Shtypi huaj: Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
Nga Shpëtim Zinxhirija
Një problem për Greqinë nuk janë vetëm emigrantët e brezit të parë, por konkretisht një rrezik këtë vend paraqiten gjithashtu edhe emigrantët e brezit të dytë, që nga politika vendase shikohen si një rrezik kombëtar. Në këtë vend dy rrugë mbeten për brezin e dytë: ose integrimi në shoqërinë vendase, ose veçimi i tyre nga kjo shoqëri, në një moment që 200.000 fëmijë emigrantësh mësojnë sot në shkollat greke, duke i mohuar mësimin e gjuhës amtare. Si i vetmi vend ne BE, Greqia nuk u krijon kushte emigrantëve për integrim.
Integrimi i emigrantëve në Greqi do të kishte një sukses të plotë nëqoftëse vetë shteti e ndiente veten të integruar në praktikë në zbatimin e një politikë të drejtë për emigracionin. Po kjo gjë nuk i leverdis shtetit helen, pasi integrimi i emigrantëve do të luante një rol të rëndësishëm në tregun e ligjshëm të punës, duke i larguar njëherë e përgjithmonë ata nga puna e zezë, por kjo do të dëmtonte fitimet e punëdhënësve. Bëhet fjalë për një popullsi 10% e aftë për punë, si dhe për 200.000 fëmijë të lindur në këtë vend dhe që konsiderohen të huaj. Emigracioni i sotëm ka treguar se me gjithë përpjekjet e bëra herë pas herë, sot ai mbetet si një proces i dështuar, mbetet një peng i politikës së caktuar.
Politika ndikoi negativisht
Politika jo e drejtë shtetit ndikoi negativisht në mbarë popullin grek. Zhvillimi i mentaliteteve mbrojtëse "të mbrohemi" nga emigrantët, niveli i ulët ideologjik, reflekset frikësuese të mbarsura nga media, përshtypja se emigracioni është një fenomen fatkeqësie kombëtare, që mund të mbizotërojë mbi shoqërinë greke. Emigrantët, në përgjithësi, gjetën në këtë vend një popull me një arsimim më të ulët se ata, si dhe një vend tepër fanatik të besimit fetar, ku një grek i vërtetë është vetëm ai i fesë së besimit ortodoks dhe askush tjetër...
Përfundimi i këtyre mentaliteteve në popull, si edhe në mekanizmin drejtues në Greqi bëri që një sërë masash dhe ligjesh të konsiderohen nga mekanizmat ndërkombëtare si jo rezultative, por edhe pa zgjidhje për emigrantët e izoluar prej vitesh...
Politika vendase i sheh emigrantët edhe si një rrezik kombëtar për Greqinë në përsëritjen e ngjarjeve të Francës, si edhe ato të fundit në Greqi. Sipas ish-ministrit të Punës, Papajoani, Greqia deri më sot nuk ka një politikë të caktuar emigracioni. Si një vend i vetmi në BE për nga trajtimi të ligjeve të emigracionit, emigrantëve u është ndaluar me Kushtetutë në Greqi që të punojnë në vendet e punës shtetërore, po dhe fëmijëve të tyre u ndalohet që të studiojnë në disa shkolla të larta ( akademi ushtarake, detare, policore etj. Emigrantëve në përgjithësi nuk u njihen vitet e punuara, sepse deri më sot mungon një marrëveshje e përbashkët ndërmjet dy vendeve përkatëse.
Ligje paradoksale
Ligje të tjera të shtetit demokratik të Greqisë u ndalojnë të drejtën emigrantëve që të votojnë për bashkinë ku jetojnë, të japin votën e tyre për kryetarin e bashkiakut, e jo më të bëhet fjalë për t'u zgjedhur. Shqetësimi i shtetit nga frika se emigracioni është një rrezik kombëtar ka ndikuar që në qeverinë e Karamanlisit janë vendosur ministra dhe z/ministra me pikëpamje ultra nacionaliste, të cilët para se të merrnin këtë detyrë kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë kundër emigrantëve, si ish ministri i Punës Panajotopulos, zv/ministrat Andreoulakos, Jakumatos etj.
Apostolos Andreulakos, zv/ministri i Brendshëm kishte kërkuar që në ishullin më të largët të Greqisë të grumbulloheshin të gjithë emigrantët e paligjshëm, në një kohë kur dihej që përqindja më e madhe 60-70% ishin ilegalë. Mbrapa nuk mbeti edhe zv/ministri i Punës, Jakumato, i cili në televizion u shpreh se "do të përdorja edhe armët e zjarrit për të mbrojtur familjen time nga shqiptarët". Po kështu ish zv/ministri i Tregtisë, Salagudis, është shprehur se me ligj duhet që t'u ndalohet të huajve që të mbajnë flamurin grek. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe zv/ministrat Kiltidis, Kamenos, Mikaloliakos, si dhe Prefekti i Selanikut dhe miku i kryeministrit Berisha z. Panajotis Psomiadhis etj.
Lidhur me emigracionin, qeveria e sotme Demokracia e Re, mban një qëndrim pothuajse të kundërt duke i parë emigrantët si një rrezikshmëri kombëtare. Për këtë arsye ka vendosur tarifat më të larta në Evropë për legalizimin e emigrantëve, për bashkimin familjar, për ripërtëritjen e dokumenteve kundrejt një takse prej 300 euro për emigrant.
Praktika ka treguar se problemi i emigracionit është i thellë dhe me shumë tunele në drejtim të interesave të mëdha ekonomike në favor të kokave të mëdha biznesit, nga ku çdo ditë nëpërmjet punës së emigrantëve shuma kolosale parash kalojnë në duart e tyre. Por mendohet se, për sa kohë që ligji mbron interesat e punëdhënësve, ai nuk do të zgjidhë kurrë problemet e emigracionit sado i përsosur që mund të jetë. Kjo gjë u vu re këtë radhë ku ligji i ri për nga rëndësia ishte i "dyfishtë", se bënte fjalë jo vetëm për emigrantët por edhe për vetë punëdhënësit, nga të cilët do të varet edhe fati i vetë emigrantëve
Shtypi anglez: Greqia vendi më armik i të huajve
Shenjat e racizmit dhe të ksenofobisë të një shkalle të lartë ndaj emigrantëve, kanë tërhequr vëmendjen edhe organizmave ndërkombëtare. Për këtë vend, herë pas herë janë bërë dhe sondazhe të ndryshme lidhur me këtë problem shqetësues. Një rezultat i tillë ka dalë nga sondazhi i zhvilluar dy vite më parë nga Qendra e Kërkimeve Shkencore Evropiane ( ESRC) në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, lidhur me emigrantët, si dhe botuar në gazetën e përditshme angleze "The Guardian". Sipas këtij raporti doli se vendi fqinjë, jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më "armik" i të huajve në Evropë. Në një kohë ku prej shumë vitesh të huajt janë përballuar të vetëm përball sulmeve të njëpasnjëshme të mekanizmi i shtetit ( policia), por edhe nga disa ekstremistë të djathtë. Sipas gazetës "The Guardian", mbështetur në studimin e mësipërm dy shtresa përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek: emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Trakin Lindor. Gazeta shton se këtyre dy shtresave nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qira. Ndërsa shtypi grek shkruan herë pas here kundra emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative të emigrantëve
Greqia nuk ka arsye të trembet nga emigrantët.
Greqia nuk ka arsye pse të trembet nga emigrantët nëse ata trajtohen si të barabartë dhe të respektohen nga shoqëria vendase, ta ndjejnë veten të barabarte, atëherë këta mund te jene shpresa e madhe jo vetëm për Greqinë, por edhe për mbarë Evropën. Në qoftë se jo, emigrantët mund të shndërrohen në një forcë të madhe pakënaqësie me përmasa të rrezikshme për Greqinë. Prej vitesh në këtë vend sundon një mentalitet mesjetar se fajin për çdo gjë që ndodh e kanë të huajt, si dhe këta u sjellin fatkeqësitë këtij populli.
Objektivi kryesor nuk është që emigrantët të ndihmohen më shumë se grekët, por konkretisht Greqia duhet të shmangë padrejtësitë, si dhe politiken e saj raciste me qëllim për të shmangur çdo pakënaqësi të emigrantëve.
Praktika ka treguar se politika që po ndjek Greqia, po përfaqëson më së miri një shoqëri të mbyllur në vetvete. Rezultatet e studimeve kanë treguar se, 85% e popullit nuk i do emigrantët, duke u shoqëruar nga racizmi dhe ksenofobia. Këtë fakt e kanë treguar operacionet famëkeqe të policisë greke "fshesa".
Jo pak here emigrantët janë detyruar të durojnë ofendimet dhe fyerjet e punëdhënësve të tyre, por njëkohësisht edhe të vetë shtetit. Te pakët janë ata punëdhënës që u paguajnë emigrantëve shqiptarë siguracione, por në shumë raste pasi kanë përfunduar punën nuk janë paguar. Në shumë vende të posaçme shikon tabela ku shkruajnë: "jepen shtëpi me qira, jo për shqiptarët". Kjo politikë ka ndikuar që popullit i është krijuar bindja se vetëm shqiptarët mund të shkatërrojnë dhe të vjedhin këtë vend. Me një shqetësim të veçantë si një rrezik për mbarë shoqërinë vendase të parët që kanë ndjerë këtë rrezik kanë qenë forcat e rruajtjes së rendit, më konkretisht vetë policia, por më shumë vetë drejtësia. Konkretisht shqiptarët dënohen dy here më shumë se grekët, për të njëjtin veprim.
Të dhëna për emigracionin për vitin 2007
50% e tyre jetojnë në Greqi mbi 10 vjet
17% e popullsisë së Athinës përbëhet nga emigrantë.
Afërsisht rreth 132.000 emigrantë.
75% e emigrantëve vijnë nga vendet e Ballkanit
Shqiptarët të emigracionit në Greqi e përbëjnë 63,2%
Bullgarët me 9.8%,
Rumunët me 4,3%,
Pakistanezet me 2,4%,
Gjeorgjianët me 2,2% etj.
Emigrantët përbëjnë 10,3% të popullsisë në Greqi, duke u llogaritur në 1,15 milion
82,5% jetojnë në qytete dhe periferitë.
93% janë të punësuar me pagë ditore.
30% punojnë në puna të çastit.
Shpetim Zinxhirija
Shqiptarët faktorë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik
Tetë vite më parë kur mbarë Greqia festonte me entuziazëm ( 1 janar 2001) futjen e saj në monedhën e përbashkët evropiane ( Euros). Ish ministri i Financave nuk do të linte pa theksuar se "kjo u arrit falë kontributit të emigrantëve". Sot dëgjohen përsëri zëra për kontributin e emigrantëve, veçanërisht të komunitetit shqiptar, ku përbën 65% të numrit të përgjithshëm, në një kohë kur në këtë vend ndodhen emigrantë nga 217 vende të botës. Ish ministri i Punës, z. Savas Cituridis ka thënë se : "Shqiptarët në Greqi janë faktorë tepër i rëndësishëm në rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit. Besoj e shpreh gjithë ndjenjat e popullit grek, kur theksoj se sa pozitiv është roli i tyre"
Po kështu përkrah deklaratave politike, janë edhe studimet e ndryshme shkencore që dëshmojnë edhe ato efektet pozitive të pranisë së emigrantëve në këtë vend. Studimi i fundit me titull: "Efektet ekonomike të punësimit të emigrantëve në Greqi" doli me konkluzionin se emigrantët ( të ligjshëm) përbëjnë 8% të popullsisë së përgjithshme, si dhe 10% të fuqisë aktive për punë. Janë konsumatorët më të zellshëm dhe prania e tyre ka sjellë një rritje prej 1.4% të produktit të përgjithshëm kombëtar.
Falë pranisë së tyre janë krijuar 115 mijë vende të reja pune. Lidhur me sigurimet shoqërore, studimi thekson se në një vend ku raporti i personave që punojnë me ata është dy punëtor për një pensionistë. Për 20 vitet e ardhshëm emigrantë do të jenë kontribuesit kryesor në arkat e sigurimeve shoqërore, edhe në qoftë se arrijnë të përfitojnë edhe ata një pension, ky do të jetë i ulët. ( theksojmë se sot vitet e punuara të emigrantëve në Greqi deri më sot nuk u njihen) Punojnë në vende pune që nuk preferohen nga vendasit dhe për këtë punë paguhen 40% më pak se vendasit.
ndryshe
Krijoni Kontakt