Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Kanceri i qafës së mitrës, vjen vaksina në Shqipëri

    TIRANË-E kushtueshme por e domosdoshme, vaksina kundra kancerit të qafës së mitrës, mund të bëhet edhe nga femrat shqiptare. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Ajo deklaroi sot për mediat se "vaksina që parandalon virusin human Papilomas që prodhohet në Belgjikë është tashmë edhe në tregun farmaceutik shqiptar".

    Sipas saj, kanceri i qafës së mitrës nuk do të jetë më një kërcënim serioz për jetën e grave dhe vajzave. Ministrja garantoi se "vaksinimi i femrave do të ulë ndjeshëm rrezikun nga kanceri që është përhapur së tepërmi".

    "Për kancerin e gjirit, ashtu dhe për atë të qafës së mitrës, mbartim një potencial mjaft të mire, në kuptimin që nëse ne detektojmë kancerin në qafen e mitrës që në qelizat e para, ne do të mund ta luftojmë", ka deklaruar Godo.

    Ndërkohë gjinekologët thonë se "kjo vaksinë është shumë e rëndësishme dhe duhet filluar që në moshën 10-vjeç". Që sot vaksina gjendet nëpër farmaci dhe injektohet në tre faza, në fillim me një distance një mujore e me tej pas 6 muajsh.

    Vaksina ka një kosto prej 46 mijë lekësh dhe për kategorinë e parë, gra në vështirësi ekonomike është menduar ta kryejnë falas. Me pas do të diskutohet nëse kjo vaksine do të futet ose jo në listën e rimbursimeve.

    Çdo vit në Shqipëri shtohen 100 raste të reja me kancer në qafen e mitrës, ndërkohe që në Europë në çdo 18 minuta vdes një femër nga kjo sëmundje. Pacientët e prekur janë të grupmoshave të ndryshme nga 20 deri në 50 vjeç.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Shyqyr qe erdhi edhe andej!
    Vaksina rekomandohet te perdoret nga moshat 12 vite gjer ne moshat e pragmenopauzave.
    Eshte domosdoshmerisht e keshillueshme te perdoret.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    po deri tani ? qka kan ba nanant tona ?...kan vdek ok !
    po pse nuk zbuluan si te ruhet nga ky cancer ?..........
    cila firme e cilit shtet ka fabruku keto vaksina dhe kujt i bje fitimi ?

    çiftat qe nuk shkojn me njerz biseksual nuk kan mundesi ta marrin ket smundje ...
    jeta normale asht e normal.
    ma mir 14 vjeç dhender qe me marr vakcina 14 vjeç e 12 vjeç
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    deri tani skisha degjuar se ka keshtu lloj vaksinash, une kam jetuar afro 1 vit ne pavionin e kancerit pikerisht ne Belgjike dhe nga gjithe cudinat qe ndegjova atje, skam degju per vaksinim kunder kancerit.
    gjithsesi lajm i mire, u befte mire atyre qe e bejne.
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga arjeta3 Lexo Postimin
    deri tani skisha degjuar se ka keshtu lloj vaksinash, une kam jetuar afro 1 vit ne pavionin e kancerit pikerisht ne Belgjike dhe nga gjithe cudinat qe ndegjova atje, skam degju per vaksinim kunder kancerit.
    gjithsesi lajm i mire, u befte mire atyre qe e bejne.
    çdo dit po na bejn zbulime ....asht kriza financiare duhan para ....paramendo miliona vakcina ...............vetem nga nji euro psh.

    ndoshta ke pa skeqin e Christin Bravo kur thot : qka kan mjeket qe me LLUP kerkojn a ke nji polipe.......(.Polypes en Gynécologie ; polypectomie...........veq per pare zoti i vraft, ska kontroll askund, ministria e shendetit FLEN..........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #6
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    po deri tani ? qka kan ba nanant tona ?...kan vdek ok !
    po pse nuk zbuluan si te ruhet nga ky cancer ?..........
    cila firme e cilit shtet ka fabruku keto vaksina dhe kujt i bje fitimi ?

    çiftat qe nuk shkojn me njerz biseksual nuk kan mundesi ta marrin ket smundje ...
    jeta normale asht e normal.
    ma mir 14 vjeç dhender qe me marr vakcina 14 vjeç e 12 vjeç
    Prandaj s'ka per te pas sukses kjo vaksina ne Shqiperi, se ka familje e nena qe e mendojne pikerisht keshtu. Ku po i dine nenat shqiptare, kur e fillojne gocat e tyre pervojen seksuale. Besoj se hera e pare i tregohet mamackes pas shume viteve, aq me teper kur eshte konsumuar me 16 vjec.

    Kjo eshte thjesht mase prandaluese dhe me te drejte. Ketu ku jetoj une, ka kohe qe ka hyre ne qarkullim, madje shoqerohet edhe me reklamen perkatese. Por mentaliteti " une shkoj te mjeku, vec kur jam semure ters fare" eshte me i thelle.
    Elegance is an attitude.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17
    Kanceri i mitres, Shqiperia e para ne Evrope

    E Marte, 26 Janar 2010

    Sonila Isaku

    Kanceri i qafes se mitres e rendit Shqiperine nder vendet e para ne Evrope, per sa i perket numrit te te prekurave por edhe viktimave qe shenohen nga kjo semundje e rende. Per kete shkak ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka kerkuar me shume vemendje per parandalimin e ketyre semundjeve, pasi trajtimi i tyre eshte i njejte ne te gjitha vendet e botes.

    Rastet

    Ne javen evropiane te parandalimit te kancerit te qafes se mitres, strukturat e shendetesise shqiptare kane percjelle strategjite dhe hapat qe duhet te ndiqen per parandalimin e kesaj diagnoze. Kjo per vete faktin, se vendi yne renditet nder te paret per sa i perket vdekjeve dhe rasteve te reja, konkretisht shenohen rreth 25 raste te reja per 100 mije gra. Nderkohe ne bote, statistikat flasin per rreth 60 mije raste te reja, gjysma e te cilave perfundon me humbje te jetes. "Ne Shqiperi nga ky kancer preken disa qindra gra. Nje vleresim i incidences vjetore na tregon qe cdo vit ka 25 raste te reja per 100 mije gra dhe rreth 140 prej tyre, humbin jeten ne vit si pasoje e kesaj semundjeje. Megjithese vdekshmeria ne Shqiperi ne krahasim me disa vende te Evropes Lindore eshte me e ulet, eshte nje fakt qe ne raport me Evropen Perendimore, eshte mjaft me e larte", tha ministri i Shendetesise, Petrit Vasili gjate ketij takimi. Mosha me e prekur nga kanceri ne qafen e mitres eshte 20 -50 vjec.

    Situata

    Sipas specialisteve qe nga viti 1993, vihet re nje dyfishim i te prekurve nga kjo semundje, nderkohe qe problematik mbetet fakti se shumica e rasteve, diagnostikohet ne stadet kur semundja eshte teper e avancuar. Kreu i shendetesise, percolli apelin e depistimit sa me heret, nderkohe qe u shpreh se shume shpejt do te kete nje fushate vaksinimi ndaj kesaj patologjie. "Permiresimi i aksesit dhe permiresimit te cilesise se sherbimeve parandaluese, depistuese dhe trajtuese te kancerave te traktit riprodhues, eshte ne dokumentin e madh ky objektiv. Kjo do te thote qe te gjitha ato qe jane teste te thjeshta, te shpejta dhe te cilat arrijne kohen me te mire te mundshme te dedikimit te patologjise, na ndihmojne ne per te qene ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur per ta fituar betejen me kete patologji", tha Vasili. Te dhenat nga Shoqata Evropiane e Kancerit te Qafes se Mitres, tregojne se ne bote cdo dy minuta nje femer vdes nga kjo semundje, ndersa ne Evrope ndodh cdo 18 minuta. Kanceri i qafes se mitres perben 51.2 per qind te rasteve me tumore malinje qe prekin femrat.

    Keshilla

    Vaksina per parandalimin e semundjes


    Ne kuader te javes evropiane kunder kancerit te qafes se mitres, qe ka per synim sensibilizimin e nje pjese te mire te femrave shqiptare do te ofrohet falas analiza e pap-testit per grate, ne menyre qe te evidentohet dhe te mjekohet ne kohe. Mjeket nga ana tjeter rekomandojne kryerjen e vaksines kunder kancerit ne qafen e mitres, pasi parandalon marrjen e virusit 'papilomas' i cili eshte shkaktar i ketij kanceri. Numri me i madh i grave te prekura shenohet ne Tropoje, Lezhe, Shkoder dhe ne fshatra ku ka mungese te theksuar informacioni mbi kete semundje. "Ne Tirane ky indikator negativ eshte me i ulet sesa ne qytetet e tjera dhe me teper ne fshat. Nderkohe qe shumica e grave nuk jane ne dijeni te pap-testit dhe per kryerjen e tij, ne menyre qe te parandalojne kete semundje", ka pohuar drejtori i Instituti te Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, shumica derrmuese e grave te fshatit nuk jane te ndergjegjshme se me anen e kesaj teknike te thjeshte diagnostikuese, mund te nderhyhet ne menyre te suksesshme.

    KJ

  8. #8
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Përshëndetje të gjithëve,

    Si shkaktar kryesor (por jo i vetëm) i paraqitjes së kancerit në qafën e mitrës paraqitet human papiloma virusi (HPV),
    i cili është një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

    Ky virus ka më shumë antigjene,
    dhe jo çdo vend i ka prezente antigjenet e njejta,
    pikërisht si virusi i gripit, për të cilin vakcina duhet të ndërrohet çdo vjet.

    Kjo vakcinë e sensibilizon organizmin, i cili tajon antitruptha për dy ose tre antigjene të caktuara të HPV, të cilat zakonisht paraqiten me numra.

    Nëse një femër e senzibilizuar infektohet me HPV, që d.m.th ka pasur marrdhënie seksuale me mashkull i cili poashtu është i infektuar dhe ia ka transmetuar asaj, atëherë ky virus nuk mundet të shkaktojë te ajo kancer në qafën e mitrës,
    por kjo nuk don të thotë se faktorët tjerë që zakonisht shkaktojnë kancer (rrezatim, lëndime të vazhdueshme mekanike, supstanca kancerogjene, predispozicion gjenetik) nuk do të mund ta bëjnë këtë.

    Poashtu, nëse femra infektohet nga tipe të virusit HPV antigjenet e të cilave nuk i përmban kjo vakcinë, gjithashtu nuk je aspak i mbrojtur.

    Në Maqedoni poashtu pati propagandë të fortë për këtë vakcinë,
    por u bojkotua sidomos nga punonjësit mjeksor të cilët nuk i vakcinuan vajzat e tyre,
    sepse antigjenet e HPV në këtë vakcinë nuk janë tipik për Maqedoninë,
    në Maqedoni janë prezente krejt lloj tjetër i human papiloma virusit,
    mirëpo pati shumë edhe që u vakcinuan.

    Nuk është gjë e keqe që të merret,
    nuk të bën gjë të keqe të thuash shumë,
    mirëpo nuk është faktor i fortë që do të ndalojë në zbritjen drastike të kancerit në qafën e mitrës,
    e sidomos ne vendet ku vakcina importohet,
    pasi ato vende që e prodhojnë, e prodhojnë për ato tipe antigjenesh që janë tipike për vendet e tyre.
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •