Kronikë nga takimi i një shkrimtari me gjimnazistë. Në Ministrinë e Kulturës adoleshentëve u deklamohet i vjetëruar Zhyl Verni, ndërsa Faik Konica një shkrimtar që s’është shkrimtar dhe që nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave. Ja gjuha e të rriturve në një mjedis zyrtar që ëndërron të bëjë politikë për librin me porosi të qeverisë. Një akt sjellje që manifestoi konsiderata përçmuese për autorë dhe letërsinë
Sakrilegje në Ministrinë e Kulturës: Zhyl Verni modë e vjetër. Konica, jo në tekstet shkollore
Dy drejtori të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pritën dje në mjediset e tyre gjimnazistë të shkollës “Andon Z. Çajupi”. Si fillim, qëllim ishte prezantimi “Të rinjtë pranë librit”, cikël takimesh me shkrimtarë shqiptarë, ide e Drejtorisë së Politikave Rinore dhe asaj të Arteve dhe Letrave. Në vazhdim nxënësve iu kërkua mendim, një listë autorësh dhe veprash që t’jua sjellin “dhuratë” në libraritë e shkollave. Më poshtë përshkruhet ajo që ndodhi.
”Ju duhet të keni mendime interesante, na thoni çfarë doni të lexoni dhe t’jua sjellim në bibliotekën e shkollës. Ne kemi menduar që ju të bëheni protagonistë. Ja, kemi këtu një nga shkrimtarët shumë të dashur për ju. Mos kini absolutisht asnjë hezitim.”
Ishin sjellë prej mësueseve për një takim për letërsinë, kurse tani po iu bëhej një ftesë për debat dhe përballë kishin shkrimtarin Viktor Canosinaj.
Fjalën e mori shkrimtari i cili tha se e shikon projektin si një mundësi për të zbuluar talente të rinj, shkrimtarët e ardhshëm dhe jo si një guidë drejt autorëve që duhet të lexojnë. Ai u ndal te problemet sociale, tek varfëria e prindërve për t’iu blerë libra fëmijëve, tek fundi i 15 ditëshit. Konkret në shembuj, ai tha se njerëzit s’kanë të blejnë “Unë jam e kuqja” e Pamukut, një libër 1200 lekë.
P rojektin “Të rinjtë pranë librit” e shikonte si shans edhe për konkurse për të rinjtë, krijimet e të cilëve do të gjenin “suportin” e Ministrisë së Kulturës për botim dhe që më pas këto botime do të qarkullonin në të gjitha gjimnazet.
Pra ka një mijë e një mënyra për ta mbajtur të riun të lidhur me librin. Kështu që lajmi se “interneti do të sjellë fundin e letërsisë” është për të mëse i rremë.
Problemi sipas tij është tek mungesa e librave për adoleshentë ose më saktë e autorëve që shkruajnë për adoleshentë dhe që i njohin mirë problemet e kësaj moshe.
Me njërën dorë që bënte vajtje-ardhje nga zemra drejt kokave të gjimnazistëve - kur thoshte “ju” dora i shkonte drejt zemrës dhe kur thoshte “unë” drejtohej për nga ata - nuk hezitoi të deklarojë që është e gabuar t’ju kërkosh sot fëmijëve të lexojnë Zhyl Vernin. “Nuk kam për t’i kuptuar kurrë njerëzit që fusin në librari dhe biblioteka emra të tillë. Nuk ka kuptim, që në një kohë kur lëshohen sonda në Mars, fëmijët të lexojnë fantazi të krijuara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të”. Duke shprehur bindjen që Zhyl Verni duhet futur në muze, shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta rishohë edhe një herë listën e autorëve që i sugjerohet shkollave.
Ermir Nika, specialist i librit prej vitesh në MTKRS tha se në këtë takim gjimnazistët do të njiheshin me drejtuesit e politikave në fushë të librit të cilët duan të dinë se çfarë shijesh leximi kanë të rinjtë. Fundja Ministria e Kulturës edhe mund të mbështesë krijimtarinë tuaj. Mund të bëhen konkurse për esenë apo shkrime.
“Kemi nevojë të lexohemi dhe të vlerësohemi. Të promovojmë vetveten dhe të shfaqim vlera”, u shpreh një vajzë, lexuese e rregullt në fëmini e librave të Viktor Canosinajt.
Përpjekja për t’u nxjerrë nxënësve emra autorësh që do të donin të kishin në bibliotekat e shkollave po dështonte dhe me propozim të shkrimtarit të ftuar, u vendos që nxënësit të plotësonin një formular tip në shkollat e tyre.
Gjimnazistët e “Çajupit” po shfaqnin hutim, padurim, dhe më në fund një vajzë që kërcente nga vendi sa herë do ta merrte fjalën, e skuqur deri në rrëzë të veshit tha moshatarëve të saj nuk u pëlqejnë librat historikë, filozofikë dhe psikologjikë. Pjesa më e madhe tërhiqen prej librave që flasin për histori dashurie. “Unë jo, unë sapo kam përfunduar “Dashuria e parë” të Turgenievit. Më vjen shumë keq që nuk kam lexuar akoma “Znj. Bovari”.”
Shkrimtari i ftuar, me një shembull tjetër nga jeta e përditshme tregoi se si një herë në një librari të Tiranës, vuri re një vajzë, afro 22 vjeçe duhej të ishte çupa, që kishte blerë, pa frikë, 30 mijë lekë libra. Dhe e pyeti përse nuk bleve asnjë autor shqiptar. Ajo iu përgjigj që më kanë thënë prindërit mos lexo shkrimtarë shqiptarë. Pastaj Canosinaj tha se unë e kuptoj dhe u jap të drejtë këtyre prindërve që si unë janë rritur në shkollë “me një letërsi mizerje që kur e kujton të provokon të vjella. Kurse sot panorama e letërsisë shqiptare ka ndryshuar.”
Nuk është dakord as me faktin që në tekstet e shkollave futen autorë që nuk e meritojnë, dhe për ta thënë troç nuk e meriton Faik Konica “publicist i mrekullueshëm po që nuk është shkrimtar”.
Asnjë lloj reagimi nuk ngjalli aty për aty kjo deklaratë e shkrimtarit të dashur.
Vërejtja që nxënësit kishin për librat shqiptarë, ishte ngurtësia e tyre. Në të vërtetë ata ndihen më të lirë se personazhet dhe realitetet që lexojnë.
Një nga mësueset e letërsisë së “Çajupit” tha se duhet bërë më shumë për bibliotekat pastaj të shkojmë tek leximi. Ide që Canosinaj e pret në mes. Ai kujtoi gjendjen e bibliotekave tona ku duhet të shkosh me 25 maska se të zë alergjia. Janë gjithë myk. Kurse bibliotekat e lagjes i gjen mbyllur ditë e natë.
Po s’keni faj, tha një nga specialistët e Ministrisë. Faji është tamam i bibliotekave që s’janë plot. Në vendet evropiane të rinjtë janë shumë të ndërgjegjshëm. Por ka disa faktorë që ndikojnë. Ndikon familja, ndikon shkolla. Ju vetë s’duhet të keni frikë nga letërsia. Ja, na thoni a ndiheni përgjegjës për vlerat që zgjidhni? Se individi duhet të jetë përgjegjës për atë që zgjedh. Më kujtohet që Bill Klinton në një takim që ka patur dikur në Amerikë me të rinjtë u ka thënë: “Merruni vetëm me libra dhe arte, për të tjerat mendon shteti”. Edhe ju, ja na thoni a keni paragjykime për letërsinë shqipe dhe autorë të saj?
Për mësuesen Elida Qenami kjo ishte një iniciativë që e pati të mirën tek debati që ndezi tek nxënësit, edhe pse i duket diçka që nuk shpreson se do të zgjasë më shumë se disa ditë. Problemi më i rëndësishësm në këtë moment janë bibliotekat. Numri i titujve dhe kopjet janë të pakta, kjo është e vërtetë, por bibliotekat e shkollës janë të hapura vetëm gjatë kohës kur nxënësit janë në mësim. Nëse dikush do ta frekuentojë i duhet që të lërë mësimin. E vetmja marrëdhenie që kanë nxënësit me bibliotekën është marrja dhe dorëzimi i librave. Sa për “propozimin” e Viktor Canosinajt se Konica nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave, duke vënë buzën në gaz Elida përgjigjet se ky autor, përfaqësues i çmuar i realizmit kritik, dhe kritik i pashoq i miteve të botës shqiptare, trajtohet në shkollë me një objeksion të caktuar. Në fakt halli i bashkëkohësve është tek ajo listë që sugjeron për shkollat Ministria e Arsimit. Për Elidën kjo listë ka të mirat dhe të këqijat e saj. Mësuesi është i lirë të zgjedhë mes këtyre propozimeve autorët e duhur. Ka edhe një anë të keqe. Në këtë listë ka edhe emra autorësh që nuk përcjellin vlera qytetarie por që kanë zënë një vend për shkak se janë pjesë e klaneve të caktuara.
Mendimet tona:
Por kush është shkrimtari Viktor Canosinaj? Fjalët e tij, do na tregojnë kush është ky “shkrimtar”. Viktor Canosinaj: Mendoj se ne shqiptarët e njohim pak veten tonë, pak historinë dhe shumë pak rrënjët nga vijmë. Ky njeri sështë Shqiptar, por shqipfoles. Dy fjalë vetëm duhen qe te karakterizojnë këtë njeri: propagandist, antishqiptar.
Fan Noli quan Faik Konicën “kryelëronjësi i gjuhës sonë” dhe “stilist i përkryer”. Cili është shkaku i bësimit të Viktor Canosinajt “Faik Konica nuk meriton të futet në shkollat”? Le te shikojmë “krimet” e Faik Konicës:
Ky është “krimi” i Faik Konicës për Viktor Canosinajin.
Faik Konica: “ Të lidhim besa besën, të luftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë dhe t’u rëfejmë të huajve se rrojmë e duam te rrojme me nder në vendin tonë.”
Si duket për Viktor Canosinajin vlerat e përjetshme, të Atdhedashurisë, Liridashurisë, Besës, dhe Nderit nuk meritojnë të futen në shkollat.
PD e PS kanë përdorur fuqinë, për të ardhsmen e tyre, jo për të ardhshmen e rinisë shqiptare.
Duke kuptuar besimet e Viktor Canosinajt, lindet një tjetër pyetje:
Pse një antishqiptar punon për Ministrinë e Kulturës ?
Të tërë e dimë përgjigjen…unë…ti…të gjithë….
Pyetja është:
Do lejojmë vazhdimin e degradimit?
http://rilindja.wordpress.com/2009/0...imit-kulturor/
Krijoni Kontakt