Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1

    Konica s’e meriton te jepet në shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor

    Kronikë nga takimi i një shkrimtari me gjimnazistë. Në Ministrinë e Kulturës adoleshentëve u deklamohet i vjetëruar Zhyl Verni, ndërsa Faik Konica një shkrimtar që s’është shkrimtar dhe që nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave. Ja gjuha e të rriturve në një mjedis zyrtar që ëndërron të bëjë politikë për librin me porosi të qeverisë. Një akt sjellje që manifestoi konsiderata përçmuese për autorë dhe letërsinë

    Sakrilegje në Ministrinë e Kulturës: Zhyl Verni modë e vjetër. Konica, jo në tekstet shkollore
    Dy drejtori të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pritën dje në mjediset e tyre gjimnazistë të shkollës “Andon Z. Çajupi”. Si fillim, qëllim ishte prezantimi “Të rinjtë pranë librit”, cikël takimesh me shkrimtarë shqiptarë, ide e Drejtorisë së Politikave Rinore dhe asaj të Arteve dhe Letrave. Në vazhdim nxënësve iu kërkua mendim, një listë autorësh dhe veprash që t’jua sjellin “dhuratë” në libraritë e shkollave. Më poshtë përshkruhet ajo që ndodhi.
    ”Ju duhet të keni mendime interesante, na thoni çfarë doni të lexoni dhe t’jua sjellim në bibliotekën e shkollës. Ne kemi menduar që ju të bëheni protagonistë. Ja, kemi këtu një nga shkrimtarët shumë të dashur për ju. Mos kini absolutisht asnjë hezitim.”
    Ishin sjellë prej mësueseve për një takim për letërsinë, kurse tani po iu bëhej një ftesë për debat dhe përballë kishin shkrimtarin Viktor Canosinaj.
    Fjalën e mori shkrimtari i cili tha se e shikon projektin si një mundësi për të zbuluar talente të rinj, shkrimtarët e ardhshëm dhe jo si një guidë drejt autorëve që duhet të lexojnë. Ai u ndal te problemet sociale, tek varfëria e prindërve për t’iu blerë libra fëmijëve, tek fundi i 15 ditëshit. Konkret në shembuj, ai tha se njerëzit s’kanë të blejnë “Unë jam e kuqja” e Pamukut, një libër 1200 lekë.
    P rojektin “Të rinjtë pranë librit” e shikonte si shans edhe për konkurse për të rinjtë, krijimet e të cilëve do të gjenin “suportin” e Ministrisë së Kulturës për botim dhe që më pas këto botime do të qarkullonin në të gjitha gjimnazet.
    Pra ka një mijë e një mënyra për ta mbajtur të riun të lidhur me librin. Kështu që lajmi se “interneti do të sjellë fundin e letërsisë” është për të mëse i rremë.
    Problemi sipas tij është tek mungesa e librave për adoleshentë ose më saktë e autorëve që shkruajnë për adoleshentë dhe që i njohin mirë problemet e kësaj moshe.
    Me njërën dorë që bënte vajtje-ardhje nga zemra drejt kokave të gjimnazistëve - kur thoshte “ju” dora i shkonte drejt zemrës dhe kur thoshte “unë” drejtohej për nga ata - nuk hezitoi të deklarojë që është e gabuar t’ju kërkosh sot fëmijëve të lexojnë Zhyl Vernin. “Nuk kam për t’i kuptuar kurrë njerëzit që fusin në librari dhe biblioteka emra të tillë. Nuk ka kuptim, që në një kohë kur lëshohen sonda në Mars, fëmijët të lexojnë fantazi të krijuara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të”. Duke shprehur bindjen që Zhyl Verni duhet futur në muze, shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta rishohë edhe një herë listën e autorëve që i sugjerohet shkollave.
    Ermir Nika, specialist i librit prej vitesh në MTKRS tha se në këtë takim gjimnazistët do të njiheshin me drejtuesit e politikave në fushë të librit të cilët duan të dinë se çfarë shijesh leximi kanë të rinjtë. Fundja Ministria e Kulturës edhe mund të mbështesë krijimtarinë tuaj. Mund të bëhen konkurse për esenë apo shkrime.
    “Kemi nevojë të lexohemi dhe të vlerësohemi. Të promovojmë vetveten dhe të shfaqim vlera”, u shpreh një vajzë, lexuese e rregullt në fëmini e librave të Viktor Canosinajt.
    Përpjekja për t’u nxjerrë nxënësve emra autorësh që do të donin të kishin në bibliotekat e shkollave po dështonte dhe me propozim të shkrimtarit të ftuar, u vendos që nxënësit të plotësonin një formular tip në shkollat e tyre.
    Gjimnazistët e “Çajupit” po shfaqnin hutim, padurim, dhe më në fund një vajzë që kërcente nga vendi sa herë do ta merrte fjalën, e skuqur deri në rrëzë të veshit tha moshatarëve të saj nuk u pëlqejnë librat historikë, filozofikë dhe psikologjikë. Pjesa më e madhe tërhiqen prej librave që flasin për histori dashurie. “Unë jo, unë sapo kam përfunduar “Dashuria e parë” të Turgenievit. Më vjen shumë keq që nuk kam lexuar akoma “Znj. Bovari”.”
    Shkrimtari i ftuar, me një shembull tjetër nga jeta e përditshme tregoi se si një herë në një librari të Tiranës, vuri re një vajzë, afro 22 vjeçe duhej të ishte çupa, që kishte blerë, pa frikë, 30 mijë lekë libra. Dhe e pyeti përse nuk bleve asnjë autor shqiptar. Ajo iu përgjigj që më kanë thënë prindërit mos lexo shkrimtarë shqiptarë. Pastaj Canosinaj tha se unë e kuptoj dhe u jap të drejtë këtyre prindërve që si unë janë rritur në shkollë “me një letërsi mizerje që kur e kujton të provokon të vjella. Kurse sot panorama e letërsisë shqiptare ka ndryshuar.”
    Nuk është dakord as me faktin që në tekstet e shkollave futen autorë që nuk e meritojnë, dhe për ta thënë troç nuk e meriton Faik Konica “publicist i mrekullueshëm po që nuk është shkrimtar”.
    Asnjë lloj reagimi nuk ngjalli aty për aty kjo deklaratë e shkrimtarit të dashur.
    Vërejtja që nxënësit kishin për librat shqiptarë, ishte ngurtësia e tyre. Në të vërtetë ata ndihen më të lirë se personazhet dhe realitetet që lexojnë.
    Një nga mësueset e letërsisë së “Çajupit” tha se duhet bërë më shumë për bibliotekat pastaj të shkojmë tek leximi. Ide që Canosinaj e pret në mes. Ai kujtoi gjendjen e bibliotekave tona ku duhet të shkosh me 25 maska se të zë alergjia. Janë gjithë myk. Kurse bibliotekat e lagjes i gjen mbyllur ditë e natë.
    Po s’keni faj, tha një nga specialistët e Ministrisë. Faji është tamam i bibliotekave që s’janë plot. Në vendet evropiane të rinjtë janë shumë të ndërgjegjshëm. Por ka disa faktorë që ndikojnë. Ndikon familja, ndikon shkolla. Ju vetë s’duhet të keni frikë nga letërsia. Ja, na thoni a ndiheni përgjegjës për vlerat që zgjidhni? Se individi duhet të jetë përgjegjës për atë që zgjedh. Më kujtohet që Bill Klinton në një takim që ka patur dikur në Amerikë me të rinjtë u ka thënë: “Merruni vetëm me libra dhe arte, për të tjerat mendon shteti”. Edhe ju, ja na thoni a keni paragjykime për letërsinë shqipe dhe autorë të saj?
    Për mësuesen Elida Qenami kjo ishte një iniciativë që e pati të mirën tek debati që ndezi tek nxënësit, edhe pse i duket diçka që nuk shpreson se do të zgjasë më shumë se disa ditë. Problemi më i rëndësishësm në këtë moment janë bibliotekat. Numri i titujve dhe kopjet janë të pakta, kjo është e vërtetë, por bibliotekat e shkollës janë të hapura vetëm gjatë kohës kur nxënësit janë në mësim. Nëse dikush do ta frekuentojë i duhet që të lërë mësimin. E vetmja marrëdhenie që kanë nxënësit me bibliotekën është marrja dhe dorëzimi i librave. Sa për “propozimin” e Viktor Canosinajt se Konica nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave, duke vënë buzën në gaz Elida përgjigjet se ky autor, përfaqësues i çmuar i realizmit kritik, dhe kritik i pashoq i miteve të botës shqiptare, trajtohet në shkollë me një objeksion të caktuar. Në fakt halli i bashkëkohësve është tek ajo listë që sugjeron për shkollat Ministria e Arsimit. Për Elidën kjo listë ka të mirat dhe të këqijat e saj. Mësuesi është i lirë të zgjedhë mes këtyre propozimeve autorët e duhur. Ka edhe një anë të keqe. Në këtë listë ka edhe emra autorësh që nuk përcjellin vlera qytetarie por që kanë zënë një vend për shkak se janë pjesë e klaneve të caktuara.

    Mendimet tona:

    Por kush është shkrimtari Viktor Canosinaj? Fjalët e tij, do na tregojnë kush është ky “shkrimtar”. Viktor Canosinaj: Mendoj se ne shqiptarët e njohim pak veten tonë, pak historinë dhe shumë pak rrënjët nga vijmë. Ky njeri sështë Shqiptar, por shqipfoles. Dy fjalë vetëm duhen qe te karakterizojnë këtë njeri: propagandist, antishqiptar.
    Fan Noli quan Faik Konicën “kryelëronjësi i gjuhës sonë” dhe “stilist i përkryer”. Cili është shkaku i bësimit të Viktor Canosinajt “Faik Konica nuk meriton të futet në shkollat”? Le te shikojmë “krimet” e Faik Konicës:
    Ky është “krimi” i Faik Konicës për Viktor Canosinajin.
    Faik Konica: “ Të lidhim besa besën, të luftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë dhe t’u rëfejmë të huajve se rrojmë e duam te rrojme me nder në vendin tonë.”
    Si duket për Viktor Canosinajin vlerat e përjetshme, të Atdhedashurisë, Liridashurisë, Besës, dhe Nderit nuk meritojnë të futen në shkollat.
    PD e PS kanë përdorur fuqinë, për të ardhsmen e tyre, jo për të ardhshmen e rinisë shqiptare.

    Duke kuptuar besimet e Viktor Canosinajt, lindet një tjetër pyetje:
    Pse një antishqiptar punon për Ministrinë e Kulturës ?
    Të tërë e dimë përgjigjen…unë…ti…të gjithë….
    Pyetja është:
    Do lejojmë vazhdimin e degradimit?

    http://rilindja.wordpress.com/2009/0...imit-kulturor/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kush eshte ky robi Canosinajin qe te gjykoje Faik Konicen?
    Tipa te tille duhen ekzekutuar.

  3. #3
    Me duket se e ka Cenosinaj dhe Canosinaj. Sidoqofte edhe ky i shtohet listes se pseudointelektualeve qe kohet e fundit po vene ne pikepyetje shume figura te kombit. Mire qe skane referenca se do kishin filluar te merreshin dhe me Baton e Teuten. Njerez te cuditshem mban kjo toke.

  4. #4
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    ncncnnc Nje tjeter xhevahir nga pseudo-intelektualet shqiptare! Mua keto me duken provokime se s'ka sesi individe te tille te ndyjne letersine shqiptare ne kete fare feje. Mos do na shpallin dhe Naimin demode tani? Turp ministrive qe i nxjerr keto fare mostrash te japin mendimet e tyre.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  5. #5
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Cdo dite po paraqitet ndokush si ky tipi dhe po mundohen qe te degradojne meritat e heronjeve te kombit nuk po mund ti kuptoje keta se cka po i shtyen qe te flasin ne kete menyre per njerze te cilet nuk kursyen asgje nga vetja qe sot Shqiperia te jete ku eshte sot
    Siq duket si shume te tjere edhe ky tipi qenka i shtyre nga qarqe te cilat cdo dite punojne qe te destabilizojne shoqerine shqiptare ne shume menyra qoft edhe ne kete menyre
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 21-01-2009 më 15:57

  6. #6
    Fillimisht duhet te kuptojme kete: Ministria spunon per Kombin Shqiptar, por per PUSHTETIN.
    Cdo Pushtet sdo nje Shqiptar te lire, sepse Shqiptari i lire eshte i RREZIKSHEM. Nje Shqiptar, qe ka vlera(dhe jo pseudovlera) si Liridashuria, dhe Atdhedashuria, sdo lejonte te tradhetare si Berisha, Nano, e Rama te shkaterrojne Atdheun.

    p.s Po doni, kaloni komentet ne blog.
    Faleminderit

  7. #7
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    U kush na paska fol...Ky shkrimtari per "adoleshentat" e klases se pest....Ky qe na kritikoka nje prej shkrimtarve me te vlersuar shqiptar, nje shkrimtar qe i ka dhen letersis shqiptare kryevepra...pastaj ca esht kjo pun,nxensit nuk e din se ke do takojn? Nuk dihet pse jan thirr aty? Se di pse po me duket nje prej marifeteve te shumta te ksaj qeverie per tu ber lavazh truri robve...e ksaj rralle gjimnazistave...Gjynah
    Really Dude... Get A Life!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    edhe nje buqete me brockulla kundrejt Faik Konices prej nje ..................eq i dalte Faiku ne ender i dalte ......prandaj dhe i ndjeri Faik tha ato qe tha per Shqiperin se edhe ne ato kohera, plehera te tilla si ky Cenosinaj ia kishin nxjerre kete vend prej zemre....sa poshte kemi rene?????????

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    sa poshte kemi rene?????????
    Ke te drejte vella, kemi rene shume poshte.
    Por nje gje mbetet vetem tani, te ngrihemi larte

  10. #10
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga Collectivemind Lexo Postimin

    Me kto lloj majmunesh rreth e rrotull??? Si veshtir me duket, sepse sado qe te mundohemi qe te ngrihemi lart,kta palaco do e gjejn nje mnyr per te na ul prap posht...
    Really Dude... Get A Life!!!

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin

    une moter kur jam i semur, marr ilaçe, qe te ngordhin parasitat.
    E njejta gje duhet te behet dhe ne Shqiperi. Nuk e do Shqiperine, z. Canosinaj? Ik nga Shqiperia.

  12. #12
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ky Canosinaj shkruante libra me aventura per femije,nga na doli kaq i zgjuar per te gjykuar Konicen tani?

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga Collectivemind Lexo Postimin
    Kronikë nga takimi i një shkrimtari me gjimnazistë. Në Ministrinë e Kulturës adoleshentëve u deklamohet i vjetëruar Zhyl Verni, ndërsa Faik Konica një shkrimtar që s’është shkrimtar dhe që nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave. Ja gjuha e të rriturve në një mjedis zyrtar që ëndërron të bëjë politikë për librin me porosi të qeverisë. Një akt sjellje që manifestoi konsiderata përçmuese për autorë dhe letërsinë

    Sakrilegje në Ministrinë e Kulturës: Zhyl Verni modë e vjetër. Konica, jo në tekstet shkollore
    Dy drejtori të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pritën dje në mjediset e tyre gjimnazistë të shkollës “Andon Z. Çajupi”. Si fillim, qëllim ishte prezantimi “Të rinjtë pranë librit”, cikël takimesh me shkrimtarë shqiptarë, ide e Drejtorisë së Politikave Rinore dhe asaj të Arteve dhe Letrave. Në vazhdim nxënësve iu kërkua mendim, një listë autorësh dhe veprash që t’jua sjellin “dhuratë” në libraritë e shkollave. Më poshtë përshkruhet ajo që ndodhi.
    ”Ju duhet të keni mendime interesante, na thoni çfarë doni të lexoni dhe t’jua sjellim në bibliotekën e shkollës. Ne kemi menduar që ju të bëheni protagonistë. Ja, kemi këtu një nga shkrimtarët shumë të dashur për ju. Mos kini absolutisht asnjë hezitim.”
    Ishin sjellë prej mësueseve për një takim për letërsinë, kurse tani po iu bëhej një ftesë për debat dhe përballë kishin shkrimtarin Viktor Canosinaj.
    Fjalën e mori shkrimtari i cili tha se e shikon projektin si një mundësi për të zbuluar talente të rinj, shkrimtarët e ardhshëm dhe jo si një guidë drejt autorëve që duhet të lexojnë. Ai u ndal te problemet sociale, tek varfëria e prindërve për t’iu blerë libra fëmijëve, tek fundi i 15 ditëshit. Konkret në shembuj, ai tha se njerëzit s’kanë të blejnë “Unë jam e kuqja” e Pamukut, një libër 1200 lekë.
    P rojektin “Të rinjtë pranë librit” e shikonte si shans edhe për konkurse për të rinjtë, krijimet e të cilëve do të gjenin “suportin” e Ministrisë së Kulturës për botim dhe që më pas këto botime do të qarkullonin në të gjitha gjimnazet.
    Pra ka një mijë e një mënyra për ta mbajtur të riun të lidhur me librin. Kështu që lajmi se “interneti do të sjellë fundin e letërsisë” është për të mëse i rremë.
    Problemi sipas tij është tek mungesa e librave për adoleshentë ose më saktë e autorëve që shkruajnë për adoleshentë dhe që i njohin mirë problemet e kësaj moshe.
    Me njërën dorë që bënte vajtje-ardhje nga zemra drejt kokave të gjimnazistëve - kur thoshte “ju” dora i shkonte drejt zemrës dhe kur thoshte “unë” drejtohej për nga ata - nuk hezitoi të deklarojë që është e gabuar t’ju kërkosh sot fëmijëve të lexojnë Zhyl Vernin. “Nuk kam për t’i kuptuar kurrë njerëzit që fusin në librari dhe biblioteka emra të tillë. Nuk ka kuptim, që në një kohë kur lëshohen sonda në Mars, fëmijët të lexojnë fantazi të krijuara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të”. Duke shprehur bindjen që Zhyl Verni duhet futur në muze, shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta rishohë edhe një herë listën e autorëve që i sugjerohet shkollave.
    Ermir Nika, specialist i librit prej vitesh në MTKRS tha se në këtë takim gjimnazistët do të njiheshin me drejtuesit e politikave në fushë të librit të cilët duan të dinë se çfarë shijesh leximi kanë të rinjtë. Fundja Ministria e Kulturës edhe mund të mbështesë krijimtarinë tuaj. Mund të bëhen konkurse për esenë apo shkrime.
    “Kemi nevojë të lexohemi dhe të vlerësohemi. Të promovojmë vetveten dhe të shfaqim vlera”, u shpreh një vajzë, lexuese e rregullt në fëmini e librave të Viktor Canosinajt.
    Përpjekja për t’u nxjerrë nxënësve emra autorësh që do të donin të kishin në bibliotekat e shkollave po dështonte dhe me propozim të shkrimtarit të ftuar, u vendos që nxënësit të plotësonin një formular tip në shkollat e tyre.
    Gjimnazistët e “Çajupit” po shfaqnin hutim, padurim, dhe më në fund një vajzë që kërcente nga vendi sa herë do ta merrte fjalën, e skuqur deri në rrëzë të veshit tha moshatarëve të saj nuk u pëlqejnë librat historikë, filozofikë dhe psikologjikë. Pjesa më e madhe tërhiqen prej librave që flasin për histori dashurie. “Unë jo, unë sapo kam përfunduar “Dashuria e parë” të Turgenievit. Më vjen shumë keq që nuk kam lexuar akoma “Znj. Bovari”.”
    Shkrimtari i ftuar, me një shembull tjetër nga jeta e përditshme tregoi se si një herë në një librari të Tiranës, vuri re një vajzë, afro 22 vjeçe duhej të ishte çupa, që kishte blerë, pa frikë, 30 mijë lekë libra. Dhe e pyeti përse nuk bleve asnjë autor shqiptar. Ajo iu përgjigj që më kanë thënë prindërit mos lexo shkrimtarë shqiptarë. Pastaj Canosinaj tha se unë e kuptoj dhe u jap të drejtë këtyre prindërve që si unë janë rritur në shkollë “me një letërsi mizerje që kur e kujton të provokon të vjella. Kurse sot panorama e letërsisë shqiptare ka ndryshuar.”
    Nuk është dakord as me faktin që në tekstet e shkollave futen autorë që nuk e meritojnë, dhe për ta thënë troç nuk e meriton Faik Konica “publicist i mrekullueshëm po që nuk është shkrimtar”.
    Asnjë lloj reagimi nuk ngjalli aty për aty kjo deklaratë e shkrimtarit të dashur.
    Vërejtja që nxënësit kishin për librat shqiptarë, ishte ngurtësia e tyre. Në të vërtetë ata ndihen më të lirë se personazhet dhe realitetet që lexojnë.
    Një nga mësueset e letërsisë së “Çajupit” tha se duhet bërë më shumë për bibliotekat pastaj të shkojmë tek leximi. Ide që Canosinaj e pret në mes. Ai kujtoi gjendjen e bibliotekave tona ku duhet të shkosh me 25 maska se të zë alergjia. Janë gjithë myk. Kurse bibliotekat e lagjes i gjen mbyllur ditë e natë.
    Po s’keni faj, tha një nga specialistët e Ministrisë. Faji është tamam i bibliotekave që s’janë plot. Në vendet evropiane të rinjtë janë shumë të ndërgjegjshëm. Por ka disa faktorë që ndikojnë. Ndikon familja, ndikon shkolla. Ju vetë s’duhet të keni frikë nga letërsia. Ja, na thoni a ndiheni përgjegjës për vlerat që zgjidhni? Se individi duhet të jetë përgjegjës për atë që zgjedh. Më kujtohet që Bill Klinton në një takim që ka patur dikur në Amerikë me të rinjtë u ka thënë: “Merruni vetëm me libra dhe arte, për të tjerat mendon shteti”. Edhe ju, ja na thoni a keni paragjykime për letërsinë shqipe dhe autorë të saj?
    Për mësuesen Elida Qenami kjo ishte një iniciativë që e pati të mirën tek debati që ndezi tek nxënësit, edhe pse i duket diçka që nuk shpreson se do të zgjasë më shumë se disa ditë. Problemi më i rëndësishësm në këtë moment janë bibliotekat. Numri i titujve dhe kopjet janë të pakta, kjo është e vërtetë, por bibliotekat e shkollës janë të hapura vetëm gjatë kohës kur nxënësit janë në mësim. Nëse dikush do ta frekuentojë i duhet që të lërë mësimin. E vetmja marrëdhenie që kanë nxënësit me bibliotekën është marrja dhe dorëzimi i librave. Sa për “propozimin” e Viktor Canosinajt se Konica nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave, duke vënë buzën në gaz Elida përgjigjet se ky autor, përfaqësues i çmuar i realizmit kritik, dhe kritik i pashoq i miteve të botës shqiptare, trajtohet në shkollë me një objeksion të caktuar. Në fakt halli i bashkëkohësve është tek ajo listë që sugjeron për shkollat Ministria e Arsimit. Për Elidën kjo listë ka të mirat dhe të këqijat e saj. Mësuesi është i lirë të zgjedhë mes këtyre propozimeve autorët e duhur. Ka edhe një anë të keqe. Në këtë listë ka edhe emra autorësh që nuk përcjellin vlera qytetarie por që kanë zënë një vend për shkak se janë pjesë e klaneve të caktuara.

    Mendimet tona:

    Por kush është shkrimtari Viktor Canosinaj? Fjalët e tij, do na tregojnë kush është ky “shkrimtar”. Viktor Canosinaj: Mendoj se ne shqiptarët e njohim pak veten tonë, pak historinë dhe shumë pak rrënjët nga vijmë. Ky njeri sështë Shqiptar, por shqipfoles. Dy fjalë vetëm duhen qe te karakterizojnë këtë njeri: propagandist, antishqiptar.
    Fan Noli quan Faik Konicën “kryelëronjësi i gjuhës sonë” dhe “stilist i përkryer”. Cili është shkaku i bësimit të Viktor Canosinajt “Faik Konica nuk meriton të futet në shkollat”? Le te shikojmë “krimet” e Faik Konicës:
    Ky është “krimi” i Faik Konicës për Viktor Canosinajin.
    Faik Konica: “ Të lidhim besa besën, të luftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë dhe t’u rëfejmë të huajve se rrojmë e duam te rrojme me nder në vendin tonë.”
    Si duket për Viktor Canosinajin vlerat e përjetshme, të Atdhedashurisë, Liridashurisë, Besës, dhe Nderit nuk meritojnë të futen në shkollat.
    PD e PS kanë përdorur fuqinë, për të ardhsmen e tyre, jo për të ardhshmen e rinisë shqiptare.

    Duke kuptuar besimet e Viktor Canosinajt, lindet një tjetër pyetje:
    Pse një antishqiptar punon për Ministrinë e Kulturës ?
    Të tërë e dimë përgjigjen…unë…ti…të gjithë….
    Pyetja është:
    Do lejojmë vazhdimin e degradimit?

    http://rilindja.wordpress.com/2009/0...imit-kulturor/

    Te shkretet nxenes me shpelarjen e trurit qe paskan pesuar. Ky ka dashur ndonje adoleshent nga ata qe te japin uje ne bisht te luges qe ta bente t'i vinte mendja verdalle e t'i thoshte per shembull: ia ke fut kot xhaxhi Viktor, para se te guxosh te merresh me vlerat e Konices e me fantazine e Zhyl Vernit, behu njehere Konica e Zhyl Vern.

    A e di njeri se c'permbajtje ka kjo lista qe jep si rekomandim Ministria e Arsimit?

  14. #14
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga Collectivemind Lexo Postimin
    une moter kur jam i semur, marr ilaçe, qe te ngordhin parasitat.
    E njejta gje duhet te behet dhe ne Shqiperi. Nuk e do Shqiperine, z. Canosinaj? Ik nga Shqiperia.
    Duhet, po nuk behet...Njerz si puna e ktij i kan krahet e ngroht, mbrohen nga peshqit e medhenj...Pastaj shifni dhe reagimin e gjimnazistave...nuk reaguan...
    Ca do te thot kjo,mund te ma shpjegoj njeri? Deri ne ca pike do arrijm kshu? Kta adoleshent nuk jan edhe aq te vegjel sa te mos kundershtojn idet e nje xhaxhi shkrimtari. Sidomos kur idet e ktij bien ndesh me iden e pergjithshme mbi letersin shqiptare...Per mendimin tim eshte edhe gabimi i gjimnazistave qe skan kundershtu.
    Really Dude... Get A Life!!!

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin
    Pastaj shifni dhe reagimin e gjimnazistave...nuk reaguan...

    Ca do te thot kjo,mund te ma shpjegoj njeri? Deri ne ca pike do arrijm kshu? Kta adoleshent nuk jan edhe aq te vegjel sa te mos kundershtojn idet e nje xhaxhi shkrimtari.
    Ti me te drejte e ben kete pyetje por me pare do ishte me e drejte te ngrihej pyetja tjeter: A jane ne gjendje ata gjimnaziste ti pergjigjen atij? Me ate nivel qe eshte katandisur mesimdhenia dhe interesi ndaj lendeve sidomos letersise aty, a kane mbetur me nxenes ne gjendje fillimisht te kuptojne per cfare behet fjale e me pas te jene ne gjendje per tu pergjigjur? Sa nga ky brez i sotem i gjimnazistave e njohin Konicen apo lexuar dicka prej tij?

  16. #16
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ti me te drejte e ben kete pyetje por me pare do ishte me e drejte te ngrihej pyetja tjeter: A jane ne gjendje ata gjimnaziste ti pergjigjen atij? Me ate nivel qe eshte katandisur mesimdhenia dhe interesi ndaj lendeve sidomos letersise aty, a kane mbetur me nxenes ne gjendje fillimisht te kuptojne per cfare behet fjale e me pas te jene ne gjendje per tu pergjigjur? Sa nga ky brez i sotem i gjimnazistave e njohin Konicen apo lexuar dicka prej tij?
    Aty doja te dilja edhe un.Sa te pergatitur jan kta adoleshent per nje debat te till kulturor?...Dhe sa posht do bjer arsimi ne vendin ton? pastaj lind dhe pytja, deri ne ca pike u behet lavazh truri ktyre studenteve ne raste te tilla? Sepse do ishte e tmerrshme qe tu besonin fjalve te ktij shkrimtari dhe te bindeshin se jan te verteta, pa pasur njohuri me perpara per filan tem diskutimi.
    Really Dude... Get A Life!!!

  17. #17
    Te tere pajtohemi qe gjendja eshte SHUME E KEQE.
    Por po ju pyes, vellezer dhe motera, pse e tolerojme kete gjendje>??

  18. #18
    Besoj e dini kush e ka thënë ( po e parafrazoj):
    "O, Zot ruaje Shqipërinë prej shqiptarëve"

    P.S. Besoj aso kohe nuk ka ekzistuar termi: shqipfolës
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin
    Aty doja te dilja edhe un.Sa te pergatitur jan kta adoleshent per nje debat te till kulturor?...Dhe sa posht do bjer arsimi ne vendin ton? pastaj lind dhe pytja, deri ne ca pike u behet lavazh truri ktyre studenteve ne raste te tilla? Sepse do ishte e tmerrshme qe tu besonin fjalve te ktij shkrimtari dhe te bindeshin se jan te verteta, pa pasur njohuri me perpara per filan tem diskutimi.

    Nuk e keni mire ketu, sepse adoleshentet qe zgjidhen per te shkuar deri ne perfaqesime te ketij lloji (ne emer te shkolles) pergjithesisht i zgjedhin te jene nxenes te mire dhe "jo-te rrezikshem", sepse ne rast se jane "te rrezikshem" (apo sic e thashe me lart nga ata qe te japin uje ne bisht te luges), mund ta vendose mesuesen ne nje pozite te palakmueshme. Vetem ndonjehere papritmas i dalin te perzgjedhurit jashte parashikimeve, atehere pasojat jane jo aq te kendshme.
    Ne kete mes fajtore se pari jane Ministria qe zgjedh nje bashkebisedues te tille si ky zotnia ne fjale dhe mesuesja qe nuk ben debat me te e keta zoterinjte e ministrise poashtu. Te pakten me perballje ne debat te rregullonin pak gabimin e perzgjedhjes.

  20. #20
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Collectivemind Lexo Postimin
    Kronikë nga takimi i një shkrimtari me gjimnazistë. Në Ministrinë e Kulturës adoleshentëve u deklamohet i vjetëruar Zhyl Verni, ndërsa Faik Konica një shkrimtar që s’është shkrimtar dhe që nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave. Ja gjuha e të rriturve në një mjedis zyrtar që ëndërron të bëjë politikë për librin me porosi të qeverisë. Një akt sjellje që manifestoi konsiderata përçmuese për autorë dhe letërsinë

    Sakrilegje në Ministrinë e Kulturës: Zhyl Verni modë e vjetër. Konica, jo në tekstet shkollore
    Dy drejtori të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pritën dje në mjediset e tyre gjimnazistë të shkollës “Andon Z. Çajupi”. Si fillim, qëllim ishte prezantimi “Të rinjtë pranë librit”, cikël takimesh me shkrimtarë shqiptarë, ide e Drejtorisë së Politikave Rinore dhe asaj të Arteve dhe Letrave. Në vazhdim nxënësve iu kërkua mendim, një listë autorësh dhe veprash që t’jua sjellin “dhuratë” në libraritë e shkollave. Më poshtë përshkruhet ajo që ndodhi.
    ”Ju duhet të keni mendime interesante, na thoni çfarë doni të lexoni dhe t’jua sjellim në bibliotekën e shkollës. Ne kemi menduar që ju të bëheni protagonistë. Ja, kemi këtu një nga shkrimtarët shumë të dashur për ju. Mos kini absolutisht asnjë hezitim.”
    Ishin sjellë prej mësueseve për një takim për letërsinë, kurse tani po iu bëhej një ftesë për debat dhe përballë kishin shkrimtarin Viktor Canosinaj.
    Fjalën e mori shkrimtari i cili tha se e shikon projektin si një mundësi për të zbuluar talente të rinj, shkrimtarët e ardhshëm dhe jo si një guidë drejt autorëve që duhet të lexojnë. Ai u ndal te problemet sociale, tek varfëria e prindërve për t’iu blerë libra fëmijëve, tek fundi i 15 ditëshit. Konkret në shembuj, ai tha se njerëzit s’kanë të blejnë “Unë jam e kuqja” e Pamukut, një libër 1200 lekë.
    P rojektin “Të rinjtë pranë librit” e shikonte si shans edhe për konkurse për të rinjtë, krijimet e të cilëve do të gjenin “suportin” e Ministrisë së Kulturës për botim dhe që më pas këto botime do të qarkullonin në të gjitha gjimnazet.
    Pra ka një mijë e një mënyra për ta mbajtur të riun të lidhur me librin. Kështu që lajmi se “interneti do të sjellë fundin e letërsisë” është për të mëse i rremë.
    Problemi sipas tij është tek mungesa e librave për adoleshentë ose më saktë e autorëve që shkruajnë për adoleshentë dhe që i njohin mirë problemet e kësaj moshe.
    Me njërën dorë që bënte vajtje-ardhje nga zemra drejt kokave të gjimnazistëve - kur thoshte “ju” dora i shkonte drejt zemrës dhe kur thoshte “unë” drejtohej për nga ata - nuk hezitoi të deklarojë që është e gabuar t’ju kërkosh sot fëmijëve të lexojnë Zhyl Vernin. “Nuk kam për t’i kuptuar kurrë njerëzit që fusin në librari dhe biblioteka emra të tillë. Nuk ka kuptim, që në një kohë kur lëshohen sonda në Mars, fëmijët të lexojnë fantazi të krijuara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të”. Duke shprehur bindjen që Zhyl Verni duhet futur në muze, shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta rishohë edhe një herë listën e autorëve që i sugjerohet shkollave.
    Ermir Nika, specialist i librit prej vitesh në MTKRS tha se në këtë takim gjimnazistët do të njiheshin me drejtuesit e politikave në fushë të librit të cilët duan të dinë se çfarë shijesh leximi kanë të rinjtë. Fundja Ministria e Kulturës edhe mund të mbështesë krijimtarinë tuaj. Mund të bëhen konkurse për esenë apo shkrime.
    “Kemi nevojë të lexohemi dhe të vlerësohemi. Të promovojmë vetveten dhe të shfaqim vlera”, u shpreh një vajzë, lexuese e rregullt në fëmini e librave të Viktor Canosinajt.
    Përpjekja për t’u nxjerrë nxënësve emra autorësh që do të donin të kishin në bibliotekat e shkollave po dështonte dhe me propozim të shkrimtarit të ftuar, u vendos që nxënësit të plotësonin një formular tip në shkollat e tyre.
    Gjimnazistët e “Çajupit” po shfaqnin hutim, padurim, dhe më në fund një vajzë që kërcente nga vendi sa herë do ta merrte fjalën, e skuqur deri në rrëzë të veshit tha moshatarëve të saj nuk u pëlqejnë librat historikë, filozofikë dhe psikologjikë. Pjesa më e madhe tërhiqen prej librave që flasin për histori dashurie. “Unë jo, unë sapo kam përfunduar “Dashuria e parë” të Turgenievit. Më vjen shumë keq që nuk kam lexuar akoma “Znj. Bovari”.”
    Shkrimtari i ftuar, me një shembull tjetër nga jeta e përditshme tregoi se si një herë në një librari të Tiranës, vuri re një vajzë, afro 22 vjeçe duhej të ishte çupa, që kishte blerë, pa frikë, 30 mijë lekë libra. Dhe e pyeti përse nuk bleve asnjë autor shqiptar. Ajo iu përgjigj që më kanë thënë prindërit mos lexo shkrimtarë shqiptarë. Pastaj Canosinaj tha se unë e kuptoj dhe u jap të drejtë këtyre prindërve që si unë janë rritur në shkollë “me një letërsi mizerje që kur e kujton të provokon të vjella. Kurse sot panorama e letërsisë shqiptare ka ndryshuar.”
    Nuk është dakord as me faktin që në tekstet e shkollave futen autorë që nuk e meritojnë, dhe për ta thënë troç nuk e meriton Faik Konica “publicist i mrekullueshëm po që nuk është shkrimtar”.
    Asnjë lloj reagimi nuk ngjalli aty për aty kjo deklaratë e shkrimtarit të dashur.
    Vërejtja që nxënësit kishin për librat shqiptarë, ishte ngurtësia e tyre. Në të vërtetë ata ndihen më të lirë se personazhet dhe realitetet që lexojnë.
    Një nga mësueset e letërsisë së “Çajupit” tha se duhet bërë më shumë për bibliotekat pastaj të shkojmë tek leximi. Ide që Canosinaj e pret në mes. Ai kujtoi gjendjen e bibliotekave tona ku duhet të shkosh me 25 maska se të zë alergjia. Janë gjithë myk. Kurse bibliotekat e lagjes i gjen mbyllur ditë e natë.
    Po s’keni faj, tha një nga specialistët e Ministrisë. Faji është tamam i bibliotekave që s’janë plot. Në vendet evropiane të rinjtë janë shumë të ndërgjegjshëm. Por ka disa faktorë që ndikojnë. Ndikon familja, ndikon shkolla. Ju vetë s’duhet të keni frikë nga letërsia. Ja, na thoni a ndiheni përgjegjës për vlerat që zgjidhni? Se individi duhet të jetë përgjegjës për atë që zgjedh. Më kujtohet që Bill Klinton në një takim që ka patur dikur në Amerikë me të rinjtë u ka thënë: “Merruni vetëm me libra dhe arte, për të tjerat mendon shteti”. Edhe ju, ja na thoni a keni paragjykime për letërsinë shqipe dhe autorë të saj?
    Për mësuesen Elida Qenami kjo ishte një iniciativë që e pati të mirën tek debati që ndezi tek nxënësit, edhe pse i duket diçka që nuk shpreson se do të zgjasë më shumë se disa ditë. Problemi më i rëndësishësm në këtë moment janë bibliotekat. Numri i titujve dhe kopjet janë të pakta, kjo është e vërtetë, por bibliotekat e shkollës janë të hapura vetëm gjatë kohës kur nxënësit janë në mësim. Nëse dikush do ta frekuentojë i duhet që të lërë mësimin. E vetmja marrëdhenie që kanë nxënësit me bibliotekën është marrja dhe dorëzimi i librave. Sa për “propozimin” e Viktor Canosinajt se Konica nuk e meriton të jetë në tekstet e shkollave, duke vënë buzën në gaz Elida përgjigjet se ky autor, përfaqësues i çmuar i realizmit kritik, dhe kritik i pashoq i miteve të botës shqiptare, trajtohet në shkollë me një objeksion të caktuar. Në fakt halli i bashkëkohësve është tek ajo listë që sugjeron për shkollat Ministria e Arsimit. Për Elidën kjo listë ka të mirat dhe të këqijat e saj. Mësuesi është i lirë të zgjedhë mes këtyre propozimeve autorët e duhur. Ka edhe një anë të keqe. Në këtë listë ka edhe emra autorësh që nuk përcjellin vlera qytetarie por që kanë zënë një vend për shkak se janë pjesë e klaneve të caktuara.

    Mendimet tona:

    Por kush është shkrimtari Viktor Canosinaj? Fjalët e tij, do na tregojnë kush është ky “shkrimtar”. Viktor Canosinaj: Mendoj se ne shqiptarët e njohim pak veten tonë, pak historinë dhe shumë pak rrënjët nga vijmë. Ky njeri sështë Shqiptar, por shqipfoles. Dy fjalë vetëm duhen qe te karakterizojnë këtë njeri: propagandist, antishqiptar.
    Fan Noli quan Faik Konicën “kryelëronjësi i gjuhës sonë” dhe “stilist i përkryer”. Cili është shkaku i bësimit të Viktor Canosinajt “Faik Konica nuk meriton të futet në shkollat”? Le te shikojmë “krimet” e Faik Konicës:
    Ky është “krimi” i Faik Konicës për Viktor Canosinajin.
    Faik Konica: “ Të lidhim besa besën, të luftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë dhe t’u rëfejmë të huajve se rrojmë e duam te rrojme me nder në vendin tonë.”
    Si duket për Viktor Canosinajin vlerat e përjetshme, të Atdhedashurisë, Liridashurisë, Besës, dhe Nderit nuk meritojnë të futen në shkollat.
    PD e PS kanë përdorur fuqinë, për të ardhsmen e tyre, jo për të ardhshmen e rinisë shqiptare.

    Duke kuptuar besimet e Viktor Canosinajt, lindet një tjetër pyetje:
    Pse një antishqiptar punon për Ministrinë e Kulturës ?
    Të tërë e dimë përgjigjen…unë…ti…të gjithë….
    Pyetja është:
    Do lejojmë vazhdimin e degradimit?

    http://rilindja.wordpress.com/2009/0...imit-kulturor/
    Amon mer se na cmenet fare me kta psikopate si bitha e Canocazzos me shoke,ptu jebemvi majku

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Faik Konica
    Nga katana në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-12-2022, 23:01
  2. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  3. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  4. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •