Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]

    Rëndësia e Akidesë
    Autor: Dr. Abdul Aziz El-Keri
    Burimi: Akideja së pari…vetëm sikur ta dinin





    I Dërguari e këshilloi Muadh bin Xhebelin, kur ai ishte duke shkuar në Jemen. “Ti je duke shkuar te disa njerëz prej Njerëzve të Librit. Gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh le të jetë adhurimi i Allahut. Nëse ata e pranojnë Allahun, atëherë informoi ata se Allahu i ka bërë obligim për ta pesë namaze gjatë ditës dhe natës.” [Buhari, Muslim]



    Ky hadith është i qartë dhe nuk kërkon edhe aq shumë sqarim. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) e zbatoi këtë parim në thirrjen praktike të tij në Islam. Ai qëndroi në Meke për trembëdhjetë vite që t’ua mësojë njerëzve imanin dhe t’i edukojë Shoqëruesit e tij në këtë çështje, dhe të përmirësojë besimet e njerëzve. Ky është modeli sipas të cilit qenë edukuar Shoqëruesit (sahabët).



    Xhundub ibn Abdullah el-Bexheli tha, “Ne e mësuam imanin (besimin) pastaj e mësuam Kur’anin dhe kjo na e shtoi imanin.” Abdullah ibn Umer ka thënë, “Ne jetuam në një periudhë në të cilën njëri prej nesh e pranonte besimin para se ta lexonte Kur’anin, dhe kur shpalleshin suret ne e mësonim atë çka ato lejonin dhe ndalonin, atë në çka ato urdhëronin si dhe çfarë qëndrimi duhej të kishim ndaj tyre. Por unë kam parë shumë njerëz të cilëve u është dhënë Kur’ani para imanit, dhe ai e lexonte atë prej hapjes së Librit deri në përfundim të tij duke mos e ditur se çka urdhëron dhe në çka ndalon, dhe çfarë duhet të jetë qëndrimi i tij ndaj asaj. Ai është sikurse dikush i cili i gjuan (humb) hurmet [d.m.th. nuk përfiton aspak nga recitimi i tij].”



    Kjo është mënyra me të cilën Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) i ngriti shoqëruesit e tij: Së pari imani pastaj Kur’ani. Kjo është e ngjashme me atë çka Ebu Hanife theksoi: Të kuptuarit e fesë së pari (d.m.th. teuhidi) pastaj të kuptuarit e shkencës (d.m.th. sheriatit).



    Së pari duhet të përmirësohen besimet, pastaj pasojnë të gjitha aspektet tjera të fesë.



    Imam Esh-Shafi’i ka thënë, “Që robi ta takojë Allahun me çdo mëkat përveç shirkut, është më mirë se ta takojë Atë me ndonjë besim të shpikur (risi).”



    El-Akide gjuhësisht është e derivuar nga termi akade. Në Arabisht, thuhet ‘litari Akede’ kur litari është i lidhur fort. Dhe, ‘shitja Akade’ apo ‘Ai vendosi shitjen’ kur personi nënshkruan dhe kontrakton ndonjë shitje apo marrëveshje. Allahu thotë në Kur’an, “Sa i përket atyre ndaj të cilëve duart tuaja të djathta kanë bërë marrëveshje (Ar. Akade)” [El-Nise 33]. Allahu po ashtu thotë, “Por Ai do t’ju merr në përgjegjësi për betimet që i bëni me gjithë zemër (Ar. akadtum) [El-Maide, 89] që do të thotë pohim dhe besnikëri, siç dëshmohet në vargun. “Mos i theni betimet pasi që i keni pohuar ato” [En-Nehl, 91]. Nëse personi thotë, “Akedtu atë dhe atë”, kjo do të thotë se zemra e tij është e qëndrueshme mbi atë dhe atë.



    Prandaj, el-akide apo el-itikad sipas Dijetarëve të Islamit është: Besimi i fortë mbi të cilin zemra e njeriut është e vendosur pa lëkundje apo dyshim. Kjo përjashton çfarëdo supozimi, dyshim apo pasiguri.



    Imam Ebu Hanife e quajti këtë lëndë madhështore el-Fikh El-Ekber (“Të kuptuarit më të madh”) dhe të kuptuarit e fesë. Ai e quajti shkencën e ligjit (Ar. sheriat) të kuptuarit e shkencës. Shumë Dijetarë të Islamit e përdorin fjalën teuhid për të gjitha çështjet në të cilat njeriu duhet të besojë. Kjo është për atë se më e rëndësishmja prej këtyre çështjeve është teuhidi bazor që gjindet në frazën, “Askush s’është i denjë që të adhurohet përveç Allahut.”



    Teuhidi, sipas tyre, mund të ndahet në dy kategori: teuhidi i njohjes dhe vërtetimit, dhe teuhidi i qëllimit dhe i veprave.



    Teuhidi i njohjes dhe i vërtetimit është teuhid i Njëshmërisë së Krijuesit dhe teuhid i Emrave dhe Atributeve të Tija [d.m.th. Ai është unik në të qenit e Tij i vetmi Krijues dhe i vetmi me Emrat dhe Atributet e Tija]. Teuhidi i qëllimit dhe i veprave është teuhid i Zotërimit, apo se askush s’duhet të adhurohet përveç Allahut [d.m.th. Ai është i vetmi që vlen të adhurohet].



    Teologët skolastik (Ar. kelamijun) – dhe ajo që do t’ua shpjegoj kush janë teologët skolastik – e quajnë këtë lëndë madhështore “rrënja e fesë” dhe ligjin e quajnë “degët e fesë”. Kjo është terminologjia e tyre. Ne gjithashtu kemi një kontest me ta në këtë çështje, por ky nuk është vend që kjo të diskutohet. Të gjithë ata i japin emër apo mbiemër sipas nevojave të tyre.



    Por çfarë emri i jep Kur’ani kësaj çështje?



    Kur’ani i jep kësaj çështje serioze emrin iman. Allahu thotë në Kur’an, “Dhe kështu Ne frymëzuam në ty (Muhamed) një Shpirt të urdhërit Tonë. Ti nuk e ke ditur se ç’ishte Shkresa (Libri, Shpallja), as ç’ishte Besimi. Por Ne e kemi bërë atë të lehtë, përmes së cilës Ne e udhëzojmë atë që duami Ne prej robëve Tanë… “ [El-Shura, 52].



    Konceptet e përgjithshme për të cilat zemra e besimtarit duhet të jetë e vendosur fort, janë “shtyllat” e besimit të tij. Por njeriu s’do të quhet besimtar vetëm me njohjen dhe të kuptuarit e këtyre shtyllave por ai duhet të vjen në nivelin ku ai do të nënshtrohet dhe zbatojë atë çka është urdhëruar, në hadithin e Xhibrilit, si Islam. Imani, në këtë mënyrë, e inkorporon Islamin.



    Nëse imani do të ishte thjesht të diturit e fakteve në zemrën e njeriut, atëherë shoqëruesi i tij do të ishte i barabartë me Shejtanin dhe Faraonin [Shënim: Shejtani ishte më i dituri për Zotin e tij por megjithkëtë, ai qe shkatërruar për shkak të kryelartësisë dhe inatit. Faraoni, edhepse pohoi të jetë zoti, e dinte se zot ishte Allahu dhe se askush s’ka të drejtë të adhurohet përveç Tij. Allahu thotë, “Ai tha: Vërtet, ti e di se askush nuk i zbriti këto shenja përveç Zotit të qiejve dhe tokës si dëshmi…” [el-Isra, 102]. – ndonëse e dinin të vërtetën, ata nuk e zbatuan atë duke e kthyer në adhurim vetëm ndaj Allahut].



    Në hadithin e Xhibrilit, Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) shpjegoi shtyllat e besimi të tij në të cilat çdo njeri duhet të besojë, kur ai u pyet, “Ç’është imani?”, ai tha, “Të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, Librat, të Dërguarit, Ditën e Fundit dhe parapërcaktimin e të mirës dhe të keqes.”



    Është e domosdoshme për çdo person që t’i di këto shtylla dhe t’i mësojë ato me të kuptuar të shëndoshë, dhe të besojë në to në mënyrën të cilën stërgjyshërit i kuptuan dhe besuan në to, në mënyrë të njëjtë siç besuan dhe i kuptuan Shoqëruesit e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam), si dhe Pasuesit e tyre dhe ata që ndjekën rrugën e tyre. Këtu përfshihen katër Imamët, Sufjan El-Theuri, Sufjan ibn Ujeine, Abdullah ibn el-Mubarek dhe të tjerë të ngjashëm me ta, si dhe Muhamed ibn Ismail el-Buhari, Muslim ibn El-Hexhexh, Shejh el-Islam ibn Tejmije dhe el-Hafidh ibn el-Kajjim; dhe dijetarët e ngjashëm me ta të cilët pasuan mënyrën e njëjtë të të kuptuarit dhe besimit në këto shtylla.



    Ky është obligimi i parë mbi qenien e përgjegjëshme njerëzore. Nuk ka dallim në mendime në mesin e dijetarëve në këtë çështje, mendimet e të cilëve vlen të pasohen. Imam Ebu Hanife ka thënë, “Të kuptuarit e besimit është më i mirë se të kuptuarit e shkencës”. Ajo çka ai mendoi me besim është teuhidi, ndërsa me shkencë ka menduar në sheriat. Ai e vendosi të kuptuarit e teuhidit para të kuptuarit e sheriatit.



    Shejh el-Islam el-Herui el-Ensari (v. 481 p.h.) deklaroi në fillimin e librit të tij, itikad ehl el-suneh, “Obligimi i parë që i takon robit është dituria mbi Allahun. Kjo dëshmohet me hadithin e Muadhit, kur Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) i tha atij, ‘Ti do të shkosh tek disa njerëz prej Njerëzve të Librit. Gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh ata është ta adhurojnë Allahun. Nëse e përvetësojnë diturinë për Allahun, atëherë thuaju se Allahu i ka bërë obligim për ta pesë namaze gjatë ditës dhe natës…”



    Prej kësaj premise vazhduan dijetarët e mëdhenj të Islamit. Mendoni, për shembull, çfarë ka bërë Imam Muhamed ibn Ismail el-Buhari në librin e tij el-Xhami el-Sahih, i cili është libri më autentik pas Librit të Allahut; do të vërehet se prej diturisë së detajizuat të tij të fesë, ky imam i madh e filloi librin e tij me “Fillimi i Shpalljes” dhe pastaj e vazhdoi atë me kaptina të besimit, pasuar me kaptinat mbi diturinë. Sikur të ketë menduar, Allahu e mëshiroftë, që ta theksojë atë se obligimi i parë mbi qeniet njerëzore është besimi apo imani, dhe mënyra për arritjen e besimit është dituria; dhe burimi i besimit dhe diturisë është shpallja. Kështu që ai filloi duke treguar si ndodhi shpallja dhe çfarë ishte. Pastaj, ai vazhdoi duke përmendur besimin dhe diturinë. Kjo renditje s’është e rastësishme; me këtë ai cekë disa pika të rëndësishme.



    Kjo është përmbledhje e asaj që duam të përmendim dhe për çka ne duam të ngrisim zërin. Çështja e akidesë është prioriteti i parë. Besimi dhe dituria janë mënyra për arritjen e saj, ndërsa burimi i diturisë dhe i besimit është Libri dhe Suneti.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Parimet e Akidesë

    Burimi: Mexhmu’ el-Fetua nga Imam ibn Tejmije





    1. Çdo gjë që është në përputhje me Librin dhe Sunetin autentik, është e pranuar nga ata (Ehl us-Suneh) dhe çdo gjë që është në kundërshtim me të, trajtohet si e pavërtetë.



    Gjëja e parë e cila i dallon Ehl us-Suneh uel-Xhemat nga të gjithë ata krahas tyre, është metodologjia me të cilën ata i marrin shkencat e tyre (të fesë) dhe burimi i së Vërtetës prej së cilës ata i derivojnë besimet e tyre, konceptet, aktet e adhurimit, marrëdhëniet ndërnjerëzore, modelin e tyre të udhëheqjes dhe sjelljen. Burimi i Diturisë dhe i së Vërtetës në të gjitha degët e ndryshme të diturisë me Ehl us-Sunet, është Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij. Kurrfarë fjalë tjera përveç fjalëve të Allahut dhe asnjë udhëzim tjetër përveç udhëzimit të të Dërguarit (salallahu alehji ue selam), nuk vjen në rend të parë.



    2. Askush nga njerëzimi s’është i pastër prej gabimeve (në fe), përveç të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam).



    Ehl us-Sunet nuk e konsiderojnë askë të sigurt prej gabimeve sa i përket Fesë, përveç të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam). Dijetarët nuk janë të lirë nga gabimet por më saktë, fjalët e çdonjërit mund të pranohen ose refuzohen, përveç atyre të të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam). Prandaj, fjalët dhe deklaratat e dijetarëve të Ehl us-Sunet doemos janë në pajtim me Sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), dhe ata nuk i paraprijnë apo të shkojnë para tij.



    3. Ixhma’ (konsensusi) i Selef us-Salih (Paraardhësve të Devotshëm) konsiderohet si dëshmi Sheri’atike për të cilën është e domosdoshme që të mbahen ata që vijnë pas tyre.



    Ehl us-Sunet uel-Xhemat besojnë se më të diturit prej krijimit në lidhje me fenë e Allahut pas pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) janë Shoqëruesit (radiallahu anhum) dhe Selefu us-Salih. Për çfarëdoqoftë që ata u pajtuan/bashkuan mbi ndonjë çështje të fesë, ajo është e lirë nga të qenit gabim dhe s’është e lejuar për askë që ta lë atë. Ixhma e tyre është dëshmi sheriatike për të cilën është detyrim që të mbahen ata që vijnë pas tyre.Të gjithë ata të cilët mbahen me ixhmanë e tyre, janë ata që ngjiten me përkushtim ndaj xhematit (grupit) të tyre.



    4. Ata nuk pranojnë apo konfirmojnë ndonjë të folur apo ixhtihad (Jurisprudencë), përveç pasi që ta kenë verifikuar atë në tri burimet: Librin, Sunetin autentik dhe ixhmanë e Selefit.



    Ehl us-Suneti mbahet për Sunetin me të cilin erdhi i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) dhe ngjitet për xhematin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), dhe ata janë Shoqëruesit (radiallahu anhum) dhe kushdo që pason rrugën e tyre dhe përvetëson metodologjinë e tyre. Ata nuk pranojnë ndonjë ixhtihad apo fjalim pavarësisht se prej kujt vjen, përveç pasi që t’ia kenë referuar atë Librit, Sunetit autentik dhe ixhmasë të Selefit.



    5. Ata nuk e kundërshtojnë Kur’anin apo Sunetin me ‘Akël (intelektin), mendimin apo analogjinë e tyre.



    Prandaj, Ehl us-Sune uel-Xhema’a nuk mbështeten, nuk pasojnë apo mbahen për tjetër pos diturisë dhe praktikës së Selef us-Salih dhe kushdo që merr prej tyre, ngjitet për xhematin e tyre dhe rrugëtojnë nëpër gjurmët e tyre dhe lidhen (dhe e kufizojnë veten) vetëm në parimet fundamentale të tyre. Kjo për atë se Shoqëruesit (radiallahu anhuma) e mësuan tefsirin (sqarimin) e Kur’anit dhe hadithit prej të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam), pastaj ua mësuan atë Tabi’inëve por nuk e vendosën veten para Allahut dhe të Dërguarit e Tij me ndonjë mendim, shije personale, intelektin personal, ndriçim të befasishëm të mendjes (si ajo e Sufive) apo gjëra tjera të ngjashme.



    6. Xhemati (Grupi që është i bashkuar në të Vërtetën me të cilin erdhi i Dërguari (salallahu alejhi ue selam), në formë të fjalëve dhe veprave) është mënyra e Shpëtimit në këtë jetë dhe në Jetën e Përtejme.



    Prandaj Ehl us-Suneh, mbahet fort për xhematin e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) duke u shmangur prej vendeve të ndarjes dhe dallimit, duke u mbajtur shtërngueshëm për totalitetin e Librit, Sunetin dhe ixhmanë (pajtimin unanim të Shoqëruesve (sahabëve)), të qenë larg nga vendet e errësirës dhe paqartësisë (në Libër dhe Sunet), të cilat ndajnë dhe përçajnë të bashkuarit. Dhe, (kjo është kështu sepse) Xhemati (në vlerësimin e tyre) është mënyrë e Shpëtimit në këtë jetë dhe Jetën e Përtejme.



    7. Ata nuk e bëjnë të detyrueshme njohurinë e një pjesë të veçantë të diturisë për atë që s’është i aftë dhe që është e përshtatshme vetëm për njeriun e aftë.



    Ehlu us-Suneh besojnë në atë me çka pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) erdhi në tërësinë e vet. Sidoqoftë, ata bëjnë dallim në mes atij që është i aftë dhe atij që s’është në lidhje me njohjen e asaj me çka erdhi i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) në mënyrë të detajizuar. Ky është një parim madhështor. Shumë sprova e kanë goditur Umetin për shkak të moskuptimit të këtij parimi.



    Paqja dhe Bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Shoqëruesit e tij dhe të gjithë ata që i ndjekin hapat e tyre deri në Ditën e Ringjalljes.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Akideja e Tahaviut

    nga Imam et-Tahaui





    Hyrje



    Akideja e Imam Et-Tahauit - përfaqësues i pikëpamjes të ehl el-Sune uel-Xhemat, një kohë mjaft të gjatë është referenca e miratuar përgjithësisht dhe vërtet e nevojshme - punim referimi mbi besimet e Muslimanëve.



    Imam Ebu Xhafer Ahmed bin Muhamed bin Seleme bin Selme bin Abd el Malik bin Selme bin Suleim bin Xheueb Azdi, i njohur si Imam Tahaui, pas vendlindjes së tij në Egjipt, është autoriteti më i shquar i botës Islamike mbi Hadithin dhe Fikhun (jurisprudencën). Ai jetoi prej 239 deri më 321 P.H., një epokë kur nxënësit e drejtpërdrejt dhe jo të drejtpërdrejt të katër Imamëve – Imam Ebu Hanife, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed Ibn Hanbel – mësonin dhe praktikonin. Kjo periudhë qe zeniti i studimeve të Hadithit dhe Fikhut, dhe Imam Tahaui studioi me të gjitha autoritetet e gjalla të asaj kohe. Ai filloi si student i dajës së tij, Ismail bin Jahja Muzni, nxënës i gjallë i Imam Shafiut. Imam Tahaui qe tërhequr instiktivisht në përmbledhjen e punimeve të Imam Ebu Hanifes. Vërtet, ai e kishte parë dajën dhe mësuesin e tij duke iu kthyer punimeve të dijetarëve Hanefi për t’i zgjedhur çështjet delikate të fikhut, duke u përqendruar me të madhe në shkrimet e Imam Muhamed Ibn el-Hasan el-Shejbanit dhe Imam Ebu Jusufit, i cili kishte kodifikuar fikhun Hanefi. Kjo e udhëhoqi Imam Tahaviun që t’ia përkushtojë tërë vëmendjen e tij studimit të punimeve Hanefite dhe ai përfundimisht iu bashkëngjit shkollës Hanefite.



    Imam Tahaui dallohet jo vetëm si pasues i spikatur i shkollës Hanefite, por në shikim apo në erudicionin e madh të tij dhe aftësitë e jashtëzakonshme të asimilimit (shqyrtimit), si njëri prej dijetarëve kryesor. Punimet e tija madhështore prej dijetari, siç është Sherh Me’eni el-Ether dhe Mushkil el-Ether, janë enciklopedike në shtrirje dhe shumë gjatë janë konsideruar si të domosdoshme për trajnimin e studentëve të fikhut.



    Ekziston koncenzusi në mesin e Shoqëruesve (Sahabëve), Pasaardhësve (Tabi’inëve) dhe të gjitha autoriteteve kryesore Islamike siç është Imam Ebu Hanife, Imam Ebu Jusuf, Imam Muhamed, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed ibn Hanbel mbi doktrinat e numëruara në këtë punim. Këto doktrina të përdorura nga ehl us-Sune uel-Xhemat i kanë borxh origjinën e tyre Kur’anit të Shenjtë dhe Haditheve të konfirmuara dhe të qëndrueshme – burimet primare të padiskutueshme të Islamit.



    Duke qenë një tekst mbi doktrinat Islamike, ky punim tërhiqet me të madhe nga dëshmitë e parashtruara në Kur’anin e Shenjtë dhe Sunet. Ngjashëm, dëshmitë e avancuara në përgënjeshtrimin e pikëpamjeve të sekteve që kanë devijuar prej Sunetit, po ashtu janë marrë nga Kur’ani i Shenjtë dhe Suneti.



    Sa i përket sekteve që janë përmendur në këtë punim, një studim i historisë Islame deri në kohën e Imam Tahaviut do të ndihmonte mjaft. Refrencat ndaj sekteve siç janë Mu’teizile, Xhehmije, Kaderije, dhe Xhebrije gjinden në punim. Për më tepër, kjo përmban aluzione ndaj pikëpamjeve joortodokse dhe devijante të Shiajve, Havarixhëve dhe mistikëve të këtillë që kanë devijuar nga rruga e drejtë. Në këtë punim gjindet edhe një referencë e qartë ndaj polemikës absurde mbi khalk el-Kur’an (Krijimit të Kur’anit) në kohën e Me’munit dhe disa Halifeve të tjerë Abasid.



    Derisa rëndësia e përhershme e thënieve të besimeve të Kur’anit është evidente, pesha historike dhe besueshmëria e këtyre thënieve mund të vlerësohet ashtu siç duhet vetëm nëse punimi përdoret si tekst për studim nën mbikqyrjen e ndonjë personi të ditur, i aftë që të qartësojë plotësisht argumentet e tija, duke iu referuar prapavijës historike dhe intelektuale të sekteve të përgenjështruara në punimin. Studimi i tillë e ndihmon individin që të kuptojë më mirë doktrinat Islame dhe t’u shmanget devijimeve të kaluara dhe të sotme.



    Lusim Allahun që të na dhurojë të kuptuar të vërtetë të fesë dhe të na përfshijë me ata të cilëve Allahu iu referohet si ‘O ju që besoni, keni frikë Allahun dhe bëni vepra të mira’; dhe ‘ai i cili i frikohet Allahut, duron vuajtjen, Allahu s’do ta humbë shpërblimin e bëmirësve.’



    Ikbal Ahmed Azami




    Teksti



    Në emër të Allahut, Përdëllestarit, Mëshiruesit



    Lavdërimi i qoftë Allahut, Zotit të Botrave.



    Dijetari i madh Huxhet el-Islam Ebu Xhafer el-Uerek el-Tahaui el-Misri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Ky është prezentim i besimeve të ehl es-Sune ue el-Xhemat sipas shkollës së juristëve të kësaj feje, Ebu Hanife en-Nu’man ibn Thebit el-Kufi, Ebu Jusuf Ibn Ibrahim el-Ensari dhe Ebu Abdullah Muhamed ibn el-Hasan el-Shejbeni, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata, dhe atë çka ata besojnë në lidhje me fundamentet e fesë dhe besimit të tyre në Zotin e Botave.



    1. Ne themi për unitetin e Allahut duke besuar me ndihmën e Allahut – Allahu është Një, pa ndonjë ortak.



    2. Asgjë s’është sikur Ai.



    3. Asgjë s’mund ta mbizotrojë Atë.



    4. Nuk ka zot tjetër përveç Tij.



    5. Ai është i Përjetshmi pa fillim dhe i qëndrueshëm pa fund.



    6. Ai kurrë s’do të zhduket apo të përfundojë.



    7. Asgjë nuk ndodh përveç asaj çka do Ai.



    8. Asnjë imagjinatë s’mund ta përfytyrojë Atë dhe të kuptuarit s’mund ta përfshijë Atë.



    9. Ai ndryshon nga çdo qenie e krijuar.



    10. Ai është i gjallë dhe kurrë nuk vdes, dhe është përgjithmonë aktiv dhe kurrë nuk fle.



    11. Ai krijon pa qenë qenia e Tij e nevojshme për këtë dhe e furnizon krijimin e Tij pa ndonjë mundim.



    12. Ai e shkakton vdekjen pa frikë dhe e rivendos jetën pa vështirësi.



    13. Ai gjithmonë ka ekzistuar me atributet e Veta qysh para krijimit. Nxjerrja e krijimit në ekzistencë nuk i ka shtuar asgjë atributeve të Tija që tashmë ishin aty. Ashtu siç ka qenë, së bashku me atributet e tija, në para-përjetësi, ashtu do të mbetet Ai gjatë gjithë kohës.



    14. Nuk ka qenë vetëm pas aktit të krijimit që Ai ka mundur të përshkruhet si ‘Krijuesi’, as që ka qenë vetëm me aktin e shpikjes që Ai ka mundur të përshkruhet si ‘Shpikësi’.



    15. Ai gjithmonë ka qenë Zot edhe kur nuk ka pasur ndonjë gjë që të jetë Zot i saj, dhe gjithmonë Krijues edhe kur s’ka pasur krijim.



    16. Në mënyrë të njëjtë siç është ‘Ai që i ringjallë të vdekurit’, pasi t’u ketë dhënë jetë herën e parë, dhe e meriton këtë emër edhe para se t’i ringjallë Ata, Ai po ashtu e meriton emrin e ‘Krijuesit’ para se t’i ketë krijuar ata.



    17. Kjo është për shkak se Ai ka fuqi të bëjë çdo gjë, çdo gjë varet prej Tij, çdo gjë është lehtë për të, dhe Ai s’ka nevojë për asgjë. ‘Asgjë s’është sikur Ai dhe Ai është Dëgjuesi, Shikuesi’. (el-Shura 11).



    18. Ai e krijoi krijimin me diturinë e Tij.



    19. Ai e përcaktoi fatin për ata që i krijoi.



    20. Ai u caktoi atyre jetëgjatësi të caktuar.



    21. Asgjë në lidhje me ta s’ka qenë e fshehur për Të para se Ai t’i ketë krijuar ata, dhe Ai dinte çdo gjë që ata do të bënin para se t’i krijojë ata.



    22. Ai i urdhëroi ata që ta dëgjojnë Atë dhe ua ndaloi që ta kundërshtojnë Atë.



    23. Çdo gjë ndodh sipas vendimit dhe vullnetit të Tij, dhe vullneti i Tij është i përkryer. Vullnetin e vetëm të cilin e kanë njerëzit është ai të cilin e ka dëshiruar Ai për ta. Ajo çka Ai dëshiron për ta, ndodhë; Ajo që Ai nuk e dëshiron, nuk ndodh.



    24. Ai i udhëzon ata që do Ai, i mbron ata, dhe i ruan ata nga e keqja, prej fisnikërisë së Tij; dhe Ai i humb ata që do Ai, i poshtëron dhe i dëmton ata, prej drejtësisë së Tij.



    25. Të gjithë ata i janë nënshtruar vullnetit të Tij në mes fisnikërisë së tij ose drejtësisë së Tij.



    26. Ai është i lartësuar përtej të pasurit rival apo të barabartë me Të.



    27. Askush s’mund t’i shmanget vendimit të Tij apo ta zmbrapsë urdhërin e tij, apo t’i mbizotërojë çështjet e Tija.



    28. Ne besojmë në tërë këtë dhe jemi të sigurt se çdo gjë vjen prej Tij.



    29. Ne jemi të sigurt se Muhamedi (salallahu alejhi ue selam) është robi i zgjedhur i Tij dhe Pejgamberi e i Dërguari i zgjedhur i Tij me të cilin Ai është i kënaqur.



    30. Dhe, atë se ai është vula e pejgamberëve dhe Imami i besimtarëve, dhe më i nderuari prej të gjithë të Dërguarve dhe i dashuri i Zotit të Botave.



    31. Çdo pohim në pejgamberllëk pas tij është gënjeshtër dhe mashtrim.



    32. Ai është i cili u është dërguar të gjithë xhinëve dhe të gjithë njerëzimit me të vërtetën dhe udhëzim, dhe me dritë e sqarim.



    33. Kur’ani është fjalë e Allahut. Ai erdhi prej Tij si fjalë pa qenë e mundur për të që të thuhet si. Ai e zbriti atë në të Dërguarin e Tij si shpallje. Besimtarët e pranuan atë si të vërtetë absolute. Ata janë të sigurt se ai është, në të vërtetën, fjala e Allahut. Ai s’është i krijuar, siç është të folurit e qenieve njerëzore, dhe kushdo që e dëgjon atë dhe pohon se ai është e folme e njeriut, bëhet pabesimtar. Allahu e paralajmëron dhe e qorton atë, dhe e kërcënon atë me zjarr kur Ai thotë, i Lartësuar është Ai: ‘Unë do ta djegi atë në Zjarr’ (el-Muddethir 26). Kur Allahu u kërcënohet me zjarr atyre që thonë ‘Kjo është vetëm e folme e njeriut’ (el-Muddethir 25) ne e dimë me siguri se ai është të folurit e Krijuesit të njerëzimit dhe se ai është plotësisht i ndryshëm nga të folurit e njerëzve.



    34. Kushdo që e përshkruan Allahun si të ngjashëm me qenien njerëzore në çfarëdo mënyre, ai është bërë pabesimtar. Të gjithë ata që e kuptojnë këtë do ta kenë parasysh dhe do të përmbahen nga thëniet të cilat i flasin pabesimtarët, dhe ata do ta dinë se Ai, në atributet e Tij, s’është sikur qeniet njerëzore.



    35. ‘Të pamët e Allahut nga njerëzit e Kopshtit’ është i vërtetë, pa qenë të pamët e tyre gjithpërfshirës dhe pa qenë e ditur mënyra e shikimit të tyre. Ashtu siç e ka shprehur Libri i Zotit tënd: ‘Fytyrat do të vezullojnë në atë Ditë, duke e shikuar Zotin e tyre’. (el-Kijame 22-3) Shpjegimi i kësaj është ashtu siç Allahu di dhe dëshiron. Çdo gjë që është zbritur në lidhje me këtë nga i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) në traditat autentike, është siç ka thënë ai dhe do të thotë atë çka ai ka pasur ndër mend. Ne nuk bëjmë gjurmime në këtë, duke u munduar që ta interpretojmë këtë sipas mendimeve tona apo ta lejojmë imagjinatën që të shfrenohet në këtë. Askush s’është i sigurt në fenë e tij, përveç nëse i dorëzohet plotësisht Allahut, të Lartësuarit dhe të Madhërishmit, dhe të Dërguartit të Tij, dhe t’ia lë diturinë e gjërave të cilat janë të dykuptimta atij i cili i njeh ato.



    36. Islami i njeriut s’është i sigurt, përveç nëse është i bazuar në nënshtrim dhe dorëzim. Kushdo që dëshiron të dijë gjëra të cilat janë përtej kapacitetit të tij të njohurisë, dhe intelekti i të cilit s’është i kënaqur me dorëzim, do të shohë se dëshira e tij i hedh vellon atij në të kutpuarit e dëlirë të unitetit të vërtetë të Allahut, diturisë së pastër dhe besimit korrekt, dhe atë se ai ndërron drejtimin në mes mosbesimit dhe besimit, pohimit dhe mohimit, pranimit dhe refuzimit. Ai do t’u nënshtrohet përshpëritjeve dhe do ta gjejë veten të ngatërruar dhe plotë dyshim, duke mos qenë as besimtar që pranon, e as mohues që refuzon.



    37. Besimi i njeriut në ‘të pamët e Allahut nga njerëzit e Kopshtit s’është korrekt nëse ai imagjinon se si është kjo, apo ta interpretojë atë sipas të kuptuarit të vet meqë interpretimi i të shikuarit Atë’ apo vërtet, domethënia e çfarëdo fenomeni delikat i cili është në sferën e Zotërimit, është anulimi i intepretimit të tij dhe mbajtja rreptësisht në nënshtrim.’Ky është Dini i Muslimanit. Kushdo që nuk e ruan veten nga mohimi i atributeve të Allahut, apo ia gjason Allahun një gjësendi tjetër, ai ka devijuar dhe ka dështuar që ta kuptojë Madhështinë e Allahut, sepse Zoti ynë, i Lavdishmi dhe i Lartësuari, mund të përshkruhet vetëm me anë të njësisë dhe veçantisë absolute dhe asnjë krijesë në asnjë mënyrë nuk është sikur Ai.



    38. Ai është përtej nga të pasurit kufij në Të, apo nga të qenit i kufizuar, apo nga të pasurit pjesë apo gjymtyrë. Ai s’është i përfshirë nga gjashtë drejtimet ashtu siç janë të gjitha gjërat e krijuara.



    39. El-Miraxh (Ngritja nëpër qiejt) është e vërtetë. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) qe marrë natën dhe ngritur në formën e tij trupore, derisa ishte zgjuar, nëpër qiej, deri në çfarëdo lartësie që Allahu dëshiroi për të. Allahu e fisnikëroi atë në mënyrën me të cilën e fisnikëroi dhe i shpalli atij atë që i shpalli, ‘dhe zemra e tij nuk gaboi në lidhje me atë çka ai pa’ (Nexhm 11). Allahu e bekoi atë dhe i dhuroi atij paqe në këtë botë dhe në tjetrën.



    40. El-Haud, (Pellgu të cilin Allahu do t’ia dhurojë Pejgamberit si shenjë nderimi për ta shuar etjen e Umetit të tij në Ditën e Gjykimit), është i vërtetë.



    41. El-Shefa’a, (ndërmjetësimi, i cili është i ruajtur për Muslimanët), është i vërtetë, siç transmetohet në Hadithin (e qëndrueshëm dhe të vërtetuar).



    42. Marrëveshja ‘të cilën Allahu e bëri me Ademin dhe pasardhësit e tij’ është e vërtetë.



    43. Allahu e dinte, para ekzistencës së kohës, numrin e saktë të atyre që do të hyjnë në Parajsë dhe numrin e saktë të atyre që do të hyjnë në Zjarr. Ky numër as nuk do të rritet as nuk do të zvogëlohet.



    44. E njëjta vlen për të gjitha veprat e bëra nga njerëzit, të cilat bëhen saktësisht siç Allahu e dinte se do të bëhen. Secili është i udhëzuar në atë për çka është krijuar dhe është vepra me të cilën jeta e njeriut është e vulosur e cila e dikton fatin e tij. Ata të cilët janë fatlumë, janë fatlumë me vendimin e Allahut; ata të cilët janë fatkëqinj, janë fatkëqinj me vendimin e Allahut.



    45. Natyra e saktë e parapërcaktimit është sekret i Allahut në krijimin e Tij, dhe asnjë engjëlli afër Fronit, as Pejgamberit të dërguar me porosi, nuk i është dhënë dituri në lidhje me këtë. Gjurmimi në këtë dhe meditimi i tepërt për të vetëm çon në shkatërrim dhe humbje, dhe rezulton në rrebelim. Pra, të keni shumë kujdes në lidhje me të menduarit dhe të medituarit mbi këtë çështje apo të lejoni që dyshimi në lidhje me këtë t’ju sulmojë, sepse Allahu e ka mbajtur diturinë për parapërcaktimin larg prej qenieve njerëzore, dhe i ka ndaluar ata që të pyesin për këtë, duke thënë në Librin e Tij, ‘Ai nuk pyetet për atë që bën por ata pyeten’. (Enbija 23). Pra, kushdo që pyet: ‘Pse e ka bërë Allahu këtë?’, ai ka kundërshtuar gjykimin e Librit; kushdo që e kundërshton gjykimin e Librit është pabesimtar.



    46. Kjo në thelb është ajo çka ata prej miqve të Allahut me zemra të ndriçuara duhet ta dinë, dhe kjo përbën shkallën e atyre që janë të pajisur me dituri. Për shkak se janë dy lloje të diturisë: dituria e cila është e arritshme për qeniet e krijuara, dhe dituria e cila është e paarritshme për qeniet e krijuara. Mohimi i diturisë e cila është e arritshme është mosbesim, dhe pretendimi i diturisë e cila është e paarritshme është mosbesim. Besimi mund të jetë i qëndrueshëm vetëm kur të pranohet dituria e arritshme dhe kur mos të kërkohet dituria e paarritshme.



    47. Ne besojmë në el-Leuh (Pllakën) dhe el-Kalem (Pendën) dhe në çdo gjë të shkruar në të. Dhe, sikur të gjitha qeniet e krijuara të mblidheshin së bashku që ta bëjnë një gjë të mos ekzistojë, ekzistencën e së cilës Allahu e ka shkruar në Pllakë, ata s’do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Sikur të gjitha qeniet e krijuara të bashkoheshin që të bëjnë të ekzistojë ndonjë gjë të cilën Allahu nuk e ka shkruar në të, ata s’do të ishin në gjendje ta bëjnë këtë. Penda është tharë pasi që ka shkruar tërë atë që do të jetë në ekzistencë deri në Ditën e Gjykimit. Çfarëdoqoftë që personit nuk i ka ndodhur, ai kurrë s’ka pasur mundësi që ta përjetojë atë; dhe ajo që personit i ndodh, kurrë s’ka mundur t’i shmanget asaj.



    48. Është e domosdoshme për robin që ta di se Allahu tashmë di çdo gjë që do të ndodhë në krijimin e tij dhe ai e ka paracaktuar atë në mënyrë të detajizuar dhe vendimtare. S’ka asgjë që Ai ka krijuar qoftë në qiej apo në tokë që mund ta kundërshtojë atë, apo t’i shtojë asaj, apo ta fëshijë atë, apo ta ndryshojë atë, apo ta pakësojë atë, apo të shtojë atë në çfarëdo mënyre. Ky është një aspekt fundamental i besimit dhe një element i domosdoshëm i tërë diturisë dhe njohjes së njëshmërisë dhe zotërimit të Allahut. Siç thotë Allahu në Librin e Tij: ‘Ai krijoi çdo gjë dhe e paracaktoi atë në mënyrë të detajizuar’. (el-Furkan 2) Ai po ashtu thotë: ‘Urdhëri i Allahut gjithmonë është vendim i paracaktuar’. (el-Ahzab 38) Pra, mjerë ai që polemizon me Allahun në lidhje me paracaktimin dhe i cili, me zemër të semurë, fillon të gjurmojë në këtë çështje. Në orvatjen e tij mashtruese që të shqyrtojë të Padukshmen, ai kërkon sekretin i cili kurrë s’mund të zbulohet dhe përfundon si keqbërës, duke mos folur tjetër përveç rrenave.



    49. El-Arsh (Froni) dhe el-Kursi (platforma ku Allahu i mban këmbët e veta – ashtu siç i përshtatet Madhërisë së Tij) janë të vërteta.



    50. Ai është i pavarur nga Froni dhe nga ajo që është nën të.



    51. Ai pëfshin çdo gjë dhe është mbi atë, dhe ajo çka Ai ka krijuar është e paaftë që ta përfshijë Atë.



    52. Ne themi me besim, pranim dhe nënshtrim se Allahu e mori Ibrahimin për mik intim dhe se Ai i foli drejtëpërdrejt Musait.



    53. Ne besojmë në engjëjt, pejgamberët, dhe në librat që u qenë shpallur të dërguarve, dhe dëshmojmë se të gjithë ata pasonin të Vërtetën e qartë.



    54. Ne i quajmë njerëzit e kibles sonë muslimanë dhe besimtarë përderisa ata vërtetojnë atë çka solli pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), dhe ta pranojnë si të vërtetë çdo gjë që ai ka thënë dhe për të cilën ai na ka treguar.



    55. Ne nuk lëshohemi në të folur të kotë e as që lejojmë ndonjë polemizim në lidhje me fenë e Allahut.



    56. Ne nuk polemizojmë për Kur’anin dhe dëshmojmë se ai është fjala e Zotit të Botave me të cilën Shpirti Besnik zbriti dhe e mësoi më të ndershmin nga të gjithë të dërguarit, Muhamedin (salallahu alejhi ue selam). Ai (Kur’ani) është fjalë e Allahut dhe asnjë e folme e qenieve të krijuara nuk është e krahasueshme me të. Ne nuk themi se ai është i krijuar dhe ne nuk e kundërshtojmë Xhematin e muslimanëve në lidhje me këtë.



    57. Ne nuk e konsiderojmë ndonjë prej njerëzve të kibles sonë të jetë pabesimtar për shkak të ndonjë vepre të gabuar që ata e kanë bërë, përderisa të mos e konsiderojnë të lejuar atë vepër .



    58. Dhe, as që themi se vepra e keqe e njeriut, i cili ka besim, nuk e dëmton atë.



    59. Ne shpresojmë se Allahu do t’i falë njerëzit e veprave të mira në mesin e besimtarëve dhe do t'i fusë ata në Kopsht përmes mëshirës së Tij, por nuk mundemi të jemi të sigurt për këtë, dhe nuk mundemi të dëshmojmë se kjo përfundimisht do të ndodhë dhe atë se ata do të jenë në Kopsht. Ne kërkojmë falje për njerëzit e vëprave të këqija nga mesi i besimtarëve dhe ndonëse ne frikësohemi për ta, nuk biemi në dëshpërim për ata.



    60. Siguria dhe dëshpërimi e nxjerrin njeriun prej fesë, por shtegu i vërtetë për njerëzit e kibles shtrihet në mes të këtyre dyjave (d.m.th. personi duhet të frikësohet dhe të jetë i vetëdijshëm për llogaritjen e Allahut, si dhe të shpresojë mëshirën e Allahut).



    61. Personi nuk del prej besimit, përveç me mohimin e asaj që e ka sjellur në të.



    62. Besimet përbëhen nga pohimi me gjuhë dhe pranimi me zemër.



    63. Tërë ajo që është dëshmuar nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) në lidhje me Sheriatin dhe shpjegimin (e Kur’anit dhe të Islamit), është e vërtetë.



    64. Besimi, në bazë, është i njëjtë për çdonjërin. Por superioriteti i disave mbi të tjerët në të është për shkak të frikës së tyre dhe të qenit të vetëdijshëm për Allahun, kundërshtimit të tyre ndaj dëshirave të tyre, dhe të zgjedhurit e tyre atë që është më e kënaqshme për Allahun.



    65. Të gjithë besimtarët janë ‘miq’ të Allahut dhe më fisnikët prej tyre, në shikimin e Allahut, janë ata të cilët janë më të dëgjueshmit dhe të cilët më së shumti e pasojnë Kur’anin.



    66. Besimi përbëhet nga besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditës së Fundit dhe besimit se paracaktimi – e mira prej saj dhe e keqja prej saj, e ëmbëla e saj dhe e hidhura e saj – është prej Allahut.



    67. Ne besojmë në të gjitha këto gjëra. Ne nuk bëjmë dallim në ndonjërin nga të Dërguarit dhe e pranojmë si të vërtetë atë çka të gjithë ata e sollën.



    68. Ata nga Umeti i Muhamedit (salallahu alejhi ue selam) të cilat kanë bërë mëkate të mëdha do të jenë në Zjarr, por jo përgjithmonë, me kusht që ata të vdesin dhe ta takojnë Allahun si besimtarë duke pohuar unitetin e Tij edhe nëse nuk janë penduar. Ata i janë nënshtruar vullnetit dhe gjykimit të Tij. Nëse Ai do, do t’i falë ata prej fisnikërisë së Tij, ashtu siç përmendet në Kur’an kur Ai thotë: ‘Dhe Ai i falë çfarëdoqoftë që është më pak se kjo (shirku) kujt të dojë’ (el-Nisa 116); dhe nëse Ai do, Ai, do t’i dënojë ata në Zjarr prej drejtësisë së Tij dhe pastaj do t’i nxjerrë ata nga Zjarri prej mëshirës së Tij, dhe për ndërmjetësimin e atyre të cilët qenë të dëgjueshëm ndaj Tij dhe t’i dërgojë ata në Parajsë. Kjo sepse Allahu është Mbrojtësi i atyre që e njohin Atë dhe s’do t’i trajtojë ata në Jetën e Përtejme në mënyrë të njëjtë siç i trajton ata të cilët e mohojnë Atë dhe të cilët janë pa udhëzimin e Tij, dhe të cilët kanë dështuar që ta përfitojnë mbrojtjen e Tij. O Allah, Ti je mbrojtësi i Islamit dhe njerëzve të tij. Na bëj të fortë në Islam deri në ditën kur të takojmë Ty.



    69. Ne pajtohemi me faljen e namazit pas kujtdoqoftë prej njerëzve të kibles, qoftë ai gabimtar apo bamirës, dhe me faljen e namazit të funeralit të kujtdoqoftë prej tyre kur ata të vdesin.



    70. Ne nuk themi se ndonjëri prej tyre kategorikisht do të shkojë në Parajsë ose në Zjarr, dhe ne nuk e akuzojmë ndonjërin prej tyre për kufër (mosbesim), shirk (të bërit ortak me Allahun), apo nifak (hipokrizi), përderisa ata të mos e demonstrojnë haptazi ndonjërën prej këtyre gjërave. Ne ia lëmë Allahut sekretet e tyre.



    71. Ne s’pajtohemi me mbytjen e kujtdoqoftë nga Umeti i Muhamedit (salallahu alejhi ue selam), përveç nëse është e obligueshme me Sheriat të bëhet kjo.



    72. Ne nuk e pranojmë kryengritjen kundër Imamit tonë apo atyre që janë përgjegjës të çështjeve tona edhe nëse ata janë të padrejtë, as që ua dëshirojmë të keqen atyre, e as që tërhiqemi nga dëgjueshmëria ndaj tyre. Ne konsiderojmë se bindja ndaj tyre është pjesë e bindjes ndaj Allahut, të Madhërishmit, dhe prandaj e detyrueshme përderisa ata nuk urdhërojnë bërjen e mëkateve. Ne lutemi për ta për udhëzim të drejtë dhe falje për gabimet e tyre.



    73. Ne e pasojmë Sunetin e pejgamberit dhe Xhematin e Muslimanëve, dhe iu shmangemi devijimeve, dallimeve dhe ndarjeve.



    74. Ne i duam njerëzit e drejtësisë dhe besnikërisë, dhe i urrejmë njerëzit e padrejtësisë dhe tradhtisë.



    75. Kur dituria jonë në lidhje me diçka është e paqartë, ne themi: ‘Allahu e di më së miri’.



    76. Ne pajtohemi me fërkimin mbi çorapa (në Abdes), qoftë në udhëtim apo ndryshe, mu ashtu siç ka ardhur në hadithin (e qëndrueshëm dhe të vërtetuar).



    77. Haxhi dhe xhihadi nën udhëheqjen e atyre që janë përgjegjës për muslimanët, qofshin ata bamirës apo mëkatarë, janë detyra deri të vijë Çasti i Fundit. Asgjë s’mund t’i anulojë apo t’i hedh poshtë ato.



    78. Ne besojmë në Kiramen Katibin (engjëjt bujarë), të cilët i shkruajnë veprat tona për shkak se Allahu i ka caktuar ata mbi ne si dy kujdestarë.



    79. Ne besojmë në Engjëllin e Vdekjes, i cili është përgjegjës për marrjen e shpirtrave të të gjitha botrave.



    80. Ne besojmë në dënimin e varrit për ata që e meritojnë atë, dhe në marrjen në pyetje në varr nga Munker dhe Nekir në lidhje me Zotin e personit, fenë dhe pejgamberin, siç na ka ardhur në hadithin nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam), dhe në transmetimet nga Shoqëruesit (sahabët), Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.



    81. Varri është ose njëra nga livadhet e Kopshtit, ose njëra nga birucat e Zjarrit.



    82. Ne besojmë në rikthimin në jetë pas vdekjes dhe në shpërblimin për veprat tona në Ditën e Gjykimit, dhe në el-Ard, të treguarit e tyre dhe el-Hisab, marrja në llogari për to. Dhe Kira’at el-Kitab, leximin e librit, dhe shpërblimin apo dënimin dhe në el-Sirat (Ura) dhe el-Mizan (Peshoja).



    83. Kopshti dhe Zjarri janë gjëra të krijuara që kurrë nuk përfundojnë, dhe ne besojmë se Allahu i ka krijuar ato para tërë krijimit dhe pastaj i krijoi njerëzit që të banojnë në secilën prej tyre. Kushdo që Ai dëshiron, do të shkojë në Kopsht prej Mirësisë së tij; kushdo që Ai dëshiron, do të shkojë në Zjarr përmes drejtësisë së Tij. Çdonjëri vepron në pajtim me atë që është paracaktuar për të dhe shkon drejt asaj për çka ai është krijuar.



    84. E mira dhe e keqja janë paracaktuar për njerëzit.



    85. Mundësia me anë të Teufikut (Meshirës dhe Favorizimit Hyjnor), e cila e bën të mundur që të ndodhë një vepër, s’mund t’i përshkruhet qenies së krijuar. Kjo mundësi është integrale me veprën, kurse mundësia e një vepre me të pasurit e shëndetit të nevojshëm, ekziston në personin para veprës. Ky është lloj i mundësisë i cili është objekt i diktatit të Sheriatit. Allahu i Lartësuar thotë: ‘Allahu nuk e ngarkon një person, përveç sipas mundësive të tija’. (el-Bekare 286)



    86. Veprat e njerëzve janë të krijuara nga Allahu, por të merituara nga njerëzit.



    87. Allahu, i Lartësuari, i ka ngarkuar njerëzit vetëm me atë për çka ata kanë mundësi, dhe njerëzit janë në gjendje që ta bëjnë atë në çka Allahu i ka favorizuar. Kjo është shpjegim i frazës: ‘Nuk ka fuqi as mundësi, përveç me Allahun’. Ne i shtojmë kësaj se s’ka manovrim apo mënyrë me të cilën ndokush mund t’i shmanget apo t’i ikë dëgjueshmërisë ndaj Allahut, përveç me ndihmën e Allahut; as që ndokush ka fuqi që ta praktikojë dëgjueshmërinë ndaj Allahut dhe të mbetet i qëndrueshëm në të, perveç nëse Allahu e bën këtë të mundur për ta që të veprojnë kësisoj.



    88. Çdo gjë ndodh sipas dëshirës, diturisë, paracaktimit dhe vendimit të Allahut. Vullneti i tij mbizotëron të gjitha vullnetet tjera dhe vendimi i Tij i mbizotëron të gjitha dredhitë. Ai bën çfarëdo që Ai dëshiron dhe Ai kurrë s’është i padrejtë. Ai është i lartësuar në dëlirësinë e Tij mbi çdo të keqe apo humbje, dhe Ai është i përsosur larg përtej çfarëdo gabimi apo të mete. ‘Ai s’do të pyetet për atë që bën, por ata do të pyeten’. (el-Enbija 23)



    89. Për njerëzit e vdekur ka dobi prej lutjes dhe dhënies së lëmoshës nga të gjallët.



    90. Allahu u përgjigjet lutjeve të njerëzve dhe ju jep atë për çka ata luten.



    91. Allahu ka kontroll absolute mbi çdo gjë, dhe asgjë s’ka çfarëdo kontrolli mbi Të. Asgjë s’mund të jetë e pavarur nga Allahu, qoftë edhe për kapsitjen e syrit, dhe kushdo që e konsideron vetveten të pavarur prej Allahut për kapsitjen e syrit, ai është pabesimtar dhe bëhet njëri prej njerëzve të humbjes.



    92. Allahu hidhërohet dhe mund të kënaqet, por jo në të njëjtën mënyrë si cilado krijesë.



    93. Ne i duam Shoqëruesit (Sahabët) e të Dërguarit të Allahut, por ne nuk e teprojmë në dashurinë tonë për ndonjërin individ nga mesi i tyre, e as që e mohojmë ndonjërin prej tyre. Ne e urrejmë secilin që i urren ata apo nuk flet mirë për ta, dhe ne flasim vetëm mirë për ta. Dashuria ndaj tyre është pjesë e Islamit, pjesë e besimit dhe pjesë e sjelljes së shkëlqyeshme, ndërsa urretja ndaj tyre është mosbesim, hipokrizi dhe rrebelim.



    94. Ne e konfirmojmë atë se, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam), Hilafeti së pari i takoi Ebu Bekr es-Sidikut, Allahu qoftë i kënaqur me të, kështu duke dëshmuar superioritetin dhe shkëlqesinë e tij mbi muslimanët tjerë; pastaj Umer ibn el-Khatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të; pastaj Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe pastaj Ali ibn Ebi Talibit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Këta janë Halifet e Udhëzuara Drejt dhe udhëheqësit e drejtë.



    95. Ne dëshmojmë se të dhjetit që qenë emëruar nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam), dhe të cilëve u qe premtuar Kopshti prej tij, do të jenë në Kopsht, siç ka dëshmuar i Dërguari i Allahut fjala e të cilit është e vërteta se ata do të jenë. Të dhjetit janë: Ebu Bekr, Umer, Uthman, Ali, Talha, Zubejr, Sa’d, Se’id, Abdur-Rahman ibn Auf dhe Ebu Ubejde ibn el-Xherrah, titulli i të cilit qe besniku i këtij Umeti, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.



    96. Çdonjëri që flet mirë për Shoqëruesit e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam), gratë dhe pasardhësit e tij, të cilët të gjithë janë të dëlirë dhe të panjollosur nga çfarëdo papastërtie, është i lirë prej akuzës së hipokrizisë.



    97. Njerëzit e ditur nga komuniteti i parë dhe ata që i pasuan hapat e tyre – njerëzit e virtytit, transmetuesit e hadithit, juristët dhe analistët – për ta duhet të flitet vetëm në mënyrën më të mirë, dhe kushdo që flet keq për ta s’është në rrugën e drejtë.



    98. Ne nuk e preferojmë ndonjë nga njerëzit e shenjtë nga mesi i Umetit mbi cilindo prej pejgamberëve, por më parë themi se njëri prej pejgamberëve është më i mirë se të gjithë eulijatë së bashku.



    99. Ne besojmë në atë që e dimë prej Kerameteve, mrekullitë e eulijave, dhe në rrëfimet autentike në lidhje me ta prej burimeve të besueshme.



    100. Ne besojmë në shenjat e Çastit, siç është paraqitja e Dexhallit dhe në zbritjen e Isait, të birit të Merjemes, paqja qoftë mbi të, nga qielli dhe besojmë në lindjen e diellit prej ku perëndon dhe në shfaqjen e Bishës nga toka.



    101. Ne nuk e pranojmë si të vërtetë atë çka thonë falltarët dhe fatthënësit, e as që i pranojmë pohimet e atyre të cilët pohojnë çfarëdoqoftë që është në kundërshtim me Librin, Sunetin dhe konsenzusin e Umetit musliman.



    102. Ne pajtohemi se të qëndruarit bashkë është rruga e vërtetë dhe e drejtë, dhe se ndarja është devijim dhe dënim.



    103. Është vetëm një fe e Allahut në qiej dhe në tokë, dhe ajo është feja islame. Allahu thotë: ‘Vërtet, feja në shikimin e Allahut është Islami’. (Al-Imran 19) Dhe Ai po ashtu thotë: ‘Unë jam i kënaqur që Islami të jetë feja juaj.’ (el-Maide 3)



    104. Islami qëndron në mes shkuarjes në ekstrem dhe dështimit, në mes Teshbihut (gjasimit të atributeve të Allahut diçkaje tjetër), dhe Te’tilit (mohimit të atributeve të Allahut), në mes të fatalizmit dhe refuzimit të paracaktimit nga Allahu, dhe në mes sigurisë (pa qenë i vetëdijshëm për llogarinë ndaj Allahut) dhe dëshpërimit (nga mëshira e Allahut).



    105. Kjo është feja jonë dhe kjo është ajo në çka besojmë, së brendshmi dhe së jashtmi, dhe ne refuzojmë çfarëdo lidhje, para Allahut, me ndonjërin që kundërshton atë që ne e thamë dhe e bëmë të qartë.




    Lusim Allahun që të na forcojë në besimin tonë dhe të na i vulos jetët tona me të dhe të na mbrojë nga idetë e ndryshme, mendimet e shpërndara dhe shkollat djallëzore të mendimit siç janë ato të Mushabihe, Mu’tezile*, Xhehmije*, Xhebrije*, Kaderije* dhe të tjera sikur këto të cilët kundërshtojnë Sunetin dhe Xhematin dhe e kanë përkrahur vetveten me gabim. Ne refuzojmë çfarëdo lidhje me ta, dhe sipas mendimit tonë ata janë gabim dhe në rrugën e shkatërrimit.




    --------------------------------------------------------------------------------
    *Mu’tezile – Ata që i përkasin shkollës së mendimit racionalist.

    *Xhehmije – Mohuesit e Emrave dhe Atributeve të Allahut.


    *Xhebrije – Ata të cilët pohojnë se njeriu është i detyruar ta bëjë atë që e bën, d.m.th. se ai s’ka vullnet të lirë që të veprojë.


    *Kaderije – Mohuesit e parapërcaktimit hyjnor.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abdurrahman_tir për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Gjashtë bazat e shejh ul-Islam Ibn Abdul-Uehab

    Hyrje



    Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Ndër çështjet më mahnitëse dhe shenjat më të mëdha që tregojnë fuqinë e Malik [Mbretit] dhe Ghellab [Mposhtësit, Fitimtarit] janë gjashtë bazat, të cilat Allahu, më i larti, i ka shpjeguar në mënyrën më të qartë për njerëzit e thjeshtë – mbi dhe përtej asaj çfarë mund të mendojnë ata që dyshojnë. Pas kësaj, shumë ndër mendjemprehtët e botës dhe inteligjentët midis bijëve të Ademit gabuan përsa u përket këtyre, përveç një pakice.




    Baza e Parë



    Praktikimi i fesë sinqerisht dhe çiltërsisht vetëm për Allahun, më të lartin, pa i shoqëruar ortakë dhe shpjegimi i të kundërtës së saj, e cila është shirku në Allahun, dhe shpjegimi që pjesa më e madhe e Kur'anit gjindet në shpjegimn e kësaj baze, nga këndvështrime të ndryshme, me të atilla fjalë saqë edhe më të paditurit ndër njerëzit e thjeshtë mund ta kuptojnë. Pastaj kur Umetit i ndodhi ajo që i ndodhi, shejtani ua prezantoi atyre [atë çka ata supozonin se është] sinqeritetin në adhurim me një imazh nënvleftësimi të njerëzve të drejtë dhe mungesë të përmbushjes së të drejtave të tyre. Dhe, ai ua prezantoi shirkun në formë dashurie për njerëzit e drejtë dhe ndjekësit e tyre.




    Baza e Dytë



    Allahu ka urdhëruar bashkim në fe ndërsa ka ndaluar përçarjen në të. Allahu e ka shpjeguar këtë, qartë dhe mjaftueshëm, që njerëzit e thjeshtë ta kuptojnë këtë. Dhe, Ai na e ndaloi që të jemi si ata para nesh që u përçanë dhe dalluan mes veti dhe që u shkatërruan. Ai përmendi se Ai ka urdhëruar muslimanët të jenë të bashkuar në fe, dhe i ndaloi që të përçahen në të. Kjo qartësohet edhe më shumë me atë çfarë është transmetuar në Sunet nga çështjet mahnitëse lidhur me këtë. Pastaj çështja u përmbys në atë mënyrë, saqë përçarja në bazat [usul] dhe në çështjet anësore [furu'] të fesë u shndërrua në dituri dhe të kuptuar [fikh] të fesë, dhe askush nuk foli për bashkimin në fe përveç [se konsiderohej] 'heretikut' apo të 'çmendurit'.




    Baza e Tretë



    Vërtet, nga plotësimi i bashkimit është dëgjimi dhe bindja ndaj atij që ka marrë pushtet mbi ne [muslimanët], qoftë ai një skllav Etiopian. Pra, Allahu e shpjegoi këtë me një shpjegim të qartë, të gjerë dhe të mjaftueshëm, me anë të llojeve të ndryshme të shpjegimit, legjislativisht [në Sheriat] dhe shprehur në caktimin hyjnor. Pastaj kjo bazë u bë e panjohur për shumë nga atë që pohonin të jenë të ditur. E, si atëherë do të mund zbatohej kjo?




    Baza e Katërt



    Një shpjegim i asaj se çka është dituri dhe kush janë dijetarët, dhe çka është fikh dhe kush janë dijetarët e fikhut [juristët], dhe një shpjegim mbi atë që orvatet t'u gjasojë atyre por s'është i tillë.



    Allahu e ka shpjeguar këtë bazë në fillim të kaptinës el-Bekare, në thënien e Tij:"O fëmijët e Israilit, përkujtoni të mirat e Mia që jua kam dhënë, dhe realizojeni marrëveshjen tuaj dhe Unë do ta realizoj Timen" [el-Bekare, 40], deri tek thënia e Tij:"O fëmijët e Israilit, përkujtoni përkrahjen Time që jua kam dhënë dhe se si ju favorizova mbi të gjitha botrat" [el-Bekare, 47].



    Dhe ajo që i shton qartësimit të kësaj është ajo që është shpjeguar në Sunet përsa i përket kësaj, me një të folme të shumtë dhe të qartë për njeriun e thjeshtë.



    Pastaj kjo çështje u bë ndër gjërat më të çuditshme, kurse dituria dhe fikhu konsideroheshin bidate [risi në fe] dhe drejtim i keq, dhe më e mira që gjindej tek ata [devijuesit që mbanin këso qëndrime] ishte e vërteta e përzier me të pavërtetën. Për diturinë e vërtetë, të cilën Allahu e ka bërë të detyrueshme për krijimin e Tij dhe të cilën Ai e lavdëroi, për këtë askush s'fliste, përveç [atij që konsiderohej] 'heretikut' apo 'njeriut të çmendur'. Dhe përsa i përket atij që refuzonte këtë dituri dhe shkruante me paralajmërim kundër kësaj, duke e ndaluar këtë, atëherë ai konsiderohej fekih [jurist] dhe dijetar!




    Baza e Pestë



    Shpjegimi i Allahut të lartësuar lidhur me atë se kush janë eulijatë [miqtë] e Allahut, dhe ndarja që Ai ka bërë mes këtyre dhe atyre që u përngjajnë armiqve të Allahut: hipokritëve dhe mëkatarëve. Dhe përsa i përket kësaj, mjafton ajeti në kaptinën Aali Imran, dhe kjo është thënia e Tij:"Thuaj, nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, dhe Allahu do t'ju dojë" [Aali Imran, 31]; dhe ajeti në kaptinën Ma'ide, dhe kjo është thënia e Tij:"O ju që besoni, kushdo midis jush që ia kthen shpinën fesë së tij, atëherë Allahu pa vonuar do të sjellë një popull tjetër, të cilin Ai e do dhe ata do ta duan Atë" [el-Ma'ideh, 54], deri në fund të këtij ajeti; dhe po ashtu në kaptinën Junus, dhe kjo është thënia e Tij:"Vërtet, miqtë e Allahut nuk kanë frikë e as që brengosen – ata që besuan dhe patën takua [devotshmëri]" [Junus, 62]



    Pastaj çështja, për shumë nga ata që pohonin të kenë dituri dhe që pohonin të jenë udhëzues për krijimin dhe mbrojtës të ligjit, u bë e atillë saqë ishte e domosdoshme për eulijatë ta braktisnin ndjekjen e të dëguarve, dhe se kushdo që i ndiqte ata s'ishte prej tyre; dhe ishte e domosdoshme te lihej xhihadi, dhe ai që bënte xhihad s'ishte prej tyre; dhe ishte e nevojshme të lihej imani dhe takua, dhe kushdo që përvetësonte imanin dhe takuan s'ishte prej tyre [eulijave]. O Zoti ynë, kërkojmë të na falësh. Vërtet, Ti je Dëgjuesi i lutjeve.




    Baza e Gjashtë



    Përgënjeshtrimi i dyshimeve, të cilat shejtani i ka vendosur lidhur me lënien e Kur'anit dhe Sunetit dhe [në vend të kësaj] ndjekjes së opinioneve të ndryshme e të shpërndara, si dhe të dëshirave: Se Kur'ani dhe Suneti nuk mund të njihen, përveç nga një Muxhtehid Mutlek [jurist i kualifikuar absolutisht]. Dhe Muxhtehidi përshkruhet me përshkrime të atilla, të cilat ndoshta s'mund të gjinden plotësisht tek Ebu Bekri apo Umeri. Dhe atë që nëse një person s'është i këtillë, atëherë ai duhet t'i lë Kur'anin dhe Sunetin detyrimisht, në të cilën s'ka dyshim apo vështirësi.



    Dhe se kushdo që kërkon udhëzim nga Kur'ani dhe Suneti, ai është ose heretik, ose i çmendur, për shkak të vështirësisë në të kuptuarit e tyre!



    Pra, i lavdëruar qoftë Allahu. Dhe pasha lavdërimin e Tij, sa shumë ka shpjeguar Allahu - legjislativisht [në Sheriat] dhe me anë të caktimit hyjnor, dhe po ashtu me anë të aftësisë krijuese dhe urdhërit krijues të Tij - në hedhjen poshtë të këtij dyshimi të mallkuar, nga disa kënde të ndryshme, të cilat janë bërë nevoja të përgjithshme [në dituri]. Por, shumica e njerëzve nuk dinë:"Vërtet Fjala [e dënimit] është dëshmuar e vërtetë kundër shumicës nga ata, kështu që ata s'do të besojnë. Vërtet, Ne kemi vendosur në qafat e tyre qafore të hekurta, që mbërrijnë deri në nofulla, me qëllim që kokat e tyre të jenë të detyruara të ngriten. Dhe kemi vendosur pengesë para tyre dhe pengesë prapa tyre, dhe i kemi mbuluar ata për të mos parë. Është njëjtë për ta, i paralajmëruat apo nuk i paralajmëruat, ata s'do të besojnë. Ti mund ta këshillosh vetëm atë që ndjek Përkujtuesin [Kur'anin] dhe i frikësohet më të Mëshirshmit të padukshëm. Përgëzoje të tillin me falje dhe shpërblim të bollshëm [xhenetin]" [Ja-Sin, 7-11]



    Dhe përfundimi i kësaj është se i gjithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botrave, dhe lutjet e përshëndetjet qofshin mbi udhëheqësin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe shokët e tij, deri në Ditën e Gjykimit.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abdurrahman_tir për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Akideja e muslimanit sunnij

    Akideja e muslimanit sunnij nga Kur'ani dhe Hadithet e vërteta në Metodologjinë e Selefëve të sinqertë

    Përgatitur nga:
    Komisioni Për Kërkime Shkencore dhe Vërtetim – "Gjurmët Islame"
    Qendra për Studime Metodologjike dhe Kërkime Shkencore, "Imam el-Albani" - Jordan
    Përktheu: Unejs Shuajb Murati





    1-Pse na krijoi All-llahu?


    All-llahu na krijoi që ta adhurojmë Atë dhe mos t’ia shoqërojmë askënd në adhurimin e Tij.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinnët për tjetër veçse që ata të më adhurojnë!” (Dharijatë, 56)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Obligim i robit ndaj All-llahut është ta adhurojë Atë dhe mos t’ia shoqërojë në të (adhurim) askënd" (Buhariu dhe Muslimi)




    2. Si duhet të jetë adhurimi ynë ndaj All-llahut?


    Ashtu si na ka urdhëruar All-llahu dhe si na ka porositur i Dërguari i Tij: me sinqeritet dhe pasim të sunnetit.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër veçse ta adhuronin All-llahun e duke qenë të sinqertë ndaj Tij”. (Bejjineh, 7)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush e bën ndonjë vepër të cilën ne nuk e kemi urdhëruar, ajo do t’i refuzohet". (Muslimi)




    3. Si të realizohet kuptimi i fjalës adhurim i sinqertë në zemrat tona?


    Që ta adhurojmë All-llahun -subhanehu ue teala- me frikë nga zjarri i Tij, me shpresë në xhennetin e Tij dhe dashuri ndaj Tij.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe mos punoni djallëzi në tokë pasi ajo është vënë në rregull, dhe drejtojuni Atij me frikë dhe shpresë...Sigurisht që mëshira e Allahut është kurdoherë pranë bamirësve.” (A’rafë, 56)


    “O ju që keni besuar! Kushdo nga ju që e braktisë fenë e vet (Islamin), atëherë Allahu do të sjellë një popull, të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë: (që janë) të përulur ndaj besimtarëve, të rreptë ndaj mosbesimtarëve, që luftojnë në Rrugë të Allahut dhe gjithnjë të patrembur ndaj fajësimeve të fajësuesve (ose të atyre që vetë janë fajtorë). Kjo është dashamirësia e Allahut, të cilën Ai e lëshon mbi ata që Ai do. Dhe Allahu është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e krijesave të Tij, i dijshëm." (Maide, 54)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kërkoj nga All-llahu xhennetin dhe mbrojtje nga zjarri (xhehennemi)!" (Hadithi i vërtetë, trans. Ebu Davudi)




    4- Çka është mirësia – virtyti në adhurim?


    Përkujdesi nga All-llahu - i vetmi- i Cili na shikon neve dhe i di çështjet tona.


    Thotë All-llahu në Kur'an:


    “O njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi juve nga një (shpirt) njeri i vetëm (Ademi), dhe prej tij Ai krijoi bashkëshorten e tij, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë, dhe kini frikë Allahun, nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht Allahu është kurdoherë vëzhgues përmbi ju.” (Nisa’, 1)


    “I Cili të sheh ty (o Muhammed a.s.) kur ti ngrihesh (vetëm, natën për faljen e Tahaxhud-it: falje jo e detyruar pas mesit të natës). Dhe lëvizjet tua në mes atyre që bien në sexhde (për Allahun bashkë me ty në pesë faljet e përcaktuara ditore në faljen e përbashkët në Xhami).” (Shuara, 218-219)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Mirësia (virtyti) është ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh Atë; edhepse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty". (Muslimi)




    5. Pse All-llahu ka dërguar të Dërguar (pejgamberë)?


    Për të thirrur në adhurimin e Tij dhe mohimin e shirkut (politeizmit) ndaj Tij.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe vërtet që Ne kemi dërguar në çdo ummet të Dërguar (duke shpallur): ‘Adhurojeni vetëm Allahun dhe shmangiuni Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç a përkrah Allahut).’ Pastaj pati prej atyre popujve, të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër tokë dhe shihni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjeshtruan (të vërtetën)” (Nahl, 36)


    Thotë Muhamedi - paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Pejgamberët janë vëllezër dhe feja – thirrja e tyre ështe një - e përbashkët [çdo i dërguar ka thirrur në teuhid/njësi-]. (Buhariu dhe Muslimi)




    6. Çka kuptojmë me teuhidin el-uluhije?


    Njësimi i All-llahut në adhurim si: në du’a (lutje), zotim, gjykim dhe në adhurimet e tjera.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dije pra (o Muhammed), se padyshim se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përpos Allahut, dhe kërko falje për gjynahin tënd dhe për besimtarët e besimtaret. Dhe Allahu e di mirë nga silleni ju dhe vendin ku qëndroni (në shtëpitë tuaja).” (Muhammed, 19)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Le të jetë njësimi i All-llahut çështja e parë në cilën do të thirrni". (Buhariu dhe Muslimi)




    7- Çka kuptojmë me frazën ‘la ilahe il-lall-llah’?


    Nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet pos All-llahut - një i pa shoq në adhurim -.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Kjo ngaqë Allahu është Ai i Vërteti, i Përhershmi dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është Batil (e rreme, e humbur, e kotë). Dhe vërtet Allahu është Ai më i Larti, më i Madhi.” (Haxh, 62)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush thotë ‘la ilahe ilall-llah’ dhe mohon atë që adhurohet pos tij, për ne është ndaluar pasuria e tij dhe gjaku i tij". (Muslimi)




    8- Çka kuptojmë me ‘Muhammedi i Dërguar i Allahut’?


    Nuk ka person tjetër i cili meriton të pasohet pos Muhamedit -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Thuaj: ‘Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit, por nëse ju shmangeni, ai (i Dërguari) është përgjegjës vetëm për detyrën që i është ngarkuar atij (të përcjellë Mesazhin e Allahut) ndërsa ju për atë që u është ngarkuar juve. Në qoftë se i bindeni atij, do të jeni në udhëzim të drejtë. Detyra e të Dërguarit është vetëm komunikimi (Mesazhin Hyjnor) i qartë.” (Nurë, 54)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Sikur të ishte Musa, alejhi selam, gjallë, do të më pasonte".




    9- Çka është teuhidi në emrat dhe cilësitë e Al-llahut?


    Vërtetimi (besimi) me atë që All-llahu e ka emëruar apo cilësuar Veten në Kur'an apo pejgamberi e ka emëruar apo cilësuar, pa temthil, teshbih, te'uil, teatil.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Nuk i përgjason Atij askush, Ai është që dëgjon dhe sheh”. (Shura, 11)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Me të vërtetë All-llahu ka 99 emra. Kush i mëson dhe zbaton hyn në xhennet".


    Çdo emër nga emrat e All-llahut -teala- është edhe cilësi e tij ashtu siç i takon Atij - të Lartmadhërishmit- (All-llahut).




    10- Çfarë dobie ka teuhidi për Muslimanët?


    Udhëzim në dunja dhe qetësim në ahiret dhe vërtetim i kënaqësisë në të dy botërat.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Janë tamam ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër pos Atij) dhe nuk e ngatërrojnë besimin e tyre me Dhulm (me të gabuarën, duke adhuruar tjetër përveç Allahut), për të cilët ka siguri të plotë. Mu këta janë të udhëzuarit”. (En-Aam, 82)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Detyra e All-llahut ndaj robërve të vet është që mos të i dënojë ata që nuk i kanë shoqëruar në adhurim me të askë." (Buhariu dhe Muslimi)




    11- Çka është besimi (përkufizimi i tij)?


    Besim me zemër, shqiptim me gojë dhe veprim me gjymtyrë me përkushtim të sinqertë.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “O ju që keni besuar! Plotësoni detyrimin ndaj Allahut dhe kini frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën! Ai do t’ju drejtojë tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë ka arritur fitoren më të madhe” (El-Ahzab, 70-71)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Besimi është 70 e ca shkallë (pjesë): më e larta është fjala la ilahe il-lall-llah dhe më e ulëta është largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi ështe pjesë e imanit (besimit)".




    12- A lejohet fshehja e imanit (besimit)?


    Patjetër besimi i vërtetë duhet të vërtetohet (të tregohet).


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Arabët e shkretëtirës thanë: ‘Ne besuam.’ Thuaj (o Muhammed): ‘Ju nuk besoni, por vetëm se thoni: ‘Ne jemi nënshtruar (në Islam)’, pasi besimi nuk ka hyrë akoma në zemrat tuaja. Por në qoftë se ju i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të tij, Ai nuk do të pakësojë asgjë në shpërblimin për veprat tuaja. Vërtet që Allahu është gjithnjë falës i Madh, Mëshirëplotë.” (El-Huxhuratë, 14)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "O ju që keni besuar (shprehur) me gjuhën tuaj dhe që nuk ka hyrë imani (besimi) në zemrat tuaja! Mos i mundoni besimtarët (muslimanët)."




    13- Ku është All-llahu?


    All-llahu ështe mbi qiell në Arsh ashtu si i takon Atij - subhanehu ue teala -.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “I Gjithëmëshirshmi Isteua (u ngrit lart dhe qëndroi) mbi Arsh (vërtet ashtu siç i takon madhështisë së Tij).” (Ta-Ha, 5)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "E ka pyetur robëreshën: Ku është All-llahu? Është pëgjegjur: ‘Në qiell’. I ka thënë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- zotërisë se saj: liroje se ajo është besimtare".


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Me te vërtetë All-llahu ka shkruar në shkresë se: ‘Mëshira ime i ka paraprirë (e ka tejkaluar) Hidhërimin Tim’ dhe ajo (shkresë) është shkruar të All-llahu mbi Arsh." (Buhariu)




    14- A ështe All-llahu me ne me qenien e Tij apo me diturinë e Tij?


    All-llahu është me neve me diturinë e Tij, na sheh dhe na dëgjon.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ai (Allahu) u tha: “Mos u frikësoni, padyshim që Unë jam me ju të dy duke dëgjuar e shikuar çdo gjë.” (Ta-Ha, 46)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Me te vërtetë ju po thirrni Dëgjuesin, të Afërmin, dhe Ai është me ju" [dmth ju dëgjon dhe sheh]. (Muslimi)




    15- Cili është mëkati më i madh?


    Mëkati më i madh është shirku në All-llahun.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe (kujto) kur Llukmani i tha birit të vet duke e këshilluar: ‘O biri im! Mos bashko të tjerë në adhurim me Allahun. Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh ( më i madhi)!” (Llukman, 13)


    Është pyetur Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Cili është mëkati më i madh? Ka thënë: të bësh thirrje (të kërkosh nga dikush), ta adhurosh tjetërkë pos All-llahut, i Cili të ka krijuar." (Muslimi)




    16- Cili është shirku i madh?


    Të bëhet çdo veprim në adhurim për ndokënd tjetër pos All-llahut, si: në lutje, zotim, therrje dhe gjëra të tjera të adhurimit.Thotë All-llahu në Kur'an: “Thuaj (o Muhammed): ‘Unë lus vetëm Zotin tim (Allahun Një dhe të Vetëm) dhe nuk bashkoj askënd si shok a të barabartë bashkë me Të.” (Xhinn, 20)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Mëkati më i madh është shirku në All-llahun". (Buhariu)




    17- Cilat janë dëmet nga shirku i madh?


    Shirku i madh është shkak për qëndrimin e përhershëm në zjarr të xhehennemit.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Kush i bën shok All-llahut, All-llahu ia ndalon atij mirësitë e xhennetit dhe vendqëndrimi i tij është zjarri”. (Maideh, 72)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush vdes duke i shoqëruar All-llahut ndokënd në adhurim, do të hyjë në zjarr." (Muslimi)




    18- A i sjell dobi vepra personit me praninë e shirkut të madh?


    Nuk i sjell dobi asnjë vepër me praninë e shirkut të madh.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëheq kë të dojë nga robërit e Tij. Po sikur ata të kishin bashkuar të tjerët në adhurimin e Allahut (t’i kishin bërë shok Allahut në adhurim) gjithçka që ata kanë punuar do të kishte qenë pa asnjë vlerë për ta.” (En-Aam, 88)


    “E ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur”. (Furkanë, 23)


    Thotë All-llahu në hadith kudsij: "Kush bën vepër dhe shoqëron ndokënd me Mua, e kam lënë atë dhe shirkun e tij". (Muslimi)




    19. A është shirku prezent te Muslimanët?


    Po, është prezent edhe shumë - fatkeqësisht!


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun, veçse duke i bashkuar Atij shok e ortak si të barabartë me Të (duke u bërë mushrikë (idhujtarë).” (Jusuf, 106)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Nuk do të ndodhë kijameti -kataklizma- derisa t’i pasojnë jehuditë disa nga fiset e popullit tim dhe të adhurohen idhujt". (Tirmidhiu, sahih)




    20- Cila ështe dispozita e sheriatit për atë që i thotë muslimanit kafir (jobesimtar) pa argumente?


    Nuk lejohet një gjë e tillë e cila është nga mëkatet e mëdha.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Thuaj: Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” (A’rafë, 33)


    “Thuaj: ‘Sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë’”. (Neml, 64)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush i thotë vëllaut të vet kafir -jobesimtar- vetëm se e ka merituar njëri prej tyre.”




    21-Cila është dispozita e sheriatit mbi lutjen e tjetërkujt pos All-llahut, si evlijasë?


    Lutja e tillë është shirk që të fundosë në zjarr.


    Thotë All-llahu në Kur'an:


    “Kështu, mos lut ilah (zot, të adhuruar) tjetër me Allahun, se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohen.” (Shuara, 213)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush vdes duke lutur ndokënd tjetër pos All-llahut, do të hyjë në Zjarr". (Buhariu)




    22- A është lutja adhurim ndaj/për All-llahun?


    Po, lutja është adhurim ndaj/për All-llahun.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe Zoti juaj thotë: ‘Më thirrni Mua (më adhuroni Mua, Një e të Vetëm, dhe kërkoni ç’të doni vetëm tek Unë), Unë do t’ju përgjigjem.” (Gafir, 60)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Du’aja (lutja) është adhurim." (Tirmidhiu, sahih)




    23- A i dëgjojnë të vdekurit duatë (lutjet)?


    Të vdekurit nuk i dëgjojnë du’atë (lutjet) e asgjë tjetër.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh përfitim atyre dhe po kështu mosbesimtarëve) e as nuk mund të bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen kur ata ikin duke kthyer shpinën.” (Neml, 80)


    “Të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbesimtarët) nuk janë njësoj. Sigurisht që Allahu e bën të dëgjojë kë të dojë, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22)


    Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "All-llahu ka melaike të shpërndara nëpër tokë, të cilat përcjellin përshëndetjet për mua nga ummeti im". (Ahmedi, sahih)




    24- A lejohet të kërkojmë ndihmë në rast rreziku prej atyre që nuk janë prezentë ose prej të vdekurve?


    Jo, nuk kërkojmë (ndihmë) prej tyre, por kërkojmë prej Allahut.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “(Përkujtoni) kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj dhe Ai u përgjigj (duke ju thënë): ‘Do t’ju ndihmoj me një mijë melekë rradhë-rradhë.” (El-Enfal, 9)


    Muhamedi, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, nëse i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi apo pikëllim ka thënë: “Ja Hajju, ja Kajjum (o i Gjallë e i Përjetshëm), me mëshirën tënde kërkoj ndihmë”. (Hadithi hasen)




    25-A lejohet kërkimi i ndihmës nga tjetër kush pos All-llahut?


    Nuk lejohet të kërkuarit ndihmë nga askush tjetër pos All-llahut. Kjo është shirk. Ndihmë duhet kërkuar nga All-llahu -i vetëm-.


    Thotë All-llahu në Kur'an: "Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë". (Suretu El-Fatiha, 4)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: "Nëse pyet, pyete All-llahun dhe nëse kërkon (ndihmë), kërko nga All-llahu" (Tirmidhiu, sahih)




    26- A lejohet kërkimi i ndihmës nga të gjallët që janë prezentë?


    Po, në ato gjëra që kanë mundësi ata, e jo në gjërat që i takojnë vetëm All-llahut-te’ala-.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ndihmohuni mes veti me të mira e në punë të mbara, e jo në mëkate e armiqësi.” (Maide, 2)


    Muhamedi, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, thotë: "All-llahu është në ndihmë të robit të vet derisa robi është në ndihmë të vëllait të vet". (Muslimi)




    27- A lejohet zotimi për ndokënd tjetër pos All-llahut?


    Nuk lejohet zotimi vetëm se për All-llahun -e vetëm-


    Thotë All-llahu në Kur'an: “(Përkujto) kur bashkëshortja e Imranit tha: ‘Zoti im! Të jam betuar Ty se (fëmija) që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet Tua (i shkëputur nga çdo punë e kësaj bote për t’i shërbyer Vendit Tënd të adhurimit), kështu pra, ma prano këtë mua. Padyshim që Ti je vërtet dëgjuesi, i dijshmi’.” (Ali-Imran, 35)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush është zotuar në respekt ndaj All-llahut le të respektojë, e kush është zotuar në mëkat ndaj All-llahut mos ta respektojë (mos ta bëjë)" (Buhariu)




    28- A lejohet therrja për ndokënd tjetër pos All-llahut?


    Nuk lejohet! Një gjë e tillë është shirk i madh.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Kështu pra, falu për Zotin tënd dhe prej kurban (vetëm për të)!” (Keuther, 2)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi atë që therr për ndokënd tjetër pos All-llahut!" (Muslimi)




    29- A lejohet tauafi (sjellja) rreth varreve?


    Nuk lejohet tauafi (rreth ndonjë gjëje tjetër) pos Qabes.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Pastaj le të plotësojnë detyrimet e përcaktuara për ta, të therrin kurbanët dhe të sillen rreth shtëpisë së lashtë (Kabes në Mekke)!” (Haxh, 29)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: "Kush bën tauaf rreth Qabes 7 herë dhe i fal dy rekate, ka shpërblim sikur të ketë liruar një rob". (Ibn Maxhe, sahih)




    30- A lejohet namazi ndërsa varret gjenden para teje?



    Nuk lejohet namazi në drejtim të varreve për atë se mund të anojë në madhështimin dhe adhurimin e tij.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe prej ngado që të nisni faljen, ktheni fytyrën nga Xhamia e Shenjtë (Mesxhidil-Haram, Kabah në Meke). Dhe padyshim, kjo është e vërteta nga Zoti yt. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm për çfarë veproni.” (Bekare, 149)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Mos u ul mbi varr dhe mos u fal në drejtim të tij!" (Muslimi)




    31- Cila është dispozita e sheriatit për punën me sihër (magji)?


    Nuk lejohet puna me të! Kjo është nga mëkatet e mëdha, të cilat të shpiejnë në kufër në All-llahun, gjithashtu edhe mësimi i tij (është haram).


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ata ndoqën atë që Shejtanët e nxorrën (në mënyrë të rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulejmani, por Shejtanët mohuan (nuk besuan) duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veçse pasi ata thanë: ‘Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë (dukë mësuar magjinë prej nesh).’ Dhe nga këta melekë njerëzit mësuan atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mundën të dëmtonin ndokënd, përveç se me Vullnetin e Allahut. Dhe ata mësuan atë gjë që i dëmtonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata e shitën veten e tyre, vetëm sikur ta dinin.” (Bekare, 102)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Largohuni 7 gjërave/mekateve: shirku në All-llahun, sihri…". (Muslimi)




    32- A t’i besojmë Magjistarit?


    Nuk i besojmë asgjë se çka flet ai e as nuk shkojmë te ai!


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Thuaj: Askush në qiej e në tokë nuk e di Gajbin (të fshehtën, të panjohurën) përveç Allahut, as nuk mund ta ndiejnë se kur do të ringjallen.” (Neml, 65)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush shkon te magjistari dhe e beson atë që e thotë ai, vetëm se ka mohuar atë që është zbritur mbi Muhamedin". (Ahmedi, sahih)




    33- A e di të fshehtën dikush nga krijesat?


    Jo, askush nuk e di të fshehtën pos All-llahut -të vetëm-.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe vetëm me Të janë çelësat e Gajbit (të fshehtës), askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithë çka në në tokë e det; nuk ka as gjethe që bie e Ai të mos ketë Dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në Shkrimin e Qartë.” (En-Aam, 59)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Nuk e di të fshehtën (askush) pos All-llahut". (Taberaniu, hasen)




    34- Me çka duhet të gjykojnë muslimanët?


    Obligohen të punojnë/gjykojnë me Kur'an dhe sunnet, qofshin ata grupacione, persona apo udhëheqës.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe në këtë mënyrë (ti, o Muhammed) gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur Allahu dhe mos u shko pas dëshirave të tyre të kota, por tregohu i vëmendshëm ndaj tyre që mos të të kthejnë e të të largojnë nga disa gjëra, të cilat Allahu t’i ka zbritur ty. Por nëse ata largohen, atëherë është Dëshira e Allahut për t’i ndëshkuar ata për disa mëkate të tyre. Dhe vërtet shumica e njerëzve janë Fasikunë (të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut)." (El-Maideh, 49)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: “Allahu është Ai që gjykon dhe përfundimi është te Ai.” (Ebu Davudi, hasen)




    35- Cila është dispozita e sheriatit për ligjet e vendosura që e kundërshtojnë sheriatin?


    Puna me to është kufër i madh, nëse e lejon - nëse thotë se ky është i lejuar, është më i mirë se ligji i All-llahut apo i jep përparësi para ligjit të Kur'anit.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “...E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues”. (El-Maideh, 44)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: “Derisa të gjykojnë prijësit me ligj tjetër dhe e lënë atë që e ka zbritur Allahu, Allahu do të krijojë mes tyre armiqësi.” (Sahih)




    36- A lejohet betimi në ndonjë gjë pos All-llahut?


    Nuk lejohet betimi në ndonjë gjë pos All-llahut.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ata që nuk besuan mbahen se nuk do të ringjallen më kurrë (për të dhënë llogari). Thuaju (o Muhammed): ‘Po! Për Zotin tim! Ju pa asnjë dyshim do të ringjalleni, pastaj ju do të njoftoheni (dhe do të shpërbleheni) për çfarë punuat dhe kjo është mjaft e lehtë për Allahun.” (Et-Tagabun, 7)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush betohet në tjetër gjë pos All-llahut, vetëm se ka bërë kufër". (Ahmedi, sahih)




    37- A lejohet vendosja e Hajmalive?


    Nuk lejohet vendosja e tyre ngase kjo është nga veprat e shirkut.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Nëse All-lahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij”. (En-Am, 17)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kush ka vendosur hajmali vetëm se ka bërë kufër". (Ahmedi, sahih)




    38- Me çka ndërmjetësohemi te All-llahu-teala-?


    Ndërmjetësohemi te All-llahu me Emrat e Tij dhe Cilësitë e Tija -subhanehu ue teala- punët e mira.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe të Allahut janë gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë (dhe përdhosin) emrat e Tij. Ata shpejt do të shpërblehen (me dënim) për çfarë kanë vepruar.” (A’rafë, 180)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Kërkoj nga Ti (All-llahu) me çdo emër që ke emëruar veten". (Ahmedi, sahih)




    39- A ka nevojë lutja për ndërmjetësim nga krijesat gjatë lutjes?


    Nuk ka nevojë lutja për ndërmjetësim nga askush nga krijesat.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe kur robërit e Mi të pyesin Ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigjju atyre): Vërtet Unë jam pranë tyre (me Dijen Time), Une u përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues a ndërlidhës). Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të udhëheqen drejt!” (Bekare, 186)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të-: "Me te vërtetë ju po thirrni Dëgjuesin, të Afërmin dhe Ai është me ju!" [dmth ju dëgjon dhe ju sheh]. (Muslimi)




    40- Cila është detyra e pejgamberëve?


    Detyra e pejgamberëve është predikimi, qartësimi dhe ngritja e argumenteve.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “O i Dërguar! Shpalle (Mesazhin) i cili të është zbritur ty nga Zoti yt dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke shpallur Mesazhin e Tij (nuk e ke çuar në vend porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një popull që nuk beson". (El-Maideh, 67)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "O Zot, dëshmo!" [kjo ishte pas përgjigjes së pejgamberit për fjalët e sahabiut që ka thënë se me të vërtetë, o i Dërguar, e ke kumtuar, kryer, këshilluar kumtesën tënde] (Muslimi)




    41- Nga kush të kërkojmë ndërmjetësimin e pejgamberit?


    Kërkojmë ndërmjetësimin e Muhamedit nga All-llahu -teala-.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Allahu! Askush nuk ka të drejtë (nuk meriton dhe nuk duhet) të adhurohet përpos Tij, i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). As kotje e as gjumë nuk e kap Atë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e në tokë. E kush është ai që mund të ndërhyjë te ai përveç se me Lejen e Tij?..." (El-Bekareh, 255)


    “Thuaju: ‘Allahut i takon i gjithë ndërmjetësimi. Atij i përket Mbizotërimi i qiejve dhe i tokës. Pastaj te Ai do të ktheheni.” (Ez-Zumer, 44)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: “duke e mësuar njërin nga shokët e vet që të thotë: ‘O Zot, bëje ndërmjetësues atë [bëre ndërmjetësues timin Muhamedin]...” (Tirmidhiu, sahih)




    42- Si t’i duam All-llahun dhe të Dërguarin e tij?


    Dashuria jonë është në respektim dhe pasim/zbatim të urdhërave te tyre.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Thuaj (o Muhamed): ‘Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunnetin, Rrugëm time), Allahu do t’ju dojë juve dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” (Ali-Imran, 31)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: "Nuk ka besuar askush nga ju derisa mos të jem më i dashur për të se fëmija i tij, prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi". (Buhariu)




    43- A të jepemi shumë në lavdërimin e Muhamedit?


    Jo, nuk jepemi shumë në lavdërimin dhe ngritjen e Muhamedit, por inshall-llahu teala jemi ata që ia japim hakun që e meriton.


    Thotë All-llahu në Kur'an: Thuaj (o Muhammed): ‘Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari juaj është Një dhe i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd si shok në adhurim Zotit të Tij.” (El-Kehf, 110)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Mos me lavdëroni/ngritni ashtu siç e kanë lavdëruar/ngritur të Krishterët birin e Merjemes (Isain, alejhis-selam), se unë nuk jam tjetër pos rob, andaj thuani rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij". (Buhariu)




    44- Cila është krijesa e parë?


    Nga njerëzit Ademi, e nga gjërat tjera Lapsi.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “(Kujto) kur Zoti yt u tha melekëve: ‘Me të vërtetë Unë do të krijoj njeriun nga balta.”


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Nga gjërat e para që krijoi All-llahu është Lapsi". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, Hadithi është sahih)




    45- Nga çka është krijuar Muhamedi alejhi selam?


    E ka krijuar All-llahu Muhamedin, alejhi selam, si çdo krijesë tjetër njerëzore.


    Thotë All-llahu në Kur'an: "Thuaj (o Muhammed): ‘Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari juaj është Një dhe i Vetëm - Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd si shok në adhurim Zotit të Tij.” (El-Kehf, 110)


    “(Allahu) është Ai i Cili ju ka krijuar nga dheu (Ademin), pastaj nga Nutfah [Lëngu i ngjizur i krijuar nga bashkimi i farës së vezës mashkullore me atë femërore] (pasardhësit e Ademit), pastaj nga një copë gjaku e mpiksur, pastaj ju nxjerr jashtë si foshnja, pastaj ju jep rritje që të mund të arrini moshën e fuqisë dhe më pas të jeni të moshuar -ndonëse disa prej jush vdesin më përpara-, dhe që të arrini një kohë të përcaktuar, me qëllim që të kuptoni (e fitoni mençuri).” (Gafir, 67)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: "Vërtet çdo njeri nga ju formohet në barkun e nënës së tij 40 ditë si pikë (nutfe’)..." (Buhariu dhe Muslimi)




    46- Çfarë është dispozita e sheriatit për luftën/xhihadin në rrugë të All-llahut?


    Xhihadi është detyrë (farz i sheriatit) me: pasuri, trup dhe gjuhë.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ecni përpara qoftë kur e keni të lehtë (kur jeni të shëndoshë, të pasur, të armatosur), qoftë kur e keni të vështirë (jeni të sëmurë, të moshuar, të varfër, pa mjete) dhe përpiquni (luftoni) në Rrugën (Çështjen) e Allahut. Kjo është më e mirë për ju, vetëm sikur ta dinit.” (Teube, 41)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- ka thënë: "Luftoni mushrikët (politeistët) me pasurinë tuaj, trupin/fizionominë tuaj dhe me gjuhën tuaj". (i cili është fard ajn - detyrë për të gjithë që kanë mundësi kur të okupohet një vend nga vendet e muslimanëve afër e më afër). (Ebu Davudi, sahih)




    47- Cila është miqësia ndaj muslimanëve?


    Miqësia ndaj muslimanëve është dashuria ndaj tyre - ndihmë besimtarëve të cilët janë të pastër në njëshmërinë e All-llahut.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Besimtarët e besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin, ata i urdhërojnë njerëzit El-Ma’rufë (në Islami dhe gjithë përmbajtjen e tij, çfarë urdhëron ai) dhe i ndalojnë njerëzit nga El-Munker (mosbesimi, politeizmi i çdo lloji dhe gjithçka tjetër që e ndalon Islami), ata i kryejnë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer faljet e përcaktuara ditore, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij...” (Teube, 71)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: "Muslimanët janë si një ndërtesë, e forcojnë njëri-tjetrin si blloqet mes veti." (Muslimi)




    48-A lejohet Miqësia me jobesimtarët/kafirat, fitorja dhe ndihma e tyre?


    Nuk lejohet miqësia me jobesimtaret dhe as fitorja e tyre, sepse kjo është nga gjërat që të largojnë nga besimi i sinqertë.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe tashmë të është bërë e ditur në Libër (Kur’an) se kur të dëgjosh që Ajetet e Allahut mohohen ose përqeshen, atëherë mos rri me ta derisa të ndërrojnë bisedën. (Sikur të uleshe me ta) në këtë mënyrë padyshim që edhe ti do të ishe si ata. Sigurisht që Allahu do t’i bëjë bashkë hipokritët dhe mohuesit në Xhehennem.” (En-Nisa’)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Me të vërtetë famija e filanit nuk janë miqtë e mi [për arsye se ata nuk janë besimtarë]...” (Buhariu dhe Muslimi)




    49- Kush është (konsiderohet) mik (i afërt dhe i dashur)?


    Mik është besimtari, takuaja (ai që i frikësohet All-llahut, sunnij, që punon me Kur'an dhe Sunnet dhe të kuptuarit e Selefit).


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ta dini se Eulijatë (të dashurit e Allahut) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as ndonjë brengosje. (Ata) të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” (Junus, 62-63)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: “I afërt i imi është Allahu dhe besimtarët e mirë.” (Buhariu dhe Muslimi)




    50- Përse e zbriti All-llahu Kur'anin?


    All-llahu e zbriti Kur'anin për ta lexuar, kujtuar dhe për të punuar me të.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj (Kur’anin, Pejgamberin dhe rrugën e Tij) dhe mos shkoni pas asnjë Eulijai (ndihmues a mbrojtës që ju urdhëron të adhuroni të tjerë përveç a përkrah Allahut) tjetër pos Tij (Allahut). Sa pak që përkujtoni!” (A’rafë, 3)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Lexojeni Kur'anin dhe punoni me të". (Ahmedi, sahih)




    51- A na mjafton Kur'ani pa Sunnet?


    Jo nuk na mjafton Kur'ani pa Sunnet (hadith).


    Thotë All-llahu në Kur'an: “(Ne i dërguam të Dërguarit) me shenja të qarta dhe me Libra, ndërsa ty (O Muhammed) të kemi zbritur Përkujtuesin me këshilla (Hadithin), që ti të mund t’u shpjegosh njerëzve qartë se çfarë u është abritur atyre dhe që të mund të mendojnë.” (En-Nahl, 44)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Më është dhënë mua Kur'ani dhe i Ngjajshmi me të". (Ebu Davudi, sahih)




    52- A i japim përparësi fjalës së ndonje krijese para fjalës së All-llahut dhe të të Dërguarit të Tij?


    Jo, nuk i japim përparësi fjalës së askujt tjetër, kushdoqoftë ai, para fjalës së All-llahut dhe të dërguarit të Tij.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “O ju që keni besuar! Mos vendosni para se të vendosë Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtet Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.” (El-Huxhurat, 1)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Nuk ka respekt ndaj askujt në mëkat ndaj All-llahut. Me të vërtetë respektimi është në të mirë (punë të mbara)". (Buhariu dhe Muslimi)




    53-Çka të bëjmë nëse kundërshtohemi -polemizojmë mes veti?


    Duhet të kthehemi te libri i All-llahut, sunneti i të Dërguarit të Tij dhe në të kuptuarit e Selefit duke pyetur dijetarët e sinqertë - selefitë.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe tyre që janë në drejtimin e udhëheqjes tuaj! Dhe nëse keni mosmarrëveshje për ndonjë gjë ndërmjet veti, drejtohuni Allahut (fjalës së Tij -Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të të Dërguarit), nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.” (An-Nisa’, 59)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: “Ua kam lënë dy gjëra, që po qe se kapeni për to, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut dhe Sunnetin tim.” (Sahih)




    54- Çka është bidati (risia) në din (fe)?


    Çdo gjë që nuk bazohet me argument të sheriatit dhe adhurohet me të All-llahu -subhanehu ve teala-.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Apo kanë ata shokë e të barabartë me Allahun (zota të rremë të tyre), të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhëruar e pëcaktuar Allahu? Dhe po të mos kishte qenë për një Fjalë Vendimtare (tashmë të kaluar), çështja do të gjykohej mes tyre. Dhe padyshim që për Dhalimunët (politeistët, keqbërësit) do të ketë dënim të dhimbshëm.” (Esh-Shura, 21)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ka thënë-: "Kush shpif diçka (të re) në fenë tonë e që nuk është nga ne, ajo është e refuzuar". (Buhariu dhe Muslimi)




    55- A ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë?


    Jo, nuk ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë, por çdo gjë e shpikur është nga epshet dhe shijet vetanake.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “...Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan, kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi islam), kështu që mos iu frikësoni atyre, por Mua të më frikësoheni. Këtë ditë Unë përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe...” (Maideh, 3)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- ka thënë: "Ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e shpikur është risi, çdo risi është lajthitje dhe çdo lajthitje është në zjarr". (Ebu Davudi, sahih)




    56- A ka në Islam sunnet të mirë?


    Po, fillimi i një pune të mirë që të tjerët ta pasojnë atë apo të themelohet diçka e mirë nga puna e tij.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Edhe ata të cilët thonë: ‘Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të Muttekinëve (të të përkushtuarve në Besimin e Pastër Islam).” (Furkan, 74)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të- thotë: "Kush bën në Islam një punë të mirë, ai ka shpërblimin e vet dhe të gjithë atyre që e bëjnë atë punë pas tij!" (Muslimi)




    57- A mjafton për muslimanin shërimi/përmirësimi i vetvetes?


    Jo, patjetër duhet ta shërojë dhe ta këshillojë (në Islam) famijen e tij dhe kë të mundet nga njerëzit.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilin janë (caktuar) melekë të vrazhdë e të ashpër, të cilët nuk kundërshtojnë Urdhërimet që marrin prej Allahut, por zbatojnë atë që u është urdhëruar.” (Tahrim, 6)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Me të vërtetë All-llahu do të pyet çdo përgjegjes për kopenë, famijen e tij se çka ka bërë me të? E ka ruajtur atë apo e ka humbur!?". (Hasen)




    58- Kur do të fitojnë muslimanët?


    Atëherë kur ta fitojnë/ndihmojnë dhe praktikojnë fenë e All-llahut, duke punuar me Librin e All-llahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “O ju që keni besuar! Nëse ju e ndihmoni Allahun (në Çështjen, Fenë e Tij), Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhammed, 7)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Nëse bëni tregti (merreni me kamatë) dhe kapeni për bishta të lopëve (kapeni pas pasurisë së kësaj bote), jeni të kënaqur me të dhe e lini xhihadin (luftën), ka për të zbritur All-llahu nënçmim mbi ju (dhe nuk e ngritë nënçmimin nga ju) derisa të riktheheni në fenë tuaj." (Sahih)




    59-Cila është rrugëdalja nga grupacionet dhe përçarjet?


    Rikthimi në fenë e vërtetë, ashtu siç e kanë kuptuar selefët e sinqertë dhe largimi nga konfliktet dhe përçarjet.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi t’i jetë bërë e qartë atij Rruga e Drejtë, dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur, dhe do të djegim atë në Zjarr. Sa përfundim i keq!" (Nisa, 115)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: "Me te vërtetë ai që do të jetojë prej jush, do të shohë përçarje/kundërshtime të shumta. Ju porosis të pasoni sunnetin tim dhe sunnetin e hulefa rrashidinëve të udhëzuar pas meje. Kapuni për ta me dhëmballë!"... (Sahih)




    60- Cili është obligimi i Muslimanëve të sotëm?


    Kapja e të gjithëve për Librin e All-llahut, që të jenë popull i bashkuar.


    Thotë All-llahu në Kur'an: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u ndani mes jush, dhe mbani në mendje Përkujtimin e Allahut përmbi ju, pasi ju ishit armiq mes veti, kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam); dhe ishit në buzë të greminës së Zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kësisoji Allahu jua bën të qarta Ajetet (provat, argumentet, treguesit, shpalljet) që të mund të drejtoheni.” (Ali-Imran, 103)


    Muhamedi -paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të-: “Shembulli i muslimanëve në dashamirësi, mëshirë dhe ndihmë të ndërsjellë është sikurse trupi që ka ndonjë pjesë të sëmurë, atëherë i tëri vuan nga pagjumësia dhe zjarmia.” (Buhariu)

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abdurrahman_tir për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    ‘Çështjet e Imam Harb bin Ismail el-Kirmanij,’

    të përmbledhura nga Ibn Kajjim el-Xhevziu në librën e tij “Hadil el-Eruah”
    [Ka thënë Imam Dhehebiu në librën e tij “Sijer Ea’lamun-Nubela,” se ‘Çështjet e Harb bin Ismailit’ janë një ndër librat më të dobishme të Hanbelive]





    Ky është drejtimi i dijetarëve dhe i pasuesve të etherit [gjurmëve] dhe Ehlu Sunnetit, të cilët kanë qenë të kapur për të [Sunnet]. Këta janë pasuesit e Sahabeve në këto çështje deri në ditët e sotme, dhe i ka takuar kush i ka takuar prej dijetarëve të Hixhaz-it, Sham-it e të tjerë. Kush kundërshton diçka prej këtij drejtimi, fyen diçka nga kjo ose i kritikon këto thënie, ai është kundërshtues, bidatçi i dalur nga xhemati, i larguar nga metoda e Sunnetit dhe nga rruga e vërtetë.



    Ka thënë [Harb bin Ismail]: “Po ashtu ky është drejtimi i Ahmedit, Is’hak ibn Ibrahim ibn Mahled, Abdullah ibn Zubejr el-Humejdij, Seid bin Mensur, dhe prej të tjerëve me të cilët jemi ulur dhe kemi marrë dituri prej tyre, e thëniet e tyre kanë qenë:



    1. Vërtet, imani [besimi] është thënie, vepër, qëllim dhe kapje për Sunnet. Imani shtohet dhe pakësohet.



    2. Bëhet përjashtim [istithna]1 në iman, me kusht që ky përjashtim të mos jetë nga dyshimi. Dhe kjo është sunnet [traditë] i së kaluarës tek dijetarët.2 Kështu që nëse një njeri pyetet: a je besimtar [mu’min]? Ai duhet të thotë: unë jam besimtar Insha’Allah, apo: shpresoj se jam besimtar, apo: kam besuar në All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe pejgamberët e Tij.



    Sqarim: Pra, me mu’min nuk është për qëllim të pyeturit se a je musliman - shqiptimi i shehadetit me gjuhë.3 Ngase, po të ishte për qëllim kjo, do të nënkuptohej se ai i cili thotë “InshaAllah” dyshon në Imanin e tij, kështu që në këtë rast nuk është e lejueshme ta thotë këtë. Por, këtu është për qëllim shkalla e dytë e Islamit, e ajo është Imani. Ngase shkallët e Islamit janë tri4: Islami, Imani dhe Ihsani. E njerëzit ndahen në muslimanë, mu’minë dhe muhsinë. Musliman është ai i cili ka shqiptuar shehadetin, kryen disa nga obligimet dhe në të njëjtën kohë është zullumqar ndaj vetvetes ngase bën mëkate. Kurse Mu’min është ai, i cili përveç që beson në të gjitha kushtet e Imanit dhe Islamit, ai njëherit edhe i kryen të gjitha ato dhe çdo urdhër tjetër, dhe në të njëjtën kohë mundohet që të largohet nga çdo ndalesë. Kështu që – siç thotë edhe Ibn Tejmijje5 - çdo mu’min është musliman, kurse çdo musliman nuk është mu’min.



    Pra, siç po vërehet, me mu’min këtu është për qëllim shkalla e Imanit, e jo vetë Imani [besimi, i domosdoshëm e pa dyshime] i njeriut. Ibn Tejmijje në librin e tij, “el-Iman,” faqe 198 thotë:"Dhe me këtë ajet [Huxhurat:14], Ahmed ibn Hanbeli dhe të tjerët kanë argumentuar se lejohet Istithnaja në Iman, por jo në Islam. Dhe se pronarët e mëkateve të mëdha dalin nga Imani në Islam [dmth nuk janë më mu'minë, por vetëm muslimanë]." Mejmuni ka thënë: "E kam pyetur Ahmed ibn Hanbelin për mendimin e tij lidhur me çështjen: Unë jam mu’min inshaAllah. Ai tha: "Unë them: mu’min inshaAllah, dhe them: muslim, pa bërë Istithna. Ai [Mejmuni] tha: "I thashë Ahmedit: A bën dallim në mes Islamit dhe Imanit? Ai më tha: "Po." "I thashë: Me çfarë argumenton?" Ai ma ktheu: Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja…," dhe ceku gjëra tjera.” [Zejd Haziri]



    --------------------------------------------------------------------------------
    1. Gjuhësisht do të thotë: përjashtim, por nuk është fjala për përjashtimin e veprave nga Imani, sepse veprat janë prej Imanit tek Ehlus-Sunneti [Zejd Haziri].

    2. Autori i këtyre paragrafeve ka vdekur në vitin 280 hixhrij, dhe është njëri prej shokëve të Imam Ahmedit. Që do të thotë se dijetarët për të kanë qenë Sahabët dhe Tabi'inët, e nga kjo kuptojmë se kjo është traditë e tërë Selefus-Salih! [Zejd Haziri].

    3. Ibn Tejmijje në el-Iman, fq. 204, thotë: “Kështu që Islami, i cili nuk ka Istithna në të, është [shqiptimi] i dy dëshmive vetëm me gjuhë, ngase ato nuk shtohen e as nuk pakësohen, kështu që nuk ka Istithna në të.” [Zejd Haziri]

    4. el-Iman, te Ibn Tejmijjes, fq.11, me Tahrixh të N.Albanit, el-Mektebul-Islami, botimi i pestë, 1996, Bejrut.

    5. el-Iman, fq.204.

    --------------------------------------------------------------------------------

    3. Kush pretendon se Imani është fjalë pa vepër, ai është Murxhi’a; kush pretendon se Imani është fjalë, dhe veprat janë pjesë plotësuese, përsëri është Murxhia’a.



    4. Kush pretendon se Imani shtohet dhe nuk pakësohet, vetëm se ka thënë fjalë të Murxhia’ve; kush nuk e njeh përjashtimin [Istithnan] në iman, ai po ashtu është Murxhi’a.



    5. Kush pretendon se Imani i tij është si imani i Xhibrilit alejhi selam dhe i Engjëjve, ai është Murxhi’a; kush pretendon se njohja është me zemër edhe nëse nuk e shpreh atë, ai po ashtu është Murxhi’a.



    6. Kaderi për të mirën [hajrin] dhe për të keqen [sherrin], pakica dhe shumica, e dukshmja dhe e fshehta, e ëmbëla dhe e hidhura, e dashura dhe e urryera, e mira dhe e keqja, e para dhe e fundit, janë caktim vetëm nga Allahu i Lartësuar, që ka caktuar për robërit e Tij; është paracaktim që ua ka paracaktuar atyre dhe nuk mund t’i ikin dëshirës së All-llahut azze ve xhel-le. Po ashtu askush nuk mund ta tejkalojë caktimin e Tij, por të gjithë janë të drejtuar në atë që Ai e krijoi për ta dhe bien në atë që ua ka paracaktuar Ai. Kjo është drejtësi prej Tij Subhanehu ue Te’ala.



    7. Zinaja [marrëdhëniet e paligjshme seksuale], vjedhja, pirja alkoolit, mbytja e vetvetës, ngrënia e mallit të ndaluar [haram], shirku, dhe mëkatet, të gjitha janë me vendimin dhe paracaktimin e Allahut, në mënyrë që ndonjë prej krijesave të mos ketë dëshmi kundër All-llahut, ndërsa Allahu posedon dëshmi të qarta për krijesat e Tij; “Ai nuk pyetet çka punon por ata pyetën.” [Enbija 23]



    8. Dituria e All-llahut rreth robërve të Tij ka qenë e gjithmonshme me dëshirën e Tij. Ai Subhanehu ue Te’ala e ka ditur për Iblisin dhe për të tjerët që kanë mëkatuar dhe do të mëkatojnë kundër Tij deri sa të vijë Kijameti. Mëkatet dhe krijimi i njerëzve për to: Ai ka ditur për respektimin e respektuesve dhe i ka krijuar ata për respektim. Secili vepron sipas asaj që i është krijuar atij dhe kalon mbi atë që i është paracaktuar atij. Askush nuk mund të i ikë paracaktimit të All-llahut dhe dëshirës së Tij; All-llahu është Veprues i asaj që dëshiron.



    9. Kush pretendon se All-llahu ua ka dashur të mirën dhe nënshtrimin atyre robërve që janë treguar kryeneçë dhe kanë bërë mëkate, ndërsa këta robër kanë dashur për vetveten të keqen dhe mosdëgjimin, kështu që kanë vepruar sipas dëshirës së tyre, atëherë ai veçse ka pretenduar që dëshira e robërve është më e madhe se Dëshira e Allahut tebareke ue teala. E, a ka shpifje më të madhe se kjo?!



    10. Kush pretendon se zinaja nuk është me paracaktim [kader], atij i thuhet: ‘A e sheh këtë grua, e cila mbart barrë prostitucioni dhe e lind atë [fëmijë].’ Dhe i thuhet: ‘A ka dashur All-llahu apo nuk ka dashur ta krijojë këtë fëmijë?! Dhe, a i ka paraprirë dituria e Tij [a e ka ditur All-llahu për këtë]? Nëse thotë: ‘Jo’, ai ka pretenduar se përveç All-llahut ka krijues tjetër! Ky është shirk i qartë.



    11. Kush pretendon se vjedhja, pirja e alkoolit dhe ngrënia e mallit haram nuk është me vendimin e Allahut, ai ka pretenduar se ka mundësi për ta ngrënë rrizkun [furnizimin] e dikujt tjetër, e kjo është fjalë e qartë e mexhusëve [zjarrputistëve], sepse [në realitet] e ka ngrënë rrizkun që All-llahu ia ka caktuar për ta ngrënë po në atë mënyrë që e ka ngrënë.



    12. Kush pretendon se mbytja e vetvetës nuk është me vendimin e All-llahut azze ve xhel-le, ai ka pretenduar se i mbyturi ka vdekur pa vendimin e Tij, dhe a ka kufër [mosbesim] më të qartë se ky? Andaj, kjo është me vendimin e All-llahut, është drejtësi prej Tij në krijesat e Tij dhe rregullim i Tij për ta, dhe çkado që rrjedh nga e kaluara prej diturisë së Tij për ta, Ai është i Drejtë, i Vërtetë, i Cili vepron çka dëshiron.



    13. Kush pajtohet me diturinë [e All-llahut], për të është i detyrueshëm pëlqimi në paracaktimin dhe dëshirën e All-llahut në gjëra të vogla dhe të padëshiruara.



    14. Nuk dëshmojmë për asnjë pasues të kibles se ai është në zjarr për shkak të ndonjë mëkati që e ka bërë dhe po ashtu për shkak të rënies së tij në ndonjë mëkat të madh, përveç nëse ka ardhur ndonjë transmetim [hadith] për këtë. Po ashtu nuk garantojmë për dëshmorësi [se ndokush është shehid] dhe nuk dëshmojmë për asnjë se është në Xhennet për shkak të veprës së mirë që ka bërë, apo për mirësitë e tij që ka vepruar, përveç nëse është ndonjë hadith për këtë; sikur që është transmetuar.



    15. Udhëheqësia është për Kurejshitët edhe nëse mbesin vetëm dy njerëz, dhe nuk i takon asnjërit prej njerëzve të tentojë/pretendojë një gjë të tillë [hilafetin e tyre]. Nuk ngritemi kundër tyre dhe nuk pajtohemi për të tjerët në të [hilafet] deri në Ditën e Gjykimit.



    16. Xhihadi është i përhershëm dhe në fuqi, me udhëheqësit e mirë dhe të këqinj. Nuk e bën të pavlefshëm atë [xhihadin] padrejtësia e të padrejtit [zullumqarit] dhe as drejtësia e të drejtit.



    17. Xhuma-ja, Bajramet dhe Haxhi praktikohen me udhëheqësinë, edhe nëse nuk janë të mirë, nuk janë të drejtë dhe nuk janë të devotshëm.



    18. Nënshtrimi ndaj atij që All-llahu e ka bërë uelij [udhëheqës] në çështjet tuaja - mos heq dorë nga respektimi ndaj tij dhe mos u ngrit kundër tij me shpatë, se All-llahu do të ofrojë ty ndonjë rrugëdalje.



    19. Mos u ngrit kundër udhëheqësit, dëgjoje, respektoje dhe mos e the marrëveshjen ndaj tij, e kush vepron kështu, ai është bidatçi kundërshtues, i larguar nga xhemati. Nëse të urdhëron udhëheqësi për ndonjë gjë që është mëkat ndaj All-llahut, nuk të takon ta respektosh atë, mirëpo jo edhe të ngritesh kundër tij. Po ashtu kjo s’duhet të jetë shkak për mosrespektimin e të drejtave të tij.



    20. Largimi nga fitneja [çrregullimi] është Sunnet i përhershëm dhe praktimi i kësaj është detyrim. E nëse sprovohesh, jepi përparësi vetvetës [në dëm] para fesë, dhe mos i ndihmo përçarjes me dorë apo me gjuhë, por ndale dorën, gjuhën dhe epshet tua; All-llahu është ndihmues.



    21. Të kesh kujdes ndaj pasuesve të kibles: mos e bëj asnjë prej tyre pabesimtar për shkak të ndonjë mëkati, mos e nxjerr atë prej Islamit për shkak të ndonjë vepre, vetëm nëse ka ndonjë hadith për këtë, siç ka ardhur ose siç është transmetuar, të e vërtetosh, të e pranosh dhe të e jesh i sigurt se ai [hadith] është i saktë siç është transmetuar; p.sh. sikur kufri i atij që e bën të lejuar lënien e namazit, pirjen e alkoolit dhe të ngjashme me këto, ose bën ndonjë bidat që e shpien vepruesin e saj në kufër dhe dalje prej Islamit. Pasoje këtë [rrugë] dhe mos e kundërshto.



    22. Dalja e Dexhallit të verbër [në një sy] është e vërtetë dhe nuk ka dyshim në të. Ai është më gënjeshtari i gënjeshtarëve.



    23. Denimi në varr është i vërtetë. Pyetet robi për Fenë e tij, Zotin e tij, për Xhennetin dhe Xhehennemin.



    24. [Engjëjt] Munker dhe Nekir janë të vërtetë. Ata dy janë pyetësit e varrit. E lusim All-llahun për përforcim.



    25. Pellgu [Haudi] i Pejgamberit alejhi selam [në Xhennet] është i vërtetë. Ky është Pellg tek i cili kthehen Ummeti i Pejgamberit alejhi selam. Ai [Pellgu] ka enë dhe ata pijnë me enë prej tij.



    26. Ura [Sirati] është e vërtetë. Ajo vendoset mbi Xhehennem, mbi të kalojnë njerëzit dhe Xhenneti është pas kësaj.



    27. Peshorja [Mizani] është e vërtetë. Peshohen të mirat dhe të këqijat në të, ashtu siç dëshiron All-llahu të peshohen.



    28. Boria [Suri] është e vërtetë. Asaj i fryen Israfili, vdesin krijesat, pastaj i fryhet edhe njëherë dhe ngriten tek All-llahu për t'u marrë në llogari, për caktimin përfundimtar, për shpërblim, denim, Xhennet dhe Xhehennem.



    29. Nga Leuhi Mahfudh merren veprat e krijesave nga ajo çka ka kaluar prej paracaktimeve dhe vendimeve [Kada-së dhe Kader-it].



    30. Lapsi [Kalemi] është i vërtetë. I ka shkruar All-llahu me të paracaktimet e çdo gjëje dhe i ka ruajtur në përkujtim.



    31. Ndërmjetësimi në Ditën e Kijametit është i vërtetë. Ndërmjetëson grupi për grupin tjetër dhe nuk hyjnë në zjarr. Do të dalë një grup njerëzish prej zjarrit pasi të kenë kaluar një kohë në të dhe të kenë qëndruar aty sa ka dashur All-llahu. Grupe njerëzish do të rrinë në të përgjithmonë, e ata janë Ehlu Shirki [idhujtarët], Tekdhibi [përgënjështruesit], Xhuhudi [mohuesit] dhe Kufri në All-llahun azze ve xhel-le.



    32. Do të theret Vdekja në Ditën e Kijametit në mes Xhennetit dhe Xhehennemit.



    33. Tanimë është krijuar Xhenneti dhe ç'ka ka në të, po ashtu është krijuar zjarri dhe ç'ka ka në të. I ka krijuar All-llahu ata dy, po ashtu i ka krijuar edhe krijesat e tyre, dhe kurrë nuk do të zhduken ata dy dhe ç'ka në to. E nëse të argumenton ndonjë bidatçi apo zindik i dalur nga feja, me fjalën e Allahut: “Çdo gjë zhduket përveç Fytyrës së Tij.” [Kasas 88], dhe me të ngjashme prej ajeteve të paqarta, i thuhet atij: ‘Çdo gjëje që All-llahu ia ka shkruar zhdukjen dhe shkatërrimin do të shkatërrohet, kurse Xhennetin dhe Zjarrin i ka krijuar të përhershme, jo të zhdukshme e të shkatërrueshme, dhe këta dy, Xhenneti dhe Xhehennemi, i përkasin botës së ardhshme e jo kësaj bote, dhe Hyritë symëdha nuk zhduken në Ditën e Gjykimit, e as kur t’i fryhet Surit dhe nuk zhduken kurrë, sepse All-llahu i ka krijuar ato të përhershme, jo të zhdukshme, dhe nuk u ka caktuar atyre vdekje, e kush e thotë të kundërtën e kësaj, ai është bidatçi, i humbur nga rruga e vërtetë.



    34. Allahu i ka krijuar shtatë qiej palë-palë dhe shtatë tokë palë-palë. Largësia në mes tokës dhe qiellit të dunjasë është pesëqind vjet, dhe largësia në mes qiejve po ashtu është pesëqind vjet. Uji është mbi qiellin e shtatë, Arshi [Froni] i All-llahut është mbi ujë, kurse All-llahu është mbi Arsh.



    35. Kursia është vendi i dy Këmbëve të Tij. Ai [Allahu] e di ç’ka në qiej, në tokë, në mes tyre, nën të, dhe në thellësi të detit. Ai është Rritësi i flokëve dhe i pemëve, dhe i çdo bime dhe perimeje. Ai është Rrëzues i çdo flete, numëron çdo fjalë, numëron rërën, gurët e imët dhe dheun, i peshon kodrat, veprat dhe gjurmët e robërve, fjalët dhe frymarrjet e tyre, dhe di çdo gjë, dhe nuk mund t’i fshehet Atij asgjë prej këtyre. Ai është mbi Arsh mbi qiellin e shtatë. Nën Të ka pengesë prej zjarrit, dritës dhe errësirës, dhe nuk ka më të ditur se Ai për to.



    Nëse argumenton ndonjë bidatçi apo kundërshtar me fjalën e All-llahut: “Ne jemi më afër tij se damari i qafës së tij.” [Kaf 16] ose “… dhe nuk bëhet bisedë e fshehtë në mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti, e as në mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as më pak vetave dhe as në mes shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë,” [el-Muxhadeleh 7] dhe të ngjashme prej ajeteve të paqarta nga Kur’ani, thuaj: Kjo do të thotë dituri, sepse All-llahu subhanehu ue teala është mbi Arsh mbi qiellin e shtatë, i di këto të gjitha dhe Ai është larg nga krijesat e Tij, dhe nuk i fshehet diturisë së Tij asnjë vend.



    36. Për All-llahun azze ue xhel-le ka Arsh, dhe për Arshin e Tij ka mbajtës që e mbajnë atë. All-llahu azze ue xhel-le qëndron mbi Arshin e Tij, dhe nuk ka kufinj për Të.



    37. All-lahu azze ue xhel-le është Dëgjues, jo i shurdhër; Shikues, jo i verbër; i Ditur, jo injorant; Bujar, jo koprrac; i Durueshëm, jo i ngutshëm; Hafidh [Ruajtës] që nuk harron dhe nuk kotet; Vigjilent, jo i shkujdesur; flet, është Gjithëpërfshirës, qeshë, gëzohet, do [robërit], urrenë, hidhërohet, irritohet, kënaqet, pëlqen, mëshiron, fal, jep dhe nuk jep [ndalon], zbret çdo natë në qiellin e dunjasë ashtu siç do Ai; “Asnjë send nuk është si Ai, dhe Ai është që dëgjon dhe sheh [çdo gjë].” [Shura 11]



    38. Zemrat e robërve janë në mes dy Gishtërinjëve prej Gishtërinjëve të All-llahut, i rotullon ato dhe i bën të kuptojnë ashtu siç dëshiron Vetë. E ka krijuar Ademin alejhi selam me dorën e Tij në formën e tij [Ademit alejhi selam]. Në Ditën e Kijametit, qiejt dhe toka do të jenë në Pëllëmbën e Tij. Ai do ta vendosë Këmbën e Tij mbi Xhehennem dhe e ndrydh atë, dhe do të nxjerrë grupe njerëzish nga zjarri me Dorën e Tij. Banorët e Xhennetit do të shiqojnë në Fytyrën e Tij; Ai i nderon ata [njerëzit] dhe u paraqitet atyre. Në Ditën e Kijametit robërit dalin para Tij; Ai i llogaritë veprat e tyre dhe kjo nuk i takon [llogaritja] askujt tjetër pos Tij.



    39. Kur’ani është fjalë e All-llahut. Ai ka folur me të, nuk është i krijuar. Kush pretendon se Kur’ani është i krijuar, ai është xhehmij kafir. Kush pretendon se Kur’ani është fjalë e All-llahut dhe ndalet, duke mos thënë se nuk është i krijuar, ai është njeri më i keq se i pari. Kush pretendon se shprehjet dhe leximi jonë janë të krijuara kurse Kur’ani është fjalë e All-llahu, ai po ashtu është xhehmij. “Dhe i foli All-llahu Musait me fjalë,” prej Tij [All-llahut] tek ai [Musai alejhi selam], ia ka dhënë Teuratin prej Dorës së Tij në dorën e tij [Musait alejhi selam], dhe vazhdon All-llahu të jetë folës.



    40. Ëndërra prej All-llahut është e vërtetë. Nëse ëndërruesi ëndërron në gjumin e tij ndonjë ëndërr që nuk është e ndërlikuar dhe ia tregon atë ndonjë dijetari dhe është besnik në rrëfim, dhe e ka komentuar dijetari me komentim të vërtetë dhe nuk e ndryshon, ky komentim i ëndërrës është i vërtetë. Ëndërrat e Pejgamberëve kanë qenë shpallje. A ka njeri më të paditur se ai që i injoron [i konteston] dhe pretendon se ato janë asgjë.



    41. Thotë [Harbi bin Ismail]: ‘Më ka arritur mua se kush e thotë këtë fjalë [i mohon ëndërrat] ai nuk e konsideron pastrimin prej ëndërrave [prej xhunubllëkut], dhe është transmetuar prej Pejgamberit alejhi selam, “Vërtet, ëndërra e besimtarit është fjalë. I flet All-llahu me të robit të Tij.” [Hadith i dobët sh.p]. Po ashtu ka thënë, ‘Vërtet, ëndërra është prej All-llahut.’ [Buhariu dhe Muslimi]



    42. Përkujtimi i të mirave të Sahabeve dhe mosdiskutimi i gjërave që kanë ndodhur në mes tyre - e kush i nënçmon ata ose i fyen me diçka, apo flet për të metat e tyre dhe e nënvleftëson ndonjërin prej tyre, ai është bidatçi, rafidij, i keq dhe kundërshtues, nuk pranon All-llahu prej tij vepër e as drejtësi dhe asnjë të mirë, bile dashuria ndaj Sahabeve është Sunnet dhe du’aja [lutja] për ta është afrim tek All-llahu, pasimi i tyre është shkak [për Xhennet] dhe ndjekja e gjurmëve të tyre është mirësi.



    43. Më i miri prej Ummetit pas Pejgamberit alejhi selam është Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani, pastaj Aliu radijAll-llahu anhum; populli janë ndalur tek Othmani radijAll-llahu anhu. Ata janë udhëheqësit udhëzues të drejtë. Pastaj pas këtyre katër njerëzve, njerëzit më të mirë janë shokët e Pejgamberit alejhi selam. Nuk është e lejueshme për askënd të përmendë diçka prej të metave të tyre dhe as të e ofendon ndonjërin prej tyre me ndonjë të keqe dhe mangësi. Kush vepron kështu, udhëheqësi është i detyruar të e edukojë dhe ta denojë atë, mos ta falë por ta denojë, dhe t’ia imponojë atij pendimin. Nëse pendohet para kësaj, nuk ndëshkohet; nëse nuk pendohet, i kthehet denimi dhe mbetet përgjithmonë në burg derisa të vdes apo të heq dorë nga ai qëndrim.



    44. Dhe ua njohim arabëve të drejtën, vlerën dhe mirësitë e tyre, i dojmë ata, në pajtim me hadithin e Pejgamberit alejhi selam, ‘Dashja e tyre është prej besimit, kurse urrejtja e tyre është hipokrizi.’ [Hadithi i dobët, shiko në Sahih ue Daif el-Xhami’u es-Sagir nr.2683.] dhe nuk themi fjalë sikur që thonë nacionalistët: ‘Në nivelin më të ulët janë ata të cilët nuk i dojnë arabët, nuk ua njohin vlerat, mirësitë atyre [arabëve] dhe fjala e tyre është bidat.’



    45. Kush i ndalon fitimet, tregtitë dhe kërkon pasuri [pa punuar] prej Fytyrës së All-llahut, ai është i paditur që gabon dhe kundërshton. Madje, fitimet në format e lejuara janë hallall, e ka lejuar All-llahu azze ue xhel-le dhe i Dërguari i Tij. Njeriu është i detyruar të kërkojë për vetveten e tij dhe familjen e tij nga të mirat e Zotit të tij, e nëse e braktisë këtë dhe nuk e vlerëson fitimin, ai është kundërshtues.



    46. Feja është Libri i All-llahut azze ue xhel-le, gjurmët, sunnetet, transmetimet e vërteta me njerëz të besueshëm dhe me lajme të vërteta e të forta dhe të njohura, që forcojnë njëra-tjetrën, deri të mbarojë tek i Dërguari i All-llahut alejhi selam [zingjiri i transmetueve të vërtetë] i Sahabeve të tij, Tabi’inëve dhe Tabei Tabi’inëve, dhe kush është pas tyre prej dijetarëve të njohur që i pasojnë ata, që janë kapur për Sunnet, që ndjekun Gjurmët, që nuk njihen me ndonjë bidat, apo nuk i ka ofenduar ndokush me ndonjë gënjeshtër dhe që nuk janë të sulmuar për ndonjë kundërshtim [të gjitha këto konsiderohen si burim i Fesë].




    Thotë Ibn el-Kajjim: Derisa ai [Harb bin Ismail el-Kirmanij] tha: ‘Këto janë thëniet që i kanë përshkruar drejtimet e Ehlu Sunnetit dhe Xhema’atit dhe Etherit, pasuesve të transmetimeve [dijetarët e Hadithit], bartësve të diturisë, të cilët i kemi takuar dhe kemi marrë prej tyre hadithin, e kemi mësuar prej tyre Sunnetin. Kanë qenë dijetarë të njohur e të vërtetë, posedues të besnikërisë dhe fisnikërisë, ne i pasojmë ata, marrim nga ata, pasi nuk kanë qenë pasues të bidateve e as kundërshtues [të Sunnetit] dhe nuk kanë qenë prej të dyshuarve. Kjo është fjala e Imamëve dhe Dijetarëve që kanë qenë para tyre. Kapuni për ta, mësoni tek ata dhe mësoni të tjerët.



    Përktheu dhe përshtati: Unejs Murati, Xheladin Leka dhe Muslim Qazimi


    Zerka - Jordan
    07.01.2004.

  10. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Shkoqitur nga libri "Bazat e Fesë" të shejh Muhamed in Salih el-Uthejmin

    Gjuhësisht el-Ahdaf ka disa kuptime, midis të cilave është: Një objekt nishani, drejt të cilit hidhet apo gjuhet, apo një objekt dëshire dhe kërkese; një përfundim të cilin e kërkon apo synon ta arrijë një person.



    Ahdaf të akides Islamike janë synimet dhe qëllimet fisnike të vendosura si rezultat i kapjes për të. Ato janë të shumta dhe të ndryshme. Midis tyre janë këto në vijim:



    E para: Të vendoset qëllimi i sinqertë dhe adhurimi vetëm ndaj Allahut, ngaqë Ai është Krijuesi i cili s'ka ortak. Kështu, qëllimi dhe adhurimi duhet t'i kushtohen vetëm Atij.



    E dyta: Të lirohet mendja dhe mendimi nga humbja e paarsyeshme dhe kaotike, që rezulton nga zemra e cila nuk e ka këtë akide. Ngaqë në një gjendje të këtillë, zemra ose është e zbrazët nga çdo besim, duke adhuruar vetëm atë që perceptohet materialisht, ose ka humbur midis drejtimeve të këqija të besimeve [të prishura] dhe paragjykimeve.



    E treta: Të vendoset paqja e mendjes dhe të menduarit e shëndoshë, në mënyrë që uni të pushojë pa merak dhe mendja të jetë e pastër nga ngatërrimi. Ngaqë kjo akide lidh besimtarin me Krijuesin e tij dhe si rrjedhim, ai e pranon Atë si Zot në pushtet dhe gjykatës që vë ligje. Si pasojë, zemra e tij bëhet e sigurt rreth vlerësimit të Tij të drejtë dhe gjoksi i tij i hapet Islamit, që s'kërkon gjë tjetër veç kësaj.



    E katërta: Të ruhet qëllimi, dhe veprimi kundër devijimit në adhurim të Allahut apo në ndërveprimin me të krijuarit, ngaqë ndër bazat e akides është besimi në të dërguarit, gjë që përfshin kapjen pas rrugës së tyre të sigurisë në qëllim dhe veprim.



    E pesta: Të merren çështjet me vendosmëri dhe seriozitet, në mënyrë që personi të mos lë të kalojë ndonjë rast veçse ta shfrytëzojë atë për të bërë vepra të mira, duke pasur shpresë për shpërblimin [nga Allahu]. Po ashtu ai nuk sheh ndonjë të keqe që zë vend veçse rri larg asaj, duke pasur frikë nga dënimi i Allahut, se është ndër bazat e akides është të besosh në Ringjalljen dhe Shpërblimin për veprat:



    "Për të gjithë njerëzit do të ketë grada [shkallë] sipas veprimit të tyre, dhe Zoti yt s'është i pavëmendshëm ndaj çfarë bëjnë ata". [el-En'am, 132]



    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] nxiti që të arrihet ky synim:



    "Besimtari i fortë është më i dashur për Allahun sesa besimtari i dobët, dhe në të dy ka mirësi. Duaje atë që të sjellë dobi [në jetën e përtejme] dhe kërko ndihmë nga Allahu e mos u demoralizo. Dhe, nëse të godet ndonjë gjë [fatkeqësi, shqetësim] mos thuaj: Po të kisha bërë këtë, s'do të më kishte ndodhur kështu. Por thuaj: Allahu bëri çfarë ka caktuar. Ngaqë [të thënët] nëse është hyrje për të vepruar shejtani".



    E gjashta: Vendosja e një umeti të fortë, që me çdo çmim do të konsolidojë fenë e tij dhe t'i përforcojë bazat e tij, duke shpërfillur pasojat që mund të ndodhin në arritjen e këtij synimi. Për sa i përket kësaj, Allahu thotë:



    "Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që kanë besuar në Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe më pas nuk dyshuan por u përpoqën me pasuritë dhe jetët e veta në rrugën e Allahut. Ata janë të vërtetit". [el-Huxhurat, 15]



    E shtata: Arritja e lumturisë në këtë jetë dhe në jetën e përtejme, duke reformuar individët dhe grupet, si dhe duke kërkuar shpërblim dhe mënyra për të arritur nder. Allahu thotë rreth kësaj:



    "Kushdo që bën punë të mira, qoftë mashkull apo femër, ndërsa ai [ose ajo] është besimtar i vërtetë, atij do t'i japim jetë të mirë [në këtë botë] dhe me siguri do t'i shpërblejmë [dmth në xhenet] sipas më të mirës që ata kanë bërë". [en-Nahl, 97]



    Këto më sipër janë disa nga synimet e akides Islamike. Lus Allahun që t'i bëjë këto të arritshme për mua dhe të gjithë muslimanët.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abdurrahman_tir për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Shpjegim i thënies "Ata e deshën mosbesimin dhe mosbesimtarët"

    Marrë nga Sherh Mesa'il el-Xhahilije e shejh Salih el-Feuzan




    "Ata e deshën mosbesimin dhe mosbesimtarët".1



    Shpjegimi:



    Nga Mesa'il el-Xhahilijeh: Ata e deshën mosbesimin dhe mosbesimtarët, siç ka përmendur Allahu i lartësuar lidhur me Izraelitët se ata i merrnin mosbesimtarët për miq. Më i larti ka thënë:



    « Shumë prej tyre i sheh t'i marrin mosbesimtarët për eulija [miq, mbrojtës dhe ndihmës] » [el-Ma'ide, 80]



    Kurse, Allahu e ka ndaluar marrjen e mosbesimtarëve për miq. Më pas, më i larti, thotë:



    « O ju që besoni, mos i merrni çifutët dhe të krishterët për eulija, sepse ata janë eulija të njëri-tjetrit. Nëse ndokush prej jush i merr ata për eulija, me të vërtetë që është si ata » [el-Ma'ide, 51]



    Allahu i ka ndaluar muslimanët nga ngjasimi me veprimet e çifutëve, si marrja e mosbesimtarëve për miq dhe dashja e mosbesimtarëve.



    « Besimtarët të mos i marrin mosbesimtarët për eulija [miq, përkrahës] në vend të besimtarëve. Kushdo që e bën këtë, kurrë s'do të ndihmohet nga Allahu në asnjë mënyrë, përveç nëse ndiheni të rrezikuar nga ata » [Aal Imran, 28]



    Kjo çështje është e qartë. Urrejtja ndaj mosbesimtarëve, mospranimi i tyre dhe i fesë së tyre është obligim. Dhe el-uela uel-bera [besnikëria dhe armiqësimi për hir të Allahut] janë nga obligimet më madhore në Islam.



    --------------------------------------------------------------------------------
    1. Mesa'il el-xhahilije e shejhul-Islam Muhamed ibn Abdul-Uehab, pika 122.

Tema të Ngjashme

  1. Tridhjetë E Tre Mësime Nga Sureja (kaptina) Jusuf
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2009, 11:50
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  4. Me kerkese te Farukut
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 07:56
  5. Mesime ne Audio nga dijetar ne gjuhen shqipe!
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 23:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •