Zjarri parmbrëmë vonë ka shkrumbuar shtëpinë e familjes Jusufi në Vizbeg të Shkupit duke e lënë tërë familjen pa kulm mbi kokë. Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë këtë familje, mjetet e tyre mund t’i deponojnë në këtë xhiro-llogari të NLB-Tutunska Banka: 210-5016074356.46
Pronari i shtëpisë dyshon se shkak i zjarrit mund të ketë qenë rryma elektrike e cila kohë pas kohe është ndërprerë. Ata me shumë vështirësi kanë evakuuar djalin nga shtëpia ndërsa përkundër inervenenimit të kota ka qenë përpjekjet e zjarrëfikësve për të shuar zjarrin në shtëpi.
“Krejt rrobat çka vishen ato me të cilat mbulohemi krejt janë të lagëta janë djegur. Nuk ka një muaj që e shtrova dhomën e ndjesë me ndihmën sociale duke i mbledh denarë për denari. Thash ta shtroj e të rri pak ma gjanë se kam mbet me një dhomë të vogël. Sa e shtrova me orendi dhe qilim por gjithçka u dogj. Nuk i gëzova fare. Nuk ka më keq; vdekje për së gjalli është kjo”, thotë Semine Jusufi, banore e Vizbegut.
Nga tymi i madh është helmuar djali i tyre cili tanimë është në gjendje të mirë shëndetësore. Bashkëshortja e Sametit tanimë prêt fëmijën e dytë. Sameti bën thirrje për ndihmë.
“Kam qejf dikush t'më ndihmon; tash kam mbetur në rrugë nuk kam ku shkoj. Kam qejf t'më ndihmojnë ta rregulloj këtë shtëpi sikurse e kam pasur ti vendos fëmijët brenda më kanë mbetur jashtë në rrugë në këtë borë nuk kemi ku shkojmë”, u shpreh Samet Jusufovski, pronar i shtëpisë së djegur.
Sameti dhe Seminja thonë se janë të pafuqishëm që të rimëkëmbin shtëpinë pasi jetojnë vetëm nga ndihma sociale. Pasuri të vetme kishin shtëpinë dy dhomëshe të cilës iu gëzuan vetëm gjashtë muaj.

Meral Ismaili
ALSAT-M