë, 22 Janar 2009 (Kosovapress) Koha 16:45

    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ernest Luma, ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për shkaqe siç thuhet personale, të cilën e ka miratuar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ramushi me mire do te ishte qe te ruaj antarsin e vet se siq kan fillue do ti humbas edhe keta qe i ka

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Shemsi Elezi, ish-kryetar i degës së AAK’së ka thënë se në PDK ka kaluar komplet struktura e degës.

    “Pas konsultave që i kemi bërë me të gjitha strukturat e ish-degës në Drenas kemi ardhur në përfundim që t’i bashkohemi këtij subjekti në të cilin mendojmë se do të jemi të pranueshëm. Kështu që, që nga sot deklarojmë dhe konfirmojmë se strukturat e ish-degës së AAK’së në Drenas pranojnë që të aderojnë në PDK”, ka thënë Elezi.


    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Shkrihen në PDK

    Nga Nebih Maxhuni më 20.01.2009 në ora 18:12

    Në nëntë vjetorin e themelimit të PDK-së në Vushtrri, rreth 30 anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK iu kanë bashkuar kësaj partie.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Papapa o Llapo ky njeri qe quhet Ramush Haredinaj ky meriton me shum nga i ashtuquajturi Hashim THaqi i juaj.

    Ky i ka qendru shkaut ne ball,ky qendroi ne vendin e Kryeministrit ashtu si e meritone Kosova,po ju sllavo-serbet bet cka bet ja zut vendin duke e derguar ne Hage per cka per krime lufte,eh si thon i drejti fiton gjithmon ne fund.

    Ka fuqi ky njeri qe tju drejtoj juve ende.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush e meriton e ka than fjalen e fundit sovrani
    por edhe ramushi e pat ne dor qeverin e plus i ndrroi tre kyeministra nga partia e tina AAK por rezultatet dihen

    e sa per kush e ka dergue ne Hag lexoje ket shkrim ketu ne ket tem:
    SATANIZIMI I UÇK’së NGA PRESIDENTI “HISTORIK” IBRAHIM RUGOVA!
    http://www.forumishqiptar.com/showth...=100482&page=3
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkon edhe Ernest Luma

    Ernest Luma iu ka shtuar figurave që po lëshojnë AAK’në. Përpara tij, prej kthimit të Haradinajt, ishte larguar Ramiz Lladrovci si dhe së fundi zyrtarë të degëve të AAK’së në Drenas dhe Vushtrri. Edhe Bujar Dugolli ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në AAK.

    Nga Express më 22.01.2009 në ora 19:02
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, iu ka shtuar figurave që po lëshojnë këtë parti, të enjten.
    Përpara Lumës, prej kthimit të Ramush Haradinajt nga Haga, ishte larguar ish-Sekretari Ramiz Lladrovci si dhe së fundi zyrtarë të degëve të AAK’së në Drenas dhe Vushtrri.
    Edhe ish-Nënkryetari Bujar Dugolli ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në AAK pas Kuvendit të fundit zgjedhor në këtë parti.

    “Këtë vendim e kam marrë i shtyrë nga situata ime personale, me qëllim të vazhdimit të studimeve dhe specializimit të mëtejmë në fushën e letërsisë si dhe për të vazhduar angazhimin tim profesional në botën e medieve dhe të publicistikës, që ishte dhe vazhdon të jetë fusha ime e profesionit, ku mendoj se në periudhën në vazhdim mund të jem më kreativ dhe më sfidues”, ka thënë Luma, në një letër të dorëheqjes të dërguar Kryetarit Haradinaj dhe Kryesisë së AAK’së.

    Luma ka falënderuar ata për besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, për dy mandate si zëdhënës i partisë e dy tjera në udhëheqjen më të lartë, në Kryesinë saj.
    “Jam i lumtur nëse angazhimi im ka ndikuar sadopak në ngritjen dhe zhvillimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partisë së parë dhe të vetme në të cilën kam bërë pjesë dhe në të cilën jam përpjekur ta jap kontributin tim politik, profesional dhe kreativ”, ka shkruar Luma.

    Ai ka shtuar se nuk largohet për asnjë arsye tjetër.
    “Dorëheqja ime ka vetëm arsyet e përmendura më lartë dhe asnjë tjetër, andaj, çdo paragjykim, çdo komentim dhe interpretim në mënyrë tjetër, nga kushdo që bëhet, është dhe do të jetë i pavërtetë”, ka insistuar Luma.

    Ai ka thënë se ndjehet mirë se ka qenë bashkëpunëtor i AAK’së në kohën e zhvillimeve dhe sfidave në një proces shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën dhe të gjithë neve, i cili u përmbyll një vit më parë - me shpalljen e Kosovës shtet sovran e i pavarur.
    AAK kishte paralajmëruar se në kuadër të përpjekjeve të saj për reformim do të sjell emra të rinj në parti. Deri më tash ajo po përballet më shumë me dalje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pritej moti qe ernest luma te shkonte ne pdk..
    dikur ja kam ba radiografin ketij cakalli.. duke u nisur nga vet shkrimet e ernest lumes..
    si enverist e regjisor vrasjesh ky person pra ernest luma.. nuk e ndjen vehten mire ne nje AAK.. ndryshe nga ajo e fillimit.. prandaj shkon tek shoket.. pra tek pojataxhijte..
    kjo tregon se AAK po profilizohet si parti e popullit..
    por kjo eshte vetem fillimi..
    do duhet te ikin dhe 80% e AAK-se qe AAK e behet sic ka emrin..
    uroj qe me ernest lumen te ikuin dhe tjere bandite cakej e polpotiste e organizator vrasjesh..
    te dihet me ne fund se ku jan strehuar vrasesit dhe udb-ashet.. qe kto vite jane mbeshtetes te enveristave..

    mir do ish dhe dauti haradin me ik nga AAK-ja se dhe ai pusht nuk e ka vendin aty ne se AAK vertet po shkon perpara per mire..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pritej moti qe ernest luma te shkonte ne pdk..
    dikur ja kam ba radiografin ketij cakalli.. duke u nisur nga vet shkrimet e ernest lumes..
    si enverist e regjisor vrasjesh ky person pra ernest luma.. nuk e ndjen vehten mire ne nje AAK.. ndryshe nga ajo e fillimit.. prandaj shkon tek shoket.. pra tek pojataxhijte..
    kjo tregon se AAK po profilizohet si parti e popullit..
    por kjo eshte vetem fillimi..
    do duhet te ikin dhe 80% e AAK-se qe AAK e behet sic ka emrin..
    uroj qe me ernest lumen te ikuin dhe tjere bandite cakej e polpotiste e organizator vrasjesh..
    te dihet me ne fund se ku jan strehuar vrasesit dhe udb-ashet.. qe kto vite jane mbeshtetes te enveristave..

    mir do ish dhe dauti haradin me ik nga AAK-ja se dhe ai pusht nuk e ka vendin aty ne se AAK vertet po shkon perpara per mire..
    valla shum te miren po ja
    doishe AAK-se more brari
    po thua qe ti shkoin 80% po kush me mbet ateher
    keta nise jan shum pak edhe ti shkoin edhe ata ateher do mbetet veq ramushi me aniten edhe ndoshta si perforcim do ti shkoi brari

    brari lexo pak ketu kur te kiesh koh
    http://www.forumishqiptar.com/showth...93#post2130893
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Pdk-ja u ban si sps i serbis kush po don me u ban me pdk po e pranojn pa problem,veq mos harroni se kur nuk kan qen te mir per partin e par nuk munden me qen te besushem ne asnjeparti tjeter.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Pdk-ja u ban si sps i serbis kush po don me u ban me pdk po e pranojn pa problem,veq mos harroni se kur nuk kan qen te mir per partin e par nuk munden me qen te besushem ne asnjeparti tjeter.
    neva na intereson kokrra se per me qen ne vende udheheqse keta nuk kan shans se kemi mjaft
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Me një intervistë të Bujar Dugollit, hapet sot gazeta “Epoka e Re”, e cila si titull kryesor në ballinën e saj ka “Dugolli: E di se ka pasur marrëveshje.”. Duke iu referuar mbajtjes së zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2007, Dugolli ka deklaruar se për ekzistimin e kësaj marrëveshje duhet pyetur ish kryeministrin Agim Ceku, nënkryetarin Ahmet Isufi dhe zyrtarin tjetër të lartë të AAK-së Ardian Gjini. Sipas tij, zgjedhjet në atë kohë janë mbajtur sipas Kornizës Kushtetuese dhe kanë mandat të plotë. Deri më tash, Bujar Dugolli është i vetmi politikan nga radhët e AAK-së i cili e pranon se ka pasur marrëveshje nga të gjitha palët për t’u mbajtur zgjedhjet e vitit 2007.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po, ka pasur marrëveshje në 2007!

    Nga Express më 23.01.2009 në ora 10:16
    Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Jakup Krasniqi, ka dhënë detajet e para, në lidhje me një marrëveshje, mbi bazën e së cilës u vendos që zgjedhjet të mbahen me mandat të plot, me 17 nëntor 2007.

    Sipas, Jakup Krasniqit, AAK-ja dhe Fatmir Sejdiu kanë pasur fjalën kryesore atëbotë, dhe se zgjedhjet janë mbajtur pas marrëveshjes në mes të anëtareve të Grupit të Unitetit.
    “Zgjedhjet janë mbajtur duke u bazuar në propozimin gjithëpërfshirës të Dokumentit të Ahtisarit, edhe pse nuk kishte kaluar në KS të OKB-së”, ka thënë për gazetën “Epoka e Re”, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Sipas tij, kjo marrëveshje ishte arritur mbi bazën e një marrëveshje ndërmjet anëtarëve të Grupit Politik, e cila ishte përkrahur edhet nga Grupi i Unitetit, ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Rucker, i cili kishte nxjerr rregulloren për zgjedhjet 2007, “ku është vendosur që Kuvendi të këtë mandat katër vjeçar, presidenti pesë dhe kuvendet komunale dy”.

    “Zgjedhjet e 17 nëntorit janë mbajtur me mandat të plotë”, ka thënë Kransiqi.
    Ndërkaq, për marrëveshjen sipas “Epokës...”, kishte folur edhe një ditë më parë edhe analisti politik, Ramush Tahiri, i cili kishte paralajmëruar për këtë marrëveshje. “Ka qenë AAK-ja dhe Fatmir Sejdiu që kanë vendosur ta shtyjnë mandatin dhe t’i mbajnë zgjedhjet. Në zgjedhjet e kaluara kanë thënë se po hyjnë për mandat të plotë dhe tani AAK-ja le ta shikojë atë marrëveshje që e ka bërë me Rykerin, që të mund të reflektojnë”, ka thënë analisti Tahir.

    Nga partia opozitare, AAK, e cila ka qenë më e zëshmja dhe ka paralajmëruar padi kundër Presidentit Sejdiu, nuk kanë qenë në gjendje që të flasin shumë për gazetën në lidhje më këtë marrëveshje.

    Nënkryetari i parë i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se ai nuk ka nënshkruar asgjë në emër të AAK-së. “Unë asnjë marrëveshje nuk e kam nënshkruar në emër të AAK-së dhe nuk besoj as që ekziston ndonjë e tillë. Lirisht shkruaje”, i ka thënë gazetarit të “Epokës se Re”, nënkryetari i parë i AAK-së, Ahmet Isufi.

    Por, anëtari i tjetër i AAK-së, Ardian Gjini, i cili ka qenë ish-anëtar i Grupit Politik dhe Strategjik, nuk ka dashur të flet për këtë temë me gazetarin e Epokës se Re.
    Megjithatë, burime brenda AAK-së, në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës se “Dikush nga partia e ka pirë duhanin tinëz”.

    “Pa u pajtuar të gjithë nuk besoj se ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Rucker, do të ndryshonte Kornizën Kushtetuese”, ka thënë i njëjti burim.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    TINA PËRKRAH VENDIMIN
    E PRESIDENTIT PËR ZGJEDHJE
    R I S H T I N Ë , 2 8 J A N A R
    Ambasadorja amerikane në Kosovë thotë
    se vendimi për zgjedhje është në pajtim me
    Kushtetutën dhe Planin Ahtisari

    Përzgjedhja për FSK, sipas saj, ka shkuar
    sipas kritereve të NATO-s, dhe porosit që këtë
    të mos e shfrytëzoni për interesa politike
    Bën thirrje që Kuvendi të mos e miratojë Rezolutën
    kundër komunizmit
    Diplomatja amerikane ka thënë
    po ashtu se është mjaft e
    kënaqur me punën që po bën EULEX
    gazeta infopress
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 29-01-2009 më 16:21
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap.. ki permend "sovranin" aty ma nalt..

    me sovran ne kohen e sotme kuptohet votuesi..pra populli i lire qe voton nje parti politike apo nje kanddat te nji force politike..

    pdk e ka hup te drejten me permend "sovranin" or llap e ti e din ma mir se un ket cashtje..

    le ta kthejm oren disa vite prapa..

    sovrani ka dal me votue.. pra populli i kosoves po voton per kandidatet e partive politike ne kosove..
    ne nji zone votimi jan disa kandidat.. per tu votuar nga sovrani..pra nga populli..
    ne mesin e tyre njeri quhet Uk Bytyqi.. ish luftar i shquar i uck-se e i mirnjohur ne popull si atdhetar i mire..
    sovrani ne ate zone me shumice voton Uken..
    Uka kandidonte per LDK-ne..
    Cohet militanti juaj pra militanti enverist i pdk-se.. dhe merr kallashin dhe e vret Uken ne mes te dites per diell..

    mbas ketij akti te ulet e mbas shum te tjerave si keto qe juve i kini ba me shumice.. ju si pdk e kini humb shancin me e quajt voten qe merrni ne te ardhmen si vot sovrani.. sepse dhe bulli dhe qent e katundeve ..se njerzit po e po tash e kan te kjart se ..po nuk ja dhe voten pdk-se te pret kallashi i ningjave te sali veselit.. se po fole mir per ldk.. perseri te pret kallashi i pdk-s.. se po kundershtove privatizimin e pasurive te kosoves.. prej militantave te pdk-s perseri te pret kallashi i pdk-se se xhabirave e keshtu me radh..

    pra as vota nuk asht ma sovrane ne kosove sepse e kini perdhunue ju me kallash.. po as media nuk eshte ma e lire se perseri ju duke vra bardhyla e duke fut ne burg bajrush morina i keni tregue dhambet fjales se lire.. guxo e fol se..ta bajm si bardhylit.. guxo e kandido se ta bajm si Ukes..guxo e trego te verteten per luften se ta bajm si Drinit Ekrem e kshu me radh..
    pra ju kini kallashin sovran.. or llap..
    ai far kallashi pra qe kunder arkanit nuk u ndje kur ai barbar perdhunonte shqiptaret.. sepse ju duhej me e perdor ne tiran me vra ahmeta.. ose ne kuks me kercenue ata burra trima qe mujten me i shpetue shum gra e fmi pi terrorit serb e me i prue gjall ne shqipni.. e qe ju atyre i treguat kallash..
    ai kallash te cilin nuk ishit ne gjendje me e perdor me shpetue femijet e familjes se komandantit qe ju e tallni me nickun legjendar.. ka kercit vec neper prita te pabesa me vra sabaheta e ilir selima e Mergima konushevca..

    prandaj po ju vjen Luma e Dugolli.. e plot tjer sikurse ju erdh gjergj deda qe e rrahet ne llapushnik e tash qindra deg te aak-s se thojn.. ti rujm guzicat.. se ramushi spo ruan dot vehten e fmijet e jo ma ne militantave te vet.. e ju bahen juve peshqesh..

    po as kjo shtese nuk ju ban juve.. me vot sovrani..

    sorry po kshu jan punet or llap..

    ne tv te zatriqave.. ( qe ju po i thoni udb-ash) kush mundet po del e ban hajgare me ramush e me berish e rugov..
    pse..sepse kallashi juaj.. po e ban punen..

    hajt e gzofshi kallashin or llap..

    ..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin


    sorry po kshu jan punet or llap..


    hajt e gzofshi kallashin or llap..

    ..
    ..................
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari sa per informim sipas nji sontazhi qe ende nuk ka dal publik po qe se do te mbaheshin zgjedhjet so PDK do te fitonte 55% heeeee mos prap thua o i mjer kallashi
    kallashat i kemi palue e dorzue me 1999 kur e perzum shkaun
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Post Nuk i ndryshon Kaidanow

    As ndërhyrja e Ambasadores Tina Kaidanow për të sqaruar se interpretimi për mbajtjen e zgjedhjeve dhe procesi i përzgjedhjes në FSK kanë qenë në rregull, nuk ua ka ndryshuar mendjen zyrtareve të AAK’së. Ahmeti Isufi thotë se Ambasada e SHBA’së ka traditë të mbështetjes së institucioneve. Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se aktualisht kemi institucionet më të mira.

    Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vazhdojnë të shfaqen të bindur se interpretimi i Presidentit të Kosovës rreth mbajtjes së zgjedhjeve në vend dhe procesi i përzgjedhjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë qenë dy zhvillime të gabuara politike.

    Ata këtë qëndrim e mbajnë edhe pas prononcimit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara Tina Kaidanow, e cila në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës morri në mbrojtje vendimet për këto dy procese me peshë.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë kundërshtarja më e fuqishme e këtyre dy vendimeve përderisa me një diskurs të rreptë ka akuzuar Qeverinë për gjendjen që është duke mbretëruar në pjesën veriore të vendit.

    Por Kaidanow, në mënyrë indirekte ka kritikuar këto sjellje duke inkurajuar një debat brenda institucional.
    “Çdo diskutim apo debat tjetër që njerëzit duan të kenë lidhur me zgjedhjet, përsëri brenda institucioneve të Kosovës, kjo është plotësisht në rregull. Çfarëdo tjetër, jashtë sferës të tyre (institucioneve të Kosovës) apo në ndonjë mënyrë problematike -- kjo është punë tjetër”, ka thënë Kaidanow.
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  18. #18
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    A mund të shfajësohet?

    Nga qeverisja e koalicionit LDK-AAK, Ramush Haradinaj vazhdon të veçojë 100 ditët e tij në Kryeministri. Pas kësaj periudhe, sipas tij, qeverisja kishte degraduar. Por Agim Çeku dhe Lutfi Haziri nuk pajtohen me këtë distancim të Haradinajt. Pasuesi i Haradinajt në postin e Kryeministrit Bajram Kosumi nuk komenton deklaratat e liderit të AAK-së


    Ramush Haradinaj vazhdon t’i përmendë 100 ditët në krye të Qeverisë së Kosovës, si ditë të arta të udhëheqjes me vendin.
    Për liderin e AAK’së, pas largimit nga posti i shefit të ekzekutivit më 2005, për shkak të aktakuzës nga Tribunali i Hagës, qeverisja në Kosovë kishte filluar të degradonte.
    Këto deklarata, Haradinaj i ka bërë, të martën, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës duke dashur të bëjë edhe një distancim nga puna e koalicionit LDK-AAK, i cili bazuar në shumë raporte të institucioneve të ndryshme kishte udhëhequr shpesh në mënyrë skandaloze.

    Një distancim i tillë Haradinajt i nevojitet shumë, tashmë kur është zhytur në polemika të ashpra politike me rivalin kryesor Hashim Thaçin duke u përpjekur që të paraqitet si alternativa kryesore e tij.
    Por si i komentojnë pohimet e Haradinajt njerëzit që vazhduan të udhëheqin me vendin pas shkuarjes së tij në Hagë? A kanë të bëjnë deklaratat e tij me përmirësimin e imazhit të keq të AAK’së, që kjo parti kishte krijuar gjatë qeverisjes së kaluar?

    Ish-Kryeministri Bajram Kosumi i cili kishte marrë timonin për udhëheqjen e Qeverisë pas dorëheqjes së Haradinajt nuk ka dashur të komentojë deklaratat e shefit të tij.
    “Nuk dua të komentojë rreth kësaj”, ka thënë Kosumi, të mërkurën, për Express.

    Bajram Kosumi kishte dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit pa qëndruar një vit të plotë në këtë post. Ai ishte menduar se u rehabilitua në parti kur iu dha edhe një herë posti i Nënkryetarit në dhjetor.
    Më pas, këtë detyrë e kishte marrë Agim Çeku deri atëherë shef i TMK’së, cili nuk pajtohet me komentet e Haradinajt.
    “Unë nuk mund të them ashtu”, ka thënë Çeku, të mërkurën, për Express.

    “Kosova në vazhdimësi ka shkuar duke ndërtuar kapacitetet e veta. Nuk mendoj se ka ndodhur degradimi, por është mbindërtuar ajo që e ka lënë Ramushi kështu që nuk po shoh në çfarë drejtimi është degraduar”.

    Pas përfundimit të mandatit si Kryeministër i Kosovës, Çeku në një konferencë për media kishte deklaruar se dy partitë në koalicion ia kishin lidhur duart sa i përket mundësisë së shkarkimit të ndonjërit nga ministrat që përfliteshin në opinion për keqpërdorime dhe keqmenaxhime nëpër ministri.

    Në opinion atë botë flitej se Haradinaj kishte arritur që të ushtronte ndikimin edhe nga Haga kur është fjala për partinë e tij dhe koalicionin.
    “Nuk kisha thënë se e ka kontrolluar Qeverinë, por ka kontrolluar ministrat e vet”, thotë Çeku ,duke folur për një kontroll të ngjashëm edhe nga ana e LDK’së.
    Sido që të jetë, ish-Kryeministri i jep kreditin Haradinajt duke thënë se për 100 ditë, megjithatë, është e mundur të bëhet mjaftë punë në Qeveri.

    “Mund të vendoset dinamika, mund të vendosen rregullat, mund të vendosen drejtimet, mund të bëhen planet, programet e qarta. Nuk mund të arrihet shumë, por të vendosen bazat, të definohet programi, strategjitë, rregullat e punës dhe dinamika...Mund të shihet se kah po shkon Qeveria”, thotë Çeku, i cili e përshkruan Haradinajn si lider energjik.
    “Besoj se ende e ka një energji të tillë në të dhe shpresoj se do ta shfrytëzojë në shërbim të vendit”, thotë ai.

    Edhe ish-Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri nuk pajtohet me deklaratat e Haradinajt, por pajtohet synimi i liderit të AAK’së ka të bëjë me distancimin e tij nga e kaluara partiake.
    “Është çështje e vlerësimit të Kryetarit të AAK’së (deklaratat për degradim). Unë më shumë do ta quaja diferencim të periudhave të qeverisjes se sa dicka tjetër”, ka thënë Haziri të mërkurën për Express.
    Haziri, si pjesë e koalicionit LDK-AAK, thotë se për dobësitë apo rezultatet gjatë qeverisjes duhen bërë vlerësime veç e veç.

    “Sa i përket qeverisjes së brendshme, ajo është dicka tjetër. Secili ministër, institucion, secili organ, e ka pasur përgjegjësinë për rezultate pozitive apo për dobësi. Mund të vlerësohen individualisht apo kabineti qeveritar në tërësi”.

    Por ai flet, megjithatë, për suksese gjatë qeverisjes së koalicionit duke mos kursyer lëvdata as për Haradinajn.
    “z.Haradainaj e ka bërë agjendën për status, z. Kosumi e ka arritur qëllimin që raporti i Kai Eides në KS të jetë pozitiv ndërsa z. Ceku që negociatat për status t’i përmbyll si Kryetar i Qeverisë në mënyrën më të suksesshme”, thotë ai.

    Por një hendikep i Qeverisë së kaluar, sipas tij, ka qenë Ekipi i Unitetit.
    “Delegacioni i Unitetit, në veçanti si organ suprem i cili ka marrë mbi vete agjendën ndërkombëtare, Qeverinë e ka lënë në plan të dytë dhe shpeshherë përshtypja ka qenë që se Qeveria është organ apo mekanizëm teknik i delegacionit të unitetit ku roli i opozitës ka qenë më i fuqishëm se i vet Kryeministrit”, ka thënë Haziri.
    Haziri nuk mendon se barra për keqqeverisje mund t’i bije edhe vet Haradinajt për shkak të mosprezencës së tij në vend.

    “Kur njeriu ka qenë në distancë edhe fizikisht edhe gjeografikisht, ka qenë e pamundur me pas ndikimin. Ka mundur të çojë mesazhe, porosi, ka mundur ta shprehë vullnetin e vet. Por nuk mund të them se ka pasur ndikim të madh. Por mbështetjen ndaj kabinetit dhe tek njerëzit që kanë punuar e ka dhënë gjithmonë në kuptimin pozitiv”, është shprehur Haziri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ata qe duan pushtetin, duhet respektojnë Kushtetutën-duhet pritur vitin 2011…!

    8 Shkurt 2009
    Ata qe duan pushtetin, duhet respektojnë Kushtetutën-duhet pritur vitin 2011…!

    Ragip Gjoshi

    Gjendja depresive ne të cilen ndodhet një pjesë e opozitës dhe madiat e tyre,në këtë dimër,po reflektohet si ” e nxehtë” agresive dhe në disa raste paranoiake !Do të ishte e udhës qe retorika propagandistike e tyre të zëvendësohej me platformën e tyre te së ardhmes…Do të ishte një mënyrë e ndershme dhe e sinqertë, një trajtë vetëkritike e çlirët, për dhënien llogari për përiudhën që kjo pjesë e opozitës ishte në krye të qeverisjës së vendit,qe nuk e bënë kurrë.Kerkesa e kryeministrit Thaçi për të hedhur dritë mbi mënyrën e menagjimit të 20 miljon eurove për “rastin e Hades” apo më mirë thënë për “rastin e A.Gjinit”,këtë vlersim timin e ilustron qartazi. Në të vërtetë, për shkak të disa problemeve të brendëshme,sidomos në strukturat drejtuese të AAK-së dhe të LDD-së , në vijën e tyre të “strukturimit’ të brendshëm, tani së fundi, hetohet shkoqur, në mënyrë të diferencuar se atë atmosferë që kanë përbrenda dëshirojnë ta hedhin në një fushë tjetër ,përjashta zyreve të tyre partiake. Qytetarët e Kosovës së lodhur për disa vite të keqqeverisjës së pasluftës,kanë çjerrur propagandën e pakripë dhe të ulëriturat, në trajtë “ triumfaliste”, se me gjoja me ardhjen e këtyre zërave në krye të vendit do të” ndryshojë gjendja” ! Qytetarët e Kosovës e kanë “pirë qorbën” e këtij tarafi për shumë vite të qeverisjës së kësaj kaste njerëzish që ngritën pallate ku nuk dëgjohet zëri i lypësve dhe jetimëve e as zëri i bashkëluftëtarëve!Dhe kështu vërehet ashiqare, si kurdoherë, se gjithë kjo shamatë mediale dhe gjithë kjo “temperaturë” e “pluhur” vjen si një dëshirë ogurzezë e opozitës sonë nihiliste!Kosova jonë e lodhur me këta zëra,tashti është duke u drejtuar nga qeveria e suksesshme e H.Thaçit,qe kudo ka shënuar hapa të rëndësishëm,sidomos në infrastrukturën rrugore,në arsim,mirëqenie sociale,por pse jo edhe në marrëdhëniet me jashtë, në energjetikë e shëndetësi.Qeverisja e kryeministrit Thaçi dhe kabinetit të tij me punën e tyre njëvjeqare kudo në të gjitha sferat e jetës shprehet dallueshëm puna në raport me qeverisjet e mëparshme.E gjithë zhurma e kësaj pjese të opozitës del blof dhe në rrafshin e dialogut politik vjen si një përpjekje e instalimit të një atmosfere ndjellakeqe me tone një dashakeqësie!Kjo zhurmë mediale madje Kosovës sonë pa nevojë mund t’i zbehë e ndoshta dhe humbasë edhe shanset fatlume të njohjeve të reja si shtet i pavarur dhe i investimeve të reja ndërkombëtare për të cilat aq shumë ka nevoje!Është kjo një zhurmë e kundërefektshme edhe për qytetarët e Kosovës dhe të ardhmën e saj sepse kjo “piskamë” bëhet vetëm e vetëm që Qeveria e Kosovës mos të paraqitet e suksesshme e t’i mbesin nën hijë punët aq kolosale që bëri për një vit të punës.Kjo lloj çasje e kësaj pjese të opozitë,në mënyrë të paargumentuar ,vetëm e vetëm qe të fitojë ndonjë pikë te ndonjë qytetari të painformuar e të pakënaqur, në ambicien e tyre për pushtet,nuk e qajnë fare kokën se sa dëmtohet e pritmja e vendit tonë për njohje ndërkombëtare,e rëndësishme është vetëm ata ta marrin pushtetin e të ngrisin palate e të fitojnë “ujemin “ e tenderave! Janë të kuptueshme ambieciet për pushtet,por asnjëherë dhe në asnjë rast këto formacione politike nuk e kanë thënë se ç’u duhet ky pushtet dhe ç’farë do të bëjnë më mirë se Qeveria Thaçi…?! Për të marrë pushtetin dhe për të vazhduar të pasuruarit ,yshtja drejt kupolës qeverisëse nuk po zgjedh mjete e metoda. Që të rikthehet një qeverisje nga e cila qytetarit të kosovës i vjen neverisje ,athua nuk u dashkan marrë në analizë, për dështimet e plota ekonomike të qeverisjeve të mëparshme?Në Kosovë,ku është edhe bashkësia ndërkombëtare,duhet harruar qe dikush mund të merr pushtetin në mënyrë të dhunshme!Qytetari i Kosovës e ka “notuar” me votën e tij qeverisjën e mëparshme rrënimtare.Pra ,një gjë duhet ditur se ka perenduar koha kur qe me këto përpjekje që kanë veq efekte aktoreske vetëm në një auditor injorantësh, apo këpëdashqëësh e kursesi te votuesit.Une,mendoj se qytetarët me “kokrrën” e tyre “matën” mirë e mirë në peshorën e tyre se kush duhet të qeverisë vendin dhe sollën vendimin se këta zhurmagjinjë e keqqeverisës të Kosovës e kishin hak humbjen e pushtetit, për atë qeverisje mizerabël, për atë korrupsion të paparë, për atë trafik të pandalueshëm të drogës, të qenieve njerëzore.... Andaj është tepër heret të kerkohet risjellëja në pushtet! Këta zhurmagjinjë të hershëm sikur harrojnë se një qeverisje e tyre “është denuar” me votën e qytetarit si të dështuar,e vallë kur u përmirësua për një vit ky i njëjtiti formacion politik…?! Pra qeverisja obstruksioniste e kallëpit të njerëzve të shthurur, arrogantë e cipëplasur e të korruptuar para një viti mori përgjegjen,andaj qytetarët me të drejtë thonë :”-Ngadalë ,or burra!Pritni edhe pak…Jo më shumë se 20011!” Së koti është marrë në dorë një altoparlant me.Në këtë rrëmujë llafesh ,ku as kjo pjesë e opozitës nuk dëgjon i pari të dytin, duhet dhënë përgjigje një herë e mirë për keqperdorimin e taksës së tatimpaguesëve,të japin përgjegje për mënyrën e dhënies së licencave të ndërtimeve fitimprurëse e të tjera,për aferat e ndryshme korruptive,etj. Që të mos zgjatemi, le të mjaftohemi me gjendjet e këtyre formacioneve politike brendapërbrenda…Këta zëra duhet të dijnë se edhe gjatë viteve të tyre të qeverisjës taksapaguesit kanë paguar për ato rrugë, të cilat u lanë në mëshirën e shiut, të baltës e të pluhurit e për nnjë vit u asfaltuanm mbi 600 km rrugë të reja:duhet të dijnë se kanë paguar edhe për shkollat,por ato mbaheshin në kantonjerë e tash kanë lëshuar shtat shkollat e reja .Me këto tone ,me këto akuza nëë dukje edhe një të dukurie kapadaillëku,nuk mund të arrihet në maje të piramidës së pushtetit.Fillimisht ,do ta lypte rendi të hedhet dritë mbi për kohen jot ë largët të qeverisjes se keqe për mungesë transparence.Në këtë mësymje kundër qeverisjes Thaçi,do të ishte burrëri të përmendeshin së paku bëmat e dukshme të kësaj qeverisjeje,e madje AAK me ortakët e vet të pakët , të kerkojnë nga qytetarët që të “ndërrojnë” mendjen! Sahati i kësaj pjese të opozitës duket se ka mbetur “allaturka” ose është ndalur diku në nëntorin e 2007-tës,sepse orët e tyre sikur tregojne e numerojnë ndryshe! Do të ishte mirë qe këtë energji AAK ta shfrytëzonte në drejtiim të forcimit të rradhëve të veta ,sepse sikur ka nisur elektorati të ikën nga ky subject “çobani një ditë do të mbetet pa kope”!Në vend të nxitjës së fjalorit fyes e urrejtës që kjo pjesë e opozitës duket ta ketë në majë të gjuhës do të ishte e udhës të ndodhin riparimet e mbrendëshme ku duket të jetë instaluar diktatura!Pse nga kjo pjesë e opozitës nuk vërehet asnjë pjesë rruge, që nuk matet veq me kilometra,anjë shkollë e re ,transparenca e punës së qeverisë…? Fatkeqësisht Kosovës ,me të vertetë i mungon një opozitë e mirëfilltë e konstruktive ,sepse kjo që duket medialisht vërehet se është pjesë e opozitës qe është veq e llafeve, e akrobacioneve për të mbuluar defektet e vetvetes e shkallën marramendëse të korrupcionit gjatë qeverisjës së tyre dhe i nihilizmit të punëve të saj të mëparshme!Prandaj,jam shumë i bindur se është iluzore dhe utopike që kjo pjesë e opozitës,tashmë kur edhe Presidenti ka bërë të qartë kohën e mbajtjës së zgjedhjeve të kërkon të marrë pushtetin, pa asnjë platformë konkrete dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit! A mund t’i besohet një kerkese të tillë? Qytetarët e Kosovës , përkundër halleve të mëdha të trashëguara,hetohet kudo se bindshëm mbështesin këtë qeverisje,sepse elektorati nuk mund të marrë përsipër një aventurë të tillë, siç kërkon me pompozitet e zhurme një pjesë e opozitës! Andaj krejt ne fund do te konstatoja se Kosova ka politikanë të papërgjegjshëm dhe të paditur, që disa prej tyre,fatkeqësisht, po na përpiqen të instalojnë në formën më të vrazhdë të mundshme, arrogancë dhe atmosfërë pasigurie e tërsisht në kundërshtim me parimet e Kushtetutës së vendit .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    AAK-ja var shpresat tek Gjykata Kushtetuese

    Fejt-Haradinajt: ‘S’ka zgjedhje’
    Shefi i Zyrës Civile, Fejt, nuk ka lëvizur nga vendimi për procesin zgjedhor. Haradinaj ka reflektuar qëndrim të kundërt dhe ka theksuar se ky proces ka një status-kuo dhe mosmbajtja e zgjedhjeve parlamentare sivjet shkon në dëm të proceseve në Kosovë 26 Shkurt, 2009
    “Nuk ka asnjë ndryshim në vendimin e shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”. Kjo u tha pas takimit që përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Piter Fejt, zhvilloi me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, dy ditë para takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar në Vjenë, që do të diskutojë rreth progresit në Kosovë gjatë vitit të parë si shtet. Teksa Haradinaj dhe Fejt mbi një orë kanë diskutuar kokë me kokë, pas takimit ky i fundit nuk ka preferuar t’i drejtohet medieve. Ai është larguar nga selia e AAK-së teksa në sallën e konferencave një numër i madh i medieve prisnin deklarimet e dy bashkëbiseduesve lidhur me përmbajtjen e takimit. Derisa Haradinaj kishte hedhur hapat në brendi të sallës së konferencave, bashkëbiseduesi i tij, z. Fejt, prapa tij ka marrë drejtim të kundërt. Mirëpo, Haradinaj, pas përcjelljes së mysafirit, ka dalë para medieve dhe ka njoftuar për përmbajtjen e takimit, i cili kishte të bënte me çështjen e zgjedhjeve dhe gjendjen në pjesën veriore të vendit. Shefi i Zyrës Civile, Fejt, nuk ka lëvizur nga vendimi për procesin zgjedhor. Haradinaj ka reflektuar qëndrim të kundërt dhe ka theksuar se ky proces ka një status-kuo dhe mosmbajtja e zgjedhjeve shkon në dëm të proceseve në Kosovë.

    Vendim i dëmshëm
    sipas kreut të AAK-së
    Haradinaj tha se me z. Fejt ka raporte pune, kolegiale dhe korrekte, ndonëse kanë mospajtime rreth zgjedhjeve parlamentare. Por, kreu i AAK-së, Haradinaj, i ka transmetuar Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Fejt, qëndrimin e tij se shtyrja e zgjedhjeve parlamentare është në dëm të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. “Shefit të ICO-s i dhashë disa shpjegime se vendimi për shtyrje të zgjedhjeve është i dëmshëm për Kosovën, për proceset në vend, qëndrim i cili normalisht vetëm sa do të thellojë krizën qeveritare, e cila edhe ashtu është e rëndë”, tha Haradinaj, duke theksuar se nuk ka hapësirë për t’u pajtuar me një vendim të tillë. Ai edhe këtë herë nuk ka kursyer kritikat për partnerët e koalicionit për, siç tha, vonesat në ndërtimin e infrastrukturës zgjedhore, duke konsideruar se ato janë pjesë e agjendës për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare. “Ky vendim për shtyrjen e zgjedhjeve është i dëmshëm për Kosovë, për proceset në vend, që vetëm sa do të thellojë trendët negative që po ndodhin me qeverisjen”, tha Haradinaj. Ai përmendi korrupsionin dhe gjendjen shumë të keqe në pjesën veriore të vendit, duke vlerësuar se këto të dyja e kanë mungesën e zotësive qeverisëse. “Një zotësi që nuk përputhet me kërkesat e Kosovës. Të njëjtën kohë kam hetuar tendencën e Qeverisë disa herë të sjellë tema që me zhvendos vëmendjen”, tha ai. Ai më tej vuri theksin në rrezikun për kalendarin e zgjedhjeve lokale. “Vonesat nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale, por pikërisht për të shtuar argumente se nuk mund të kthehet vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtij vit”, tha ai.

    Ndërmjetësimi në Ugandë
    Ish-kryeministri Haradinaj, i cili është përfshirë në ndërmjetësimin e zgjidhjes së konfliktit në Ugandë, tha se angazhimi i tij nuk do të zbehë aktivitetet e tij në vend. Ai tha se ky angazhim do të zhvillohej në Evropë, ku ai do të takonte palët e interesuara, duke ofruar kontributin e tij si ndërmjetës. Haradinaj tha se nuk e sheh veten si palë dhe nuk e di se çfarë do të mendonin Kombet e Bashkuara lidhur me angazhimin e tij, duke sqaruar se ka gjashtë muaj që ai angazhohet rreth paqes në Uganda dhe atë në koordinim me faktorë relevantë ndërkombëtarë. “Është një nga temat e cila nuk kërkon nga unë zhvendosjen fizike larg kontinentit tonë. Unë nuk jam palë, jam ndihmesë. Edhe deri tani jam munduar të ndihmoj, por për çështjet vendosin palët, ata që i preokupon kjo temë më shumë. Deri tani, me pjesëmarrjen e mekanizmave ndërkombëtarë, është realizuar angazhimi im i deritashëm dhe nuk e di se çfarë statusi tjetër mund t’i jepet kësaj ndihme, por unë deri tash e kam dhënë në mënyrë të caktuar ndihmën time”, tha ai.
    Ai tha se angazhimi tij në arritjen e paqes në Ugandë nuk do ta zhvendosë vëmendjen nga zhvillimet e brendshme, sikurse në kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve, problemi i veriut dhe qeverisja në vend, çështje këto të cilat, siç tha, i ka shprehur gjatë turit nëpër qendra të ndryshme të vendit dhe që do t’i vazhdojë edhe më tej.
    I. KRASNIQI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  3. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •