Bazuar në librin: Përgenjështrimet e akuzave të atyre të cilët kundërshtojnë Lëvizjen e
Shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehabit





Disa nga armiqtë e thirrjes Selefite kanë pohuar se Shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehab qe ndarë nga Hilafeti Otoman, dhe kështu qe larguar nga shumica me mosbindje.



Ibn Afalik e përshkruan teuhidin e pasuesve të Thirrjes Selefite si:



“Sa i përket teuhidit të tyre, kjo përfshinë edhe luftën kundër Muslimanëve... dhe kjo është mosbesim, e jo teuhid.”



Duke iu adresuar atyre, Umer el-Mehxhub tha:



“...dhe ju keni rënë në mosbindje.”



Ibn Abidin në komentin e tij i përshkruajti pasuesit e kësaj thirrje si Hauarixh (ekstremista), dhe kjo ishte nën kapitullin “Keqbërësit (el-Bughat)”, dhe ata janë të cilët kundërshtojnë Imamin pa ndonjë dëshmi të vërtetë. (1)



Dehlan pohon se pasuesit e Shejh Muhamed Ibn Abdul-Uehabit:



“... janë ndarë nga shumica.” (2)



Ez-Zehaui po ashtu pohon se ata janë famëkeq për:



“... lënien e dëgjueshmërisë ndaj Emirul-Mu’minin (Udhëheqësit të Besimtarëve)”.



Shumë nga armiqtë e Daues (thirrjes) e kanë përshkruar Shejhun dhe pasuesit e tij si Hauarixh, sepse njëra prej cilësive të Hauarixhëve është ajo se ata kundërshtojnë Imamët e Muslimanëve, dhe ata bëhen të pabindur posa t’i vërejnë disa mëkate te Imami të cilat janë larg nga Mosbesimi i Madh (Kufri i Madh).



Dhe kjo përshkruhet me atë çka el-Amli pohon. Ai thotë:



“Hauarixhët e kanë bërë luftën me Mbretërit e Muslimanëve dhe kundërshtimin e tyre të lejuar... Kështu vepruan edhe Uehabitë.”



Autori i librit “Një përmbledhje e Historisë së Arabëve” përfshin një kapitull në librin e tij të titulluar “Revolta e Uehabive kundër Dëgjueshmërisë”.



Abdul Kadim pohon se paraqitja e Uehabizmit ishte njëra prej arsyjeve për rënien e Hilafetit, ai thotë:



“Uehabitë themeluan shtet brenda shtetit Islam nën udhëheqjen e Muhamed Ibn Sa’udit dhe pastaj të birit të tij Abdul Aziz. Anglia i përkrahu ata me armë dhe të holla, dhe bazuar në ideologji ata kanë mësyer që t’i pushtojnë tokat Islame që ishin nën kontrollin e Sultanit, me fjalë tjera ata kanë ngritur shpatën kundër Halifes dhe mbytën Ushtrinë Islame, ushtrinë e Emirul-Mu’minin (Udhëheqësit të Besimtarëve) me anë të nxitjes dhe përkrahjes nga Anglezët.”



Dhe para se të fillohet me përgjigjen ndaj pohimit të revoltës së Shejh Muhamed Ibn Abdul Uehab kundër Halifes, është me vend që të përmendet se Shejhu besonte në kredon e cila doemos kërkonte dëgjueshmëri ndaj Imamit të Muslimanëve, pavarësisht se a janë ata të urtë apo keqbërës, përveç nëse ata urdhërojnë mosbindje ndaj Allahut, sepse dëgjueshmëria ndaj tyre është vetëm në gjërat të cilat janë të mira.



Shejhu thotë në letrën e tij drejtuar popullit të Kasemit:



“Dhe unë besoj në obligimin e nënshtrueshmërisë dhe të qenit i dëgjueshëm ndaj Imamit të Muslimanëve, të urtëve prej tyre si dhe keqbërësve prej tyre, përveç nëse ata urdhërojnë mosbindje ndaj Allahut, dhe personit i cili është përgjegjës për Hilafet; ai rreth të cilit njerëzit janë mbledhur dhe e kanë pranuar, dhe po ashtu atë i cili është imponuar në pozitën e Halifes, dëgjueshmëria ndaj tyre është obligim dhe kryengritja kundër tij është e ndaluar (haram).”



Ai po ashtu thotë:



“Burimi i tretë: Që ta plotësojmë bashkimin tonë ne duhet që ta dëgjojmë dhe t’u bindemi atyre të cilët na sundojnë, edhe sikur ai të ishte rob i Abisinisë (Etiopisë), dhe Allahu na ka shpjeguar këtë tërësisht në forma të ndryshme të sqarimit, legjislative dhe të paracaktimit, dhe pastaj ky fundament u bë i panjohur për shumë nga ata të cilët pohojnë se kanë dituri, dhe një fatkeqësi nëse kjo zbatohet.”



Në përgjigje ndaj këtyre pohimeve, duhet të përgjigjet në një pyetje integrale: A ishte Nexhdi, destinacioni i kësaj lëvizje, nën kontrollin e Hilafetit Otoman?



Dr. Salih el-Ubejd (zëvendës i përgjegjësit të Haremit në Medine) pergjigjet:



“Në përgjithësi, Nexhdi nuk e dëshmoi soverenitetin e Otomanëve, sepse pushteti i tyre nuk i mbërriu as ata as drejtuesit e tyre, e as që flamuri Turk qe ngritur në të në cilëndo kohë para jetës së Shejh Muhamed Ibn Abdul Uehabit. Ajo që e dëshmon këtë realitet është të lexuarit nëpër divizionet drejtuese të Otomanëve. Një libër mësimor nga Jemin Ali Efendi (i cili qe thesarmbajtës i librit Hakanitë në vitin 1018, që korrespondon me 1609) i titulluar “Ligjet e Otomanëve/përmbajtjet e librit të Divanit”, shpalos atë se duke filluar me shekullin e njëmbëdhjetë Hixhri, Hilafeti Otoman qe ndarë në tridhjetë e dy divizione të veçanta (ijala), katërmbëdhjetë nga të cilat ishin Arabe, dhe Nexhdi nuk përfshihej në to, përveç el-Ihsa, nëse do ta kishim konsideruar atë pjesë të Nexhdit. . .“



Dr. Abdullah el-Uthejmin (Profesor në fakultetin e gjuhës Arabe në Rijad, Arabi Saudite) thotë:



“Para paraqitjes së thirrjes së Shejh Muhamed Ibn Abdul Uehabit, Nexhdi s’ishte nën sundimin direkt të Otomanëve, dhe as që ka dëshmuar ndonjë pavarësi nga brenda. Beni Xhebr, Beni Halid, dhe Sherifët nuk qenë të pavarur, ndërsa konflikti civil në mes fiseve të Nexhdit ishte standard.”



Dr. Axhil el-Neshmi thotë:



“Hilafeti nuk i kushtonte vëmendje Nexhdit dhe territoreve fqinje. Kjo politikë mund t’i atribuohet gjerësisë së madhe të Nexhdit, në njërën anë, dhe në anën tjetër fragmentimit dhe pranisë fisnore.”



Ajo që dëshmon se pozita e Shejhut qe në rregull, dhe atë se Shejhu nuk ngurronte sa i përket faktit se lëvizja e tij s’ka të bëjë me Hilafetin, është letra e dërguar Fadil el-Mezidit, sunduesit të shkretëtirës Siriane:



“Kjo gjë të cilën ata nuk e kanë miratuar, dhe për të cilën ata më urryen dhe krijuan armiqësi mes meje dhe atyre: nëse pyesin cilindo dijetar në Siri dhe Jemen dhe të tjerë, ata do të thonë se kjo është e vërteta dhe se është feja e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sallallahu alejhi ue selam). Sidoqoftë, unë s’mund ta publikoj atë në rajonin tim sepse shteti nuk e ka miratuar atë, dhe Ibn Abdul Uehab e arriti këtë për shkak se sunduesi i rajonit të tij nuk e kundërshtoi atë, ma saktë, ai e njohu të vërtetën dhë e pasoi atë.”



Sa i përket pohimit të “Zulumit” se lëvizja e Shejhut qe njëra prej arsyjeve për rënien e Hilafetit, dhe atë se Anglezët i ndihmuan Uehabitë që ta arrijnë këtë synim, atëherë Muhamed Mehdi el-Istanbuli i përgjigjet kësaj akuze të hapur:



“Ka qenë e obligueshme për këtë autor që ta përkrah më dëshmi pikëpamjen e tij, dhe në të kaluarën një poet ka thënë: Nëse akuzat s’janë të bazuara në dëshmi/me tekst të tyre, atëherë kjo është dëshmi e marrëzisë.



Në të kundërtën, Historia e shpalos atë se Anglezët e kanë kundërshtuar këtë levizje qysh prej fillimit, duke iu frikuar ringjalljes së Botës Islame.”



El-Istanbuli po ashtu thotë:



“Është e çuditshme, argëtuese e pikëlluese, që ky autor e akuzon lëvizjen e Shejhut si njërën prej shkaqeve të rënies së Hilafetit Otoman. Është e panevojshme që të thuhet se kjo lëvizje qe themeluar në vitin 1811, ndërsa Hilafeti qe shkatërruar në vitin 1922.”



Dhe ajo që dëshmon se Anglezët qenë kundër lëvizjes Uehabite është ajo se ata kanë dërguar kapitenin Forster Sadler që t’ia urojë Ibrahim Pashës fitoren që ai e arriti kundër Uehabive – duke iu referuar luftës në Der’ije -, dhe po ashtu të konfirmojë se sa i prirur është ai që të bashkëpunojë me Aktin Britanez kundër piraterisë Uehabite në Gjirin Arabik (Sulmet më agresive - kidnapimi i anijeve Mbretërore Britanike që lundronin në Gji dhe në Oqeanin Indian duke i bartur thesarët e Indisë tek perandoresha, qenë kryer nga qendrat e njohura Uehabite në bregdetin e Gjirit – të cilit deri vonë në të pesëdhjetat i qe referuar në hartat internacionale si bregdeti i piratëve – siç është Sherxhe dhe Rasul-Khejme.)



Për më tepër, kjo letër deklaronte qartë synimin e qeverisë Britaneze për krijimin e një marrëveshje me Ibrahim Pashën me qëllim të çrrënjosjes së kontrollit Uehabit.



Shejh Muhamed Ibn Mendthur en-Neumani thotë:



“Anglezët e kanë përdorur pozitën në Indi që të kundërshtojnë Shejh Muhamed Ibn Abdul Uehabin me qëllim që ta përmbysin këdo që i kundërshtonte ata, me etiketën “Uehabi”. Dhe si të tillë Anglezët i quajtën dijetarët e Deobandit, Indi – Uehabi për shkak të kundërshtimit të hapur të tyre ndaj Anglezëve”



Më saktë prifti Zuimer përmendi se Uehabitë në Indi nuk i tregojnë besimet e tyre për shkak se Xhihadi kundër Anglezëve u qe përshkruar atyre.




--------------------------------------------------------------------------------
Fundnota:


(1) Hashije Ibn-Abidin (4/262)


(2) Ed-Durarus-Sunije fir-Radd ‘alel-Uehabije (f.23)