LONDËR-Një grua angleze është shtatzënë dhe ka në bark binjakë siamez. Një tru me dy koka. Por ka vendosur të mos abortojë. Lisa Chamberlain, besimtare e krishterë u intervistua nga "Sun" se nuk do të bëj asnjë veprim pa u konsultuar me të fejuarin, prindërit, etj. Por edhe pse është konsultuar vendimi ka qene i saj. "Jeta është e shenjtë dhe jeta ime dhe e binjakëve të mi është në dorë të Zotit", është shprehur ajo. "Unë nuk mund t'iu ndal atyre mundësinë për të qenë gjallë", ka shtuar Lisa, kur ka marrë vesh se nuk ka një shtatzani jo normale.
Mjekët e "St Mary's Hospital di Portsmouth", ku është shtruar dy javë më parë i kanë thënë se ka një shtatzani të vështirë dhe binjakët siamez e kanë të vështirë të jetojnë.
Gruaja u paraqit në spital kur pati disa shqetësime. Mjetë bënë ekografinë ku u dukën qartë dy fëmijët e ngjitur me njëri-tjetrin. Ajo është në muajin e 7-te të shtatzanisë dhe gjithçka duket qartë thanë mjekët.
Ndokush mund të mendojë se binjakët e mi janë "strano" por për mua ato janë thjesht të veçantë", është shprehur Lisa për revistën e njohur britanike "Sun". "Unë dhe Mike (i shoqi) kemi 7 vjet bashkë dhe tani duan fëmijë dhe nuk na duket asgjë e pamundur. Ato do të quhen Layla e Kelsey sepse jam i sigurt se do të jenë dy vajza binjake", ka Lisa.
Por shtatzania nuk shihet me kaq optimizëm nga mjekët. Në të gjithë botën 4 për qind e shtatzënive ngjizen me defekte, por çiftet vendosin t'i abortojnë, kështu asgjë nuk bëhet publike. Por ndryshe ndodh me Mike e Lisa që nëse fëmijët arrijnë të lindin janë binjakët e parë siamez, britanik.
Pak kohë më parë dy binjakë siamez vdiqën pak ditë pasi lindën.
Krijoni Kontakt